Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Lidhja bashkëshortore e Shkëlzen e Sadije Berishës

Lexuar 3306
Shkelzen e Sabije BerishaSadija, Bashkëshortja e kontestuar e djalit të Berishës.
Sadije Berisha. Kështu quhet bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit shqiptar. Një histori dashurie që tronditi të dy familjet respektive për shkak të disa lidhjeve të hershme dhe mospranimit të zgjedhjes së bërë nga Shkëlzeni, megjithatë pas kaq vitesh gjakrat u ulën. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe djalin që e kanë më të vogël të quajtur Lajdon.

Miqësia
Shkëlzeni i datëlindjes 27/02/1979 sot është te të 29-tat(e korigjuar nga Proletari.Com), babai i dy fëmijëve që jetën e tij e ka ndërtuar mes Shqipërisë e Suedisë, ku banon aktualisht Sadija dhe dy fëmijët e vegjël. Ka qenë viti 1998, kur i riu u nis në Suedi te miku i të atit, te Hasan Berisha. Situata në Shqipëri, pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari nuk ishte shumë e mirë çka e detyroi kryeministrin të niste djalin tek miqtë në Suedi. Mes dy familjeve, pra të Sali Berishës dhe Hasan Berishës, veç lidhjeve të largëta ishte dhe një gjë e përbashkët, lufta e fillim-viteve ’90 për të instaluar në Shqipëri sistemin demokratik. Edhe pse emigrant në Suedi, Hasan Berisha kontribuoi me ndihma në botimin e gazetës së parë antikomuniste “Tribuna Demokratike”. Kështu që Shkëlzeni shumë shpejt e gjeti veten si në shtëpinë e tij.
I riu atëherë ishte 22 vjeç dhe në familjen e miqve bëri menjëherë shoqëri me djalin e Hasanit, Kujtimin, dhe vajzat e tij që kujdeseshin për të riun. Në ato kohë Shkëlzeni nisi të jetonte në shtëpinë e Sadijes.

Sadija
Sadija është një prej katër vajzave të Hasan Berishës. Ajo bashkë me të ëmën dhe një motër për disa vite jetuan në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me një shqiptar dhe nga martesa e parë pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien, të cilët sot janë rreth 18 vjeç. Pas problemeve në çift, Sadija u divorcua dhe mori me vete fëmijët e saj. Muradia sot është kampione në hipizëm (gara me kuaj) dhe vjen shpesh në Shqipëri. Në vitin 1989 bashkë me të atin, nënën, motrën dhe dy fëmijët ajo rikthehet në Suedi, në Stokolm, qytetin ku jetoi pjesën më të madhe të jetës jashtë. Në kohën që Shkëlzeni shkoi te miqtë e të atit në Suedi, Sadija bashkëjetonte edhe me dy fëmijët e saj. Jeta nën një çati duket se ishte dhe shkëndija e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë të madhe, (Sadija sot është mbi 40 vjeç), ajo s’mundi të veprojë kundra ndjenjave të saj. Lidhja mes çiftit sa vinte e forcohej, ndërsa ato duhet të përballeshin me një opinion që siç ndodhi më pas ishte mjaft i egër. Pas disa vite lidhjeje, ata deklaruan se kishin vendosur të martoheshin. Vendimi nuk u prit mirë sidomos nga familja e kryeministrit. Paragjykime për moshën e Sadijes, gjendjes së saj civile, lidhjeve miqësore e në fund të fundit, çdo njeri kërkon optimalen për fëmijën e tij. Por me gjithë presionin për të mos e konkretizuar këtë lidhje, Shkëlzeni vendosi të dalë kundra të gjithëve e të ndjekë rrugën e zemrës. Sadija për të ishte femra që donte, përpos të gjitha historive të tjera.

Fëmijët
Për çiftin asgjë nuk ishte e lehtë në fillim. Thuhet se për disa kohë radhazi kryeministri Sali Berisha nuk ka folur me të birin për shkak të zgjedhjes së tij. Shkëlzeni rrinte shumicën e vitit në Suedi me bashkëshorten e tij. Duket se mendimi i tyre se koha është shëronjësi më i mirë i plagëve, rezultoi efektiv. Pas disa vjetësh bashkë, Zeni dhe Sadija u pagëzuan me fëmijën e parë. E quajtën Medina, një emër i shenjtë për vajzën e vogël që u kthye me të vërtetë në paqesjellëse. Pas lindjes së Medinës, gjakrat nisën të ulen. Tashmë të gjithë e kuptuan se lidhja mes tyre nuk ishte kapriço e një 22 vjeçari, por një ndjenjë më e fortë. Jeta e tyre vazhdoi të bëhej në Suedi. Si vajza e një pronari të madh në Stokolm, pra Hasanit, Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa siç thuhet, shtynte të riun të kryente shkollën dhe specializime. Disa vjet pas lindjes së Medinës, çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Liri Berisha duket se mori rolin e mediatores në pajtimin e gjaqeve. Tashmë lumi kishte marrë rrjedhën e vet e s’mund të ndryshohej. Kështu Liria shkonte në Suedi për të takuar djalin dhe nipin e mbesën, fryt nga martesa me Sadijen. Edhe kryeministri duket se pas gjithë këtyre ngjarjeve u ul dhe nisi komunikimin me të birin.

Fshehja
E kanë mbajtur të fshehtë për shkak të gjithë këtyre historive, martesën e djalit të tyre, larg mediave, larg aparateve fotografikë. Edhe kur Sadija me fëmijët ka ardhur në Shqipëri, bashkë me Shkëlzenin, kanë ndenjur te vila në Durrës për muaj me radhë duke shmangur ekspozimin. Aktualisht ata jetojnë të gjithë në Stokolm. Shkëlzeni e bën vajtje-ardhje Shqipërinë, sepse punon në studion ligjore të hapur nga e motra e tij Argita, ndërsa Sadija vazhdon të kujdeset për fëmijët e të kryejë punët e zakonshme në biznesin e të atit, Hasanit. Kjo është historia e dashurisë së Shkëlzen Berishës, djalit që me zgjedhjen e tij, turbulloi familjen kryeministrore, e megjithatë tashmë jeton mirë me familjen për të cilën luftoi aq shumë.
Gazeta Shqiptare
10/08/2008

—————————————————————————————————————————————————————-

Topi bën shqiptare nusen dhe krushkën e kryeministrit Berisha

Nusja dhe krushka e  kryeministrit Berisha bëhen zyrtarisht nënshtetase të Shqipërisë. Është një  dekret i Presidentit të Republikës, Bamir Topi,  ai që ka shndërruar gruan dhe vjerrën e  Shkëlzen Berishës zyrtarisht në shqiptare. Dekreti i Presidenti mban datën 24 prill.  Sadije Elezi  dhe Sadije Berisha kishin deri më tani nënshtetësisë suedeze, vënd në të cilën ka jetuar dhe ka gjetur dashurinë e jetës së tij, djali i kryeministit.

Ardhja në Shqipëri
Që kur z.Berisha erdhi në pushtet, djali i tij, Shkëlzeni u transferua nga Stokholmi në Tiranë së bashku me gruan e tij, Sadijen. Për një kohë të gjatë kjo dashuri nuk kishte gjetur bekimin e familjes kryeministrore, sidomos të babait të Shkëlzenit, por më vonë gjërat janë zbutur. Për këtë duket se ndikoi edhe ardhja në jetë e Medinës, vajzës së parë të djalit të kryeministrit dhe Sadijes.

Dashuria
Shkëlzeni është 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Megjithëse i përfolur shpesh për implikim në afera korruptive, djali i kryeministrit ia ka dalë mrekullisht të mbaj larg vëmëndies së opinionit publik familjen e krijuar në Stokholm të Suedisë për ku u largua me insistimin e të atit pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Mikpritësi ishte Hasan Berisha me të cilin kryeministri i sotëm asokohe shef i opozitës, kishte lidhje farefisnore. Ishte vetëm 22 vjeç  kur nisi të jetonte në shtëpinë e Sadijes, një prej katër vajzave të Hasan Berishës.  Aso kohe Sadija sapo ishte kthyer në Suedi duke  hedhur pas krahëve një martesë të dështuar nga e cila pati dy fëmijë fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien. Jeta nën një çati duket se lindi edhe shkëndijën e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë më të madhe se shkëlzeni dhe e sapodivorcuar me dy fëmijë, duket se Sadija nuk mund t’i thoshte jo djalit të ri nga Shqipëria. Për një kohë të gjatë, dy të dashuruarit nuk e  çanë kokën për fjalët  e opinionit publik. Dashurinë e tyre nuk e zbehu as qendrimi i  hekurt I baba Saliut, për të cilin thuhet se nuk i ka folur për një kohë të gjatë të birit.

Martesa
Shkëlzeni vendos  të martohet me  Sadijen dhe erdhi ishte fëmija e parë, Medina. Familja e re Berisha vazhdoi të jetonte në Stokholm. Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa  Shkëlzeni vazhdonte studimet. Disa vjet pas lindjes së Medinës çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Pikërisht në këtë kohë, kur në jetë i erdhi nipi, duket se është “zbutur” dhe zemërimi I kryeministrit. Rol të padiskutueshëm në këtë paqtim ka patur Liri Berisha e cila aso kohe udhëtonte shpesh drejt Suedisë. Pas zbutjes së të atit Shkëlzeni nisi një jetë mes Tiranës dhe Stokholmit. Me të ardhur në pushtet Sali Berisha, djali i tij vendosi përfundimisht për të jetuar në Tiranë. Jetojnë në periferi të Tiranës, të veçuar thuajse krejtësisht nga opinion publik. Në fshehtësi, ashtu siç edhe nisi historia e dashurisë së tyre, kjo është jeta e Shkëlzen dhe Sadije Berishës, që me dekret të presidentit, këtë 24 prill bëhet shqiptare.
Lindita Çela/Ama-News
04/05/2012

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/01/2013. Filed under Biografi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Lidhja bashkëshortore e Shkëlzen e Sadije Berishës

  1. adrian hajdinasj

    24/01/2013 at 00:19


    A DO TE VI NDONJI DITE DEMOKRACIA NE ALBANIA ?

    Aq i madh eshte korrupsioni ne albania e sidomos ne qeverin aktuale sa duket ne cdo skaj dhe ne cdo administrat te saj duke filluar qe nga KQAZ me vota te vjedhura ,sa dhe te huajt bejn shakara te renda e tallen me keta politikan e deputet INJORANTE qe jan ne albania . Vertet esht per te qar hall ne albania ku kujtojme ditet e fundit neper MEDIA TV ku nji nga DEPUTETET i majte i PS akozoj familjen BERISHA per korupsion e vjedhje e plot gjera te tjera …..do desha ti them ketij deputeti qe ngriti zerin ne parlament a eshte vet i paster dhe i pa koruptuar ne familjen e tij ky deputet ..ncncncncncc se besoj jo shqiptaret tashme nuk mund ti genjesh dot me ..kam pare shpesh qe keta deputet te PS cirren per varverin SKAMJEN e deskajshme te cdo familje shqiptare po kur nuk kam pare nga keta deputet te se majtes te fali qefte dhe nji her te vetme ta bej SHOW ne TY e te fali rogen e vet ose shperblimin e tij suplementar si nji xhest HUMAN qofte dhe per arsye politike
    “Une do te besoja se demokracia do te vendoset ne Shqiperi vetem ate dite kur ne ALBANIAN ti largojme duke mos i votuar me keto XHAKETA TE VJETRA si te djathete a te majte ti largojme dhe se cdo lloj qeverie te vije ne pushtet mos te sjelle nderrimin e administrates publike por as dhe levizjen e nji polici te thjeshte “, .

    Vjedhja e votave ndodhin vetem ne ALBANIA

    Pse ndodhe vjedhja e votave sa her behen votime ne ALBANIA ! Sepse mafia e korrupsionit ne Shqiperi ka krijuar rrethin e saj vicioz. Sepse kjo qeveri qe qeveris me vota te vjedhura sot ne Shqiperi eshte po aq ne mos edhe me e korruptuar se paraardhesja e saj me mikun e Berishes, Fatos Nano ne krye , sepse kemi 22 vjet dhe ne shikojme po keta xhaketa te vjetra ne arenen e politikes keta XHAKETA TE VJETRA u ben si dikur BYROJA POLITIKE E REGJIMIT DIKTATORIAL KOMUNIST …te pazevendesushem
    Pse! Sepse vete kjo qeveri bashke me votat e popullit ka vjedhur edhe mandatin e qeverises. Si i tille ky mandat eshte jo vetem i paligjshem, por shume me teper se aq. Eshte i kunderligjshem dhe krejt kriminal. Asnje qeveri me shume se kjo e sotmja nuk e meriton jo vetem titullin qeveri gangsteresh, por nje bande qeverisese, nje bande vjedhesish votash.
    Ky eshte burimi i te gjitha te keqijave ne Shqiperie ne cdo fushe te jetes se saj politike, ekonomike, financiare, sociale, kulturore, artistike.
    Maja e ketij korrupsioni fillon qe ne hallken e pare te saj, qe ne emerimet nga shkalla me e ulet e deri ne shkallen me te larte te saj. Cdo emerim ne cdo hallke te saj eshte kthyer ne nje tender okult kur postin e merr ai qe paguan me shume.
    Pse !? Sepse mafia e korrupsionit ne Shqiperi eshte duke e cuar ate perdite e me shume, edhe me keq edhe me shpejt se ish- mafia qeveritare greke vendin e saj , drejt gremines, ku viti i mbrapsht per shqiperine me 1997 do te na duket lule ose limonate.Shum shqiptar u vrane kot per kopricot e SALI BERISHES e TOS NANOS .. o zot te me ndijne nenat qe i lendova dhe u kujtova PLAGEN e vjeter e qe kan veshur ne kok shamit e zeza per jeten e femijeve qe u shuna e u masakruan ne ate peridhe 1997- 19998
    Vete fakti qe huamarrja e qeverise se sotme eshte gati shtatefishuar gjate muajve te fundit eshte treguesi me i qarte se cfare qeverisje kemi ne krye. Vete fakti qe cmimet e te gjitha mallrave e sherbimeve ne Shqiperi jane tre-fishuar gjate 6 vjeteve te fundit tregon mechanizing e reverses shqiptare.
    Shume kollaj per ta kuptuar… Nga vota e vjedhur, nga vota e korruptuar korruptohet cdo hallke e shtetit dhe e demokracise. Pushteti legislativ miraton ligje pa pasur legjitimitetin e votes per veten e vet. Votuesit e tij ne Kuvend, deputetet kane nje mandat te dyshimte e per pasoje te paligjshem dhe jane gati te bejne gjithcka vetem per te tuajtur privilegjet dhe pushtetin e vet te paligjshem.Shqiptaret nuk jan BUDALLENJE o xhaketa te vjetra se keni 22 vjet qe vetem ju jeni DEPUTETER
    Pushteti ekzekutiv zbaton ligje pa qene i ligjshem per veten e vet qe ne themelin e tij pasi ai votohet nga nje Kuvend me legjitimitet te dyshimte, qe komandohet pikerisht nga shefi i ekzekutivit .
    Pushteti juridik jep drejtesi dhe zbaton ligjin duke qene i paligjshem qe ne fillesen e tij, emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne baze te interesave dhe ne sherbim te dy hallkave te mesiperme dhe me konkretisht nga i njejti person qe komandon te dy pushtetet e para . Akush me mire se ata nuk njohin fuqine e parase dhe te ryshfetit qe eshte kryeligji i pjese se kurruptuar te pushtetit juridik.
    Ne ALBANIA Vjedh nje portofol nuk perfundon ne burg…vjedh miliona behesh milioner nuk quhet abuzim e nuk te denojne ky fenomen ndodhe vetem ne albania
    Denohem vetem ata qe vrasin per motive GJAKMARJE deri tre deri ne pese vjet burg .
    Ndodhe ne ALBANIA pasi kryhen hetimet , fillojne zvarritjet, fshihen provat, shuhen a humbasin shiritat e pergjimeve dhe filmimve, ‘aksidentohen “ apo zhduken deshmitaret….. tejkalohen afatet e hetimit dhe …. Perfundimi: Gjykata e Larte pushon ceshtjen. A nuk u veprua keshtu me ceshtjn e ish- Ministrit te Transportit Z. Lulezim Basha per mega- vjedhjet mbi 250 milione euroshe te “rruges se kombit” , me dosjen e ish- Ministrit te Mbrojtjes Z. Fatmir Mediu per ceshtjen tragjike te Gerdecit, te paguar me jeten e 26 viktimave, perfshi edhe bebe….
    Pse!? Kontrolloni pasurite e vilat e gjyqtareve, prokuroreve, hetuesve, kryepoliceve… deputeteve. ministrave. Me cka u bene ato!?
    Ka edhe me keq… Jane po keta gjyqtare, po keta prokurore qe me nje SMS apo me nji te folur afer veshit me ze te ulet apo ,me nji shenje te shkelurit te syrit nga lart, ku tenderohet dhe percaktohet, ku urdherohet e vendoset emerimi apo mosvotimi i tyre, sa edhe nga mediat nderkombetare keta jan ber ceshtje DITE te shohim z. ADRIATIK LLALLA a do bej ate qe foli e premtoj apo dhe ky si te tjeret ????

    Ndeshkimet shembullore te Berishes ndaj korrupsionit tip SHOW

    E kam pare ne ekranet e CNN-it e lexuar me syte mi ne faqet e gazetave me te medha amerikane, spanjolle, angleze, italiane … urdherat e tij per te ushtruar dhune kunder liderve te opozites jo vetem kunder tyre, pleqve, grave por edhe kunder gazetareve te huaj me 28 maj 1996 dhe “gjykatat e pavarura e demokratke” te Berishes e nxjerrin te pafajshem dhe e demshperblejne me 140 milione leke Agim Shehun , qe se bashku me Gjeneralin e gjendjes se jashtezakonshme ne 1997-en Bashkim Gazidede jane dy nder xhelatet me te eger te asaj katrahure kombetare e nderkombetare, qe e vendosi Shqiperine nen protektoratin e Evropes demokratike per te siguruar mbijetesen e saj, me mbi 10 mije viktima.
    A nuk ka plotesisht te drejte Berisha kur thote se ‘ une nuk dal mbi gjykaten” Nuk ka si del kurrsesi, sepse ne fakt ai eshte kryegjykatesi. Si mund te dale kryegjykatesi i Shqiperise mbi gjykatat, qe kurre nuk kane vendosur e as behet fjale per te marre vendim kunder tij!?
    A nuk ishte po ky Sali Berisha qe qe betuar e sterbetuar se mamuthet e korrupsionit, se peshkaqenet e korrupsionit, se … terrci e verrci do te perfundonin ne bankat e te akuzuarit.
    A nuk eshte po ky Sali Berisha qe dite e nate mburret e rrah gjoksin, tund e shkund bajrakun e “sukseseve te tij ne luften kunder korrupsionit” !?
    Le te me thote emrin e nje ish- ministri a ish- zevendesminstri te qeverive te meparshme, per te mos folur per te sotmen, qe qeveria e tij te kete denoncuar para drejtesise dhe gjykatave shqiptare!? I kerkoj falje KRYEMINISTRIT per kujtesen time te dobet… Harrova se “e ka ndeshkuar shume ashper” “akademikun e KURSIT PART – TIME te universitetit te Harvardit per korrupsion” Dritan Prifti,
    … Hajde hajgare hajde… Hajde llogje Kavaje hajde!
    Gojet e liga thone se Berisha e ka ndermened te ndeshkoje edhe me ashper “krye- mamuthin e korrupsionit“, “Padrinon e Mafias shqiptare”,a thua qe do ndeshkoj vetveten se besoj jo kete o XHAKETA TE VJETRA shqiptaret nuk i hame me keto

    Korruptimi i demokracise

    Ketyre pushteteve u bashkohet edhe pushteti i katert , media- shtypi i shkruar apo vizual qe eshte kthyer ne nje sherbetor te paguar e kontrolluar teresisht nga tre pushtetet e mesiperme. RTSH-ja, ATSH-ja, “Klani” , “Gazeta 55”, “Koha Jone” per te mos folur per gazetat partiake jane shembulli me i qarte i korruptimit te te gjitha pushteteve kryesore ne Shqiperi.
    Pse? Sepse e vetmja rruge per te mbijetuar dhe per te perfituar sa me shume ato eshte grazhdi i tenderave dhe spoteve mediatike per qeverine. Ndaj ato flasin, shkruajne, lavderojne apo kercenojne njesoj si qeveria, njesoj si deputetet e qeverise, njesoj si ministrat e qeverise, njesoj si kryetari i qeverise Z. Sali Berisha!
    Korrupsioni ka krijuar rrethin vicioz te korruptimit te krejt hallkave te pushtetit dhe te jetes politike ne Shqiperi. Diktatura komuniste kishte percaktuar me nenin numer nje te Kushtetutes Shqiperine si shtet i diktatures se proletariat it, pra si diktature e nje personi qe quhej Enver Hoxha .
    Sot ndeshemi me te njejtin paradoks vetem nen maska gjoja demokratike, nen maskat e pluralizmit politik, nen vellon e ekonomise se tregut , ku ne fakt per gjithcka vendos nje person qe ben ligjin dhe Maliqin. Vetem se tashme ky person nuk e ka emrin Maliq as Enver , por e ka emrin Sali Berisha.

    Nuk mund te sherohet asnje semundje pa luftuar shkakun

    Cila eshte zgjidhja!? Disa thone te organizojme protesta kunder rritjes se cmimeve, kunder rritjes se papunesise, kunder pasojave te kesaj qeverisjeje.
    Kyci i zgjidhjes se tyre nuk eshte lufta e pasojave, por lufta kunder shkakut te tyre. Asnje semundje qofte edhe fizike nuk mund te luftohet e sherohet pa u goditur shkaku i saj. Ky ligj ne fushen e shkences se jetes vepron edhe ne cdo qelize te saj.
    Shkaku i vertete i te gjitha te keqijave ne Shqiperi eshte qeverisja me vota te korruptuara, qeverisja me vota te vjedhura. Nuk ka korruptim me te rende, me te keq, me te rrezikshem se korruptimi i votes, se sa vjedhja e saj.
    Si baze e shtylle kryesore e demokracise korruptimi i votes dhe vjedhja e saj e korrupton, e degjeneron e vjedh vete demokracine, e kthen ate ne te kunderten e saj, ne demokraci te vjedhur,. Nje demokraci e korruptuar e vjedhur eshte kryekeput antidemokraci.
    Qe te zbulohet shkaku i saj duhen hapur kutite e votave. Brenda tyre qendron shkaku i semundjes se korrupsionit, i qeverisjes se korruptuar, i demokracise se vjedhur. Ky hap i pare eshte pikenisja e rivendosjes se pushtetit te demosit, e demokracise ne Shqiperi, sipas standarteve te saj amerikane dhe te Evropes Perendimore ku synojme dhe aspirojme te integrohemi.
    Ashtu sikurse asnje ligj nuk ka vlere reale po te mos zbatohet, ashtu edhe demokracia dhe vlerat e saj universale do te mbeten sllogane pa asnje vlere nese nuk zbatohen pike per pike e me rreptesi standartet e saj ne Shqiperi!
    Cohuni o shqiptare se keta XHAKETA te vjetra kan 22 vjet qe vetem spekullojne me te drejtat e shqitareve dhe e kan cuar prestigjin e shtetit shqiptar si nji recke e vjeter e qe e neperkembin e gjithe bota …

    opinionisti adrian hajdinaj