Elena Kadare Gushi ka lindur më 1943 në Fier, eshte shkrimtare shqiptare dhe autor skenare filmit. Esht gruaja e Ismail Kadares.
Pas diplomimit nga shkolla e lartë në Elbasanit, studioi letërsi në Universitetin e Shqipërisë në Tiranë. Pas diplomimit ajo punoi si gazetar e dhe redaktore në shtëpinë botuese. Ajo është e njohur kryesisht si shkrimtare tregimesh të shkurtra. Në vitin 1970 ajo u shfaq në romanin e saj: ''Nje lindje e vështirë'', e cila është parë në historinë e letërsisë shqiptare, një roman i shkruar nga një grua. Ka përkthyer në shqip romani Szosza nga Isaac Bashevis Singer, si edhe si zyrtare e një njeriut te çmendur Koizumi Tanizaki.
Ajo jeton në Paris dhe Tiranë. Në vitin 2007 vizitoi Poloni.
(Vetë)vrasja e ish-sekretarit Kristaq Thanasi, Fier | 03/05/2009
Një mister i lënë në heshtje që prej 1975-ës. Vetëvrasja e Pirro Gushos, varrimi i tij pa familjarët dhe gjetja e trupit dekada më pas, pas një dëshmie rastësore
Piro Gusho ishte anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë, Fier, gjatë viteve 1973 -1975. Është gjendur i vetëvrarë më 8 prill të vitit 1975. I ndjeri Piro është vetëvrarë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij, në lagjen "15 Tetori" të qytetit të Fierit. Ai banonte në katin e dytë të një pallati pesëkatësh në qendër të qytetit, mbi kompleksin e farmacive, të njohura në Fier si "Farmacia Nr. 1".
Fierakët e mbajnë mend mirë Piron kur ai kalonte në këmbë në rrugë (makinën rrallëherë e përdorte). I vrazhdë në fytyrë dhe tepër autoritar, bënte kritika dhe ndërhyrje tek të rinjtë teksa kalonte në këmbë për në K. P, për manifestime, të quajtura atëherë si shfaqje të huaja në veshje, si pantallona të ngushta, rripa të trashë në brezin e pantallonave, etj. Në kujtesën e ish-punonjësve të aparatit të KP-së, akoma edhe sot hyrja e Piros në institucion është histori tryezash. Të gjithë fshiheshin nëpër zyra për të mos i dalë përpara.
Ish-komshiu i tij me inicialet I. D, atëherë fëmijë, tregon se Pirua në fytyrë dukej i rreptë dhe sa herë që kalonte dhe ngjitej në apartamentin e tij, fëmijët e pallatit fshiheshin. Prindërit na thoshin se ai ishte njeri i mirë, prandaj mos keni frikë, megjithatë, kur ai zbriste nga makina, ne i rrinim larg.
Pirua banonte në katin e dytë të një pallati afër KP-së. Ishin dy hyrje, të cilat ishin kthyer në një hyrje të vetme, ku ai banonte me babanë dhe fëmijët, si dhe me gruan e tij, e cila ishte mësuese në shkollën 7-vjeçare, "Andon Xoxa" të qytetit Fier. "Më kujtohet ajo ditë prilli, kur Pirua vrau veten", - vazhdon më tej bisedën I. D. Ora ishte.... nuk jam shumë i sigurt, rreth 13.30, kur ai ka zbritur nga makina e punës shumë i mërzitur. Në gojë mbante një cigare, hera e parë që e shikonim me cigare në gojë, pasi ai zakonisht e mbante atë me cigarishte.
Posa është futur në hyrje të pallatit ka hedhur cigaren, të cilën pothuajse nuk e kishte pirë. Kjo më kujtohet mirë, pasi dikush nga shokët e mi e ka marrë atë me qëllim për ta pirë. Pak më vonë kemi parë djalin e Piros, Kastriotin, i cili ka dalë me vrap nga shtëpia dhe ka shkuar drejt godinës së Komitetit të Partisë, rreth 50 metra larg nga vendbanimi i familjes Gusho.
Si gjithë fëmijët kureshtarë, i afrohemi derës kryesore, e cila ishte gjysmë e hapur, kemi parë njolla gjaku në bravën e derës dhe jemi larguar me vrap".
Çfarë ndodhi atë ditë kur Pirua vendosi që t'i jap fund jetës? Në vitin 1974, Gusho mori pjesë në konferencën e 20 të Partisë, ku u zgjodh edhe anëtari i plenumit, si dhe sekretar i parë i KP-së Fier. Kanë qenë muajt e parë të vitit 1974, kur regjimi i atëhershëm filloj luftën e armiqve të naftës në Patos, si dhe në ato zona ku punohej për nxjerrjen e arit të zi. Midis tyre është kritikuar ashpër edhe sekretari i parë të Komitetit të Partisë së Rrethit të Fierit, Piro Gosho.
Ka qenë dita e diel e 8 prillit, e vitit 1975, kur në Komitetin e Partisë të Fierit ishin mbledhur anëtarët e byrosë së partisë të këtij rrethi për të diskutuar edhe për personat e parë të cilësuar nga regjimi i asaj kohe "armiq të naftës".
I deleguar nga Byroja e Komitetit Qendror ishte anëtari i byrosë politike, Haki Toska. Nga të gjithë anëtarët e byrosë të Komitetit të Partisë Fier, janë bërë pyetje dhe kritika të ashpra drejt sekretarit të parë të Komitetit, Piro Gusho, lidhur me situatën në naftë.
Rreth orës 12.30, pas shumë pyetjesh që i janë bërë Gushos lidhur me situatën në naftë dhe "armiqtë" e saj, është kërkuar pushim. Pasdite ishte lënë që Pirro Gusho të fliste dhe më pas konkluzionet do t'i bënte i deleguari Haki Toska. Pirua nuk ka shkuar në zyrën e tij si zakonisht, por është drejtuar për në apartamentin ku ai banonte, në lagjen "15 Tetori". Kishte vendosur t'i jepte fund jetës.
Mjeku ligjor i asaj kohe, i cili i ka bërë ekspertizën trupore mbas vetëvrasjes, tregon: "Atë ditë, tregon doktor Bani, rreth orës 13. 00, ndoshta nuk jam i saktë për orën, unë sapo kisha lënë punën, kur një makinë e policisë ka ndaluar te këmbët e mia dhe pasi më thanë se do vija me ta për një ngjarje, kam hipur lart. Kemi qëndruar te një pallat dhe jemi ngjitur me shpejtësi në katin e dytë të këtij pallati, në lagjen "15 Tetori", dhe jemi futur në një apartament, i cili i përkiste sekretarit të parë, Piro Gusho. Aty më thanë se çfarë kishte ndodhur dhe kam nisur të bëje detyrën time ligjore. Kemi përshkruar një korridor të madh, ku në mes të tij ndodhej një tavolinë.
Para vetëvrasjes ai kishte konsumuar shumë cigare. Të binte në sy mbi këtë tavolinë një tavëll duhani e mbushur plot. Kur hyra në dhomë pashë Piro Gushon të rënë në dysheme, i mbytur në një pellg gjaku, midis një pasqyre të një dollapi rrobash. "Aty gjetëm një gëzhojë dhe pas një kontrolli të imët u gjend edhe predha e një pistolete në dollapin e rrobave. Pas ekspertizës që kam kryer në trupin e tij, kam konstatuar një vrimë të vogël në kokë. Kjo tregonte se vdekja e tij kishte ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm në tëmthin e djathtë..."
I ndjeri Piro, në momentin e vrasjes ka qenë para pasqyrës dhe pasi ka vendosur pistoletën te koka, e ka shkrepur atë, ndërsa plumbi ka dalë nga ana e majtë e kokës, duke hyrë brenda në dollap.
Kunati i Piro Gushos, Thoma Gërzhalli, e kujton kështu momentin e vetëvrasjes: "Ishte kohë dreke dhe Pirua vjen në shtëpi i rrënuar krejt. Lexohej lehtë ankthi në fytyrë. Sapo futet në shtëpi takon fëmijët dhe të vjehrrin, që atë ditë ndodhej në Fier dhe ka dalë nga kuzhina. Qëndroi vetëm pak minuta dhe i la thuajse të shtangur të gjithë pjesëtarët e familjes. Shkoi në dhomë, nga ku më pas u dëgjua krisma.
I pari që ka ardhur në apartament pas vrasjes me një automatik në dorë, ishte kryetari i degës së Fierit të asaj kohe. Bllokoi derën e jashtme të hyrjes së Piro Gushos, duke qëndruar vetë në rolin e rojës. Pas pak vjen grupi hetimor dhe më pas marrin kufomën për ekspertizë.
Drejtuesit e asaj kohe kontaktuan me familjen, duke u thënë se Piro Gusho ishte vetëvrarë si armik dhe ju nuk duhet të merrni pjesë në varrimin e tij. Të detyruar nga një presion shumë i madh familjar, nuk u lejua që të merrte pjesë dhe, në këto kushte, askush nuk e mori vesh ku ndodhej varri i Piros.
Pas dy ditësh vjen internimi në një fshat të thellë të Roskovecit dhe ndodh edhe vrasja misterioze e djalit të madh të Piro Gushos, në një fabrikë tullash, gjatë përgatitjes së dheut me një minë që përdorej si lëndë e parë për tulla.
Pas viteve '90-të, familja e Piros nuk rreshti kërkimet për të zbuluar varrin e tij. Falë dashamirësisë së një qytetari, i cili tregoi se Pirua ishte varrosur në varrezat e rrugës që shkon për në Patos. Ishte e vështirë gjetja, pasi vendi ku ishte varrosur ishte sheshuar dhe nuk dukej asnjë shenjë varri.
Më së fundi, pas shumë përpjekjesh, është gjetur vendi ku ishte varrosur në një arkivol primitiv, të bërë me ristela të holla druri dhe ishte vendosur në arkivol lakuriq, vetëm me çorape. Ishte një skenë vërtet makabre. Më pas familja i mori dhe eshtrat, duke kryer rivarrimin në Pogradec.
Pas vetëvrasjes, asnjë gazetë e asaj kohe nuk ka shkruar të nesërmen. Ajo kaloi në heshtje. Për propagandën zyrtare të kohës, Piro Gusho u rendit së bashku me "armiqtë" dhe "sabotatorët e industrisë" së naftës.