Tirane- Te miturit ne qendren "Femijet e tij" jane detyruar te kryenin seks oral, nga i pandehuri Dino Kristodoulu. Faktet jane bere te ditura dje, ne procesin gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold. Prokuroria e Tiranes ka lexuar dje deklarimet e dy deshmitareve, te cilat nuk gjenden ne vendin tone.
Boni Sprigthrat dhe Silvi Belferv, jane dy vajza te cilat kane qene te punesuara ne qender nga ana e Devid Braun. "Ne vitin 2004 ka ardhur ne qender Dino nga Skocia dhe ka ndenjur rreth 6 muaj. Nje dite, nje femije ka bere nje gabim. Dino i futi nje loder ne goje, ia lidhi gojen me ngjites qe te mos bertiste dhe i dogji doren me cakmak. Femijet me kane treguar se Dino abuzonte me ta pastaj. Femijet me kane treguar se Dino, iu fuste penisin ne goje, ndersa gersheret nga pas. Po ashtu femijet me kane treguar se Dino u kerkonte atyre qe t'i urinonin ne goje dhe me pas pinte urinen e tyre", mesohet te kete treguar deshmitarja Boni Sprigthrat, perpara oficereve te policise gjyqesore. Po ashtu ajo ka theksuar ne deshmine e saj, se nje dite kishte pare Dinon qe i kishte futur doren tek pjesa e parme, femijes me inicialet G.B. Deshmitarja shpjegonte ne deshmine e saj se Devid Braun flinte me 5 femije ne dhome, kur dhoma nuk kishte kushte te mira. Ne dhome mesohet se ishte nje vazo me lule, e cila ne mengjes ishte me urine, pasi Devid Braun pertonte te shkonte ne banje naten dhe urinonte aty, veprim i cili me pas kryhej edhe nga vete femijet. Sprigthrat tregonte se cdo fundjave Xhon Devid Braun, merrte tre femije ne shtepine e tij, ku me pas edhe benin dush me dere hapur, pasi Xhon iu kishte thene se dera e banjes ishte e prishur. Deshmitarja shpjegon ne fund te deshmise se saj, se ajo iu kishte thene femijeve qe te mos benin dush tek shtepia e Braunit. Deshmitarja Silvi Belferv ne shpjegimet e saj perpara organit te akuzes, ka treguar se banesa ne te cilen funksiononte qendra "Femijet e tij", nuk kishte kushte te mira, nuk kishte higjiene, kishte pak staf dhe kishte kushte te veshtira ekonomike. "I kisha thene David Braun te shtonte stafin, por ai nuk u besonte shqiptareve. Nga Boni mesova se ne vitin 2004 ne qender erdhi nje fare Dino, i cili abuzonte me femijet, por ishte edhe nje person tjeter qe abuzonte", ka deklaruar Belferv.
I mituri
Gjate seances se djeshme gjyqesore, gjykata ka bere me dije se nepermjet Prokurorise se Pergjithshme, eshte arritur te kontaktohet me te miturin me iniciale G.B, i cili eshte biresuar ne Londer. Ky deshmitar pritet qe te deklaroje perpara gjykates sone, mbi abuzimet qe i jane kryer.
Akuzat
Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per veprat penale te "marredhenie homoseksuale me dhune me te mitur". Sipas akuzes dy te pandehurit kane qene drejtues ne qender, ku edhe dyshohet te kene abuzuar me femijet.
20 Vjet Burgim u denua nga Gjykata e Tiranes i pandehuri Deivid Braun, per abuzimet qe jane kryer ne qendren "Femijet e tij". Gjykata vendosi qe pas shlyerjes se denimit, ai duhet te debohet nga vendi yne. Vete Braun nuk e pranoi akuzen e ngritur nga prokuroria.
Ky rast i ketij vagabondit anglez esht i turpshem. Te ngacmosh ndjenjat e femijes ne menyre te parakoheshme, sic i thone te pazhvilluara, ne zhvillim e siper esht nje katastrofe per momentin, por me katastrofal kur te te shkaperceje moshen madhore.
Nuk e besoj se gaboj por kesi sjelljesh ultra shtazore ndaj femijve jetim ka ndodhe edhe ne institucione te tjera ne qytete te Shqipersie nga ardhja e organizatave ''humanitare'' nga Azia dhe perendimi. Por i kane mbylle korrupsioni, frika e perjashtimit nga puna dhe kryesorja personeli qe i ka dite sjelljet e ketyre te huajve ndaj femijve pa prinder nuk u eshte dhimbe. E keshtu jane mbylle dhe ndoshta vazhdon kjo loje e ndyre aty.
Por duhet te dije kjo shoqeri shqiptare se veprimet ngacmuese seksuale te femijte paprinder do te kene probleme te renda psiqike me kohe. Gje qe shoqeria jone do ta paguaji ne menyren e shperthimit te kesaj fatkeqesie feminore te atij kontigjenti femijesh provuan ngacmimet seksuale nga te medhenjte te huaj. Keto jane vetem dyshime, thashe e theme, qe sipas shembullit te mesiperme me con ne kete konkluzion. Prandaj esht me rendesi qe shoqeria te hetoji me kujdes keto raste pa cenuar njerezit qe i ndihmojne me synim kryesor qe te evidentohen keta femije qe sot duhet te jene madhore per t'i ndihmuar nag ekspertet e psikologjise dhe te psiqiatrise, pa i derguar neper dhoma izolimit apo trajtimi me steroide pasoja-lenese ne tru.