Proletari Social - Politik Shqiptar - Lajmet - Greqia heq vizat per Jugun
Lajmet

Veriu Lajme -> Nga BOTA -> Greqia heq vizat per Jugun   
Greqia heq vizat per Jugun

E Merkure, 10 Qershor 2009



GJIROKASTER- Konsullata greke ne Gjirokaster vendosi liberalizimin e vizave per disa prej kategorive ne rajonin e Jugut, duke mundesuar heqjen e tyre per nje afat te gjate. Disa kategori te caktuara si studentet, gazetaret, biznesmenet, akademiket, mjeket, etj., do te mund te pajisen me viza "Shengen" afatgjata, pa paguar asnje vlere monetare. Konsullata e Pergjithshme Greke ne Gjirokastres, ka nisur te zbatoje nga fillimi i ketij muaji marreveshjen e liberalizimit te vizave per disa kategori te caktuara, ashtu edhe sic ishte premtuar qe prej fillimit te ketij viti.

Burimet zyrtare nga Konsullata e Pergjithshme Greke ne Gjirokaster thane dje se ky sherbim ka ardhur si rezultat i marreveshjes dypaleshe, ndermjet Shqiperise dhe vendeve qe aderojne ne Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, keto kategori do te perfitojne lehtesimin e regjimit te vizave, pasi te jene pajisur me pasaporte biometrike. Ky dokument lehteson procedurat per pajisjen me vize "Shengen", duke bere te mundur edhe sigurimin e tyre per nje kohe te gjate. "Deri tani kane perfituar nga ky lloj sherbimi mbi 50 shtetas shqiptare, qe banojne ne Jug te vendit", saktesuan zyrtare te konsullates.

Shpjegohet se personat qe do te perfitojne nga marreveshja e lehtesimit te regjimit te vizave, duhej te paraqesin nje vertetim nga institucioni ku ata punojne, ose studiojne, nje kerkese nga personi i interesuar, certifikate personale dhe familjare dhe te jene te pajisur domosdoshmerish, me pasaporten biometrike. Nese plotesohen keto kushte, atehere konsullata mundeson per banoret e zonave te Jugut per te cilat pergjigjet, viza. Kjo procedure eshte nje hap i rendesishem per zbatimin edhe nga ambasadat e tjera te vendeve te Bashkimit Evropian, te akredituara ne Tirane. Disa prej drejtorive te policive ne rrethet jugore, si Gjirokaster apo Vlore, kane nisur nxjerrjen e pasaportave biometrike, me qellim pajisjen e te interesuarve, qe kerkojne aplikimin per vize.

Konsullata e Vlores, zyre te vecante per bizneset

Me shume se 80 biznese vlonjate, qe kane xhiron me te madhe tregtare me Italine, nuk do te kene nevoje per te vendosur datat e takimeve per pajisje me vize, apo procedura te tjera nepermjet "Call Center"-it te Konsullates ne Vlore, por do te kene nje zyre te posacme prane ketij institucioni. Lajmi eshte bere i ditur ne fund te muajit maj te ketij viti, nga konsulli italian, Sergio Strozzi, ne nje takim me kryetarin e Deges se Tatimeve, Gent Hamzaraj, si dhe ate te Dhomes se Tregtise, Edmond Leka. Me objektivin e rritjes se marredhenieve tregtare mes Jugut te Shqiperise dhe Italise dhe lehtesimit te vizave per sipermarresit, eshte aktivizuar nje sportel per viza biznesi Shqiperi-Itali, qe thjeshton procedurat.


Koha Jone




Nga I-AMESHUAR, E Merkure;, 10 Qeshor 2009 17:50, Komentet(4)
Komentet
Laert
20 Tet 2009

Me vjen keq qq te shpreh se edhe nese te ben taman leshimin e vizave greku edhe kete e ka me hile, me nje djallezi te pashoqe qe do te thote nese ky shqiptar i shkon mbas nepse te ndyra te grekut. Pra te jete antishqiptar,..qe te punoji per interesa te tyre.
Lote me ligjet greku sepse don ti raskapise shqiptaret neper burokracira e refuzime me nje nenkuptim per shqiptarin qe te ule zverkun dhe te punoji per greket....
HEN-RI
17 Tet 2009
ja te na rruajne lesht greket dhe per 6 muaj kur te liberalizohen vizat per shqiptaret,te hane nje M.. te madh greket megjithe ambasadat etyre
ksanthi
14 Maj 2009
viza per kete kategori njerzish jepeshin qe para shume vjetesh.kjo seshte gje e re.
NIKO
12 Maj 2009
KJO OSHT LOJ PER FUSHAT ELEKTORALE.
NUK OSHT HERA E PAR QE GREQIA PREMTON VIZA NE KEMBIM TE VOTES PER PBDNJ.


 
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari