Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Po ju le nje linke http://www.siger.org/albania/al/zona-5- ... 1878-1913/ te mbreterise hollandeze ku mund te shifni Shkodren sipas kolonelit hollandez Lodewijk Willem John Karel Thomson. Te thirrur kolonel Tomson qe ishte antar i shoqates Frimason. http://www.siger.org/albania/al/zona-7- ... e-shkodres kjo eshte linku i fotos se Shkodres se 1900 e ca apo. FOTO E VITEVE 1878 SHKODER NGA NJE KOLONEL TOMSON HOLLANDEZ
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Pellumb Xhufi: Ju rrëfej statutet e Shkodrës të vitit 1330 Vitet 1330-1479 në Shkodër kishin statutet e tyre, ligjet që iu rregullonin jetën. Të quajtura si një monument i vërtetë i Shqipërisë mesjetare, teksti më i vjetër ligjor, produkt në territorin e Shqipërisë, këto ligje mesjetare akoma na habisin me "aktualitetin" që i karakterizon. Sipas historianit Pëllumb Xhufi, Statutet trajtojnë probleme e shqetësime që mbeten të tilla edhe sot pas 7 shekujsh. Në këtë kuptim, Statutet e Shkodrës përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, por edhe një moment të jashtëzakonshëm edukativ. Sipas tij, ne kemi prova të qarta nga shekujt XII-XIII për ekzistencën e gjykatave dhe për ekzistencën e një kulture juridike në Shqipëri, veçanërisht në qytete, ndërkohë që përtej qyteteve fillonte mbretëria e së drejtës zakonore. Më tej, në një intervistë për gazetën Xhufi tregon rëndësinë e këtyre Statuteve, vlerat që mbart dhe përmbajtjen e tyre. Mund të na përshkruani shkurt Statutet e Shkodrës dhe cila është vlera e tyre? Statutet e Shkodrës janë një përmbledhje ligjesh e normash juridike që kanë rregulluar jetën e qytetit të Shkodrës nga vitet 1330, kur janë shkruar, deri në 1479, vitin e pushtimit të qytetit nga turqit osmanë. Janë pra, një lloj "kushtetute", që përmban njëherësh norma të së drejtës publike, penale e civile. Në Evropën mesjetare, Statutet ishin një dukuri e qytetit të organizuar në formën më të lartë, në formën e komunës, pra e qytetit që vetëqeverisej nga ligjet dhe nga institucionet e veta, të zgjedhura në mënyrë "demokratike" nga asambleja e qytetarëve të lirë. Deri tani ne kishim njoftime për ekzistencën e statuteve për një sërë qytetesh shqiptare, si Ulqini, Tivari, Durrësi, e natyrisht Shkodra. Një ide të përafërt për përmbajtjen e tyre na e jepnin statutet e njohura e të botuara të Kotorrit e të Budvës, që gjithsesi i përkisnin një zone periferike në raport me trojet shqiptare. Dekada më parë, në 1920, Milan Shuflaj kishte zbuluar dhe botuar Statutet e Drishtit, të shek. XIV (ribotuar së fundi në një lidhje luksoze nga Dr. M. Ahmeti e Dr. E. Lala). Por, Drishti përbënte një veçori në kuadrin e qyteteve mesjetare shqiptare. Ishte një qytet me identitet të fortë fetar, një qytet me një numër të panumërt kishash ku jeta rrotullohej rreth katedrales e rreth figurës së ipeshkvit, që ishte njëherësh autoriteti më i lartë sa kishtar aq edhe laik. Statutet e Drishtit janë "kushtetuta" e një republike kishtare, ku shumë pak ose aspak pasqyrohen problematikat e një komune të vërtetë mesjetare. Këtu pra, qëndron edhe rëndësia e jashtëzakonshme e zbulimit dhe e botimit të Statuteve të Shkodrës: nëpërmjet tyre mësojmë se si ishte organizuar e si funksiononte njëra nga qendrat më të rëndësishme qytetare të Shqipërisë në Mesjetë, si zgjidheshin organet e komunës: këshilltarët, gjyqtarët, kancelari, noterët, financierët, kreu i policisë bashkiake e të tjerë; Statutet përcaktojnë se cilat ishin raportet e komunës së Shkodrës me pushtetet e tjera fqinje, me Venedikun apo mbretërinë e Serbisë, gjithashtu cilat ishin raportet e brendshme, midis komunës e qytetarëve, midis qytetarëve dhe banorëve të hinterlandit bujqësor, cili ishte pozicioni i gruas, i fëmijëve dhe i "emigrantëve" të huaj; statutet përcaktojnë ato që sot i quajmë norma të bashkëjetesës qytetare, duke përcaktuar e duke mbrojtur me forcën e ligjit të gjitha llojet e marrëdhënieve që ngërtheheshin brenda një qyteti të rëndësishëm, siç ishte Shkodra. Statutet e Shkodrës, ku janë zbuluar dhe prej kujt? Statutet e Shkodrës u zbuluan në vitin 1997, në fondet e Muzeut Correr nga një studiuese e apasionuar dhe mike e rrallë e Shqipërisë, profesoresha Lucia Nadin, nga Venecia. Kësaj zonje, Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Shkodra, i detyrohen një numër zbulimesh e botimesh të çmuara për historinë e kulturën shqiptare. Unë e kam shprehur edhe në raste të tjera: Shkodra do t'i bënte nder vetes në rast se do ta bënte qytetare të saj profesoreshën Nadin, këtë zonjë që me Statutet ka zbuluar rrënjët e qytetërimit mesjetar të Shkodrës. Statutet u botuan në Itali në vitin 2002, me tekstin origjinal në një italishte dalmato-veneciane, me një përkthim shqip të bërë nga unë e të shoqëruara nga studime të thelluara të zonjës Nadin e të studiuesve të tjerë. Dua të them se ky botim me rëndësi të jashtëzakonshme ende nuk njihet e nuk vlerësohet sa duhet nga bota shkencore e kulturore këtu në Shqipëri. U prezantua për herë të parë në vjeshtën e vitit 2002, në Tiranë. Por, në atë rast, entuziazmin për këtë zbulim që në shkencën e në kulturën e një vendi vjen një herë në 100 vjet, e prishën disa nga ata kritizerët e kudondodhur, të cilët në vend që të vlerësonin eventin, u kujdesën ta prishnin festën duke shprehur shqetësimin se mos ky botim do t'u jepte dorë "nacionalistëve" tanë që tash e tutje të mburreshim me vlerat "sipërore" të qytetërimit shqiptar! E pra, Statutet e Shkodrës sjellin një dëshmi të pakundërshtueshme për nivelin e lartë të shoqërisë mesjetare shqiptare, veçanërisht të asaj qytetare, nivel që edhe më parë e kishin provuar studimet e zbulimet e kolosëve të shkencave albanologjike, si K. Jireçek, M. Shuflaj etj. Si i kanë rënë në dorë Statutet e Shkodrës Lucia Nadin? Në vitet 1990, zonja Nadin erdhi në Shqipëri si drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës. U prezantua këtu në këtë detyrë, duke bërë të njohura për publikun e për botën akademike shqiptare një sërë zbulimesh, hartash e dokumente të vjetra, të rrëmuara prej saj në arkivat e Venedikut. Me këtë lëndë të panjohur u ushqyen në vitet 1995-1998 një sërë botimesh e ekspozitash të realizuara sa në Tiranë, aq edhe në Shkodër e Venecie, të cilat hodhën një dritë të re për marrëdhëniet e Shqipërisë me Venedikun në Mesjetë. Pikërisht në vitin 1997, Prof. Nadin ra në gjurmë të Statuteve të Shkodrës, të cilët i gjeti më në fund në Bibliotekën e Muzeut Correr, aty ku, deri atëherë, askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend se do mund të kishte gjëra interesante për Shqipërinë. Statutet, siç thashë, u botuan në 2002. Nga ajo kohë, Prof. Nadin ka botuar edhe studime të tjera mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Venedikun në Mesjetë, siç është edhe libri i fundit: "Shqiptarët në Venedik shek. XV-XVI: nga emigrimi në integrim". A ka pasur traditë juridike në Shqipëri para shek. XIV, kohë së cilës i përkasin Statutet e Shkodrës? Statutet e Shkodrës janë dëshmia e parë e shkruar e së drejtës pozitive autoktone. Më përpara në Shqipëri ka vepruar e drejta zakonore vendase, e për çështje të veçanta funksiononte edhe e drejta bizantine. Ne kemi prova të qarta nga shekujt XII-XIII për ekzistencën e gjykatave dhe për ekzistencën e një kulture juridike në Shqipëri, veçanërisht në qytete, ndërkohë që përtej qyteteve fillonte mbretëria e së drejtës zakonore. Këtyre të fundit (bonos usus), u bëjnë jehonë një sërë marrëveshjesh që shqiptarët kanë bërë me perandorët bizantinë Manuel I Komnen e Andronik II Paleolog (shek. XII-XIV), apo me Mbretin Karl I Anzhu të Sicilisë, në 1271. Këto marrëveshje konfirmojnë autonominë e qyteteve e të feudalëve shqiptarë, pra i përkasin fushës së të drejtës publike. Kjo traditë autonomiste pasqyrohet edhe në Statutet e Shkodrës: kapitulli i parë i tyre është një konfirmim i thënies "ajri i qytetit të bën të lirë", që karakterizonte në mesjetë qytetet e Evropës. Sipas tij, çdo i huaj që vinte të strehohej në Shkodër, merrej në mbrojtje nga qyteti dhe detyrohej t'i bindej vetëm autoriteteve dhe ligjeve (statuteve) të tij. Në mënyrë të qartë, Statutet e Shkodrës kanë marrë e integruar edhe mjaft institucione të tjera nga e drejta zakonore, si p.sh, institucionin e besës, që trajtohet në një kapitull të veçantë, apo institucionin e gjakmarrjes. Për të emërtuar këtë fenomen të fundit, Statutet na befasojnë kur përdorin termin "urazhba", që është një fjalë e huazuar nga serbishtja. Kjo provon atë që M. Shuflaj e kishte pohuar një shekull më parë, ende pa i njohur Statutet e Shkodrës, d.m.th, që edhe vetë gjakmarrja është një institucion që shqiptarët e huazuan nga sllavët kur ranë në kontakt me ta, pas shek. VIII. Meqenëse është një statut ligjor, a mund të na përmendni ndonjë ligj interesant të tij, të cilin ju e gjykoni të veçantë për kohën, rrethanat dhe përmbajtjen? Po filloj me nenin 228, që rezervon për krimin e tradhtisë dënimin më të rëndë, prerjen e kokës dhe konfiskimin e gjithë pasurive. Dënim veçanërisht të rëndë merrte edhe ai që e fyente tjetrin duke e quajtur "tradhtar", 500 hyperperë (neni 92), në një kohë që vetë plagosja dënohej me vetëm 50 hyperperë (neni 246). Me 50 hyperperë gjobë dhe me humbjen e çështjes dënohej qytetari që përdorte dokumente të falsifikuara (neni 141). Por, dënohej me 100 hyperperë personi që guxonte më shumë dhe falsifikonte vulën e Komunës (neni 248). Në Shqipëri prerja e mjekrës ishte konsideruar tradicionalisht një fyerje tepër e rëndë për një burrë, dhe në fakt Statutet dënonin me 50 hyperperë autorët e saj, më rëndë edhe se vetë vrasja ose plagosja (neni 239). Statutet i njohin gruas të drejta mjaft të gjëra, të pakrahasueshme me ato të Kanunit të Lekë Dukagjinit: gruas i jepej me ligj gjysma e pasurisë së familjes. Neni 255 dënonte me gjobë të rëndë atë që fyente e që vinte dorë mbi një grua (8 hyperperë) dhe me gjobë shumë më të rëndë, 50 hyperperë, atë që tentonte të përdhunonte (neni 256). Një grup i tërë nenesh trajton probleme të ndërtimit e të menaxhimit urban. Kështu, p.sh, neni 12 përcakton se kush ndërton një shtëpi të re, nuk mund të hapë portë apo dritare përballë fqinjit. Neni 24 dënon me gjoba të rënda ata që hedhin plehrat nga dritarja. Statutet parashikojnë masa të rënda edhe për ata që fyenin ose plagosnin gjykatësit e funksionarët e tjerë të komunës për shkak të detyrës, për vjedhësit, për dëmtuesit e pasurisë private ose publike. Trajtojnë gjithashtu me hollësi çështje që lidhen me zgjedhjen e nëpunësve të komunës e kompetencat e tyre, me administrimin e drejtësisë, me menaxhimin e familjes, martesën, testamentin, trashëgiminë, kujdesin për fëmijët e për prindërit etj. Në fund, vlen të përmendet neni 5, i cili i detyron qytetarët ta njohin përmbajtjen e statuteve në fjalë. Statutet, pra, trajtojnë probleme e shqetësime që mbeten të tilla edhe sot pas 7 shekujsh. Në këtë kuptim, Statutet e Shkodrës përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, por edhe një moment të jashtëzakonshëm edukativ. Gjykoj se nuk e teproj po të propozoj që këto statute të futen në programet e shkollës e mesme e të përbëjnë thelbin e lëndës që në kohën time quhej "Edukatë Qytetare".Fatmira Nikolli, G. Shqiptare, 04.02.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Nje site ku mund te gjeni ne gjuhen italiane ka autore te huej per Shkodren e vjeter : http://electronica.unifi.it/online/itin ... G%26um%3D1ose http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... G%26um%3D1URA E MESIT E NDERTUAR NE SHEK. XVIII NGA MEHMET PASHE BUSHATI - 6 KM LARG NE VERI TE SHKODRES Ura e Mesit asht e ndërtuar në shekullin e tetëmbëdhjetë nga Mehmet Pasha Bush, rreth 6 km në veri të Shkodres. Ura e Mesit Ponte është një veper e bukur e arkitekturës, me harqe guri madhështore mbi lumin Kiri. Ura lidh qytetin e Shkodrës me zonat alpine dhe rrënojat e kështjellës mesjetare të Drishti. Për fat të keq, edhe pse ka disa kilometra nga qyteti, gjendja e keqe e rrugës që të çon ju veshtireson shkuamjen.
Kështu, Antonio Baldacci në rrugën e tij si shetites studjues i shoqnuem me shqiptarët në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë shkruan: Nga Shkodra [...] Ne kryqin e braktisur ne shtratin e lumit Kiri është zot absolut i fshatit Shtoj(afer Shkodres) dhe e Shkodrës, duke shkaktuar dëme të pallogaritur nga te kater ane kur bien shira te shumta, dhe derdhet ne fushen e Shtojit, që shkon drejt një shtrirje në mes Golemit dhe Dragotit , duke ndjekur gjurmët ne 13 ditë. Bocsa Më poshtë shkruanse në shtratin e lumit gjenden bimë shumëvjeçare e cila në këtë pikë është krejtësisht identike me lumenj të Malit të Zi së bashku rrugën e tyre në fushat e Zetës, [...] në mënyrë që uji e mbledhun në një shtrat sebashku duket një kanal shumë i ngushtë dhe të thellë. Uji i Kirit është i pasur me troftë, si ai i Zemit dhe në përgjithësi të gjithë lumenjtë në këto anë, dhe do të jetë tendence e madhe për t'u madhue. Por askush nuk ka kohë për të humbur, edhe peshk për shfrytëzim në shtëpi. Ne kryq lumi mbi urën e vjetër guri (63 metra) ndërmjet Muselimi dhe Mesit: peizazhit është shumë i bukur brenda luginës se ngushtë të Kirit, të freskëta dhe jeshile, me fytyrë nga Maranaj.U PERKTHYE NGA BEP MARTIN PJETRI U MORE NGA SITI; http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... G%26um%3D1 Thethi --------------------------------------------------------------------Shkodra - kryeqyteti i Ilirve
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
[qender] PJESA ANESEORE E KALAS ROZAFA - SHKODER 
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
1479 - ISHTE VITI I PUSHTIMIT TURK TE SHKODRES Pasi shtiu në dorë Krujën, sulltan Mehmeti i II, dërgoi menjëhere në Shkodër bejlerbeun e Rumelisë Daut Pashën dhe atë të Anadollit Sulejman Pashën së bashku me ushtritë e tyre, të cilët e rrethuan menjëherë kështjellën. Sulmet turqve filluan më 22 qershor 1478. Më 2 korrik erdhi edhe pjesa tjetër e ushtrive turke bashkë me sulltan Fatihun, i cili e vendosi kampin në fushën e Shtojit. Shkodra si dhe më parë Kruja, ishte e rrethuar tashmë nga të katër anët nga një ushtri e madhe turke që numëronte lart nga 200 mijë vetë. Turqit derdhën në vend një numër të madh topash "përbindsha " siç i quajnë kronistët turq, njëri prej të cilëve hidhte gjyle prej 600 kg. Kalaja e Rozafatit u bombardua pa ndërprerje, më tepër se një muaj. Deri më 27 korrik kundër saj turqit hodhën 506 gjyle. Nën efektin e predhave, kalaja u ça në mjaft vende dhe turqit mundën të depërtonin deri brënda në muret. Por mbrojtësit, duke luftuar gjoks me gjoks, i zprapsën. Krah për krah me burrat, për mbrojtjen e kalasë luftuan edhe gratë e qytetit. Aty nga fundi i korrikut. sulltani dha urdhër që të ndërmerrej me të gjitha forcat një sulm i madh dhe i përgjithshëm. Sulmi zgjati gjithë ditën dhe u kushtoi turqve 12 mijë të vrarë, por nuk u dha fryt. Pas dështimit të këtyre sulmeve, Fatihu vendosi të pushtonte tri kalatë që siguronin krahët e Shkodrës, Lezhën, Drishtin dhe Zhabjakun, me qëllim që ta izolonin dhe ta detyronin Republikën e Venedikut të tërhiqej. Së pari turqit iu drejtuan kalasë së Zhabjakut e cila u dorëzua pas një qëndrese të shkurtër. Pastaj ata iu drejtuan Drishtit ku banorët e qytetit bënë një qëndresë të rreptë. Në fillim të shtatorit turqit e shtinë në dorë këtë kala të dytë. Banorët e Drishtit u shpunë të gjithë nën muret e Rozafatit dhe aty u therën për të demoralizuar mbrojtësit trima të Shkodrës. Pastaj ushtritë turke iu drejtuan Lezhës, të cilën e morën me lehtësi pasi komandanti venedikas e braktisi pa luftuar duke i vënë zjarrin qytetit. Sulltani e shtërngoi edhe më tepër bllokimin e Shkodrës, duke ndërtuar anës lumit, prej nga ajo komunikonte fshehurazi, kulla të fortifikuara.
Me afrimin e vjeshtës gjëndja e turqve po bëhej më e vështirë. Një ushtri kaq e madhe nuk mund të dimëronte në fushë të hapur. Nga viset e rrethit të Shkodrës po shtoheshin për ditë sulmet e malsorëve. Në këto kushte sulltani vendosi të largohej nga Shkodra. Më 7 shtator 1478, ai u nis së bashku me pjesën kryesore të ushtrisë duke lënë në Shkodër Ahmet Bej Evrenozin që ta vazhdonte rrethimin edhe gjatë dimërit.
Shkodranët i kërkuan ndihma në armë, ushqime dhe njerëz senatit të Venedikut. Por republika e tregëtarëve të Venedikut duke parë se vazhdimi i luftës i kushtonte shtrenjtë dhe nuk kishte asnjë shpresë fitimi, shpejtoi bisedimet për paqë me sulltanin. Më 25 janar 1479 u nënshkrua më në fund në Stamboll paqa turko-venedikase, në bazë të së cilës Shkodra, Lezha e Drishti i kalonin Turqisë, kurse Durrësi, Ulqini e Butrinti i mbeteshin si dhe më parë republikës.
Kështu Shkodra e cila vazhdonte të mbrohej heroikisht, u detyrua të dorëzohej kundrejt së drejtës që mbrojtësit e saj të largoheshin lirisht, me armët dhe kamjen e tyre. Për të mos rënë nën skllavërinë e urryer të turqve, banorët e fundit të qytetit, braktisën atdheun dhe mërguan në Venedik.
Mbrojtja heroike e Shkodrës pati një jehonë të gjërë në vendet e ndryshme të Evropës. Ajo u përjetësua në një varg kronikash dhe veprash artistike të kohës. Piktori i madh i Rilindjes, Paolo Veroneze, i kushtoi "Mbrojtjes së Shkodrës" një nga kryeveprat e tij që ndodhet në pallatin e dikurshëm të dogjëve, në Venedik..
Me përjashtim të Durrësit dhe Ulqinit, qytetet e Shqipërisë ranë më në fund në duart e Fatihut, i cili e kaloi gjithë jetën e tij në luftë kundër shqiptarëve. Ky vend shënon kronisti turk Idriz-i Bitlisi që i pa i shkaktuar kaqë brenga dhe mundime Fatihut, qysh ditën që hipi në fron u bë më në fund, nga mbarimi i jetës së tij, krejt tokë turke. Megjithatë, Shqipëria nuk ishte pushtuar akoma krejtësisht nga turqit. Krahinat malore vazhdonin të ishin gjithnjë të lira. Këtu rezistenca shqiptare akoma nuk ishte shtypur.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
HISTORIA E SHKODRES Zona përreth vendit ku ndodhet sot Shkodra ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 para Krishtit). Në shekullin V - IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.
Kalaja e Rozafës
Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 para Krishtit. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 para Krishtit bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II para Krishtit në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.
Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shekullin e Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut e cila rikonstrukton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.
Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100 000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.
Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga perandoria osmane.
Më 1718 janë hapur në Shkodë agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane dhe është më i madhi në Ballkan. Qyteti arrin në 50'000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet janë 6 konsullata të fuqive europiane dhe vendeve fqinje. Në vitin 1867 qyteti bëhet qendë e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane.
Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti është kthyer në port lumor dhe tregton me botën nëpërmjet skelave ndërmjetëse si ajo e Obotit, Shëngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet për mjedise të gjelbëruara dhe oborret me lule.
Në vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë. Shkodra bëhet një vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e territoreve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhe trazirash për qytetin, që reflektohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë. Shkodranët morrën pjesë aktive në luftën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, duke luftuar me armë dhe duke nxjerrë figura të shquara udhëheqësish dhe njerëzish të pendës.
Kryengritja e vitit 1911 e zonë së veriut tronditi pushtimin otoman në Shqipëri. Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij. Pas fillimit të luftës së parë botërore Shkodra sulmohet nga ushtritë malazese të cilat më 1915 hyjnë në qytet. Në janar të 1916 pushtohet nga austriakët të cilët e bejnë Shkodrën qendër të zonës së tyre të pushtimit. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres.
Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim europian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash progresiste. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste.
Në vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i transformuar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçar. Megjithatë ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shekullin XV me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar europiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, më vonë, kinemaja dhe energjia elektrike.
Firmat e fuqishme tregtare bëjnë tregti me të gjithë botën deri në Japoni, duke sjellë në qytet prodhime egzotike. Në familjet shkodrane nuk mungojnë pianofortet dhe pikturat e klasikëve botërorë...u MORE: http://wapedia.mobi/sq/Historia_e_Shkodr%C3%ABs
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
LABEATET - FISI SHKODRAN Labeatët ishin fise ilire që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.
Ilirët - Fiset Taulantët Arbët Adrianët Enkelejtë Dasaretët Dardanët Dalmatët Dorsejtë Penestët Molosët Kaonët Thesprorët Arbëreshët Pirustët Parathinët Japodët Paionët Eordejtë Japigët Labeatët Mesapët Atintanët Albanët Shqiptarëtu MOREN NE ; http://wapedia.mobi/sq/Labeat%C3%ABtLABEATET
Template:Fiset Ilire Labeatët ishin fise ilire që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij. kosova.wikia.com/wiki/Labeatët
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane I( shënime historike ) Gjithsejt: 68 faqe Shkodër, 1957-1958
Përmbajtja:
# Parathania nga Imz. Ernest M. Çoba Ipeshkëv, Ordinar i Arkidioqezat të Shkodrës. # Përmbledhje e historisë së Shkodrës gjatë shekujve. # Kronologjia e ngjarjeve që nga 360 para Krishtit deri më sot. # Përshkrimi i qytetit. # Randësia dhe ndryshimet historike të Kishës së Shkodrës. # Themelimi dhe përshkrimi i Kishës Katedrale. # Ngjarjet ma të randësishme rreth Kishës Katedrale. # Vargu i ipeshkvijve dhe arqipeshkvijve metropolitë të Arkidioqezat të Shkodrës. # Shënime historike rreth dioqezeve sufragane me vargun e ipeshkvijve. # Shtojcë.
Kolec Çefa H Y M J E
Botimi i kësaj vepre ka qenë një dëshirë e largët, pothuej e harrueme.
U njoha me këte daktiloshkrim në dhomën e Pader Marin Sirdanit, të cilin e shifshe tue e lexue e tue ba shënimet e veta. Një ditë, si e pashë të përqendruem mbi këtë daktiloshkrim, i thashë: "Pader, a mendon se do të botohet kjo vepër?" Ai, me buzë në gaz, m'u përgjegj: " Do të vijë dita e do ta botosh ti". Për vete ishte i sigurtë se nuk do ta shifte shembjën e komunizmit, për mue ishte i bindun. Disa vjetë ma vonë, u njoha me daktiloshkrimin në shtëpinë e autorit dhe aty dallova shënimet e Mons. Çobës, me atë shkrimin e tij karakteristik dhe ato të Pader Marinit, me atë shkrimin e tij të avashtë e të kujdesshëm. Kur u interesova ma vonë, daktiloshkrimi kishte "humbë" ndër arkiva, atëherë tabu për mue.
Kjo vepër monografike ka karakter divulgativ, por përmban material të pasun e të larmishëm, nxjerrë prej burimesh historike kishtare, të pashfrytëzueme prej historianëve të diktaturës, si edhe prej burimesh laike, të cilat përbajnë një sine qua non për historinë tonë kombëtare. Autorë të përmendun të historisë kishtare, si: Farlati, Zeiller, Baroni,, P.Allard, Bolandistat, L. De Tillemont e deri te Cordignano e Valentini; historianë e medievistë, si: Taloczy, Shuflai, Jireçek, Mommsen, K.Paç; udhëpërshkrues e të huej që kanë njohtë e punue në vendin tonë, si: Ippen, Hecquard, Pouqueville e mandej autorë tanë shqiptarë, ma të vjetër e ma të rij; janë shfrytëzue shënime e ditare të famullisë, regjistra të vjetër kishtarë dhe asht pasunue me të dhana të mbledhuna nga tradita gojore e materiale të gjetuna në familjet shkodrane parë me sy që dinë të shohin e ndigjue me veshë që dinë të ndigjojnë.
Lexuesi ka për t'u njohtë me ngjarje nga historia e Kryeipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës dhe me dioqezet sufragane që në zanafillë e sidomos në ditët e vona; me prelatët e Kishës e me ndihmesat e tyne kishtare e shoqnore; me pamje e ngjarje të qytetit tonë, pajisë me kronologji historike; me të dhana nga lëvizja artistike e kulturore e me përpjekjet për arsim e qytetnim. Në monografi ka njoftime për punime artistike, tashma të zhdukuna nga diktatura, me dhunimin e Katedrales tue e kthye në pallat sporti. Duhet ta ilustroj me nonjë shembull: lexoni punën e madhe që kan ba piktorët e skulptorët Kolë e Arsen Idromeni, për të cilat nuk flasin biografët e Kolë Idromenos, skulpturat e Fratel Salës, zanafillen e veprimtarinë e bandave etj. etj.
Materialet e shumta, herë-herë tue u hapë e kapërcye qellimin e veprës e dobësojnë kompozicionin e saj. Gjuha gegnishte e veprës, sado që asht zbutë e afrue me të sotmën që të bahet ma e lehtë e ma e kuptueshme, prapëseprapë ka edhe ndonjë inkonveniencë, për të cilën kerkojmë të falun, por asht punue me një fotokopjim të paqartë, madje, ndoshta, të daktiloshkrimit jo përfundimtar e jo të përgatitun për botim.
Materiali i dhanë në vepër mund të ketë edhe mangësi e pasaktësi, prapëseprapë po ia dhurojmë lexuesit tanë, sepse asht një kontribut për njohjen e vendit tonë.
Imz. Ernest M. Çoba, Ipeshkëv, Ordinar i Arkidioqezës së Shkodrës.
P A R A T H A N I E
Kishën Katedrale Metropolitane të Shkodrës populli, me të drejtë, e quen Kisha e Madhe, pse asht Kisha ma e madhe në Ballkan. Me entuziazem Parvet Opus për përfundimin e lterit të ri artistik, i cili po shugurohet shi sot në kishë, me rastin e 100-vjetorit të Bekimit të Gurit të parë prej shkruesit të Kryesisë, në sa Gjon Shllaku e Martin Trushi po kryejnë së kopjuemit punimin që studiuesi i vendit tonë, Gjush Sheldija, pat mirësinë me ia dhurue Klerit katolik shqiptar me rastin e këtyne kremtimeve.
Shkrimtari i zellshëm veprën e paraqiti me titullin e kauzalitetit të qindvjetorit të Katedrales, me thanë të vërtetën vepra asht shumë e hapët e po përfshinë një pjesë mjaft të gjanë të historisë së Kishës dhe të qytetit të Shkodrës që në kohët e vjetra, tue bamë një përmbledhje të veprimtarisë së gjithë dioqezave sufragane të Shkodrës dhe një kronologji në bazë të ngjarjeve ma të randësishme të historisë së Kishës sonë.
Por, sikurse në çdo vepër tjeter njerëzore, në mes të shkëlqimit dallohen edhe të metat, lusim të ndershmin lexues të ketë mirësinë me na sjellë shënimet e kritikat e veta, me qëllim që vepra të dali sa ma e vertetueme, për të kenë vertetë një kontribut për historinë, sidomos kishtare të vendit tonë.
Ky asht dishiri i autorit e njajzi i të nënshkruemit që pat nderin të bashkëpunojë me të vlertin autor në rreshtimin e kësaj vepre.
Qytet, 19.IV.1958
Ngjitu lart !
H I S T O R I A E S H K O D R Ë S
Paraqitja: Atij që vjen nga ura e Drinit, Shkodra i paraqitet si e mbyllun prej një perdeje të madhnueshme e njiherit të frikësueshme: nga e majta zbret kah qyteti vargu i gjatë që, tue u nisë prej Rumie, mbaron me Taraboshin, buzë Bunës. Prej së djathti, ma larg, mali piktoresk i Sheldisë i kunoruem me do dardha të mëdha të vetmueme. Barleti e quejti Mali Sardonik për shkak të qytetit meskohuer të Sardës që ka në rranxën tjetër kah lindja; ky prej malit të Shën Markut nga Veri e prej Jugut me kalanë e Dejës. Mes Taraboshit dhe malit të Sheldisë shtrihet një varg kodrash gurakeqe; ma e nalta që duket se zatetë në ballë për t´i pre udhën shtegtarit me atë profil të vetin të këputun e të kunoruem e me atë brijë thik, asht Rozafa. Në kohë të vjetër e të mesme qyteti shtrihej rranxë kodre, i ruejtun prej kështjellës që i çelë dyert e bahej strehë në rasë lufte. Kohën e Venedikut prej luftimevet të padame dhe kërcenimesh, banesat mbetën shkret dhe bile u rrafshuen fare për t´i dhanë mundësi mbrojtësve për të pengue sa ma shumë sulmuesit anmiq.
Lulëzoi mandej rishtas qyteti në pagjë për dyqind vjet, mes fiqve dhe shegave që blerojnë në rranxa, derisa në shek. XVIII malarja nisi me e shkretue tue e shty popullsinë kah veriu.
Shkodra e sotme në fushë të hapët, asht e re mjaft për kah mosha, por e moçme për kah stili. Secila shtëpi ka oborrin me lule të ndryshme dhe kopshtin me pemë e barishte gjithfarësh. Për shtëpiat do të flasim në një kapitull të veçantë.
Shkodra (Scodra në transkriptimin latin) qe së pari qytet i ilirëvet Labeatë prej të cilëve mori emnin edhe Liqeni: Palus Labeatis, ma vonë kryeqytet i mbretenvet ilirë që, si thuhet, e shtrinë sundimin që prej Friulit deri n'Ambrakje në kufi të Greqisë.
Me rrugë të hapun kah deti, n´ato kohë të lashta, i a shtini tmerrin Adriatikut mbarë ku shtynte anijet liburnike të vetat.
Kështu, pak a shumë, vazhdoi deri në shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quejt "oppidum civium romanorum" nder dokumenta romakë dhe ka gjasë, sepse, siç u vertetue ma vonë, ilirët mbërrijtën me hypë nder zyre të nalta romake dhe deri me u ba perandorë, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj.
Rrebeshi sllav i kohës së mesme e bani "xhevahir i kunorës së Rashës" e për një kohë prove, të princit trashigimtar të Derës së Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n´at vend që Venedikasit vijuen tue e quejtë "La corte de lo imperator"; kjo krahinë, ndoshta, në kuptim të atyne princavet që bajshin titullin e vjetër ilirian "Jupan" ase "Zhupan", toponimet e të cilëve i ruen sot Jubani dhe Zhubi.
Si ra poshtë dera e Nemanjëve në shek. XIV, trashigimin i a muer në mbarë Zeten me kryeqytet për do kohë Shkodrën, dera e Balshajvet, që shtrini zotimin deri në Vlonë. Vjetin 1396 ia shiti Venedikut bashkë me Drisht e me Dejën e vazhdoi me kërkue kthimin, derisa në vitin 1420 mbylli sytë ma i mbrami pinjuell i familjes.
Venediku ia besoi sundimin nji proveditori në rasë lufte dhe rektori në kohë paqeje. Administrata civile, gjyqi i paqit, gjyqi civil e penal i mbështeteshin këshillit populluer (Senati) vendas simbas zakoneve të vendit.
Mbasi ra në dorë të Turkut, më 1479 populli mori arratinë dhe një pjesë mergimin; mirëpo qysh në fillim të shek. XVII populli i malevet filloi me iu afrue qytetit dhe xunë vend në Kazenë; një pjesë pa ndërrue fe, muer sherbim në roje të kështjellës. Mandej afer 1700, tue marrë mbrapa viçekonsullin venedikas Duoda (shqiptar me fis i kthyem n´atdhe të vjetër) nisi qyteti i ri kah veri, nder lagjet Tophanë, Parrucë, Perash, Gjuhadol e Rëmaj.
Në vjetin 1392 u dukën afer Shkodrës turqit dhe me 1396 Shkodra hyni nën sundimin e Venedikut dhe tre vjet mbrapa d.m.th. me 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjelia dhe pesë nga parësia. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hymet asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndersa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit". Në këtë kohë Shirqi ishte skelja e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe njala të krypuna.
Shkrimtarët Gopçeviq dhe Hecquard vërtetojnë se Venediku bani shumë meremetime në kështjellë të Shkodrës dhe, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qe ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej ujët e shiut me anë akuaduktesh gurit të gjallë dhe derdheshin mbrenda për ta pasë si depozitë në rasë qarkullimi nga anmiku. Këto shifen edhe sot dhe ka ndonjë që ujët e depozituem e ruen aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i len gja mangut ujit të pusave të qytetit.
Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i murevet të kalasë ku punuen mjeshtra vendas dhe dalmatinë; mbrenda kësaj kohe u muer pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima tue i dhanë si shpërblim për këtë ndërrim tokë afër kishës së Shëna Vlashit, ku tani asht Hamami. Në vjetin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa muejtë me e shtie në dorë.
Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e përgjithshëm e nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte pru nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë që thuhet se qysh atëherë i mbet ky emën. Më 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, tue pa madhninë, bukurinë dhe qendresën heroike të të qarkuemve, tha këto fjalë: "Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet". Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Marin Barleti dishmon açik se asht shqiptar, kur thotë se në fjalimin trimnues që u mbajti në tri gjuhë luftarëve mbrojtësa: italisht venecianëvet, sllavisht mercenarëve dhe... "tash po sillem e u flas të mijve", u flas shqip shqiptarëve. Kur dolën nga rrethimi të dy vojtën në Venedik, ku u pritën me nderime të mëdha nga ana e Senatit.
Për të vazhdue qarkimin la këtu Ahmet Evrenoz Pashën me 40.000 ushtarë ku ishin ma të zgjedhunit.
Ngushtue prej ujet dhe paksue numri i mbrojtësavet, me 25.I.1479 Shkodra ra në dorë me qyshke të ndershme:
1)Me marrë me vedi armët; 2) Me marrë plaçkat sa mund të barshin 3) Me marrë të gjitha enët shejte dhe gjanat e kushtueshme. Pasha dhe vetë ushtarët dhe oficerat turq mbetën të mrekulluem, kur panë tue dalë andej vetëm 450 ushtarë që kishin teprue dhe 150 gra e pleq.
Gjergj Merula, i cili ka ndodhë në kështjellë nder të rrethuemit, e pershkruen bukur e thekshëm qendresën heroike të shkodranëve dhe ndërsa tjera, tregon se vetëm luftëtarëve u epej me pi nga një putir ujë çdo 24 orë dhe për gjellë kishin nga një grusht krunde të kavertisuna, sepse bukë nuk kishte për askënd.
Pak para se të ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fëmijë, të paaftë për luftime kjenë çue n'Ulqin, ndër të cilët ndodhej dhe Marin Beçikemi, një ndër humanistët e përmendun të mesjetës; ky e ndoq për së afërmi luftën heroike të dalëzotësve të Shkodrës, sikurse e dishmon në fjalimet e tija që mban në rasa të ndryshme.
Me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve, qyteti u rrafshue, populli mori arratinë, kush maleve e kush në mërgim. Ndër familjet që dolën nga Shkodra kjenë ndër të tjera edhe këto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulçikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetër Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti. Ngjitu lart !
Për do kohë qyteti mbet shkret dhe popullsisë së vjetër, ia xuni vendin një koloni turke; turqit kishin pru me vedi, të marrun nga fundi i Anadollit disa vetë për shërbime kuajsh dhe, kur pushtuen qytetin, kërkuen me u riatdhesue, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kështu derguen e morën familjet e tyne dhe xunë vend në anën veriore të kështjellës. Këta qënë magjypët e soçëm: andej fjala shkodrane se "Shkodranë janë vetëm magjypët".
Dalëngadalë popullsia e krishtënë e maleve filloi prapë me iu afrue qytetit; një pjësë xuni vend në lagjen Kazenë pa ndërrue fe, të tjerët i islamizuen.
Me 25 prill 1467, ndjekë prej dy shkodranëve, Gjergji e De Sclavis, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë që ndodhej në Kishën e Nunciatës bri kalaje, iku këtej dhe vojt e xuni vend mbi muret e Kishës së Shëna Vlashit, në Gjenacan, që kishte nisë me rindertue plaka Pjetrushë, në orën katër mbas dreke, në praninë e një shumice të madhe të popullit që kishte rrâ aty për festë. Shtëpia e de Sclavis u shue në shek. XVII, ndersa ajo e Gjergjit vazhdon edhe sot. Imzot Dillon e çoi pemën e gjenealogjisë deri në Gjergjin, më 1467.
Benedikti XIV, me 1753, botoi "Bulla-n" Iniunctae nobis që do të thotë se në katund të Gjenacanit gjindet kapela ku nderohet fugurja e Virgjinës Mëri, e Këshillit të Mirë e cila, si thotë gojëdhana, qe bartë prej engjujve nga Shkodra e çue aty.
Me 9 fruer 1753, Z. Kolë Kamsi, dishmoi me betim para dy vetëve, Guido Mondi dhe D. Gaspër Azzurri (Curri) që e shoqnonte prej Shkodre, sa vijon:
1. Para se me u pushtue qyteti i Shkodrës prej turqve, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë, nderohej në Shkodër në një kishë të vogël.
2. Kisha e vogël e rrethueme nderohet gjithnjë, sepse gojëdhana thotë se aty ishte dikur fugurja e shejtë.
3. Të krishtenët në nevojë vrapojshin n´atë kishë me gjetë nderna.
4. Ndeshkimet që kishin pasë dy vetë: i pari, se kishte dashtë me e shndërrue në xhami dhe i dyti se kishte marrë me ndertue një urë.
5. Se kisha e gremisun kishte tri të ndame; mjedisin me gungë, e qemer, dy tjerat anash ende me pikëzime shenjtnish në mur, pa pullaz, gjysmë mil larg Shkodre, ishte e vendosun bri kodre ku derdhej Buena."
Me 1742, Imzot Pal Kamsi, ipeshkëv i Shkodrës, Dom Ndoc Borci, Dom Gjon Kabashi e ma vonë Dom Ndue Logoreci, Dom Shtjefen Predanji përforcuen thaniet e siperme. Asokohe lagjja thirrej Alibeg Mahallasi.
Me 8 korrik 1878, shkuen me vërejtë rrenimet e kishes, A. Giampiero da Bergamo, prefekt Apostolik i Misioneve të Kastratit, Imzot Engjëll Radoja, famullitar i Shkodrës, Dom Pashko Junki, Fr. Anselm da Gorle, e vulosë prej Imzot Karl Pootën, Arqipeshkëv i Tivarit e i Shkodrës, i shkruen A. Belgrano agustinian tue i rrëfye gjanë e gjatë hetimet dhe rrëfimet e tyne që përputhen me sa u shkrue për fjalët e Kamsit, e se lagjja aty dikur e banueme, tashti s´kishte tjeter veçse muret e rrenueme të kishës.
Me 1896 sundimtari i vendit deshi me pengue shtegtinë aty, por populli mbarë u çue peshë dhe protestoi e qe tue shkue puna gjatë, mos të nderhynte konsullata austriake. Imzot Guerini në formë miqësore nxori nga Hafiz Doçi mos ta kryente një ndertesë të fillueme aty pari.
Në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve në Shkodër ku morën pjesë 20.000 vetë dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u ba te "Lama e Spahive" (ndermjet Urës së Madhe dhe Urës së Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituen të drejtën që me kenë të qeverisun nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollejt e Pejës. Të tjera kryengritje me randësi kjenë ba edhe ndër vjetët 1602-1614, por ma e madhja qe ajo e vitit 1647 që, po t´u printe mbarë lufta, shkodranët patën me e fitue lirinë e pavarësinë qysh atëherë.
Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, nësa Turqia ishte e xanë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin tue përcaktue edhe numrin e luftarëve që përmblidheshin në 30.000 vet, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se asht marrë vesh me krenët e vendit, myslimanë e të krishtenë. Pesë herë shkoi në Romë, për t'i kja hallin Shqipënisë dhe me kërkue ndihmë, po t'mos ishte vdekja e papritun, qe mbytë në Dri në vitin 1623, ndoshta Shqipnia do të ishte shkëputë që asokohe nga zgjedha turke.
Kah gjysa e shek. XVIII Mehmet Pashë Plaku, i derës së Bushatlijve që rrjedhin nga shtëpia e Jakajve të Gojanit, thirri për drekë pashën turqeli që sundonte Shkodrën dhe e mbajti aty peng tue e shtrëngue me i shkrue Derës së Lartë se kishte ardhë koha që vendi të qeverisej nga sundimtarët vendas. Stambolla e pranoi dhe e emnoi sundimtar Mehmetin, të cilit iu dha titulli Pashë. Mbas tij sundoi Mustafë Qorri, trim e i mendshëm sa ta lypish, por qe helmatisë nga dy gra të haremit që ia kishte çue peshqesh Stambolla. Ia xuni vendin Mehmet Pasha e mbas tij Kara Mahmut Pasha, i cili me 25.II.1787 u pajtue me Mirditë e me ndihmen e tyne thei turqit në një luftë kryengritëse dhe në vitin 1796 i qe pre kryet në luftë. Kryet e tij gjindet i balsamuem në Muzeumin e Cetinës. Ia xuni vendin Brahim Pasha, por ky tue kenë fanatik çarti gjithë punën që kishte ba Kara Mahmuti dhe si vegël e verbër e Stambollës, ngjalli ngatërresa e përçamje ndermjet myslimanëve dhe krishtenëve.
Mbas tij hypi në sundim me dredhi e dhelpni Mustafa Pasha, i cili ndertoi Bexhistenin, i dha lulëzim tregtisë, siguroi udhën e Kosovës nga kusarët, por bani krimin e madh tue zhbi kulm e themel familjet kundershtare të tijat, Dervishajt, Çaushollajt e Gjylbegajt dhe tue vramë në befasi Mehmet Begun të nipin, dhe tue helmatisë në burg dy nipat e tjerë, Dervish Begun e Tahir Pashën me dorën e dajës së tij Xheladinit. Tue dashtë me i dalë doret Turqisë më 1831 shpalli luftën dhe u thye në Babune, ku mbet i vramë edhe kumbara i tij Gjon Leka i Gegajvet të Shllakut i cili i shpëtoi jetën Mustafës. Erdh e u ndry në kështjellë të Shkodrës e ra në dorë; qe lidhë e çue në Stambollë bashkë me të birin e me një djalë që mbante mbas vedit si besnik. Gjykata kishte dhanë vendim me ia pre kryet. Sadrazemi, kryeministri, ishte mik i ngushtë i Mustafa Pashës. Kur mori vesht lajmin e dënimit me vdekje besniku i tij Mustafë Suma i cili i përngjante shumë nga fytyra, iu lut t'í jepte teshat e tij dhe të shkonte ai me u pre për te.
Të nesermën ndersa Sulltani drejtohej kah Ajia Sofija me falë Xhumanë, i biri i Mustafë Pashës i doli para dhe iu lut me ia falë babën. Mbreti për ta largue i premtoi se po, dhe në atë çast doli Mustafë Pasha i gjallë. Si i treguen gjithshkafen, i fali jetën dhe e emnoi sundimtar Vali në Diarbekir. Vdiq dhe u vorrue në Stamboll.
Mbas Bushatlijve erdhën pashallarë turq.
Në vitet1834-1835 një tjetër kryengritje e madhe plasi në Shkodër nën udhëheqjen e fshatarit Dasho Shkrelit, e cila ngujoi në kështjellë Valinë, Ali Namikun dhe gjithë ndihmën e madhe që erdhi nga Stambolla, 8 batalione nën urdhënat e Hafiz Pashës dhe të Mahmut Pashës të Rumelisë, mbet i rrethuem për gjashtë muej rresht dhe kështu valia qe i shtrenguem me kërkue një marrëveshtje dhe me ba një falje të përgjithshme; falja qe sa për faqe, sepse, ma vonë, Ymer Pasha shtroi Shkodrën, xuni dhe burgosi parësinë e vendit dhe udhëheqësit e kryengritjes dhe i mergoi në Anadoll.
Simbas Pouqueville, konsull francez, Shkodra si qytet kishte 18.000 banorë.
Me 1856 Valia i Shkodrës, Menemenli Mustafë Pasha, krijoi Komisionin e Xhibalit tue vu në krye si sergjerde Haxhi Agë Lohen.
Prej vitit 1844 deri 1875 Shkodra ndej krejt në qetësi.
Në "Lidhjen e Prizrenit" Shkodra mori pjesë aktive dhe pati përfaqësues në komisionin drejtues dhe si komandarë të Ushtrisë Vullnetare kjenë Hodo Beg Sokoli, Bibë Doda dhe anëtar i komisionit Shan Deda, të cilët me armë mbrojtën, së parit Plavë e Guci, e mandej Ulqin e Tivar, por qenë trathtue prej vetë qeverisë turke e cila i xuni dhe i internoi në Azi të Vogël, Kastamun, ndër të cilët edhe Rrust Marku i Dushit të Pukës. Lidhja e Prizrenit u quejt "Lufta e Miletit" (popullit).
Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni dhe në Shkodër u banë kremtime të mëdha tue kujtue dhe shpresue se njimend u fitue njifarë soj lirie, por nuk vonoi shumë dhe ia behi Shefqet Turgut Pasha, i cili çarmatosi, xuni dhe burgosi atdhetarë të vërtetë dhe bani njëmijë dhunë sidomos ndër malsinat kah shkeli kamba e tij shfarosëse, por i ndeshi sharra në gozhdë në Malsi të Madhe dhe në Dukagjin e u nda me faqe të zezë. Me 23.III. 1911 filloi Kryengritja e Malsisë së Madhe. Ngjitu lart !
Me 6 prill 1911 Dedë Gjo Luli , ngriti flamurin kombëtar në majë të Deçiqit; ai flamur ruhet sot në Muzeun Historik të Tiranës. ( Sot i zhdukun, shënim i red. ).
Me 21 tetuer 1912 plasi lufta Ballkanike e Shkodra qëndroi e rrethueme per 7 muej rresht; 36.000 gjyle u hodhën mbi qytet, por Shkodra nuk ra në dorë. Vetëm trathtia e Esat Toptanit bani që këtu të hyjshin malazezët me 23 prill 1913. Ai ia kishte shitë që me 19 mars 1913 për dy milionë florinta. Malazezët e krajl Nikollës, Petroviq Njegosh, qenruen deri me 24 maj të atij vjeti dhe punen ma të parë që banë, xunë dhe internuen në kala të Shpuzës nji grusht patriotësh që nuk dojshin me iu përulë sunimit të huej. Në kaq u muer vesh Shpallja e Pavarsisë Kombëtare në Vlonë. Me 7 mars, në sa këtu sunojshin 5 Fuqitë e Mëdha, qe naltue në kështjellën Rozafat flamuri kombëtar. Në këtë rast u ba nji miting i madhnueshëm në kala, ku morrën pjesë i madh e i vogël. Fjalimin e mbajti Karlo Suma.
Si plasi lufta botnore dhe dolën internacionalët, qyteti me rrethe kaloi një periudhë anarshie dhe veprimi të dobët, sepse Esat Pasha kishte ngjallë fitme dhe ngatrresa e kishte asish që kërkojshin ende Turqinë. Në vitin 1916, si thyen Malin e Zi dhe Krajl Nikolla u përshkue nëpër Shkoder i merguem, u futën ushtritë Austro-Hungareze që ndejtën deri me 1918 tue ia lëshue vendin një komisioni aleat.
Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën dojshin me ia grabitë disa shovenista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesue nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qendrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuemjen e saj.
Në vitin 1920 Shkodra u bashkue me qeverinë e Tiranës dhe ushtria shqiptare u prit me entuziazmin ma të madh.
Me 6 qershuer 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë moren pjesë vullnetarisht.
Me 24 dhetuer 1924, Ahmet Zogu me ndihmen e vrangjelistëve dhe të Pasiqit kthehet në Shqipni dhe në Shkoder krijohet gjykatorja politike ushtarake tue dënue dhe varë patriotët që e urrejshin rregjimin e tij. Ndër të tjera, shtini me vra në Bari të Italisë Luigj Gurakuqin, me 2 mars 1925.
Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte trathtia në mes, malsorët patën me u futë në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arrijtë deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bani në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4.III. 1927.
Kur Italia fashiste sulmoi Shqipninë, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohue: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dishmi e gjallë qe vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.
Si përfundim, del se kurr populli shqiptar nuk e duroi zgjedhën e huej dhe kjo, kur për rrethana të ndryshme u sipërvu me forcë, populli nuk ndej gjatë, por me armë në dorë kërkoi me shkundë robninë dhe me fitue lirinë. Le të mjaftojë me çekë luften e madhe që banë fiset ilire të bashkueme dhe të prime nga trimi Bato i cili, tue u nisë nga Mirdita, mësyni Shkodren dhe kaq të haptë mori kjo lëvizje, sa që në Senatin e Romës u tha: "Në kjoftë se na nuk marrim masa për ta shue ketë kryengritje shpejt, kemi për t´i pa aradhet iliriane përpara mureve të Romës" dhe, kur lufta nga fitorja u suell në humbje, gratë iliriane morën pjesë vepruese në te dhe të rrethueme për anë nga anmiqtë parapelqyen me i dhanë zjarr banesave të tyne dhe me u djegë mbrenda për së gjallit me fëmijë se sa me u dorëzue n'dorë t´anmikut. Velleius Paterculus, historian romak, tregon se ilirët banë 200 e sa kryengritje kundër Romës për pavarësi. Ma të përmendunat ato të vitit 153 para Krishtit, e të vitit 49 para Krishtit të cilën e përmendë edhe Jul Çezari, ajo e vitit 35-33 para Krishtit shtypë nga Oktaviani. Krye dhjetë vjetësh një kryengritje. Një tjetër luftë e madhe u ba rreth mureve të kështjellës, kohën e Balshajve kundër invazionit turk ku mori pjesë i tanë populli pa përjashtim. Kur në fillim të verës së vitit 1474 ushtritë turke qarkuen Shkodrën, populli mbarë u çue në kambë dhe ndihma ma e madhe që u dhanë drishtianët bani që qarkimi të hiqej me turp t´anmikut. Kjo provohet fare kjartë sepse, kur me 1477 Sulltani përsëriti qarkimin e Shkodrës për të shfrye idhnimin e e sulmoi dhe e bani rrafsh për dhe, pjesa ma e madhe e mbrojtësve të Drishtit u përshkuen nën shpatë dhe vetëm një pakicë mujti me marrë malet përpjetë tue u strukë si shqype të lehta, të gatshëm me i ra anmikut të pabesë. Në vitin 1602 një tjetër kryengritje u ba kundër feudalëve që xuni fill nder malet e veriut dhe sigurisht në Kelmend. Mbas ramjes së Bushatlijve, një tjetër kryengritje me karakter populluer qe ajo e kryesueme nga fshatari Dasho Shkreli, i cili çoi në kambë mbarë malsinë dhe mbërrijti deri në dyert e qytetit. Në vitin 1910 plasi Kryengritja në Kosovë e cila mori të hapët nëpër viset e veriut dhe malsorët e Hotit, Grudës, Traboinës, luftuen kundër ushtrisë turke dhe sundimit despotik për të shkundë zgjedhën robnuese dhe Turqia, tue drashtë mos të marrin të hapët në të gjithë Shqipninë kjo lëvizje, u detyrue të japi disa të drejta ndër të cilat: "Njohja e Shqipnisë ndër katër vilajetet; Shkodra, Shkupi, Janina, Monastiri; emnimi i nëpunësave shqiptarë nder zyre qeveritare; kryemja e sherbimit ushtarak në vend; hapja e shkollave shqipe, etj." Grushti ma i madh që iu dha Turqisë qe lëvizja e Malsisë së Madhe në vitin 1910-1911 e cila e diskretitoi politikisht edhe në botën e jashtme. Kryengritja e Qershorit e vitit 1924, lëvizja e Shalës e vitit 1926, janë provë e gjallë e mospërfilljes së rregjimit shtypës të Zogut, lëvizje këto që u mbytën me gjak. Ngjitu lart !
Randësia politike dhe ekonomike e Shkodrës
Gjatë shekujve, Shkodra pati randësi të madhe politike dhe ekonomike, tue qenë kryeqytet i Ilirisë, ushtroi ndikimin e saj nëpër mbarë vendin. Mjafton të përmendim kohën e mbretneshës Teuta, e cila nuk duroi fyemjet e delegatit romak. Për vertetim të kësaj le të shikohet : "Tillemont, Histoire des empereurs; "Illyricum Sacrum" të Farlatit; "Origines...", Zeiller; "Acta et diplomata"të Taloczit..., Regestat, e Beeck; Enciklopedinat dhe leksikët e Pauly Wisova, Onomasticon e Perin, Nomenclator i Hurtet, Zedda e Gelcich, Chronologie e Kersopoulos, Perin, tekstet e Ministrisë së Arsimit, etj.
Prej Shkodre niseshin udhë që futeshin thellë në mbarë gadishullin ballkanik; një rrugë delte nga Shkodra dhe merrte drejtimin kah Epicaria (Puka). Përshkonte Theranden- (Prizrenin) dhe soste në Naissus- (Nish). Tjetra për te gjatë liqenit kalonte nëpër brigje të Hotit e futej thellë në Mal të Zi. Tjetra drejtohej nga Ulqini e çante fill për Budve (Budua) dhe përshkonte Dalmatinë bregdetare. Një rrugë, tue përshkue Zadrimën, ndalej me atë të Pukës, pjesa tjetër vazhdonte për në Durrës ku prej këtu coptohej në dy drejtime: Njena me anë anijesh nisej për Brundusium (Brindisi) e tjetra për të gjatë udhës Egnatia ndalej në Peqin ku një gem merrte drejtimin kah Vlona, Saranda e soste në Prevezë; tjetra vazhdonte për në Ohër e deri në Bizanc (Stambollë). Në ketë mënyrë Shkodra epte e merrte me krejt gadishullin Ballkanik e me botën e jashtme. Kohën e pushtimit romak, nyjet e udhës kryesore, natën, ndriçoheshin me flakadaj që ndezeshin majë kështjellavet si në Drisht, Bajzë, Medun, Sardë, Gajtan, Vadejë, Shurdhah, Pukë, Lezhë, Shkodër, etj., etj.
Kohën e sundimit venedikas, randësi të madhe pati limani i Shirqit që lidhte Shkodrën me det.
Deri para se të hapej hekurudha Shkup-Selanik, Shkodra qe qendra ma e randësishme e krejt Ballkanit; ndërtimi i limanit të Tivarit i dha shkas ramies së Shkodrës tregtare dhe ngushtimi i hinterlandit mbas luftes ballkanike ia këputi krejt uzdajen e një ringjalljeje.
Ndër 3000 dyqane që pati Shkodra, puna e dorës dhe artizanati fituen pëlqimin jo vetëm të vendasve, por edhe jashtë shtetit, e calinat, kuburet, e fabrikueme këtu, petkat kombëtare të qendisuna me gajtana e terija mëndafshit dhe florinit, punimet artistike në telish, të argjendarëve dhe të kujxhijve shkodranë kërkoheshin me ngulm nga jashtë, nga Genova, etj.
Karvanet niseshin nga Shkodra e merrshin drejtime të ndryshme tue bartë e çue mall e prodhime vendi. Një karvan nisej nga qyteti, drejtohej në Mal të Zi e futej thellë deri në Bosnje e Hercegovinë tue dergue kostume folkloristike të gatshme dhe tue pru landë për punime bakri; i dyti nisej nga Shkodra, merrte udhën kah Tirana, nëpër Elbasan dhe mbaronte në Selanik tue çue e pru mallna të ndryshme. Një tjetër përshkonte bregun e detit dhe mbërrinte deri në Janinë. Një karvan dores së dytë ishte ai i Qafës së Pejës gjatë stinës së mirë. Karvanet në përgjithësi udhëtojshin në fillim të vjeshtës, në prendverë e gjatë verës, ndersa dimnit nuk ishte e mundun për shkak të bornave. Ishte edhe një karvan tjetër zyrtar i quejtun "Karvani i Tartarit", i cili binte krye çdo tre muejsh rrogat e ushtrisë dhe të nëpunësve.
Si kryevend Vilajeti i Shkodrës pat edhe trup konsullor t´akredituem si Austro-Hungaria, Franca, Rusia, Italia, Mali i Zi, Anglia e qe një kohë që pat edhe Greqia e Serbia. http://www.shkoder.net
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat SufraganeII( shënime historike ) Shkodër, 1957-1958 K R O N O L O G J I A
Nga legjendat: # Pellazgët themelojnë Dodonën. # Kelkët themelojnë Ulqinin. # Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastisë së Paridëve. # Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin. # Kliniku, i biri i Hyllit, mbret ilirësh, u çon 72 anije grekëve për rrethimin e Trojës. # Enea zbret ndër brigje t'Epirit, në Butrint. # Selët ruejnë orakullin e Dodonës. # Tre vllazen ngrehin kështjellën Rozafat në Shkodër.
Nga historia: 635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korçirasit themelon Artën. 627 para Krishtit - Korçirasit themelojnë Durrësin; ma vonë Korinthasit themelojnë Himarën, Pojanin e Qerfozin. - Dionizi i Sirakuzës themelon Lezhën 600-550 para Krishtit - Segovezi, prijësi i Galëve, pushton Epirin. 435 para Krishtit - Durrësi dhe Arta, së bashku me korintas e taulantë luftojnë kundër korçirasve. - Galët përshkojnë dhe grabisin Ilirinë. - Lekë Mollosi sundon n'Epir. 350 para Krishtit - Disa fise ilire mësyjnë Filipin e Maqedonisë, i cili i then. 356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin. 356 para Krishtit - Lindë Leka i Madh. 356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirëve mësynë Maqedoninë. 355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje". 336 para Krishtit - Leka i Madh hypë në fron. 334 para Krishtit - Të bijtë e Bardhylit, Kliti e Glauku çohen kundra Lekës së Madh. 326 para Krishtit - Vdes Lekë Mollosi. 326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh. 305 para Krishtit - Pirroja në luftë t'Ipsit kundër Dhimitër Poliorcetit. 287 para Krishtit - Pirroja mund romakët e Kartagjenasit pushtojnë "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen). 280 para Krishtit - Pirroja mund romakët në Herakle. 279 para Krishtit - Pirroja në krye të ushtrisë greko-siçiliane kunder Kartagjenasve e Mamertinëve. 275 para Krishtit - Lufta në Benevent. 272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijnë mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu. 250 para Krishtit - Ilirët fitojnë pavarësinë nën Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati. - Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kundër "Lidhjes etolike". - Shkodra kryeqytet i Ilirisë. 232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirinë në emën të Pineut 230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacisë e të Liburnies. Teuta pushton Durrësin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht të derguemit romakë, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet në kthim. 229 para Krishtit - Ilirët luftojnë kundër romakëve që duen me i pushtue. 228 para Krishtit - Roma i shpall luftë Teutës. 221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirinë e romakët vejnë Pineun. 220 para Krishtit - Ilirët shklasin përsëri Maqedoninë. 219 para krishtit - Etolianët mësyjnë Epirin e rrethojnë tempullin e Dodonës. 216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonën e tjera qytete të Ilirisë. 205 para Krishtit - Paqja e Durrësit. 200 para Krishtit - Fillojnë luftat kundër Ilirisë. 198 para Krishtit - Genci hypë në sundim. 168 para Krishtit - Genci ndryhet në Shkodër dhe dorëzohet në Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri provincë romake. 167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali. 153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nën kryesinë e trimit Bato që zgjati 6 vjet. 83 para Krishtit - Vlona qendër shkencash; këtu kryen mësimet Oktaviani. 48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon në Nymphaeu (Shën Gjin) del në Lezhë në ndihmë të Pompeut. II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhën. 31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen). - Lindja e Jezu Krishtit. 59 mbas Krishtit - Sh'Pali përshkon Ilirinë dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri. 98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkëv i Durrësit. 178 -193 mbas Krishtit - Shën Eleuteri epirotas, Papë shqiptar. 267 mbas Krishtit - Gotët shklasin Ilirinë. Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Izaurit dhe i Inoçentit athinas në Pojan së bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas. 287 mbas Krishtit - Vizigotët përshkojnë Ilirinë. 282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nënshtron Gotët n'Iliri. 283-296 mbas Krishtit - Karli Papë, nga Salona e Ilirisë. 3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Vlashit në Sebaste t'Arbënit. III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirëve në Sebaste t´Arbënit. 368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin që populli i vogël i krahinës iliriane të ketë nga një "defensor plebis" (Mbrojtës). 370 mbas Krishtit Krishtënimi i përhapun gjithkund nëpër Shqipni dhe i organizuem plotësisht. 374 mb. Kr. Kuadët e Sarmatët shklasin Shqipninë. 376 mb. Kr. Gotët me leje të Arkadit bijnë në Epir. 387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore. 395 mb. Kr. Iliria bahet krahinë romake e thirret Praevalitane. 395 mb. Kr. Shqipëria nën mbreten romakë të Bizantit, sundon Honori. 396 mb. Kr. Durrësi metropol i Ilirisë. Shek.IV-Shën Donati ipeshkëv i Evoresë n'Epir (kohën e Theodozit të Madh). Shën Prokuli e Shën Martiri (kohen Liçinit) në Ulpianën e Dardanisë-Iliri. 402-417- Rufi, ipeshkëv i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirisë dhe t'Epirit. 30.IX. 420-Vdekja e Shën Jeronimit, iliras nga Stridonja. 431- Imzot Senecioni, Arqipeshkëv i Shkodrës merr pjesë në Konçilin e Efezit. 481- Ostrogotët rrethojnë Durrësin. Një pjesë Shqipnie nën Teodorikun. 493- Justiniani, sundon për do kohë në Ballkan. Në Epir ngrehë kështjellën dhe ndërton një akuedukt. Shek.V- Shën Niçeta, ipeshkëv në Remezianë (kohën e Shën Paulinit nga Nola. 553 - Justiniani, me fis iliras, dëbon Ostrogotët nga Iliria. 600 - 650 - Serbët, mandej Kroatët dynden në Shqipni. 601 - Shkodra seli ipeshkvnore. 640 - 642 - Gjoni IV papë iliras nga Dalmacia. 687 - Kononi papë nga Thrakja. 920 - Simeoni car i Bullgarëve shtrinë sundimin deri në Butrint, Himarë e Vlonë. 990 - Samueli i Bullgarisë pushton Durrësin. Shek.XI - Normanët, të primë nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojnë Shqipninë. 1019 - Bizantinët i thërrasin shqiptarët albanoi, fis të cilin e përmend Ptolemeu më 150 mbas Krishtit. 1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nën Serbinë. 1081 - Durrësi, Vlona, Janina dhe Shkupi në dorë të Normanëve. 1085 - Venecianët mundin Normanët afër Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinët prapë pushtojnë Shqipninë, por Durrësin dhe pak qytete. 1094 - Emni Albanoi përmendet ndër kombe perëndimore. 1110 - Thema Dyrrachion provincë në vedi me kryeqytet. 1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durrësin. 1185 - Guljemi II norman, merr Durrësin, Shkodrën, serbët zaptojnë Shqipninë. 1202 - Mëhill Ejlluer Komneni pushton Epirin. 1210 - Venediku pushton Durrësin e brigjet e Detit Adriatik. 1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashtë Shqipnie. 1218 - Abati Pjeter Dokne asiston në themelimin e Kishës së Shirqit. 1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgarëve pushton Shqipninë e Eperme. 1240 - Themelimi i Kuvendit Françeskan të Lezhës. 1245 - Mbahet Konçili i Lionit. 1259 - Mëhill Ejllori i jep së bijës, Helenë, si pajë Vlonën, Janinën, Beratin, Durrësin dhe Qerfozin. 1271 - Mëhilli II dhespot n'Epir. 1272 - Karl Andoni merr Durrësin dhe Beratin. 1272 - Themelohet Kisha e Shën Rrokut. 1274 - Durrësi rrenohet prej termetit. 1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipninë e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Françesk. 1288 - Françeskanët ngrehin së parit Kuvendin e tyne në Shkodër. 1290 Helena e Rashës nderton kishën e Shirqit 9.IV.1302 - Me urdhën të Senatit të Venedikut lirohet Ambasadori i Turqisë i arrestuem në Lezhë nga proveditori i atij qyteti. 1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durrësin. 1312-1318-Shqiptarët lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojnë në Shkup me i dhanë liri. 1319 - Shqiptarët e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me armë në dorë nxjerrin disa të drejta të mohueme deri atëherë. 1336 - Kryengritje kundër Car Dushanit. 22.I.1346 - Kunorëzimi i Car Dushanit. 1346 - Ndër dokumentat e Klementit VI përmendet Katedralja e Shkodres. 1358 - Pjetër Loshë Mazrreku dhespot i Nartës. 1358 - Nisë sundimi i derës së Balshajve. 1361 - Vdes Balsha I 1361 - 1401 - Të bijtë e Balshës I pushtojnë Republikën e Tivarit dhe vejnë selinë në Shkodër. 1363 - Karl Topia pushton Durrësin dhe mbytë Niceforin. 1370 - Balshajt pushtojnë Kaninën dhe Vlonën. 1372 - Balshajt u marrin serbëve Pejën, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin. 1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morenë e bahet sundues i saj. 1383 - Balshajt pushtojnë Durrësin. 1385 - Otomanët qesin Balshajt jashta Durrësit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun. 1389 - Gjergji II Balsha ikë në Ulqin e Tivar. 1392 - Turqit duken për herë të parë në afërsinat e Shkodrës. Venedikasit marrin Durrësin prej Gjergj Topisë. Ngjitu lart ! 1393 - Niketë Toia në Krujë. 1393 - Dukagjinasit përmendën si derë sunduese. 1394 - Ndertohen të parat saranxha në kështjellën Rozafat. II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqë dishirin Venedikut me i lëshue Shkodrën. IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit të Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodrën e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodrën. 21.VI.1399- Meremetime në kështjellë të Lezhës. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot në Nartë. Venediku merr Vlonën, Butrintin dhe Pargën. 1401 - Venediku merr masa mbrojtëse në kështjellë të Shkodrës. 2.II.1403 - Gryka e Bunës forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet grekët jashtë Janine. 6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merrën masa mbrojtëse për Shkodrën. 1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter për çashtjet e linduna në mes tyne dhe Venedikut. 1409 - Shkodra çohet me armë kundra Venedikut. Venediku çon ushtri për mbrojtje të Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve. 1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit në Krujë. 1422 - Mbahet Konçili i Kostancës. 1418 - Karl Toçi mbytë Maurik Bue Shpatën e bashkon dhespotatin e Janinës e t'Artës. 1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujës mundet prej Evrenoz Pashës të cilit i jep peng kater bijtë. 31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoratën n'Universitetin e Padovës. Venediku çon fuqi të reja për mbrojtjën e Shkodrës e t'Ulqinit nga turqit. 1431 - Janina bie në duer të turqve. 1434 - Shqipnia Veriore çohet në luftë kundër Turqisë. 1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi 1.III.1444 - Lidhja e Lezhës ku marrin pjesë edhe Dukagjinët, Shpatët, Dushmanët, Altisferët e Dejës, Arianitët, etj. 12.VII.1445- Skanderbeu i shpallë luftë Sulltan Muratit II. 1447-Skanderbeu, mbas luftës me Venedikun, xen rob në Mirditë Mustafë Pashën. 22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder që mbërrin deri në dyert e kështjellës. II.1452 - Pal Dukagjini shpërblehet prej Venedikut me merita patriotike. 1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin. 4.I.1454-Sundimtarët venedikas mblidhen në Durrës për të bisedue mbi masat mbrojtëse dhe fortifikuese kundër Turqisë dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut. 6.II.1453-Rektori i përgjithshëm venedikas urdhënohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve. 1459- Skanderbeu shkon në ndihmë të Ferdinandit t'Aragonës në Bari. 1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund katër ushtri turke njena mbas tjetrës. 1461-Bahen fortifikime në kështjellën e Shkodrës. 1462-Formula e Pagëzimit. VIII.1463 - Skanderbeu then ushtritë turke afër Ohrit. 1464-Afër Gurit të Bardhë Jakup Pashë Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbytë. 1466 - Skanderbeu then ushtrinë turke i primë prej Ballaban Badër Pashës që mbet vdekun n'at luftë. 1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dalë prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhës. I.1468-Vdes në Lezhë Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkëv i Durrësit merr sundimin e Shqipnisë. 17.V. 1474 - Qarkimi i parë i Shkodrës nga turqit, sundimtar Anton Loredani. 20.6.1478-Turqit pushtojnë Krujën dhe mbysin Kontarinin dhe Lekë Dukagjinin. Mbas një lufte të rreptë Lezha bie në dorë të turqve. 1479 - Shkodra në dorë të turqve të cilët bajnë lidhje me Venedikun. 1480 - Pushtimi i plotë i Shqipnisë nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto. 1481 - Gjon Kastrioti II pushton shumë vende të Shqipënisë me ndihmën e himariotëve. 1481 - 1492 - Mergimi i shqiptarëve në Siçili (Itali). 1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i dëbue turqit nga Shqipnia. 1493 - Themelimi i ma së parës shtypshkronjë n'Obot afer Rijeke, ma e para në Ballkan. 1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit të Venedikut tue e lutë të formonte një ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nën urdhënat e Skanderbeut të ri, të birit të Gjergjit dhe me pjesëmarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin në Lezhë e prej andej me mësye Shkodrën dhe Krujën. 1501 mb. Kr.- Durrësi në dorë të turqve. 1503 - Kanë fillue luftat e papreme të shqiptarëve kundër turqve. 1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut në Stambollë, cakton kufijtë e Shqipnisë së Veriut dhe ato t'Ishullit të Lezhës. 1505 - Ishulli i Lezhës bie në duer të Turqve. 1545-47 - Mblidhet Konçili i Trentit. 1555(5.I.) - Del në dritë "Meshari" i Gjon Buzukut. 1566 - Lindë Dom Pjetër Budi nga Guri i Bardhë. 1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin. 1572 - Shqiptarët çohen kundër Turqisë. Ibrahim Pasha i Pejës çohet kundër Turqisë. 1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kundër Turqisë në Shkodër te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve të Pejës. 1583 - Françeskanët kanë pesë kuvende; në Rubik, Lezhë, Sebaste, Kep të Rodonit dhe në Memel (Hajmel apo Mënelë). 1592 - Kryengritje e përgjithshme në Shqipëni. 23.7.1602 - Mbledhje e madhe në Sh'Llezhdër të Mirditës ku marrin pjesë 2656 krenë dhe kërkojnë lidhje me Venedikun kundër Turqisë dhe mbrenda tri ditëve mblidhen 100.000 luftëtarë, por Venediku nuk bëzanë. 1606 - Lindë në Sapë Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i një fjalori në gjuhën shqipe. 1607 - Një tjetër kryengritje popullore kundër Turqisë. 1614 - Hoti, Kuçi e Shkreli lidhin besën kundër Turqisë dhe rrokin armët për liri. 1621 - Imzot Pjetër Budi organizon një kryengritje kundër Turqisë ku marrin pjesë 300.000 vetë. 1623 - 38-Fiset e Kelmendit çohen kundër Turqisë dhe thejnë Sulejman Pashën. Me tê bashkohet edhe Kuçi. 1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës. 1630 - Lindë Imzot Pjetër Bogdani, në Gur të Hasit të Thatë të Dukagjinit. 1626 - Imzot Frang Bardhi në Venedik i përgjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojtë shqiptarizmin e Skanderbeut. 1638 - Hoti çohet në luftë kundër Turqisë. 1644 - Françeskanët misionarë P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qenë mbytë e hjedhë në Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbytë me thika. 1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulun mbi huj për fe në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallë tri ditë tue predikue. 1645 - Kelmendasit qesin jashtë Turqit. 1674 - Dom Nikollë Vladanji thotë meshën e parë në Kishën e Pdhanës. Me 1693 bahet ipeshkëv i Lezhës. 1687 - Kelmendi e Kuçi dhe Himarjotët çohen kundër Turqisë. 1696 - Mbarë krahina e Hotit lufton kundër Venedikut për çështjen e Ulqinit. 1698 - P. Filip Shkodra çelë shkollë nëfamiljen Kamsi, në Shkoder. 1699 - Kelmendi në luftë kundër Turqisë, bashkohet me tê Ulqini e Tivari. 1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkëvi i Shkodres, vjerrë në konop për fe në pazar - Teqe. 1700 - Klementi XI Albani Papë shqiptar i lindun n'Urbino. 1703 - Konçili i Parë Shqiptar në Mërqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkëv i Tivarit. 1718 - P. Antoni nga Sora, françeskan, varë në konop për fe, afër Shkodre. 1739 - Malësorët e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashë Begollin prej Peje. 1740 - Zi e madhe buke në të gjithë Shqipëninë. Don Karlo i Napolit dergon grunë. Çmimi: Një kalë arrinë 16.000 aspra, çeniku i orizit 40 oka e djathë 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra. 1743 - Dom Gjon Nikollë Kazazi boton librin e tij. 1745 - Përmendën nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit këta lagje dhe rrethe të Shkodres, Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. 1747 - Kryengritje e madhe kundër Turqisë. 1755 - Çaushollajt qiten jashtë Shkodre. 1764 - Themelohet në Shkodër shoqnia e Shën Andout. 1769 - Mehmet Pashë Plaku i Derës Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodrës. 1775 - Për tre muej rresht shi i madh e dame të panumër sidomos në Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selcë, Drisht. Shkodra u mbyt n'ujë. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishën e Shkrelit. Mehmet Pasha me të birin e me 15.000 ushtarë niset me zhbi Kuçin. Ngjitu lart ! 1778 - Mustafë Pasha shkon në More e vdes. 1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnjë pikë shi dhe u bâ korrje e ganishme. 1784 - Pazari i Shkodrës mbushet me drithë dhe çmimi që ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra në 1500-1200 dhe ky bollëk vazhdoi deri më 1789. 1786 - Kara Mahmuti then ushtrinë turke që kishte ardhë me rrethue Shkodrën. 1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirditë. 1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkëv Imzot Frano Borcin, prift shkodran, në kishën e Shën Mërisë Magdalenë. 1787 - Në qafë Dardhë xehet në befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashës, Vezir i Rumelisë prej anmiqve të tij. 1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga kështjella ku ishte ngujue, then ushtrinë qarkuese, vret Mehmet Pashë Çaushollin dhe ndjek ushtrinë boshnjake deri në Kotorr. 1787 - Mehmet Pashës i pritet kryet. IV. 1788 - Vritet Tahir Agë Juka dhe i biri i kapidan Pashë Shpuzës, anmiq të Mahmut Pashës. 1788 - Mbërrijnë në Shkodër tre delegatë të Zefit II t'Austrisë dhe ndryhen në kështjellë për bisedime me Mahmut Pashën. 1788 - Të përcjellun prej besnikëve të Mahmut Pashës,tre delegatët austriakë nisen kah Kraja, por afër Muriqit, vriten në befasi, u priten krenët dhe i vorrosin në Mjet, në një gropë ndër suka të Liqenit; Mahmut Pasha i çon në Stambollë krenat e tyne. 1789 - Kremtime të mëdha në Shkodër, për gëzim që Sulltani kishte falë Shkodrën. Kështjella u ndez flakë nga krismat e topave, që shprazeshin me galdim. 1789 - Mahmut Pasha niset me shtypë levizjen e Bosnjes; popullit të krishtenë i vehen taksa të randa; pasanikëve 150 grosh, të mesemve 70-80 grosh, të vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, ndër të cilët priftenve të Tophanës, ipeshkvijve të Lezhës, famullitarëve të Lezhës, Merqisë, Manatisë, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimës i muer dy herësh pagesat e taksavet.Për t'u shtie tmerrin atyne që s'kishin ndigjue me shkue në luftë, si edhe atyne që dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet një katolikut nga Shpori dhe me 9 të atij mueji një myslimanit nga Myselimi. 1789 - Bollëk i madh në Shkodër. 6 pare oka e miellit të grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahçellek thirret Babaik. 1789 - Mahmut Pasha shkon me të nipin në Bosnje, Novi Pazar e Vidin. 1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kolë Mirditorit. 1792 - Mahmut Pasha shkon në Prizrend e Prishtinë. 1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet në luftë. 1796 - Mahmut Pasha shkon në Pipër ku mbet i vramë. 1796 - Vdes në Piper të Kuçit bashkë me Mahmut Pashën, nipi i tij. 1798 - Mehmet Pashë Bushati shkon në Vidin. Në Shkodër bie murtaja. 1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhë në Shkodër një sasi të madhe të hollash për të pague haraçin e madh që sundimtari u kishte vu fshatarëve laramanë të Jubanit, Ganjollës, Gajtanit, Gurit të Zi e Rrencit. 1803 - Bie murtaja në Shkrel. 1804 - Brahim Pasha shkon në Anadoll me luftue për Sulltanin. 1809 - Vdes Brahim Pashë Bushati. 1814 - Shkreli çohet kundër Mustafë Pashë Bushatit. 1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbytë Mustafë Pashën, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen. 1817 - Murtajë e madhe në Shkodër e Shkrel; viktimë e shërbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba në Shkrel. 1819 - Ali Pashë Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargën. 1820 - Mustafë Pashë Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue në More. 1821 - Dy ushtri turke mësyjnë Shqipninë. 1821 - Nën kryesinë e Mark Boçarit, shqiptarët luftojnë për lirinë e Greqisë. 1822 - Hurshit Pasha i Moresë xen e mbytë trathtish Ali Pashën e Janinës. 1823 - Prengë Bibë Doda shtron Dibrën, Llezhi i Zi, princ në Mirditë. 1829 - Mustafë Pasha shkon në Vidin në luftë. 1830- Lindë P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, françeskan i cili qe misionar në Zadrimë. Me 1881 botoi veprën "Arpa" e një italo- shqiptari; mësoi edhe në shkollën françeskane në Shkodër. 1831 - Mustafë Pasha i shpallë luftë Turqisë, i del para ushtrisë turke në Perlep me 20.000 vetë. 1831 - Mustafë Pasha dorëzohet dhe çohet në mërgim në Stambollë. 1835 - Kryengritje e madhe në Shqipëni. 1834 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet në kështjellë dhe i shtrenguem jep disa lehtësina. 1827 - Lindë Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes. 1837 - Termet i fortë në Shkodër. 1839 - Malazezët mësyjnë Hotin dhe Kelmendin, Grudën. 1840 - Mblidhet Kongresi i Londrës. Mehmet Ali Pasha, shqiptar. 1848 - Kryengritje e madhe kundër Tanzimatit. 1849 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë. 1852 - Tjetër kryengritje malsore kundër Turqisë. 1854 - Kryengritje e armatosun në Shkodër. Mirditasit dallohen në luftën turko-ruse në Krime. 1855 - Termet i fortë në Shkodër. 1856 - Kremtime të mëdha në Shkodër për nënshkrimin e paqes. Për një orë rreth u zbrazen top e pushkë nga kështjella e kodrat e Tepes. 1856 - Hamz Agë Kazazi u prinë disa fanatikëve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer të Jezuitëvet. 1856-Arrijnë në Shkodër pesë delegatët e qeverisë austriake dhe u ndryen në kështjellë ku biseduen me sundimtarin për çështjen e damtimit të Kolegjes dhe me 16 dolën nga Shkodra pa u marrë vesh se çka u vendos. 1856-Vjen në Shkodër i derguemi fuqiplotë i Stambollës dhe pati bashkëfjalime me Konsullin e Austrisë, Ipeshkëvin e Pashën. Mustafë Pashë Menehmeni dergon në mërgim Hamz Agë Kazazin me disa parësi Shkodre. Mali i Zi pushton Kuçin. Krijohet në Shkodër Komisioni Xhibalit në krye të të cilit vihet Haxhi Agë Lohja. 1857 - Qeverija turke zbret nga Kështjella e zen vend në shtëpi të Dervish Beg Koplikut. 1858 - Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres. 1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane. 1859 - Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka. 1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi. 1860 - Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919. VIII.1861- Françeskanët ngrehin Kuvendin e tyre në Shkodër. 1862 - Lidhja shqiptaro-greke për kryengritjen në Janinë e Durrës. Lufta e Konicës me humbje të Turqisë. Oficerët e kështjellës lejohen me ndejë lirisht në qytet, me urdhen të Ferik Mustafë Pashës. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karl Pooten. Dalin në dritë botimet e Dom Ejëll Radojës. Ngjitu lart ! 1864 - Lindë në Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci. 2.1866 - Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja. 5.1866 - Vdes në Kallmet shkrimtari Dom Pjetër Zarishi. 12.1866 - Krijohet i Treti Urdhën në Shkoder. II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore. 1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij. 1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare. 1.XI. 1871 Konçili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkëv i Shkodrës. 10.1874 - Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta. 1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve të shumta Drini kthen në shtratin e vjetër kah Shkodra. 12.1874 - Shkrepë moti n´oren 5.15 në depon e municionit të kështjellës që merr flakë dhe mbesin të vdekun 97 vetë. 24.6.1875 - Lindë Imzot Benardin Shllaku. 7.1875 - Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol. X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojës Nunciatë në Shkodër. X.1877 - Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër. 2.1878 - Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit. 4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit". 1878 - Fuqitë e armatosuna të "Lidhjes" mësyejnë Malin e Zi që don me pushtue Plavë e Guci. 1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Shkodra proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë. 18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë. 13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit. 11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë. 2.1879 - Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi. 1879 - Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci. 1880 - Plavë e Guci i hiqen Malit të Zi. 1880 - Malit të Zi i lëshohen vendet që nga Tivari deri në Breg të Bunës. Vdes në Venedik Imzot Ejëll Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodrës. Tina e Nikës çelë shkollën e punës së dorës për vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtenë". Ulqini bie në dorë të Malit të Zi. Arta i lëshohet Greqisë. Atë Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi të Dom Ndre Mjedës: "Shahiri elierz". Ma vonë në vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton në Shkodër "Vakinat e të shkruemit shejtë". Lidhja Hot-Grudë-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnisë. 1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza. 1882 - Çelet Kolegja Serafike Françeskane në Shkodër. 1885 - Lindë në Shkodër shkrimtari Hilë Mosi. 1887 - Shugurohet në Kishë të "Zojës së Shkodrës" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkëv e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkëv i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojës së Lurdit për gra. 1887 - Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe (Shkodër). 1888 - Krijohet Misioni Shëtitës në Shkodër. 1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare "Bashkimi". 1889 - Themelohet Kompania e "Zojës Rruzare" te Arra e Madhe. 1889 - Krijohet shoqnia bamirëse "Rrethi i Shën Jozefit" në Kolegjën Saveriane. 1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodrës e shkrimtar. 1889 - Çelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër. 6.1895-Konçili III Shqiptar nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës. 28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas. 1899 - Vdes Atë Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit të "Zojës Nunciatë", të Kongregacionit të "Zojës së Lurdit" dhe të Uratores së "Zemrës së Krishtit." 1902 - Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe. 1903 - Me alfabet të Shoqnisë "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore. 1903 Shtjefen Maçi mësues në Dajç të Bregut të Bunës. 1904 - Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna. 1904 - Hilë Agustini çelë shkollën në Bushat. 13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq. 6.I.1905 - Termet i madh në Shkodër, në oren 5,30 të mengjesit. Dame të mëdha në Shkodër. 8.12.1905 - Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit. 1907 - Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën. 1908 - Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër. 31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime të mëdha në Shkodër. 1908 - Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi. - Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër. 1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaçi i Mirditës mëson aty. 1909 - Del në Shkodër gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar... 24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën. 1910 - Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe. 26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t'Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke. 1911 - Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat. 6.4.1911 - Dedë Gjo' Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri. 18.5.1911 - Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë. 5.7.1911 - Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri. X.1912 - Plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte. X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezët. 28.11.1912 - Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit. 30.1.1913 - Esad Pashë Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, i cili donte me ngritë flamurin kombëtar shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës. 2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët. 14.4.1913 - Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej tue i a lëshue vendin në dorë t'ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane). 13.6.1913-Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme. 12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen në Shqipni si princ i shqiptarëve dhe zbret në Durrës. 14.5.1914 - Padër Marian Prela themelon shoqninë "Të Bijat e Zojës". 15.6.1914 - Ushtria kombëtare me malsorët e Mbishkodrës luftojnë në rrethina të Durrësit kundër trathtarëve, ku vdes koloneli holandez Thomson. Ngjitu lart ! 4.7. 1914 - Plasë Lufta I Botnore. 5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipninë. X. 1914 - Esad Pasha futet në Durrës. 1914 - Vdes Atë Dedë Pasi, themelues i "Misionit Shtetitës shqiptar". 1915 - Në Shkodër ngrehet një qeveri e perkohshme, por âsht ma tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esad Pashë Toptanit. 4.1915 - Kryengritje kundër Esadit në Durrës, i cili ikë andej. 5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n´Itali. 2.1915 - Vdes në Shkodër Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun në Durrës me 1863. 6.1915 - Ushtritë serbe të thyeme përshkohen nëpër Shkodër. 6.1916 - Rusia proteston kundër veprimeve të paligjshme të malazezëve nëpër Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit, shpëton Dukagjinin nga rrethimi kërcënues i ushtrive serbo-malazeze në ikje e sipër. 1916 - Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 - Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës. 3.1916 - Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve. 1917 - Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare". 30.X. 1918 - Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipëninë. 11.1918 - Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. 11.1918 - Hoti e Gruda, me një Memorandum dergue në Washington, Londër, Paris e Romë, lypin lirinë. 1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani". 1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dërgon përfaqësuesi e vet. 2.1920 - Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinë qendrore kombëtare. Lufta e Koplikut. 3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar. 4.1920 - Avni Rustemi vret në Paris Esad Toptanin. 1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrës së Krishtit" nga Atë G. Della Pietra. 8.1920 - Lufta e Vlonës. 12.1920 - Legata shqiptare në Konferencën e Paqes në Versailles, në të cilën ban pjesë Imzot Luigj Bumçi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninë si anëtare të saj. 1921 - Kryengritja e Mirditës. 5.1921 - Plasë kryengritja e Matit. 1.1922 - Arriti në Shkodër i pari delegat apostolik në Shqipni Imzot Ernest Cozzi. 21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente në Tiranë. - Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli. 12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut në Shqipni. Në Shkodër krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnë burgimet, internimet kundër nacionalistave. 2.2.1925 - Vritet në Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi. 11.1926 - Kryengritja e Shalës kundër rregjimit të Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarë të kryengritjes. 8,1937 - Vdes në Shkodër poeti lirik Dom Ndre Mjedja. 1929-Vritet në Zymb, Pader Shtjefën Gjeçovi arkeolog dhe përpilues i "Kanunit të Lekë Dukagjinit". 4.1939 - Luftime të rrepta te Ura e Drinit kundër ushtrive fashiste që vijnë me pushtue Shkodrën. 1939 - Vdes Imzot Pjetër Gjura, Arqipeshkëv i Durrësit. 30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishës Katolike Shqiptare, nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllaku. 11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit.
Burimet historike C. Becker; "L´Albanie e les albanais" fq. 14 M. Sufflay: "Serbët e Shqiptarët", fq. 58, 59, 38. N. Thalloczy: "Acta e diplomata", I nr. 648. Cordignano - Valentini : " Saggio di un regesto storico" fq. 4. Tajani: "Le istorie albanesi", II, fq. 50, 51, III, fq. 26. A. Gegaj: " L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48. Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40. Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43. A. Ghika: fq. 42, 60, 61. Hecquard: "Haute Albanie", fq. 145. F. Bianconi: "Carte...",etj. fq. 18. P. Chiara: "L'Epire", fq. 129, 132. Q. Spellanzon "Vinti", fq. 254. Mocenigo : "Albania", fq. 52, 53. E. Durham : "Twenty ye ars", fq. 206, 216, 221. A. A. Rappaport : " Au pays des martyres",fq. 97. J. Godard: "L'Albanie", fq. 116. L. Viezzoli: "Shqipnija", fq. 158, 159, 165. Revista "L.E.K.A.", " Të drejtat e Shqypnisë etnike, I". Marin Sirdani: "Shqipnija..." etj. Justin Rrota: "Leteratyra shqipe", fq. 156. "Histori e Shqipnisë", Ministria e Arsimit, 1954-1955. Jorga: "Breve histoire", fq. 1 Römische, etj. Vëll. III, nr. 6 "Kalendari" i V.P. 1914-1927. G.Berri: "L'assedio di Scutari". D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137. Gj. Radovani: Dorëshkrime. Gj: Sheldija: "Shkodra", Pj. I.II.III. M. Sammutius - Annalis. Gelchich: "Zedda", fq. 38, fq. 4. Jorga : "Re de l'Orient", IV, fq. 235-236. P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339. Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4. Gonzaga: "De orign. Seraphicae...", etj. 1587, fq. 47-548. Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr228. Lart
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

| Poste: |
3600 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane III - ( shënime historike ) Shkodër, 1957-1958 P Ë R S H K R I M I I Q Y T E T I T
Shtegtarët që para njëqind vjetëve i binte rasti me ardhë në Shkodër, qyteti nuk i paraqitej si sot, me rrugë të drejta e të asfaltueme, por i u donte me kalue nëpër do rrugë, në qoftë se kështu mund t´i thërrasim që s´ishin tjetër veçse do vija uji dhe për të kalue prej një rruge në tjetrën, iu donte me kapërcye gur mbi gur që ishin vendosë kudo; gurët ishin të naltë kund 0,70-80 metër në formë të katrorët të rrumbullakuem sipri dhe pak si në trajtë kuji nga fundi. Shpesh herë rrugët në njënën anë kishin një pjesë si të çueme, ba me gardh e mbushë me dhe për të mujtë kështu me kalue pa u lagë në rasë vërshimi i ujit të shumtë. Secila rrugicë, në krye, kish një të çueme, në formë shpine peshku si një urë, për të pritë ujët e Kirit kur ky thente penden e derdhej me furi nëpër qytet, tue përmbytë shtëpia dhe lagje dhe tue ba njëmijë dame materiale. Qerret e mëdha mund të kalojshin. Gjithkund shtëpiat ishin të rrethueme me mure avulli të nalta deri në 8 metra, me dyer të mëdha mbërthyer përbrenda me shula, malldana e reze, kjo duhej të kërcitte me një tingull të fortë që me u ndie deri larg. Për nevoja shtëpiake ishte mandej një derëzë e vogël, thirrë arkapi, prej ku hyjshin e delshin shtëpiakët, miq e të njoftun. Secila derë e oborrit ishte e formueme mirë me trenë dhe ndër dy anët e murit që mbante derën ishin çelë dy bira-frangji për mbrojtje, në rasë sulmi nga jashtë. Ndër dy anët e murit të jashtëm të derës, përbrenda, nga një dritare qorre edhe kjo me nga një frengji; përpara murit të derës, një gur aktronësh, i naltë kund 0.70 metra, për të hypë në kalë i zoti i shtëpisë ose miqtë. Oborret mbushë me gjithfarë pemësh dhe përreth muret veshë me tanda hardhiet ku piqesh gjithfarë rrushi; kopshtie nduer-nduer barishtesh e perimesh. Sipri pusit me grykë gurit një copet, të gëdhendun me lule e lajle gjithfarësh që dora e ustait kishte dijtë me trillue, varesh lulevilja e nder parmakë të çardakut e me mure të derës së oborrit, lulja e mustakut që kënaqte me erë të kandshme kedo që kalonte aty pari. Përbri mureve të avullisë, rreth e rreth oborrit, drandofille topçe, lejlaku, elbarozi, karajfili, elbaroza, felxigenit, të gjithë me erë të mirë e të kandshme. Prej derës së oborrit e deri te shtëpia e për të gjatë përmakëve të kopshtit mastela të mëdha me limoj e portokalla që dimnit shtrihehin në shenashin mos me i çartë ngrica e aty- këtu, ndër saksia, lule vathë, lule mullaga, etj. Secila shtëpi, sado e vorfen, i kishte lulet nder saksia të cilat i ruente me ma të madhin kujdes dhe, kur ndërroheshin shtëpiat, fëmijët, i barshin para duersh për të mos i damtue. Në ma të shumten e kopshtievet lulëzonte në pranverë shega tivareshë dhe divedishe, fiku patllixhan, e pemë tipike të qytetit tonë. Shtëpia shkodrane paraqitej madhështore në përgjithësi si dhe në veçori të saj në daç kah trajta e ndërtimit, në daç kah sistemi e rendimi i dhomave; kudo dilte në pah dora e ustait, mjeshtrit, si në punim të bamë në gurë, si në thadrim të drunit, ashtu në daltim të rrasës e në gdhendje të drunit. Shtëpia një kati e naltë, me strehë të gjatë rreth e rrotull saj përpara me dy shkallë mbajtë me qemer të mjedisem e dy qemerë të tjerë nën shkallë, njeni ma i madh e tjetri ma i vogël. Shkallët punue me gurë të latuem; ndërmjet dy shkallëve nga një ballkon shtrue me rrasa të lëmueta të nxjerruna në kodra të Tepës, rrethue me parmakë drunit përpara të naltë 1.60 metër; kundruell parmakëve dera e madhe e çardakut dy kapakësh e punue me drue arre, mbajtë për dy shtylla të mëdha e mbështetë për taban që ishte edhe njiheri edhe prag dere. Dera mbyllej vetëm me kajnacë ditën dhe mbramën me shula hekurit që kishte përbrenda: Sipri derës një dërrasë e gdhendun, drejtëkandëshe e në anën e poshtme një trajtë qemeri e cila mbyllte siprinen e tue i dhanë njëherit edhe një hijeshi e zbukurim. Rreth e rrotull dërrasa paraqitte gjysa rrathësh gërshetue njeni mbi tjetrin, mbarë e mbrapshtë e nder dy lule pesë gjethesh sipri ballkonit e për të gjatë shtëpisë zgjatohet streha e pullazit që dimnit pritte shtërngatën dhe veres rrezet e forta të diellit e nder dy anët e shkallëve në të majtë hajati shtrue me rrasa guri; këtu fëmija luejshin ose gratë ndejshin teshat, kur nuk mjaftonte çardaku.
Prej qemerit kryesuer e prej hajatit, nëpër një derë të punueme në trajtë harku, hyhej nder ahre që ishin dy ose tre, simbas madhësisë së shtëpisë: ahri i parë kishte një shkallë druni për t'u ngjitë në dhomë të zjarmit tue përshkue kapanxhen; në të djathtë të shtëpisë ngjitë më hajat e gjindej dhoma apo soba e miqve fshatarë dhe malësorë. Çardaku i madh i hapët, pa tavan, por i mbuluem në vend të pullazinavet, me dërrasa të ngjituna dhe të përputhuna bashkë, rrethohej me parmakë druni të naltë, si ato të ballkonit; parmakë katërqoshet të thadruem secili me ka tri vija të drejta e të zgavrueme, nguleshin nder bira të tabanit e të binarit përsipri. Çardaku ishte i shtruem me dërrasa të trasha dyshemjet, mbërthye me gozhda hekurit punue në vend;shtyllat e çardakut ishin kater; dy latue me qeser të tanë dhamca, mbi të cilat mbështeteshin dy krenë daltue për bukuri, thue se janë kapitele; sipri këtyne trenëve e hatllave të pullazit. Çardaku ishte i madh, i gjatë dhe i gjanë, i haptë, plot dritë dhe ajër. Aty ngreheshin shtregullat, shtroheshin sofrat, bahej ahengu, luejshin fëmijët, mbusheshin dyshekët, pushonte e prehej fëmija. Në anën e djathtë të çardakut prej të hymit kundruell në drejtim të derës së madhe të oborrit, vinte qoshku, nalt prej çardakut nja tri kambë shkallë, mbyllë kund një meter prej dyshemeje me perde dërrasash e sipri mbyllë me dritare të mëdha xhamash, që thirret edhe oda e xhamave. Dhomat daheshin me perde tullash kllyç, të vendosuna ose simbas nevoje e diku edhe me perde. Në të majtë te çardaku vinte oda e miqve, me forum ose goviç, me votër të madhe dhe anash me mindere shtrue me shilde, sipri saxhade; mjedis dhome çilima të mëdhaj anash në naltësinë e dritoreve, Lëpoza (segjijat) plot me shishe, çinia të ndryshme e ndonjë armë të vogël; në të hymë të dhomës, përballë oxhakut, vendi i arkës së nusës, me musander në njënën anë, për dyshekët e miqve dhe përsipri trapazanit me lloj lloj daltimesh punue në dërrasa arre. Tavani me rozetën në mjedis, gdhendë me lule dhe me shtroje shamatatelit, paftë që shushuritte sa herë çelej dhe mbyllej dera. Në qoshe te musandrës dera tjetër komunikuese me dhomat e tjera. N'anën përballë dhomës së miqve, dhoma divide ose zyra e të zot të shtëpisë, ku mbante tefterët, dividin, mereqepin, shishet me ranë të imët për të terë shkrimin dhe arkën venedike ku ruente dokumente tregëtie ose të tjera. Edhe kjo me tavan musadre, oxhak të punuem në allçi dhe serxhija e palica. Ndër mure varë armë të gjata krahu ose brezi, vezme, vojanica, harbija: armët ishin; koburet, xheverdaret e ma vonë alltijet e martinat. Midis armëve ndodhej edhe sylahi, tagani, me ndonjë shish hanxharë. Ngjitë me dhomën divide, oda e të zotit të shtëpisë, me derë komunikuese. Përbri dhomës së miqve, dhoma e beqarëve, në fund dhoma e pleqve; ngjitë me dhomën e të zot të shtëpisë, dhoma e vajzavet dhe në fund, mjedis oda e zjarrit që njiherit ishte dhe dhoma e bukës. Anash qeleri dhe banjot (tualeti). Të gjitha dhomat e shtrueme me qylyma, jastekë mbështetë për mur dhe me nga një ose dy arkë për rroba. Oda e zjarrit kishte mjedis bri murit votren e madhe, me nga dy dritore anash qorre për barakë e vena dhe në fund bri stjollit, çarraniku ku ruheshin gjellët dhe bylmeti. Kur ndokush bante mendim me ngrehë shtëpi, thërriste ustah- bashin i cili i bante llogari materialin që nevojitej në qerre; kaq qerre gurë, kaq kuaj ose barrë gëlqere, kaq copë trenë, dërrasa, pullazina, mertekë, ditët e punës dhe hakun qesim. Si çeleshin themelet: Ditën e caktueme me nisë punën, therej dashi në gur të themelit, të cilin e hajshin të pjekun mjeshtrit që do të punojshin së bashku me të zotin e shtëpisë dhe atë ditë nuk punohej ma; kur shtëpisë i vihej pullazi, kojshitë kishin zakon me i dergue dhurata, si: mësalla, peshqirë, shami, breza, etj., të cilat ustahbashi i varte horizontalisht prej njerës maje në tjetren të kulmit. Sa herë që vinte peshqeshi dhe mjeshtri e merrte në dorëzim, bertitte me za të naltë sa me u ndigjue ku tek N.N. ka çue peshqesh këtë send, Zoti e ruejtë shëndosh me çka ka, dhe i kërsitte çekiçit për trena e dërrasa të pullazit; me krisma të tjera e përcilleshin të gjithë ustallarët të mbledhun tok rreth dhuratës. Kur merrte fund goditja e shtëpisë, peshqeshin e ndajshin me short ndermjet të gjithë punëtorëve. Ustahbashi e kishte për detyrë morale me u sjellë afro dy javë nëpër shtëpi, para se me e dorëzue për të pamë mos kishte gja të paplotësueme. Në dorëzim merrte kistin e mbramë të pagës së hakut dhe çdo ditë shtrohej sofra për nderë të punëtorëve. Shtëpiat e çerekçijve, mesatarëve, zanatçijve, duhanxhinjve, të shumtën ishin krevete d.m.th. një kati, por të çueme mbi siperfaqe të tokës kund 1-1,50 meter, me një çardak të vogël të çelun përpara, por përmbrenda me të njajtin stil, kurse sasia e dhomave ndryshonte simbas mundësive financiare dhe nevojave të shtëpisë. Të vorfnit e kishin përdhese; vetëm odën e mirë e cila njëheri ishte edhe dhomë fjetjeje dhe dhomë pritjeje, tavanin e kishte të thjeshtë, por musandra sargjiat, dhe palicat nuk mungojshin. Reshperët e tuxharët e mëdhaj, në fund të oborrit kanë pasë zakonisht kullën e sanës ku poshtë mbajshin lopën, kalin e shalës dhe përbri kullës, jerevinë, dy dhoma përdhese pa tavan, ku kishin furren për të gatue, votrën për të përvlue teshat në fi, ulishten, etj. dhe ku në vjeshtë bajshin kazanat e rakisë. Borgjezia e vogël tregtare në vend të kullës kishin nga dy oda shtëpi që i vendosshin me qira vjetore dhe banuesit kishin për detyrë me dalë e me çelë deren e oborrit sa herë trokiste kush për nevojë ose për qejf. Përveç ditës në shej, dyert e oborrevet rrjedhin mbyllë vazhdimisht: ditën me malldan dhe natën me shula. Kjo mënyrë sistemimi duhet pasë parasysh se jo të gjithë shkodranët patën ikë jashta vendit, kur e pushtoi Turqia, por si u struken malevet, dalëngadalë zbriten në fushë e mandej u rrasen në qytet ku xuen vend dhe nisën me u përtëri. Ngjitu lart !
Ndriçimi i rrugëve. Kah viti 1875 qënë vu në krye të ndonjë rrugice kryesore, te pallati qeveritar dhe bashkiak, para trupit konsulluer, para zyrave të kryefetarëve, disa bërryla hekurit me nga një kuti xhamash dhe përbrenda me nga një kandil nr.11 mjesa, aty-këtu nëpër pjacë këto kafaza me kandila brenda ishin ngulë në disa shtylla drunit, afro tre katër metër të gjatë, të cilat deri në vitin 1900 i ndizte përnatë njëfarë Temo, i veshun me këmishë të gjatë, xhurdi e xhamadan e qylah, porsa avitej muzgu, ky me shkallë në krah vraponte rrugë në rrugë me i qitë vojgurit, me pastrue gypat, me i dlirë stejën dhe i ndezte; mbas këtij e ndoqi këtë zanatë Cin Ashiku. Rrugët e dyta, rrugicat, mbeteshin në terr dhe nuk kishte lëvizje. Kur ndokujt për qejf ose nevojë i takon me dalë natën, ky duhet t'ishte i pajisun me kandil dore xhamash dhe herë mbas here me lëshue za, që të mos merrej nga patrulla për njeri i dyshimtë ase bakeq. Në rasë shtetrrethimi i dare yrfije, lypej me pasë një teneqe me dorë dhe me shkue tue kërsitë për të dhanë za. Me hymjen e ushtrive malazeze në Shkodër, qenë vu disa shtylla hekurit të naltë 5-6 metër dhe të thyeme në trajtë të numrit 9 ku vareshin disa kandila me voj gurit, por në sa vende si në kohë të Turkut. Këta lloj kandilash ishin të fabrikës Olzo të Vjenës (Austri); ky lloj ndriçimi vazhdoi edhe mbas konsolidimit të shtetit shqiptar, derisa sa u instalue centrali elektrik i Bashkisë së parit me dru më 1922, mandej, kur shoqnia S.E.S.A mori konçesionin e ndriçimit, u përdor drita e shkaktueme me korrent më 1930. Kandilavet, kohen e Malit të Zi dhe gjatë qëndrimit të Fuqive të Mëdha ndërkombëtare, u bani shërbim Mark Celi. Mjetet e udhëtimit. Mjeti kryesor i udhëtimit ka qënë kali për qytetarë, ndersa për malsorë dhe fshatarë ishte qerrja, ku punonte mushka për male dhe gomari për fushë. Rrugët ishin si mos ma keq; dimnit baltë, llom, skllop, ndersa verës pluhun e tym. Rruga e parë që u ndertue Shkodër-Tiranë qe punue nga ushtritë austro-hungareze me punëtorë angarie për nevoja ushtarake. Kur zejtarët apo tregtarët dojshin për nevoja me udhëtue gjatë, rrugën e bajshin me karvane dhe për siguri jete e pasunie merrshin qiraxhinj ku ishin ma trimat, mbasi shpesh ngjante me ndeshë udhës në cuba dhe hajdutë dhe me ba pushkë me ta. Udhëtari që donte me udhëtue për Tiranë, do të ndiqte këtë orar dhe itinerar; nisja bahej në mëngjes kah ora 6 dhe kah ora 12 mbërrijshin në Barbullush, ku ishte hani. Këtu hante drekë me bukë e djathë e vezë të fergueme. Mandej mbas një pushimi të shkurtë, me marrë drejtimin e Lezhës, ku flejshin në han. Si pishin kafet dhe hajshin cillen, merrshin udhën për në Milot për të ngranë drekën dhe me ba pushim. Po t'ishin kuajt e mirë, dita kalohej e te hani i Gurit të Bardhë ose edhe në Burizanë, ndersa darka te hani i Babajt në Fushë të Krujës ditën tjetër: Mandej drejtoheshin për në Tiranë ku arrijshin në të errun të natës. Edhe për qytet si mjet udhëtimi ishte kali për pasanikët, fëmijët vithe kali dhe për çerekçij me bartë fëmijët kaliboç, hamballicat, ndërsa shtresa e vorfen ecte në kambë. Të parën karrocë në Shkodër e pruni Shan Nika, tregtar e drejtimin ia besoi Gjokë Dragushës. Të parën biçikletë e pruni Luigj Jakoviqi dhe bani bujë të madhe në atë kohë, sepse njerëzimi habiteshin se si ecte ajo vetë pa qenë ngrehë prej qevet. Kur më 1914 Zef Mani pruni në Shkodër të parin automobil, kjo qe një ngjarje e jashtëzakonshme dhe mbarë qyteti kishte dalë me pa seri. Më 1915, kur dy aeroplana Francezë me nga dy krahë zbritën së parit në Perash, s'mbet kush pa shkue me e pa, mbasi nuk besonte kush se njeriu mundet me fluturue si zog. Me 1896-1897 pat ardhë në Shkodër një italian i quajtun Gjakomo Merigi (Giacomo Merigi) i cili përhapi lajmin nëpër qytet se ai në filan ditë kishte për të fluturue me balonë deri në qiell. Shkodra mbarë rrani në shtëpi të Rrakacojve me pa mrekullitë. Ky kishte pru me vedi një aerostat dhe mbasdite si u mblodhën njerëzit, u kap për të dhe era e çoi nalt tue i dhanë drejtimin kah Zalli i Kirit ku edhe ra. Naltësia që kapi qe afër 150-200 metër.
Për këtë ngjarje udhëtimi ajror, një auktor i panjoftun, nxorri këtë vjershë gaztore, gjetun në dorëshkrimet e Gjon Selës:
Me sende 96 N'Shkodër bani një vaki Gjithë dyrnjaja doli jashtë për me pamun mrekulli.
Jakë Merigi ngjitet n'balonë Me shum dije e marifet Ndej n'hava der mbramje vonë Dhe n'zall t'Kirit shtri u gjet.
Mba si bani laradash Nepër zallë tue u shkapetë, Bereqavers i shpëtoi rrashta Dreqi e di ku kishte tretë.
Çelja e rrugëve të reja: Në vjetin 1894 Shaqir Pasha për të mujtë me shkurtue rrugën që do të bajshin banorët e Arrës së Madhe, se një pjese i takonte me u sjell kah Ura e Madhe për të vojtë te shtëpia, në rrugën ku ishte shtëpia e Vaso Pashës, hapi rrugën e Çekejve që u thirr Rruga e Re. Qazim Pasha, në vitin 1897 hapi rrugën e Spitalit. Mustaf Nuri Pasha urdhnoi që Jezuitët të çelin derën e Gaspër Llupit për t´i lanë ditën kalim njerëzisë, ndersa natën ajo derë prap mbyllej dhe po ky Pashë hapi rrugën që kapet me Skanderbeg. Vjetin 1902, kur nisi me u ndertue kisha Françeskane, u çel dera që mbyll rrugën te shtëpia e Gaspër Lufit, ishte ma parë Kuvendi i murgeshave Stigmatine, mandej shkolla françeskane. Kjo derë, si ajo e Gaspër Llupit, mbetën aty deri mbas luftës, nëpër të cilat kalojshin këmbësorët tue u përshkue nëpër një derë parmakësh hekuri. Mullijtë e qytetit. Qytetarët e Shkodrës për të blue drithin shkojshin në Vrakë, Oblikë, Ganjollë e Gomsiqe e kjo ishte një pengesë e madhe dhe humbje kohe. Sikurse dihet deri në fillim të shekullit XX, Kiri derdhej në lumin Bunë ndërmjet Kirasit prej kah merr edhe emnin vetë lagjja; tokët që merr prej Golemit, Mes Meselim zgjateshin deri në qytet; tokët e pjesës verilindore të qytetit ishin vneshta e ullishta prej Rëmajve, buzë kodrës së Kirit deri ku janë sot vorrezat katolike. Kah viti 1880 disa bejlerë vendas me influencë kërkuen nga sundimtari me i dhanë lejen me sjellë ujët e Kirit në qytet për të ndertue disa mullij për të blue në qytet, gja të cilën valia ia dha. Filluen punimet e Stomit të Golemit ku u çel Vija e Amanëvet nga e cila shpërndahej ujët në disa drejtime. Punimet për çelje të vijës nuk u bane me kriterë e teknikë dhe kështu, porsa nisën shinat e vjeshtës Kiri u frye shumë dhe, në vend të drejtimit të maparshëm, uji vërsheu në drejtim të Rëmajve dhe erdhi e ndeshi te çinari i Zef Zorbës me aq furi, sa çeli një gropë të madhe fort tue nxjerrë prej vorresh deri arkat e të vdekunvet të cilët i barti e i çoi deri në Perash. Tokat, kah filloi me kalue Kiri, i qiti faret. Qyteti mbeti për disa ditë nën ujë dhe damet qenë të panumërueshme. Mustafë Asim Pasha u mundue disi me i kanalizue, por për çdo vershim, Shkodra ishte nën kërcënimin e Kirit. Hila i Marinit, një burrë qerraxhi, tue dashtë me ba një vepër të mirë me qytetarët, u vu me ndertue pendën e zezë, sipri vorrezave katolike, dhe deri diku ia doli qëllimit. Nësa po vazhdonte punën, vjen një grumbull ushtarësh turq për manovra dhe e pyesin se ç´po bante: "Po mundohem me ia ndalue hovin Gjeloshit të malevet",-ia ktheu Hila. Qeshen. (Duhet dijtë se Gjelosh, qytetarët thirrshin Kirin). Oficeri turk i grah kalit e fill e te Pasha tue e paditë Hilën se ishte në marrëveshje me malsorët dhe se dojshin me i ra ushtrisë turke. Hila kapet e futet në burg dhe mbas nderhymjeve të autoriteteve kishtare dhe konsullore mbas, tre muejsh dhe dhetë ditë burg qe lirue me porosi mos me ba ma asi fjalësh. Pendë e ndertueme me shkrepa të zez prej tij, vazhdoi për shumë vjetë me pritë vershimin e Kirit dhe ende sot aty, tue i krye një shërbim të madh popullsisë qytetare. Penda e Arrës së Madhe u ndertue fill mbas asaj të Hilë Marinit; mbasandej Mustafë Asim Pasha ndertoi penden e Stomit të Golemit, te Vija e Anavet, për të pritë vërshimin e Kirit në qytet; Shaqir Pasha ndertoi penden e bardhë sipri lagjes Rus. Kah viti 1922-1923, mbas vërshimit të Kirit që thei penden, kje meremetue me gabiona telash mbushë me zallë. Ura e Kirit ka pësue disa herë ndryshime, në kohën e Turqisë ka qënë në fillim të pendës së zezë; mandej prej ushtrisë u ndertue paksa nën vorrezat katolike; mandej në vitin 1931-1932 u çue ma poshtë tue u qitë drejtimin me e lidhë me Serreq "hem me u ba qefin katolikëvet që kërkojshin të ndertohej aty ku e kishte pasë goditë Austria, hem myslimanëve që ngulshin kambë me e lidhë me Perash me anën e Qafë- Hardhisë." Me kryemjen e mullive kohen e bejlerëve, u nda ujët e Kirit nëpër qytet në tri degë; njëna kalonte pranë Ostahanës (Spitali Civil) ku sot janë kazermat e ushtrisë dhe delte te Ura e Maxharrit në Rus të Madh, prej ku uji shërbente për me blue në mullinjtë e Dudasit, Ndocej dhe mullini i Bostanit që u derdhte në Bunë; te Çinari i Lleshit, në fushë të Bunës; u quante kështu, sepse aty grosistat shtijshin lasat me la leshin, me e terë, me e shtie nder thasë për eksportim. Tjetra vijë kalonte para Spitalit Ushtarak dhe mbasi vente në lëvizje mullinin e Rusit, delte në fushën e Shkjave (Hadrej) ku ishte mullini, dhe tue kalue para Sahatit t'Inglizit, dredhonte mbas dugajës së Rrojit, vente në lëvizje mullinin e tyne, kalonte për të gjatë Parrucës dhe binte në Serdarej ku ishte mullini dhe kalonte nën urën e Françeskos prej se Françesk Tagliapjetra e kishte punue mbasi ishte mjeshtër në daltimin e gurit, dhe mandej ujët derdhej në Bunë. Ky për së gjalli pregatit rrasen e vorrit me këtë epitaf:
"Addio patria mia Scutari d´Albania Fate quel che volete Che qui vi aspetto".
që mund të shqiptohet kështu:
Lamtumirë, o Atdhe im E ti Shkodër e Shqipnisë. Veproni si të dueni, Sepse këtu ju pres... Ngjitu lart !
Hila i Files, kangëtari dhe vjershëtari, shkodran e ka përjetësue Françeskon me një kangë që këndohet në heng shkodran. Vija tjetër përshkohej nëpër tokë buke dhe livadhe të Rusie para Fabrikës Tarabosh tue kalue nëpër kopshtije, binte në Fushë Çelë ku ishte mullini. Prej këtej nëpër vorreza Milet-bahçe (Lulishte Popullore), e mbas pallatit të Qeverisë nëpër Urë Dervish Begut sillte mullinin e Bajës së Vogël e tue e përshkue gjithnjë nëpër kopshtije, kalonte nën Urën e Kerçirejve, që populli e thirrte aty ku bjen uji mbi ujë dhe tue marrë teposhtë vente në lëvizje mullinin e Hajdar Agës dhe tue kalue nëpër Uren Gjelokej e të Llakortes derdhej në Bunë. Dalëngadalë mullinjtë u banë pronë e bejlerëve të Shkodrës dhe të Vakufit dhe e drejta e kalimit të ujit mjes kopshteve të privatëvet mbeti "Kadimi" dhe vazhdoi dhe me instalimin e mullinjve të zjarrit.Dalëngadalë mullinjtë e ujit dolën jashtë përdorimit nëpër qytete, ndersa ndër rrethe vazhduen dhe vazhdojnë. Ndër katolikë familja Çeka pati mulli në Vrakë dhe familja Shiroka, te Arra e Madhe, në qytet. Kushtimi i një mullini ujit deri në 700 napoliona flori si dhe taksë bluemjeje merej ujemi (uji i jem). Çinarët. Ka pasë kenë zakon në Shkodër, kur një njeri donte me e ba të pavdekshëm emnin e vet, me mbjellë nëpër disa sheshe nga një çinar, nën hije të cilit populli të prehej ndër orë të lira ase në shtegtim. Në Shkodër kjenë edhe janë disa, si: Çinari i Zef Zorbës te vorrezat katolike, Çinari i Tophanës aty ku qysh më 1600 qe zyra famullitare katolike, Çinari Hoxhës së Dheut dhe Çinari në Ajasëm e në Tepë. Ndër të zhdukun qenë: Fojletat e Punëtorëve aty ku sot është Spitali Infektivëve, Lama e Spahijve, ku sot është ferma Perlat Rexhepi te Ura e Kirit dhe Çinari i Zhdukun. Lama e Spahijve mori emnin, nga se aty mblidheshin dhetarët të quejtun Spahi dhe si paguejshin timaret begut, pjesëtojshin fitimet ndermjet vedit, në dam të fshatarit dhe bujkut. Ka mbetë në Shkodër fjala: Shkrueje në çinar të Kuçit, për një borxh që nuk merrej ma. Lama e Spahijve mori emnin kështu prej se aty, nën hijen e çinarëve,spahijtë merrshin në natyrë hakun e vet dhe aty mblidhej gruni për t´u fshi dhe dajshin fitimet. Lama i Spahijve është e përmendun edhe për luften e madhe që u ba në vitin 1577 ndërmjet ushtarëve dhe ushtrisë turke. Sheshet dhe pjacat kryesore. Deri në fillim të shekullit XX, dy ishin qendrat kryesore të qytetit: Parruca dhe Serreqi. Në Parrucë ishte një farë soj hani, me kafe nen te, ku mblidheshin ma të shumtit ustallarët aty kah prendimi për të pasë vend pikpjekjeje për të marrë punime dhe në kafen tjetër ku rrijshin bejlerët e agallarët me kalue kohën me dembeli; me daljen e karrocave, Parruca u ba stacioni i tyne dhe kështu ka mbetë deri më sot. Në Parrucë ishte edhe xhamia kryesore e qytetit dhe në oborr kishte "Musllupin" d.m.th. depon e ujit per të marrë abdes. Në vjetin 1884 Mustafa Asim Pasha ndertoi kazermat ushtarake tri copë njena për administratë civile (aty ku sot gjindet Liceu i shtetit) tjetrën për administratë ushtarake (e rrenueme nga Musa Juka në vitin 1922-1923) dhe e treta për xhandarmëri (ku tani është shkolla pedagogjike) fill, menjëherë, Beroviqi ndertoi disa dugajë në të cilat instaloi një punishte sheqerash, llokumash dhe marmelate, një tjetër për kafe-pijetore me salon bilardi që ndiqeshin nga oficerat turq dhe një tjetër për gjana ushqimi. Përballë këtyne kazermavet gjindet një ndërtesë pune në xhadën, ku ishin instalue disa zyra. Kjo ndërtesë kishte hymje me një shkallë guri të latuem, të parën kah lindja dhe të dytën kah prendimi. Në katin përdhe rrijshin zaptij e spahij (kalorës civila të paguem prej bejlerëve që kishin timare) të cillët xhandarmaria i përdorte si korriera e postiera. Në katin e sipërm, në krahun e majtë ishte zyra e komisariatit të policisë ku ishin afro 30 vetë. Në krah të djathtë zyra e kadisë për kunorëzime dhe çashtje që i përkisnin Sherjatit.1) Mbas këtyne zyrave e pasaportave dhe gjykatoret civile (meqemet). Shpeshherë ka ngjarë që një njeri për t'u tregue trim dhe me u përmendë, ka qitë pushkë në "Divan-Hane" d.m.th. në saraj të qeverisë, sikurse dokumentojnë kangët e qituna e që gjinden të përmbledhuna në librin e Kasem Taipit fq. 163, 200. Kjo ndërtesë u shemb në vitin 1910 për t'i lëshue vendin një tjetër ndërtese madhështore, vepër e Ing. Briot, në shërbim të Turkisë. Aty kah viti 1900 u ndertue edhe shtëpia e oficeravet turq, ku kishin edhe mensën e që sot është Biblioteka e Shtetit, por që nga viti 1916 deri 1945 përdorë për zyrat e Bashkisë (Beledijes). Bashkia e kishte ndejen në ndërtesën në krye të rrugës së Hotel Turizmit; kah viti 1878, një pashë i quejtun Shallvar Kuçi shtini me goditë Lulishten Popullore që u quejt "Milet Bahçe" dhe populli menjëherë qiti disa bejta ndër të cilat:
Fusha Qelë asht kenë harab Kanë luejtë f'mija rrasa e buq, Komandanti qytebar Na ka veshun shallvarë të kuq...
Dalim e shetisim E po bajmë pallavra Hallku po gjezdisin Prej aty ku bjen daulla...
Shënim: Sherjati - gjyqi fetar
Më vonë ky shesh u ba qendra kryesore e qytetit dhe që nga viti 1913 e tektej është zemra e Shkodres.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 09 Shtator 2010, 12:42
|
|
|
|