Me kete deshiroj te hap nje horizont te ri ne rrymat teologjike e filozofike te ndryshme qe lindin si nevoje e ushqimit shpirteror dhe mendor te njeriut.
| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
AT AMBROZ MARTINI Biografia e At Ambroz Martinit At Ambroz Martini âsht dëshmitari i fundit i dhunës e i shnjerzimit qe u pat ushtrue mbi klerikët katolikë ne "Burg të Kishës", (kështu quhej at'herë Katedralja e Françeskanëve në Giuhadol të Shkodrës), prej Mehmet Shehut, Oficerëve të UDB-së Jugosllave, dhe spiunëve të Sigurimit si Nesti Kopali.
Asht turp për Mediat Shqiptare me e lane me dekë edhe këtë deshmitarë të fundit të kësajë dhune që spastroi kulturën klasike shqiptare --- por kjo nuk duhet me na habitë sepse ata i kanë lanë me dekë të gjith dëshmitarët e tjerë përpara tij pa iau regjistrue nji fjalë goje. Turp i madh për stacionet televizive te Shkodrës, Rozafa e Shkodra TV1, qe i lanë me dekë Martirët-e-qyetit Maritr pa i dokumentue vuejtjet e tyne.
Ketu asht lidhja e videosë: http://www.youtube.com/watch?v=oMgP-_8a ... annel_page
Siti i Martirëve: http://albanianmartyrs.com/
Videotë e Martirëve: http://albanianmartyrs.com/Video/Videos.html
Falemnderes
http://www.albanianmartyrs.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Mbyll sytë At Ambroz Martini lindi në Theth më 2.12.1928 - vdiq ne Shkoder me 4.2.2010 Një prej françeskanëve të vjetër, nxënës i Anton Harapit e Mati Prenushit SHKODËR / Është ndarë nga jeta At' Ambroz Martini, një prej françeskanëve të vjetër që kanë punuar gjatë gjithë jetës me përkushtim për t'iu shërbyer jo vetëm besimtarëve katolikë, por edhe ruajtjes dhe përhapjes së vlerave të kulturës shqiptare. I lindur në Theth më 2.12.1928, At' Ambroz Martini do të hynte në urdhrin e shërbimit fetar që më 1938 në kolegjin françeskan. Në formimin e tij ndikuan figura të njohura të fançeskanëve Pater Anton Harapi, At' Antonin Fishta, At' Mati Prenushi, At' Agostin Ashiku.etj. Në vitin 1946 u largua me forcë nga Kuvendi Françeskan nga komunistët dhe më pas u dërgua po me forcë ushtar në Tiranë. Më 26.07.1948, u arratis me Lin Delinë në Mal të Zi. Nga viti 1949-1951 ndoqi studimet në universitetin e Arteve të Bukura në Herceg Novi. U emërua mësues në Shën Vladimir (afër Ulqinit). Më 1952 arrestohet sepse shkonte në kishë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kjo sjellje ishte krim kundër një shteti që i jepte rrogën "për me kënë të pa Zot". Për gjashtë muaj e kanë dërguar në Plevlien e Sanxhakut, pika ku takohen Bosnjë- Hercegovina, Serbia e Mali i Zi. Këtu ka ndenjur i internuar bashkë me 64 burra e gra shqiptarë të konsideruar armiq. Në dhjetor të atij viti me të dalë prej burgut shkon në Pejë, Vitomiriç me At' Daniel Gjeçajn dhe meshtarë të tjerë .Në 1953 niset për në Universitetin e Beogradit për të studiuar "Gjuhët Klasike" (greqisht e latinisht), ku kanë qenë edhe studentë të tjerë shqiptarë si Martin Camaj, Dom Zef Oroshi, At' Bernard Sarreqi. Në fillim të vitit 1955 At Ambrozi shkon në Romë. Mbas dhjetë vitesh vishet përsëri françeskan dhe fillon Teologjinë në Fiezole të Firences. Me privilegj special për shkak të moshës, shugurohet meshtar. Mbaron vitin e pestë të Teologjisë në Oservanca të Sienës dhe regjistrohet në Firence në Universitet për të vazhduar "Gjuhët Klasike". Ushtron meshtarinë në Romë, San Francisko, Bruksel ku jetoi 25 vjet. Në vitin 1983 bëhet nënshtetas belg. Kthehet në Shqipëri për herë të parë mbas një kohe të gjatë për shugurimin ipeshkvnor të katër meshtarëve më 25 prill 1993, për të qëndruar përfundimisht në Provincën Françeskane Shqiptare të Zojës Nunciatë. Për gjashtë vjet, deri më 2006 jetoi në kuvendin e Zojës Rruzre tek Arra e Madhe ku ka dhënë ndihmën e tij si rrëfyes. Dhe nga viti 2006 deri sa vdiq ka jetuar ne kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol. At' Ambroz Martini vdiq më datën 04.02.2010 në orën 02:20, në Shkodër. Ai ishte i fundit prej etërve françeskanë të formuar që në fillimet e shekullit të kaluar si At'Zef Pllumi, Dionis Maka, Konrrad Gjolaj etj. Dhe pranë tyre do të prehet, tek kisha e Arrës së Madhe. Ceremonia bëhet të shtunën ora 10 në kishën françeskane. Tërhequr më 05 Shkurt 2010 Infoaktiv
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Të nderuem bashkatdhetarë, Lajmi i vdekjës së At Ambroz Martinit u përhap anëmanë në saje të internetit, dhe erdhi deri këtu në Bruksel ku Ai pat sherbye si famulltar katolik për 20 vjet. Unë pata fatin ta gjej këtu me 1990, dhe deri kur u largue. Ta njoh e ta vlerësoj, si njeri fetar, intelektual i naltë e patriot i madh, luftar i fjalës e pse jo edhe i pushkës. Orator në disa gjuhë, jo nga ata që i përgatisin fjalimet me shkrime por nga ata që i krijojnë në çast dhe i lanë njerëzit me gojë hapun dhe i ngrejnë sallat peshë. Nga pulti i kishës, ku ai u fliste besimtarëve për ligjë, rregulla, doktrinën fetare, për traditat ma të mira shqiptare, ngrihej edhe zani i dënimit të krimeve të diktaturës, që edhe atij ia kishte internue njerëzit, bashkë me mija të tjerë. Dikush i pat thanë, - or padre po nuk flitët në kishë për politikë! Si the ? për botën tjetër ndoshta po, por për botën shqiptare kisha nuk asht vetëm një vend i shenjët, por edhe një qendër e patriotizmit që ne duhet të mbajmë të gjallë në çdo rrethanë e situatë. Gjendja që po kalon Shqipnia asht tragjike, e në qoftë se në kishë unë ngre çeshtjen e njerëzve që torturohën e vdesin nëpër kampe e burgje, ata njerëz janë të gjithë të shenjtë, pse janë martirë të idealit ma të naltë, martirë të lirisë. E kjo nuk asht politikë, por humanizëm, e humanizmi asht i pandarë nga besimi. Isha në Shqipni, dhe një javë para se me u largue, pata fatin ta takoj, të lodhun e të ngarkuem me vite, por kurajoz e trim si gjithmonë. Për mue ishte nder. Ai i kishte ndejtë pranë në çastët e fundit prindit tim te krevati i vdekjës e deri në varrim, ku kishte mbajtë një fjalim të bukur, në radhën e oratorëve të tjerë, të patriotëve Muharrem Bajraktari e Rifat Kolgjini. Në çastin kur po largohesha, bame disa fotografi, dhe ai më dha bekimin, që do të më shoqnojë gjithë jetën e mbetun. Ju të tjerët që shkrueni, ju lumtë që përkujtoni këta burra, fetar e atdhetarë, intelektualë e patriotë të flakët, që në zemër kishin jo vetëm besimin por edhe atdheun e lirinë, dy terma të pandame, pse nuk mund të ketë atdhe pa liri e liri pa atdhe. At Ambroz Martini, parësishit ishte shqiptar e pastaj fetar. Ai e citonte shpesh frazen magjike të Vaso Pashës " Feja e shqiptarit asht shqiptaria " ! E vetmja mungesë e këtij françeskani të vogël me shtat, por të madh me shpirtë, ishte se nuk shkruente dendun, dhe oratoria e tij që i ra botës përreth nga Australia, në Amerikë e deri në Europë, mu në qendrën e saj tek Brukseli, mbeti e pashkrueme. Një tjetër nga meritat që i duhën njohun, asht, se Ai i pari ngriti shkollën shqipe në Belgjikë për të gjithë femijët e shqiptarve pa dallim, qysh me ardhje e tij në këte vend me 1974 e deri vonë. Në këte përkujtesë të shkurtë, përfaqësoj të gjithë ata shqiptarë që e njohën dhe e patën Bariun e tyne të mirëfilltë gjatë shumë vjetëve. I dashtun Patër Ambrozi, përulemi para kujtimit dhe vorrit atje në Shkodren tande të dashtun, me nderim e përmallim! Shpirti Yt pushoftë në paqë! "Requescat in Pace", Amen. Lek Pervizi. Bruksel me 14 janar 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 09 Shtator 2010, 12:32
|
|
|
|