Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist

Lexuar 3240
SHKODËR – Pas 27 vitesh kalvari të mundimshëm kërkimesh nga familjarët, gjenden në Shkodër eshtrat e dy ish-të burgosurve politikë, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.Të ekzekutuar nga regjimi komunist pas revoltës së 20 majit të vitit 1984 në burgun famëkeq të Qafë-Barit, vendndodhja e eshtrave të tyre kishte qenë mister për të afërmit gjatë gjithë këtyre viteve. Gjetja e eshtrave është bërë në një fushë të fshatit Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër, pranë vendit të quajtur Antena e Radio Shkodrës. Pas zbulimit të eshtrave, familjarët e të pushkatuarit të regjimit, Tom Ndoja, rrëfejnë se për ta kishte marrë fund kalvari i mundimshëm i kërkimit. “Të paktën do të ketë një varr për të”, shprehen ata të përlotur, por veç dhimbjes, janë edhe lot gëzimi. Të paktën mundimi i gjithë këtyre viteve mori fund dhe ata çuan në fund amanetin e lënë nga gjyshërit e tyre. Mësohet se u janë dashur tri ditë kërkime intensive, derisa është bërë e mundur që të zbulohen të groposura, rreth 1.5 metra thellë, eshtrat e dy të rinjve të pushkatuar, Sokol Sokoli nga zona e Dukagjinit të Shkodrës dhe të Tom Ndojës nga Lekbibaj i Tropojës. Eshtrat ndodheshin pikërisht në vendin ku dyshohej se ishin varrosur pas ekzekutimit. Vetëm pak metra me tej, familjarët e tyre kishin nisur kërkimet dy vite më parë, por ato kishin rezultuar pa sukses.

Sipas familjarëve të viktimave të regjimit, gjetja e eshtrave të njerëzve të tyre në fushën e Kuçit u bë e mundur falë bashkëpunimit të Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe të Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit kishte siguruar nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe një skicë, e cila kishte të përcaktuar vendin e ekzekutimit. Ka qenë vetë zv.ministri Avenir Peka, i cili ditën e enjte, me skicë në dorë, së bashku me përfaqësues të Institutit të të Përndjekurve Politikë, ka shkuar në vendin ku mendohej se ndodheshin eshtrat e të pushkatuarve Sokol Sokoli dhe të Tom Ndoja. Madje, sipas familjarëve, ka qenë zv.ministri Peka që i ka ndihmuar ata duke i udhëzuar gërmuesit me hartën në dorë se ku duhej të përqendrohen kërkimet e eshtrave. Gërmimi ka filluar pikërisht aty ku rreth 2 vite më parë ishin bërë kërkime, por pa sukses. Simon Ndoja, djali i xhaxhait të Tom Ndojës, tregon se “kemi 27 vite që i kemi kërkuar eshtrat e Tomës, por vetëm tani u bë e mundur t’i gjejmë ato.

Për ne sot është njësoj sikur t’i kishim gjallë. Të paktën ato që sot e tutje kanë një varr ku mund t’u vendosim lule apo t’i qajmë… Gjatë 27 viteve nuk kemi lënë vend pa kërkuar që nga Qafa e Barit, në Malin me Gropa e deri këtu në Shkodër, por nuk arritëm t’i gjenim. Jemi afruar me gërmime deri 2 metra larg vendit ku ndodheshin eshtrat”.  Kohët e fundit, nga persona të ndryshëm, sidomos nga miku i të gjitha familjeve të ish-përndjekurve në kampet e Spaçit dhe të Qafës së Barit, Bedri Blloshmi, si dhe nga Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë, dy familjet mësuan se Toma dhe Sokoli mund të ishin varrosur në Shkodër, në fshatin Kuç, pranë antenës së Radio Shkodrës. “Me anë të një skice që na e kishte sjellë vetë zv.ministri Avenir Peka, ne kemi që të enjten që gërmojmë dhe vetëm sot (dje), u bë e mundur që në një thellësi prej rreth 1.5 metrash t’i gjejmë eshtrat e Tomës dhe të Sokolit. Fati e deshi që pranë tyre të kishte një shishe nga ato të penicilinave të asaj kohe, ku ishte shkruar emri i Sokol Sokolit. Kjo na e lehtësoi akoma më shumë punën, pasi nuk kishte dyshim se eshtrat e gjetura u përkitnin atyre”, u shprehën familjarë të të pushkatuarit Sokol Sokoli.

 

Dënim me vdekje pas revoltës në burg më 20 maj 1984

Tom Ndoja u arrestua në vitin 1978, gjatë tentativës për t’u arratisur në ish-Jugosllavi. Sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandë ishin akuzat ndaj tij. Për të njëjtat akuza është arrestuar edhe Sokol Sokoli. Tradhtia ndaj atdheut dhe sabotimi ekonomik ishin të vetmet akuza që nuk përfitonin amnisti gjatë kohës së diktaturës. Ata u çuan në burgun e Qafë Barit, rreth 18 km larg qytetit të Pukës, midis grykave të maleve. Në të ishin 500 të burgosur politikë, të dënuar me mbi 25 vjet burg. Pas shumë vitesh torturash çnjerëzore, të dënuarit shpërthyen në revoltë më 20 maj 1984. Fatkeqësisht kjo revoltë përfundoi në tragjedi njerëzore. Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli ishte ndër organizatorët e revoltës. Kjo bëri që pas një gjyqi në Gjykatën e rrethit Pukë ata të dënoheshin me vdekje. Dëshmitar i asaj kohe është ish-i përndjekuri Bedri Blloshmi. “Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Ndue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Në kor, nga brenda rrethimit, erdhën thirrjet: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! Rroftë vendi i demokracisë! Rroftë Amerika!”, u shpreh Blloshmi. Gjykata e Pukës i dënoi me vdekje Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin. Ata u pushkatuan më 22 maj 1984 dhe u varrosën në një varr të përbashkët.

 

Dëshmitari i revoltës, Bedri Blloshmi: Isha me ta në burg

Bedri Blloshmi, që njëkohësisht është edhe vëllai i të pushkatuarit Vilson Blloshmi dhe një nga bashkëvuajtësit e të pushkatuarve në Qafën e Barit, tregon për ngjarjen e 20 majit 1984 dhe përfundimin tragjik të saj. Ai është arrestuar më 1 prill të vitit 1976, në qytetin e Librazhdit dhe është liruar nga burgu më 29 mars 1991. “Në vitin 1984, kur shpërtheu revolta e Qafë-Barit, kam qenë edhe unë në atë kamp. Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë. Ata punonin nëpër galeritë e minierës me tri turne, shfrytëzoheshin barbarisht nga drejtuesit e burgut, pa pikë mëshire. Sigurimi i Shtetit kishte futur oficerët e tij në burg si të dënuar për të kontrolluar dhe raportuar cilindo fatkeq që pëshpëriste ndonjë fjalë kundër regjimit komunist dhe për ta ridënuar atë fatzi, duke i futur lakuriq në birucë në dimrin e egër, ku temperaturat arrinin nën zero gradë. Me javë të tëra këta të dënuar ushqeheshin vetëm me një tas supë të prishur në ditë dhe me shkopin e gomës që nuk u ndahej para supës dhe pas saj. Pikërisht për shkak të këtyre torturave plasi revolta. Shumë prej tyre u vranë. Ata që arritën të shpëtonin u dënuan sërish me vdekje. Unë i njihja Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin”, shprehet Blloshmi.
Ridvan Dibra/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/05/2011. Filed under Krimet komuniste shqiptare,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

8 Responses to Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist

  1. Besim albrahimishi

    13/08/2014 at 10:54


    Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.Fate i madh qe larguan kete delenxhi kete te pabese ke te imoral nga puna Bedri Blloshmin shume i lig dhe i pandershem.

  2. n@yahoo.com

    26/06/2014 at 20:14


    Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.

  3. Bedri Injoranti

    26/06/2014 at 18:37


    Bedriu, eshte nje njeri shumë i pafytyre i pomoralshem, servil kalibri, nuk ka asnjë lloj burrërie vetem që ështe mashkull eshte i mbushur plotë me poshtersi.Do vetem qe te ngopi stomakun dhe eshte ne rregull. Te shet te serviloset qan kur ja do puna mashtron trillon shpif kurveron te perulet kur ka inters ka rene me koke poshte.Brenda muajt Korrik hiqet nga puna si Drejtor.

  4. Martini

    11/06/2014 at 17:14


    Nora Blloshmi gruaja e Bedriut e cila punon ne Kryeministri duhet te hetohet se ka mare pensionin e Nadire Blloshmit, rreth 13 vjet mbas vdekjes.Ndersa per Bedriun duhet te futet ne burg se dhe heren e pare per vjedhje ka rene se çfar politike mund te bente ky njeri qe as ne Librazhde nuk shkonte nga fshati.

  5. Bujari

    10/06/2014 at 19:41


    Zoti Gjelosh Prela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni Bedri Blloshmin,se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Gjeloshi eshte nga Tropoja

  6. Seitaj

    13/05/2014 at 16:27


    Zoti Ministri po punon vertet mire, por do ta pyesja per ate qe jo sa I do, por si ndihet kur ne krah per te mbrojtur te drejtat e te perndjekurve ka spiunin e vellait te tij si Drejtor Instituti , pra ;zoti BEDRI BLLOSHMI, I cili ka spiunuar poetet Genc Leka dhe VILSON BLLOSHMI ( vellai I tij ) dhe ne burg ka rene si hajdut e ka pseudonimin ” QYSQIA “, dhe qe mezi ka mbaruar 6 klase shkolle. A mundet ta pranoj kete fakt z. Veliaj pasi dhe vete nuk ka kaluar nga zyrat e Partise se Punes e cila na persekutoj gjithe jeten. z. Veliaj ndihmoji vertete te perndjekurit duke e larguar ate monster sidoms I njerezve te gjakut te tij.Vajza e Vilsoni Enerjeta Vilson Blloshmi nuk ka qene asnjeher e smure por ti Bedri ne marveshje me Dianen maman time ke bere shume ne kurrizin tim

  7. Martini

    21/02/2014 at 21:05


    Zoti Bedri keto dite ka shkruajtur ne Facebook Enerjeta Vilson Blloshmi qe jeton ne Itali se ju e derguat baban e saj Vilsonin drejte pushkatimit.

  8. arturi

    29/05/2011 at 13:04


    Një nga ngjarjet më të bujshme të Shqipërisë. Dy djem nga malet e Shkodrës dhe Tropojës dhanë jetën për demokraci dhe jo si një pjesë u vranë jo për demokraci, por për interesa të diktatutrës. Por këto familje të përsekutuarve duan që t’u hiqen dekoratat enverit dhe gjithë ish udhëheqjes që e gëzojnë dhe shesin mend me trimëritë e tyre kundër popullit.
    Si shpjegohet që Ridvan Dibra nuk ka shkruar emrin e hetuesave dhe prokurorëve që i ekzkekutuan me plumbë në ballë dhe i hodhën në gropën që vetë e hapën???
    Mos shkruarja e emrave nga Ridvan Dibra është një nga shërbimet më të mirë që i bën kriminelëve. Shoku i tij është shërbëtor besnik i komunizmit dhe ish sigurimit komunistë.