Berisha analizon 100 ditëshin: Qeveria e PS-së pengoi vizat
UPDATE - Kryeministri Sali Berisha ka dalë sonte në një konference për shtyp për të analizuar 100 ditëshin e qeverisjes së 'Berisha 2'. Siç e tha edhe vetë nuk është traditë që një mazhorancë të analizojë punën gjatë mandatit të dytë, por shtoi se "këtë e bëj sepse 2009 është vit i rëndësishëm për integrimin e vendit".
Ndër të tjera u shpreh edhe për aryset që sipas tij lanë Shqipërinë jashtë regjimit të vizave, duke u diferencuar nga vendet e tjera të rajonit.
"Vendet e ish-Jugosllavisë lëviznin të lirë në Europë edhe para viteve '90-ës. E dyta, kur BE nisin procesin dhe monitorimin për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria mori notë negative në zgjedhjet e vitit 2001. Në atë kohë unë isha në opozite dhe unë më shumë se askush luftova për zgjedhje të ndershme. Jo vetëm që ajo qeveri nuk krijoi shanse për lehtësim vizash por shumë ambasada forcuan rregullat për marrjen e vizave. Qeveria imë arresoi bandat e mëdha si ajo e Aldo Bares, filloi procesin e pasaportave biometrike, forcoi rregullat në kufi, etj. Kështu deklaroi Berisha, duke folur per mosheqjen e vizave.
Më tej duke folur për PS-në e sotme, ose opozitën që është jashtë parlamentit në papajtueshmëri me procesin zgjedhor të 28 qershorit, Kryeministri u shpreh se "opozita e ka humbur shansin për të qenë aktor në reformat e mëdha që sollën ndryshime në integrimin e vendit. "Z. Rama duket se po mendon mbapsht se nëpërmjet bojkotit do ti bënte thirrje ndërgjegjës së Europës për të ndryshuar vendimet e mëdha të Europës për Shqipërinë (pranimi i aplikimit të Shqipërisë si vend kandidat, më 26 nëntor)". Europa ka ndërgjegjën e e vet demokratike, vijoi Berisha, duke shtuar se "Brukseli konstatoi se bojkoti i opozitës është pa kauzë demokratike".
Sipas tij, kërkohet ti vihet kazma ndërtesës se demokracise, kërkohet të kthehet Parlamenti në gjykatë dhe kjo është e papranueshme. "Uroj dhe dëshiroj që vendimet e mëdha historike ta bëjnë z.Rama të nxjerrë mësime dhe une i them se është i mirëpritur që çdo akt në drejtim të integrimit ta bëjmë bashkarisht në interes të vendit", tha Berisha.
Berisha ka folur gjatë, me detaje, për të gjitha vendimet që ka marrë qeveria që nga shtatori e deri më tani. Duke u fokusuar në pikat kryesore të arritjeve që ai përmendi veçojmë:
Koalicioni
Ky koalicion lindi si rezultat i verdiktit të sovranit. Për ziliqarët që thonë se si arriti të zgjasë 3 muaj ky koalicion, unë iu them se ky koalicion mund të zgjasë edhe 30 vjet
28 qershori
Zgjedhjet ishin provë e madhe për qeverinë shqiptare dhe them me bindje se qeveria e përmbushi misionin dhe këtë e thonë 20 mijë komisionerë të PS-së dhe PD-së që firmosën fletëvotimet, gjithë komisionerët e KQZ dhe 510 vëzhguesit nga të gjitha anët e botës. Zgjedhjet përmbushen angazhimet kryesore të OSBE/ODHIR.
Integrimi
Zgjedhjet ishin faktor përcaktues për 26 nëntorin. Por jo vetëm, edhe reformat ishin të rëndësishme që KE miratoi kërkesën e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit apo statusin e kandidatit siç quhet ndryshe. Gjatë këtij 100 ditëshi Shqipëria doli në listën e bardhë për heqjen e vizave. Premtimi im solemn është se gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, shqiptarët do të lëvizin lirshëm në Europë (v.2010)
Buxheti
Në 2010, buxheti parashikon rritjen e pensioneve të fshatit rritjen e rrogave të ulta, investime madhore në infrastrukture siç eshte boshti i jugut, tuneli i Elbasanit, etj. http://www.shekulli.com.al