Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Kuvendi Civil fillon peticionin kundër importit të plehrave

Lexuar 799
Në kuadër të nismës për rrëzimin e ligjit të importit të plehrave dhe ndalimin e tij, por edhe propozimit për të ndaluar me ligj importin në 20 vitet e ardhshme, Kuvendi Civil ishte sot në qytetin e Elbasanit ku qindra qytetar ju bashkuan nismës duke i thënë jo importit të plehrave me firmosjen e peticionit i cili do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës në datë 3 nëntor. Qytetarët e Elbasanit shprehën indinjatën e tyre për këtë ligj i cili sipas tyre kthen këtë qytet në kosh plehrash.
Përfaqësues të “Kuvendit Civil” diskutuan këtë çështje me qytetarë dhe organizata civile ku ndër të tjera i ka ftuar të jenë pjesmarrës në tubimin kundër plehrave i cili do të mbahet në datë 3 nëntor në Tiranë.

Ky ishte qyteti i parë ku filloji ky peticion. Ditët në vijim kjo nisëm do të shtrihet në qytetet që pritet të keni ardhjet e para të plehrave të cilat kanë dy portet kryesore, në Durrës dhe në Vlorë por nisma do të shtrihet dhe në qytete të tjëra të Shqipërisë ku do të përfundoj më 3 nëntor me një tubim dhe deri në ndalimin e këtij ligji.

Ne jemi të vendosur për ta çuar këtë çështje deri në zgjidhjen e këtij problemi madhor që i kanoset vendit tonë për shkak të këtij importit të plehrave.
AMA-News

Immagine anteprima YouTube





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/10/2011. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry