Proletari Social - Politik Shqiptar - Lajmet - Molise(Itali) - Shkoder linde qendra e informacionit turistike
Lajmet

Veriu Lajme -> KULTURE DHE ART -> Molise(Itali) - Shkoder linde qendra e informacionit turistike   
Molise(Itali) - Shkoder linde qendra e informacionit turistike

Campobasso - Shkoder. Pak mbi keto dy qytete dhe pika turistike te tyre.



Campobasso


Campobasso është qendra e Molises. Ajo eshte një qytet i formuar nga një pjesë piktoreske antike me origjinë mesjetare, me vlera si per mjedisin e saj natyral ashtu edhe per ate artistike. Campobasso shtrihet mbi shpatin e një kodre të dominuar nga keshtjella e mrekullueshme e Monfortes, dhe nga një pjesë moderne e shekullit XIX, e cila shtrihet në këmbët e qendrës vjetër. Me shume interes per turistet jane Kalaja, Katedralja, konvikti Mario Pagano dhe kishat:Shën Leonardi, Shën Ndoj i Abatit, Shën Gjergjit dhe Shën Bartolomeut.


 



Shkodra


Shkodra kryeqyteti i pare i tokave shqiptare pret e qete dhe krenare duke servirur ne hyrje te saj keshtjellen 3000vjecare Rozafa ku buze saj lumi buna na ben shoqeri per te hyre ne qytetin e bukur ku liqeni i madh i Shkodres na buzeqesh duke na hapur portat e qyetit te ndertuar ne nje terren te sheshte dhe te rrethuar nga male te ndryshem qe me hijeshin e tyre i dhurojne oksigjenin nje qyteti te gjalle ku jeta ka ritmin e saj. Natyrisht pika me te frekuentuara te ketij qyteti jane kalaja historike e Rozafes,liqeni i qete dhe i bukur i Shkodres, fshatrat turistik dhe tradicional shiroke,zogaj qe presin turistat me krahe hapur dhe me mbretin e peshkut krapin, malet rreth saj: Taraboshi,Cukali dhe Maranaj, Ura e Drishtit dhe historin e saj, pa harruar ketu Velipojen dhe bregdetin e saj natyral qe shtrihet me plazhin e saj ne detin Adriatik ne kufi me Malin e Zi etj.


 



   Michele Iorio               Lorenc Luka



Rajoni Molise dhe Bashkia e Shkodrës (Shqipëri) do të jenë së bashku në një projekt bashkëpunues që ka parë ndërtimin e qendrës se informacionit turistik shqiptar dhe një guide turistike e rajonit te Molises në qytetin e bukur te Shkodres.


Nisma ishte nisur me ndihmën e ''Gal Molise per 2000". Protokolli u nënshkrua nga guvernatori i Molises Michele Iorio dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. 16/12/2009


Copyright Proletari.Com




Nga I-AMESHUAR, E Enjte;, 31 Dhjetor 2009 14:37, Komentet(0)
Komentet


 
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari