Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 275 postime · Faqe 28 prej 28 · 1 ... 24, 25, 26, 27, 28
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4305
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DON NDRE ZADÊJA
Imazh

65 VJET MA PARË...ME 25 MARS 1945...
PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË SHKODER,
PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË” DON NDRE ZADEJA,
I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT KOMUNIST NË KËT QYTET, MBAS DON LAZËR SHANTOJËS NË TIRANË, ME DATËN 5 MARS 1945.
NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE MARTIRË TË
KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE,
QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE,
PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE.
Me respekt: Fritz RADOVANI.
Melbourne, 25 Mars 2010.

A T F U L V C O R D I G N A N O S

Letër e hapun
1 9 4 2
1

Cum non est cui suadeatur
Et qui suadeant non sunt.
(Plint. Paneg.)
I.

Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit
e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu
nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit
gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta
ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine: 5
Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme,
si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,
s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,
por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin
shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm! 10
E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,
si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua
bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,
ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,
me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina, 15
me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje, (pa mê – pa mend,FR)
me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra
një shkop për ty. Patër Milan të quejti,
t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,
ngarkue me plaçka tua e me visare 20
t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti
ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,
ku e pakundshoqe t’pritte bujarija
e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,
lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun 25
me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,
cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,
plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël
para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti
i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun 30
e buk e krypë e zemër parashtrote.
Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!
N’areopagun e letrarve t’tú
rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,
(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!) 35
e si shpërblim plot e përplot me tamthin
e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite
e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm
Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!
Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin 40
2

e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën
e tij do t’pijn’.... i pvetun do t’përgjegjët:
“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”
Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja
durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, 45
e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér
pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem
shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ
i shuem e i poshtër? Un me dije tânde
s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari 50
meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!
Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre
ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,
me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove
nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute, 55
e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’
na vûne: Ktu pushon rraca ariane!
Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,
skotë e përzieme hithâsh ariane
kênka Shqipnija? O témpora! O móres! 60
Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër
n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,
mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat
e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare
dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? 65
e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka
n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari
mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun
emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun
nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit 70
n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe
se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet
e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde
gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? 75
Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna
tejshekullore rrihi flet’t e tua,
Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde
çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli
me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!
Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, 80
rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,
Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,
por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma (shêj – kêputë)
e Illyri Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit,
i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit 85
besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.
Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja (preja – të pabesë)
e votres sonë, emënharruem, rrugaca?
3

Rrugac, vasal, ushtar i blem me pare
edhe zamadhi Kastriotë i yni? 90
pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta
mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme
fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre
n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?
E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun 95
n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa
Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,
Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,
por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.
Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit. 100
Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim
çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre
për fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull
ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?
Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! 105
Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën
vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua
qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!
Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote
qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme, 110
nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:
Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.
Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni
goja me fol’ çka para téjet nieri
i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin 115
pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit
me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër
vigmën aj sot e lshon.... Prej téje e nâmta
kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)
nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë 120
rrféja mizore e hijevet Illyre,
nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin
Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,
ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma
e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, 125
prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.

4
II

Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit
t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën
brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun
Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja; 130
me grushtin e përtham e shkundi Pasin,
Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën,
akull ku n’préhje barasohen eshtnat
e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti,
ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme. 135
Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja
fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje
vargjet e mija qi frymzon, por ahti
i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash,
pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën 140
gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet
e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri
për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun
për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët
oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme 145
tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi
shkodranit ftyrën me ja marrun déshte
me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme,
(ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,)
n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave, 150
njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme
ndête mbi né mortore e ankimi i zi,
me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone,
çilte vorreza t’reja n’për gardhîje;
kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova 155
n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi
e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,
n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave!
Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe
Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja, 160
u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano,
t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue?
A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht)
q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës
shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati, 165
por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën,
por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku
me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël (kersij – kocka)
si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre
amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun 170
të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja)
5

mbi ata shqiptar’t e lashtë e meshatarë,
mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme
e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove,
kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit 175
salvimtar kalli vetun ballë i bâne,
njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit
e Benediktit t’ Madh hanës drapnore
ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa,
por monumente jo, sikur Barleti, 180
Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi
Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme,
nám i pasosun i ksaj’ tok’s shqiptare,
ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun,
ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun, 185
ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun.
Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte,
vllazën na quejte e vllazën na përcolle,
por vrasës ti na dole! E, po, po, thue,
t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë 190
me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën
nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane,
as shkopit t’carvet, por synuene Romën
Latine t’Papve fén edhe kombsinë
tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat 195
përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore:
Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna
vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën
shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji
i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë, 200
krepatueshëm kumbon’t i xëvêndsote;
kur jashta murit t’that, pushkën për faqe,
burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye,
vështojshin mos t’i xân pusí vezire
mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit 205
shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para
se t’qitte synin rrezja e parë e diellit.
O misjonar’, kambsor’t e Naxarenit
n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi
s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin, 210
me gjoj’ hyjnore dora dor’s ta mbushim
lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm
qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët,
âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet
e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre, 215
bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës s’ vogël,
për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata
pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta,
por marimanga blet’ nuk bahët lângun
6

pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme 220
e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?):
Kanuja Illyre pronen edhe kullen
me kulm e me temel e gjan’ e gjallë
me ç’fryn e ç’ avullon ja digjte núri,
por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit. 225
Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké:
Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin
banor’t e botës s’ vogël primitive.
Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët
ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme! 230
Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme
t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun
t’ dalin të ri për tirqi si biluri,
e téja t’ fort’ si kanpi për buljera,
e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin 235
qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja
n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari.
Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme
e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta
ogiçin para, berreve dihatse 240
t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari;
nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër,
t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,
t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke,
si lokja jau kërkoi Bardhën nuse. 245
(qi me e kërkue me pishë edhe me qiri
mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn
e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije,
n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat
e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota 250
e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën,
prej muzgu, dhênt përpara tè konaku
t’u prrallë e tue këndue ‘i kang’ mbas krahit
qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona,
or ju, n’ at Kish’ të lume, vetmitare? 255
Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta,
bûjen me u dá mikpritse misjonarve, (bujen – buken)
me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri
dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra,
prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng përmbushet 260
streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat
rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse,
e besa bés’ m’u lidhë e i leshti parzëm
me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse
për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun, 265
me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës
cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe (cirkën – djersën)
7

Thráku barbar i yti, Cordignano!
Tashti , té votra shlodhu, o misjonar,
e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit 270
shejó triumfe t’réja: sóse ditën
me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat
e ufices meshtarake. S’a nevoja,
n’ kureshtën tânde shkencatare, synin
harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni: 275
a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës
a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica
e ‘i rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije
me u ardhun hakut macave shpijake,
prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit 280
pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat
t’përzhituna n’térbim e merrshin iken.
Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove
gáca mbi gáca, Cordignano, e bota
veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta 285
dorën kundroi leçitse albanofóbe.
Veprën e misjonarit lavdiplote,
ravën e kambve t’ tija koha e amshimi
me bindje e përkujton, por, vepra e jóte,
ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli, 290
qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.


Shenim:

Plot 50 vjet ma parë, më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder:
Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.
Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohtuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë... – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjigjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohtun italian, po, edhe ai klerik katolik.
Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe e pasun.”...
Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 5 Fruer 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”...
Fjala e fundit e Tij: “Ah moj Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!”
Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter...
Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda...edhe vetë Rinia Shqiptare..!!!


Melbourne, 29 Mars 2017.
Fritz RADOVANI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4305
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NXIRRNI EDHE NGA VARREZAT ! Alfred Ashiku, Posted 01 Prill 2017, 23:18
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e IX.


NXIRRNI EDHE NGA VARREZAT !

Imazh
ALFRED ASHIKU

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”
TË PRANGUEM TË GJALLËT...E TË PRANGUEM TË VDEKUNIT !
Asht kenë një thanje e vjeter: “Hall’ me vdekë dhe gjyq me rrnue!”
Enver Hoxha ushqehej me gjak klerikësh katolik Shqiptarë!
Mbas vitit 1967 i duheshin kocka klerikësh katolik, me i mbajtë në gojë derisa zbuteshin, mandej i kafshonte...
Thonte një Plak në Gri...”Kur qeni fillon me ngranë njerzit e shtëpisë, ai duhet vra!”...
Ndersa, tek ne edhe tashti vazhdojmë me ju besue edhe klyshve të këtyne zagarve...
Nuk asht e largët ajo kohë që shumë nga këto fakte nuk kanë me u besue!
1945, SHKODER 25 MARS, pushkatohen 14 vetë të quejtun Grupi i Prekë Calit ku asht edhe Don Ndre Zadeja. Me tregonte mbas sa vitesh Pjeter Radovani: “Shkova me pa të vramë të shkretin Don Ndre në Zallin e Kirit... Kur u afrova gati më la zemra! Të gjithë Ata të vramë ishin të lidhun njenimetjetrin me sixhir hekuri të mbyllun me dryj. U afrova pak tek Don Ndreu, edhe Ky i lidhun...Por, per çudi, dryni tek duert ishte hapë, se plumbi i kishte ra drynit dhe ishte i vetmi i hapun... Në një moment kur roja u largue, e mora atë dry, dhe ashtu si ishte me gjak e futa në xhep në një shami të mbështjellun. Kur erdha në shtëpi, e mësheha në murin e shtëpisë dhe e murosa me pak gelqere nga krahu i majtë prej derës hymjes... U bane shumë vite dhe, njëditë, sesi mu dha me e kerkue, po, a e beson se e kam harrue vendin ku e kam mësheh... Nuk e gjeta!”
Kur po më tregonte Pjetri këte ngjarje kishin kalue 46 vjetë, ishte viti 1991... Koh’e gjatë.
Asht shumë e vështirë me i kujtue me hollsi ngjarjet e mnershme të atyne viteve !
Sterzgjatjet jo vetem fshijnë shumë fakte nga kujtesa, po edhe i hapin rrugë “Rilindjes”!
30 SHTATOR 1946, Dy nga vrasësit e njohun ma barbar Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, në hetuesinë e Shkodres i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine... Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë...nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue... Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator, në mengjes u perhap edhe “legjenda se Muzaferi u vra tue dashtë me ikë nga hetuesia...” Nuk dij çka thotë sot “zbatuesi i urdhërit vrasjes terroristi Aranit Çela?”
■“Shoku komandant”kur u njoh “me zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes” u gëzue!
1951 Imzot Jul Bonatti ishte jashta Shqipnisë para 1944, e sjellin anglezët (e as sot nuk e dij pse?), dënohet 5 vjetë dhe mbas pak kohe e dergojnë në një çmendi... Kur shkon aty me e takue e mesa e vet, Imzoti i Nderuem i tha: “Kam provue tortura të pa ndigjueme e të pa lexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...” Shumë shpejtë një natë... E shkyejnë të çmendunit !! As nuk dij me i mendue ata “të çmendun” sesi kanë mërrijtë me shkye një dijetar aq të madh, vetem pse ishte Prift Katolik... E shkyene !!
Kjo ngjau në vitet e para, rreth vitit 1951... Ishte fillimi e, hetuesit ishin si kafshë t’ egra !
Po ma vonë, a u zbuten ata bisha që ushqeheshin vetem me gjak e mish njeriu ?!
1964(?)... Ishte mbrame vonë kur Alfred Ashiku, mbylli farmacinë në Vlonë. Dy xhelat të sigurimit të shtetit e morën me vete “për një sqarim në Degen e Mbrendshme!” U hap fjala në mengjes heret se: “Alfred Ashiku ka vdekë papritmas natën...në shtëpinë e vet”. Legjenda u besue! Ata që e njohën në Vlonë u piklluen per vdekjen e Tij të papritun!
Po, kur morëm vesh të vertetën u brengosen edhe ma shumë! Alfred Ashiku asht thirrë në degë të mbrendshme të Vlonës, dhe nuk ka pranue me “dishmue në rrenë per një mikun e Tij... E kanë mbytë xhelatët tue i derdhë acid në organet genitale... Natën, e kanë çue në dhomen e vet të vdekun...dhe, të nesermen u varros fatziu Alfred Ashiku...”
***
1967 DOSJA 2291... Nga Shqipnia “socialiste” dergohen grupe “të besuarish të PPSH, për të marrur eksperiencë nga zhvillimet e Revolucionit Ideollogjik në Kinë...”
Disa nga studentët shqiptarë që ishin atë kohë në Kinë, flasin për zhdukje masive të rinisë kineze në vënde të padijtuna, të shumë intelektualëve, profesorëve, ingjenjerëve dhe mjaft njerzëve të thjeshtë që u ndiqnin nga “gardistët e kuq”, drejt Tibetit... etj.
Qendrimi i shkrimtarëve dhe artistëve apo i Akademisë së Shkencave ndaj Revolucionit Kulturor as nuk zehet me gojë. Vetem po të rishikohen librat dhe revistat shqiptare të vitit 1967 e deri në 1991, do të dilte në shesh vneri dhe helmi i tyne antinjerzor...
Aso kohe janë kenë dërgue edhe nga Shqipnia shumë grupe specialistësh të Sigurimit të Shtetit me marrë “përvojën e re” të torturave nga specialistët kinezë. Nuk mjaftonin ato masakra që agjentët tanë aplikonin tek ne që nder ditët e para të “çlirimit” në 1944... Këta grupe i drejtonte katili Nevzat Haznedari me shokë. Qendra e hetimëve tashti u ba Tirana, ku hetonin, torturonin e mbytnin pa pikë mëshire kriminelë të zgjedhun si: Koço Josifi, Ali Xhunga, Elham Xhika, Dhimitër Andoni, Xheudet Miloti, Iljaz Haxhi, Ilo Papa, Shyqyri Çoku, Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani, Jake Tefiku etj. të cilët, me “autorizim” të Lefter Gogës, Aranit Çelës, Shuajp Panaritit etj.., mund të përdornin torturat ma shnjerëzore deri në vdekje të burgosunve, “pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurve që mund të vdisnin në duart e tyre në hetuesi.”(Dosja 2291).
Me shumë kujdes Ministria e Mbrendshme emnonte kryetarët e degave të Tiranës dhe të Shkodres, dhe antarët e gjykatave të këtyne qyteteve nga Feqorr Shehu, Rexhep Kolli, Nuri Çakërri, Nuri Resmja, Faik Minarolli, Remzi Kruja, Irakli Bozo, Rustem Gjata etj.
Nder ma të besueshmit terroristë asht kenë monstra e sigurimit të shtetit Shyqyri Çoku, i cili, perveç sa e sa të tjerëve që ka zhdukë nga faqja e dheut, ky ka hetue edhe:
1. Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980) Mbas hetimeve nga krimineli i njohun Shyqyri Çoku, u dënue 25 vjet burg. U mbajt në hetuesinë e Shkodres...pa asnjë shkak perveç gjendjes randueme nga torturat dhe, një ditë e futen në një thes dhe e nisën per Tiranë. Atje i bane një injeksion dhe vdiq pa asnjë shpjegim...1980.
2. Don Pjetër Gruda (1922 – 13 Janar 1989) Arrestohet në 1974, hetimet i ban me Shyqyri Çokun, dhe dënohet 15 vjet burg. Në kampin e Sarandës asht gjithnjë i smurë... Tre muej para se me u lirue vdes në kampin Sarandë, 13 Janar 1989.
3. Don Lec Sahatçija...(1906 – 4 Prill 1986) U arrestue në 1976, u mbajt 225 ditë tue e torturue nga hetuesi Shyqyri Çoku, mbasi nuk pranon asnjë nga akuzat. U dënue 25 vjet burg...vetem se ishte Klerik. Vdiq në Burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986.
4. Hilë Gjoni ose Don Mikel Hilë Beltoja (1935 – 10 Shkurt 1974). Hetuesi kriminel Shyqyri Çoku nuk mungon me 10 Shkurt 1974, dhe bashkë me Alush Bakallin e marrin në Degen e Mbrendshme të Shkodres, me e dergue në Tiranë.
Nga terheqjet si kafshë i shkyjnë kambët dhe Don Mikeli vdes... E dergojnë në Tiranë dhe kufoma e Don Mikelit coptohet gjoja prej studentave të mjeksisë...

5. At Aleks Baqli...Dënohet per agjitacion e propagandë.
6. At Leon Kabashi...(Më mungon informacioni i saktë. FR)
7. At Zef Pllumbi...Dënohet me 25 vjet burg per tentativë arratisje...
8. Don Zef Hardhija Arrestohet dhe vuejti 12 vjet burg në Spaç.
9. Don Kol Toni...Vuejti 11 vjet dhe pak kohe mbrapa vdes nga vuejtjet në burg...
10. Fra Gasper Jubani...(Më mungon informacioni i saktë. FR)
11. Dom Gjergj Hardhija... Dënohet per agjitacion e propagandë...
●E kushedi, sa krime të këtij hetuesi nuk i dijmë as sot e, as nuk kemi me i dijtë kurrë!
Shyqyri Çoku gradohet dhe shperblehet edhe sot per masakrat ndaj Klerikëve Katolik...
E bashkë me Shyqin kemi Dhimiter Shkodranin, e një varg të pafund kriminelash...
Të cilëve u prinë Xheudet Miloti me grupin e Seksionit Katolik të Degës së Shkodres.
Ligji komunist i Shtetit vrastarë nuk lejonte që kufomat e të pushkatuemve të merreshin nga Familja dhe të kryhej ceremonia e varrimit. Vendi mbahej i mësheftë dhe shumica e të pushkatuemëve nuk dihen as sot ku janë pushkatue as varrosë...
Ata që vdisnin nder tortura në hetuesi, shumica zhdukeshin... Ndersa, kush vdiste nder burgje ose kampe pune varroseshin mësheftas në varreza dhe ju shenohej një “numur”, që dihej vetem nga zyrat sekrete të Ministrisë së mbrendshme...
●Po kështu, veprohej edhe per të vramit në kufi në “tentativë arratisje” etj...
E sa mija Nana, e gra e motra me lot perfaqe tue i marrë erë rrobave të viktimave, edhe pse të mbushuna me morra e të pista...Vetem pse i dukej se asht era e djalit, e vllaut...
Apo, e Babës apo e Nanës, që nuk do ta shohin persa të jenë jeta...
Disa mija të vramë pa varre... Asnjë Shenjë as Emen tek gropat...
●Nuk vonoi dhe nga Tirana e tiranëve u ndigjue një virrem me za të shkyem pikrisht nga zyret e komitetit qendror të zagarëve të PPSh: “Nxirrni edhe nga Varrezat..!” Ishin disa Burra të tjerë të dijtun, që i sherbyen Atdheut e nuk kursyen asgja per Shqipni...
I nxoren Eshtnat nga Vorret e Tyne dhe i treten... Vetem pse ishin Klerikë Katolik...
●U fillue me Poetin Don Ndre Mjedja dhe vazhdoi masakra ndaj të vdekunve edhe nder fshatrat ma të humbuna, tue perfshi edhe prishjen e të gjitha Kishave Katolike Shqiptare.
●E pra, pothuej, të gjithë kishin ma shumë se dhjetë vjetë që kishin vdekë para 1944 !
E mandej, u kujtuen dhe shemben edhe Kishat edhe pse ishin Monumente Kulture!
E mos t’ ishte Gjon Kamsi, u sheshuen edhe Varrezat Monumentale të Rrëmajit...
●Mbas 1967 në Shqipni, nuk kishte asnjë Kishë Katolike si pasojë e “harmonisë fetare”.
Edhe kater mure rrethuese që ishin qyshë me pushtuesit turq në Kala të Shkodres, të njohuna me emnin e Kathedrales së Shen Shtjefnit që në Shek. XV, edhe asaj po i thonë emnit “xhami’ vëllezërit e gjakut të tyne të “ringjallun” në Shek. XXI...
●As ky terror e shfarosje e Shqiptarit per urrejtje...nuk quhet as sot Gjenocid !?
Vazhdon Pjesa e X.

Melbourne 1 Prill 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4305
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e X.
Imazh
EDHE JUDA ISKARJOT ISHTE “APOSTULL...”!!

1947 ISHTE VAZHDIM I VITIT 1946... ASHTUSI 1967 !
Po hyjmë në Javen e Madhe të Pashkëve! Ditë të ngarkueme me emocione. Sejcili ka dishka që në vetvete kujton dhe reflekton tek ne edhe po kje se nuk flet...
Kujtoj si sot, aty nga viti 1952 kur po ndihmonim Meshë në kishen e Fretenve, At Marjan Prelen tue ba një predikim per Juden Iskarjoti, nga predikatoria pranë Elterit të Shna Ndout, që të jepte pershtypjen se ka harrue Burgun e Fretenve ngjitë me Kishen e Tyne. Janë shumë vite... Kujtoj, vetem hymjen në temën e marrun nga i madhi At Gjergj Fishta: “Tradhtarët na lanë pa Atdhe!”... Dhe, vazhdoi burrnisht pa Ju tutë syni, me shpjegue se Shkodra asht mbushë me Juda Iskarjotë...” Populli kishte mbushë të gjitha bankat e boshlleqet e Kishës dhe po veshtronte me gojë haptë se, “kur po hyjnë me e marrë edhe Këte Frat xhullijtë si Jezu Krishtin në Kopshtë të Gjetsemanit...” Por, per fat nuk e pame atë skenë që kushedi sa herë na paraqitej nder darka në shtëpijat tona. Edhe Juda nuk Ju afrue me e “puthë” aty, edhe ai e kishte lanë per pak ditë ma vonë. Të gjitha kopshtijet e rrugët e Shkodres së shkretë të kujtonin një Gjetseman ase një Kalvar të mnershem që vazhdonte panderpremje nga viti 1944 nga sllavokomunistët e terroristit Enver Hoxha.
■Flitet per vitin 1946 dhe harrohet me fillue me 1947...
Burgjet e Shkodres dhe të Veriut ishin të mbushuna me Klerikët Katolik Shqiptarë, që ishin dhe do të mbeten të Papersëritshem per përgatitjen e Tyne kulturore, Shpirtnore dhe qytetare Europjane dhe, këte e tregon qindresa e Tyne në hetuesi, nder gjyqe të mëshefta dhe para plutoneve të ekzekutimit: Pastertia dhe Pafajsia e Tyne shembullore!
Falin torturuesit dhe shpifsit! Vdesin si Ushtarë të Krishtit dhe besnikë të Papës!
Presin shkrepjet e armëve me besimin e plotë se shpejtë do të shohin Fëtyren e Zotit!
Shqipnia dhe Kryqi janë ideali i Tyne i Perjetshem! Flamuri i Kastriotit do të mbulojë Trupat e Tyne të masakruem nga sigurimi i Shtetit komunist, e per Atë Flamur vdesin si me lé, të lidhun në sigjir dhe të merthyem nder dryj nga bishat antishqiptare e të pafé!
Urrejtja e atyne kafshëve anadollake nuk shuhet as me zhytjen e Shqipnisë në gjak!
Pushkatohet Don Luigj Prendushi, Don Dedë Maçaj, torturohet deri në vdekje Frati i Lezhës At Serafin Koda, mbytet Don Ejëll Deda, mbytet tinzisht Imzot Frano Gjuraj... Arrestohen e torturohen Klerikët Don Ndre Krroqi, At Daniel Gjeçaj, Don Nikollë Luli, Don Zef Shtufi, At Anton Luli dhe në Dhjetor të 1947 fillojnë edhe gjyqet e mëshefta të At Çiprian Nikës dhe At Palë Dodaj ku, hapet edhe kapitulli “armëve të futuna nga Sigurimi komunist nder Kishat Katolike të Veriut në Nandor 1946.”...

■Fundi i Juda Iskarjotit...
Shumë herë më kujtohen disa rreshta që kam lexue nder “Kujtime” të Nikita Hrushovit, kur e pyeten per mbylljen e Kishave në Rusi. Hrushovi u pergjegj: “Jo, mos i mbyllni, po klerikët duhet të përgatiten të gjithë nder shkollat tona dhe me programet e shtetit. Ka me ardhë koha që ata klerikë kanë me i mbyllë vetë Kishat pa nderhymjen tonë...”
5 PRILL 1967: 50 Vjetë perpara, At Pjeter Mëshkalla S.J. i shkruen kriminelit të njohun, kryeministrit të qeverisë shqiptare një “Leter”, ku, nder tjera ven në dukje:
■“...Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut...” (Nxjerrë nga Letra origjinale.F.R.)
Të dy këto thanje perputhen me qendrimin e sotem të elementit të rij që drejton shtetin, arsimin dhe kulturen, shkollat shqiptare, kishat dhe objektet fetare, ligjvensit dhe të gjitha hallkat e ndryshkuna të shtetit sotem me prirje sllave, turke, greke, italiane, etj...
Zhdukja nga programet shkollore të Atdhetarëve tanë, dhe kalimi i drejtimit të Shtetit në “drejtime” të pakufizueme me antishqiptarizmin, po hapin rrugët antiatdhetare.
Vendosja e gjuhës së “ndysuar” e percaktueme nga Prof. Arshi Pipa, deri në Ungjillin Shenjtë, perfundimi i shkollave shqipe me programet Anti – Atdhetare, të aprovueme nga Ipeshkvi i Shkodres italiani Angelo Masaffra dhe Popi i Ortodoksëve greku Anastasi Janullatos, ... të perkrahun nga një brezni “siç e ka percaktue At Mëshkalla”, sot ata po i afrohen ma shumë “puthjeve” të Juda Iskarjotit, se Mësimeve të Shën Palit, që perhapi Fenë e Katolike në Iliri që në vitin 67 mbas Krishtit.
Vazhdon Pjesa XI.


ImazhImazh
Ipeshkvi italjan - A.Masafra dhe Anastas Janullatos - Kryepopi i Shqipris

Melbourne, 6 Prill 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4305
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“NA SHKOI SI QENI NË RRUSH !”
Imazh

11 PRILL 1985:
E vetmja shprehje popullore që i pershtatet edhe sot ngordhjes së “shokut” Enver, asht shprehja e vjeter shkodrane: “Na shkoi si qeni në rrush..!”
Kjo shprehje të jep pershtypjen se perdoret vetem në Shkoder me 11 prill... Kjoftë per atëherë, kur ai po qelbej në Tiranë e ne, nuk na jepej me e besue se nuk merr frymë, mbasi vetem fryma i pat mbetë zagarit Gjinokastres, që Ai Plaku i Grisë e ka futë në Fjalorin tonë Frazeologjik: “Kur qeni fillon me ngranë njerzit e shtëpisë, ai duhet vra!”...
Kaluen sa vite e ai vazhdon me kenë perkrah Aranit Çelës, Rahman Perdhakut, Shyqyri Çokut e kompani, në saje të “veteranëve” dhe dylberave të Kuvendit Popullor, që as nuk e diskutojnë veshjen e tij me dekorata e tituj tash 27 vjetë, që emni i tij qelbë Tiranen. Jam tue shkrue per vitet e turpit të shqiptarëve që vazhdojnë me kenë vasal të qeverisjes komuniste, dhe pranojnë me u quejtë pasues të atij Kuvendi Popullor, ku si sa vite para: “Vazhdojnë me ngranë bar dhe parimet sllavoanadollake nuk i shklasin!!”
E kush na siguron se nder nevojtoret e tyne moderne nuk e kanë të varun surratin e tij?!
Asht kenë i pashem plehu! Dem Xhepa ishte i burgosun prej tij e vazhdonte me e lavdrue madje, edhe tue u jargitë per netët e bukra që kishin kalue në Pazarin e Vjeter të Tiranës. Thuej si të duesh, po ka sakrifikue gjithë rininë per kauzen e partisë Titos, me të cilin ka kalue ditë të bukra, kur u patne nisë bashkë në Konferencen e Paqës në Paris në 1946...
Ndryshej, nuk do t’ ishte “Hero i Popujve të Jugosllavisë”!.. Beogradi i di këta!
Udhëheqsit e “vendeve demokratike” të mbasluftës, mbasi dekoroheshin dhe jepshin provat e tyne si “besnikë të parimeve marksiste – leniniste”, shkonin në Kremlin tek shoku Stalin, e mbasi ai ua çveshte palltot e pantollonat “bisedonin lakuriq ose haptas” dhe garantonin postet e drejtimit të shteteve socialiste... Nëse nuk më besoni, lexoni librin e Enver Hoxhës “Me Stalinin”, dhe do të bindeni se kjo asht e verteta!

Bota vazhdon të rrotullohet me të mirat dhe të kqijat e veta. Po, mos me pasë “një të mirë”, nder 41 vjetë të drejtimit të një shtetit të vogel mu në zemren e Europës, pervç një “epitafi” që tregon mjerimin e Asaj Shqipnije të mjerë e të varfen nga plaçkitësit, të vujtun edhe pertej jetës, të vramë edhe mbas torturave, të humbun edhe pertej varrit, të shnderuem edhe mbas vrasjes, të pergojuem edhe pertej shnderimit, të çveshun edhe mbas pushkatimit, të dhunuem edhe mbas groposjes, apo të kalbun edhe para vdekjes... Ndoshta, kjo ngjanë vetem kur drejtuesi i shtetit e fillon jeten me flligështi, dhe e mbyllë tue qelbë edhe “flamurin siper arkivolit vet me yllin sllavokomunist të bolshevizmit”...
Lotët e Nanave Shqiptare i duheshin me shperla trupin atëherë, kur plagët e gerbulës së flligështisë rinore, nuk e lenin me mendue se cilin nga miqtë “do të mbys neser?”... Asnjëherë Zoti nuk kishte pasë punë me té!.. Ai kishte lind dhunues e vdiq vrasës!
Mbi varrin e tij një ditë do të mbijnë vetem një shelqe... ku do të këndojnë vetem një qyqe, dhe ajo ka me u plakë mbi ato pllaka mermeri tue ndye per me fshij atë “emen”, e shelqja lotuese një ditë ka per ta la pergjithmonë nga Historia per mos me ju dijtë emni!
E Nana e tij nga Gjinokastra ka me vrritë nga dishprimi: “Mirë ia bënë qenit!”...
Gjithë jeten mendoi vetem me vra! Me zhdukë Fise e Lisat e Atdheut bashkë me filizat... Donte që edhe syni qorr i veti mos me pa tjeter gja veç ferra e kelkaza... I unshem gjithë jeten e kerkonte urinë edhe nder kufomat e tuneleve të Spaçit dhe Qafë Barit... Zgavrrat e syve të kufomave të Atyne Shpellave, i pastronte me gishtat e vet dhe i thithte si palcin e kandshem të fëmijve të njomë që rriste jetima nder kampet e shfarosjes...
E kur Ata të varfnit thërrisnin “O Nanë !!” tue ra nga shkrepat e Bjeshkëve të Nêmuna në humnera e prroje, knaqej tirani e qetsohej nga ngjyra e kuqe e lumejve tanë...
I vetmi ngushllim i disave të “pashpresa” asht: “Jemi Popull i namun !!”
– Jo, e jo, po u them! Ne jemi Populli i vetem në Botë që perballë perbindshave të Historisë, kemi nxjerrë Heroj e Martirë që pikrisht ata popuj barbar që u munduen me na zhdukë nga faqja e Dheut, pikrisht ata.., po zhduken para nesh!
Ata po plasin me zhdukë Gjergj Kastriotin e Formulen e Palë Engjullit, ata po perpiqen me llomin e skutave anadollake e sllavokomuniste të Beogradit e Athinës, me aprovimin e Stambollit e bekimin e Triestes, me shlye nga Historia Dedë Gjo’ Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Don Nikoll Kaçorrin e At Gjergj Fishten, e po mujten, besa edhe Nanen Tereza...Të Asaj Shqipni që plot 24 vjetë perpara Papa Gjon Pali II (Sot Shejt) i pat thanë: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e gjithë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhet të jetë piksynimi sot, me kthye shpejt fleten tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue perpara... Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen e Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!” (25 Prill 1993, në Sheshin “Skenderbeu” Tiranë)
Melbourne, 10 Prill 2017.


Nga Fritz RADOVANI:
NANA SHQIPNI
“PUSHOFSH NË PAQË !”

Imazh
Ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç - Ilir Meta ish Zev- Kryeministër dhe ish Ministër i jashtëm. Takim në Beogradë, 11.III.2010

“MJAFTOJNË 25 VJET... TANI RIKTHEJMË !”
Presidenti i Ri i Shqipnisë varrosi “Demokracinë”!
Iliruc Metuci, Presidentuc i shqiptarucve pa ...uc!
Ju plotsue dëshira Nexhmijes që gjithnjë persëriste: “A do kem fat mos të vdesë pa mbajtur një presidentuc në preher?!!”... “Ja ku e ke “shoqja” Nexhmije, ta solla”, i tha “shoku” Rama... “Ta kam zgjedhur doracak, brumullak e rrumbullak siç e bëri partia!”
“Është i njohur si politikan, se ka lindur në Çorovodë”, prandaj dhe ka qenë Minister i Jashtem i Republikës së Shqipërisë, në polin e tretë... Është i freskët, se njeh ata të Internacionales së Rinisë Socialiste FRESH, kur ishte Kryetar atje në 1995 – 2001.
Aty nga 1990 njëditë u zemrue dhe permbysi regjimin komunist. Flitet se prej “asaj kohë në Shqipëri regjimi komunist nuk bëri më...derisa e ngriti nga permbysja Gramoz Ruci.”
Gjithnjë “shoku” Enver persëriste: “Qentë le të lehin, karvani ecë perpara!” Dhe kjo, po ngjet edhe ditët e fundit të atij prilli të zymtë që, në ’85 na la edhe pa “shokun” Enver.
Aktiviteti i Iliruc Metucit në strukturat e Partisë Socialiste asht shumë i ngjeshun.
Ai ishte anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste “Antikomuniste” nga viti 1993, prandej edhe i vuni gishtin “presidenti” atëhershem dhe i paharrueshem i KGB sovjetike, shoku Ramiz Alia, (Ju ateistët nuk thoni ndjesë pastë.., kur këta tiranë perbindsha ngordhin!!).
Iliruci ka kenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës në periudhën 1997 – 1998, mbas 1990, pra, kur kujtohej si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Këto data nuk janë shpikje të mijat, po kështu thonë “dr. Prof.’ që kanë pasë shkrue per demokracinë që solli Ramiz Alia me Ilir Metucat e akademikët e Bllokut!!”
Metuci asht zgjedhë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, antikomunist i njohun deri aty afer Turqisë...
Me 27 Prill 2017... Bash ky Iliruc ishte Kryetar i Parlamentit Republikës së Shqipërisë!
E detyruen të shkretin me shkelë ligjët e demokracisë, harroi “pluralizmin” per të cilin ka sakrifikue aq shumë dhe, as nuk ju kujtue mungesa e opozitës në sofren komuniste!
Me 28 Prill 2017 Bash ky Metuc, u zgjue President i Republikës së Shqipërisë Socialiste, mbasi, perveç “komunistëve të konvertuar në socialistë”, nuk kishte asnjë votues tjeter...
Festojnë antishqiptarët, proshovenistët, filosllavët, filogrekët, filoturqit, filorusët e rinjë, filokoreanët e Veriut, filokinezët e vjeter, etj.., etj.., si dikur në 1946, kur “Shqipëria, u shpall Republikë Popullore nen zgjedhen komuniste të Titos dhe të Stalinit Madh...”
Këte herë me një ndryshim: “Presidentin e pershndeti ambasadori Lu.”...
O Shqipni! Këta bisha, a nuk i donë sakrificat Tua, a por kerkojnë me të shue?!
Melbourne, 3 Maj 2017


Nga Fritz RADOVANI:
PO AT GJERGJ FISHTA, SHKA THA ?!Imazh


SURGITE, MORTUI !
(ÇOHI, TË DEKUN !)


Vëndimet e padrejta t’Europës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit. Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.
Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.
Këta rreshta koment u bane nga kritiku i At Fishtës, letrari i njohun At Viktor Volaj O.F.M. në vitin 1941.

1.
Shqyptarë, a ndiet ? Europa, mrrutë e ndyt,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,

( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.
2. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa,
Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,
Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa
E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:
Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni
E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.
3. E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;
E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?
Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,
E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;
Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,
Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod m’ kamë.
4. Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?
A ka si i bahet kuj ma teper dhún?...
Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:
Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:
Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:
Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –
5. Shka bajn Shqyptarët?... Hán’ fiq e kastraveca:
E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej
Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,
A e ka uficiali kalin at’ a pélë.
6. E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,
Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: -
Por, jo, - mos drueni! – jo per me luftue
Me malazez të shkyem a me serbjan:
Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh
Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.
7. Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes...
Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,
E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:
Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,
S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot
Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.
8. Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun
Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa
T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun
Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa
Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,
E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!
9. Ktu, ktu Shqyptarë!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jéni?...
Mo’ lêni, burra!... M’ armë!... Mbaroi Kosova!...
Janina humbi!...e ndoshta, Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!...
Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,
E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!
10. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun
Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?...
Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;
Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.
Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!
11. Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?...
Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!
Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;
E grishi malet me qindrue p’r Atdhé.
Ku themra e jote per Atdhé të shklase,
Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!
12. Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde
Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!
Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,
- Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi...
Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari
Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.
13. M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i t’ biri t’ shkinës
Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn
Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:
A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn;
Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,
Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?
14. Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri
Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,
Aty kufin e ka, per ball me Viri,
E ké me pá ti atëherë, se rrokullija
Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;
Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.
15. Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,
Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.
T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,
N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!
16. E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
17. Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Saj!

Shenime nga At Viktor Volaj:
Strofa 5. Shka bajn Shqyptarët?... Nuk duht harrue se Fishta asht Poeti kombtar i fisit në kuptimin ma të haptë të fjalës, asht Poeti qi mërrijti në sferën ma të naltë të artit thjeshtë shqyptar, tue këndue trimninë e fisnikinë e kombit, por njiheri edhe tue përdorë vishkullen djegëse kundër nji frote të vdekun në shpirt ase të shitun të huejve.
Strofa 12.Toptan: Esad Toptani. Dashunija ndaj Atdheut e rreziku qi i kërcnohet e bajnë Poetin e ndërgjegjes kombtare me harrue çdo ngatrresë e trathti të këtij njeriut dinak e ambicjoz, mbi të cillin historija e Rilindjes s’onë kombtare do t’endë fletë të zeza.
Taraboshi: mal në anën Prendimore të Shkodres, ku u zhvilluen luftime të rrebta, gjatë shtatë muejve të rrethimit të Shkodres. Prijës i ushtrisë shqiptare kjé Esad Pasha e Komandant i Pergjithshem Hasan Riza Pasha, i cili mbasi mori vesht vendimin e Londres, mendoi me e shpetue Shkodren, tue ngritë Flamurin e Shqypnisë, por Esadi, qi kishte nji lidhje të mëshehtë me Malin e Zi, shtini dhe e vrau tradhtisht (30 Kallnor 1913). Me 23 Prill 1913 i dorëzoi Shkodren Malit të Zi.

Shenim(F.Radovani):
Kur po udhtonte me vaporr me shkue n’Itali për studime Prof.Gaspër Ugashi, në vitin 1935, ishte në nji kabinë me At Fishtën, mësuesin e vet në Shkollën Françeskane. Gjatë bisedës për këte poezi Prof. Gaspri e kishte pyet se, mos asht pak e randë fjala qi i ké vue Europës pranë (shkerdhye)?
- Fishta i ishte përgjegjë: “Asht kenë fat i madh qi jam kenë thirrë prej Zotit për Meshtar, se, po mos t’ishe me ketë zhgun veshë, asnji prej poezive të mija nuk do t’ishte e mujtun me u lexue lirëshem për shka më vjen në mend me shkrue për mbrapshtitë e padrejtësitë e Europës perkundrejt Shqypnisë....”.

Melbourne, 12 Maji 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4305
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LUKË KAÇAJ GUXOI ME I RA LAHUTËS!, Posted 16 Maj 2017, 23:12
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XV


1967- A KISHIN MBETË BURRA QË E KUNDERSHTUEN
“REVOLUCIONIN IDEOLOGJIK E KULTURAL” ?


Imazh
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Grafikë nga F.Radovani.)
PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

■Kishin mbetë edhe pak!..
Tirana zyrtare komuniste e “tipit të ri kinez” publikonte artikuj dhe thirrje të “rinisë revolucionare” per një vendosmeni të pashoqe per me çue deri në fund idetë e detyrat e “shokut” Enver... Dhe, kur u kthye nga Shkodra kamera e kinostudjos së Tiranës, dilnin detyra tjera urgjente nga podet e sallës së Institutit Pedagogjik, ku kishte ardhë me “zbatue” ata ide në Shkoder “hija e drejtuesit revolucionit” ose “dora vetë” Ramiz Alia.
■Aso kohe kishte “disa dr. Profesora” që kur ishin në Bulevardin e Tiranës në xhiro dhe, po të fillonte me cikrrue shi... Po të ishin pa mrrela, futeshin derisa të pushojnë shiu në Komitetin Qendror të PPSH, ose edhe në Kryeministri... Ndersa, po t’ ishin tek qendra pra, tek Xhamija, futeshin në ministrinë e mbrendshme jo per gja, po “pinin një kafe”!
■Këta “intelektualë” edhe sot vazhdojnë me thanë dhe me shkrue se: “Mbas vitit 1946 në Shqipëri nuk kishte më kundërshtarë të regjimit dhe as të PPSH, pas atyre që u vranë deri në 46 (dyzetegjashtën), pushteti popullor nuk kishte më asnjë pengesë kundershtare as në qytet dhe, as në fshat. Populli punonte për ndertimin e plotë të socializmit!...”
■Kjo thanje atëherë dhe sot ishte vetem dobsi që mbrohej nga injorantët me tituj. Shumë prej tyne e perforcuene këte “ide” kur filluene bashkpunimin me sigurimin e shtetit.
Në kjoftëse nder “demokraci popullore të Lindjes”, “me të vertetë në 1967 nuk kishte kundershtarë të qeverive atje”, Shqipnia vazhdonte me pasë ma shumë kundershtarë që e dishronin ose e kerkonin perditë permbysjen e pushtetit komunist, sesa e donin ate!
■Një nder Herojt ma të mëdhaj kundershtarë të sistemit komunist në Shqipni (e ndoshta në krejt Lindjen komuniste) asht kenë i Madhi At Pjeter Meshkalla...
■Pak ditë para arrestimit të dytë i ka tregue Nanës s’ime se do të arrestohet, sepse i kishte shkrue një letër kriminelit Mehmet Shehu për shka po ngjante me “Revolucionin Kultural” në Shqipni...Mbasandej, ...“Edhe ndonjë meshtar që ka pasë kenë në burg, ka vdekë, e asht e nevojshme me hy dikush prej nesh mbrendë, se aty ka shumë nevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rijë dhe njerëz që janë dëshprue nga mërzia dhe vuejtjet e randa, që janë tue kalue tash sa vite. Asht e nevojshme prania jonë aty...”

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 u organizue një mbledhje e madhe në auditorin e Institutit Pedagogjik, ku merrnin pjesë instruktorë partije, profesorë dhe intelektualë të “njohun” per kulturen e gjanë ateiste dhe antishqiptare, shumica agjenta sigurimi... Luigj Shala, i ngarkuem me drejtue mbledhjen i dha të drejtën e fjalës At Mëshkallës.
Ai porsa doli para auditorit dhe porsa iu afrue podit të konferencierit, tha këto fjalë:
“Ah, sa mirë që po më jepet rasa me folë njëherë para Popullit me altoparlanta!
Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po flas prej një vendi ku kam mundësi me iu drejtue Popullit tem, që më ka nderue, me ka respektue, me ka ndigjue fjalën teme dhe, më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qellimi em ka kenë gjithmonë i mirë...me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!.. Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një Zot, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça dhe nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni...
Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës... Kjo asht arësyeja për të cilën i kam shkrue udhëheqësit të Shtetit, kjo më ka detyrue, mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë me ndërgjegjën e tij... Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e i Xhamisë, kurrë nuk ka nxjerrë jashtë populli priftin e hoxhën nga katundi...
Ju i përgjithësoni veprimet, ju flitni për Inkuizicionin e Shek. XV, por ju harroni se shka jeni tue ba në Shek.XX...Njerëzit i dinë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti nuk ka as liri feje e ndërgjegje...Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, a e dini se po bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!” (Teksti asht ruejtë nga z. Nikolin Muzhani).
U ndigjue një za nga salla, ishte “shoku” Xhemal Dini: “Që sonte populli do të djegin Ungjillin!” –Mëshkalla ju përgjegj: “Digjeni edhe ju që sonte, ka dymijë vjet që thërrasin shokët tuej me djegë Ungjillin e Feja e Krishtit veç sa vjen e po forcohet! Shqiptarët nuk e djegin Ungjillin, këte e them si Shqiptar që jam, mbasi kur kam lindë kam pasë vetëm një emën, ky ishte emni SHQIPTAR, se linda nga prind Shqiptarë. Mbasi u pagëzova me emnin Pjetër, më quejtën Katolik, pra, ma parë jam kenë Shqiptar, mandej kam marrë Sakramendet dhe u bana Ushtar i Krishtit dhe i Papës, Mëkambësit të Krishtit në tokë. Emni i parë që kam marrë në këte tokë dhe e kam mbajtë me nder, asht kenë emni Shqiptar e derisa të vdes do të jem SHQIPTAR! Unë i përkas Popullit tem, ai me njeh mirë dhe e di sa kam ba unë për té, por ai mos harroni se ju njeh mirë edhe ju!”...
■Filluen mbas At Mëshkallës diskutimet e zjarrta në sallë kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste edhe At Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu anadollaku Jup Kastrati, miku i Ramiz Alisë. Ky ishte i porsazgjedhuni “Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue edhe librat e artikujt që ka kopjue e botue në emnin e vet. Ishte koha e bashkpunimit me oficerin Rakip Beqja.
Mbas tij e mori fjalën mjeku Ramiz Hafizi, i cili u mundue me shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por At Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se as nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli, së cilës në fund të diskutimit i shtërngoi dorën Shefik Osmani, për fjalët e “bukra” që shprehi në drejtim të At Mëshkallës... Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Mark Temali, kur asht kërkue me i dorëzue diskutimin Halit Isufi (atëherë drejtor i Gjimnazit), ai nuk e ka marrë se: “E kam pasë mësues At Mëshkallën dhe nuk mund të flas kundër Tij, sepse nuk nderoj figurën e mësuesit me folë në këte moshë kundër mësuesit tim”. Xhemal Dini, sekretar i Komitetit të PPSh, njoftoi per ata Degën e Mbrendshme, “Me pasë në kujdes qendrimin e tyre.”.
■Nga vendët e para u çue xhelati i njohtun i Sigurimit Xhevdet Miloti (që ishte edhe Shef i Seksionit Katolik në Degën e Mbrendëshme të Shkodrës), e tue u ngërdheshë i vuni prangat. Tue hy At Mëshkalla në gjips të Sigurimit, krimineli i ra me shqelm...
***
DOSJA 4191/1 Padër Pjetër Mëshkalla Dosja (Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Hetimet fillojnë me 30 prill 1967, ora 08.00. Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit. Hetimet u banë në disa seanca gjatë muejt qershor, me dt. 10, 15, 20, 24, 26.
Pyetjet fillojnë nga materiali i mbledhjës së zhvillueme në Institut... Përsa i përket veprimeve të Shtetit në drejtim të Fesë, ata për At Meshkallën janë të papranueshme: “Janë shkelje e të drejtave të njeriut, për të cilat vetë Qeveria Shqiptare asht angazhue se do t’i ruejë të paprekuna.”
■Nga një proçes-verbal rreth dy faqësh i mbajtun me 19 korrik, në orën 14.00, shënohet: “Mbas hetimëve të bëra ndaj armikut të popullit Padër Pjetër Mëshkalla, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përberë nga: Kryetar: Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, me vëndimin nr. 44, dënoi të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe, me konfiskimin e pasurisë (së tundëshme dhe të patundëshme)”. Ai u dënue me masën maksimale se në gjyq deklaroi: -Se po të shprehin lirisht mendimët e tyne (njerëzit), ky Pushtet nuk ka për të zgjatë shumë.”(Marrë nga proçes-verbali i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës). Duket se ajo copë letër nuk tregon asgja, por, jo!..Tregon ate që mohohet!
***
■Gjyqi u zhvillue po, pak kush dinte mbylljen e asaj ngjarje të madhe historike per të cilen vazhdon edhe sot heshtja... E kjo heshtje me siguri njëditë “do të shkrepin”!
Në fjalen e fundit në gjyq At Mëshkalla tha: “Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prap se prap do të dal, sepse, ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hangër, e aty asht fund i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë!”
At Pjeter Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai pa me sy shka paralajmëroi. Diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij nuk patën shka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij FITOI !
***
Mbas Gjetsemanit, përsëri Kalvar,.... Kalvar i pafund ishte për Klerin Katolik Shqiptar rregjimi komunist! Çohej e rrëzohej, gjakosej, dërmishej e pështyhej, rrahej e torturohej, varrosej për së gjalli, mbytej e pushkatohej, tretej nëpër zallishta e shkurre me coftina. Fluturonin në qiellin e zymtë korba e sorra me copa mishi, zhguni e veladoni në skjep, e askush në Botë nuk mori një “leckë” me Ua fshi fëtyrën e pastër këtyne Martirëve kaq të mëdhaj, të këtij Populli kaq të “vogël”! Shikonte Europa... e bante sehir! Ndokush... edhe zgërdhihej!..Per me vertetue këte që kam shkrue do të Ju paraqes Letren që At Pjeter Mëshkalla S.J., i ka shkrue terroristit njohun të Spanjës, pra atij Kryeministrit që kur u ngjitej shkallave të Kryeministrisë, hapeshin dyertë “vetvetiu”... dhe, ja çka i thotë:
Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të ?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.
Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.
5 Prill 1967.
■Shënim FR: Letra u kopjue nga origjinali në Arkivin e Ministrisë së Mbrendëshme në (1998).
***
1992 Shkova tek Don Mikel Koliqi per dekorimin e At Mëshkallës e u gëzue shumë. Mbasi firmoi peticionin, më tha: “Ai e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të tjerët nuk e kemi ba.”
2017 Prill: Po sot, a u kujtue kush per Veprat Heroike të At Pjeter Mëshkallës !?
■At Pjeter Mëshkalla S.J. nuk asht shpallë “I Lumnueshem!”. A duhet rishikue Lista?!
Vazhdon Pjesa e XVI.
Melbourne, 27 Prill 2017.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XVI.

LUKË KAÇAJ GUXOI ME I RA LAHUTËS


Imazh
LUKË KAÇAJ
(1924 – 2001)


Nder Bjeshkët tona sejcili lis ka një emen! E per me e gjetë atë lis ndalou tek Shenjat e pushimit, ku mendja per pak minuta shetitë tek rrugat e thepisuna mjedis shkamijve...
Kalldramet e tyne të bajnë me hupë nder mendime e me kerkue me mend se, kush ishin të Parët e atyne Fiseve që, me “daltat e veta” lane gjurmët e qytetnimit të hershem!
Pa u kuptue aspak dikund hapet një grykë e veç, kur fillon me ndigjue perzi me kangë bylbylash fyellin e një çobani që të ban me harrue ku je! Brez mbas brezi këndojnë ata!
E ka disa shekuj që kanga e Tyne nuk njeh mort! Notat muzikore fluturojnë me gjethët e ahut e të lisave nalt në ajër, veç kur i gjenë të ruejtuna nder arkat e stajanicave plaka...
Kur oxhakut asaj kullë i shtohet një djalë, kanga aty nuk ka ma fund!
Ashtu pat ngja edhe në vitin 1924, me24 Shkurt, në Bajzë të Kastratit në Malsi të Madhe, kur u le Lukë Kaçaj. Luka porsa mori mend ju kushtue Urdhnit Fretenve të Vegjel, dhe shkoi me vazhdue shkollen e Tyne në Gjuhadol të Shkodres, ku spikati zani i Tij...
Ishte i pari At Martin Gjoka që dalloi talentin e rij dhe i tregoi rrugen e artistit të madh.
Ishte në Liceun “Illyricum” Luka, kur Mjeshtri i Madh i muzikës At Martini i vuni në ballë djaloshit Bajzës së Alpeve shenjën e perjetshme, të cilin Luka e mori me vete.
Gjejmë të shkrueme nga nxanësi i Tij muzikant Loro Sata se: “Ata vite Ai i kujtonte si kohen ma të bukur të jetës së Tij!” Kujdesi per Luken nuk mungoi asnjëherë.
Mbas vdekjes së papritun të At Martinit, punen me Luken e vazhdoi At Filip Mazrreku, i cili e mësoi me luejtë në armonio, organo dhe vjolinë, vegla të cilat ndodheshin edhe këto në Kuvendin Françeskan të Shkodres, ku Luka vazhdoi studimet deri në 1946.
Ishte viti 1996, kur e kam takue Luken në shtëpinë e At Konrrad Gjolaj, në Shkoder...
Me hapjen e temes nga At Gjolaj, Luka tregoi sesi kur po permbytej Shqipnia nga komunizmi, në vitin 1946: “At Mati Prennushi thrret në Kuvend të Gjuhadolit baben e Lukës dhe i thotë: Koha sa vjen e bahet ma e rrezikshme per xhakoj ashtu si per ne, prandej, merre Luken në shtëpi, sikur ai nuk do me ndejë ma këtu dhe mundou me i dhanë rrugen e muzikës, mbasi ka mundsi që Liceu i ynë të mbyllet nga komunistët dhe të mos hapet ma...Kjo këshillë e At Matisë dhanë babës sim, më shpetoi nga arrestimi i sigurtë që në 1946... Gjithmonë e kam kujtue At Matinë me mirnjohje... ” (Dëshmi gojore e të Ndjerit Lukë Kaçaj, Shkoder 1996).

Luka niset per Tiranë porsa hapet Liceu Artistik. Komisioni i pranimit mbetë i habitun nga pergatitja kulturore e muzikore e Lukës. Pranohet në 1947 në orkestren e Radio Tiranës, por mbas dy muejsh pushohet nga puna si “ish nxanës i françeskanëve”, dhe shkon hamall në një magazinë në Yzberish. E ndihmon kompozitori Kristo Kona, aso kohe deputet, tue e angazhue me korin e Filarmonisë. Luka fillon punen në Filarmoni. Sjellja e Lukës prej qytetari me njohuni si pak kush të disa gjuhëve të hueja, italisht, latinisht, greqisht dhe në mënyrë të persosun gjuhen amtare, tue i vue në perdorim të vazhdueshem me leteratyren botnore dhe kryeveprat e saja ma të njohuna, si pasojë e studimeve fillestare, në vitin 1951 i hapë rrugen per studime jashta shteti në Moskë, në konservatorin “P.I.Çajkovski” në B.S., me një grup muzikantësh shqiptarë.
Luka paraqitet në konkurs dhe porsa perfundon së kënduemi, Drejtori i Konservatorit u çue në kambë tue thirrë: “Otliçno! (shkelqyeshem)”...E nuk do të vonojë kur Shaporin deklaron: “Ky bas asht një Shaljapin i ri, Shaljapini Shqiptar!” Luka i befasoi si artist i madh të gjithë. Ai ishte interpretues në disa gjuhë, tue mësue atje edhe rusishten, frengjishten dhe gjermanishten. Në një turne në shtetet “demokratike” të Europës Lindore, Luka kishte një repertor të gjanë mbi 100 pjesë në 5 gjuhë të hueja.
Me 28 Nandor 1958, ishte në “Balshoj Teater” të Moskës dhe ka interpretue Don Bazilion nga “Berberi i Seviljes” i Rosinit, ku populli moskovit e pershëndeti “tue e krahasue të një niveli me interpretimin e Shaljapinit, po në atë skenë”. Nga B.S. u kthye dhe bani disa turne në disa shtete ku, edhe ju kerkue “qendrimi atje”... Luka nuk pranoi si para Tij i madhi Loro Boriçi. Dashunia per Shqipni nuk i lente asnjë shteg largimi.
1966 emnohet pedagog i kantos në Institutin e Naltë të Arteve dhe jep kontributin e tij me vlerë në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve. Po, nuk shkon gjatë...
1966...Ramiz Alia, në kuadrin e “Revolucionit Kultural” e largon nga skena!
“Mos vallë… ky asht fundi im…!?” Një pyetje që Ju ngul në kokë Lukës...
Parandjente até që do të ngjiste me 28 Maji 1973...kur sigurimi i shtetit do ti vinte hekrat në prani të studentave dhe pedagogëve, në hollin e Akademisë së Arteve të Bukura, me etiketen e njohun të “rrezikshmërisë shoqërore, dhe në emër të popullit arrestohet si armik i tij...” Lukë Kaçaj, djali Fisnik i Bajzës së Kastratit, asht para xhelatëve shpifës e terroristë, kur Nana Tone me lot perfaqe i lutej “trupit gjykues” per djalin e pafajshem të vetin, por denimi i tij asht i pashmangshem. Luka u dënue me 5 vjet heqje lirie...
REVOLUCIONI KULTURAL BURGOSI EDHE ARTISTIN LUKË KAÇAJ...
Luka ishte “armik i popullit” se kishte recitue vargjet e At Gjergj Fishtes, mësuesit të vet, dhe nuk kishte “harrue endè” me i ra në gjuhen e Tij “Lahutës së Malësisë”, të cilen e adhuroi deri në vdekje. Vargjet e Saja rrethonin zemren e madhe të Lukës!
Nuk munguen dishmitarët e angazhuem nga Ramiz Alia, si muzikanti Avni Mula etj... Dosjet e artistëve ndoshta, do t’ ishin ma befasueset se as nuk merret me mend kush të bante gjamen per gjithë jeten, tue vazhdue pasojat edhe sot mbas 27 vjetësh...
Ana, zonja e Tij e nderueme nuk mungoi as nder telat rrethues me gjema të kampeve.
Luka u lirue nga burgu i “vogel” në vitin 1978, per të vazhdue dënimin e Tij në burgun e “madh” me të gjithë popullin Shqiptar. Artisti i Madh ishte pa punë. Dyert ishin të mbylluna! Një ditë një shef kuadri “zemermirë” i ofroi punë: “Kemi punë edhe per ty, vetem hamall...” Luka tregonte: “Vetem në ngarkim shkarkim të makinave, të karrocave mund të fitojshe buken per vete dhe per Anen...Lodhja fizike po, por ajo shpirtnore më dermonte shpirt e zemer!” Vazhdoi disa vite hamall tek Pazari i Ri në Tiranë... Në vitin 1988, e bukra Ana, që nuk kishte kursye me shitë edhe “gjakun” per me mbajtë gjallë burrin besnik të saj në burg, mbylli vuejtjet e jetes e mbeshtetun per gjoksin e basit të njohun në Botë, me sy të ngulun tek Luka!
Gjendja shndetsore e Lukës ishte e veshtirë me u kuptue. Burri i madh e mbante veten!

7 SHTATOR 2001, Luka nuk këndoi kurrma!
Komunizmi kerkoi me e varrosë “hamall” të Madhin Lukë Kaçaj, basin e njohun nga të gjitha skenat botnore që e dishruen praninë e Tij.
Luka me të vertetë që interpretonte rolin e Gjinit tek opera “Mrika” e Prenkë Jakovës, tue i dhanë edhe vlerat e veta të malësorit të Veriut, po rolet që luente Luka ishin pjesë nga jeta e Tij. Në kjoftë se arti botnor krenohet me artistët e Mëdhej Xhino Beki, Nikola Rosilomeno, Kolja Giaurov, Boris Kristov, Fjodor Shaljapin, edhe arti Shqiptar “një ditë” ka me rreshtue me ata kolosë, një shkamb të daltuem me kulturen Shqiptare Europjane, që ra e u ba ortek nga majet e Atyne Maleve e, që na i thrrasim Bjeshkët e Nêmuna...
Sot nga luginat e Atyne Maleve vazhdojnë me burue prroje me ujna të kthjellta...
Ne njohem një brilant të muzikës Shqiptare që rrokollisen Ata burime...
Po, Lukë Kaçaj, vështirë se i vjen ma Atyne Alpeve Kreshnike... E Shqipnisë Europjane!
Vazhdon Pjesa XVII.

Melbourne, 13 Maji 2017.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 275 postime · Faqe 28 prej 28 · 1 ... 24, 25, 26, 27, 28
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Maj 2017, 16:53
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari