Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Gegnishtja nuk ashtë pronë e Klerikve Katolikë, Gegnishtja pasuni e kulturës shqiptare(II)

Lexuar 3571

Gjuha ShqipePjesa e II-të

Pasqyra e kontributit shkencor dhe politik për Shqipninë Prej vitit 59 mbas Krishtit deri në 6 shkurt 1967

Atdheu, Feja, Populli, Dija, Liria, Pavarsia dhe Drejtsia ishin Pronë e Klerit Katolik. “Shqipnia – Kombi i Biblës” Nanë Tereza” Nuk ka veprimtari kryesore kombëtare ku elementi katolik të mos ketë qenë në qendër të punës per Shqipninë…. “. Prof.Sami Repishti, “Nju Jork, 1997. Papa Gjon Pali II në Fjalimin e Tij Historik gjatë vizitës në vendin tonë, më 25 prill 1993 tha: “Historia nuk e ka njohë ende atë që ka ngjarë në Shqipni. Kështu, të dashtun shqiptarë, drama juej duhet t’i interesojë gjithë kontinentit europian ! Ashtë e domosdoshme që Europa të mos harrojë!”. Konteksti i porosisë ndaj Europës që ndodhi në Shqipni, ku e hodhi një popull në ferrin e gjenocidit sllavo-komunistë. Porosia e Papës duhet kuptue në planin e brendshëm, që sëpari shoqnia shqiptare me superstrukturën e saj të filloi nga vetvetja, ta njohi zyrtarishtë gjenocidin të ushtruem prej 47 vjetësh (1944-1991), që ende nuk dëshiron ta njohi de jure. Shteti me partitë e saj nuk ashtë e interesuem të shëndoshi viktimat shqiptare nga tmerri sllavo-amerikano-angleze-komuniste nëpërmjet venies së drejtsisë në vendin e saj. Atëhere vjen pyetja në planin e jashtëm; Kur do të vijë ajo kohë fatlume, që anglo-amerikanët ta njohin gjenocidin 50 vjeçar që ja ligjëruen Stalinit, vrasësit të miliona qytetarve rusë, kundra popullit shqiptar e në veçanti ndaj klerit katolik, në Jaltën e zezë të shkurtit 4-11 shkurtit 1945? Meshtarët katolike vunë bazat e kulturës në shekuj të kombit shqiptar etnikë Idea e trajtimit temës ashtë me evidentue punën e madhe e të pakursyem të klerikve katolikë dhe njerzve me besim katolik tuj u torturue egërsishtë nga sllavë-osmanë, prej ish jugosllavëve dhe Vendimeve të Jaltës 1945 të anglo-amerikanve-ruse deri në dhanien edhe të jetës për kulturën, për me e ba nuse Shqipninë sikur thoshte prof. Ernest Koliqi. Tema që trajtohet nuk e lejon të përmend klerikët islamo-ortodoksë e për këtë u kërkoj mirëkuptim dhe ndjesë për faktin se pesha ma e pabesë dhe e pashpirtë ra mbi klerikët katolikë! Pas 1908 vjetësh u masakrue Kultura Gege Dokumentat në gjuhën shqipe dhe të hueja janë të shumta që dëshmojnë se bazat dhe formimin e kulturës shqiptare i vunë klerikë të fesë katolike dhe jo regjimet despotike të Ahmet Zogut dhe të komunizmit. Ky faktë real përban krenarinë e kombit shqiptar pa dallim feje sepse kultura e identifikoi Shqipninë si vend i qytetruem në familjen europiane. Ajo i shërbeu kombit të shqiptarve etnikë padallim feje në përparimin e vetëdijes së kombit për liri, pamvarsi, dinjitetë dhe demokraci, por nuk ndodhi kështu. Xhelozia, urrejtja, smira, ligësia ndaj fesë dhe kulturës që dhuroi me bujari meshtarët katolike me kontributin e tyne prej një periudhe prej vitit 59 mbas Krishtit deri në 6 shkurt 1967(1908 vjet) një kombi të lashtë dhe nga të parët në Europë ishte shkaku nga ku drejtoi mësymjen barbare përmes ferrit të pushtuesve barbarë të shpellave aziatike; sllavë e osmanë edhe komunizmi nga ku shifnin rrezikun e identitetit frymëzues shqiptar e europianë. A mundet një shtetë i shprishun keqas nga osmanët dhe sllavët të zhbaji malin e kontributit 1908 vjeçare të klerikve katolikë në Shqipni? Vetëm mendjet skizofrenike të dehuna nga krimi i gjenocidit gjaksor mund ta mohojnë dhe ta mënjanojnë Malin 1908 vjeçar. Një kombë i ndritun nga vetëdija kombtare prej Besimit në Zot dhe Dijes përballon çdo stuhi pushtuesash nga zhdukja e kombësisë shqiptare sikurse i ndodhi historisë kombit shqiptar me reflektimin e saj. Ishte vetëdija katolike, ajo që e shpëtoi vendin e shqiponjave nga kthetrat e asimilimit, e shfarosjes nga harta e botës. Ende edhe sot në vjetin 2013 nuk e pranojnë kontributin e saj dhe nuk kërkojnë ndjesë shteti, akademia, klasa politike dhe organet e policisë e të sigurimit për gjenocidin fizik, djegien e kishave, dorëshkrimeve, grabitjen e bibliotekave nga profesorët dhe sllavët rusë e serbë. Mllefi i verbët i urrejtjes ndaj kolosëve të parë të dijes të kohës së pas Krishtit dhe kryeveprave botnore të meshtarve katolikë u konservue dhe u trashëgue në breza njerzish me fanatizëm të dhunshëm në të gjithë poret për afro 50 vjetë nga regjimi i komunizmit me në krye hoxhët, shehlerët, aliat, kapot, hazbiat, myftinjtë,….që për fatin e keq vazhdon duhma e saj edhe në vitin 2013 e nuk dihet se kur do të shfaroset kjo mortajë epidemike e kulturës antikatolike në trevat etnike shqiptare. Pasojat e barbarizmave komuniste u reflektuen kjartë prej vitit 1944 e deri në vjetin 1992. Për afro 50 vjet rrejshtë u krijue një sistemë i tanë politik-ideologjik-arsimor marksiste-staliniste në thelbë për ta çfarosë ketë vetëdije kombtare të arkitektve të Klerit Katolik, që kishte rrezatue në shekuj edhe në veprat e rilindasve tanë të mëdhenjë.

Imzot Niketë Dardani -Te Deum LaudamosArritjet kolosale të kulturës shqiptare nga Kleri katolik në shekuj

Muzikanti Ipeshkvi, Imzot, Niketë Dardani – “Te Deum Laudamos”. Muzikanti i parë shqiptar ashtë Niket Dardani, i njohun ndryshe si Niketa i Ramesianës. Ai ishte personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason. Imzot N. Dardani emnohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij ma e njohun ashtë himni “Te Deum Laudamos” (“Ty, o Zot, të lëvdojmë”), i përhapun në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkrue muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Sot pothuajse të gjithë studiuesit janë të një mendjeje se autori i tekstit dhe i muzikës së këtij himni të famshëm, që u bani ballë shekujve, ashtë Shenjti ilir, Niketa. Shën Niketa lindi rreth vitit 335 dhe vdiq pas vitit 414, ipeshkëv i Remesianës (sot Bela Palanka, pranë Nishit) nga viti 366. Ai jetoi në shekullin IV, pak a shumë në të njëjtën kohë me Shën Jeronimin. I njohun edhe me emnin “Shën Niketa i Dardanisë”, qe teolog, autor homelish, shkrimesh katekistike (me randsi, vepra De explanatione symboli), traktatesh e ka shumë mundësi, edhe i himnores së mirënjohun “Te Deum, laudeamus” – “Ty, o Zot, të lëvdojmë”. Të paktën që nga fillimi i shekullit të kaluem, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” – jam Dardan. Gjaku dhe dokumentat shndrisin në shekuj Kleri katolikë në trevat ku u folë shqipë punoi për arsimimin e fëmijve, për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës botnore duke rrezikue jetën para bizantve, osmanve, serbve, malazezve, maqedonsve dhe regjimit terrorist komunist. Ky kontributë nuk u njohë kurrë nga asnjë regjim prej 1912 e deri më sot 2013 dhe ende vazhdon kjo heshtje anmiqsore. Në kushte të tilla duhet prezantue shpesh listën e madhe të veprimtarisë të meshtarve katolikë të palodhun, të torturuem, të varun, të groposun në gropa gëlqeresh e kënetash e pa vorre për brezin e ri e të ardhshëm. Pa kontributin e tyne nuk do të ishte kjo Shqipni me besim në Zot, me ndërgjegjsim për kulturën e lirinë e kombit sotëm nën mvetësinë e saj si kombë i barabartë me të tjera në Europë. Për të pandreqshmit nihilista, paragjykuesa, ekstremista fetarë, akademika, ish kryeministra, ish presidenta, ish ministrat, të çmendun nga psikoza e urrejtjes ndaj dijetarve, atdhetarve, martirve me tesha meshtari katolikë, ishat që ishin hiçat, edhe pse u asgjësue historia e kulturës gege duhet theksue se gjaku dhe dokumentat shndrisin në shekuj. Nji pyetje duhet ta menojmë; Po sikur të mos ishin kleri katolik shqiptar – Si do të ishte Shqipnia sot???? Meshari i Teodor ShkodranitMonumenti me kryevepra shkencore i lamë në gjak të klerikve katolikë ndodhen të regjistrueme në arshivat e botës: – Të parët që e shkruan shqipen ishin priftërinjtë katolikë. Ashtë një faktë kjo që të parët që shkruan shqipen ishin priftërinjtë katolikë meqë kishin një kulturë të madhe perëndimore, të cilët i vunë në dispozicion të Shqipnisë. – Kontribute në gjuhësinë shqipe – Nga Arkivat e Vatikanit shkrimi ma i hershëm se “Meshari” i Buzukut asht i vjetit 1210. I gjithë dorëshkrimi asht autograf, i shkruem nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori ka firmosë vetë emnin e tij: Teodor Shkodrani (Priest Theodor Shkodrani writes the first book in Albanian by adapting Roman letters to the Albanian vernacular – Prifti Theodor Shkodrani shkruen librin e parë në gjuhën shqipe duke iu përshtatun shkronjat romake në gjuhën e folun shqipe. – “Formula e Pagëzimit”, e vitit 1462 ashtë Dokumenti i parë i shkruem në gjuhën shqipe, në gegnishte dhe latinisht me këto fjalë: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, e shkruem nga Imzot Pal Engjëlli, Kryepeshkopi i Durrësit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit Skënderbe. Në vitin 1504 u shkruejt “Rrethimi i Shkodrës” (De obsidione Scodrensi) në latinishtë nga Dom Marin Barleti dhe në anglisht për herë të parë në vitin 2012 si The Siege of Shkodra. Midis viteve 1508 dhe 1510 u shkruejt kryevepra ”Historia e Skandërbeut” nga Dom M.Barleti në latinisht dhe u përkthye në shqipë në vitin 1964. Më 5 janar të 1555 u shkruejtë Libri i parë shqyp “Meshari” nga Imzot Gjon Buzuku, ku në parathanien e “Mesharit” thotë se e ka shkrue këtë vepër në shqip “nga dashnia për gjuhën tonë”. “Fjalori i parë Latinisht – Shqyp” i vitit 1635 e Imzot Frang Bardhit. Fjalori i parë në llojin e vet “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe” i Imzot Pjetër Mazrekut(1584-16.. në italisht: Pietro Massarecchi, në latinisht: Petrus Massarecchius). Në vitin1636 u shkruejtë “Apologjia e Skënderbeut” i Imzot Frang Bardhit, themelues i leksikografisë e folkloristikës e si etnograf shqiptar. Imzot Pjetër Bogdani (1622-1689), shkrimtari më origjinali i letërsisë së hershme në Shqipëri, i njohun si autor i “Cuneus prophetarum” (Çeta e Profetëve), në 1685, proza e e parë e shkruem në gjuhën shqipe. Në vitin 1743 u shkruejtë nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi(Mons. Giov. Battista Niccolovich Casasi) kryevepra “ Doktrina e kërshten”. Më 1746 janë Pesë letra shqip të Jozefi Skiroit, ‘Arqipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik i Himarës në Arbëri’ . Viti 1836 shënon Fjalorin Onomastik të Dom Nikollë Gazullit, si themelues i Onomastikes shqiptare. Nga shtypshkronjat e para të ngritura nga Jezuitët në Shkodër që me 1870 kemi të parën gazetë shqiptare 1891. Veprat e klerikve katolike të mëdhenjë si Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazi, Lekë Matranga, Nikollë Keta dhe të tjerëve që i ndoqën, dëshmuen dukshëm lidhjen me vlerat e kombit shqiptar. Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një “Libër për me ‘u mësue shqyp”. Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa. Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë. Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin”Gramatika shqyp” e një rend librash tjerë edukativ. Prej vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla. Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52. Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa. Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë. Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit. Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë, në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M. Në këte kohë edhe në kuvend të fretënve të Rrubigut hapët një shkollë katundi. Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M. Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe. Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n’ Iballe një shkollë në gjuhë shqipe. Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi. Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër. Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue. Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë AustroHungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar. Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë pasë 17 shkolla katundit. Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri. Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura. Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit….. – Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1584: Shkolla e parë shqiptare themelue më 1584 nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë. Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit në vitin 1632 nga Imzot Gjon Kolesi. Në vitin 1638 Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë. Në vitin 1639 Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve. 1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder. Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza. 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane. Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër. 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta. Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare. Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore. Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare. Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’ u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe. Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza. N’ at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit. Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore. Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë. Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe. Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza. Malësorët e largtë s’ mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve. Kjo u realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’ atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje. Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe në 1927, në Nënshat. Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja. Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë. Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza. Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe në 1945 e mbylli plotsishtë nga diktatura dhe absurdi anglo-amerikane-sovjetike. Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”. – Personalitet e Kishës Katolike që dhanë mësim në Shkollat Shqiptare sipas Amik Kasaruhos ”Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe” ishin; At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet; At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë: At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare; Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog; At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar; At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore: At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet; At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist; At Justin Rrota (1889-1964), linguist; At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian; At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet; At Pal Dodaj (1880-1951) publicist; At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist; At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist; At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist; At Daniel Dajani (1916-1947), publicist. Shtypshkronjat Mjafton me thanë, se qyshë ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në Shqypni. Përmendët ajo e Obotit në vj.1493. Një mjegull aziatike na ndanë prej atyne kohve e gjatë robnisë kje shue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë që ia sollën të parat shtypshkronja vendit tonë. Në vj. 1871 Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana. Pesë vjet mbrapa botohët me te libri shqip i Don Engjëll Radojës “Dotrina e Kerscten”; në vj. 1881 “Gramatika për gjuhë shqype” e P. J. Jungg S. J., e në vj. 1892, “Vakinat e ligs herscme e t’ ligs ree”, të Don Pashko Babit. Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue ma shumë se 320 vepra të ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja. Në vj. 1909 Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një shtypshkronjë të re “Nikaj”, që botoi deri në vj. 1922 afër 52 vepra në gjuhë shqipe. Po me këte të Shkodrës me makina ma moderne çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vj. 2012 F.R). Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën ‘Taraboshi”. Në vj. 1916 Françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u botuen afer 112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim. Shkrimtarët e librat Për me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha zhvillimit të gjuhës e të kulturës, të shikohën librat e shkrimët e botueme e dorëshkrimet e ruejtuna nëpër biblioteka. Në ketë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra: Besimi, Morali, Gramatologjije, Letërature, Historie, Socjologjie, Didaktike, Filozofije,Shkencash positive, etj. Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se ndahën në shenjë për zotësi, janë edhe të lodhëshëm, pse, për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të kulturës e t’Atdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëm e gjuhët e hueja; kështu, që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të saktë e të plotësuem vëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat ma të njohtuna e me caktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ. Prej këtej mund të shihët se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s’ kishte me pasë asnjë shqipe, po t’u hiqëshin shkrimtarët katolikë deri n’ atë kohë d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani 1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbi shkolla, Kuvendi i Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po t’u hiqëshin edhe autorët jashta Shqipnije d.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. të cillët i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë. Leteratura e jonë mandej, s’ kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt pa gja, të materialit e të përparimit që ka sot, po t’ u hiqëshin 460 vepra të numërueme deri tashti, pa marrë parasyshë të përkohëshmet, e po t’u përjashtonin 136 shkrimtarë katolikë, prej të cillëve kjenë që morën pjesë në Kongres të Manastirit e në Komisjonin letrar të vj. 1916. Prej vj. 1555 deri në vj. 1700 njohim 12 vepra, e 9 autorë, Imzotë Buzuku, Imzot Bardhi, Imzot Budi, Imzot Bogdani, Dom Barleti, Tivarasi etj. Prej vj. 1700 deri në vj. 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër këta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. Gjon Kazazi etj. Prej vj. 1800 deri në vj. 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4 dorëshkrime. Ndahën në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM, që, i pari nisë e lëmon vjerrshat shqipe mbas metrikës moderne e, mundohët me shpirtë me interesue botën e qytetnueme për çeshtje shqiptare. Monografia e parë shqiptare asht ajo e Pashko Vasës “Shqypnia dhe Shqyptarët” 1879. Zef Jubani (i Ndok Hilës), i cilli n’ anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë shqipe e i përkthei në italisht. Pashko Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi me shkrue që ndër vjetët e para e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dije punoi, sa, mërrijti me ia mbushë mendën Abdull Hamidit t’i epte lejën me ngritë në vj. 1879, një shoqni letrare shqiptarësh mbrendë në Stambollë. Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me të tjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai ka parasyshë unitetin e kombit, dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi në kangën, që këndojmë edhe sot në poemën “E mjera Shqipni”: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni……….” D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vj. 1888 me i dhanë kombit libra shqip. Shkroi shumë ndër të përkohëshme e fletore; deri sot ka shkrue 12 vepra. Në vitin 1889 u shkruejt romani i parë: “Marçia” nga Dom Ndoc Nikaj, Mandej, janë për t’u përmendë: D. Engjëll Radoja, D. Pjetër Zarishi, P. Françesk Rossi da Montalto O. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tomë Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e tjerë shkrimtarë të rinjë, të cillëve u del zani në shekullin e XX. Duhët pasë parasyshë, se edhe andej detit, n’Itali, katolikët italo-shqiptarë tregojnë një dashni të posaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës e idesë kombëtare. Dallohën në shenjë ndër ata të herëshmitt: Lukë Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimësh të panumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e çashtje kombëtare; P. Anton Santori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë vjerrsha satirike; Zef Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët; Zef Camarda etj. Në vitin 1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”. Prej vj. 1900 deri në vj. 1912, pra, mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16 autorë. Dallohën, sidomos: P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen:”Lahuta e MaIcis” 1905; “Anxat e Parnasit” 1907; “Pika voeset” 1909 etj. deri në ditë të sotme gjithsejtë 17 vepra, të gjitha shqip e plot ndjesi kombëtare. Luigi Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le të përkohëshme pa e mbushë me artikuj të vet, s’ len shoqëni shqiptarësh pa marrë pjesë edhe ai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme. P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe, shkroi mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime. Ashtë poema “Sintezë” e At Bernardin Palajt( i Palajve të Shllakut), Në vitin 1925 ashtë vepra e parë në fushën e stilistikës ” Literatyra Shqype” e At Justin Rrotës. Në Shkodër u botua e para vepër albanologjike, e para Histori e Letërsise Shqype, e para vepër Enciklopedike. P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej gojës së popullit shka asht ma e bukur në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në tëpërkohëshmën “Albania” e, na la 7 vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Hylli-DritësPërveç këtyne, dallohën në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore: P. Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi, Kolë Thaçi etj. Prej vj. 1912 deri në vj. 1933 shkrimtarët shtohën e punojnë përherë e ma me zell. Kemi mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë. Kanë një randësi të posaçme: Dr. Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton; P. Vinçenc Prennushi O. F. M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme. P. Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra. P. Ndoc Saraçi S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle. Karl Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkëthen mirë 8 vepra. Ernest Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mërrinë me fitue një stil të rrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejtë tri vepra. Ma shumë dallohën gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi: P. Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, P. Anton Harapi O.F.M., Gaspër Beltoja, D. Lazër Shantoja, P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, P. Justin Rrota O.F.M., Kolë Kamsi, D. Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj.Një mjet tjetër për me botue e me e përhapë kulturën shqiptare e sidomos, për me edukue popullin dhe me e ba t’ aftë për indipëndencë, kjenë të përkohëshmët e fletorët e asaj kohe. Në vj. 1891 nisi me u botue në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme” prej Jezuitëve e përkohëshmja fetare “Elçia e Zemërs së Krishtit”, që njihët ma e vjetra. Në vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, në të cillën punoi ma shumë P. Anton M. Xanoni S. J. Në vj. 1912 xu fillë ndër Françeskanë një e përkohëshme tjetër fetare “Zani i Shna Ndout”, që përmban edhe shumë shkrime të bukura letrare. Në vj. 1913, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O.  F. M. fillon me u botue e përkohëshmja letrare-kulturore “Hylli i Dritës”, që mbas sa vuejtjesh ende vijon i pelqyem e i çmuem prej mbarë popullit shqiptar si edhe prej të huejsh. Nëpër te ju lëshue kushtrimi gjithë shqiptarëve për lavrim të gjuhës e për kërkim të drejtave të veta. Në vj 1917, nën drejtim të D. Ndre Zadejës doli në Shkodër, për tri vjet e përkohëshmja fetare “Zoja e Shkodrës”. Ne vj. 1921 nën drejtim të Z. Gaspër Mikelit doli në Shkodër e përkohëshmja arësimore “Shkolla e re”, që ma vonë nën tjerë emna, kje ba gati si organ i Ministrisë s’ Arsimit. Në vj. 1929, si organ i Shoqnisë L. E. K. A. të drejtueme prej Jezuitësh doli e përkohëshmja letrare- kulturore “L. E. K. A.”, fort e çmueme prej popullit.Katolikët s’ kjenë kursye me e çue zanin edhe jashta Shqipnije. Janë për t’u përmendë kryesisht Italo-Shqiptarët, si edhe shkrimtarët tonë ma të mirë, që bashpunuen në “Albania” të Bruxellës. Në vj. 1887, drejtue prej Jeronimde Radës, doli e përkohëshmja “Fiamuri i Arbërit”, 4 vjetë. Në vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e përkohëshmja mujore “Arbëri i rii”.Në vj. 1896, nën drejtim t’ Antonio Argondizzo doli fletoria “YIli i Arbëreshëvet”. Në vj. 1907 në Trieste, u botue e përkohëshmja “Dashamiri”, nën drejtim të Mati Logorecit. Përveç të përkohëshmëve janë edhe fletorët, që në mënyrë ma të shpejtë e ma popullore influencojnë me fuqi magnetike n’ opinjonin publik. Në vj. 1910, doli në Shkodër fletorja “Bashkimi”, kje thirrë edhe “Koha ” , deri në vj. 1913; mandej ndërroi emën e kje quejtë “Besa shqiptare”, deri në vj. 1924, nën drejtim të Don Ndoc Nikaj. Pat kundërshtime të mëdha kjo fletore edhe prej shqiptarëve, por trimnisht luftoi për indipëndencën tonë. Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, botoi fletorën “Taraboshi” në dy periudha të ndryshme. Kah mbarimi i vj. 1916, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. doli fletoria “Posta e Shqypnis”, përveç pjesës politike, ka shumë pjesë të bukura leterature shqipe. Në vj. 1923 del fletorja “Ora e Maleve” nën drejtim të grupit me atë emën.922 vjet robëri sllave + 432 vjet robëri osmane + 50 vjet robëri e Vendimeve të Jaltës anglo-amerikane-ruse. Doreshkrime dhe arkiva te vitit 1504Dorëshkrimet janë vepra të kryeme të dijetarve meshtarë, që i shkruenin nëpër streha malesh e shpellash prej përndjekjeve sllavo-osmane. Bizantët që e pushtuen Shqipninë për 922 vjetve nuk lejuen të shkruenin dhe as të mbanin në kishat e tyne asnjë dorëshkrim, përndryshe ushtrohej tortura deri në ekzekutim. Por nuk mund të pranohet absolutisht se penda e klerikve pushoi. Ata fshehurazi shkruenin në gjuhën latine mbi jetën dhe ngjarjet që ndodhnin në rrethinat e kishave ku shërbenin. E njejta gja ndodhi me Osmanët për afro 432 vjetësh pushtim, por pas afro 300 vjetësh pushtim e liberalizuen sadopak punën me shkrim të klerikve katolikë falë ndërhyrjes të Austrisë. Pas pushtimit komunist nga firma e Jaltës të 4-11 shkurt 1945 u kthye vendi i Arbërve një vend antidemokratik dhe shumë terrorist, i ndaluem për klerin katolik të vazhdonte punën e zellshme të dijetarve klerikë me ligjë e kushtetutë. shumica e dorëshkrimeve pas 1944 u grabitën nga ajo pjesë e intelektualëve shkodranë muslimanë pro komunizmit, që ma vonë morën tituj profesoralë dhe sot fëmijtë e tyne gëzojnë katedra universitetesh, tituj shkencorë dhe vazhdojnë si lektorë të urrejtjes ndaj klerit katolikë para studentve dhe ekraneve të televizorve edhe sot në 2013. në këtë plaçkitje u vërsdulëm me tërbim edhe serbët, malazezët dhe rusët, që me kamjona të mbushun me arkivat e dorëshkrimeve, librave, dokumentave kishtare shekullore të regjistrimit të banorve, ku pasqyrohej në shekuj veprimtaria shoqnore, demografike, kulturore, studimore, historike, shkencore etj. të klerit katolik të Shkodrës, që u panë nga shkodranët dhe banorët tuj kalue drejt Han i Hotit për në Podgoricë, Beogradë dhe duhet të kenë përfundue në Moskë. Kur i mbledhë vitet në bazë të kronikave historike duken të pabesueshm, por historia ashtë landa ma e saktë e njerzimit se i plasë hundve profesorve, doktorve, akademikve spekullatorë e manipuluesë antishqiptarë vetëm Fakte. Shoqënitë letrare: Idealistët e kombit, katolikët e njëmendtë, kuptonin mirëfillit, se asnjë hap i organizuem s’mund të bahëj, se asnjë program s’ mund të zbatohej pa dashni e pa lidhni me njani-tjetrin, prandej nisën me u bashkue si civila, si kler, përrreth ndonjë njeriut ma në shenj e ma me autoritet, kështu, dora-dorës, u formuen edhe shoqënitë në vendin tonë.Tue kenë se kultura merr zhvillim e s’ mund të përshihët veç me një program, shoqënitë kjenë formue me programe të ndryshme për një qellim të vetëm, që kje kultura e përparimi i vendit. Në vj. 1899 Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës,thëmeloi Shoqëninë “Bashkimi”, me program letrar. Në atë përfshihën njerëzit ma të zotët në lamën letrare e asajë do ti dihët alfabeti i sotëm. Botoi shumë vepra shqip, si “Fjalori i ri”. Entuzjazmoi e nxiti tjerët shqiptarë, me shprehë ndër shkrime të ndryshme dashninë për Atdhe e indipëndencë. Që prej vj. 1904, pat gati të thuesh si organ të vetin një kalendar të përvjetëshëm fort të bukur, me emën “Shqyptari”, për tri vjet. Kje çmue prej të gjithë atdhetarëve të vërtetë e kje përfaqësue në Kongres të Manastirit. Në vj. 1901 shumica e Ipeshkvijve, në bashkëpunim me Don Ndre Mjedjën, ngritën Shoqëninë “Agimi”, edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet në vedi e shtypi disa libra. U dha shkas shumë dikutimëve të çeshtjëve gjuhësore. Kje përfaqësue edhe kjo në Kongres të Manastirit. 1902 SHKOLLA E FRETENVE ME DREJTOR AT GJ FISHTEN VEN GJUHEN SHQIPE Në vj. 1907 kje ngritë ndër Jezuit një shoqëni “Vepra Pijore”, me gjetë mjetët për botim të librave shqip. I vjefti shumë leteraturës shqipe me ma shumë se 40 vepra të ndryshme . 1908 NE MANASTIR AT GJ FISHTA SHPALLE ALFABETIN SHQIP TE KRIJUEM PREJ TIJ. Aty ishte edhe Dom Ndre Mjeda me Variantin e vet të Alfabetit Shqipë. Në vj. 1911, me 22 Kallnor, kje formue një shoqëni letrare me emën “Klubi Gjuha Shqipe”. NE 1913 HYLLI I DRITES REVISTA MA PRESTIGJOZE SHQIPTARE ME DREJTOR AFISHTEN… Në vj. 1924, për me shue sidomos analfabetizmin në vendin tonë kje formue shoqënija “Lidhja e Mësuesave Katolikë”. Në 1929 prej ish-nxanësve të Jezuitëve kje ngritë Shoqënia L. E. K. A. me program letrar-kulturor, që vijon në botim t’ organit të përmuejshëm “Leka”. Banda e Parë; Në vj. 1918 thëmelohët në Shkodër shoqnija “Rozafat”, me program muzikor-artistik; mërrijti me trajtue një orkestër e, në 1923, organizoi ma të parën ekspozitë pikturash kombëtare. Në vj. 1919 prej disa djelmoçave idealistë kje thëmelue shoqënija “Bogdani”, me program muzikor-dramatik. Formoi një ndër bandat muzikore ma të plotësuemët e Shkodrës e çfaqi me zotësi të rrallë drama të ndryshme. Në salon të shoqënisë kjenë mbajtë edhe disa konferenca çeshtjësh shoqënore si edhe akademi. Mbasi ra rasa me folë përmbi shoqënitë, që u morën me muzikë, nuk asht jashta vendit me cekë, se ky art mori shkas në Shqipni të Veriut dhe u zhvillue vetëm prej elementit katolik. P. Tomë Marcozzi de Rapino O.F.M. kje i pari që formoi në Shkodër një bandë Muzikore private. Në vj. 1882 n’oborr të Kishës Kathedrale ushtuan për të parën herë burijat, që kjenë lajmëtaret e kohve ma të mira, që do të vinin në Shqipni. Kush mundët me ia paraqitë vedit gëzimin, që ndjeu n’at rasë populli katolik, që ndrydhë nën robni, s’ kishte pse këndonte? Ajo bandë për çdo të dielë e për të gjitha të kremtët, filloi me kënaqë gjithkendin e, kje një fuqi e re, qi e shtyni popullin kah lavrimi i artit të muzikës. Në vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mërrijti me formue në Shkodër ma të plotësuemën orkestër e ma të mirin kor në vj. 1922. Me nëxanësa të vogjël shkollët ngriti një bandë të kompletueme me 42 vegla e me uniformë, një punë kjo që mbrekulloi mbarë popullin e Shkodrës, që e shikonte me simpati. Kjo bandë vijoi deri në vj.1924. Rishtas kje ngritë në vj. 1930, e në konkurs bandistik-teatral, që kje ba në Tiranë prej Ministrisë s’ Arësimit me 8 X-1930, fitoi çmimin e parë. Të parët ishin Frano Ndoja, At Martin Gjoka e At Filip Mazrreku, Zef Kurti, Prenkë Jakova etj. Vepra tjera kulturore Të huejtë, sa herë kanë pasë rasë me ardhë në Shqipni, jo vetëm në kohë të pushtimit otoman, por edhe ndër ditët tona, kanë vu re me andje ndër katolikë ndërtesa e Kisha të ndërtueme mbas arkitekture. Të thuesh vetëm këto kanë tregue të prirunit kah bukuria e kah estetika dhe, i kanë lanë nderë vendit. Mjeshtritë e ndryshme, prej të cillave, gjithkush e di se rrjedhë përparimi ekonomik i vendit, kjenë përftue e lavrue prej elementit katolik. Ndër ta ke gjetë farmacistë, rrobaqepës të mirë, këpuctarë, marangoza, farkëtarë, argjentarë, llastërtarë, tregëtarë e sa të tjera. Ndër ne u mësue me çmue arkeologjinë e me ia ruejtë Atdheut vjetërsitë e mijra vjetëve. Jezuitët për zhvillimin e mësimëve që ndër vjetët e para të shkollave të veta patën formue një kabinet fizike e sidomos një muze, që për sasi të sendëve të mledhuna mund të njehët ende ma i bukri e ma i rregulluemi në Shqipni. Françeskanët në tjetrën anë, përveç muzeut të vogël, në këto vjetët e fundit mërrijtën me thëmelue njëfarë pinakoteke të bukur me disa piktura të vjetra. Por, ai që e pat ma për zemër arkeologjinë e vendit tonë, kje padyshim P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M., i cilli, që ndër vjetët e para të zyrës se vet, kje mundue me kërkue vetë e me nxitë edhe tjerët, për me i ruejtë e me i mbledhë vjetërsitë e vendit. Shkroi sa herësh mbi këte subjekt e shtyni deri edhe funksjonarët e naltë të Shtetit, me formue komisjone të ndryshme për ketë qellim; punë kjo që tregon një ndjesi fort delikate për përparim të vendit. Muzeu i Françeskanve: (At Gj Fishta e At Shtjefen Gjecovi) dhe Muzeu i Jezuiteve (at Zef Valentini, Fra Sala): Qe u grabiten mbas 1946 nga komunistet… Teatri i Jezuitve dhe i Fretenve… Janë po kështu të parat shfaqja e parë teatrore brenda në Kishë që hapi të parin sipar të teatrit shqiptare ” Nata e Këshnellave” e Leonardo De Martino në 24 dhjetor 1880 në gjuhën shqipe, një dramë baritore. Fillojnë me luejtë teatrin me vepra të shkrimtareve me za europian. dhe vazhdojnë me At Fishten, Dom Ndre Zadejen, Dom Ndre Mjeden… Në vj. 1890 Jezuitët ndreqën një salon të madh e të bukur, ku çfaqën drama të ndryshme, u ndanë çmime me ma të madhin lulëzim, mbajtën disa here konferenca për dobi shoqnore. Që në vitët ma të para çfaqëshin prej bijave shkodrane drame e argëtime, rrëthue prej dritës së ndritëshme të nderës e të njerëzisë. Simbas kohët edhe shkol1at femnore u përmirësuen. Kontributi i meshtarve dhe murgeshave në fushën e humanizmit Në vj. 1885 Jezuitët për me u vjeftë edhe atyne qi s’mujshin me ndjekë shkollën, thëmeluen një “Oratorium”, ku, përveç argëtimit kishin edhe mësim fetar. Në vj. 1889 kje thëmelue ndër Jezuitë shoqënia bamirëse “Rrethi i Sh’Jozefit”, e kishte për program me mbledhë lëmoshë per me u pague qiranë e shtëpisë të vorfënve. Deri në 1916, u ndau lëmoshë afër 50.000 Krs. Më 28.6.1897 – Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas. Flija n’ideal të katolikut mërrinë deri në heroizëm. Për të mirë të vendit, simbas fuqive e mjetëve, s’ u kursye asgja. Durimi e dashtnija, pasqyrohën fort bukur ndër fëmijë të njomë, të mledhun ndër azile a strehë foshnjore.¨ Në vj. 1897, në kuvend të françeskanëve kje thëmelue “Buka e Shna Ndout”, një vepër bamirësije, që mund të thirrët ma e frytëshmja në vendin tonë. Për çdo të Marte u ndahët buka pa ndryshim besimi ma shumë se 200 vetëve; u epet lëmoshë mujore sa familjëve të vorfna e thahën sa lot. Lëmosha, që shpërndahët çdo vjetë, asht përnjëmend e bindëshme, pse mërrinë deri në 24-25.000 Krs. Jashta kësajë shume, prej vj. 1902 e deri në vj. 1912, u kje dhanë ndër shkolla të fretënve ma shumë se 60 të vorfënve bukë, supë e tesha. Në vj. 1898, me 3 Tetor, Motrat Servite hapin dyertë e kuvendit të vet në Shkodër për një azil; e kaq mirë e rregullojnë dhe e mbajnë, sa me u çuditë të huejtë për té. Në vj. 1898 ase ndonjë vjetë përpara, gjejmë në Kallmet një “Ambulatorium”, të mbajtun prej Motrave të Mëshirës, ku, mjekohej katundarija e merrëshin ilaçët pa pare. Hapja e Strehimore së jetimve në Shkodër në vitin 1903 nga Austriakët. ” Ne vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i suellen syt kah ma te mjeruemt e popullit, kah pleqt e plakat e metuna e te vorfna e me nji durim e me nji dashtni heroike i mlodhen ne nji shpi, qi kje thirre “Streha e pleqve”. E mbajten ket veper te mshirshme deri ne vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine. Ne vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndime t’ ItaIis nji orfanatrof per varza jetime, tuj i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanatrof vijoi deli me 24 Prill te ksaje vjete. Shi ne ket vjete (1907) edhe Schulbriider-t me ndime t’ Austro- H ungeris hapen nji orfanotrof per djelm, te cillin e mbajten fort mire deri ne vj. 1916. Në vj. 1914 Motrat Salezjane, i gjejmë se shërbejnë në spitalin “Iolanda”,i hapun prej Italisë. Mbas një kohe e vijojnë këte në vj. 1928 e tektej. 1916 atehere d. m.th. kur per rrethana politike ju u desht me e lane Shkodern e vijuen at veper per tri vjet rresht Motrat Stigmatine. Ne vj. 1920 kje hape prej Etenve Jezuit “Orfanatrofi i zemers se Krishtit” per djelm, veper qi gzoi deri ne Prill te ksaje vjete afer 40 jetimash. E mbajtën këtë deri në vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine. Edhe me 1920 Motrat Stigmatine nisin me i afrue fëmijët e lagjëve të largëta të qytetit në një azil, që e çilën në Rus. Në vj. 1921 Motrat Stigmatine hapën në Shkodër një konvikt për vajza me afër 72 vende. Kje levdue e çmue prej të gjitha anëve të Shqipnisë, deri prindët me besime të ndryshme çuen bijat e veta n’ at vend plot shpresë, madje, edhe me bursa të veta. Ajo ndjesi e ambël, qi zhdukë egoizmin, tue na përkulë para mjerimëve të vëllazënve tonë pandryshim besimi, nuk asht thjeshtë prej natyrët, por prej besimit kristjan, që shprehët me fjalën Charitas. Ky virtyt na nalton para mbarë njerëzimit porsi idealista të vërtetë. Bota liberale e ndien influksin e kësaj vepre vigane, por s’do me e njohtë kavinë, prandej e pagëzon me f]alën filantropi. Katoliçizmi diti me përftue në mënyrë të ndryshme vepra filantropike. Në vj. 1924 nisi një tjetër vepër bamirësije. N’ at vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th. në burg të Shkodrës, kje një rreze drite, një shkas paqe e dashnije. Françeskanët e kanë marrë mbi vedi me i sherbye atyne të shkretëve, e përveç kujdesit fetar, ndër të kremte ma të mëdha, nëpër të nxitun të tyne mblidhën lëmoshë, që shpesh kapën deri në 3.000 Krs. E, të burgosunve pa ndryshim besimi u bahët bukë, djathë, vezë, duhan, rroba etj.

Meshtarë me armë në dorë në mbrojtje të lirisë të Atdheut në shekuj Kur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër) iu drejtue Myftiut të Hasit: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé”.

Kleri Katolik Shqiptar që ishte ndër Ato Malësi kishte arrijtë deri aty sa me deklarue se: “Në kjoftë se turqit përpiqeshin me depertue ndër rrethet kishtare malore, ata do të kryesonin rezistencën me Kryq në dorë.” (The Times, Wednesday, May 10, 1911.) Libri i Dede Gjo’ Lulit – Fritz Radovani. Dy meshtarë, prijës fitimtarë të Rrethimit të I-rë të Shkodrës 1474 Në vjetin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pamuejtë me e shtie në dorë. Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e përgjithshëme nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte pru nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë që thuhet se qysh atëherë i mbet ky emën. Më 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, tue pa madhninë, bukurinë dhe qendresën heroike të të qarkuemve, tha këto fjalë: “Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet”. Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Imzot Ernest M. Çoba (Historia e Shkodrës) Imzot Pjetër Budi 1621-Imzot Pjetër Budi organizon një kryengritje kundër Turqisë ku marrin pjesë 300.000 vetë. ”Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, nësa Turqia ishte e xanë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin tue përcaktue edhe numrin e luftarëve që përmblidheshin në 30.000 vet, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se asht marrë vesh me krenët e vendit, myslimanë e të krishtenë. Pesë herë shkoi në Romë, për t’i kja hallin Shqipënisë dhe me kërkue ndihmë, po t’mos ishte vdekja e papritun, qe mbytë në Dri në vitin 1623, ndoshta Shqipnia do të ishte shkëputë që asokohe nga zgjedha turke.” Imzot Ernest M. Çoba (Historia e Shkodrës). At Matéa(Mati) Prennushi O.F.M. ”At Dioniz Maka më tregonte më 14 prill 1995: “Kur turqit, në agoninë e tatpjetës, mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrje për përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, një ditë të dielë mbas meshet, At Matéa çveshi teshat e meshës e u tha besimtarëve me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe iu drejtue të pranishëmëve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: – Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhë mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmit turk, që don me zharitë vëllaznit tonë!….. Mbas rrethimit të Shkodrës, në 1913, kapet nga forcat e Malit të Zi dhe dënohet me varje në litar. Ai nuk i frigohet vdekjes dhe kur gjykatësi i thotë se “do të varim në litarin që ké në brez, At Matéa i pergjegjet: “Ua dij për nder me më varë në konopin tem, mbasi me siguri litari em ka me ma falë jetën!” Edhe aty gjenë rasen me tregue besimin tek litari i Fratit…I falet jeta nga Krajl Nikolla mbasi  nderhyn miku i Tij At Gjergj Fishta. Kthehet në Shqipni, po asht kundershtar i shitjes së Trojeve Shqiptare nga Ahmet Zogu. Në vitin 1927 asht në burg dhe e pret pushkatimi me kryengritësit e Veriut. I falet jeta nga Zogu, me nderhymje të Provinçialit At Pal Dodaj, që kishte shpetue Zogun në Rubik…. Një ditë erdhi i lamë në gjak, se i kishte ra ballit me një hekur krimineli Nesti Kopali…Për këte arsye këtij grupi gjyqi i asht ba me dyer të mbylluna në janarin 1948, ku gjykatësi Misto Bllaci i dha “dënimin me vdekje me pushkatim”. Asht ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 5, në Zallin e Kirit në Shkodër e as sot nuk dihet vorri me Eshtnat e Tij.” Fritz Rdovani – At Çiprian Nika ”Në mendimet politike asht i kjartë dhe i vëndosun aqsa, në vitin 1926 merr pjesë në kryengritjen kundër monarkisë me fshatarët e krahinës së vet, tue u rreshtue ndër male me malësorë. Vendimi u ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 05.00 në mëngjez pranë vorreve të Rëmajit, në Zallin e Kirit në Shkoder.” Fritz Radovani Mori pjesë në kryengritjen e Malsisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911 ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar. Meshtarë të dënuem për Dashninë e Kosovës nga komunizmi Meshtarët katolikë dashruen atdhenë dhe fenë, por atdheu ishte tokat etnike, aty ku flitej shqip. Ata që e deklaruen hapun nëpër hetuesina u ndëshkuen me vdekje. E pabesueshme ashtë për kosovarët, por faktet kryeforta dëshmojnë ketë të vërtetë. E për ketë duhet me e ditë edhe Kosova se si flijuen jetën për Kosovën e shtypun, e tradhtuem nga serbë-malazeze dhe nga diktatori i Shqipnisë edhe italiani meshtar që e deshti aq fortë Kosovën. AT Bernard Llupi VRITET NE PRIZREN ME GRUPIN E QUEJTUN “KATOLICKESKAJA BANDA” me 15 Nandor 1946… Padër Giovani Fausti ishte nga Breschia e Italisë Në hetuesinë pohon Pjetër Gjoka: E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo:“Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”. Bash për ketë deklarim u ndëshkue për vdekje meshtari italian. Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë): “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për: Padër Giovani Fausti ishte nga Breschia e Italisë,..Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v. Disa dijetarë klerikë katolikë dhe ish studenta të shkollave jezuite dhe françeskane të pas Luftës Dytë Botnore …..disa nga intelektualet e sotëm shkodranë të periudhës së mbas Luftës së Dytë Botnore e deri në ditët e sotme. Po fillojmë me perkthyesit e mëdhenj, prof. Gjon Shllaku, prof. Henrik Laca, prof.Pashko Gjeci, Frano Alkaj, prof. Ernest Koliqi, akademik, Injac Zamputti(nanën prej Shllakut e babën italian), Nikolle Daka, Mark Dema, Ferdinand Leka, Zef Simoni e te tjere ma të ri që banë aq bukur me folë shqip Homerin e Danten, Gëten e mjaft kryevepra të letërsise botnore., personalitete keto që i blatuen kultures kombetare aq shumë vlera shkencore albanologjike, gjuhesore, etnografike, arkeologjike, historike, bibliografike, muzeale e çfarë jo tjeter………… At Marin Beçikemit, At Donat Kurti, Luigj Gurakuqi, Marin Sirdani, At Justin Rrota, Gjon Sinishta, Vitor Vola, Stefë Curani, Rrok Zojzi, prof.Kolë Ashta, Nikollë Mazrreku, Gasper Gurakuqi, Anton Logoreci, Luigj Marleka, Injac Zamputi, prof. Luigj Benusi, prof. Pjetër Radovani,…. Në letërsi  Disa prej personaliteteve shkodrane te letersise e arteve, të së shkuemes pa të cilet nuk mund të kishte histori shqiptare letersie, arti e kulture ; shkrimtaret At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Dom Ndoc Nikaj, Dom Ndre Zadeja, At Anton Harapi, Imzot Vinçens Prennushi, Hilë Mosi, Gasper Pali, profesor Benedikt Dema, Dom Lazer Shantoja, Zef Zorba,.. “Imzot Lazër Mjedën, meshtar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqërive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe; Kontributi diplomatik i meshtarve për Moslejimin e Coptimit të Shqipnisë në Korçë e Gjinokastër Imzot Luigj Bumçi porsa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Paris, ishte i pari që protestoi tek Presidenti Willson për krimet që po kryenin serbët mbi popullsinë Shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës, Gucisë dhe i dorëzoi Atij listën me emnat e viktimave në krahinën e Rugovës. Ai ishte i pari politikan Shqiptar që mendoi se trupat amerikane janë ata që mundën me shpejtue çlirimin e Tokave Shqiptare të Kosovës nga Serbia, prandej edhe i kërkoi Willson hymjen e trupave amerikane në këte zonë. Imzot Bumçi ishte i pari strateg “profet”, që parashikoi pikërisht até që do të ngjante në Kosovë gati 80 vjet ma vonë, në vitin 1999.” Fritz Radovani – Imzot Luigj Bumçi shpëtoi me Papën duke ndërhy tek presidenti amerikan Uillson për Korçën dhe Gjinokastrën që deshti me i pushtue Greqia. – Imzot Prengë Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqërisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike; Mosnjohja e letërsisë shqipe në gegnishte “…..sot 70% e letërsisë shqipe e shkrueme në Gjuhën Gegënishte, nuk njihet fare nga intelektualët dhe brezi i ri, ndonse gjoja kanë mbarue edhe shkolla të nalta, por tue mos harrue se këto shkolla i kanë përfundue me librat e botuem nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të mbytun fund e krye me rrena, mashtrime dhe me ideologjinë antiatdhetare marksiste – leniniste…. Fritz Radovani “Kur Gegët do të ndiejnë veten N’Atdheun e vet?!” Pershndetje Konferencёs shkencore me temё “Gegnishtja sot…” Melbourne, 19 Dhjetor 2011. Pjetër Bogdani(1625-1689), ipeshkvi i Shkodrës dhe arqipeshkvi i Shkupit më 1667 vdiq i sëmurë në Prizren dhe dëshira e tij e shprehun dikur u ba realitet. ”Ah, sikur të kisha një kandil të ndezun e të ndriçoja atë tokë të vorfën të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip”. Padrejtsishtë u akuzue dhe ende vazhdon kjo kulturë vlersimi komunistë, ateistë ndaj Kishës Katolike sikur ishte shërbtorja e fashizmit. Gja që s’ashtë e vërtetë pasi e dëshmon nji faktë si kjo: ”Fashistët nuk përkrahën Klerin Katolik se ishte kundër pushtimit fashist. Fashizmi u përkrahë nga krerët islamik të Shkodrës dhe investoi në ndërtimin e vetëm të një xhamia dhe asnji Kishe Katolike.” VEPRA TE BAZAVE TE DREJTESISE SHQIPTARE … ku kemi vlera të tjera unike shqiptare si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ai organizim i përkryem i shoqënisë së kohës, Eposin madhështor të Kreshnikëve.

Vazhdon





Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E diel, më dt. 17.II.2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/03/2014. Filed under Gjuha Shqipe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Gegnishtja nuk ashtë pronë e Klerikve Katolikë, Gegnishtja pasuni e kulturës shqiptare(II)

  1. ARMAN

    13/05/2014 at 18:45


    GJERGJ KASTRIOTI ESHT LUFTETAR

Komento