Lidhja e Prizrenit ishte produkt i sulltan Abdyl Hamitit II-të/Abdul Hamid II/Sultan Abdül- Hamid II, Osmandynasti,(1842-1918)

- Lidhja e muslimanve boshnjak dhe shqiptar
- Lidhja e muslimanve boshnjak dhe shqiptar
z. Ilir Seci, një tropojan intelektual me banim në SHBA në facebok shkruan:

"Lidhja e vërtetë e Prizrenit". Lidhja e Prizrenit u krijua nga Sulltan Abdyl Hamidi II, i cili thirri në Stamboll Sheh Mustafën e Tetovës për këshillim. U zhvillua nën kujdesin e Mytesarifit osman të Prizrenit i cili mbajti edhe një fjale me rastin e Lidhjes. Nuk u krijua me qëllim bashkim kombëtar apo qëllim nacion...alist, por thjeshtë për të luftuar me armiqtë e perandorisë osmane. Në Lidhje kishte shumë boshnjake dhe Lidhja u quajt "E muslimanëve te Shqipërise dhe Bosnjes". Lidhja në Karanamenë e saj, parashikonte funksionimin me Sheriat dhe besnikeri ndaj Davletit (Sulltanit). Lidhja e shtyp nga Dervish pasha, vetëm se në vitin 1881 u kuptua se ajo doli me një program autonomist, por ky program nuk mbështetej nga të gjithë, sepse me fushatën e Dervish pashës, kundër Lidhjes, u solidarizuan dhe shumë anëtare të Lidhjes. Të mos harrojmë ; 2/3 e anëtarëve të Lidhjes ishin klerikë muslimanë. Historianët bëjnë mirë të thonë të vërtetën. Në foto "Xhamia Bajrakli", vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit.
U morë nga facebok i z. Ilir Seci
Dëshmia që Lidhja e Prizrenit ishte e sulltan Abdyl Hamitit
Pjesmarrja ishte vetëm e hoxhëve

Xhamia Bajraklise - Vendi ku u mbajt Lidhja e Muslimanve boshnajk dhe shqiptar
Pjesmarrja ishte vetëm e hoxhëve

Xhamia Bajraklise - Vendi ku u mbajt Lidhja e Muslimanve boshnajk dhe shqiptar
Në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku muarrën pjesë rreth treqind përfaqësues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrës, të tjerët nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, shumica prej përfaqësuesve ishin ulema…
Dega e Gjakovës kishte shumë ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovës, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa'adive…
Dega e Shkodrës kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriçi (1825-1896) i cili kishte mbështjetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku.
Dega e Ulqinit kishte në kryesi dy veprimtarë të shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin…
Dega e Pejës përfaqësohej nga Myderriz Haxhi Zeka…
Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu.
Dega e Mirovicës nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu…
Dega e Prishtinën përfaqësohej nga Myftiu Zejnel Abedini.
Bajrakun e Lubinës e kryesonte Mulla Hasani
Tetova përfaqësohej nga Shejh Mustafa
Dega e Dibrës kishte veprimtarë Hoxhë Moglicën dhe Shejh Hysenin…
Dega e Shkupit kishte veprimtar të dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, që u burgos me Abdyl Frashërin në muajin prill, 1881 në burgun ushtarak, në Kalanë e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri në Prizrenin…
Tetova përfaqësohej nga Shejh Mustafa
Dega e Dibrës kishte veprimtarë Hoxhë Moglicën dhe Shejh Hysenin…
Dega e Shkupit kishte veprimtar të dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, që u burgos me Abdyl Frashërin në muajin prill, 1881 në burgun ushtarak, në Kalanë e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri në Prizrenin…
I veçant ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim të madh shoqëror, kulturor e pedagogjik, i përafërt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka, dy nga figurat më të shquara të ulemave në Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ulematë shqiptarë përveç organizimit, drejtimit dhe fuqizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinë kulturore-pedagogjike.
Prej themelimit, prej Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili i zhvilloj punimet në Xhaminë Bajrakli, jo aty në atë shtëpinë e vogël, e cila ishte mejtep (mësojtore), dhe deri në shuarjen e saj me luftë, prill-maj, 1881, ulematë ishin ata që i shkruan shumicën e akteve, peticionet, memorandumet, shkruan, përpiluan, hartuan, Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhëresat) etj. Prej këtyre shkruesve dallohen ulematë pedagogë, që ishin puntorë të arsimit, pra ishin myderrizët, si myderriz Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriçi nga Shkodra etj.
http://ardhmeriaonline.com/artikull/art ... prizrenit/
Lidhja e Prizrenit
Kuvendi i Lidhjes është mbajtur në “Xhaminë e Flamurit”(Bajrakli)
Për dekada të tëra gjatë periudhës së monizmit është thënë dhe shkruar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në një ndërtesë të vogël.
Në libra shkollorë dhe libra të tjerë historikë është prezantuar pamja e një godine të vogël poshtë së cilës ishte shkruar: “Ndërtesa ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit”.
Kjo e dhënë ishte ngulitur në kokën e njerëzve si një e vërtetë e padiskutueshme, duke mos u vënë në pyetje as nga nxënësit dhe as nga njohës të historisë. Mirëpo ky ishte një falsifikim historik. Ishte gënjeshtër e kulluar. Populli thotë se rrena i ka këmbët e shkurta. Këtë rrenë ndonëse disa janë munduar ta paraqesin si të vërtetë, ka ardhur koha që ajo të braktiset dhe e vërteta ta zërë vendin e saj. Ka ardhur koha që të braktiset një e pavërtetë historike. Këto ditë feste të Lidhjes së Prizrenit u theksua zëshëm dhe me theks të veçantë se Kuvendi i Lidhjes është mbajtur në xhaminë e Flamurit – e cila në popull është e njohur me emrin xhamia “Bajrakli”.
Kjo xhami që ndodhet në kompleksin e medresesë Gazi Mehmet Pashës, tashti i njohur si kompleksi Lidhjes së Prizrenit . Në një emision rreth Lidhjesh Shqiptare që ka realizuar një televizion Mr. Enver Baftiu, nga instituti i Monumenteve të Kulturës në Prizren, nga kursiu, nga vendi ku ligjëron imami i xhamisë Bajrakli pat thënë së në këtë hapësirë, duke pasur për qëllim brendinë e xhamisë, është mbajtur Kuvendi i Lidhjes.
Fshehja e këtij fakti historik për një kohë të gjatë është një shembull tipik i margjinalizimit dhe anashkalimit e pse jo edhe i përbuzjes së faktorit islam, i cili ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen dhe formimin e identitetit tonë kombëtar. Prandaj me plotë të drejt Rexhep Qosja kërkon që të mos bëhemi të verbër e injorojmë këtë realitet. Prof. Skender Rizaj thotë se për këtë ngjarje janë bërë falsifikime të mëdha historike. Ai thotë se të vërtetën e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes brenda në xhami e kishte thënë nënTiranë me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Gjithashtu theksohet edhe një argument tjetër shumë i rëndësishëm, se është e pamundur që në një ndërtesë të vogël prej 45 metra katrorë të jenë tubuar 200 burra.
Shtëpia e vogël e Lidhjes ishte mësonjëtore - medrese, e cila në vitin 1881 ishte përshtatur që të shërbente si rezidencë qeveritare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Fshehja e kësaj të vërtete tregon një tendencë të hidhur, ku me çdo kusht, disa pseudohistorianë dhe pseudoshkencëtarë mundohen që të fshehin jo vetëm rolin e xhamisë dhe të muderrisëve gjatë Lidhjes së Prizrenit, por edhe rolin e pazëvendësueshëm që luajti Islami përballë asimilimit heleno- sllav.
Është nevojë imperative që historia jonë të rivlerësohet. Gjatë periudhës moniste ka pasur përpjekje që të përbaltet dhe injorohet roli i slamit në formimin dhe ruajtjen e identitetit onë kombëtar. Jo vetëm në kohën e monizmit, por edhe sot e kësaj dite disa intelektualë të mbrapshtë me në krye Kadarenë mundohen që ta injorojnë dhe ta mohojnë identitetin islam shqiptar.
info:gazeta Besa
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19641
SEKRETI I LIDHJES TË MUSLIMANVE BOSHNJAK DHE SHQIPTAR
Noel Malkolm
Mbi karakterin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit flet edhe historiani britanik, Noel Malkolm, i cili në librin e tij, "Kosovo a short history" (Harper Collins, 1999) kujton citimet e një zyrtari britanik
në Kosovë më 1878: "Lëvizja (LSHP)është më shumë një lëvizje fetare sesa sekulare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë… Jam i mendimit se tashmë është mase e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët -mbrojtjen e provincës." (fq 222)
Që në vitin 1978 saktësisht në 100-Vjetorin e LSHP-së kishte zëra historianësh se kjo Lidhje nuk është mbajtur në shtëpinë që për dekada të tëra është identifikuar si Shtëpia e Lidhjes Shqiptare e
Prizrenit. Mirëpo, duke ditur faktin se ato vite ishin shumë të egra dhe të rënda, sidomos për popullin shqiptar, prandaj që atëherë jo pak historianë kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar faktin e tani më edhe logjikën se në atë shtëpi me aq pak metra katrorë assesi nuk ka pasur mundësi të organizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kurse kur kësaj i shtohet edhe fakti se Kongresi i Berlinit ka zgjatur më gjatë se një muaj ka sjellë disa vendime në dëm të shqiptarëve, atëherë vetvetiu besohet edhe deklarata e dhënë ekskluzivisht “Besës ” prof dr Skënder Rizaj,se nuk është ajo shtëpi, vendi i mbledhjes dhe nuk është data 10 qershor, por, është 17 qershor dhe kjo ka vazhduar për një muaj rresht si tubim kundërshtues kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Prof dr Riza faktin e parë e shpjegon “është abstrakte të mendohet se në atë shtëpi, e cila nuk mund të i zë as 25 burra të mbahet Lidhja Shqiptare e Prizrenit,sepse në atë tubim dihet mirëfilli kanë marrë pjesë qindra burra.” Pastaj ai ka vazhduar se Mbledhja e LSHP-së është mbajtur për një muaj rresht, sepse ata kishin njerëzit e vetë në Kongresin e Berlinit dhe nga atje u dërgohej telegram për ato vendime. Kështu krerët e LSHP-së kanë kundërshtuar ato vendime, për copëtimin e tokave shqiptare. Padyshim prof Rizaj, lavdëron qëndrimin e Pashko Vasës, pasiqë ai ka ndihmuar shumë këtë Lidhje duke shfrytëzuar lidhjet që kishte sidomos me Ambasadën Angleze dhe për ketë fakt u mbajt Lidhja në Prizren. Është befasuese se unë, që në 100-Vjetorin e LSHP-së kam sjellë dokumente angleze me të cilat saktësohet data dhe vendi i mbajtjes së LSHP-së . Besoni ato janë në Prizren dhe vazhdojnë të fshihen në arkiv, kurse improvizimi i datës së Lidhjes që ishte kundër Lidhjes reale të të madhit Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe të tjerëve rrinë e varur në mur. “Për këto falsifikime të historisë paguan Beogradi, Athina dhe Moska” pohon plot mllef dr Rizaj. Të këtij mendimi tani e një kohë të gjatë është edhe mr Enver Batiu. ‘Foltorja e Lidhjes është ende në xhaminë e Flamurit” tani siç e quajnë “Bajrakli xhami” ajo dhe disa qindra fakte të tjera bindin secilin se Mbledhje e LSHP është mbajtur në këtë xhami. Njësoj mendojnë të dy historianët se shtëpia në këtë kompleks ka shërbyer vetëm si pallati i qeverisë i LSHP-së. Pokështu për këtë çështje ndajnë mendimet e tyre edhe shumica e atyre që e kanë mëtuar nëpër libra të historisë së asaj kohe. Përgjegjësi i kompleksit të LSHP-së Parim Kosova, pohon se tani 128 vjet pas asaj Lidhje është një pikëpyetje e madhe, dhe kjo ngjarje madhore nuk është mbajtur në atë shtëpi.
Ai bazuar në disa shënime të lexuara nga publicistë e historianë thotë se Shtëpia e Lidhjes ka shërby- er si mësonjëtore në vitin 1881, por për nevoja emergjente të Lidhjes ishte adoptuar dhe ka shërbyer si rezidencë qeveritare e Lidhjes Shqiptare. Ai si përgjegjës i kompleksit, dhe në anën tjetër edhe si njëri ndër hulumtuesit e mirëfilltë të kësaj ngjarje madhore. Madje mund të thuhet edhe militant i frymës, idesë dhe figurës madhore apo siç e quan ai Kryetarit të parë të Qeverisë shqiptare Ymer Prizreni, mendon se hapësira aktuale e kompleksit duke përfshirë xhaminë “Bajrakli”, është logjike se xhamia është vendi ku edhe është mbajtur Mbledhja e Lidhjes.
Info:Gazeta Besa
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19641



