Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME KËNDIN e NJOFTIMEVE për ZGJEDHJET e 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tirane - Partia Demokratike e Shqiperise publikoi listat e plota me emrat e kandidateve me te cilet do te garoje ne zgjedhjet e 28 qershorit. Me poshte do te paraqesim listen e plote me emrat e kandidateve per deputete te PD-se.

U publikua sonte ne orën 20:00 të dt.19 maj 2009 nga Sali Berisha ne TVSH 1.-LISTA E KANDIDATËVE TË PD-ës


Shkodra

1.Jozefina Topalli
2.Astrit Bushati
3.Arenca Trashani
4.Gezim Dibra
5.Gjok Uldedaj
6.Paulin Sterkaj
7.Ndue Paluca
8.Gjovalin Curri
9.Ramiz Cobaj
10.Shpresa Tepelia
11.Fatbardh Spahia
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lista e Levizjes Socialiste per Integrim


Tirane - Levizja Socilaiste per Integrim publikon listen e plote me emrat e kandidateve me te cilet kjo force do te garoje ne zgjedhjet e 28 qershorit. Qarku i Tiranes kryesohet nga kryetari Ilir Meta, i cili pasohet nga Pellumb Xhufi dhe Irisa Xhixho.

Me poshte do te paraqesim listen me emrat sipas qerqeve.

Qarku Shkoder

Sokol Axhemi,
Sait Fishta, Nora Malaj,
Sajmira Laci,
Sytki Ndrecaj,
Ndrek Rukaj,
Vjollca Vucini,
Bledar Bashi,
Merion Rexha,
Ylljon Hasanaj,
Mark Ndou.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
4.Lista e PDS


Qarku Shkodër
Pashuk Masmalaj


5.Lista e LZHK



Shkodër
Gilman Bakalli


6.Lista e PDK


Shkodër
Nard Ndoka
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
8.LISTAT E DEPUTETEVE TE PARTISE SOCIALISTE


Qarku Shkodër (11 deputetë)

1. Ilir Beqja
2. Tom Doshi
3. Astrit Beci
4. Ndue Kola
5. Teuta Zaja
6. Elidon Belaj
7. Arta Malaj
8. Edip shiroka
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
sot me dt.20.5.2009
Nr.9.Emrat e PR-së, të renditur sipas rendit alfabetik

Qarku Shkodër

Neritan Alibali
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sarandë, rrihet kandidati për deputet i PR-së

Imazh

Sarandë -Kandidati i Partisë Republikane për deputet në rrethin e Vlorës, Ilir Gazheli është rrahur nga një person tjetër, që dyshohet se është militant i Partisë Demokratike. Ilir Gazheli, drejtori i Spitalit të Delvinës, është goditur me grushte nga Shkëlqim Isufi, 35-vjeç, banor i fshatit Bamatat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18.00 në qendër të qytetit të Delvinës. Gazheli deklaroi për mediat, se rrahja e tij ka të bëjë me qëllime politike të personave të caktuar për shkak të interesave. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat, të akuzuarit për dhunë ndaj mjekut.

"Nga hetimet, shkak i konfliktit mes palëve është debati për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit të Delvinës tek pika e karburantit, pronar i të cilës ishte autori, Shkëlqim Isufi. Hetimet në proces do të verifikojnë pretendimet e palëve rreth ngjarjes"-thekson Policia e Sarandës, në një komunikim me median.
23/05/2009 - 10:29
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lista e kandidatëve të Partia e Bashkimit Liberal Demokrat


SHKODER
Shaqir Rexhvelaj
Briland Çiroka
Lindita Hyseni
Brahim Maleci
Valdete Bulaj
Llesh Margjokaj
Valentina Haklaj
Fatjon Shega
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RRAHEN AKTIVISTËT E G99 TË ERJON VELIA-S, Posted 26 Maj 2009, 00:21
G99: Policia Bashkiake e Kamzës dhunoi aktivistët tanë

Nga Tema
Lëvizja G99 deklaroi dje se disa vullnetarë të saj që po punonin në Kamzë janë dhunuar nga forcat e Policisë Bashkiake.
“Rreth orës 14.00 në qendër të Bashkisë, Kamzë, vullnetarët e G99 janë konfrontuar me pesë persona të veshur me uniformën e Policisë Bashkiake të Kamzës, të cilët kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre, si dhe kanë shkatërruar tendën, në të cilën këta të rinj shpërndanin në mënyrë paqësore materiale të printuara të G99. Policët kanë shkatërruar materialet e tendës, kanë marrë publikimet dhe kanë kërcënuar vullnetarët duke i urdhëruar të largohen dhe mos të kthehen më”, - thuhet në një njoftim të G99.
Në lidhje me incidentin foli dhe një nga drejtuesit e G99, Arbjan Mazniku, që kandidon në qarkun e Tiranës.
“Qeveria po tregon që është e trembur nga ndryshimi, po tregon që nga frika po reagon në mënyrë të papërgjegjshme, është e gatshme të dërgojë një turmë policësh për të shkatërruar një tendë. Kjo është shenjë e dëshpërimit të kësaj qeverie, së cilës i kanë ngelur më pak se 35 ditë kohë. Berisha dhe administrata e tij e kuptojnë shumë mirë që ndryshimi vjen nga rinia dhe përdorin policinë për ta sulmuar atë. Rinia shqiptare do ta tregojë forcën e saj më 28 qershor pa uniforma dhe pa dhunë, por nëpërmjet votës së lirë”, - tha Mazniku.
Për këtë ngjarje ka dhënë variantin e saj dhe Policia e Shtetit. Sipas saj, vullnetarët e G99 janë përplasur me Policinë Bashkiake, pasi kjo e fundit deklaron se tenda e saj ishte vendosur pa leje.
“Përgjatë ditës së sotme (djeshme) përfaqësuesit e Lëvizjes G99 kanë vendosur në lulishten pranë qendrës së Kamzës një çadër, me synim shpërndarjen e disa ftesave për t’u anëtarësuar në këtë lëvizje. Në këto momente kanë mbërritur inspektorët e Policisë Bashkiake, të cilët kanë debatuar me përfaqësuesit e G99 për mosmarrjen e lejes dhe njoftim të mëparshëm pranë Bashkisë së Kamzës për vendosjen e çadrës në lulishte. Sqarojmë opinionin publik dhe mediet në tërësi, që në këtë debat konfliktual nuk janë përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit. Strukturat e Policisë së Tiranës dhe më konkretisht Komisariati i Policisë Nr. 5, Tiranë, kanë mbërritur menjëherë pas këtij incidenti të ndodhur dhe kanë shoqëruar për sqarime të mëtejshme juristin e Policisë Bashkiake, si dhe përfaqësues së Lëvizjes G99”, - thuhet në deklaratën e policisë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Demokratët shpëtojnë Partinë e Punës në KQZ

SHEKULLI ONLINE | 30/05/2009

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbyllur dje fazën e rregjistrimit të listave shumë-emërore të partive politike dhe kandidatët e pavarur. Në total KQZ në afro një jav diskutime ka miratuar në shumicën e rasteve me konsensusin e të gjithë anëtarëve listat e 35 subjekteve zgjedhore dhe 1 kandidat të pavarur që do të kandidoj në Tiranë. Dje ajo ka pranuar të miratoi, por jo me konsensus, edhe ekipin e përzgjedhur prej Partisë së Punës së Shqipërisë të Riorganizuar. Me 4 votat pro të anëtarëve të djathtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe të tre votave kundër të anëtarëve të majtë, ky komision ka përfshirë edhe PPSHr si forcë që do të kandidoj me kandidatët e vet dhe në mënyrë të pavarur, duke mos qënë pjesë e asnjë koalicioni zgjedhor më 28 qershor. Por listat e PPSH kanë shkaktuar jo pak debate mes përfaqsuesve dhe anëtarëve të komisionit qëndror të zgjedhjeve, ku të majtët kanë kërkuar përjashtimin e saj nga e drejta për të garuar me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore dhe demokratët kanë këmbëngulur që ta pranojnë atë duke arsyetuar se edhe forca të tjera politike nuk i kanë plotësuar kërkesat e ligjit qoftë për afatet ashtu edhe për kritere të veccanta. Përfaqsuesi socialistë në KQZ, Eridian Saliani ka kërkuar mospranimin e listave të PPSHr-së, pasi në shqyrtimin e dokumentacionit rezultojnë shumë mangësi. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka ftuar KQZ-në që të votoi pro rregjistrimit të listave të PPSHr-së, votim i cili ka ndarë edhe një herë të majtët dhe të djathtët. Në përfundim të të gjithë këtij procesi diskutimesh, KQZ ka miratuar listat e 35 subjekteve zgjedhore duke rrëzuar vetëm ato të Aleancës Kombëtare. Gjithashtu KQZ miratoi edhe kanditurën e Abdullah Omurit si kandidat i pavarur në Tiranë. (invalid) Në total numri i kandidatëve për deputetë që kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershor në 12 qarqe ka shkuar më shumë se 4 mijë.
*****
TIRANË- KQZ miratoi tri dite me pare listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë për 14 subjekte zgjedhore , të cilat i ktheu mbrapsht për disa subjekte, duke u kërkuar plotësim të dokumenteve të kandidatëve. Kjo, pasi u konstatuan mangësi dhe mospërmbushje të kërkesave të kodit zgjedhor, sidomos në kriterin e kuotës gjinore të 30%.
Në mbledhjen e dates 27 maj , ekspertët e Drejtorisë Juridike të KQZ-së paraqitën dokumentacionin e plotësuar, në përputhje me ligjin, nga rreth 14 subjekte zgjedhore, të cilët pasi kanë bërë korrigjimet e nevojshme në listat e kandidatëve përkatës.
Në mbledhjen e kesaj date KQZ miratoi listat shumëemërore të:
1. Partisë Aleanca Demokratike
2 Partisë Toleranca e Re
3. G 99
4. Partisë Socialdemokrate
5. Partisë Balli Kombëtar
6. Partisë Ligj dhe Drejtësi
7. Partisë Republikane
8. Partisë së Reformave Demokratike Shqiptare
9. Partia Socialiste e Vërtetë '91
10. Partisë Forca Albania
11. Partisë Bashkimi Liberal Demokrat
12. Partisë së të Drejtave të Mohuara
13. Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
14. Partia Aleanca e Re
Partitë politike që i kanë dorëzuar që në fillim listat konform ligjit janë: Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Mbrojtja e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia e Gjelbër.

****
Disa dite me pare, në bazë të vendimit të Parlamentit, KQZ ndau edhe fondet e fushatës për secilën parti, bazuar mbi formulën që votuan deputetët në Kuvend. Kështu Partia Demokratike përfiton mbi 15 milion lekë për fushatë,ndërsa Partia Socialiste mbi 12 milion lekë.
Në total, Parlamenti vendosi t'iu japë partive politike për të zhvilluar fushatën e tyre elektorale 65 milion leke. Vendim që do të materializohet këto ditë nga Ministria e Financave, pasi KQZ të firmosë edhe për listat e deputetëve.
Ajo ç'ka bie në sy nga kjo ndarje është se Partia Republikane dhe Partia Social Demokrate pritet të jenë dy partitë që do të marrin fonde të konsiderueshme për fushatën zgjedhore. Ky avantazh i këtyre dy partive politike vjen si rezultat i zgjedhjeve të 2005, pasi PR kishte në kuvend plot 11 deputetë ndërsa PSD 7 deputetë. (efekt i skemes se "Dushkut)

Shuma për secilën parti
PD=15.492.904
PS=12.638.167
PR=9.041.695
PSD=5.766.589
LSI=3.891.551
PAA=3.060.822
PDS=1.843.952
PDK=1.524.667
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4206
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Punonjësit e bashkisë grisin banderolat e PD-së

Imazh

Tiranë -Tre punonjës të Bashkisë së Tiranës kanë hequr sot pankartat e Partisë Demokratike në lagjen e Kombinatit në kryeqytet. Për këtë arsye, anëtarë të seksionit të Partisë Demokratike kanë bërë një kallëzim penal në Komisariatit nr 6. Ngjarja ka ndodhur sot rreth 10:00, në qendër të Lagjes Kombinat. Policia ka shoqëruar tre persona, punonjës të gjelbërimit të bashkisë.

Gjatë deklarimeve të marra, të shoqeruarit kanë sqaruar se janë urdhëruar për heqjen e banderolës, nga drejtues të Sektorit të Gjelbërimit, ku prezent në momentin e heqjes së saj, kanë qenë edhe punonjës të Policisë Bashkiake. Materialet proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, u bën thirrje të gjitha Subjekteve Politike dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, që të zbatojnë dispozitat e nenit 79 të Kodit Zgjedhor në lidhje me materialet propagandistike.
03/06/2009 - 14:46
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Përpara
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Google [Bot] dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 29 Maj 2015, 15:58
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari