Proletari Social - Politik Shqiptar - Lajmet - Tragjedia ne Finlande, Vret 5 persona dhe vetevritet kosovari Ibrahim Shkupolli
Lajmet

Veriu Lajme -> Nga BOTA -> Tragjedia ne Finlande, Vret 5 persona dhe vetevritet kosovari Ibrahim Shkupolli   
Tragjedia ne Finlande, Vret 5 persona dhe vetevritet kosovari Ibrahim Shkupolli


 


                            Ibrahim Shkupolli



                  Qendra tregetare Sello (Espoo)


Vret ish-gruan e tij 42vjecare dhe kryen nje masaker ne qendren tregtare Sello rreth 10km ne periferi te Helsinkit dhe me pas vret veten ne shtepine e tij.


Ibrahim Shkupolli i lindur ne Prishtine me 13 Tetor 1966-te, emigruar ne vitin '90-te ne Finlande. 43-vjecari ka hapur zjarr ne qendren tregtare Sello ne Espoo, ne periferi te Helsinkit, duke shkaktuar vrasjen e pese njerezve, mes qindra klienteve qe ndodheshin ne qendren tregetare Sello te qytetit Esoos ne afersi te Helsinkit.


Policia gjeti një kufomë te gjashte në periferi të qytetit i cili mund te jete ai i vrasesit kosovar i cili per motive te dobeta(xhelozi) kthej situaten ne nje ferr te vertet. Agjencia e lajmeve STT njoftoi se në të vërtetë gruaja  punonte ne qendren tregetare se bashku me Ibrahimin. Atij i ishte ndaluar nga nje urdher gjygji qe ti afrohej ish gruas se tij ne distance per te parandaluar cdo lloj kontakti agresiv. Pas nje bashkejetese 18vjecare qe ne vitin 2008-te solli ndarjen ne mes tyre per aresye dhune dhe kercenimi agresiv ndaj saj - citojne autoritetet policore.


Policia finlandeze ka njoftuar se kundërvajtësi këtë mëngjes hapi zjarr me të shtëna nga nje pistolete te kalibrit 9mm në një qendër tregtare në periferi e Helsinkit. Sipas permbledhjes se shpejte te situates nga hetuesit: behet fjale per akt xhelozie dhe problemesh familjare. Por kjo solli vdekjen e ish-gruas se tij dhe 4personave nder ta 3 burra: 27,34 dhe 44vjec si dhe 1grua 45vjece ku te gjithe ishin te punesuar ne qendren tregetare Sello . Nje deshperim i thelle mund te sjelle nje humbje kontrolli te tille i cili terrorizoj gjithe opinionin publik vendas dhe nderkombetare.


Nga e gjithe kjo ngjarje pati 5 te vdekur dhe shume te plagosur, nderkohe paniku mes njerezve ne ato momente tmerri ka qene i madh.Keshtu ka ndodhur ne Finlande, kur shqiptari i Kosoves, Ibrahim Shkupolli 43-vjec me precedente penale, ka kryer keto akte te renda, pikerisht ne prag te nderrimit te viteve.Policia nderkohe ka nisur hetimet per te zbardhur motivet e verteta qe e cuan shqiptarin e Kosoves drejt masakres dhe dhenies fund te jetes se tij.


Nga zbardhja e situates del se ai pasi vrau ish-gruas se tij ne shtepine e saj ju drejtua qendres tregetare ku punonte i dashuri aktual i saj (dhe kolegu i tij) per ta vrare me 2 plumba ne koke per motive xheloziet.


Copyright Proletari.Com




Nga I-AMESHUAR, E Enjte;, 31 Dhjetor 2009 18:53, Komentet(1)
Komentet
Laert
04 Jan 2010
http://www.shekulli.com.al/shkupolli.jpg
Keni nje foto te tij. Shtypeni dhe del Shkupolli me Flamurin Shqiptar ne Finlande.


 
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari