Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Pashkët dhe Flamuri Shqiptar në qafë të Papës Françesko

Lexuar 1661

Papa i mbeshtjellun me flamurin shqiptarDue të ndaj me ju ket emocion të Flamurit tonë në qafë të Papës tonë.

Jam mrekullue me foton e Papës me Flamurin e Kastriotit në qafë, që askend deri më tash nga asnji lider që njeh historia nuk e kanë nji foto në jetën dhe veprimtarinë e tyne politike apo shkencore, por askush s’e ka ba nji xhest të tillë, por vetëm i kemi pa me grusht-mbledhun naltë e me shalla të kuqe me drapër e çekan.

Një mrekulli i zi i shekullit të ri, që klasa politike, akademike, intelektuale, qeveritare e diplomatike e urren nji sjellje respekti e dashnie për Flamurin Shqiptar.

Flamuri i Kastriotit e ka vendin në maje të Deçiçit e n’maje kalash e malesh e zemra shqiptare. Sa për institucione n’raste festash vendosja e  Flamurit asht nji komedi osmane-sllave. Papa Françesku me gjestin e tij tregoi se i përkasim Atletit të Krishtit dhe se e risolli per të deshmue se Flamuri i Kastriotit asht në zemrën e Vatikanit, në nji kohë që Shqipninë e kanë pushtue banda sllave, që në sinkron po pergatisin brenda nji kohe jo fort të largët nji kaos, destabilizim total ekonomik- politik në Ballkan prej shteteve ortodokse KUNDra BE-s dhe SHBA, por në rradhë të parë kundra vendeve me popullsi ISLAME nën komandën e diktatorit Vladim Putin me efekte përçarje midis feve,……  .





Në nji kohë disa intelektualë të ish nomenklaturës komuniste si bie fjala gazetari Fatos Lubonja, i biri i Todi Lubonjës(ish antar i KQ të PPSH) ka deklarue botnisht se nuk kam respekt dhe nuk çohem n’kambë për Hymni Kombtar(”.. kur e dëgjoj Himnin nuk ngritem në këmbë dhe as që më bën përshtypje. … Ai mëtej  ka shfaqur përbuzje edhe ndaj Heroit të shqiptarëve, Skënderbeu duke thënë se nuk i bën përshtypje një përmendore e njeriut mbi kalë. ”Fatos Lubonja: S’ndjej asgjë për Himnin Kombëtar” 5.I.2012. Në emisioni ”Opinion” të Blendi Fevziut). E përsa i perket vazhdon deklarimin Fatosi,  se nuk due ta njohë si Flamur Shqiptar se i perket nji familje feudale Kastriote. E pra ky asht nji prej Njeriut t’ Ri Socialist, që urren historinë e kombit t’vet si internacionalist proletar. Papa dishmoi me ket gjest të madh se nuk ka vend të vogël apo të madh sikurse u trajtuem në Takimin Ogurzi e tragjik të Jaltës prej 4-11 shkurt 1945 nga tre fuqit e mëdha si Çurçilli+Stalin+Rusvelti në aspektin e fatit të shteteve të vogla e të mëdha në Europën Lindore, ku nisi biseda e parë midis Çurçillit dhe Stalinit, qysh në ditën e parë të takimit të Jaltës, më 4 shkurt 1945 per Shqipninë. Nga gojët e liga të Stalinit dhe Çurçillit vollën vner, helm, urrejtje e anmiqsi për Shqipninë se si nji vend i vogël ishte ba i bezdisshëm para Londrës e Moskës, që sipas humorit tyne s’duhej ndjer, s’duhej bezdisë  beglerët antishqiptarë të Londrës, Moskës e Parisit për ” Të drejtat e saj për Liri e Pavarsi e Per Coptimin e tokave të saja” nga patriotët e luftëtarët shqiptarë për trojet e veta, pasi me tokat shqiptare merren ustallarët e Moskës, Anglis dhe Francës.

Ndersa shembulli i vendosjes në qafë të Papës Françeskut, të Flamurit Kombtar Shqiptar dishmoi me vepër dhe jo me llafe se të gjithë janë të barabartë në Europë. Unë si shqiptar ndjehem shqiptar, gjak i Kastriotit dhe shpresoj se edhe shqiptarët kudo në botë pa dallim feje e krahine ndjehen si unë. Në tokën shqiptare në Ditën e Pashkve u prenë shirita nga qeveritarët turq e shqiptarë të xhamive të ngrituna nga barbaria osmane në vjetin 1500 e ca me ardhjen e shirit-prersit, zev-kryeministri i Turqisë, ndersa në anën tjetër nuk uroi Kristianët Shqiptarë për Pashkë; si kryeministri i ri i Shqipnisë Edvin Rama, që u pa duke dalë i jargitun nga kisha ortodokse e Korçës me zev-kryeministrin Peleshi e për çudi as fanatiku i Sali Berishës, presidenti Bujar Nishani.

Don Zoti në mbeshtetje të Vatikanit e Miqve në Europë t’mos e lejmë Flamurin n’duart e antishqiptarve qi kanë pushtue kryeqeverinë. Falemnerës Papa i Jonë! Rrnoftë Flamuri Shqiptar! Rrnoftë Papa I Vatikanit sa Malet Shqiptare!

Kastriot Shkambi/Proletari.Com
E diel, më dt. 20 prill 2014

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/04/2014. Filed under Biografi,Bota Aktuale,Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Pashkët dhe Flamuri Shqiptar në qafë të Papës Françesko

  1. Shkambi

    24/04/2014 at 08:53


    Kjo çka po shohë në foto: Papën me Flamurin e Shqipnisë ashtë nder i madh. Edvin rama shkon sot më 24 prill 2014 në Vatikan me takue Papën Françesk, por ka me e gjetë me Flamurin Shqiptar në qafë, ndërsa kryeministri i Shqipnisë Edvin Rama ka në qafë flamujt grekë, serbë dhe rusë.

Komento