Sulm Papes ne naten e Krishtlindjes ne meshen e shenjte te 24 Dhjetorit 2009-te ne Shen Pjeter
Eshte në faqet e para të çdo gazetë në trasmetimet online të te gjithe botës historia e gruas zvicero-italiane që ka shtyrë Papa Benediktin XVI-te, i cili ishte duke u përgatitur për të festuar meshen e shenjte te Krishtlindjes te mesnates në bazilikën e Shen Pjetrit në Vatikan.
Gazetat, në dhënien e lajmeve në faqet e para te botimit te tyre në internet, i referohen imazheve që u transmetuan nga televizioni italian. Times of London titullon lajmin "Pope Benedict XVI sulmohet gjatë meshes në prag të Krishtlindjeve", dhe tregon një fotografi të marre nga një amator, ku ai e sheh një grua qe ngjitet mbi gardh dhe hidhet mbi Papen por qe frenohet nga rojet e sigurimit.
Në raportin e detajuar deklarohet se gjesti eshte kryer nga një person mentalisht e paqëndrueshme. Gazetat franceze në raportimin e agresionit të Papes theksojn dëmet e raportuara nga kardinali francez 87 vjeci Roger Etchegaray i cili ra së bashku me Benediktin XVI duke thyer kofshen(femoralis-femur). Titulli i "Le Monde" është e kufizuar në lajmin: "Papa shtyhet nga një besimtarë, rrezohet gjatë meshes së mesnatë".Titulli i Le Figaro nenvizon demin e pësuar te kardinalit duke e titulluar " Sulmi ndaj Papes, kardinali francez Etchegaray ne spital ".
El Pais në faqe te pare thekson lajmin me titullin "Gruaja qe shtyu Papen vuan nga probleme psiqike" .Në Argjentinë Clarin ne emisionin online te lajmeve i jep nje hapesire te gjere duke përdorur një titull të gjatë: "Papa Benedikti i XVI bie kur një grua hidhet mbi te në bazilikën e Shën Pjetrit". Hapësirë të konsiderueshme i jep edhe Al Jazeera, televizioni arab ne sitin e tij ne faqen e saj online titulluar:" Papa qëllohet në meshën e mesnates se Krishtlindjes".