Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Gjysma e nxënësve dhunohen nga mësuesit

Lexuar 1135
Sistemi shkollor shqiptar nje rrezik per psiqiken e femijes.
Mësuesit e vendosin qetësinë në klasë me shkopin e gjeografisë. Që, në fakt është vetëm një nga mjetet ndihmëse të shkollës shqiptare, por që shërben jo vetëm për të treguar relievet dhe pozicionet gjeografike të një vendi, por edhe për “t’u mbyllur gojën nxënësve të padisiplinuar”. E nëse nuk të bën përshtypje as “paraleli” që të ka lënë në trup shkopi i gjeografisë, atëherë nisin kërcënimet me notën. Dhe jo pak, por mbi 50% e nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar në vendin tonë deklarojnë se mësuesit ushtrojnë dhunë sistematikisht mbi ta, që fillon me të bërtitura e të shara, e përfundon me goditje me sende të forta. Studimi i realizuar nga fondacioni “Mbroni fëmijët” jep shifra edhe më alarmante për zonat rurale. Ndërsa ata sugjerojnë vendosjen e një numri telefoni falas, ku nxënësit të denoncojnë mësuesit e dhunshëm dhe për çdo rast çështja t’u kalojë organeve të Drejtësisë.

Studimi
“Kush të do, të rreh”, – thotë një shprehje popullore shumë e përhapur në vendin tonë dhe që me sa duket mësuesit tanë e zbatojnë shumë mirë. Vetëm pak muaj pas një studimi të bërë nga UNICEF-i, një tjetër fondacion publikon shifra alarmante të dhunës nëpër institucionet tona arsimore, sipas të cilit nxënësit dhunohen sistematikisht nga mësuesit e tyre. Fondacioni “Mbroni fëmijët”, pas studimit të bërë në shkollat e 13 rretheve të vendit, citon se shkaqet e kësaj sjelljeje të dhunshme nga ata që në fakt duhet t’i mësojnë fëmijët se si të sillen, janë nga më të ndryshmet. Por, në krye të listës është mosbindja e nxënësit ndaj detyrave që i ka lënë mësuesi apo dhe bisedat e tyre gjatë orëve të mësimit. Gjithashtu, edhe ardhja me vonesë në shkollë, përtypja e çamçakëzit, mospërgatitja për orën e mësimit, mosveshja e uniformës së shkollës, mund të jetë shkak për dhunën e mësuesve. Në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në shkollë”, publikuar nga fondacioni “Save the children” (Mbroni fëmijët), thuhet se mësuesit nuk ngurrojnë të godasin fëmijët me të gjitha mënyrat. Më e shpeshtë është dhuna psikologjike, që nis me fyerje, të bërtitura, vlerësim me nota të ulëta dhe detyrim i nxënësit të qëndrojë në klasë pas mësimit. Ndërsa kur mësuesi përballet me rezistencën e nxënësit, ndaj tij ushtrohet dhunë fizike, që fillon me shkulje flokësh, veshësh, goditje me shpullë, madje edhe me grusht, shkelma e deri në sende të forta. Madje, kjo e fundit duket se është edhe forma më e përhapur e dhunës, pasi sipas të njëjtit raport, 38.2 % e nxënësve pohojnë se e kanë provuar së paku një herë goditjen me sende të forta në trup. Djemtë duket se janë më të prekur nga ndëshkimet, ndërsa vajzat më të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale. Fondacionet në mbrojtje të fëmijëve propozojnë vendosjen e një numri telefoni ku ata mund të denoncojnë falas rastet e dhunës nga mësuesit e tyre. Për çdo rast shkeljeje, çështja duhet t’i kalojë organeve të Drejtësisë.
Gazeta Shqip

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/05/2010. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry