Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Hapet mensë sociale nga françeskanët në Shkodër

Lexuar 114
Ajo që akoma nuk kishte arritë në kulturën tonë sociale ishte pikërisht mensa sociale, për t’ju ardhur në ndihmë, të gjithë atyre që nganjëherë apo edhe gjithëherë nuk arrijnë të ngopen me bukë dhe jetojnë me atë urinë që ju lexohet në sytë e tyre të trishtë.
Falë françeskanëve shkodranë me datë 20 prill 2017 hapet mensa sociale për të varfërit “Buka e Shna Ndout” duke ju afruar edhe më pranë të gjithë atyre që kanë nevoj dhe duke ju ofruar jo vetëm një pjatë të ngrohtë por edhe buzeqeshje dhe mbështetje njerëzore të gjithë atyre që ndihen vetëm dhe të përbuzuar në këtë botë, vetëm pse janë të varfër.
Ajo që spikat është pikërisht urdhëri françeskan në Shkodër që shpalos më së miri këtë kulturë duke ndërmarr një nismë të tillë jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme për kulturën sociale dhe normave morale qytetare shkodrane.
Duke i falenderuar dhe përgëzuar dhe padiskutim duke i mbështetur në këtë iniciativë kaq dinjitoze dhe humane e fretënve(françeskanëve) të Shkodrës, i uroj punë të mbarë në misionin e tyre fisnik dhe human.

Në një vend me kulturë të lashtë si Shkodra është e habitshme që shoqëria shkodrane laike nuk e sheh si pjesë të kulturës edhe mensën sociale që në botën perëndimore është tashmë normë dhe pjesë e strukturës sociale ky fenomen i domosdoshëm kultural dhe human.
Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/05/2017. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento