Poezia shpirti i te panjohures, zjarri i kohes, oshetima e se sotmes... Mirsevini ne oqeanin e thelle poetik.
| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
TEPELENA...
 Poeme Ketè rapsodi e kam shkrue nè kampin e Tepelenes,nè mars 1951. Dy rapsodet e kampit,prej Brashte tè Dukagjinit e kèndojshin tines, shoqnue lehtè me jehonen e pyjeve).
_C'po veshtron shqipja mbi shkepa? --Veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa, e sheh nanat qè me zorè po çajnè rrugèt mal me borè."-
-Po keto gra e burra t'vjeter s'paskan gjetè bre nji natè tjeter, pse s'kanè pritè me pà prandveren, por kanè dalè pa mbyllè as deren e karvan janè vue ç'me natè, nen ketè borè e ketè shterngatè? A mos dreqi i ka plasè n'mend me braktisè sot tokè e dhen, me shue zjarmin e ogjakut, me ia'sjellè shpinden konakut, e me rraqe me u vue n'varg, tue ça borè e tue ecè zharg, mbi ketè rrugè mana shum larg qè po duket s'ka t'mbarue, po nè ç'darsen janè tue shkue?
-Po ç'farè dasme morè budallè, mos t'kanè plasè dy sytè nè ballè,? Shih njiherè rreth ketij karvani sa dushmani e sa tirani, sa hajvani e partizani qè po i vijnè turmes verdallè herè nè fund e herè nè ballè, pushken n'krah,kamxhikun n'dorè e tue britè n'per ças e orè: rroftè pushteti popullorè:...
Shih atè plaken ka 'i jep t'shtymen, shih pashè buken si'ja hjedh pshtymen, shikoj fmijtè kah merren rrshanè, a i ndigjon ka'i shajnè me nanè?
--Po mè thuej more njeri po ç'punè kanè me qeveri?. Kush janè kta pashè qiellè e dhè, a mos janè bre turq a shkje, a kanè Zot mor a kanè Fè?
--Paj mana t'tanè janè shqiptàrè, asht tosknija e keqe n'farè, komunista shum trathtàrè... Porsa u ngjiten nè veri, edhe shkelen mbi malsì, ndoqen fillè kush asht parì, kush ka forcè e bujarì edhe i ngulen n'mjedis t'fshatit tue mbledhè popull atij shpatit edhe i ranè me plumba shtatit.. Masandej nisen me'i pshtye, e per s'deknit i shpuen sy deri arra i thyen mbi krye.
Burrat t'tjerè porsa i panè qè po vret shqiptàri t'vllanè, me trathti po vret malsinè e n'priftnì po bajnè kerdinè tue e quejtè Zotin gogol, shternguen brezin nen krahol e mbi sup çelikun vunè, me fishekè u vizatuen, moren shtigjet e n'perpjetè i zgjuen malet qè kjenè fjetè e nder shpellat me zikzak aty mbrendè hapen konak..
U ngjit Lleshi,Prenga,Doda, doli Kola e Gjergj Vojvoda, me ta Ndreca,Marka Gjini, Zefi,Coli e Ndue Kufini, Biba ,Alushi,Toma, Leka pa pasè frigè asnji nga deka, edhe qinda tjerè n'kto ana.. U mbush mali n'harushana qè n'perleshje me dushmanin shum kanè nisè me dridhè vatanin..
Prandej sot kjo e zezè tosknì, ka mbledhè plaka,gra e fmij sa rob paten njerz e malit e me urdhnin e vandalit n'shtjelma i nxoren jashta shpisè, e po i nisin prej malsisè, tue lanè qiellin,tue lanè dhenè, tue lanè miq e tue lanè Fenè me i thye qafen n'Tepelenè. Prandej shqipja permbi shkrepa veshtron fmijtè qè kjajnè nder djepa...
Tepelena mbyllè me shula nder tortura i njihet vula. Burg i madh ku mbajnè tè ndrymè mija fmij e pleq tè shtymè. Ba skelet nder zhele pshtjellè, ùja e zezè e ngulun thellè detyron keto bark-golle me iu ngjitè rrapit si rrodhe e me mbledhè nder degè njomsinè sa me hjekè paksa urinè, e pra dijmè se gjetht e rrapit s'i pertypè as goja e sqapit.
Sot mbi kto krijesa t'njoma gjak e qelb tue rrjedhun kroma, sillen morrat i pijnè gjak mana dru'i ka mbetè shum pak.. Ditè per ditè mbi kto trimij sillet vdekja me'i perpij, shum po korrè e po groposè, me i shfarosè dru ka vendosè, vajtojnè nanat ditè e natè oh! ç'na mbeti prehni thatè...
Sillen rojet per dekik, rrahin t'mjerèt me kamxhik... Puntorija del ç'me natè, tri lugè lang e buken thatè. Mbushen malet me mundçarè, mbushen pyjet me druvarè, e te stomi ditè per ditè hapen gropa,"Paqin dritè", hidhen t'mjer't qè vdiçen mbramè pa u percjellè me vàj'e as gjamè Shum po dergjet Tepelena: "-Njerz't e malit s'dijmè ku i kena, s'dijmè asgja per trimat tonè der ku' i ban pushka jehonè.. Thonè se vrasin,por dhe vriten, n'ballè t'gjaksorit shum aviten, derdhet gjak saherè çajnè priten e don Zoti e nuk koriten.--"
Tepelena rrin tue fshà- "-Per ne burrat s'dijnè asgja. I vdiç djal'i Palè Martinit, nana e Lleshit,baba i Gjinit e dy fmijtè e Ndue Sokolit, i atij trimit,taravolit qè si burrat rà deshmorè tue luftue me 'ato gjaksorè, tri ditè rresht me pushkè nè dorè...
Shum kanè vdekè, por s'janè harrue, lotèt n'zemer janè ba krue. Tepelenè-mars 1951
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Vargje me ngjyra.. 
Friga 'i m'soi poetèt me "rrafshue" der'malet, kudo me sjellè flladin dhe me tretè stuhinè, nalt permbi tribuna me shpendà petalet, grusht e kangè e valle,per çdo rresht.. lirinè, ndersa per terrorin çdo mendim i zdralet sepse hunda i thotè "Kij kujdes partinè.."
Seç i mshehè poeti rradhat larg tè shtrime, hjedh mbi borè blerimin,futè dhe nji fyllè, e me pendè servile sjell njimij premtime, nga qè ka diplomen vuejtjet mbesin mbyllè.
M'thuej o Zot pashè Ty,po si mshehen krimet qè nè tokè shqiptàre janè si Himalajè? mbi terrorin fjala po si mund tè shkimet ku per çdo shtèpi ka veç gjak e vàj? Ah,poet i shkollès mirè i sheh mjerimet porse per mjerimet ka vendosè tè bzajè.
Letersija sot plot me vargje boshe madje pak shqiptàrè njohin t'mirat dìje, gjysa krejtè pa shkollè,tjera kuqaloshe, e kanè mblue kombin fund e krye me hije, dhe permbrenda hijes nè çdo ballè e çoshe, sheh tè lidhur skllever me litar partije...
Mergim---1996
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Duke lexuar disa here poemen dhe vjershen e Gjoshos u habita shume, per faktin se permbajtja dhe rima qe i kishte dhene poemes me beri qe ta shoh Gjoshon edhe si poet dramatik. Pasi ky njihet si humorist i madh - ne parodine e tij me kitare. Pra te ky qendrojne edhe humori dhe drama. Nuk e kam dite kete drame te tij. Po mire kjo por esht shume i afte si poet sikurse edhe ne humor. 
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Dy muret e ngujimit! Gjosho Vasija
 Dy Muret e ngujimit
-1- Ishte Mur 'i Kuq simbol i trishtimit, qè pershkoj Shqipninè,deri n' gjysè t'Berlinit, 50 vjet t'ngujuem,dreqi n'Ferrè e pastè, na e mori frymen n'atè errsinè tè rrastè.. Se çka pamè n'atè kob, shkruhet zor me pendè, Murè per pushkatime,mbyllè me dryna mbrendè,- Por nji ditè rà Muri,Zoti solli dritè, mori turr shqiptàri, çka dhe'e kishim pritè.
Refreni: Vrapin mori fukaraja, kokè e bark me dhimbje t'mdhaja, n'300 shtete 300 halle, me shpejtsi qè ka'i sorkadhe, tue soditè lirinè me sy, nga'i kashatè edhe tue shty, diku punè e diku mbledhè, e diku dhe besa vjedhè- me nji fjalè nder vuetjet t'tija kishte t'drejtè me hy lirija -2- Sa vorrosem Murin bashkè me diktaturè, era e Prendimit solli tjeter Murè. Na'e rrethoi Atdheun, vuni drynat jashtè, u çuditem shum per kete sjellje t' vrashtè. -Thanè:" Se ju shqiptarèt jeni ba gjaksorè, n'vend tè librit tè mirè,mbani thika n'dorè, bashkjetojmè ma mirè me tè verdhè e t'zez, se me njoftè Europa djallin albanez"-... Refreni: Prap Europè ti kurva e motit, a nuk jemè dhe na t'nji Zotit.? A kje thundra e Rusisè qè bagloj tok'n'e Shqipnisè, qè pergjaku votrat tona, qè dogj rrafsh virtytet tona?. U vraftè Zoti n'se nuk dini, se Iliri e Latini janè dy hise tè ksaj Europè kemè pij qumshtè prej t'njajtes lopè, gur kemè vue n'themele tueja, kemè ba treg me brigjet tueja, pra si popull europjan çka 'u hynè Muri nè Ballkan? S'kemè nevojè ma per ngujimin, kemè nevojè per qytetnimin...
Gjosho Vasia - Mergim 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Jeta: Edhe mjaltë, edhe baltë
Madje aspak nuk më duket i arsyeshëm mendimi i disave kur thonë se jeta asht shum e shkurtë, ajo të rrëshqet si pa u ndij, sot mjaltë e nesër baltë, a me gjithë mend nuk e dijnë këto karabusha se jetgjatësija në Shqipni asht rekord botnor?
Po të marrim ato qindra e mija të burgosun që rregjimi i gozhdoi me nga 20 a 30 vjet pa iu shmangë asnji orë torturave, pyetni dhe ato me siguri do t’u thonë se çdo vjetë ishte për ne nji shekull... Pa harrue sigurisht të gjithë popullin e mjerë që rrijshin çdo ditë përballë kalendarit se kur po vjen dita e rrogave, tue e dijtë këto mjerana se dita e rrogave vinte “njiherë në vjetë”... Thojshin gjakpirsit se çdo muej u japim nga nji kile mish apo djathë e kafe, por ma besoni se moji i racionit, sidomos për fëmijë, vinte njiherë në gjashtë muej... Se ma kur thona pritëm 50 vjet me thy qafen diktatura rrejmë sigurisht, se nuk ishin 50 por 50.000 e përtej... A e shihni tashti se çfarë fatit kemi ne shqiptarët nën këtë “liri” që na e ka zgjatë jetën si çimçakezi, sa që sejcili prej nesh dishroi vdekjen tash e parë, ngaqë jeta e “ambël” nuk mbaroj kurrë.Gjosho Vasia Krijimtari poetike Kutija e llokumit
Për kush ka mend në krye besoj se i kujtohet
Kur shkojshin për vizita me nji kuti llokum,
Megjithse duket pak, por duhet të vlersohet
Nji e treta e pag’s ditore, për ne kushtonte shum.
U sillshim maratonë nën sjetull me kuti,
Prej Rozës te Rrustemi, n’Serreq e der Spathar,
Njiher kutija jonë kje kthye përsri në shpi
Mbasi i kish ra rrotull qytetit mbrapsht e mbarë.
Vorfnia këtë “Llokumin” e bani shumë rrugaçe
Kalonte dorë më dorë i ndrronte dyert për ditë,
Edhe pse merrte t’shkyeme dhe u nxite ndër dy faqe
U pshtillte me pak letër e fillë e për vizitë.
Kto raste na ndihmuen së pakut me ndejë bashkë
Sa me i sha nanen regjimit der n’shtatë brez,
Se ma kur ishim shum n’Krisht-lindje a por për Pashkë
I bijshim mbarë Shqipnisë tue shkelë mbi faqezez.
Nji zojë na erdh n’vizitë, por shpija s’kishte asgja,
Atherë kutinë e sajë e hapëm në nji çoshe,
Por mbrenda asaj kuti besoni çka kemi pa
Në vend t’atij llokum gjashtë drrasa katerqoshe.
Me siguri urija e kishte ba ketë mëkat,
Por shum ma mirë me drrasa të ngjituna n’bitum
Se prite Zot n’kuti po t’futshin aparat,
Atherë në sigurim na bajshin krejtë llokum.
Partija marimangë na kishte mbyllë “n’pëlhurë”,
S’u ndinte ma erë mishit, asgja nuk merrte shkrum,
Mendo se nji gjysë shekull tue u rrahë nën diktaturë,
Kish mbetun shpija shkret, me nji kuti llokum.Mërgim-Fruer-2005 V.O. Nji kuti e tillë me 6 copa drrasash ia kanë sjellë Paulin Sekujt me rastin e nji vizite... Veset e transportueme...
Mos e harroni vllazën ç’na rrxoj ai hylli i kuq,
Gjithë pesha e randë e tij na bani krejt palmuç,
Të gjitha rropullitë që patëm në mbrendi,
Me thoj e me çapoj i bani lesh e li.
Pa dhimbë na zhguli zemrat e mbrenda vari gurë
Atë gurë e soll nga mali kur erdh për diktaturë,
Çdo ditë në lufta t’klasës e pon’atë të fesë
Ai guri shum iu desht me i ra të urtit kresë...
Na nguli nëpër radha mëngjezi ende pa dalë,
Porse gjithherë ndër radha spiuni “kapte” fjalë,
Polici ishte gadi me t’lidhë dorën mbi dorë
Se Spaçat e Maliqat kërkojshin shumë puntorë.
Nai lidhi zorrët ny si veç t’na masakrojnë
Sepse tue mbetë n’uri do t’vrasim shoqishojnë,
Prandej shqiptari pat ma shumë anmiq se miq,
Der shihen vlla me vlla e nuk përshndeten hiç.
Në përgjithsi ky popull u nda në grimë e copë
Në anmiqsi t’papame, me shtye shoshojnë në gropë,
E u mbyll secili n’mure pa njoftë ma miqasi,
Njisoj si muri i hekurt atje në Gjermani.
Fëmijve i jepshim kshillë: “Kujdes se asht spijue,
Shikoni se dy veshët ka ju i ka drejtue,
E ka edhe nji shok që n’burg ka futë dyrnjanë,
Ka mik edhe nji hajn që vjedhin bashkë me t’vllanë.”
Në fund morëm mërgimin gjithë etje për liri
E puthëm shum Prendimin të mbushun me qetësi,
Por për çudi mbas nesh pamë klyshat e partisë
Të shtymë prej regjimit vrap dolën prej Shqipnisë.
Mjerisht me kto përbindsha u mbush Prendimi plot
Me mija komunista që nuk numrohen dot,
Spijuj e plot mafioz të pjellun n’diktaturë,
Sa që na detyruen dhe ktu m’u nda me murë.
E ndyta histori na bani grimë e copë,
N’nji anmiqzi të tillë me shtye shoshojnë në gropë,
Prandej dhe ngulem mure, t’mos duket kund parti,
Edhe pse muri i hekurt asht shembë në Gjermani. Majmunat dhe njerzit...
Erdhën partizanët ngarkue me dituni
Por n’mungesë të truve e mbajshin n’mbrapanicë,
E përmes pantollash të bame birali,
Shkapërdajshin n’popull dijet me shumicë.
Nga nji birë mësuem cili kje Lenini,
“ai që afroi turmat me i rrejtë n’tribuna”,
bira e dytë na tha kush ka kenë Darvini,
“ai që tha se t’parët i kemi pasë majmuna”. ...
Nuk vonoi partija na gozhdoi ndër rradha
Hyjshim që n’mesnatë nën rrebesh e acar,
Ose nën tribuna ku tregojshin prralla,
Por çdo prrallë e tyne mbrenda kishte zjarr.
Nuk vonoi partija n’atë fushatë t’tërbimit
Vuni stivë të vramit, ngriti nji Golgotë,
Nguli rrotull tij kampe perqendrimit
E do qinda burgjesh t’mbushn plot e plot. Nuk vonoi partija ndezi anmiqsi,
Helm na futi në gjak shokun me e paditë,
Për çdo ditë na jepte t’njajten porosi:
“Për ju dera e burgut hapun rrin çdo ditë”.
Nga kjo frikë servilat u përthyen kular,
Të burguemit moren bojen e qiriut,
Garravaç u endte çdo spiju tinzar
Deri ai ma trimi hyni n’birë të miut.
Nuk kaloj shumë kohë e shqiptarit t’mjerë
Ja përzhiten trajten, s’e lanë ma njeri,
Ai u kthye n’majmun, i pa pamë ndojherë,
N’atë majmun që bota bani shum çudi.
Në këtë jetë shtazore gojen qepë me kordhë
Edhe fye e pshtye ditë e natë nga dhuna,
Pse s’e pau Darvini para se me ngordhë
Se me komunista ndrysh do t’i shkojnë puna?
Punës s’tij shkencore me ia futë nji pordhë
Kur nuk tha se dhuna njerz’t i ban majmuna.
Eja se ra muriE kam nji shok për zemër, besnik e sa fisnik, Ma trim nuk e gjenë burrin, kurr mik me çdo anmik, N’atë kohë kur diktatura mbi gjak na kishte shtri, Ai mori sa herë shtegun me thye ndoj copë kufi. Por gjithsaherë trathtari trathtisht e pat hetue, I lidhun trimi n’hekur nder burgje pati shkue Rininë e tij të mjerë, porse gjithherë tue thanë: “Atë ditë që t’dal prej burgut do i dal kufisë m’atë anë”. Andrronte nder biruca Europë pa diktaturë, E dritë e diellë m’atë anë, tue ndritë lirija nurë, Nji popull me virtyte e për çdo kand drejtsi, E gaz, e punë, e bukë, e kangë n’demokraci. Por “Muri” kur u rrxue e ngjarjet moren vrap, Ky miku im çudi nuk shtrini asnji hap, S’i luejti tokës nanë, s’i hodh kufinit sy Ngaqë nuk kish ma “Mure” që me kërkue me thye. Tash sillet përmbi plehna e n’gropat mbushë me ujë, Pa i thanë asnjiherë mendes me dalë te toka e huej, Edhe pse prap gjaksorët po enden gurë më gurë, “Asgja nuk ka zotni, mjafton që s’kemi Murë”. E ditët kanë me ardhë, lirija ka me ndritë, I keqi prej së mirës n’pendime ka me mrrijtë, Shqiptari s’do t’i ketë ma hekurat ndër duer, Shqipnija s’do ta shohë vetveten mbyllë me “Murë”. Spijujt e kombit
Mjerë votra e jonë shqiptare, vogsi e dalun dore
Që kur ia shkimi zjarrin guksima e Azisë djallzore,
Në atë errsinë të rrastë virtytet kjenë verbue,
Der nisi vllau me vlla pa lek me spiunue.
Kur hyni komunizmi shqiptarin gjer për mik,
Atë mik që lante trunin gjithë diten me jebrik,
Se nana e komunizmit ka lindë diku n’Azi,
Prandej i shtuen spiunat ka nji a dy për shpi. ...
Edhe pse sot ti tokë e mbushun me blerim,
Me sa lumej te kjartë që bora i sjell n’kullim,
Edhe pse dendë me lule e malet plot me druj,
Por dije sa ke druj, aq ke edhe spijuj.
Edhe pse je e mirë si nuse me t’vërtetë,
Ku flladi shkapërdahet prej bjeshkës në bregdetë,
Ku përmi valë përhidhet delfini me barbuj,
Por aq sa ke barbuj, aq ke edhe spijuj.
Ti histori banale e mbetun pa prandverë,
Me popull që ban vepra të ngjyme veç në vnerë,
Nji popull “malarik”, kular nderi ndër gjuj
Që kur atë bark robnija e msoj me lindë spiuj.
Të ndjek spiuni n’hap mor thue se e ke zagar,
Nji vesh ta shtjen në xhep n’e paç edhe kumbar,
Der hana ban çudi se kurr nuk paska pa,
Shqiptar edhe trathtar, spiuna vlla për vlla.
Liviz mori Shqipni, lsho gjamen n’per Europë,
Ta zhgulin prej çapojve ketë popull shtrij në gropë,
Me lot shikjo në Qiellë e ndihmë kërko n’ketë kand,
Të sjellin musht prandvere me shndrrue gjakun tand.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Rapsodija e"shperblimit" --------------------------------- Dalip Zhaba "trimi i trimit" gjatè gjithè viteve t' rregjimit kje gjelati i sigurimit.. Sa torturat ja dha vllaut se kish marrè urdhun prej shkjaut, sa shum nana dhe sot mbushin n'lot ,shamijat plot..:
Nè kete botè kush randè gabon ai qebesa randè e pson, sepse Qiella ka 'i kandar qè njeriun e peshon mbarè- ndonjiherè Qiella vonon por ama kurr nuk harron...
Burrat shtrij atje te Kiri marrin neser hak te'i biri, merret haku pamvarsisht fizikisht a moralisht. Por po vrave tè kanè vra, e po shave tè kanè shà, mos harro se shkon qebesa der n'sternipa e n'stermbesa.. ----------------------------------------- ----------------------------------------- Djali i Zhabes, i atij "trimit" qè gjatè viteve t'rregjimit kje gjelati i sigurimit, bukur mirè po rrin nen diellè nji ploblem ka dalè me zgjidhè, nji voglushes me i dalè para-:
"-Ndalu'i herè t'u dhashtè e mbara se nji fjalè m'ka mbetè nè fyt, ti n'daç pyet e n'daç mos pyet, un due t'bahem burri i yt.
Vajza e bukur kur e pà pika gadi sa s'i rà.. N' jetè tè vet nuk kishte ndeshun nji frymorè kaq tè ngerdheshun, ishte krejtè karakaturè, nen lèkur e mbi lèkur-
Kish dy sytè kontrapetal, njeni shfte mbi Cukal, tjetri poshte te nji kanal. Se ma'i kish dy llapa t' veshit sa opanga e Marka Lleshit, e nji hundè sa' i gyp rakije qè n'asfalt i bante hije.
Ftyra plot me puça qorre, ftyrè qè gjindet veç nder vorre te ndoj foto n'lapidàr qè ka vdekè 100 vjet ma parè... Ftyrè qè ngjante me nji kalè, stivue rrudhat palè e palè, qè u dukshin n'atè rrapush si terracat n' Barbullush...
Koka e tij gjithkund e zblueme si patatet e qirueme, djersa e zhegut me erè t'qenit, vijshin mizat prej Liqenit edhe fillè e mbi kokè t'tij, me ba plazhè e me u nxij.. Gjoksi dalè si kry delfinit, me tri qymè jashtè kufinit, porsi mjekrra e Nostradinit
Njena kambè i merrte t'hjedhun, tjera ishte e predredhun qè m'u dukte gjatè qendrimit se kcen vallen e Peçinit..
Kjo voglushja, vajzè e mbarè ndejè perballè atij qyqar qè po fliste si "poet", i dha gjegje mendes s'vet...
"--Nè kete botè kush randè gabon ai qebesa randè e pson, sepse Qiella ka 'i kandàr... qè njeriun e peshon mbarè. s'kam dishirè me ja pà kuj por qe rasti,shif e shkruej...... ------------------------------------------- Kur i shkoi nè fund mendimit, uli kryet e u nis per t'gjatè, ndersa i biri i t'sigurimit mbet si bagla nen shtergatè--- Fruer.. 2010 / Itali Gjosho Vasija
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 09 Shtator 2010, 12:44
|
|
|
|