Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI: “PONSI PILAT” NË GJYKATORËN E STRASBURGUT… Vendimi i Gjykatës së Strasburgut: “Prania e kryqit, që është i pamundur të mos vihet re nëpër klasat e shkollave, mund të interpretohet lehtësisht nga nxënësit e të gjitha moshave si një simbol fetar. Në këtë mënyrë ata ndjejnë se po edukohen në një ambient shkollor që ka shenjën e një feje të caktuar”, - thuhet në vendimin e gjykatësve të Strasburgut. “E gjithë kjo, - vazhdojnë ata, - mund të jetë inkurajuese për nxënësit besimtarë, por e bezdisshme për fëmijët që praktikojnë fe të tjera, veçanërisht nëse u përkasin minorancave fetare apo janë ateistë”. Reagimet ndaj këtij vendimi kanë qenë të shumta nga thuajse i gjithë spektri politik italian. Ndërsa Adel Smith, kreu i Unionit Mysliman të Italisë tha se një gjë e tillë ishte e pritshme herët a vonë. “Mbështetësit e kryqit nëpër shkolla duhej ta prisnin një gjë të tillë. Një shtet që përkufizohet si laik nuk mund të shtypë të gjitha fetë e tjera, duke shfaqur vetëm një simbol të një feje të caktuar”.
Maska: Ka kohë që Kryqi i Jezu Krishtit diskutohet në shtetet e Evropës “me kenë a mos me kenë ndër shkolla..?”. Ka njerëz që e kerkojnë Kryqin të vendosun në shkolla e, ata, simbas vendimit na kenkan “besimtarët”.... Ma poshtë shenohet: “por, e bezdisëshme për fëmijë që praktikojnë fe të tjera, veçanërisht nëse u përkasin minorancave fetare,,”, sigurisht, këtu asht fjala për “pakica”, të cilat ma vonë kanë me kërkue edhe heqjen e flamurit kombëtar të Italisë, edhe fotografinë e Presidentit të Republikës Italiane, etj. mbasi edhe ata simbole janë të “bezdisëshme”, për vetë faktin se nuk i përkasin “besimit” të tyne. Deri këtu, asht përdorë emni i finlandezës protestante Soile Lautsi Albertin, e cila e fillon këte fushatë në Padova t’Italisë. Ndersa, ma poshtë Adel Smith, kreu i Unionit Musliman t’Italisë, shton: “Një shtet që përkufizohet si laik, nuk mund të shtypë të gjitha fetë tjera”...Shumë interesante kjo shprehje...Po, pse, atëherë, ju, qendroni në një shtet ku shtypet feja e juej..? Apo, sakrifikoni për një ideal tjetër ma të lartë se Besimi...? Njeriu ka dy ideale: Atdhe e Fe. Ju, në Itali nuk keni asnjenin, as Atdheun as Fenë, madje, nga vetë goja e kreut tuej del se “nga ana fetare ju kenkeni të shtypun”, sigurisht, edhe nga ana Atdhetare jeni po ashtu të “diskriminuem” se, nuk keni Flamurin tuej, as Presidentin tuej, po edhe të tjera “liri” si, bie fjala, me i detyrue italianët “me u ba synet” apo “mos me hangër mishin e derrit” etj. Të gjitha këta ide janë vetëm “maska” e së vertetës, mbasi arësyetime të tilla për shtetin italian jo, vetëm, janë të papranueshme por janë edhe banale.
E verteta: Mendoj, se, e vërteta, mëshefët në fjalën e fundit: “...apo janë ateistë.”. Sigurisht, edhe Gjykatësit e Strasburgut janë pjellë e shteteve ateiste të Evropës, ose ma saktë e “drejtësisë” së shteteve socialiste evropjane ku, fatkeqësisht në shumicën e tyne sot dominon ideologjia materialiste, ateiste marksiste leniniste, së cilës, na shqiptarët ia kemi pi langun nga tri herë në ditë, “para buke e mbas buke” dhe sot, po vazhdojmë me pasojat e saja që, jo, fort larg në këte pellg katastrofik do të ndodhën edhe “ata” shtete, që na e sollën ne dhe e kanë mbështetë që me 29 nandor 1944 e deri me Ramjen e Murit të Berlinit, në vitin 1989.
Konkluzioni: Sot “Ponsi Pilat” asht gjykatës mu në qender t’Evropës, në Strasburg..! Turp!
Strasburg, 2009...
Melbourne, Nandor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI: LENI NANË TEREZËN TË PUSHOJË NË PAQË ..!
 Papa Gjon Pali II, kërkoi Shejtnimin e Nanë Terezës së Kalkutës, pak ditë mbasi Ajo pushoi në Paqë, e Nderueme dhe e mbulueme me Flamurin e Indisë... Qeveria shqiptare do me kenë “ma e Krishtenë se Papa”..! Pa i hjekë ende një leskër kultit të diktatorit dhe të gjithë pasuesve apo trashigimtarve të tij, që në vitin 1961 akuzonin pikërisht Nanë Terezën Shqiptare të Kalkutës, me epitetët që as sot nuk mund ti shkruej për Te në shkrimin tem, aq sa banale aq të turpëshme për gojën e flliqtë të një qeveritari dhe drejtuesi të shtetit shqiptar, mbasardhësit e tij të sotëm kërkojnë “Eshtnat e Saja, me u preh n’Atdhe..!”. Dyert e shtetit shqiptar ishin të mbylluna për te si nga Enver Hoxha ashtu edhe nga Ramiz Alia, i cili pat deklarue në vitin 1991 se, “kërkesa për hapje të shtëpijave e saja të bamirësisë asht shkelje ligji” e, nga kush shkelej ligji...? Pikërisht, nga një pasues i denjë i mësuesit të vet që i ka fillue krimet në 1944, me 12.000 kosovarët e premë në besë në Kukës, Tivar e Ulqin dhe, i ka vazhdue me sa e sa vrasje të djemve të rinjë në piramidat kufitare me Pëllumb Pëllumbaj etj. në vitin 1990, me të cilët nuk mjaftohej tue i këputë jetën në lule të rinisë, por edhe donte të kënaqej tue i shetitë në pjacat e qyteteve ndër kamjona të lidhun me tela me ferra e të shemtuem në fëtyrë nga plumbat e këtij krimineli gjakatar. Nuk do të hyj fare me shpjegue veprat antikombëtare të tij në vitin 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural”, të cilin ky hipokrit e drejtonte në Shkoder, dhe epte udhëzime nga shtëpia e drejtorit Institutit Pedagogjik Mihajl Priftit, sesi me akuzue, me vra dhe me krye vepra tjera kriminale kundër Klerit Katolik Shqiptar, tue arrijtë me pushkatue Priftin e Kosovës Martire, Don Shtjefën Kurtin vetëm e vetëm se “kishte Pagëzue një fëmijë...”e, prap, i pangopun arrinë me ndertue mu në zemër të qytetit të Shkodres fëtyren e vet amorale “Muzeun Ateist”... i Shqipnisë “Ateiste”..! Në vitin 1985, dy javë mbas Ditës së Lumnueshme të Popullit të Shkodres, dhe mbarë Shqipnisë 11 Prillit, vjen po në Shkoder, ky Ramiz Ali dhe jep udhëzime për terror e vrasje: Në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve të Shkodres ka porositë: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë për të prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohe, si gjithënjë, do kërkojnë për të gjetë mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë... por, kudo.., që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985). Gati dy vjet mbas shembjes së Murit Berlinit, asht prap ky kasap që vret me 2 Prill 1991, Martirin Arben Broci me shokë, tue la me gjakun e Rinësë Shkodrane, Sheshin e Shkodres para komitetitit PPSH, vetëm me zhdukë çdo thirrje për Demokraci... Atëherë, si mendohet me u ba nesër “rivorrimi i Nanë Terezëz”, kur Presidenti B.Topi nuk ka as dy jave që asht fotografue me paraardhësin e vet pikërisht, pranë këtij Ramiz Ali e, tash do me u fotografue edhe pranë Nanë Terezës..?! Qeveria shqiptare ma parë të bajnë rivorrimin e thesit me Eshtnat e At Fishtës, Dedë Gjo’Lulit, At Mati Prennushit, e mijra e mijra Martirve të vramë nga këta diktatorë terroristë, të cilve, paturpësisht u jep edhe shpërblime mijra euro për krimet e kryeme...në vend të prangave! Pak kohë ma parë kam lexue një tregim të shkruem me pseudonimin Y (D. L. Shantoja), i cili shpjegon se, atëherë, kur e ka shkrue, nuk e dinte a asht ndollje e vërtetë apo përrallë...: “Ujët e budallës... Motit në një qytet kishte kalue shumë kohë pa ra shi e thatësina e madhe kishte kapë atë vend. Astronomët e atëhershëm çonin papushue turbinat e veta ka qielli për me mujtë me lexue në shkelqimin e yjëve ndonjë shenj shiu të afërm. Mbas sa vrojtimesh e studimesh të bame, kishin mujtë me lajmue popullin se shi do të binte, por kush të pinte nga ai ujë do ti lonte mendja e kokës... Si me ia ba..? Me luejt mendsh të gjithë njëheri ishte një punë e pabukur dhe e damëshme. Menduen me i nda në vedi disa njerëz ma në shenjë e të dashtun dhe me i rezervue atyne atë pak ujë që kishte teprue. Në atë qytet njerëzit ma në shenjë e të dashtun për popullin e tyne ishin njerëzit e Qeverisë, kështu, populli mbushi fuqia, vozga e mastela me ujë e ia çoi përsonelit qeveritar... Qielli u vra. Re të zeza e mbulojnë anë e kand; ndigjohet krizma e bumbullimës, shiu nisi me cikrrue e, në fund një shtërgatë e madhe bie me furi mbi atë qytet. Mbas pak orësh mbushën pusa e vija e, populli i etshëm vrapon pa farë kujdesi me pi nga ai ujë. Por qe! Parafolja e astronomve po vërtetohët! Nuk mbet kush pa pi nga ai ujë përveç përsonelit qeveritar por, as nuk mbet kush pa luejtë mendsh... Qyteti u ndrrue menjëherë në një çmendi! Kur qeveritarët dolën nga zyret e veta dhe shikuen gjithë popullin tue dhanë shenja marrije dhe po konstatonin se vetëm ata kishin mbetë të urtë, nuk kishin çka të banin me një popull të dalun mendësh, atëherë, thanë: “A e bajmë një gja..? A pimë edhe na nga ai ujë i shiut që ra sot? Nuk kemi si rrimë kështu! Të marrët janë ba shumicë...e, shumica, na e dimë, se fiton gjithmonë! Po, bahemi pra, edhe na me ta..!” Si thanë ashtu vepruen...Edhe Qeveria, piu nga ai ujë dhe Qeverisë mbarë i pat luejtë çëkerku... Përralla në Lesh, shëndetja prej nesh..! Ndiç, po, due me thanë...”
Edhe, unë, mbas 86 vjetësh që asht shkrue ky tregim... po, sot..., i vërtetë... “Ndiç, po, due me thanë..!”. Melbuorne, Dhetor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI: FILLIMI I PAFUND I GENOCIDIT KOMUNIST KUNDËR POPULLSISË KATOLIKE SHQIPTARE 65 VJET MA PARË... D.L.Shantoja dhe D.Nd. Zadeja...
Kur në sallahanën e Jaltës, ndigjohej vetem krizma verrcakut që coptonte mbi cung disa prej shteteve të Evropës, në disa nga kasaphanet e posa krijueme në të gjitha skutat e qytetet e Shqipnisë nga sllavo – komunistët “çlirimtarë”, ndigjohej sharra primitive e druevarit që ditë e natë sharronte gjymtyrë e kocka njerëzish bashatdhetarë... “Ishim primitiv në një vend primitiv!” Ende nuk kishim asgja elektrike përveç elektroshokut...që, nuk mungonte ndër këto kasaphane mu në zemër të Evropës...Edhe vetë përdoruesit e këtyne sharrave e spatave apo verrcakve ishin kasapë e bijë kasapësh dhe, shpesh, mbathtarë kuajsh apo druevarë e çobaj kafshësh të egra që nga gjaku ia kalonin edhe egersisë së kafshve të tyne, që hallakateshin malesh e kënetash... Regjimet “antipopullore” i kishin lanë pa shkollë. Analfabet në mendje dhe në zemër. Nuk kishin pasë kurr mundësi me mësue një vjerrshë apo kangë “dashunije” as për kafshët as për shpendët, përveç, atyne, që mësuen ndër male nga shokët e vet kriminela, si: “Hakmarrje rini...!” apo kangën e njohtun labe: “...luaje, luaje, goce këmbëneeee / t’ ia (bëjmë...) Gegës, mëmëneeee...” Nëse kjo kangë ishte vërtetë “hymni i çetave partizane”...atëherë, Gegët, që bashpunuen me ta kush ishin..? Sigurisht, “shoku gjenë shokun”, thotë populli... “Më difto me ke rrin e po të tregoj se kush je..!”. Në shtetin shqiptar drejtonte një aventurier i kabareve të Parisit, i njohtun nga tregtarët e pazarit vjetër të Tiranës për homoseksual...i zgjedhun nga dy serb të atij tarikati, për me drejtue partinë komuniste shqiptare dhe mbas vitit 1944 në Berat e Permet, iu besue edhe “Qeveria provizore” kukull e Shqipnisë, që “njihej” edhe nga “druzhe” Tito në Beograd... “Kuku për ta, çka na gjet ne..!”, thonte, një plak në Tiranë, që e kujtonte dikur Enver Hoxhën, të mbështetun për prakun e dyqanit të Dem Xhepës, në Pazar...kur vinte nga Franca... Gjatë luftës vëllavrasëse “nacional – çlirimtare” në Jug të Shqipnisë, gjoja tue eleminue disa nga “bashpuntorët e fashizmit”, ishin qitë fare fise të tana e mijra Atdhetarë që banin pjesë me Ballin Kombëtar, Legalitetin si dhe shumë intelektual të njohtun dhe të prëgatitun në disa nga universitetët e Evropës. Menjëherë, mbas 29 nandorit 1944, brigadat terroriste komuniste u drejtuen nga Veriu, gjoja me shtypë Kryengritjet e Berdicës, Anës së Malit, Malësisë së Madhe e, kështu me radhë, me qitë fare edhe Veriun, për me i krijue mundësi sllavo – komunistëve të Jugosllavisë me u ulë kambëturqisht në votren shqiptare, e cila, deri atë ditë ndër shekuj asht kenë ruejtë e mbrojtë nga Malësorët trima të Dedë Gjo’Lulit e Bajram Currit me shokë... Mbasardhësi i Tyne Prenkë Cali, trathtisht u pushkatue bashkë me 118 Burra të Malësisë. Koçi Xoxe deklaron në dosjen e tij nr. 1623, se: “Kur ishim në Shkoder, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj. ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur edhe vëndim Byroje për këtë... Në operacionin e Veriut, kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit...” (Arkivi M.Mbrendshme). Aso kohe në Malësitë e Veriut vëpronte edhe baba i Kastriot Islamit, për të cilin më ka tregue në vitin 1993, një komunist musliman nga Shkodra, (MD, nuk jam i autorizuem me shkrue emnin), i cili, në 1945 ishte i angazhuem si ushtar me brigadat partizane dhe, kur, takonin në malësorë, kjofshin ata edhe çobaj me një strajcë të varun në shkop, “komandanti” Islami, që mbante mbas vedit rreth 10 – 15 kriminela të zgjedhun nga Jugu, i urdhnonte: “Bini kaurrit..!” dhe, ata shpraznin armët mbi ta... dhe, MD shtonte: “Kur i tregova babës këte posa u ktheva në shtëpi në Shkoder, i ati i kishte thanë: Biro, ky... Islami a ishte komandant i ushtrisë turke a malazeze..?” Me datën 26 janar 1945, në orën 4.00 të mjesit, po trathtisht arrestohet në Sheldi Don Lazër Shantoja, i cili ishte strehue tek Kol Sheldija, një mik i veti. Posa shpërthehen dyert dhe forcat e ndjekjes hyjnë në dhomen e Don Lazrit, Ai menjëherë e kupton trathtinë dhe, u thotë: “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam ditë me kohë, se komunistët janë veç trathtarë!..” Me atë rast ata arrestuen edhe strehuesin e tij, Kolë Nuri Sheldinë. Kola ishte i datëlindjes 16 Dhetor 1900, nga Erseka e Kolonjes së Korçës me besim musliman. Posa vjen në Shkoder, asht njohtë me Don Lazrin dhe asht punsue tek qela e tij. Don Lazri i ndjekun nga qeveria e Zogut si Opozitar, largohet nga Shqipnia dhe zen vend në Zvicerr, ku, vazhdon me qendrue për shumë vite atje, mbasi njihej si një nga përsonalitetët ma të rrebtë të klerit katolik opozitar. Në vendin e Tij shkon famullitar Don Nikoll Dragusha, të cilit, Kola i kërkon me u kthye në besimin katolik, kështu, pagëzohet dhe mbasi këthehet në kristjan, në vitin 1937 martohet me Drandën e Jakë Zef Tushit, bijë Sheldije, tue krijue një familje modeste. Në pak rreshta të dosjes kuptohet se pse u pushkatue, madje, edhe pa u aprovue nga asnjë gjykatë ma naltë apo tjetër firmë, përveç, aprovimit të Gjen. Kol. E. Hoxhës, një fanatik anadollak, i cili, pak ditë ma parë pat fillue genocidin komunist në Malësinë e Madhe kundër popullsisë katolike të Veriut. Dhe, ja, si zhdukej njeriu: KOL NURI SHELDIJA, vjeç 45, nga Sheldija e Shkodrës, deklaron: “Jam arrestue kur asht kapë Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush se Don Lazri asht tek unë, vetëm Lush Hila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në shtëpi të Don Lazrit. Në ditën e vjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don Lazër Shantoja, dhe e kam mbajtë në shtëpi deri atë ditë që erdhën dhe e zunë partizanët në shtëpi, dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka pritë me u dorzue.” (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945.) Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra dy ditë mbas arrestimit, dhe trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë, Mustafa Iljazi dhe Hysni Lame, prokuror, Sotir Dodona, japin vendimin me datën 31 janar 1945: “Me vdekje, me pushkatim.” Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100): “...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”. Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se mori në shqyrtim aktet e të paditurit Kol Sheldija, i cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945, Kryetari Gaqo Floqi d.v., antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli d.v., prokuror Myftar Tare d.v. 26 ditë mbas pushkatimit të Kol Sheldisë, gjykata aprovon ekzekutimin e tij... Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër Shantojës. Të gjitha veprimet kryhen për 7 (shtatë) ditë...(tue besue se nuk janë false..!).
DON LAZËR SHANTOJA: (Dosja nr. 174, Arkivi MMTiranë, 1998) vjeç 52, nga Shkodra, asht i biri i Kelit dhe i Luçes, ka krye shkollën e lartë teologjike për prift. Në një faqe proçes-verbal shënohet: “Kur kam ikë, një natë kam fjetë tek Don Nikoll Gazulli, në Dedaj kam ndejë 22 ditë tek Mark Tom Prela, ndërsa Sheuqet Çelkupa ka ardhë në Shkodër dhe ka bisedue me Cuf Lohën me u dorzue, e të dy bashkë, më duket janë takue me Riza Danin. Sheuqeti, me anë të mbesës seme Siles, e shoqja e Zef Prenkës, në rrugën Marvukej, e kjo nëpërmjet të malësorit Lekë Lulashi nga Grizhja, më ka çue lajm të pres edhe një javë, se Sheuqeti kishte folë me Rizanë e Cuf Lohën. Riza Danin e Dan Hasanin i kam pasë miqë me kohë. Si korrier për shpurje e ardhje lajmesh nuk kam pasë kurrë... Kur po pritsha përgjigje nga mbesa e ime Silja, nuk dij sesi u zbulova nga forcat e Ndjekjës. Miku ma i ngushtë i emi ka kenë Beqir Valteri.”(Proces- verbal dt. 31 janar 1945). Akt-akuza e bame nga prokurori Jonuz Mersini, ka dt. 28, 29 janar 1945, ku shënohet një faqe e daktilografueme me të gjitha vëprimet e bame prej gjyqit e deri tek pushkatimi. Mbas prokurorit u pyet i pandehuri dhe kërkoi pafajsinë, mbasi nuk ka bërë ndonjë faj. Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.” Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër: “Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje - me pushkatim”. Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën... Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme. Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J. Alibali d.v. “Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.” Don Lazër Shantoja u pushkatue me një Atdhetar të njohtun të Tij që në 1924, kur të dy bashkë ishin me Opozitën. Ky ishte Sulçe Beg Bushati, për të cilin Prof. Ernest Koliqi, shkruen: “Po, në të njajtën gropë, pranë trupit të Don Lazrit u hodh kufoma e Sulçe Beg Bushatit, një fisnikut tetëdhetëvjeçar musliman, mbasardhës i një familjeje princore që sunduen në Veri të Shqipnisë, gati të pavarun nga Porta e Naltë e Konstantinopolit, në shekullin e XVIII.” Si do t’i përgjigjej historisë Jusuf Alibali kur hetonte Don Lazër Shantojën të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem përdhé në qeli mes ndytsinës e, Nana e tij tek dera e hekrave tue u thanë katilëve: “Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi... mos e leni kështu djalin!”... Me të vertetë Nanat Shkodrane janë daltue nga Gurtë e Rozafës..! Po, sikur, të xhiroheshin autorët e krimeve: Aranit Çela, Fadil Paçrami, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba, Shyqyri Çoku, Dhimitër Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Nevzat Haznedari, etj. që “zbatonin” ligjin e genocidit, a thue, mund të besojnë kush se shumë nga këto bisha gjindën të lira tue shetitë në Evropë...? Cili evropian beson se këtyne katilave shteti “demokratik” i paguen edhe pensione..? Shkenctarët vetëm pse ishin priftën katolik i kanë mbytë përsëgjalli në gropë gjirizi.... At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi gabzherrin me thonjë.... Imzot Jul Bonatin e fusin në një manikomjo ku e shkyjnë të çmendunit.... Papà Josif Papamihajlin e mbysin, tue e zhytë përsëgjalli në baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të Korçës.... Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një cung me kokë të këputun me spatë.... At Frano Kirin e lidhin tri ditë fëtyrë për fëtyrë nën një të vdekun.... Don Mikel Beltojën në vitin 1974, para pushkatimit, Shyqyri Çoku me shokët e tij katilë e shkyejnë për gjymtyrësh vetëm, se, prifti thërriste: “Rrnoftë Krishti!” Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Vetëm, kështu, shpjegohët ajo që u ba mbi Don Lazër Shantojën, të parin, e mbas Tij mbi të gjithë klerin katolik shqiptar e, Ata besimtarë Atdhetarë, që nuk e deshtën komunizmin. E, si, mos të pushkatohej Ky prift që, në vitin 1924, me 28 Nandor, shkruen në gazetën “Ora e Maleve”: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”. Pra, njëzet vjet ma parë Shantoja, profetizon, se: “...Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit...”
DON NDRE ZADEJA: Kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjes. Don Mikel Koliqi, më tregonte në vitin 1993, se me datën 2 Shkurt 1945, kishte shkue në mengjes heret, mbas meshës tek Kisha e Madhe Maria, zonja e Nush Topallit, e cila kishte gjetë në rrugë tek dera e shtëpisë së saj një letër, ku shënoheshin emnat e At Jakë Gardinit, Don Mikel Koliqit dhe xhakoni Gjergj Vata, të cilët, atë ditë deri në drekë janë arrestue. Posa ka hy në koridor të hetuesisë Don Mikeli, thonte: “Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin, Ai asht torturue shumë dhe, ju, thonte atyne katilave : Mohni bre, kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?” Don Ndreu mohonte akuzën që i bahet por, burrnisht pranonte: “Mësova se punohët për shuemjen e partisë komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, deklarue më 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.). Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”. “I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.” Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën. Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër. Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, çka të baj ma shumë për ty?!”. Atë ditë, një afishe e madhe u vue ndër murët e qytetit të Shkodrës: “PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË E POPULLIT: 1.Prenkë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.” Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!” Genocidi komunist në Shqipni filloi me Klerin, inteligjencën dhe popullsinë katolike, sëpse, kudo, që ishin të shpërndame këto mendje të ndrituna, në fshat e në malësi, Ato, ishin Kështjella të pathyeshme, gjuha e Tyne ishte Shpatë e, pena, një Heshtë,..përballë çdo anmiku!
Melbourne, Janar 2010.
 Melbourne, Janar 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Pak pershtypje per artikullin e F.Radovanit ''FILLIMI I PAFUND I GENOCIDIT KOMUNIST - KUNDËR POPULLSISË KATOLIKE SHQIPTARE 65 VJET MA PARË...'' E kam lexua dhe e ke shkruar sipas parametrave cilesore! Landa e juej asht nje kompleks skenash, qe preke nje nga ish keshtjellat e Car Nikolles se Dyte, buze nje shkambit ne Detin e Zi ne Krime te qytetit Jalte(Ukraine) e ndertuem ne vitin 1911 dhe sot asht nje restorant italian teper i frekuentuem per historikun, qe permban. Ajo kur u ndertue, asht quejt; ''Keshtjella e dashurise'', per fatin e keq u shndrrue sic shkrueni ju ne nje sallahane, ne nje trege pazaresh, ku perdorej nga tre mazone vagabonda, tre kanibale rrahen tre vercake te mprehuna ne kryeqytetet; Londer - Moske dhe ne Uashington - Nju Jork. U shndrrue ne nje keshtjelle dashuria mazone kunder fatit te popujve qe nuk ishin ne nje fe, ne nje race, ne nje ngjyre, ne nje komb, ne nje moral dhe ideologji. Ishte nje konference pazaresh te ndarjes se plackes se luftes midis tre kryegjarperinjve, qe shkaterruen pergjithmone rregullin botnor per interesa fetare te tyre. Pas kesaj te Stalin-Ruzvelti ju versul gadishullit korean per te shkule seicili nga ndonje shpatulle per vedi dhe pas pak kohe varen ne litar kryegjeneralet gjermane ''per krime kunder njerzimit''. Sot gadishulli korean ndodhet e ndare sipas dy interesave ruso-amerikane per fat tragjik te popullit korean te ndare ne dy mure, ne dy ideologji te kunderta, ne nje armiqesi antagoniste brenda races se nje populli liridashes dhe shume heroik. Ke preke skenen qe Per fat tragjik te vlerave te kombit shqiptar u zbatuan me fanatizem fryma e kesaj Konferences se Jaltes dhe te tjerave nga mazoni enver me ceten e tij aziatik antiveri. Ishin vercaket e Jaltes qe ju hodhen ne krye te trimave dhe mendje-ndritunve ne Veriun e Shqipnis, bash ne Shkoder e piketuem nga mendje te zeza te Jaltes. Prandej ky material historik asht pikturue sakte dhe kjarte faktoret, rrethanat, ideologet e krimit, aktoret e krimit, ..... Dhe ato krizma ende ndihen ne varret, ne ftyrat e familjarve viktime, ne libra qe po shkruhen, ne episode qe rrefehen, ne muret e gjakosuna, ne dosjet e kudo..... Vercaku i Jaltes ra mbi kafkat e njerezve qe e kundershtuen ket Jalte mazone. Keshtjella e Dashnise u shndrrue ne nje keshtjelle mishngranese.
Aty ke hedhe personazhe sa me portrete heroik aq dhe negativ, qe moren ne qafe jeta njerzish. Problemi asht se si te kurohen dhe se si te kuptohen keto shkrime historike qe sillen per here te pare, se si duhen vlersue???? Duhet nje moral per te preke skenen qe ju e keni sjelle me aq lakuriqesi, pa asnji paragjykim apo keqesi. Historia funksionon pa pete laknori, por ashtu sesi u shfaqe me paftyrsine e saj.
Ka me tej, por... Te lumte dhe te tjera te uroj! Mos e ndal penden t'uej te mprehte dhe te fuqishme!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI: NJË ZA “USHTON” EDHE SOT: “A KA SHQIPNI EDHE PER MUE..?!” DON LAZER SHANTOJA 65 VJET MA PARË... Askush nuk ia njohti zanin predikatarit të vet në Tiranë!.. Askush nuk e njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht, kërkoi: “Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu djalin..!”, u tha, Bija e Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen “dëshirën...”, plot 65 vjet maparë... Me datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë Lanës. Ja, kush ishte Ky “armik i popullit” që, “zani i Tij” ushton...edhe sot, që prej vitit 1924:
Zani i të vdekunit! Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi revolucionin e Francës së vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: “Lum ai Popull që ka një histori të mërzitëshme!” Po kje, se, qetësia e monotonia e ndolljëve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë, Shqiptarët e sotëm do të ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatërresash, trathëtinash, ambicionesh, partishë kaq të mëdha, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk ia gjenë askund shoqën në botë. Sot me hapjën e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të re e ngulë një cak të rinj, që ka me shënue një epokë në historinë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na Shqiptarët dëshrojmë dhe prëtëndojmë me ditë tek e fundit se ku jemi! Do të flasim me letra të hapuna! Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndolljëve të vjetëve të shkueme: lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbassodi jo, ma, era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme. Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të filloi me u ba ma monotone! Do ta dimë edhe na njëherë atë “ubi cosistam” t’Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, pasiguri të vazhdueshme ekzistenca e jonë nuk mund të vazhdohet ma. Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bame dyqan për fitimin ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: mjaft ma qëndroi livall kulloset ku, rend mbas rendit u lëshuan politikanët e improvizuem; mjaft duruam porsi fushë eksperimentale për aventurierët kozmopolitë; mjaft pësoi e bame skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft! Sot Popullit i ka ardhë shpirti në fyt: sot Populli do me ditë kategorikisht: A ka a nuk ka Shqipni? Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i janë përgjigjë endè! Se ka Shqipni sot e beson, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangarpaguemi, por Populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik....nuk mund ta besojë kurrë! Janë disa vite që Shteti ynë i rinj valëzon nëpër udhën e haptë të lirisë. Si lexohët në një prej vjershave ma të bukura e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja “një anijës që udhton me një të vdekun mbrendë”. Në barkën e Shtetit tonë të rrënuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër, përveç, një trup të vdekun. Ky i vdekun asht Populli! Qeveritarët tonë deri sot, u kujtuan me mbajtë Shqipninë e..., mbytne Popullin! Por, ky Popull, sot flet! Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë, por edhe me guxim e kërcënim, pyet: A ka Shqipni edhe për mue? Po, kje se, Misët e Kuvendit Kushtetues, me ligjët që do të bajnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me iu përgjigjë kësaj pyetje, atëherë, ajo Mbledhje, nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farsës dhe fillesa e një tragjedisë! Hyu mos e prëmtoftë! Y. (Don Lazër Shantoja).
Nga gazeta “Ora e Maleve”, Viti II. Shkoder, e Shtunë, 19 Janar 1924. Nr. 4.
■“...Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë por, edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A ka Shqipni edhe për mue?...”
■Përgjigje nga Fritz Radovani:
E di mirë Don Lazër, se çka jé tue më pvetë, E di mirë Don Lazër, se ku Ty t’kanë tretë, E di mirë Don Lazër, se çka pret prej meje, E di mirë Don Lazër, se çka t’ndriste mendja, E di mirë Don Lazër, se çka priste gjuha, E di mirë Don Lazër, se çka asht fjalëshpata, E di mirë Don Lazër, se çka të gufoi zemra. E di mirë Don Lazër, se çka të thante buzën, E di mirë Don Lazër, se çka t’prishë buzëqeshjën. E di mirë Don Lazër, se kush t’ vërboi sytë, E di mirë Don Lazër, se kush desht me t’mbytë. E di mirë Don Lazër, se kush t’ theu dy krahtë, E di mirë Don Lazër, se kush s’ desht gojëmjaltë, E di mirë Don Lazër, se kush ti sharroi kambët, E di mirë Don Lazër, se kush ti theu dhambët, E di mirë Don Lazër, kush desht me t’ zhigatë... E di mirë Don Lazër, se n’ç’kjamet të pau Nana, E di mirë Don Lazër, se çka i lypi hasmit .... E di mirë Don Lazër, se çka i the’ Asaj... E di mirë Don Lazër, si t’ngushlloi Nanë-locja, E di mirë Don Lazër, si s’e lanë me të prekë... E di mirë Don Lazër, edhe ku, Ajo...ka vdekë... E di mirë Don Lazër, si shunglloi Rozafa, E di mirë Don Lazër, si n’për gji t’mkoi tamth... E di mirë Don Lazër, si t’vajtoi me ankth, E di mirë Don Lazër, si belbzoi Tirana, E di mirë Don Lazër, sesi ushtoi Dajti, E di mirë Don Lazër, sesi u skuq Lana... E di mirë Don Lazër, se kush të trathtoi Ty, E di mirë Don Lazër, sesi kryet pat thye... E di mirë Don Lazër, kush t’shporoi Ty n’parzëm, E di mirë Don Lazër, Zemërshqipja,...u shue. E di mirë Don Lazër, kush armët desht me t’fye, E di mirë Don Lazër, se n’ Kryq mori shenjë... E di mirë Don Lazër, ...Flut’rove me Enjë... E di mirë Don Lazër, pse, pat Shqipni për Ty E di mirë Don Lazër, ata ujq t’kanë shkye! E di mirë Don Lazër, se Ajo,... asht barka Yte... E di mirë Don Lazër, se bash brinj Rozafës... Ti, s’ don ma t’ vajtojmë... Rreth e rrotull Saj Ti, do, të vallzojmë... Ti, po, m’ fton të këndojmë... Në liqe t’ Shkodres s’Ate... “Mbi të bukrat vala...Eni të lundrojmë...”. Melbourne, Mars 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
DON NDRE ZADÊJA 65 VJET MA PARË...ME 25 MARS 1945... PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË SHKODER, PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË” DON NDRE ZADEJA, I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT KOMUNIST NË KËT QYTET, MBAS DON LAZËR SHANTOJËS NË TIRANË, ME DATËN 5 MARS 1945. NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE MARTIRË TË KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE, PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE. Me respekt: Fritz RADOVANI. Melbourne, 25 Mars 2010.A T F U L V C O R D I G N A N O S
Letër e hapun 1 9 4 2 1
Cum non est cui suadeatur Et qui suadeant non sunt. (Plint. Paneg.) I.
Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine: 5 Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme, si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi, s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut, por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm! 10 E pra ky derën dy kapak’sh ta çili, si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla, ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini, me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina, 15 me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje, (pa mê – pa mend,FR) me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra një shkop për ty. Patër Milan të quejti, t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni, ngarkue me plaçka tua e me visare 20 t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni, ku e pakundshoqe t’pritte bujarija e grues shqiptare. E kur mbi letra tua, lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun 25 me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna, cikën e lop’s ajo fisnike e mielte, plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun 30 e buk e krypë e zemër parashtrote. Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve! N’areopagun e letrarve t’tú rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore, (at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!) 35 e si shpërblim plot e përplot me tamthin e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar! Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin 40 2
e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën e tij do t’pijn’.... i pvetun do t’përgjegjët: “N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!” Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, 45 e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ i shuem e i poshtër? Un me dije tânde s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari 50 meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove! Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine, me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute, 55 e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’ na vûne: Ktu pushon rraca ariane! Rracë e stërkeqne, farë e manafikun, skotë e përzieme hithâsh ariane kênka Shqipnija? O témpora! O móres! 60 Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi, mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? 65 e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit 70 n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? 75 Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna tejshekullore rrihi flet’t e tua, Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli me gjuhën tande Illyre Shqipëtare! Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, 80 rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe, Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari, por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma (shêj – kêputë) e Illyri Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit, i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit 85 besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme. Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja (preja – të pabesë) e votres sonë, emënharruem, rrugaca? 3
Rrugac, vasal, ushtar i blem me pare edhe zamadhi Kastriotë i yni? 90 pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari? E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun 95 n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani, Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun, por edhe Mbret i Shqipënise Illyre. Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit. 100 Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre për fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém? Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! 105 Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin! Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme, 110 nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme: Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi. Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni goja me fol’ çka para téjet nieri i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin 115 pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër vigmën aj sot e lshon.... Prej téje e nâmta kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun) nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë 120 rrféja mizore e hijevet Illyre, nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu, ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, 125 prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.
4 II
Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja; 130 me grushtin e përtham e shkundi Pasin, Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën, akull ku n’préhje barasohen eshtnat e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti, ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme. 135 Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje vargjet e mija qi frymzon, por ahti i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash, pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën 140 gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme 145 tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi shkodranit ftyrën me ja marrun déshte me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme, (ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,) n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave, 150 njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme ndête mbi né mortore e ankimi i zi, me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone, çilte vorreza t’reja n’për gardhîje; kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova 155 n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku, n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave! Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja, 160 u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano, t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue? A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht) q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati, 165 por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën, por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël (kersij – kocka) si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun 170 të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja) 5
mbi ata shqiptar’t e lashtë e meshatarë, mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove, kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit 175 salvimtar kalli vetun ballë i bâne, njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit e Benediktit t’ Madh hanës drapnore ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa, por monumente jo, sikur Barleti, 180 Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme, nám i pasosun i ksaj’ tok’s shqiptare, ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun, ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun, 185 ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun. Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte, vllazën na quejte e vllazën na përcolle, por vrasës ti na dole! E, po, po, thue, t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë 190 me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane, as shkopit t’carvet, por synuene Romën Latine t’Papve fén edhe kombsinë tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat 195 përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore: Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë, 200 krepatueshëm kumbon’t i xëvêndsote; kur jashta murit t’that, pushkën për faqe, burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye, vështojshin mos t’i xân pusí vezire mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit 205 shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para se t’qitte synin rrezja e parë e diellit. O misjonar’, kambsor’t e Naxarenit n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin, 210 me gjoj’ hyjnore dora dor’s ta mbushim lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët, âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre, 215 bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës s’ vogël, për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta, por marimanga blet’ nuk bahët lângun 6
pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme 220 e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?): Kanuja Illyre pronen edhe kullen me kulm e me temel e gjan’ e gjallë me ç’fryn e ç’ avullon ja digjte núri, por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit. 225 Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké: Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin banor’t e botës s’ vogël primitive. Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme! 230 Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun t’ dalin të ri për tirqi si biluri, e téja t’ fort’ si kanpi për buljera, e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin 235 qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari. Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta ogiçin para, berreve dihatse 240 t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari; nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër, t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës, t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke, si lokja jau kërkoi Bardhën nuse. 245 (qi me e kërkue me pishë edhe me qiri mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije, n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota 250 e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën, prej muzgu, dhênt përpara tè konaku t’u prrallë e tue këndue ‘i kang’ mbas krahit qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona, or ju, n’ at Kish’ të lume, vetmitare? 255 Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta, bûjen me u dá mikpritse misjonarve, (bujen – buken) me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra, prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng përmbushet 260 streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse, e besa bés’ m’u lidhë e i leshti parzëm me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun, 265 me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe (cirkën – djersën) 7
Thráku barbar i yti, Cordignano! Tashti , té votra shlodhu, o misjonar, e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit 270 shejó triumfe t’réja: sóse ditën me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat e ufices meshtarake. S’a nevoja, n’ kureshtën tânde shkencatare, synin harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni: 275 a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica e ‘i rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije me u ardhun hakut macave shpijake, prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit 280 pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat t’përzhituna n’térbim e merrshin iken. Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove gáca mbi gáca, Cordignano, e bota veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta 285 dorën kundroi leçitse albanofóbe. Veprën e misjonarit lavdiplote, ravën e kambve t’ tija koha e amshimi me bindje e përkujton, por, vepra e jóte, ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli, 290 qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.Shenim: Plot 50 vjet ma parë, më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder: Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942. Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohtuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë... – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjigjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohtun italian, po, edhe ai klerik katolik. Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe e pasun.”... Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 5 Fruer 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”... Fjala e fundit e Tij: “Ah moj Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!” Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter... Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda...edhe vetë Rinia Shqiptare..!!! Melbourne, Mars 2010. Fritz RADOVANI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI:
“UJË TUE SHTERRË… NA, TUE U MBYTË..!” Këte thanje popullore përherë të parë ma pat thanë Prof. Kolë Ashta, në vitin 1991 në shtëpinë e Tij, në rrugën Marvekej në Shkoder. Ishte ajo kohë kur, presidenti Ramiz Alia “predikonte” idenë e tij se, “Shqipnia nuk është as Lindje, as Përëndim..”. Besoj, se, edhe sot i qendron atij mendimi…Fatkeqësia nuk asht tek myku i trunit të njenit prej presidentave komunist që ka pasë e vazhdon me pasë edhe sot “fotokopjet e tij” Shqipnia Evropjane, por, ajo që asht me u vajtue sot, qendron në faktin se, kur, Shtrausi i Gjermanisë Përendimore na lutej “eni në sofren tuej evropjane, se aty asht vendi i juej..!”, vagabondët komunist vraponin me u mëshef në “birucat e plumbave” të hapuna në Murin e Berlinit, nga predhat që gjuhej Rinia, dhe vritej në kerkim të Lirisë atje dhe në Shqipni! Kur, Evropa, po punonte me realizue profetsinë e At Anton Harapit se: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”. (Para gjyqit në vitin 1946). Dhe, kur, “duertë e lidhuna një bese, mbi tavolinën e Papës Gjon Pali II, me shembë të gjitha muret dhe perdet e hekurta të Evropës, pa gjakderdhje”.., atëherë, në Presidencën shqiptare, mendjet djallëzore organizonin vrasje në piramida të kufinit e, tue mos u knaqë me aq, organizuen dhe vrasjet me shnajper mbi Arben Brocin me shokë, mu para komitetit të PPSh, qendren e gjaksorve të terrorit komunist në Shkoder, me 2 Prill 1991. Bota punonte për Liri dhe Demokraci, ndërsa, Shqipnia komuniste vazhdonte “me veshë Nanat në zi..!”. Po, mbushën plot 20 vjet dhe, ende, edhe pse “ujë përditë shkon tue shterrë”, na vazhdojmë me “u zhytë”… Evropa na “kapë për veshi” dhe na ulë në tavolinat e NATO – s, ndërsa, ishpresidenti Mojsiu, “ka frikë se ushtria greke po del jashta kontrolli…!!” Mo, Zot! Ma, keq!.. “Po, kur, nuk janë ndigjue “virrmat” e thirrjet kundër shqiptarve në rrugët e Beogradit e t’ Athinës..? Vetëm në dy etapa historike! Kur Ahmet Zogu flente në hotelin “Bristol” në vitin 1924 dhe, me 1 Korrik 1946, kur Enver Hoxha, nga “shoku” Tito asht dekorue “Hero i popujve të Jugosllavisë…” pra, si i pari dhe, si i dyti, “kur i dhuruen tokat tona shqiptare shtetit shovenist jugosllav…nuk ndiheshin virrma”, për me sigurue sundimin në kolltukët e tyne me mjetet ma të flliquna e diktatoriale. Qeveria greke nuk asht e knaqun ende me Trojet tona shekullore, të cilat i sundon padrejtësisht tash mase 100 vjet por, kërkon nga “Evropa” me pi edhe “gjak shqiptarësh”…Asht e pangopun me djersën dhe frutin e punës së qindra e mijra shqiptarve, që shfrytzon tash 20 vjet tue i konsiderue si “skllav”, ndonse, fatzezët në kerkim të pares kanë braktisë familje e shtëpija me mujtë me sigurue “dishka” e, pikërisht, ate “dishka” që qeveria shqiptare as nuk mendon as, nuk ka mendue asnjëherë me ua sigurue tash 65 vjet…”socializëm” “skllavëve” të saj... Këto ditë lexoj në internet prej artikujve që shkruejnë mjaft gazetarë për këto zhvillime makabre në Athinë, një prej të cilve e mora nga Prof. S. Repishti, ku, gazetaria zj. Kozeta Zylo, shpreh edhe dhimbjen e vet për vllaznit shqiptar …por, fatkeqësisht, asht “një za” i vetëm, që më kujtoj thanjen popullore “ujë tue shterrë…” e zani i gazetares më ngjasoi me “zanin” e atyne qindra e mijra shqiptarve të shkretë që janë “tue u zhytë”…, pa asnjë shpresë nga Atdheu i vet …sëpse, qeveritarët tonë janë shumë të “sigurt” se, askush “nuk ia pi gjakun e tyne” të qelbun nga paret e flliqta që mbushin xhepat çdo minut në kurrizin e germuçuem të Popullit Martir Shqiptar. Po, Presidenti Topi…?! Me siguri asht tue u konsultue me fantazmen Alia, që vazhdon “prostitucionin” e filluem me Kosovën në Bujan…kur, ishin partizan të Miladinit…bashkë me Nexhmijen… E, deri kur, do të vazhdohet kështu, me siguri, më pyet ndokush…? Përgjgjen e ka dhanë në vitin 1999 i Nderuemi President V. Havel i Çekisë para pallatit kryeministrisë kur vizitoi Tiranën, në kohën e Luftës së Forcave të NATO – s, për çlirimin e Kosovës martire ku, tha: “Njerëzit ma të damshëm për Demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokrat..!” A nuk asht e provueme kjo thanje në kurrizin e Popullit Shqiptar, dhe në të gjitha Trojet ku, flitet shqip..?! Ja, pra, me fakte se shka sjellë heshtja, “heshtje” që sjellë “harresën” e, “harresa” sjellë ripërsëritjen e historisë… Kush nuk pranon mësimet e historisë asht drejtue me kambët e veta nga vetvrasja kombëtare… “akt trathtije”, për të cilin punojnë tash 65 vjet pa pushue të gjithë komunistët e të gjitha ngjyrave, në të gjitha Trojet Shqiptare! Nesër, dikush…do të shfletojë Kanunin e Lekë Dukagjinit… dhe, do të na shpjegojë “ne” shqiptarve se, ju, nuk njihni as ligjet e zakonet tueja të shkrueme: “Neni 133, Kush vret vedin, shkon gjak-hupës. *938. Po vrau kush vedin, gjaku shkon hupës…” (Marrë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, fq. 179, 1989, New York.) Kanuni I Skenderbeut: Art. XVIII, Vetvrasa: “3011. Kush vret vetën me dashje e padashje, shkon gjakhupës ‘Gjakun e tij e lanë dreqi’ thotë goja e popullit” (fq. 191. Botue 1993).
Vëllazën Shqiptarë! As këto ligjë mos i leni mbasdore, mbasi me këto jemi tue u vetqeverisë! Dyertë e Evropës janë të hapuna…po, hapni “sytë e gojen e mbyllun”!
Melbourne, Prill 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI:
PAPA GJON PALI II, MBULLI VETËM SYTË..! Dishka po ngjante në botë... Ishte e pabesueshme për të gjithë shqiptarët se në një kohë aq të shkurtë historia e mbetun pezull përsa shekuj kur Papa donte me ardhë në Shqipni, në kohën e Skenderbeut, do të rrokullisej si ortek i fuqishëm tue sjellë me vete zhvillime që askuj në botë nuk kishte si me ia marrë mendja. Në Vatikan, me datën 16 Tetor 1978, në ora 17.15’, “tymi i bardhë” i oxhakut do të lajmonte ardhjen e Papës polak Karol Vojtila, i 284 Papë i parë i Kishës Katolike Polake. Ardhja e Gjon Palit II solli edhe lajmin e papritun për shtetin ma të afert që kishte Vatikani, për Shqipninë e mbyllun hermetikisht nga perdja e hekurt komuniste, e cila, nuk dinte me mendue sesi një Papë, madje, edhe i ardhun nga larg, kur vizitoi Grotta Ferrata pranë Romës, në 1979, deklaroi se: “Unë lutem përditë për Shqipninë dhe, e due shumë ate..!”. Nga ndonjë rasë e prishjes së zhurmuesve tv, mujshim me pa momente të vizitave të Tij në katër anët e globit. Aqsa ishim afer në distancë km. me Vatikanin, aq larg ishim në të gjitha mardhanjet që mund të kishim me Te, mbasi çdo ecje e jona kushtëzohej me politikën e vendeve shoveniste sllavo – komuniste të Lindjes afërme e të largët, që nga viti 1944. Më tregonte aty nga vitët 1980, Prof. Nush Radovani, kur ishte në hetuesi në 1946, një ditë para se të delte në gjyq e kishte marrë në zyre oficeri Kadri Hazbiu dhe, i kishte thanë: “Tani do dënohesh dhe do shkosh në Burrel...kujdes, mos u shoqëro me klerikë, mbasi edhe po u lirove do vishë prap në duart tona. Ne nuk kemi frikë nga asnjë grup politik dhe shtet armik i yni. I vetmi shtet që mund të përmbysi pushtetin tonë popullor, është Vatikani. Vetëm Papa i Romës është armiku më i rrezikshëm për komunizmin, të tjerët as nuk i kemi frikë fare...” – Tashti, më thonte Nushi, më asht kujtue kjo thanje e atij “injoranti” që, koha, më duket se po e vërteton..! Natën e Shen’Federikut, me 17 Korrik 1989, Polonia lidhi mardhanje diplomatike me Shtetin e Vatikanit. Evropa Lindore ishte zgjue nga gjumi gjysëm shekullor. Shqipnia si gjithnjë, vazhdonte me hapa “të sigurta” rrugën e saj drejtë “socializmit”...me në “krye” Rmiz Alinë. Me datën 9 Nandor 1989, Muri i Berlinit ra! Gjon Pali II, Regan dhe Gorbaçov hapin faqen e ndritun të historisë botnore, me paqë, vllaznim dhe demokraci pa gjakderdhje, pikërisht, ate që, në vitin 1946, para trupit gjykues profetizonte frati shirokas At Anton Harapi OFM.,: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”.
Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II viziton Shqipninë! Ishte viti 1974, kur, Enver Hoxha del për të fundit herë nga “Pallati i sportit”, ku, po, zhvillohej Kongresi...i BGSH, për mos me u kthye kurrma n’ atë vend...ashtu, si, me 11 Prill 1985, që vdiq përgjithmonë, për mos me u kthye kurrma në “burgun” e Popullit Shqiptar... Ndërsa, me 25 Prill, kur, Karol Vojtila hynte triumfues në Kathedralen e rindertueme të Shkodres, dhe ishte Papa i Parë që kishte puthë Tokën Shqiptare, Atë Tokë të lame me Gjakun e Shenjtë të Mijra Martirve Shqiptarë, të ramë nën diktaturën ma të mënershme komuniste që ka mujtë me pa njerzimi në Shekullin XX, atëditë, na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sytë tonë Zëvendsin e Krishtit në Tokë, tue i dhanë Bekimin e Tij Apostolik mbarë Popullit Shqiptar, e, po, Atëditë, në balkonin e Pallatit të Argjipeshkvisë Metropolitane të Shkodres, Papa Gjon Pali II, tue Bekue Shkodranët e Tij besnikë, mes dy Flamurve Miq, Atij Shqiptar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me Shqipen Dykrenare e, Atij të Miqve të Përjetshëm të Shqiptarve, të Vatikanit... Zani i Tij Burrnor po trandte Tokën Ilire e, Rozafa, e mahnitun veshtronte: “...Ajo që ka ngja në Shqipni, Vëllazën e Motra s’ ishte pa kurr në historinë e njerëzimit. ..Kurse, këtu, shteti asht përpjekë të shuej çdo shprehje fetare në emen të një ateizmi radikal të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues... E gjithë kjo, ngjante në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve, të cilve, u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzoria”, liria e tyne. Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ju harrojë. Dhe, në fakt ky duhet të jetë piksynimi sot, të kthejë shpejt fletën, tue harrue ate që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikpamje kjo që në një prizem vështrimi asht e drejtë e madje, e domosdoshme, por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.” (Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV, fq. 172, 1993, San Francisco USA. Melbourne (me 3 Prill, ora 05,37’ ora këtu...), pra, me 2 Prill 2005...në Vatikan, ishe tue ndjekë në tv gjendjen e randë shndetsore të Papës, dy rrëkajë lotësh më bane me kuptue se, Gjon Pali II, kishte mbyllë vetëm sytë...Po, Zemra e Madhe e Tij vazhdonte me rrah në të gjitha Kontinentët e Botës, në të gjitha skajet e Saj, ku, vazhdon edhe sot me ushtue Zani i Tij... E, në atë moment aq të dhimbshëm për mue...mu duk, sikur, po thonte: “Shqipni, qendro në lartësinë e kësaj beteje të madhe! Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja le të shërbejë si mësim, por kurr mos të të shtyjnë në hakmarrje mllefesh. Tashti asht koha me shkue me besim drejtë s’ardhmes. Le t’ ushqejë guximin tand feja e besimtarve të tu në një Zot të vetëm, të Cilit, së bashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën sherbimit ndaj drejtësisë dhe paqës... Vëllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun! Zoti e ruejt Atdheun Tuej. Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën! Në Emen të Zotit Ju përqafoj dhe Ju bekoj të gjithve! Mirupafshim. Ju uroj me gjithë zemër : Gjithë të mirat!” Dhe,...vazhdoi rrugën e Tij... Po, persëris një frazë që Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurr: Ai ishte Papa Gjon Pali II, Papa ma i Madh që ka njohtë njerëzimi me veprat e Tij, me guximin dhe matuninë e Tij prej Burri Polak, që mposhti me armët e Tij të Pathyeshme: Me Kryq dhe Ungjillë, mbretninë komuniste të djallit në tokë, tue ringjallë Fenë Katolike, në të gjitha ata vende ku, dyertë e ferrit kishin ndërtue perden e hekurt të sistemit ateist komunist, të cilën, Ai e rrëzoi me tri fjalë: “NON ABBIATE PAURA!”, “MOS KENI FRIKË!”...
Melbourne, Prill 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI:VATIKANI E KA NJOHTË ME KOHË KOSOVËN… POR, KOSOVA, NUK NJEH VETVETËN..!
Në vitin 1996 kam njohtë z. Sheuqet Kelmendi në Shkoder. Fatkeqsisht u njohta vonë me atë Burrë, fatkeqsisht, se, në 1997 unë u largova nga Shqipnia. Njohta një Shqiptar kosovar, që, do ta kishte për fyemje me i thanë “kosovar” pa emnin Shqiptar ma parë. Ishte kenë antarë i një grupi të quejtun nga serbët “Katoliçeskaja banda”…e, që dallgët e kishin sjellë në Tokën Nanë, pra, jo “nënë”…ku, mbasi kishte përfundue “fakultetin” e parë në burgjet e Titos, kishte provue edhe ferrin komunist të Enver Hoxhës, ku, edhe këtu, kishte krye “fakultetin” e dytë në kampet e shfarosjes së Nanës Shqipni. Ishte Burrë i matun, korrekt, i dashtun, i prëgatitun e mbi të gjitha Atdhetar i vërtetë. Prej njohjes me te mësova për Kosovën ma shumë se kishe mësue gjithë jetën në Shqipni… mbasi, Ai, më hapi një dritare që për ne ka kenë gjithmonë e mbyllun nga 1944. Nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i 1945, flitej se rreth 2500 ose 3000 kosovarë i kanë sjellë nga rruga e Kuksit dhe i kanë dorëzue në Tivar e Ulqin, ku, të gjithë kanë gjetë vdekjen dhe, mbasi i kanë pushkatue kufomat e Tyne i kanë tretë në detë. Në vitin 1993 pata lexue një artikull që tregonte se “shokët komandant shqiptarë” Haxhi Lleshi, Sheuqet Peçi, Fadil Hoxha, Ramiz Alia, Rahman Perllaku…kishin ra dakord me 13.000 kosovarë të armatosun në Kukës, me ardhë në Shqipni dhe mbasi të organizohen, me shkue me “çlirue” Kosovën. Mbasi i kanë çarmatosë, janë nisë për Shkoder. Rrugës ka pasë edhe nga “ata” që kanë dashtë me “dezertue”, kështu, janë “detyrue” shokët komandantë shumicën me i pushkatue…ndërsa, pjesën që ka teprue për me humbë gjurmët e vrasjeve rrugës ia kanë dorëzue “serbëve” në Tivar, për me i ba kurban si “miq dhe shokë partizan” që na kishte vllaznue lufta kundër armikut të “përbashkët” Shqiptarë… Dhe, ja, si e shpjegon fundin e Tyne z. Lekë Harapi në librin e Tij “50 vjet kujtime” në faqën 108, Dan Hasani tregon: “Riza Dani (aso kohë Kryetari i Komitetit të Shkodrës), i kërkon mendim dr. Omer Nishanit, si President për me shpëtue ata kosovarë që kanë kalue në tokat tona, nga Velipoja dhe bregu i Bunës,... Dr. O. Nishani, mbasi konsultohët me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen, i përgjigjet: - Ata janë të gjithë kriminela dhe duhët t’ia kthejmë sa ma parë Jugosllavisë, që, të mos na zemrohet Tito”. Këto ishin fjalët e Presidentit dr. Omer Nishanit që u dekorue në vitin 1993 nga Tirana “demokratike”. Në vitin 1946, me 1 Korrik “shoku” Enver dekorohet “Heroi Popujve të Jugosllavisë” (se për cilët popuj bahet fjalë...atë e di Kuvendi Popullor i yni, që edhe sot nuk i prekë dekoratat e tija) dhe, mbas pak ditësh në Konferencën e Paqës në Paris, deklaron: “....me qeverinë jugosllave nuk kemi mosmarrveshje.” Do t’ ishte e pafund lista e Atdhetarve Shqiptarë kosovarë që në kërkim të “lirisë” nga dhuna serbe, kanë kërkue “strehë” tek Nana Shqipni dhe, janë vra pa pikë mëshire ose zhdukë ndër kampet e shfarosjes komuniste nga E. Hoxha dhe Ramiz Alia, tue u akuzue si spijun të UDB jugosllave krejtë të pafajshëm... Djallëzia dhe pafëtyrsia janë dy motra “që ka kultivuar mësë miri ndër Shqiptarë “nëna parti” komuniste, socialiste, demokratike…” e, si të duesh veni emnin se: “të bijat e s’ëmës janë që të gjitha”…, “më trego se bija e kujt je, e po të tregoj kush je..?”, thotë populli shqiptar… Mos shkoni aspak ma gjatë, po, tregoni haptas “bijtë e cilve kosovarë jeni ju, që me 16 tetor 2009, me paturpësi pritni në Prishtinën e Lirë, pasardhësit atyne gjaksorve, që shitën tokën tuej dhe vranë mijra e mijra Shqiptarë kosovarë për me sigurue kolltukun e flliqun të kriminelave Enver Hoxha e Ramiz Alia..? Në vitin 1972 pa kërkue pelqimin e Popullit Kosovës, një grup “spijunësh" të Ministrisë Punve të Mbrendshme të Tiranës vijnë nga Prishtina, dhe pa pikë turpi nënshkruejnë “aktin e varrosjes së gjuhës së Nanës”…tue u shpërfëtyrue për një grusht pare të flliqta, e në pleqni me thinja të turpëshme mësojnë fëmijët e nipat me thirrë Nanën “nënë”… E pse ngjajnë këta akte të shemtueme o vëllazën, Shqiptarë..! Sa shpejtë keni harrue Gjakun e Atyne Shqiptarve të shkuem rrëkajë për Atdhe të Lirë e Përparim ndër shekuj..? Po, a kujtoni se flejnë të qetë në shpellat, gropat e prroskat shqiptare Eshtnat e tretuna të Bajram Currit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, At Gjeçovit, At Bernardin Llupit, Ndue Perlleshit, Marie Shllakut, mulla Idrizit Gjilanit, Prof. Ymer Berishës, Kol Margjinit, Shaban Polluzhes, Uk Sadikut, Kol Parubit, Shaban Sadikut, Gjergj Martinit e sa e sa trimave të tjerë, që kanë dhanë jetën për liri të Kosovës..? Keni harrue fjalët e At Llupit: “Vdakja si kjo, vdekja për Shqiptarizëm asht kup’e artë!” Kur fati i Shqipnisë ishte mu në fije të penit nga qendrimi armiqsor i fqinjve tonë që, të pakten njëditë nuk na kanë lanë të qetë, se për ndihmë as nuk bahet fjalë, pikërisht, ishte Ai Isa Boletin që me 300 Burra të armatosun u gjet në Sheshin e Flamurit, në Vlonë, atë ditë të Madhe të Kombit Shqiptar kur Atdhetarët tonë Shpallën Pavarsinë dhe ngritën Flamurin e përgjakun të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me Shqipën Dykrenare mbas sa shekujsh robni turke. Mo’ Zot ma keq ku kem vojtë..? Me harrue për shka asht luftue ndër shekuj të tanë! Po, si bre Burra, Parzmoren e të Madhit Skenderbe, me e ndrrue me një “bucë” dhé…? Po, ku, jeni bre At Fishtë, Kristoforidh, Naim e Çajup, e, ti o Mjedja i jonë, ju, bespremë shkue mbas sa vaje e gjamësh që kanë ushtue nga Maja e Hekrave e deri në shkrepat ma të larta të Tomorrit plak, po, ku, shkrepi kjo rrfe mizore, mbi shtizë të Flamurit Kastriotit tonë…?! Bash njëky Ramiz Ali që pritni e qitni ju, o vllazën Shqiptarë të Kosovës dhe Amerikës, kur pat të gjitha shanset nga gjermanopërendimori Shtraus, me shpetue Popullin Shqiptar të nëpërkamun nga Evropa kje ai që zgjodhi rrugën e mbetjes së përhershme “udhëheqës komunist” dhe, me paturpësi djallëzore, kërkoi “anëtarsimin e Shqipnisë në Konferencën Islamike” edhe pse me dorën e tij kishte shembë Xhamijat e Shkodres, kërkonte si e si rrugën e Lindjës… Kur mbarë Populli Shqiptar thërriste “E duem Shqipninë si gjithë Evropa..!”, ky kriminel mendonte dhe projektonte plane vrasjesh e tmeri në kufi, tue shpikë: “Shqipnia s’ asht as Lindje as Përendim..!”, mbasi kështu shpallte botnisht se: “Na nuk i përkasim ndryshimeve të Evropës së Lirë dhe Demokratike” ashtu, si, po vepronte gjithë Evropa Lindore e deri në Sheshin Tien An Men, tek Kina e largët komuniste…prej së cilës, pikërisht, ky hipokrit anadollak fanatik mësoi sesi me zhvillue në kushtet tona “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, turpin e Shek. XX. E, njëditë papritë e pa u kujtue, “heqimat” e universitetit “Enver Hoxha”, realizuen edhe idenë e tij. Ishte “heqim” Alfred Serreqi, Minister i Jashtëm i Qeverisë “Demokratike” të 1992, ai, të cilit, i përshtatët ma së miri thanja e At Konrrad Gjolaj: “Një musliman i pa bamë synet”, që, tue zbatue urdhnin e “Presidentave” dhe të “heqimit” Sali Berisha, me datën 2 dhetor 1992, shpallin “Shqipninë Evropjane të Skenderbeut”, anëtare të “Konferencës Islamike”… E, çka mujshin me ba ma shumë këta në damin e Popullit Shqiptar e Kosovës Martire, kur pushtuesës së Saj, bash Serbisë gjakatare komuniste po i vinte fundi..? E, si ndihmohej Serbia ndryshej?! Me të drejtë i Ndjeri Prof. Nikoll Daka, thonte për “heqim” A.Serreqin: “Unë kujtojshe se asht nipi i Dr. Federik Shirokës, po, ai,… ishte kenë nipi i Zef Serreqit…”. Po të njajtin veprim ban “diplomacia kosovare” posa fiton Pavarsinë…Me delegacionin shqiptar që shkon në një seancë të “Konferencës Islamike”, shkon edhe një grup nga Kosova..!! Pa kalue as një muej nga nënshkrimi i anëtarsimit në “Konferencën Islamike” nga Shqipnia “demokratike” me 2 dhetor 1992, Papa Gjon Pali II, me 9 Janar 1993 thërret në Asizi “një takim lutjesh për Paqën në Ballkan”, ku, marrin pjesë tre besimet, të krishtenët, muslimanët dhe hebrejtë. Aty mban pranë Shqiptarin Hafiz Sabri Koçi, gjatë gjithë kohës…Mendimin e Tij për Shqipninë dhe Popullin tonë, Papa e kishte shpallë që në vitin 1980 në Otranto t’ Italisë, por nuk do të kalojnë as dy muej kur në Prill të vitit 1993, z. Villy Gjon Kamsi do të paraqesin letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte, dhe Shqipnia lidhë mardhanje diplomatike me Vatikanin. Vdekja e Pesidentit largpamës Ibrahim Rrugova, asht ndër fatkeqësitë ma të mëdha jo, vetëm, për Popullin Shqiptar të krahinës së Kosovës, po, për të gjithë Trojet e robnueme të Tokës Shqiptare, për të cilat Ai shkrini jetën e Tij prej Martiri dhe Heroi…Prandej, në vitin 1999, Ai nuk asht lanë në labirintet e Beogradit dhe duert e gjakosuna të Millosheviqit, por me një guxim dhe veprim të pa pamë në Historinë e Lavdishme të Vatikanit, ndaj Popullit Shqiptar dhe Shqipnisë Evropjane të Skenderbeut, Burri i Madh Polak, Papa Gjon Pali II, e tërhoq me shpejtsi pranë vetës në Vatikan, tue i sigurue jetën Mikut të Madh Shqiptar Presidentit Rrugova. Si mendoni, ju, o vëllazën Shqiptarë, se NATO dhe ShBA, kanë ndërhy ushtarakisht për çlirimin e Kosovës pa pelqimin e Vatikanit dhe të Papës Gjon Pali II..?!
Erdhi edhe Ajo ditë aq shumë e pritun për Shqiptarët, nyja e pazgjidhun pesëqind vjeçare mes Vatikanit e Shqipnisë u zgjidh nga Papa Gjon Pali II me 25 Prill 1993, ora 08.30’, Ai puthi Tokën Shqiptare. Lexoni me vemendje pjesët e fjalimit të Tij në Sheshin Skenderbe në Tiranë: “...Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tem Vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt...Kam ardhë për me i shfaqë çdo shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore... Të dashtun Vëllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuaj... Ju keni vuajtë për Kombin Tuaj. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë....Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit... Drama e Juaj Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian e asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë...Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vëllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vëllaznim human. Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv... Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast, - asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vëllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuaj dhe në krejt zonën e shumëvuajtun të Ballkanit. Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm...Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe, jo, fort larg nga këtu tek Ju... Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashjetesë tek Ju. Shqipni, qëndro në lartësine e kësaj beteje të madhe!.. Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun. Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ ja kursejë kontributin e Sajë....Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit! Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës. Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë... Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllazënimit, mikëpritja ndaj të huajt dhe vetitë që e dallojnë Popullin Tuaj, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore shqiptare... Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm, të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës. E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare... Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu edhe Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim... Vëllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun! Zoti e ruajtë Atdheun Tuaj! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën! Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve! Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!” 25 Prill 1993.
Vëllazën e Motra Shqiptarë! Jo, bre, jo, Populli Shqiptar asht Një dhe Shqiptari i Skenderbeut ka vetëm Një Atdhe, ka Një Zot, ka Një Gjuhë, po, ka edhe Një Flamur me Një Shqipe Dykrenare, që e ka la me Një Gjak Shqiptari, me Gjakun e Herojve të Tij, tash ma shumë se pesë shekuj..! Rrnoftë Shqipnia e Flamuri i Saj ndër shekuj e Lirë dhe, përparoftë si gjithë Evropa! Melbourne, 25 Prill 2010. Fritz Radovani
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nga Fritz RADOVANI: PLOT 65 VJET QË QEVERIA KOMUNISTE SHQIPTARE.., THOTË: “MIRË U PAFSHIM… EVROPË..!”
Ishin ditët e para të Janarit të ftohtë të vitit 1945, kur krimineli i Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu, i ardhun në Shkoder me spaleta gjenerali komunist, i asht drejtue Kuvendit Françeskan të Gjuhadolit, pak ditë mbas vizitës po aty të terroristit njohtun Sheuqet Peçi. Vizitojnë gjimnazin “Illyricum”, u flasin me shumë “dashamirsi” studentave dhe kalojnë edhe ndër ambjentet tjera aty si, në muze, bibliotekë, etj. Pak minuta vizitojnë edhe zyren e Provinçialit Fretenve At Mati Prennushit, ku, shprehin mendimet e tyne “për një shkëputje të mundshme të Klerit Katolik Shqiptar nga Papa i Romës Piu XII dhe Vatikani..!”. Sigurisht aty marrin edhe përgjigjen e Provinçialit Prennushi me vete, për me ia dergue korrierit qeverisë jugosllave dhe “mikut” Titos, Enver Hoxhës, që: “I ban të ditun se me ateista e komunista Kleri nuk gjenë asgja të përbashkët dhe, në lidhje me rrugën e veprimëve me Vatikanin, gjithshka asht e përcaktueme në mënyrë të pandryshueshme. Sesi me veprue me Papën nuk ndryshohet prej nesh, ate e ka në dorë Papa si me veprue me ne. Ndryshimet i ban vetëm Ai.” (At K. Gjolaj OFM. Në librin “Çinarët” fq. 74. Shkoder 1996.) Ndër ato ditë u shpall “shtetrrethimi” i Shkodres dhe urdhni i dorëzimit të armëve, ku, me këte rasë u zblue edhe fëtyra e gjaksorit kriminel M. Shehu dhe, kryesisht në Malësi të Veriut, kur Atdhetari Prekë Cali, priti me armë në dorë trathtarët e Atdheut të shitun tek Jugosllavia komuniste. Arrestimi i dy klerikve At Gegë Lumës dhe At Dioniz Makës, në gjysmën e Janarit nxori në shesh hipokrizinë e vizitorve të paskrupull në Kuvendin e Fretenve të Shkodres. Sigurimi i shtetit komunist kryesohej në Shkoder nga Ndrekë Nallbani, i cili vendqendrimin e kishte kryesisht në shtëpinë e Vuksanve tek Dugajt’ e Reja. Aty, kryesisht përshkohej rrjeti informativ i krijuem gjatë luftës, i cili e kishte tregue vetën që ditët e para, kur Qamil Gavoçi kishte shprazë “armët trofe” mbi kokat e “trathtarve” përballë Bashkisë së qytetit. Pra, terrori kishte fillue… Shumë shpejtë, mbas pushkatimeve të para mbas vorrezave të Rëmajit, nga Tirana komuniste njoftohet nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Mihajl Prifti, i cili, me shkresen nr. 5 dt. 12 Prill 1945, “mbi vendimin e shtetizimit të të gjitha shkollave private në Shqipëri”, ven në dijeni kryetarin e komitetit ekzekutiv të Shkodres Riza Danin, “se shkollat fetare do të mbyllën”…dhe, kjo “reformë” fillonte me shkollë të Motrave Stigmatine, Servite dhe vazhdonte me të tjerat…deri tek seminaret e Fretenve dhe Jezuitve. Rreth vitëve ’70, zonja e Nderueme e mikut tem Pavli Gushi, nga Jugu, që, kishte përfundue shkollën në Shkoder, para vitit 1944, më shpjegonte: “Kur mora vesh mbylljen e shkollës së Motrave Stigmatine në Shkoder, ku, unë gocë e re nga Jugu kisha studjuar, i pata thënë një kushriri komunist se, fëtyrën e ateistëve ju e kishit zbuluar me kohë, po, me veprimin e kryer ndaj shkollës murgeshave në Shkoder, ju i kini treguar gjithë Shqipërisë se jeni kundër edukimit Atdhetar dhe atij moral që i bënte gocave të gjithë Shqipërisë, ajo shkollë e nderuar…”. At Çiprian Nika, Rektor i Fretenve të Shkodres, shkoi me u interesue në Tiranë, për këte vendim të qeverisë, por nuk pat asnjë rezultat pozitiv. Posa erdhi në Shkoder, njoftoi edhe Drejtorin e shkollës At Donat Kurtin, i cili, menjëherë mori masen e zhdukjes së vulës metalike të shkollës Françeskane, tue e thye copë copë me çekiç publikisht në oborrin e shkollës në prani të nxanësve, për “mos me lejue lëshimin e dokumentave false mbas mbylljes së shkollës”. Bahen përpjekje për shkëputje nga Vatikani edhe në kryeqytetin Tirana, me Imz. Vinçenc Prennushin, Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Don Shtjefën Kurtin e At Pjetër Mëshkallën S.J., por, pa sukses…edhe pse “premtimet” ishin të mëdha, por asnjeni nuk i besoj fjalës komunistave nëpërmjet gojës Tuk Jakovës. Me datën 5 Maji 1945, mbas pak ditësh që Imz. Leone G. B. De Nigris, Delegat Apostolik i Vatikanit në Shqipni, që nga viti 1938, posa arriti në Tiranë, u njoftue se, “Qeveria shqiptare, nuk e lejon me qendrue në Shqipni si ‘persona non grata”, (vendimi ka dt. 24 Prill 1945) pra, do të këthehej nga ka ardhë pa shkue as në Shkoder. Ai menjëherë njoftoi Argjipeshkvin e Shkodres Imz. Gaspër Thaçin, i cili, në pamundësi shëndetsore për me udhtue, posa mori njoftimin e Delegatit dergoi në Tiranë sekretarin e vet, kancelarin Don Mark Hasi. Imz. De Nigris i la porosi Don Markut, që detyrën e Tij do ta vazhdonte në Shqipni Imzot Frano Gjini, Abat i Mirditës, tue u quejtë Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, pra, kjo detyrë e lartë Ju caktue në rrethanat e krijueme të parit Ipeshkëv shqiptar në historinë e Kishës Katolike Shqiptare dhe, me datën 20 Nandor 1945, i vjen emnimi zyrtar nga Vatikani, nëpërmjet të ambasadës italiane në Tiranë, e cila, dokumentin ia dorëzon At Giovani Faustit SJ, që e përcjellë për Shkoder. Qeveria shqiptare nuk njeh as detyrën as zyrën e Regjentit në Shqipni. Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin e Amerikës, Anglisë dhe Italisë. Ai posa u emnue zyrtarisht në detyren ë re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohe kryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue. Kishe me thanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Enver Hoxhës, por sidukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmën. Ai kishte qëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave, për lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa masa ekonomike që qeveria kishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike. Gjithmonë masat ekonomike në sistemin komunist paralajmërojnë masat politike. Kryesisht takimi u kërkue nga Imzot Gjini, se Ai nuk mund të qëndronte indiferent ndaj vëprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit, inteligjencës dhe katolikëve në veçansi. Në këtë takim Imzot Gjini kërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Imzot Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte mueji dhetor 1945 kur u ba kërkesa zyrtare për takim, por nuk u realizue se gjoja sa kishin përfundue zgjedhjet e dhetorit. Në muejn mars të 1946-ës, në qelën e Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën edhe njëherë të gjithë personat e sipërpërmendun ku, përveç, tyne ishte Don Shtjefni dhe At Meshkalla. Aty u vendos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’i dorëzohej nga Don Shtjefni. Letra u përpilue nga At Meshkalla me sugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata përfaqësonin vullnetin e klerit në përgjithësi. Një kopje u vëndos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan, për dijeni nga ana e tyne si dhe me vue në dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre korrespondencat nga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qëllim që të vehej në dijeni Selia Shenjte se Kleri Katolik Shqiptar nuk i ndërpret lidhjet me Té, dhe, se, kjo çështje asht vetëm kërkesë kambëngulëse e qeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga E. Hoxha. Letra nuk u dërgue me dorë. Një jezuit italian mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjën e letrës, si dhe kërkesën e Imzot Gjinit për zëvendsimin e tij, mbasi Ai nuk njihët nga qeveria e Tiranës. Flitët, se letrat deri vonë i ka pasë të ruejtuna Don Lec Sahatçija që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendim tjetër se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit, në hetuesi, tue mos pasë ma mundësi me u dijtë ku mund të jenë mëshehë prej tij. Letra asht shkrue mbasi e pranon edhe At Meshkalla, por fatin e saj nuk e di as ai. Takimin me Misionet e hueja e mori përsipër Imzot Vinçenc Prennushi, i cili u takue me z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqiti me gojë përmbajtjën e letrës me prezencën e Don Shtjefën Kurtit, i cili fliste shumë mirë frengjishtën. Z. Hudgson u tregue shumë pesimist mbasi sidukët ishte koha kur marrëdhanjët e qeverisë sonë me anglezët ishin ftohë, të paktën në dukje. Kam përshtypjen, se, klerikët komunikonin me të huejt vetëm gojarisht mbasi nuk duhet ti kenë besue as atyne, me dhanë e me marrë letra, gjithmonë një dishka me rrezik. Në vitin 1946 Imzot Gjini, bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita, mbasi nuk kishte mundësi zëvendsimi me ipeshkëv tjetër në atë zonë. Sigurisht, Ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male. Koha ishte shumë e vështirë në të gjitha anët. Malët ishin mbushë me të arratisun që nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist në mal), që thirrej Lleshi i zi, i ban një kërkesë Imzot Gjinit tue i krijue mundësinë me u largue nga Shqipnia, me anën e një avioni anglez që sillte ndihma për çetat e malëve, mbasi ishte hapë fjala se mund të arrestohej shpejt. Imzot Frano Gjini, iu përgjigjë: “Unë edhe po iku, po kujt t’ia la besimtarët e Sh’ Lleshdrit? - Kjo punë nuk bahet kurrë prej meje!”. Sigurisht, kjo temë nuk u hap ma ndërmjet tyne. Përgjigja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon shpirtin e klerikut të vërtetë që asht gati me u flijue, por, jo, me lanë popullin pa drejtues të fesë në atë kohë aq të mnerëshme. Kështu vepruen edhe shumë priftën të tjerë që edhe ata nuk u arratisën, por pranuen Kalvarin e pafund edhe pse e dinin mirë fundin... Dosja nr. 1302/II - A, viti 1948, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, asht dokumenti ma i saktë që tregon se kush ishte Ky, Imzot Frano Pjetër Gjini? Pse u zgjodh Regjent’i Delegacionit Apostolik në Shqipni? Çfarë qëndrimit mbajti në torturar e mnershme që provoi për 16 muej mbi trupin e Tij? Cili ishte faji i Tij? Kush e akuzoi dhe pse? Cila ishte arsyeja që e pushkatoi terroristi kriminel E. Hoxha? Dhe, do të bindeni se arsyeja e vetme asht kjo: Imz. Frano Gjini ishte Atdhetar i vendosun Shqiptar, ishte klerik Katolik me pikëpamje demokratike evropjane Përendimore. Ishte i pafajshem politikisht dhe moralisht në të gjitha drejtimet. Ai ishte Regjent i Delegacionit Apostolik, dhe asht Ai që nuk pranoi me u ba agjent i komunistave, tue shpallë botnisht se: “Kisha Katolike Shqiptare nuk shkëputët asnjëherë nga Papa as nga Vatikani. Ajo nuk lidhet me Kishën e Lindjes komuniste ortodokse dhe as me shtetet që kanë pikëpamje shoveniste, sllave e aziatike në dam të Atdheut dhe Popullit Shqiptar.” Ai për Idealin e lartë “Atdhe, Fe, Përparim” asht gati me u flijue! Vatikani në të gjitha kohët asht kenë dhe vazhdon me kenë lidhja e jonë e pazgjidhshme me pikëpamjet Përparimtare të Evropës Përendimore. Të gjithë këta klerikë që punuen për Shqipninë Evropjane, deri në vitin 1951, u arrestuen, torturuen dhe u pushkatuen ose vdiqen ndër burgje...shumë pak arritën me mbijetue mbas 20 ose 25 vjetve burgje e vuejtje ndër kampe. Po këte fat pësuen edhe klerikët, Bektashinjë, Ortodoks dhe Sunit, të cilët, guxuen me shfaqë pikëpamjet e tyne Evropjano Përendimore ose pro Katolike Shqiptare. Qeveria komuniste shqiptare e drejtueme nga fanatiku anadollak E. Hoxha jo vetëm kishte piksynimet e saja për shkëputje nga Evropa Përendimore, që asht kenë dhe vazhdon me mbasardhësit e saj me kenë edhe sot, po, me mentalitet anadollak, por për fatin e keq të Popullit Shqiptar, politika e qeveritarve tonë, në të gjitha kohët, pra, politika e kolltukut tyne asht përputhë plotsisht me interesat e flliqta të shteteve fqinjë, të cilat, gjithnjë kanë pasë qellime shoveniste grabitçare me shvatë Tokat e Trojeve tona, edhe pse pjesa ma e madhe e ma e mira e Shqipnisë asht edhe sot jashta kufinjve tonë shtetnor nën sundimin e tyne. Ishte data 2 Dhetor 1992. Nuk e kishe fare idenë e “Konferencës Islamike” dhe, për këte shkova e pyeta At Giakomo Gardin, jezuit italian në Shkoder. Unë i tregova se radio “Tirana” ka njoftue që Shqipnia ka hy në Konferencën Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i ynë i jashtëm “heqim” Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, vetëm, më tha këto fjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ia mërrijtën qëllimit”.... Kishte ardhë radha me u çuditë unë dhe jo ai. Unë i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta: “Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin e mbramshëm?”... Atëherë, Ai më shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisë Ahmet Zogu, ka pas thirrë Delegatin Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në Konferencën Islamike, mbas një kërkese që i ishte ba nga ana e tyne ato ditë? Delegati tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Mbretit i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Mbreti asht kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kërkesën e Mbretit. Papa i asht përgjigjë Mbretit nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni dhe i ka tregue Mbretit përgjigjën e Papës. Zogu asht kenë i squtë dhe s’ ka hy në asnjë lidhje me shtetët e Lindjës”. Mesa shoh e lexoj, shpesh mendoj me vete: “Pse qeveritarët Shqiptarë me kenë kaq armiq të Popullit të vet dhe t’ Atij Atdheu që, nuk besoj të ketë një pëllambë tokë të pa lame me Gjakun e Atdhetarve të vet..!? Shqipnia asht Tokë Evropjane dhe i përket Asaj e, vetëm, Asaj! Populli Shqiptar do të rrnojë vetëm në gjiun e Evropës Përparimtare!”
Melbourne, Maji 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 09 Shtator 2010, 12:44
|
|
|
|