"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Albumina/Proteina asht tregues i funksionit të veshkës
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4132
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Albumina/Proteina
Albumina asht tregues i randsishëm i funksionit të veshkës

Imazh

Albumina ain – do të thotë e bardha e vezës[/b]
Albumina në latinisht quhet albus, "e bardhë" janë si grupi i globulinave(sferave) të proteinave. Albuminë është një proteinë e plazmës e prodhuar nga qelizat e mëlçisë. Ajo gjendet në qumësht dhe në vezë, nga të cilat ajo merr emrin e vet albumina. Manaferra është një nga disa frutat me përmbajtje albumine. Ka një peshë molekulare 69.000 Dalton dhe përbën rreth 60% të të gjitha proteinave plazmatike. Albumina është shumë e rëndësishme si proteina e lirë në gjak. Kjo është e një rëndësie vendimtare për presionin kolloid ozmotik.
Albumina është lëndë e trashë, veshtullore azotike, e cila është përbërëse kryesore dhe karakteristike e të bardhës së vezës dhe të serumit të gjakut, dhe që gjendet në lëndë të tjera shtazore në trajtën e lëngshme dhe të ngurtë, si dhe në shumë bimë. Është e tretshme në ujë dhe mpikset nga të nxehurit dhe nga disa reagentë kimikë. Pra proteinat janë komponime të ndërlikuara organike që përbehen nga katër elemente : azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe karboni. Mirëpo shpeshherë ne përbërjen e tyre bëjnë pjesë edhe squfuri, fosfori etj.

Albumin

Përqendrimi i albumin në plazëm matet në gram për litër (g / L)
Sinonimet apo emërtimet e ndryshme për albuminën në mjeksi: Plasma albumin, P-albumin, serum - albuminë, S-albumin.
Grupet: kalium, natriumi, kreatininë dhe albumina përmendet si lang, si kimi e gjakut, dhe ALAT, albumin, ASAT, lidhje fosfatike , bilirubina, GGT dhe PP (ose INR) është përmendur shpesh si mëlçi.

- Albumina përban rreth 60% të përmbajtjes së proteinave në plazmë.

- Proteina dominuese në lëngjet ekstraqelizore (rreth 60% e totalit të përmbajtjes të albuminës të trupit gjëndet në enët e gjakut).

- Albuminë sintetizohet në mëlçi dhe zënë 15-20% të kapacitetit të sintezës të proteinave në mëlçi. Prodhimi është zakonisht 0,15-0,25 gram për kg në ditë të peshës trupore, por mund të rritet deri në 300% në kushte të tilla anomalira me shfaqjen e syndromit nefrotik(damtim i veshkës).

- Albuminë në plazmë jeton nën rrethana normale, një gjysmë-jetë që varion 15-19 ditë dhe zbërthehet në shumë indet, por shpërbahet në një masë të caktuar nëpër traktin e zorrëve dhe të urinës.

- Albumina luan një rol kyç në ruajtjen e presionit koloid ozmotik në plazma, dhe gjithashtu ka një funksion të rëndësishëm, si një strukturë lidhëse (dhe përçuese) për një shumëllojshmëri të komponentëve të ndryshëm endogjene dhe ekzogjene, duke përfshirë shumë metalet, hormonet dhe drogat(jo drogë estazi,....)

- Albuminë është gjithashtu një burim i amino acideve në indet periferike dhe ka gjithashtu veçori antioksidative. Ajo ka efektet frenues të disa faktorve nxitës të reaksioneve inflamatorike dhe ashtë rregullatore në ndjeshmërinë e kapilarëve.


Presioni
Albumina luen rolin në trupin e njeriut, sidomos për ruajtjen e presionit koloid ozmotik(colloid osmozik) dhe ndërmjetëson shumë në ruejtjen e albuminës duke ndryshue substancate ndryshme.

Mangësia e albuminës
Mangësia e albuminës shkakton një tendencë në akumulimin e lëngjeve në inde (edemë – frymje ). Në vendet në zhvillim nga të kequshqyerit dallohet psh te fëmijtë një bark i madh për shkak të akumulimit të lëngjeve në zgavrën e barkut dhe një mëlçi më të madhe, për shkak të mungesës së albuminës. Albumina është formuar në mëlçi, dhe kequshqyerja mund të sjellë mangësi në albumin. Matja e albuminës në gjak pasqyron prova të forta të statusit ushqyese.

Nivelet e lejueme të albuminave sipas moshave

SHËNIM:
Nuk mund të ketë dallime të konsiderueshme në moshat e treguar nga laboratori në laborator, duke përfshirë varësisht nga metodat e matjes të përdorura. Vlerat e mëposhtme të albuminave për moshë janë nxjerrë nga një studim i madh i vendeve nordike të meshkujve të rritur dhe grave si maposhtë;

18-39 vjeç duhet të jetë niveli i albuminave 36-48 g / L
40-69 vjeç duhet të jetë niveli i albuminave 36-45 g / L
> 70 vjeç duhet të jetë niveli i albuminave 34-45 g / L

- Të sapolindurit i kanë vlerat e albuminave 10-20% më të ulët se të rriturit.
- Fëmijët nën 14 vjeç i kanë vlerat 10-20% më të larta
- të rinjtë prej 14 deri 20 vjeç kanë të njëjtat vlera 1,2,4

- Gjatë gravidtet te gratë dallohet të tremujorit dyte dhe të tretë një rënie e albuminës prej 15-20%

Tradicionalisht i atribuohet zgjerimit normal fiziologjik të lëngjeve ekstraqelizore, por mund të shkaktojë faktorëve të tjerë, për shembull, proteina vepron si një burim i amino acideve në placentë dhe në fetusi. Përdorimi i pilulave kontraceptive mund të jenë të lidhur me vlera pak më të ulta

Indikacionet

- Dyshimi në shqetsimet prej ujit dhe substancave elektrolitike përbajnë kontrollin te shkaqet e edemës.

- Dyshimi mbi sëmundjen e veshkave, sëmundje akute ose kronike të mëlçisë (sidomos cerozë) dhe sëmundjet e zorrës

- Dyshimi në kequshqyerje

- Analiza gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e pacientëve me sëmundje të tilla, si dhe monitorimin e të gjithë pacientëve në trajtimin intensiv, veçanërisht të pacientve të djegur.

- Si analizë shtesë kontrollohet komponenti i albuminës të bashkuem, veçanërisht me P-Kalcium

Marrja e mostrave


- Marrja e gjakut në deje/vena të krahut
- Tubat për të hetue mëlçinë (për plazma) ose tuba pa antikoagulant (për serum). Pipeta me plazëm / serum mbahet deri në një javë në 25 ° C dhe për një kohë të gjatë në frigorifer. mandej të dërgohet me postë të zakonshëm në laborator.




Përqendrimi i albuminës në gjak (albuminemia) varion midis 3.5 dhe 5.0(35 - 50) g / dl. Çdo Vlerat më të ulëta të Albuminës, në shumicën e rasteve vjen nga një prodhim i reduktuar i albuminës nga mëlçia.
Aftësia për të sintetizuar proteinat nga mëlçia shfaqin sëmundje të mëlçisë të rënda, të tilla si hemochromatosis, hepatitit kronik, cerozë e mëlçisë. Në këto raste, përqendrimi i albuminës në serum është një indeks i rëndësishëm, si nga pikëpamja diagnostike, dhe ajo prognostike.
Albuminë është thelbësor për rregullimin dhe mirëmbajtjen e presionit onkotik, pra presioni ozmotik e nevojshme për shpërndarjen e duhur të lëngjeve të trupit në dhomëzën e enëve të gjakut dhe indeve. Molekula e albuminës është ngarkuar negativisht, si membranën e glomerulus(grumbull enësh kapilare ose fibrash nervore) renal(i veshkës); dridhje elektrostatikë që pengon normalisht, kalimin e albuminës në urinë. Sindromi nefrotik(damtim të veshkës për pasojë sekretimi i albuminës në urinë dhe paksimin e albuminave) në këtë zonë është e humbur dhe mund të shihet si një pasojë e paraqitjes së albuminës në urinën e pacientit. Albumina, pra, është konsideruar si një tregues i rëndësishëm i mosfunksionim të veshkave, e cila gjithashtu shfaqet gradualisht pa u ndjerë në vite.
Kafshët e vogla kanë një presion më të ulët të gjakut, ata kanë nevojë për një presion të ulët onkotik për të balancuar, kështuqë kërkojnë më pak albumin në krahasim me kafshët e mëdha për të mbajtur një shpërndarjes fluide të saktë.

Sqarime

- Proteinat janë molekula të mëdha (makromolekule). Kto janë komponentet thelbësore e gjithë organizmave të gjalla.
- Plazma e gjakut është një komponent i gjakut.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E diel, më datën 7.X.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4132
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Testimi Albuminës për 3 minuta
Imazh
Apparati i testimit të albuminës


NycoCard U-albuminë ashtë testi që zgjat 3-minuta
Pika e testit
Kujdesi për matjen e albumin në urinë.

Kjo është një tregues i rëndësishëm i komplikimeve diabetit të lidhura.

Informata e Testit Specifike

Matja varion; 5 - 200 mg / L
Koha e Shqyrtimit: 3 minuta
Intervali Matja: 1 mg / L
Antitrupat monoklonale në albumin njerëzore janë përdorur. Asnjë ndërhyrje njohur nga komponentët e urinës njerëzore
Mostra e materialit: urinë e njeriut. E freskët, e ruajtur në frigorifer për 14 ditë, ose në temperaturë të ngrirë
Sasia e testimeve: 24 teste
Kontrolli i NycoCard U-albuminë: 2 nivele, pozitive dhe negative

Përdorimi klinik i NycoCard U-albumin

Shenja e parë klinik i Kontrolli për diabetik fillestare
Parashikues të fortë e diabetit të lidhura me komplikime të tjera
Parashikues të fortë të sëmundjes kardiovaskulare në diabet të tipit 1
Faktor rreziku në hipertension esencial
Marker i hershëm i komplikime në shtatzëni diabetik

Shih Procedura U-albumin Test për informacion se si për të drejtuar një provë.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E diel, më datën 7.X.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4132
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Çfarë është sëmundja e veshkave diabetik?

Sëmundja e veshkave diabetike

Pregatiti Jan Erik Henriksen, lektor apo pedagogë në Universitet, kandidatë i shkencave mjeksore dhe specialist mjek

Sëmundja diabetike e veshkave është një sëmundje e shkaktuar nga vlerat e larta të glukozës në gjak te njerëzit me diabet. Tension i lartë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes. Zhvillimi i sëmundjes së veshkave diabetik zbulohet nga monitorimi rutinor i mostrave të urinës nga pacienti diabetik. Trajtimi i sëmundjes së veshkave diabetik sot është shumë më mirë se më parë. Në të kaluarën trajtoheshin shumë në dializë apo kishte transplantim të veshkave.

Çka e shkakton sëmundjen e veshkave diabetik?


Sëmundja vjen për shkak të niveleve të larta të glukozës në gjak. Enët e vogla të gjakut në veshka bahen të si të rrëshqitshme dhe fillon të shkëputen proteina (albumina) në urinë. Sëmundja diabetike e veshkave është parë shpesh së bashku me presionin e lartë të gjakut (të cilat vetëm mund të zhvillohet kur veshkat janë të sëmurë), dhe njëkohësisht edhe sëmundja diabetike e syrit.

Simptomat e sëmundjes të veshkave diabetik?


Kur sëmundja e veshkave ndodh diabetikut, nuk ka simptoma. Më vonë mund të ketë simptomat e funksionit renal/veshkave, i cili konsiston në:

lodhje
nauze/ndjenja e të vjellurit dhe të vjella
kruarje, pruritus
shije metalike
gromësirë

Cilat janë sinjalet e rrezikut?


Diabeti trajtohet keq (nivelet e larta të glukozës në gjak), është një sinjal se rreziku i sëmundjes zhvillim diabetik veshkave është i lartë.

Çfarë mund të bëni ju vetë?

Mbajtja e niveleve të glukozës në gjak sa më afër të jetë e mundur normales. Matni proteina (albumina) në urinë dhe tensionin e gjakut rregullisht (të paktën një herë në vit).

Si përcakton mjeku diagnozën e sëmundjes të veshkave diabetike?

Diagnoza përcaktohet nga matja e proteinës albumin në analizën e urinës. Analiza e urinës mund të merret në mëngjeznjë, ose urinën e mbledhur të natës.

Një vlerë e <20 (<3) mg / min është normale.

Një vlerë midis 20 dhe 200 (3-30) ml / min quhen mikroalbuminuria (sëmundje embrionale ose fillestare e veshkave).

Një vlerë> 200 (> 30) mg / min quhet makroalbuminuria (sëmundja diabetike veshkave).

Numrat në kllapa tregojnë vlerat e analizës të urinës në mëngjez.

Makroalbuminuria (sëmundje fillestare e veshkave) matet me anën e nivelit të numrit të gjakut në veshka dhe përmbajtjen e kripërave. Për të përcaktue me saktësi duhet disa herë të matet funksioni i veshkave me anë të analizës të urinës gjatë ditës si dhe të mostrave të gjakut në të njëjtën kohë.

Dieta

Është e paqartë nëse një dietë e proteinave duhet të këshillohen apo jo pacienti i cili ka makroalbuminuria (sëmundje e veshkave fillestar). Në pacientët me dëmtim të konsiderueshëm renale/ të veshkave (për shembull, në nivelin e para dializës apo hemodializë) duhet një dietë me proteina të mjaftueshme si hapë tepër e rëndësishme.

Në të ardhmen


Ma parë mikroalbuminuria trajtohej(shih më poshtë), duke zvogëluar rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme. Disa pacientë kanë stadin e dëmtimit renal në rritje, e cila mund të përfundojë me dializë dhe transplantim të veshkave.

Si trajtohet sëmundja veshkave diabetike?

1. Gjëja më e rëndësishme është që të mbajë diabetiku glukozën në gjak në nivelin e duhur.

2 Trajtimi i Mikroalbuminuria fillon me një medikamente të posaçme të presionit të gjakut (frenuesi, ose parandaluesi e quejtun ilaçi inhibitori ACE ose ARB), pavarësisht nëse ju keni tension të lartë të gjakut apo jo.

3Për presionin e lartë të gjakut janë trajtuar edhe me inhibitorët ACE ose ma shpesh me ARB në kombinim me ilaçe të tjera të presionit të gjakut.

4Kur funksioni i veshkave është damtue rëndë trajtohet me një "dietë të veshkave", ku ajo është veçanërisht e rëndësishme të kufizohet marrja në ushqime me përmbajtje substancash kimik fosfat dhe kalium.

5Dializën

6Transplacionin e veshkës

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E diel, më datën 8.X.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Tetor 2014, 13:17
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari