Revista Jonë

Revista Jonë -> Politika -> Berisha - Dosjet jane djegur por ekzistojne gjyjget [ Kërko ]

Berisha - Dosjet jane djegur por ekzistojne gjyjget
zoom
Titulli Berisha - Dosjet jane djegur por ekzistojne gjyjget
Përshkrimi A don hapen dosjet????????
Shkruajtur nga Laert

Berisha - Dosjet jane djegur por ekzistojne gjyjget


07/02/209 - 10:25


•  Kryeministri Berisha pranon vërejtjet e komunitetit ndërkombëtar për ligjin e Dosjeve, lidhur me kufizimin e të drejtave, por shton se ky është një kufizim i përkohshëm. Në një intervistë për gazetën “Ilyria”, që botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë u shpreh se “Shiko, pse bëhen vërejtje. Ka të drejtë bashkësia ndërkombëtare. Pse? Sepse kemi të bëjmë me një kufizim të së drejtave, por ky është një kufizim i përkohshëm. Dhe këtë e ka bërë çdo vend, nuk është Shqipëria që ka shpikur këtë gjë. Jo. Shqipëria ka ndjekur një linjë. Po të marrësh ligjet e republikave baltike, janë shumë më të ashpra, ligji polak i kujtesës kombëtare, është me seksione prokurorie dhe gjykate, pra është shumë më i ashpër. Ky i yni është në mes. Eshtë një model çek”. I pyetur se si do të zbatohet ligji i Dosjeve, po të kihet parasysh, se shumë prej tyre janë zhdukur, kreu i qeverisë theksoi se megjithëse shumë prej tyre janë djegur, dosjet e proceseve gjyqësore nuk janë prekur. “Dakord, kjo qëndron, por mendimi i përgjithshëm është që ato që janë duhet të hapen. Shiko, kur kam ardhur në Nju Jork për herë të parë, unë kam thënë që dosjet të mos hapen. Pse? Pikërisht jam nisur nga kjo që thua ti. Por, mendimi im u kundërshtua edhe unë rashë dakord. Unë dija që atë vit, kur isha në opozitë, ata po digjnin çdo ditë dosjet. Megjithatë, ka një gjë: Dosjet e proceseve gjyqësore janë të paprekura. Në qoftë se ka një dokument që ekziston në mënyrë autentike, ato janë proceset gjyqësore. Ato janë të gjitha aty”, vijoi më tej kreu i qeverisë.


 

Vlerësimi Vota: 0 - Mesatarja:

Dërgo një koment Voto
Komentet
Laert
04 Jan 2010


Disa goje thojne se nuk jane zhduke sepse cdo dosje ka pase kopjen e saj.
Jam plotsisht dakort Labeat se Sala i ka rregulluar dosjet e veta.
Ehhh epo dosjet normale qe do jene djeg se u bene 18vjet qe flitet per ti hap dhe kriminelet dhe bijte tyre i moren masat.
Sepse per hapjen e dosjeve tani them se xhaxhi Berisha mori lejen pikerisht nga dora e zeze e mafies komuniste per hapjen e dosjeve pasi aty do gjihet vetem ndonje rrezik qe s'ka pas mbeshtetje dhe s'ju duhet me atyre se kriminelt e vertet i kan pastruar dosjet e tyre me informazione fallco


Statistikat
Ndodhen 383 artikuj në database
Më e shikuara: Video Seks-Skandali e Ponit me reperin Unikkatil
Më e votuara: Pazarlleqe e Sali Berishes me socialistet Ilir Meta-Edvin Rama

Totali i përdoruesve tek Revista: 1 (0 Përdoruesit e Rregjistruar 1 Vizitorë dhe 0 Përdorues Anonim)
Përdoruesit e dukshëm janë:


 
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari