Revista Jonë

Revista Jonë -> Kulture -> Pashko Gjeçaj - Italia e dekoron - Shqiperia jo - perkthyesin brilant [ Kërko ]

Pashko Gjeçaj - Italia e dekoron - Shqiperia jo - perkthyesin brilant
zoom
Titulli Pashko Gjeçaj - Italia e dekoron - Shqiperia jo - perkthyesin brilant
Përshkrimi Bota e ngriti ne piedestal - Shqiperia e nencmoi
Shkruajtur nga Laert
Pashko Gjeçaj, “Ylli i Solidaritetit Italian” Nga Shpëtim Çuçka
Imazh


– Përkthyesi i Dantes, Pashko Gjeçi, nderohet me medaljen “Ylli Solidaritetit Italian”, në javën e gjuhës italiane që zhvillohet në Shkodër. Përkthyesi i kryeveprave botërore është kujtuar e nderuar dje nga shteti italian, kur për çudi shteti ynë e kishte harruar.

Presidenti i Republikës Italiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme Italianie i japin medaljen “Ylli i Solidaritetit Italian”, profesor Pashko Gjeçit, që përkthehu në shqip në periudhën e regjimit komunist “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit, botimi shqip i së cilës arriti në 10 mijë kopje. Ceremonia për dhënien e këtij titulli u organizua dje në ambientet e qarkut të Shkodrës dhe merrnin pjesë pushtetarë lokalë dhe intelektualë të qytetit.
Gjeçi është përzgjedhur nga Ministria e Jashtme italiane mbi bazën e sugjerimeve të konsullatës italiane dhe me dekret të Presidentit të Republikës Italiane, atij iu dha edhe medalja e lartë. Ky titull jepet për qytetarët italianë në botë ose dhe për qytetarët e huaj që kanë dhënë një ndihmesë në përhapjen e kulturës dhe gjuhës italiane.
Në fjalën e tij, konsulli italian në Shkodër, Roberto Orlando u shpreh se, “nuk më përket mua të prezantoj profesor Gjeçin përpara qytetit të Shkodrës, i cili është i pari përkthyes i Dantes në Shqipëri, që e ka paguar dhe personalisht afërsinë me kulturën italiane dhe perëndimore. Puna e tij do të mbetet një simbol mes dy vendeve, sidomos mes Shkodrës dhe Italisë, që historikisht kanë pasur një lidhje të hershme historike e kulturore”.
Urdhri “Ylli i Solidaritetit Italian” iu dorëzua profesor Gjeçit nga konsulli italian me motivacionin “Për kontribute të shquara në përhapjen e kulturës italiane në gjuhën shqipe”.
Puna mjaft e mirë e Pashko Gjeçit është vlerësuar më parë edhe nga njerëz me vlerë në kulturë si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi e Martin Camaj.
Në emër të profesor Gjeçit falenderuan të afërmit, pasi profesori nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
ARDIAN MEHMETI
18/10/2004 SHKODËR

Vlerësimi Vota: 1 - Mesatarja: 5

Dërgo një koment Voto
Komentet
Laert
22 Jan 2010
Te nderuem miqe!


Duke perfitue respektin qe me keni dhane due te ndaj me ju nje brenge per prof. Pashko Gjecaj.

U nda nga jeta i madhi Profesor Pashko Gjecaj.
Me te thene te drejten me asht dhimbe ma shume prof. gjenial Pashko Gjecaj, jo se ka vdeke, sepse vdekjes nuk mund t'i shmanget asnje gjenial, por se u ndeshkua nga klasa xheloze e veriut dhe e jugut me nje urrejtje te pashoqe derisa mbylli syte. Ketij grupi arrivistash, te cmendur nuk u mjaftuen me 5 vjet burg qe i bani nga shkaku se kishe pase miqesi me prof.Ernest Koliqin, por se donin ta ndeshkonin me, per te vetmen shkak se ishte nje perle i lindun, nje fenomen intelektual dhe moral, njeriu qe nuk e kerkonte me miklime meriten sikurse te tjere.
Si shpjegohet, qe nuk u dekorue kurre si nga sistemi komuniste ashtu dhe pas saj? Si nuk u cue kush nga Shkodra per me e propozue per ndonje ''mut'' cmimit per te apo per nje dekorate per te presidenti?
Prej kujt do te pritej propozimi per dekorate? Prej klases trashegimtare te jugut qe e burgosen?
Me dhimbset shume qe vdiq sepse ashte njeri dhe asht nje fenomen gjenial i kultures se kombit. Di te them se Veriu e braktisi, pra Shkodra me njerezit e vet qe erdhen ne Tirane dhe moren pushtet dhe kane ndikim akoma i kthyen shpinen sikurse klasa komuniste.

Esht shume kollaj per Ledi shamku, qe tallet me te edhe pas vdekjes dhe pa pike turpi arrin deri aty te shprehet se e nderoi kombi. Ne fakt e nderoi presidenti italian dhe ministria e jashtme italiane. Mua nuk me pergjeron shprehjet e shtiruna te saj, qe edhe ne arkivol manifeston tallje per profesorin.
A e vute re se si u tallen ne arkivol kryeministri Berisha me kryetaren e parlamentit Topalli, qe e ngriten ne qiell me lavderata dhe sa ishte gjalle nuk ja dhane nje nderim moral, nje shtepi per banese. Hipokrizia kishte arrite kulmin ne patetizmin e tyre jargites para ekranit.
E zotri Bamir Topi - presidenti i vendit vetem dergoi telegram ngushellimi, nuk i erdhi te arkivoli sepse e urrente ne kulm. Kujt nuk i dha dekorata sa qe e degjeneroi ket simbol moral. Ndersa ket gjeni te kultures nuk kishte dekorata per Pashkon sepse ishte i ndeshkuar nga baballaret e Bamirit. Amaneti duhet cuar deri ne arkivoli dhe ket e beri presidenti yne i nderuar.
Vetem presidenti itallian dhe Ministria Italiane e dekoroi shqiptarin prof. Pashkon.
Me mire qe nuk i dhane dekorate profesor kesi njerezish me pushtet, se vetem dem do ti benin. Veprat e tija jane mbi dekoratat e tyre.
Turpe te kene qeveritaret shqiptare dhe kryesisht intelektual te veriut!

Shendet
Bepi

Statistikat
Ndodhen 383 artikuj në database
Më e shikuara: Video Seks-Skandali e Ponit me reperin Unikkatil
Më e votuara: Pazarlleqe e Sali Berishes me socialistet Ilir Meta-Edvin Rama

Totali i përdoruesve tek Revista: 1 (0 Përdoruesit e Rregjistruar 1 Vizitorë dhe 0 Përdorues Anonim)
Përdoruesit e dukshëm janë:


 
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari