"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderator: Laert
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
ANATOMIA E NJERIUT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ANATOMIA E NJERIUT, Posted 11 Qershor 2009, 01:46
SKELETI I NJERIUT

Imazh

Skeleti është një strukturë e brendshme kockash që mban trupin e një organizmi kurrizor. Rreth 25% e peshës së njeriut e zënë kockat dhe gjysma e 206 kockave të trupit gjenden në duar dhe këmbë.

- DORA
Dora - është pjesë e trupit të njeriut e cila i është e ngjitur në pjesën e poshtme të krahut. Dora në vete përmban pëllëmbën dhe pesë gishtat të cilët njihen si gishtat e dorës. Njeriu ka dy duar edhe atë dorën e majt dhe të djatht.

Dora e njeriut ka pesë gishta

Gishti i madh
Gishti tregues
Gishti i mësem
Gishti i unazës
Gishti i vogël

DORA E NJERIUT

Imazh

Tabela e përmbajtjeve
1 Kockat
2 Skeleti i njeriut

1. KOCKAT

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla - ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta.Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi.

2 SKELETI I NJERIUT

Skeleti i njeriut
1.1 Eshtrat
1.2 Kyçet
1.3 Kafka
1.3.1 Nofulla
1.4 Vertebra
1.5 Kafazi i kraharorit
1.6 Gjymtyrët e sipërme
1,6,1 Shpatulla
1.6.2 Krahu
1.6.3 Parakrahu
1.6.4 Gishtat e dorës
1.7 Gjymtyrët e poshtme
1.7.1 Legeni
1.7.2 Kofsha ( Femuri ) e njeriut
1.7.3 Gjuri i njeriut
1.7.4 Gishtat e këmbës


Imazh


Imazh



DORA

Imazh
Eshtrat e dorës përbëhen prej:

Gishtat e dorës të njeriut

8 eshtra karpale (carpus) dhe që radhiten në dy rradhë me nga 4 eshtra5 eshtra metakarpale (metakarpus) që përbëjn shputën dhe njëkohësisht dorëneshtrat e gishtave (phalanges) që janë 14 duke pasur parasysh se gishti i madh ka 2 eshtra.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ANATOMIA E NJERIUT, Posted 11 Qershor 2009, 02:00
ESHTRAT E NJERIUT

Eshtrat si një sistem së bashku me eshtrat e tjera të sistemit skeletor ndërtojnë skeletin e njeriut. Eshtrat janë materie organike ndërtohen prej indit eshtëror në hapësirat mes qelizave eshtërore.

NDERTIMI I NJE ASHTI

Imazh

Ndërtimi i eshtrave

1.1 Qeliza dhe indet kockore
2 Rritja dhe përtrirja e eshtrave
3 Koha që të krijohen eshtrat
[qender]Imazh


Ndërtimi i eshtrave
Janë të ndërtuara nga : inde(Indi është lidhje apo bashkim qelizash të njëllojta, që formojnë një pjesë të caktuar në organizmin e bimëve ose të frymorëve dhe që kryejnë të njëjtin funksion.) kockore (qeliza kockore), kripëra (kalciumi, fosfori), që të jenë të forta të cilat shtresohen vazhdimisht, proteinë (kolagjen) që të jenë elastike. Eshtrat kanë edhe një tjetër karakteristik d.m.th posedojnë inde për qarkullimin e gjakut, enë limfatike dhe fije nervore.
Qeliza dhe indet kockore
Qelizat të cilat prodhojnë eshtra quhen osteoblasete, më para këto qeliza kanë prodhuar substanca të cilat quhen materie ndërqelizore dhe është i vendosur në mes të qelizave ku ka sasi të madhe kologjeni. Materiali ndërqelizor posedon grupe qelizash të forta të quajtura osteocite. Osteocitet janë qeliza të gjalla por nuk japin ind të ri ashtëror. Ka dhe disa qeliza të tjera të cilat quhen osteoklaste të cilat janë përgjegjëse për resorbimin dhe ndërtimin e ashtit. Eshtrat në qendër të ashtit posedojnë zbraztirën e cila është diafiza dhe dy skajet jo të rregullta epifiza.
Ka dy lloje të indit ashtëror : Njëri është lloj i vërtet ose asht kompakt (kocka e fortë). Ky lloj ashti merr pjesë në ndërtimin e eshtrave të gjata dhe pjesën sipërfaqësore të eshtrave tjera.
Lloji tjetër I ashtit është indi sungjeror ku ka hapësira të zbrazta në krahasim me llojin e vërtet.
Eshtrat kanë dy lloje të palcës : palca e kuqe e cila gjendet në skaje të eshtrave të gjata dhe te eshtrat e tjera më të vogla gjendet në mes që krijojnë qelizat e kuqe të gjakut, palca e verdh e cila gjendet në mes të eshtrave të gjata në hapsirën e përbërë prej qelizave yndyrore.
Mbështjellsi i brendshëm i cili mbulon pjesën e ku ndodhet palca quhet endosterum, e cila ndihmon në rritjen dhe përtrirjen e indit ashtëror. Eshtrat nga jasht janë të mbështjellura me periost me përjashtim të mollëzave (epifiza).
Në pjesën e brendshme të ketij mbështjellësi ka osteoblaste të cilat janë të pazëvendësueshme për krijimin e ashtit, jo vetëm gjat rritjes por edhe gjatë fatkeqësive kur thyhet ashti. Enët e gjakut dhe limfatike në shtresën e periostit kanë rolin e furnizimit me ushqim ashtin, ndësa fijet nervore nevojiten atëherë kur ashti është i thyer.
Rritja dhe përtrirja e eshtrave
Ashtrimi i indeve kërcore fillon prej mezit dhe vazhdon nga skajet e ashtit. Dhe në këtë mënyrë eshtrat e gjata vazhdimisht rriten në gjatësi. Ky proces zgjat prej moshës 13-20 vjet atëherë kur ndërpritet edhe zgjatja e eshtrave. Eshtrat tek të rinjtë e sidomos te fëmijët janë më elastik për shkak sepse kanë sasi më të madhe të kërces dhe mund të përtërihen më shpejt, gjatë mplakjes është më e dobët përtërija e eshtrave (indit ashtëror) në të gjitha llojet e trupit të ashtit. Si rezultat i kësaj eshtrat shumë dobësohen dhe janë më të thyeshëm. Me mplakje gjithashtu mundet të zvogëlohet aftësia për krijimin e proteinave bazë ku shtresohen kryprat e kalciumit.
Koha që të krijohen eshtrat
Eshtrat në përgjithësi kanë një kohë të caktuar për kalimin nga kërca në asht dhe këtë kohë mund ta quajmë si ashtrim (eshtrim). Ky proces fillon prej në embrion në muajin e 3, gjat lindjes mund të shihen më shumë eshtra, eshtrat e gjata fillojnë të ashtrohen (osifikohen) në mezin e trupit. Pas lindjes ashtrimi (osifikimi) sekondar dhe qendra e tyre gjendet në skaje të eshtrave.
Gjat 12 viteve të para të jetës ashtrimi kryhet në pjesën më të madhe të skeletit.
Prej 17 - 20 vjet ashtërohen eshtrat e ekstremiteteve (gjymtyrëve), shpatullës.
Prej 18-23 eshtra e klavikulës, dhe deri në moshë 25 vjeçare ashtrimi (osifikimi) llogaritet I kryer në të gjitha eshtrat.
Imazh

ASHTI I FEMURIT
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ANATOMIA E NJERIUT, Posted 11 Qershor 2009, 02:03
Anatomia (gr. në kuptimin "me prerë diçka" ) është shkenca që studion ndërtimin dhe formën e qenieve apo organizmave të gjalla, si dhe zhvillimin e tyre. Në anatomi hynë mësimet për përbërjen e qenieve të gjalla (njeriu, kafsha, bima). Për qeniet e vogla që nuk shihen me sy shërbejnë mësimet nga Anatomia mikroskopike, e cila studion qelizat dhe lidhjet e tyre. Mësimet mbi pjesët e trupit si eshtrat; muskujt; nervat etj merren nga studimet e Anatomisë sistematike. Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rolë të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese.
Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia.
Ndarja e anatomisë
Anatomia përfshin të gjitha pjesët e trupit duke filluar nga Skeleti i cili përbën pjesën strukturore ,pastaj sistemi muskular i cili ka një lidhje perfekte me muskujt , Sistemi i qarkullimit të gjakut,Sistemi nervor,Lëkura dhe organet e brendëshme.

• Skeleti i njeriut
• Sistemi muskulor
• Sistemi nervor
• Lëkura
• Njeriu
• Biologjia

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SISTEMI MUSKULOR, Posted 11 Qershor 2009, 02:20
Indi muskulor

(Textus muscularis) Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore. Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore.

Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:
• muskulatura e lëmuar,
• muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
• muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.

Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.

• Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe. Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit. Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales. Në prerje të tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë. Në disa organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt muskuli vishet nga jashtë nga epimisium. Në mikroskop elektronik mund të vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me drejtim të sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin formë të rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole (caveole). Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik për muskulaturën e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën. Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh., muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.

• Muskulatura e vijëzuar
(Textus muscularis transversostriatus) Në muskulaturën e vijëzuar ose të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut, laringut,të anusit etj. Muskuli i zemrës, megjithëse është i vijëzuar, do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të qëndrojë mes muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar. Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.

Ndërtimi i fijes muskulore
Në muskulaturën e vijëzuar, me mikroskop të zakonshëm, në secilën fije (fiber) mund të dallojmë disa vijëzime me pozicion të tërthortë (transversal) me gjatësinë e fijes. Ndërmjet vijëzimeve duken hapësira të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen disqe të errëta, ndërsa hapësirat mes tyre quhen disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne periferi të fijes. Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset. Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një cilindri me skaje të rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.
:( PJESA E PRAPME E MUSKLATURES

Imazh

• Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.

• Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.

• Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..

• sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa

• Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.

• Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.

• Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.

Fijet e kuqe
Janë më të holla nga tre tipet e fijeve. Përmbajnë më shumë mitokondrie, si dhe janë lëndë me natyrë proteinike që quhen mioglobine , e cila u jep edhe ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me hemoglobinën, që i jep ngjyrën e rruazave të kuqe të gjakut. Këto fije tkurren dhe relaksohen më ngadalë se fijet e tjera, prandaj lodhen më pak se ato. Fije muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në muskujt e syrit dhe ata të diafragmës.

Fijet e bardha
Kanë diametër më të gjerë se fijet e kuqe, përmbajnë më pak mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatë, ato janë më të pasura me glikogjen dhe enzime glokolitike. Këto lloje fijesh mbizotërojnë në ata lloje muskujsh që bëjnë tkurrje të fuqishme, sikurse janë muskujt biceps dhe triceps të krahut. Fijet e bardha lodhen më shpejtë se fijet e kuqe. Energjia për tkurrjen e këtyre fijeve sigurohet në radhë të parë nga procesi i glukozës anaerobike, prandaj këto në literaturë njihen si fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale të kuqe janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.

Fijet e ndërmjetme
Kanë përbërje kimike dhe funksionale që qëndrojnë ndërmjet dy tipave të parë të fijeve. Muskujt e skeletit të njeriut zakonisht i përmbajnë të tre tipat e fijeve, me mbizotërim të fijeve të kuqe.
Ndërtimi submikroskopik e miofibrileve
Sikurse përmendëm më sipër, secila fije muskulore përmban shumë miofibrile që shkojnë paralel me vetë fijen. Miofibrilet mund të shihen me mikroskop të zakonshëm optik. Ato ndërtohen nga fije akoma më të holla, protofibrilet (mioflamente), të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnë nga përbërja kimike; disa përbehen nga aktine, ndërsa disa të tjera, që ndërthuren me të parat, përbëhen nga miozina. Portofibrilet e aktinës janë më të holla (5 nanometër) se sa portofibrilet e miozimës (10 nanometër). Vendosja e fijeve të holla të aktinës dhe të trasha të miozinës paraqitet në formë skematike. Njohja me këtë skemë ka rëndësi për të kuptuar mekanizmin e tkurrjes. Miofibrilet përmbajnë disqe të errëta (disqe izotope ose I), që i thyejnë njësoj rrezet e dritës dhe disqe të errëta (disqe anizotrope ose A), që i thyejnë në mënyrë të dyfishtë rrezet e dritës.

Ndryshimet ndërmjet fijeve muskulore të bardha dhe të kuqe
Veçoritë Fijet e kuqe Fijet e bardha
1. Diametri i fijes Më i vogël Më i madh
2. Mioglobina Më e shumtë Më e pakët
3. Miofibrilet Më të rralla Më të dendura
4. Mitokondriet Më të shpeshta Më të ralla
5. Tkurrja Më e ngadaltë Më e shpejtë
6. Lodhja Më e ngadaltë Më e shpejtë
7. Harxhimi i oksigjenit Më pak Më shumë

Disqet e qarta dhe të errëta vendosen njëri pas tjetrit në mënyrë të rregullt, pra pas disku të qartë vendoset një disk i errët. Në mes diskut vendoset një membranë (mezofragme) që quhet membrana Z, ndërsa në mes të diskut A, vendoset membrana M. Të dyja membranat shërbejnë për mbështjelljen e miofilamenteve. Membrana M është vendosur brenda një shiriti të ngushtë, që quhet shirit ose zona H. Ky shirit është më i qartë (i shëndritshëm) se sa disku A në mes të të cilit është vendosur. Distanca në mes dy membranave fqinje Z quhet sarkomer. Sarkomera konsiderohet si njësia morfologjike dhe funksionale e muskulaturës së skeletit. Protofibrilet e holla të aktinës në njërin skaj të tyre janë të bashkuara me membranën Z, ndërsa skaji tjetër është i lirë dhe shtrihet ndërmjet miofilamenteve të trasha të miozinës. Triada- që të kuptohet më mirë mekanizmi i tkurrjes, duhet të njihemi edhe me një formacion (të përbërë nga tri pjesë) të zbuluara fillimisht te amfibet e më vonë edhe te njeriu. Pjesa qendrore e triadës është gypi i tërthortë T, që formohet nga palosja e sarkolemës në brendësi të miofibrilit. Kjo palosje tek amfibet bëhet në mes të diskut të qartë I, ndërsa te njeriu në nivel të kufirit midis diskut I dhe diskut A. Pranë gypit T qëndrojnë dy pjesët e tjera të triadës, që nuk janë gjë tjetër veç se zgjerime të rrjetës endoplazmatike, në formë cisterne, që shërbejnë si rezervuare për jonet e kalciumit.
Mekanizmi i tkurrjes së fijes muskulore të skeletit
Fillimin e tkurrjes së muskulit e shënon lënde mediatore (acetilkolona) nga të ashtuquajturat vezikula sinaptike të sinapseve neuromuskulore, qe gjenden në vendin ku fijet nervore marrin kontakt me fijet muskulore. Acrtilkolina ngacmon sarkolemën (ngacmim potencial) dhe prej këtej ngacmimi përçohet në thellësi të fijes muskulore nëpërmjet gypit T. Në përgjigje të këtij ngacmimi cisternat e rrjetës endoplazmatike çlirojnë jone të kalciumit, të cilat dalin të lira në sarkoplazmë. Këtu jonet e kalciumit mbi një lëndë proteinore-troponine, e cila aktivizon një lëndë tjetër që quhet tropomiozine. Kjo e fundit shërben si urë lidhëse midis fijeve të holla të aktinës dhe fijeve të trasha të miozinës, gjë që shënon fillimin e tkurrjes. Pikërisht në këtë kohë fijet e aktinës “rrëshqasin” ndërmjet fijeve të miozinës. Ndërkaq, skajet e lira të fijeve të aktinës takohen në qendrën e diskut të errët A duke eliminuar shiritin H. Kështu, disku i qartë I ngushtohet në maksimum, ndërsa distanca ndërmjet dy membranave Z zvogëlohet, dmth sarkomeri ngushtohet. Kjo paraqet tkurrje të fijes muskulore. Jonet e kalciumit pas tkurrjes kthehen përsëri në cisternat nga ku kanë dalë. Energjia e nevojshme për tkurrjen e muskulit përfitohet nga kthimi i ATP-së në ADP, kthim ky që kryhet nën veprimin e enzimës adenozinë-trifosfataze. Si depo energjie shërben glikogjeni i cili përbën 0.5 - 1% të peshës së të gjithë muskulit. Gjatë tkurrjes së sforcuar të muskulaturës së skeletit grumbullohet (si produkt i metabolizmit) shumë acid laktik, i cili në personat që bëjnë jetë sedentare eliminohet më ngadalë dhe kështu bëhet shkas për dhimbje të përgjithshme muskulore; p.sh kjo gjë mund të vërehet pas një ekskursioni relativisht të gjatë.

Muskuli i zemrës
Ky muskul formon shtresën kryesore të murit të zemrës, miokardit. Për nga ndërtimi është më i ngjajshëm me muskulin e vijëzuar te skeletit, ndërsa për nga funksioni me muskulaturën e lëmuar. Tkurrjet e miokardit janë të fuqishme (harxhojnë sasi të mëdha energjie) dhe kontrollohen prej sistemit nervor autonom, si dhe prej sistemit hormonal. Muskuli i zemrës paraqitet në dy forma: muskulatura tipike, e aftë që të tkurret (mikoardi) dhe muskulatura atipike që është sistemi përcjellës i zemrës, i cili nuk ka aftësi të tkurret.

Muskuli i tipik
Në prerjen gjatësore ky muskul të le përshtypjen se ndërtohet nga fije muskulore të vijëzuara, si muskulatura e skeletit, të cilat dallohen me vështirësi. Mirëpo studimet me ME, është vërtetuar se fijet muskulore të zemrës ndërtohen nga qeliza (mioctie kardiake) që bashkohen në skajet e tyre nëpërmjet aparatit të bashkimit ngjajshëm me atë të qelizave epiteliale. Përveç disqeve të errëta dhe të qarta, këtu gjenden edhe të ashtuquajturat disqe të ndërvena ose suplementare, të cilat janë vend i takimit ndërmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga miocitet nuk shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por vendosen në formë rrjete ne hapësirat e së cilës indi lidhor fijeshkrifët (analoge me endomisim), që është shumë i pasur me enë gjaku. Këto hapësira janë më të shprehura te njerëzit e moshuar. Miocitet kanë formë cilindrike me gjatësi 50-120 mikrometër dhe gjerësi 15-20 mikrometër. Në qendër të tyre vendosen një apo dy bërthama në formë vezake në zemrën e njerëzve me moshë të re, në formë shkopthi në zemrën e fetusit dhe në formë të rrumbullakët në zemrën hipertorfike. Pozicioni qendror i bërthamës duket mirë edhe në prerje të tërthortë. Miofibrilet e vendosura në sarkoplazmë janë më të përqendruara në periferi të qelizës. Ashtu si në fijet e muskulaturës së skeletit, miofibrilet përbëhen nga shumë mioflamente, disa prej të cilave janë të holla (prej aktine) ndërsa të tjerat janë të trasha (prej miozine). Sarkoplazma është më e bollshme se sa në muskujt e skeletit, ndërsa sarkolema është më e hollë. Sarkolema formon gypat T, por jo në kufirin në mes disqeve A dhe I, sikurse në muskulin e skeletit, por në nivel të membranës Z. Rrjeta endoplazmatike dhe cisterne q ajo formon pranë gypave T janë pakë të shprehur, kështu që këtu nuk mund të formohet triada karakteristike për muskujt e skeletit. Dallimet ndërmjet muskulaturës së skeletit, muskulaturës tipike të zemrës dhe muskulaturës së lëmuar paraqiten në formë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

Veçoritë Muskulatura e skeletit Muskulatura e zemrës Muskulatura e lëmuar 1. Vendosja Në muskujt e skeletit Në miokard Në organe të brendshme 2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite kardiake) Qelizore (miocite) 3. Sarkolema Relativisht e trashë E hollë E hollë 4. Disqet A dhe I Dallohen mirë Dallohen dobët Mungojnë 5. Disqet e ndërvena Mungojnë Janë të pranishme Mungojnë 6. Bërthamat Vendosen në periferi Vendosen në qendër Vendosen në qendër 7. Triada E shprehur Pak e shprehur Praktikisht mungon 8. Tkurrja E vullnetshme E pavullnetshme E pavullnetshme

Sistemi përçues (konduktor) i zemrës: ka për funksion formimin dhe përcjelljen e impulseve në zemër, ndryshe quhet edhe sistemi automatik. Ndërtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) që vendoset sipër vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit që vendoset në septumin intraventrikular. Në buzën e pasme të pjesës muskulore të këtij septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet në dy degë: e djathta (që është vazhdim i drejtpërdrejtë i tufës së Hisit) dhe e majta. Ato shkojnë në dy muret përkatëse të dy ventrukujve. Të dyja degëzimet përfundojnë me fijet Purkinje që shtrihen ndërmjet miokardit dhe endokardit. Prej këtej impulsi kalon në muskulin tipik për të ngacmuar për tkurrje. I gjithë sistemi përçues ndërtohet nga fije muskulore (atipike), të cilat nga ana e tyre ndërtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) që janë të paafta për tkurrje. Këto qeliza janë më të mëdha se sa qelizat e fijeve tipike të zemrës, përmbajnë me shumë sarkoplazmë, por janë më të varfëra me miofibrile, prandaj këto në mikroskop duken më të shndritshme. Disqet A dhe I janë shumë pakë të shprehura. Sarkozomet dhe ribozomet janë të pakta. Bërthama është e madhe, por jo gjithmonë me pozicion qendror. Ndryshimet midis muskulit tipik dhe atipik të zemrës paraqiten në formë të përmbledhur ne tabelë.
Imazh
Vetitë Muskuli tipik i zemrës Muskuli atipik i zemrës 1. Vendosja Në miokard Në rrugët përcjellëse 2. Madhësia e qelizave (miociteve) Më të vogla Më të mëdha 3. Sarkoplazma Më e paktë Më e shumtë 4. Miofibrilet në miocit Më të shpeshta Më të rralla 5. Disqet A dhe I Të shprehura Më pak të shprehura 6. Sarkozomet (mitokondrie) Më të shumta Më të pakta 7. Ribozomet Më të shumta Më të pakta 8. Bërthama Më e madhe Më e vogël 9. Pozicioni i bërthamës Gjithmonë në qendër Në qendër ose jashtë saj 10. Aftësia e tkurrjes Tkurret fuqishëm Nuk tkurret 11. Kalimi i impulsit Kalon më ngadalë Kalon më shpejt

• Enezimi dhe nervëzimi i indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ushqehet me gjak nga një rrjetë kapilaresh, që shtrihet në indin lidhor fijëshkrifët, të vendosur midis tufave të mioctiteve. Prej këtej kapilarët e gjakut i afrohen miociteve, pot jo çdo qelizë merr kontakt të drejtpërdrejt me to. Nervëzimi bëhet nëpërmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen në sarkoplazmë, i afrohen bërthamës dhe e rrethojnë atë në formë laku. Muskulatura e vijëzuar e skeletit dhe e zemrës ka një vaskularizim më të pasur se sa muskulatura e lëmuar. Enët e gjakut pasi depërtojnë epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndërmjet fijeve muskulore, ku formojnë një rrjetë shumë të dendur kapilarësh gjaku. Çdo fije muskulore merr kontakt të drejtpërdrejt me disa kapilare, të cilat anastomozohen midis tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kapilaret limfatike. Mbaresat nervore të muskulit janë te lëvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Të parat quhen pllaka motore. Këto pllaka bashkohen me fijet muskulore për të formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn në fijet muskulore, fija nervore e humb mielinën dhe degëzohet. Pikërisht në këtë zonë sarkolema dhe sarkoplazma formon një fryerje, ku bie në sy një përqëndrim i madh i bërthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve të qarta dhe të errëta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht në formë të boshtit neuromuskulor dhe mbaresave të lira. Boshti neuromuskulor ndërtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Në zonën qendrore (që quhet edhe unaza bërthamore) fijet muskulore nuk përmbajnë disqe, por kanë një përqendrim të madh bërthamash. Ne këtë zonë vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Në segmentet polare fijet muskulore janë pa ndryshime. Këtu vendosen mbaresat nervore motore.

• Ripërtëritja e indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ka veti të mira ripërtëritëse, ndonëse mënyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirë. Sot me i pranueshëm është mendimi se muskulatura e lëmuar ripërtërihet jo nëpërmjet të shumimit të miociteve, por nëpërmjet diferencimit të indit lidhor fijëshkrifët, sidomos të qelizave adenticiale dhe fibroblasteve në qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitë ripërtëritëse te kufizuara për vetë faktin se fija muskulore e moturuar është një formacion i ndërlikuar dhe shumë i diferencuar. Për këtë arsye, gjatë dëmtimeve të mëdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijëshkrifët. Në dëmtimet më të lehta ripërtëritja mund të bëhet me kusht që fijet e dëmtuara t’i kenë të ruajtura bërthamat e tyre. Sipas pikëpamjeve më të reja, ndërmjet fijeve të moturuara muskulore gjenden edhe disa fije në gjendje të pazhvilluar, në gjendje embrionale (këto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatë dëmtimit të muskulit aktivizohen dhe lujanë një rol të kufizuar për bashkimin e skajeve të disa fijeve të dëmtuara. Në kushte normale, rritja në gjatësi të fijes muskulore bëhet nëpërmjët formimit të sarkolemeve të rinj pranë vendit ku bëhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja në gjerësi bëhet nëpërmjet sintetizimit të mioflamenteve të reja. Ripërtëritja e muskulit të zemrës është akoma më e kufizuar. Zonat e dëmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatë infarktit të miokardit, mbushen me ind lidhor fijëshkrifët, që formon të ashtuquajturat cikatrice.

• Atrofia muskulore
Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.

Hipertrofia muskulore
Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike. Gjatë këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të fijeve muskulore, por shtim të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të numrit të miofibrileve në çdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore takohet edhe në qelizat e muskulaturës së lëmuar, si p.sh në muskulaturën e mitrës gjatë barrës. Në këtë rast, përveç shtimit të përmasave të miociteve, rritet edhe numri i tyre. Përveç hipertrofisë normale ose funksionale që përmendëm më sipër, dallojmë edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet në disa kushte patologjike. Kështu p.sh, në disa raste të sëmundjes së hipertonisë, si pasojë ë punës së sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë. Gjithashtu, gjatë zmadhimit të prostatës (qe mund të shoqerohet me pengesa për daljen e urinës) mund të formohet, për kompensim, hipertrofi e muskulit të fshikës së urinës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SISTEMI NERVOR, Posted 11 Qershor 2009, 02:26
SISTEMI NERVOR


Organizmi ka disa sensore (receptore ndjeshmërie), pjesa më e madhe e te cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën që na rrethon dhe të informojnë qëndrët që përbejnë sistemin nervor (SN). Informacioni percohet nepërmjet sinjaleve elektrike që deshifrohen nga vetë qëndrat dhe perceptohen si "njesi". Receptoret e lekures dhe mukozes se gojes e te hundes jane te ndjeshem ndaj ngacmimeve te prekjes, termike dhe te dhimbjes; meqe ato na mbajne ne kontakt me boten e jashtme ndjeshmeria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe te specializuar, qe ndodhen te gjithe ne koke, qe jane pergjegjes per shikimin, degjimin, nuhatjen dhe shijimin. Disa receptore te tjere ndodhen ne kapsulat e artikulimit, ne muskujt skeletore dhe ne lidhjet muskul-tendine: jane te ndjeshem ndaj ndryshimeve te gjatesise ose ndja tensioneve te perberesve te sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra behen aktive kur trupi leviz. Organet e brendshme kane sensore qe perceptojne dhimbjen dhe trysnine (per shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (per shembull sasia e dioksidit te karbonit ne gjak). Te gjitha keto informacione duhet ti dergohen qendrave nervore te cilat i integrojne me njera tjetren dhe me ate qe ruajne ne memorie, dhe e perdorin jo vetem per te na lidhur me boten e jashtme, per te patur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit ne hapesire dhe per te ditur nese forca muskulare qe perdoret eshte e pershtatshme per rezistencen qe duam te mundim, per edhe per te dhene pergjigje te pershtatshme. Keto te fundit mund te jene somatike (nese nderhyjne muskujt skeletore) ose te brendshme (nese ndryshohet aktiviteti i organeve te brendshme). SN eshte nje kompleks perberesish ne vazhdimesi me njeri tjetrin te perbere kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale): ndahet ne dy pjese te medha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet ne kafke dhe ne palcen kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) qe ndodhet ne gjithe pjesen tjeter te trupit edhe brenda te gjithe organeve. SNP ku bejen pjese te gjithe receptoret e ndjeshmerise te lartpermendur ka si detyre te perceptoje ngacmimet e ambjentit dhe ato te brendshmet dhe tia dergoje SNQ dhe me pas ti dergoje te gjithe organeve pergjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve qe vijne nga periferia, ti perpunoje dhe ti jape nje pergjijge te pershtatshme. SNQ perbehet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (qe perbeht nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesem), truri i vogel, truri i ndermjetem. SNp perbehet nga nervat, nyjet e receptoreve ndjesore, duke perfshire organet e aparatit te shikimit, degjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Pergjithesime per sistemin nervor qendror
o 1.1 Teoria e neuronit
• 2 Palca kurrizore
o 2.1 Pershkrimi makroskopik i palces kurrizore
o 2.2 Struktura e palces kurrizore
 2.2.1 Substanca gri e shtylles kurrizore
SISTEMI NERVOR QENDROR

Imazh


Pergjithesime per sistemin nervor qendror
SNQ perfaqeson bashkesine e te gjitha formacioneve nervore qe ndodhen brenda kafkes dhe shtylles kurrizore. Ne SNQ ndodhen te gjithe mekanizmat qe bejne te munudr pershtatjen e vazhdueshme te individit ndaj ndryshimeve te vazhdueshme te ambjentit. Ky funksion jep pergjigje mjaft komplekse nepermjet te cilave SNQ rregullon funksionimin e te gjithe aparateve.SNQ lejon pershtatjen si ndaj ambjnetit rrethues dhe ndaj ndryshimeve te manjentit te brendshem (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambjenti i jashtem dhe nga ai i brendshem nepermjet fibrave qe cojne informacion nga periferia. Kjo mundesi rregullohet nga prania e disa receptoreve ndijore (retina e syut per driten, Aparati i Kortit ne vesh per tingujt, receptoret termike te lekures dhe organeve te brendshme per ndryshimet e temperatures,receptoret kimike per perceptimin e perqendrimeve jonike, receptoret e trysnise per ndryshimet e saj, receptoret hormonale per kontrollin e funksioneve sekretuese etj) Keto infromacione arrijne ne sistemin qendror ku peprunohen per ti dhene nje pergjigje te pershtatshme natyres se ngacmimit te perceptuar dhe i dergohen periferise nepermjet fibrave qe dalin nga SNQ. Aktiviteti levizor i mirfillte varet integriteti antomofunksioanl jo vetem i fibrave dalese po dhe nga formacionet receptoriale qe dergojne informacione ndijore ne SNQ dhe sidomos nga integriteti i ketij te fundit qe ben te mundur ne cdo moment dhenien e pergjigjeve te pershtatshme. SNQ shfaqet i ndertuar nga perseritja e disa qarqeve. Keto qarqe perbehen nga 1) nje qelize qe ka kontakt me periferine, ku mbledh infromacionet (neuron ndijor); 2) nje qelize qe i dergon mesazhe periferise per te realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron levizor); 3)nje qelize qe ndervendoset mes te dyjave dhe modulon informacionin qe vjen me sinjalin dales (neuron i ndermjetem). Parimet kryesore te funksionimit te SNQ mund te konceptohen duke imagjinuar nje numer shume te madh te ketyre zinxhireve. Ka zinxhire qe nuk kane neuron te ndermjetem dhe jane baza e pergjigjeve te menjehershme, reflekseve. Ne te vertete edhe zinxhiret ku neuroni i ndermjetem eshte i pranishem mund te japin pergjigje te menjehershme kryesisht si pergjigje ndaj nje gjendjeje urgjete ose per mbrojteje. Baza e funksionimit te SNQ eshte neuroni. Neuroni eshte nje qelize e specializuar ne percimin e shpejte te sinjaleve elektrike qe pasi arrijne ne fund te zgjatimeve te tij clirojne substanca kimike nepermjet te cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund te ndryshoje vazhdimisht sasine dhe cilesine e ketyre kontakteve duke krijuar nje plasticitet nepermjet te cilin SNQ mund te memorizoje eksperienca te reja.

Teoria e neuronit
Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të cdo elementi nervor nga të tjerët. Pra SNQ (Sistemi Nervoz Qëndror) është i ndërtuar nga elemente qelizore të ndarë nga forma, përmasat dhe karakteristikat morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga zona të specializuara të quajtura sinapse. Përgjate aksonit impulsi nervor përhapet me shpejtësi si nje vale qe con në një kthim total të potencialit elektrik. Kur potenciali arrin në fund të aksonit cliron në hapësirën ndërqelizore midis dy neuroneve një numër te caktuar neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit tjetër.

Palca kurrizore
Pershkrimi makroskopik i palces kurrizore
Palca kurrizore eshte pjese e SNQ, bashke me trurin me te cilin eshte e lidhur drejtpersedrejti. Ndodhet ne shtyllen kurrizore dhe ka formen e nje cilindri te gjate, paksa i shtypur para dhe mbrapa, i gjate retth 44cm, me nje diameter mesatar 1cm dhe peshe 28g. Lidhet me periferine me nje seri dyfishe prej 33 nervash shpinore qe dalin nga shtylla kurrizore nepermjet vrimave ndervertebrore. Cdo nerv degezohet ne dy rrenje, nje te pare dhe nje te pasme, qe jane te lidhur me palcen kurrizore. Gjate viteve te para te jetes shtylla e qafes dhe pjesa perkatese e palces kurrizore rriten njesoj, ndersa shtylla e gjoksit dhe e barkut rriten me shume se palca perkatese. Ky fenomen ben te mundur qe ne fund te zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi teresisht ne gjatesi shtyllen kurrizore duke u ndalur ne vertebren e dyte te zones se mesit. Meqe nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nepermjet vrimave perkatese ndervertebrore, si pasoje nervat e pare shpinore bejne nje rruge horizontale per te dale tek vrima e emergjences, ndersa te tjeret bejne nje rruge me te pjerret, derisa te fundit jante te detyruar te shkojne pothuajse vertikalisht ne crimat perkatese. Palca kurrizore(PK) eshte e rrethuar nga tre fleteza lidhese qendersynuese, meningjet shpinore. Ne pjesen e poshtme PK hollohet ne konin placor ndersa meningjet te fijen fundore qe fiksohet ne faqen e mbrapme te kockes se bishtit si ligamnet i bishtit. Ky ligament eshte e elemnt qendrueshmerie per palcen dhe ndihmon per ta mbajtur ne pozicion qendror ne kanalin kurrizor. Keshtu lengu i shtylles jo vetem qe e suhqen paceb por dhe e mbron duke zbutut trumat dhe shtypjet me skeletin. PK nuk eshte uniforme, por ka dy pjese me te zgjeruara, nje ne nivelin e qafes (fryrja cervikale) dhe nje ne nivelin e belit ( fryrja lombare). Keto fryrje jane pasoje e pranise se gjymtyreve te siperme e te poshtme. Tek gjymtyret ne fakt ndodhen shume muskuj dhe nje inervim komplejs si levizor dhe ndijor, prndaj fibrat nervore jane te shumta. Kjo sjell nje numer me te madh dhe volum te larte ne pjesen perkatese te PK, qe sjell dhe fryrjet. Ne siperfaqe PK ka disa hulli gjatesore qe pershkojne te gjithen. Pk ndhat ne nennjesi qe euhen neuromere ne te djathte dhe ne te majte te te cilve shafqen dy rrenje nje e parme dhe nje e pasme. E parmja pebehet nga aksone neuronesh levizore qe inervojne muskujt skeletore, ose muskulateuren e lemuar dhe gjendrat. Rrenja e pasme perbehet nga aksone neuronesh pseudounipolare qe vendosen ne nyjet shpinore dhe e i cojne PK informacionet qe marrin nga periferia.

Struktura e palces kurrizore
Neqoftese e seksjonojme terthortazi PK vihet re se lenda gri ndodhet ne qender ndersa e bardha ne periferi. Ne qender PK pershkohet nga nje kanal i holle qe quhet kanali qendror i cili vazhdon ne shtyllen e trurit dhe brenda tij mban lengun e shtylles kurrizore. Lenda gri eshte noforme fluture. Pjesa terthore eshte lidhja gri ku kalon kanali qendror, ndersa krahet ndahet ne te parme e te pasme. Nese e shikojme ne menyre tredimensionale lenda gri perbeht nga shtylla me neurone, ndersa e bardha nga fibra nervore qe transportojne impulset. Quhen shtylla neuronesh nese jane te gjate perndyrshe marrin emrin berthama. Lenda e bardhe e perbere nga fibra nervore krysisht me mieline ndahet nga grija nga disa kordone. Ne vdo gjysme te PK dallohen nje kordon i pasem, nje anesor dhe nje perparem.

Substanca gri e shtylles kurrizore
Substanca gri ka neurone me akson te gjate me mieline qe del nga ajo dhe neurone me akson te shkurter pa mieline qe rrijne brenda saj. Neuronet levizore grupohen ne pjesen e parme ku formojne shtylla me gjatesi te ndryshme ose berthama. Jane neurone multipolare dhe aksonet e tyre pershkojne lenden e bardhe mes dy kordoneve dhe shfaqen te veshur me mieline. Pasi dalin nga palca bejne pjese ne rrenjet e parme te nervave shpinore. Ndahen ne alfa dhe gama ku te paret sherbejne per fibrat muskulore te lemuara skeletore ku degezohen dhe cdo dege krijon sinaps me nje fiber muskulore, ndersa te dytet inervojne mukulaturen e lemuar te boshtit neuromuskulor. Me hark reflektor kuptojme kur nje akson pasi del nga palca arrin ne nje muskul
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LEKURA E NJERIUT, Posted 11 Qershor 2009, 02:33
LEKURA E NJERIUT


Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar si dhe i takon grupit të ograneve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D Lëkura ka përbërje të ndryshme tek gjallesat e ndryshme.
Imazh

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Pamja e jashtme e lëkurës
• 2 Funksioni i lëkurës
• 3 Ngjyra e lëkurës
• 4 Anatomia e lëkurës
• 5 Llojet e lëkurës
• 6 Përpunimi i lëkurës
• 7 Përdorimi i lëkurës
• 8 Sëmundjet e lëkurës
• 9 Lidhje të jashtme

Pamja e jashtme e lëkurës
Funksioni i lëkurës
- Roli mbrojtes i lekures ndaj te gjithe faktorve te jashtem dhe brendshem quhet dermatofilaksia. - Per rendesin e lekures na spjegon rasti se humbja e sip te medha psh: te djeg'jet e rrezikojn jeten. - Roli mbrojtes i lekures eshte i kushtezuar nga elasticiteti i lekures, sasia e ujit dhe fleksibiliteti. - pH e lekures nuk e favorizon zhvillimin e bakterieve dhe myshqeve por ndikon si faktor vetsterilizues, mesi alkalin ndihmon zhvillimin e bakterjeve dhe ne kete lekure vjen leht deri te infeksionet bakteriale dhe nikotike psh: regjioni aksilare, perigjental. - Permes lekures ka mundesi te resorbohen sasi te vogla te sub si merkuri, jodi, yndyrna vitaminoze dhe hormonale, ne kete bazohet dermatoterapia lokale dhe aplikimi i preparatev kozmetike per mirmbajtjen dhe mbrojtjen e lekures. - Lekura ka funksion termorregullues qe e arrin me ngushtimin dhe zgjerimin e eneve te gjakut te dermes, djersitjes dhe respiracionit. - Lekura eshte depo e ujit ku gjenden 18-40% e sasis se gjithmbarshme te ujit ne org. - Elasticiteti i lekures vare nga sasia e ujit. - Preparatet kozmetike duhe te pengojn avullimin e ujit dhe te ruajn lageshtin e lekures. - Ne lekure behet sinteza e vitamines D qe ka rendesi ne realizimin e eshtrave. - Ne lekure kryhet edhe procesi i frymarrjes por nuk ka rendesi vitale. - Ne lekure jane te vendosur receptoret per dhembje per prekjem, per shtypje dhe per temp. - Faktoret qe ndikojnë ne lekure jane: - Lageshtia relative kur bie nen 60% rritet evaporini(humbja e ujit ne lekur) qe eshte karakteristik per kohen e ftoht dhe te thate sepse lekura ne keto raste keqsohet mjaft. - Eskpozimi ne diell ka efekte ne tharjen e lekures- shtohet evaporini pastaj era, larja e tepruar dhe kontakti me detergjente i largon lipidet dhe e rrit humbjen e lageshtis. - Barerat dhe perdorimi jo adekuat i preparatev kzmetike. - Mjedis acidik 1-6, bazik 7-14, neutral 7. - Rrezet ultraviolete ndahen : 1. Rrezet Uv-A - plakje e lekures 2. Rrezet Uv-B - shkaktn djeg'je 3. Rrezet Uv-C.

Ngjyra e lëkurës
Lëkura nuk ka një ngjyrë të caktuar tek tëgjitha gjallesat, por ajo dallon nga lloji i gjallesave në lloj tv gjallesave si dhe dallon nga gjallesa në gjallesë brenda llojit të njejt të gjallesave.
STRUKTURA E LEKURES

Imazh

Sa i përket kafshëve ato dallojnë për nga ngjyra e lëkurës dhe mundësia për përshtatshmëri. Disa kafshë kan lëkurë me ngjyrë të caktuar stabile, kurse disa të tjera kan lëkurë me ngjyrë labile që nënkupton mundësinë e ndyshimit të ngjyrës për t'u përshtatur me ambientin ku jeton, për shkaqe sigurie.

Edhe njerëzit kanë lëkurë me ngjyrë të ndryshme dhe sipas ngjyrës së lëkurës njerëzisht ndahen në tre grupe kryesore edhe atë të bardhë, të zi dhe të verdhë.

Anatomia e lëkurës

Shtresat e lëkurës
- Lekura eshte organ qe mbeshtjell ter sip. e jashtme te org. te njeriut dhe qe kalon ne mukoz per ti mveshur hapsirat e brendshme te org. p.sh: kapaket e syve, gojen, organet gjenitale, kanalet urinare, anusin. - Lekura ka pesh prej 8-10kg me nje siperfaqe 1.7m2(katror) dhe trashsi 1-2mm e cila trashsi ne shputa dhe shuplaka eshte 2-4mm. - Lekura eshte barrier mbrojtese qe nga njera ane pengon humbjen e ujit elektroliteve dhe perbersve tjer, ndersa nga ana tjeter pengon hyrjen e materieve demtuese. - Vlera e pH se sip. te lekures eshte ne mes 4.1 ne koke deri ne 7.2 ne shputa ndersa ne sip. tjera 5.5. - Lekura mbron org. nga agjenset kimik, mikrobiologjik, fizik dhe rregullon temp. trupore. - Ne lekure zhvillohen shume procese imunologjike por edhe shume procese te org. manifestohen me ndryshime ne lekure. - Ngjyra e lekures eshte e ndryshme ajo varet nga raca, mosha dhe pjeset e trupit qe i perkasin - Ngjyren e lekures e kushtezon shpeshtesia dhe sasia e pigmentit qe quhet Melanin -

Lekura nga ana histologjike eshte e perber nga 3 shtresa:
1. Epiderma:(mbi lekure) e ndertuar nga qelizat me gjendra te djerses dhe gjendra dhjamore, qimet dhe thonjet. 2. Derma: (lekura e vertet) paraqet struktur te indeve lidhore. 3. Hipoderma: (nen lekure) e perber nga indet dhjamore. - Ndryshimet ne lekure gjithnje do te sherbejn si dritare ne te cilen do te pasqyrohen ndodhit ne brendesi proceset patologjike ne organe dhe sisteme si dhe gjendja fizike emocionale e org. te njeriut.

Llojet e lëkurës
Sa i përket lëkurës në përgjithësi tek gjallesat ajo dallon dukshëm në përbërje nga gjallesa në gjallesë.
Tek njeriu lëkura mund të ndahet si lëkurë e trashë dhe e hollë. Lëkura e trashë gjendet në shputat e këmbëve dhe në shuplakat e duarve.

Këpucë nga lëkura
Lëkura e kafshëve të ndryshme ka përdorim të gjërë në industri. Si e tillë lëkura pas pvrpunimit përdoret për prodimin e produkteve të ndryshme për përdorim të gjërë.

Sëmundjet e lëkurës
Zgjebja(kroma). është sëmundje ngjitese e lëkurës. Përcillet me kontakt direkt me të sëmurin, me rroba, me peshqir që ka përdorur i sëmuri etj. Shkaktar është këpusha e zgjebës - akarina. Paraziton në epidermë duke hapur kanalet të vogla të shoqëruara me kruarje të madhe. Kruarja më e madhe paraqitet mes gishtërinjëve të dorës dhe të këmbës (shfaqen fshika të mbushura me lëng . Shenjat e para të sëmundjes janë kruarja e lëkurës dhe formimi i puçrrave dhe dregëzave. sëmundja shërohet duke përdorur Yndyra të ndryshme që përmbajnë sulfur. Për të penguar përhapjen e zgjebës duhet të shërohen të gjithë të sëmurët në një bashkësi. I sëmuri duhet të izolohet dhe ti drejtohet mjekut për ndihmë. Nxënësi i sëmurë me këtë sëmundje nuk duhet të ndjekë mësimin deri sa të shërohet. Sëmundja përhapet më shumë kur vështrirësohet mbajtja e higjienës personale. Por ka raste që nga kjo sëmundje të vuajnë edhe njerëzit që kujdesen në maksimum për higjienën personale, pasi ë parazitin i cili shkakton zgjeben e marrin në kontakt me njerëzit e sëmurë, në autobus, lokale afarsite, shkolla etj. Prandaj paraqitja te mjeku për tu shëruar këtë sëmundje nuk është turp, por përgjegjësi pë të evituar përhapjen e saj në popullatë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJERIU, Posted 11 Qershor 2009, 02:36
Njeriu është një primat dykëmbësh që i përket llojit gjitar të Homo sapiens (lat. "njeri i ditur" ose "njeri i mënçur") nën familjen e hominideve. Njeriu ka një tru tejet të zhvilluar të aftë për arsyetim abstrakt (përnxjerrës), gjuhë dhe brendashikim. Kjo, së bashku me një mbajtje të drejtë të trupit që çliron gjymtërët e tij të sipërme për përdorimin e sendeve, e ka lejuar njeriun të përdorë gjërësisht vegla më shume se çdo lloj qënieje tjetër.
Si pothuaj të gjithë primatët, njeriu është nga natyra i shoqërueshëm. Sidoqoftë, njeriu është mjeshtër në përdorimin e sistemeve të komunikimit për vetë-shprehje dhe shkëmbim mendimesh.
Njeriu është qënia më e koklavitur e zhvillimit natyror.
Imazh

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Anatomia e njeriut
o 1.1 Sistemet
o 1.2 Shqisat
o 1.3 Pjesët e trupit
• 2 Njeriu krijesë intelegjente
• 3 Pikpamjet mbi paraqitjen e njeriut
o 3.1 Krijimi i njeriut
o 3.2 Evoluimi i njeriut

Anatomia e njeriut
Anatomia e njeriut si krijesë në tokë dallon shumë krahas krijesave të tjera edhe pse ka ngjashmëri në pjesë të veçanta me ndonjë grup të krijesave të cilat jetojnë në tokë. Elementi më dallues, nga krijesat tjera në tokë, është struktura e tij trupore si ajo e sistemit skeletor ashtu edhe ajo e sistemit muskulor e nervor që mundësojnë qëndrimin e tij në dy gjymtyrë, pra në pozitë vertikale, në këmbë. Këtë veti mund ta arrijnë disa kafshë për një kohë të caktuar, por nuk është veti e tyre, sepse edhe pse ndoshta sistemi i tyre muskular përqëndrohet në zhvillimin e vet për levizje vertikale (ose të inicuar vertikale) prap se prap sistemi skeletor dhe nervor mbeten të tillë që dëshmojnë për një qëndrim horizontal.

Sistemet
Skeleti i njeriut | Muskulatura | Qarkullimi i gjakut | Sistemi nervor | Sistemi tretës | Frymëmarrja | Intuita | Lëkura | Lukthi i njeriut

Shqisat
Shikimi | Dëgjimi | Nuhatja | Shija | Prekja


Pjesët e trupit
Koka - | Syri | Buzët | Flokët | Veshi | Hunda | Dhëmbi | Goja | Gjuha | Qafa |

Trupi - | Kafazi i kraharorit të njeriut | Barku | Vertebra | Shpina(kurrizi) | Prapanica |

Gjymtyrët - | Shpatullat | Krahu | Dora | Gishti | Gjuri | Këmba |

Lëkura
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BIOLOGJIA E NJERIUT, Posted 11 Qershor 2009, 02:40
BIOLOGJIA


Biologjia (nga greq. βίος, bios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është shkencë që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Historia e biologjisë
• 2 Biologjia e parashtazorëve
• 3 Anatomia

Historia e biologjisë
Disa nga zbulimet më të mëdha në biologji janë:
• Qeliza
• Gjenet
• ADN
• ARN

Biologjia e parashtazorëve
Në grupin e njëqelizorëve përmblidhen shtazë shumë të vogla, trupi i të cilave përbëhet nga një qelizë e vetme, në të cilat kryhen të gjitha veprimet jetësore. Disa prej tyre jetojnë në ujërat tokësorë, të tjerat në ujërat e deteve e disa në organizmin e kafshëve, të bimëve, në trupin e njeriut etj. Sipas formës së trupit protozoarët ndryshojnë ndërmjet vete. Disa kanë formë të përhershme, por janë të pajisura me kamxhik (kamxhikorët), me qepalla (qepallorët), e disa nuk kanë formë të përhershme, siç janë amebat (rizopodet). Të gjitha këto shtazë me një emër i quajmë protozoare (parashtazore).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Maj 2013, 05:33
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari