Letra dhe lapsi nje misherim i vargut ku letrari le gjurme ne historine dhe legjenden e nje kombi.
Moderator: Laert
Posto një përgjigje 47 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Ismail KADARE dhe ENVER HOXHA, ELENA GUSHO, KADRIE, SHAHIN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare - fallsifikatori i historisë në librat e tij
Imazh

Shtysa nga nënvetëdija e Ismail Kadaresë për t’ i shkruar letër Lulzim Bashës
Gazeta Sot
Martedì 07 Giugno 2011 00:00
Aqif Kashahu,armik i Enver Hoxhës dhe i Ismail Kadaresë

Nga Kastriot MYFTARAJ
Imazh
Ismail Kadare në librin “Hamleti princi i vështirë” (2006) e ka tjetërsuar në mënyrë, sa të habitshme, aq edhe domethënëse, një episod nga “Autobiografia” e Fan Nolit, kur shkruan: “Sipas Nolit, përbri tij, deputeti plak Aqif Kashahu, me dorën që i dridhej, ia kishte drejtuar koburen armikut të tij të vjetër vetjak Vërlacit”. (Ismail Kadare, “Hamleti princi i vështirë”, Botimet “Onufri”, Tiranë 2006, f. 114) Noli, tek “Autobiografia”, e shkruar në vetën e tretë e rrëfen kështu këtë episod të ndodhur në parlamentin shqiptar, në shkurt 1924, kur iu bë atentati kryeministrit Ahmet Zogu: “Deputetët e opozitës nuk lëvizën nga vendi. Ata ishin gjithashtu të armatosur me përjashtim të Fan Nolit. Ata hoqën nga brezi revolverët dhe u bënë gati të mbronin veten. Më plaku, Aqif Pasha nga Elbasani ishte njëri prej tyre. Ai rrinte pranë Fan Nolit dhe mbante një revolver të modës së vjetër në dorën që i dridhej. Ai mori shenjë mbi armikun e tij të vjetër nga Elbasani, Shefqet Vërlacin, i cili ishte i rrethuar nga trupa e rojeve të tij”. (Fan Noli, Vepra, vol. 6, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 290-291)
Në parlamentin shqiptar të vitit 1924 nuk ka ekzistuar një deputet me emrin Aqif Kashahu, siç thotë Kadare. Deputeti për të cilin flet Noli është Aqif Pashë Biçakçiu (Elbasani), një personalitet i njohur i lëvizjes nacionale shqiptare dhe kryetar i Kongresit të Lushnjës, bashkëkryetar i shtetit në fillim të viteve njëzet. Aqif Kashahu ka qenë një bashkëqytetar i Ismail Kadaresë nga Gjirokastra. Aqif Kashahu u arrestua dhe pushkatua nga diktatura komuniste në vitin 1946, në moshën 37 vjeç. Nuk mund të mos pyesësh se përse Ismail Kadare e zhvendos Aqif Kashahun në parlamentin shqiptar të vitit 1924, kur ai ishte 15 vjeç, duke i vënë madje edhe një armë në dorë. Libri i Ismail Kadaresë “Hamleti princi i vështirë” nuk është një vepër letrare, ku mund të bëhen trillime të këtij lloji, ndonëse as në një vepër letrare serioze nuk mund të bëhen tjetërsime të tilla të ngjarjeve historike, që kanë si pasojë denigrimin e personave fatkeqë. Libri “Hamleti princi i vështirë” është ese filozofiko-historike dhe autori e quan “sprovë”. Sprovë ku, në sadizëm?
Nuk mund të thuhet se ky është një lapsus i Kadaresë, se edhe nëse atij i kishte ndodhur ky lapsus kur e shkruajti librin, ai me siguri që e ka kapur gjatë rileximit. Ose së paku duhet t’ ia kishte vënë në dukje botuesi, Bujar Hudhri, i cili ka jetuar gjatë në Elbasan, dhe e di se armiku i madh i Shefqet Vërlacit ishte Aqif Pashë Biçakçiu dhe jo Aqif Kashahu. Bujar Hudhri, i cili e mban veten si njohësin më të madh të librave të Kadaresë, duhet të kishte njohur tek Aqif Kashahu atë personazhin e romanit të Kadaresë “Kronikë në gur”, me të njëjtin emër, ku Kadare rrëfen një episode nga një bombardim ajror në Gjirokastër, gjatë të cilit familja e tij dhe fqinjët qenë strehuar në qilarin e shtëpisë së tij: “Aqif Kashahu lëshoi më në fund klithmën që e prisja prej kohësh. Por klithma e tij nuk kishte dhembje. Ajo ishte e egër. Koka e vajzës u drodh. Ajo u kthye ngadalë krejt e hutuar. Krahët e varur u tkurrën. Djali me të cilin ajo ishte përqafuar dhe puthur gjatë bombardimit, gjithashtu lëvizi.
-Bushtër,-thirri Aqif Kashahu. Dora e tij e madhe përfshiu flokët e saj dhe e tërhoqi vajzën zvarrë. Vajza u përpoq të ngrihej, por u rrëzua përsëri. Ai e tërhoqi zvarrë mes për mes kubesë dhe vetëm te shkallët vajza mundi të ngrihej disi, duke përdorur duar e këmbë për t’ u ngjitur. Ai s’ e lëshonte nga flokët.
Jashtë u dëgjua përsëri fishkëllima e pikiadës, por Aqif Kashahu nuk u kthye. Duke e zvarrisur vajzën për flokësh, ai doli në rrugë në kohën kur gjëmimet të shurdhonin. Kështu ata ikën nëpër bomba”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 91)
Më tutje në roman thuhet se Aqif Kashahu e mbyti vajzën e vet në pus dhe i dashuri i saj e denoncoi të atin e vajzës: “Sot në drekë një hetues shkoi në shtëpinë e Kashahëve dhe kërkoi të takohej me vajzën. Vajza s’ ishte. Djali që e ka puthur vajzën e Aqif Kashahut ngul këmbë se vajza është mbytur”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 164)
Aqif Kashahu, i cili ishte një person real nuk kishte një vajzë dhe as që i ka ndodhur një histori e tillë. Këtë histori e sajon Kadare për të kënaqur Enver Hoxhën, i cili ishte interesuar posaçërisht për romanin “Kronikë në gur”, madje i dha Kadaresë edhe shënimet e tij për Gjirokastrën që t’ i përdorte, siç e pohon ky i fundit. Enver Hoxha e kishte sharë Aqif Kashahun në fjalimin që mbajti në Gjirokastër, gjatë vizitës së tij të parë atje, pas ardhjes në pushtet, në 3 tetor 1947, kur tha: “Të tillë janë ata që u gjykuan në Tiranë, në mes tyre ka edhe gjirokastritë. Këta gjirokastritë tradhtarë s’ janë djemtë e popullit heroik të Gjirokastrës, por kanë qenë dhe janë armiqtë e popullit të Gjirokastrës dhe të Shqipërisë. Syrja Selfo, Hivzi Kokalari, Salim Kokalari, Pertef Karagjozi, Sheref Karagjozi, Aqif Kashahu, Milto Lito etj., janë nga ata dhe bijtë e atyre që kanë shtypur popullin e kësaj krahine tërë jetën, që kanë qenë të lidhur me italianët, që u kanë shërbyer gjermanëve, janë miqtë dhe vëllezërit e ballistëve të Ali Beut, janë nga ata që kur populli i Gjirokastrës vuante në shpellat, në budrumet e kalasë dhe nëpër male pa strehë dhe pa shtëpi dhe kur populli i Gjirokastrës luftonte, ata pasuroheshin, ata bënin tregëti nga të katër anët, ata bënin ziafete e thernin mishra me njerëzit e Metaksait, me italianët, me gjermanët, me Ismail Golemët e të tjerë banditë. A mund të ketë mëshirë për këta njerëz? Jo, kurrë!” (Enver Hoxha: Vepra, vol. 4, Shtëpia botuese , “Naim Frashëri”, Tiranë 1970, f. 244)
Por Aqif Kashahu nuk kishte qenë veçse një këpucar, dhe ai nuk ishte bashkëpunëtor i fashizmit, përveçse nëse mund të quhej i tillë për faktin se ndonjë fashist kishte rregulluar këpucët tek ai. Po të kishte qenë për tregti, ishte Enver Hoxha ai që ishte tregtar i madh në krahasim me Aqif Kashahun, se Enver Hoxha mori nga fashizmi një licencë për tregti duhani, një gjë kjo shumë e lakmuar në atë kohë, kur duhani ishte monopol i shtetit dhe kur cigaret nuk mund të tregtoheshin në çdo dyqan si sot, por vetëm në dyqane të posaçme. Aqif Kashahu nuk u gjykua dhe dënua në Tiranë, siç thotë Enver Hoxha këtu, por në Gjirokastër. I vetmi faj i Aqif Kashahut ishte se ai e kishte denoncuar Enver Hoxhën si vjedhës, se Enver Hoxha e kishte zakon që të shkonte në dyqanin e tij kinse kishte për të rregulluar këpucët dhe merrte në vend të këpucëve të tij, këpucë të shtrenjta, që u përkisnin të tjerëve. Ismail Kadare, i cili e dinte mirë urrejtjen që kishte Enver Hoxha ndaj Aqif Kashahut, e bëri këtë të fundit personazh të romanit të vet dhe madje e poshtëroi rëndë. Madje Kadare shkoi deri atje sa në roman të fyente edhe nënën e Aqif Kashahut, e cila jetoi edhe për shumë kohë pas pushkatimit të djalit, me dhimbjen për të. Në roman Kadare rrëfen se nëna e Aqif Kashahut pa natën dashnorin e mbesës së saj, i cili po dilte nga pusi i shtëpisë së Kashahëve, ku kishte kërkuar kufomën e së dashurës:
“Mirëpo nëna shurdhe e Aqif Kashahut, e cila nuk flinte kurrë natën, betohej se e kishte parë me sy njeriun që kishte dalë ndaj të gdhirë nga pusi i tyre. (Në qoftë se nuk e gjej atëherë do të zbres në skëterrë). Nëna e Aqif Kashahut i kishte folur dhe më e çuditshmja është se ai i qe përgjigjur, mirëpo ajo qe shurdhe dhe s’ kishte dëgjuar asgjë”. (Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 159)
Nëna e Aqif Kashahut vërtet nuk bënte gjumë natën, por nga dhimbja e pushkatimit të djalit, trupin e të cilit nuk ia dhanë dhe madje nuk është gjetur ende, me sa di unë. Atëherë thuhej se Subi Bakiri, prokurori të cilin Enver Hoxha e shpërbleu duke i vënë emrin e tij stadiumit të Gjirokastrës, kishte urdhëruar që trupi i “armikut” Aqif Kashahu të hidhej në një pus. Prandaj thuhej se njerëzit e Aqifit kërkonin natën nëpër puset e braktisura. Tash këtë histori e mori Kadare, e tjetërsoi dhe e bëri sikur Aqif Kashahu mbyti vajzën e vet në pus. Kjo ishte metoda që Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhës e quante legjendim për të tjetërsuar të vërtetën e krimeve të tij.
Ismail Kadarenë e ndjek pas fantazma e Aqif Kashahut siç ndjek fantazma e Bankos Makbethin tek tragjedia e Shekspirit. Prandaj, Kadare, ashtu si Makbethi, kërkon ta marrë me të mirë fantazmën, ta mashtrojë atë, duke e çuar Aqif Kashahun në parlamentin e vitit 1924, me armë në dorë, në krah të Nolit. Por ku është lidhja mes Lulzim Bashës dhe Aqif Kashahut? Është interesante se Ismail Kadare i kërkoi Lulzim Bashës, praktikisht që të ndërpresë karrierën e tij politike me një dorëheqje në moshën 37 vjeç, aq sa ishte Aqif Kashahu kur u pushkatua. Mosha e Lulzim Bashës ka bërë që në subkonshin e Kadaresë të bëhet lidhja mes Bashës e Kashahut, dhe Kadare të kërkojë që ta asgjësojë Bashën politikisht. Do të ishte më mirë që Ismail Kadare të bënte një sprovë tjetër letrare, t’ i shkruante një letër Aqif Kashahut të vdekur dhe t’ i shpjegonte se përse i ka bërë ato që ka bërë ndaj tij dhe t’ i kërkonte ndjesë.
kastriotmyftaraj@sot.com.alQuesto indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Kadare - tipik imitimi i hitlerizmit - Abdi Baleta
ImazhImazhImazh

Abdi Baleta kundër Ismail Kadaresë

Abdi Baleta

Të dashur lexues,

Deri sot, nuk kisha kurrfarë oreksi për të shkruar për zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri. E kisha fjetur mendjen se ato që kisha me thënë i kisha shkruar në dy artikujt e datave 20 dhe 23 prill 2011, nën titujt “Përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare” dhe “Arvizu, ambasadori dinjitoz i një vendi të madh”. Qysh prej një muaji, sidomos pas fillimit të numërimit të votave të hedhura nëpër kutira më 8 maj, përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare është zgjeruar dhe ka peshuar gjithnjë e më rëndë në skenën politiko-zgjedhore të Shqipërisë. Kurse roli i ambasadorit shumë të nderuar amerikan, Arvizu, dhe i dy kolegëve të tij, përfaqësuesit të OSBE-së, Volfart dhe i përfaqësuesit të KE-së, Sekui, ka qenë vendimtar për ta mbajtur procesin zgjedhor në kufijtë e një politike të kontrollueshme dhe për të shmangur rrjedhojat tejet të dëmshme që i dëshirojnë për Shqipërinë forcat politike rrënuese në Shqipëri dhe disa politika të huaja e mjedise mafiozo-masonike ndërkombëtare, që hedhin gurin e fshehin dorën.

Pas analizave që paraqita në dy shkrimet e mësipërme më tërhoqën më shumë veprimtari të tjera politike. U angazhova në përurimet e tri librave me shumë vlerë të zotëri Sabri Maxhuni-Novosellës në Tiranë e në Prishtinë. U mora me përgatitjet për botim të librit tim “Jo, plebishitit venizellist”, që u shtyp në Prishtinë nën kujdesin e zotëri Novosellës dhe tani po shpërndahet në Kosovë e në Tiranë. Fushata zgjedhore në Shqipëri ishte një rutinë e njohur, e bezdisshme. E kam ndjekur sa për të qenë në dijeni të zhvillimeve në vijat e tyre kryesore dhe, si shumë shqiptarë të tjerë, pa kurrfarë emocionesh. Dëshira ime kryesore ishte që të kalonin sa më shpejt ditët, të mbylleshin procedurat dhe të përfundonin zhurmat e kota marramendëse, sidomos ato që bënin “analistët e opinionistët” në ekranet televizive. Nuk besoja se do të kishte ndonjë ndodhi që të më detyronte të shkruaja. Por, nuk ishte e thënë të mbetesha deri në fund në pozitën e vëzhguesit të qetë, që nuk ngacmohet nga zhvillimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, siç ia kisha imponuar vetes deri në mbrëmjen e datës 21 maj 2011.


“Dita e fundit të botës” në Amerikë dhe “kolapsi kadarean” në Shqipëri

Data e 21 majit 2011 ishte shpallur nga një shoqatë e çuditshme fetaro-biblike në SHBA si “dita e fundit të botës”. Në ekranet televizive kishim parë paradën e organizuar nga kjo shoqatë në qytetin e Nju Jorkut, disa ditë para se të vinte “fundi i botës”. Më 20 maj “Financial Times” kishte botuar një shkrim me titull “Henri Kisinxheri flet me Simon Shema”, ku bëhej fjalë për librin e Kisinxherit “Mbi Kinën”. Shkrimi mbyllej me fjalitë sarkastike: “Rreth e rrotull Amerikës këto ditë janë shfaqur pllakate biblike që njoftojnë se bota do të marrë fund një herë e përgjithmonë më datën 21 maj 2011. Në qoftë se ata kanë të drejtë ju nuk do ta lexoni dot këtë shkrim. Por në qoftë se ka të drejtë Kisinxheri ata mund të kenë rastin për ta shtyrë pakëz datën. Mos thoni se historia dhe Henri Kisinxheri nuk ju paralajmëruan”.

Sikurse shihet arritëm ta lexonim shkrimin mbi librin e Kisinxherit, pa mbetur të çuditur që ndodhi kështu. Nuk e kishim besuar se do të ndodhte ai “kijameti i madh” i paralajmëruar në Amerikë. Më shumë u habitëm që pikërisht më 21 maj 2011, disa orë para se të mbyllej “dita e fundit të botës” në Amerikë (në matjen kohore midis Tiranës e Nju Jorkut ka një ndryshim prej 6 orësh) dëgjuam se një “kijamet i vogël” mund të ndodhë në Shqipëri. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pikërisht më 21 maj 2011, kishte lëshuar alarmin se “Shqipëria e kombi shqiptar po hynin në kolaps”.

Gjithë mbasditën dhe mbrëmjen e datës 21 maj 2001 i kalova në një zijafet gazmor me të afërm e miq, diku në periferinë e Tiranës, pa ia hedhur sytë ndonjë ekrani televiziv. Kur mbaroi dhe atmosfera e gëzueshme dy të afërm të mi m’u afruan dhe me njëfarë shqetësimi më thanë se shkrimtari Ismail Kadare i kishte dërguar “një letër të fortë” kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë , Lulëzim Bashës dhe i kërkonte të tërhiqte kandidaturën e tij dhe t’ia linte edhe një herë kryetarllëkun e Tiranës Edi Ramës. Të afërmit e mi dyshonin se mos ky veprim ishte ndonjë inskenim më i gjerë ndërkombëtar, që po kurdisej nëpërmjet Kadaresë, dhe shqetësoheshin se mos kandidati Basha do të lëshonte pe para këtij inskenimi. Unë shpreha mendimin se Basha e ka të pamundur të bëjë një gjë të tillë, pavarësisht se kush mund të qëndrojë prapa këtij inskenimi, sepse tërheqja do të ketë rrjedhoja shumë të rënda për profilin dhe karrierën politike, ende fillestare të Bashës, për forcën politike që përfaqëson dhe për më shumë se gjysmën e zgjedhësve në Tiranë e në mbarë Shqipërinë.

Gjatë kthimit drejt Tiranës një miku im më dha disa hollësira më tepër për lajmin që kishte gjëmuar nga ekranet televizive. Mikut tim, me pikpëpamje të ndryshme politike nga të miat, u detyrova t’i bëja një reagim të parë me fjalët: “Ky qëndrim i Kadaresë më neverit. Ky njeri e ka tepruar shumë herë me politikanizma që u ngacmojnë nervat shumë shqiptarëve. Kësaj radhe mendoj se ka bërë gjënë më të rëndë, që nuk i lejohet askujt ta bëjë. Nëse kishte vërtetë dëshirë që ngërçi zgjedhor për Tiranën të zgjidhej me tërheqjen e njërit prej kandidatëve, ai këtë këshillë dhe kërkesë duhej t’ia bënte Edi Ramës, jo Lulzim Bashës”.

Kureshtjen e kisha të madhe, sidomos për zgjedhjen që kishte bërë Kadareja: pse tërheqjen e kandidaturës ia këshillonte dhe ia kërkonte Bashës, dhe jo Ramës, sikurse më dukej mua më e logjikshme ta bënte. Prandaj, më 22 maj në mëngjes puna e parë që bëra ishte të gjeja e të lexoja tekstin e letrës kadareane në gazetat e ditës.

Edhe pse afati i tmerrshëm për “fundin e botës” ishte kapërcyer në Amerikë, letra e Kadaresë po paralajmëronte një zhvillim apokaliptik për Shqipërinë, ndoshta dhe për Ballkanin e Europën, nëse Edi Ramës nuk i lihej për të katërtën herë kryetarllëku bashkiak i Tiranës. Letra e Kadaresë m’u duk shumë ngacamane jo vetëm ndaj Bashës, por ndaj të paktën gjysmës së zgjedhësve që kishin votuar në Tiranë, ndaj gjysmës së popullit shqiptar. Mbase dhe më shumë. Letra m’u duk shumë provokuese, e palogjikshme, intriguese, megallomane në kulm, arrogante e cinike sa nuk ka ku të vejë më. Dhe mbi të gjitha ishte për Kadarenë më vetëdemaskuese se sa e kisha menduar. Njëfarë miklimi cinik ndaj Bashës shoqërohej aty për aty me paralajmërime për pasoja të pallogaritshme që do të sjellë për Shqipërinë mostërheqja e kandidaturës së tij. Basha shpallej paraprakisht, pa të drejtë apelimi, si fajtori i vetëm i këtyre pasojave.

Për mua paralajmërimet apokaliptike të Kadaresë për izolim të shqiptarëve nga Europa, janë gjithmonë zbavitëse, madje qetësuese. Sa herë që ai ka lëshuar mesazhe të tilla, ka ndodhur e kundërta: Europa ka bërë gjeste pranimi ndaj shqiptarëve. Por ndërsa mesazhe të tilla më rrisin qetësinë, ato njëkohësisht më shtojnë neverinë ndaj tyre.

Këto janë ndjesi të mia personale, që dua t’i shpreh dhe publikisht. Nuk i shkruaj që i nderuari lexues të ndikohet prej tyre. Rëndësi këtu nuk ka aq shumë shpalosja e ndjesive personale, por gjykimi politologjik mbi letrën e Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës, sepse kjo letër përbën tashmë një ekzemplar të rrallë të keqpërdorimit të famës si shkrimtar, si mbartës i gjithfarë titujsh, nga një shqiptar, për të imponuar një politikë të caktuar, prapa kurrizit të popullit shqiptar, nëpërmjet metodash aspak demokratike, nëpërmjet qëndrimesh absurde, nëpërmjet marifetesh e batakçillëqesh të neveritshme. Aq shumë e ka mbushur kupën e provokimit politik Ismail Kadareja me këtë letër sa dhe në gazetën “55”, të Fahri Balliut, mikut të tij më të përulur e ditirambistit të tij më zhurmues, në mëngjezin e datës 22 maj 2011 binte në sy kryetitulli në faqen e parë “Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar”. Këtë shkrim nuk e nënshkruante vetë drejtori i gazetës, miku i madh i Kadaresë Fahri Balliu, siç kishte bërë një ditë më parë me një artikull fshikullues për Presidentin Topi, që aksidentalisht rezultoi se kishte votuar për Edi Ramën. Por, gjithsesi, tashmë Kadareja ishte bërë i pambrojtshëm dhe për ithtarët e tij më fanatikë.

Duhet një arsye e fortë që dikush, për më tepër një personalitet si Ismail Kadareja, t’i bëjë thirrje publike në çastet e fundit të numërimit të votave njërit prej dy kandidatëve për kryetar bashkie i Tiranës të braktisë garën, për t’i lënë rrugën të lirë drejt fitores rivalit të tij. Duhej një arsye tepër e fortë që Kadareja të vinte gishtin pikërisht mbi kandidatin e PD-së, Lulzim Basha, për t’u tërhequr nga gara në favor të Edi Ramës. Kadareja është përpjekur shumë me imagjinatën e tij prej shkrimtari të rendisë disa arsye për hapin e tij të pashembullt e të pakuptimtë që zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës t’i katandisë thjesht në një pazarllëk mjeran midis dy individësh (as midis dy forcave poltike që i kanë propozuar ata), duke nëpërkëmbur kështu një proces zgjedhor të gjatë, të mundimshëm, të tensionuar para e gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimeve gjatë numërimit të votave. Zhvleftësim të një procesi zgjedhor si ky që propozoi Ismail Kadareja nuk kishim parë deri tani në Shqipëri.


Të gjitha “arsyet” që ka renditur Kadareja janë rrjedhojë e “mosarsyes” flagrante në arsyetimet që ai ka bërë:

Së pari, Kadareja pretendon se për shkak të zgjedhjeve në Tiranë “është gjendur në kolaps të papritur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”. Kadareja fryn qëllimisht tej mase vështirësitë e krijuara nga veprimet e dhunshme të Partisë Socialiste, pa i qortuar fare këto veprime, që të detyrojë kandidatin Basha të lëkundet në pozicionin e tij politik dhe të kapitullojë nga frika para Edi Ramës. Nuk pi ujë manovra hipokrite e Kadaresë se ai këtë veprim po e ndërmerr në “interes të Shqipërisë”, si shkrimtar (“i madh” thonë disa pa pushim) që është.

Së dyti, Kadareja shpreh si “parandjenjë” të keqe se “ky kolaps do të trondisë demokracinë e jetën e brendshme në Shqipëri dhe do të çojë në izolim të ri të vendit”. Dhe përsëri shpëtim nga kjo gjëmë, sipas Kadaresë, qenka vetëm kapitullimi personal i Lulzim Bashës para ambicjes së pakufizuar të Edi Ramës për të mbetur kryetar bashkie. Por Kadareja nuk jep asnjë argument pse lënia e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës nuk do të çoka në izolimin e Shqipërisë (!). Duke parë se çfarë ka bërë dhe me sa arrogancë politike është sjellë Rama deri tani, Europa e Amerika mund të zemërohen me Shqipërinë e me shqiptarët më shumë po të qëndrojë Rama si kryetar bashkie në Tiranë.

Kadareja nuk e thotë shprehimisht, po e lë të nënkuptohet lehtësisht, se po t’i hiqet kryeparllëku i Tiranës, Edi Rama është “njaj sherrxhi” në krye të “njatyne sherrxhijsh” që mund ta bëjnë Shqipërinë lesh e li, si në mbasditen e 21 janarit 2011, apo si në pranverën e vitit 1997. Thirrja e Kadaresë është: lereni bashkinë e Tiranës që të mos hani shpinës dajakët e Ramës. Erion Braçe nuk di më as vetë çfarë marrëzish nxjerr nga goja para kamerave televizive, aq sa ambasadori amerikan u detyrua ta këshillonte publikisht Braçen “të pushojë”. Në anglisht ambasadori ka përdorur sigurisht termin që ka kuptimin “të çlodhet” dhe që në shqip u përkthye krejt korrekt “të pushojë”. Por termi shqip ka dhe avantazhin se do të thotë njëkohësisht “të mbyllë gojën”. Kot të besohet se Braçja mund të mbyllë gojën, apo të kuptojë nuancën diplomatike të shprehjes angleze “he needs some rest” (ka nevojë të çlodhet pak). Çlodhje për Braçen, apo për një tufë zonjash të reja që kanë formuar një korr politik soc-ramist, është të çirren me nota sa më të larta para kamerave televizive për të kënduar marshet funebre të demokracisë zgjedhore në “Shqipërinë e gomave të djegura”.

Është vetë Rama që vazhdimisht i ka ashpërsuar termat për të mobilizuar falangat e tij zjarrvënëse e tymlëshuese. Ai nuk flet më për “tubime paqsore”, për “manifestime të autorizuara”, sipas ligjit. Përkrahësit e tij shpallin se kanë kaluar tashmë në fazën e “mosbindjes civile”, dhe kjo sipas tyre u dhënka të drejtën e plotë të bëjnë çfarë t’u shkrepet në kokë, të mos respektojnë më asnjë ligj, madje kërkojnë që mekanizmat shtetërorë, mbrojtës të ligjit, të heqin dorë nga zbatimi i ligjit, dhe nga vetë funksionet e tyre, meqenëse ndodhen para “mosbindjes civile”, ndryshe “anarkisë së shenjtëruar socialiste”. Ata “mosbindjen civile” e kuptojnë dhe e interpretojnë mbrapsht, si “detyrim të shtetit dhe të ligjit të kapitullojnë para mosbindjes ndaj shtetit e ligjit”, para shkelësve të ligjit. Ata synojnë të krijojnë kaosin e plotë shoqëror, që të arrijnë qëllimin e tyre për të shtënë në dorë pushtetin shtetëror, vendor e qendror. Është një imitim pikë për pikë dhe hap pas hapi i hitlerizmit. Idhtarë të kësaj “demokracie” të mos bindjes ndaj ligjit dalin dhe dy intelektualët tanë të njohur që mbajnë titullin “Nderi i kombit”, Rexhep Qosja e Ismail Kadareja.

Më 21 janar 2001 Edi Rama zëvendësoi termat “manifestime” e “protesta” me termin më luftarak “demonstrata të pakontrollueshme”, që dihet se çfarë rezultati sollën. Tani ka hequr dorë dhe nga kjo terminologji dhe flet për “revoltë popullore”, që është sinonim i termit “kryengritje”. Madje ka qenë një intelektual amerikano-shqiptar (i brezit të tretë në Amerikë) që ka zbuluar në një mesazh drejtuar ambasadorit amerikan se po të mos mbetet Rama kryetar bashkie i Tiranës, në Shqipëri do të ketë kryengritje. Ka qenë Rexhep Qosja që në shkrimet e tij ka predikuar vazhdimisht kryengritje në Shqipëri që të mbetet Rama në fuqi e të marrë edhe më shumë fuqi. Rexhepi ka qortuar rëndë dhe vetë Ramën se nuk po tregohet sa duhet revolucionar dhe i vendosur që nuk po shpërthen “revolucionin e dytë të vonuar demokratik” në shkallë të gjerë. Ramën po e qortojnë dhe disa ngatërrestarë të rëndomtë në shtypin shqiptar, spiunologë “demokratë”, se po humb kohën me llafe, në vend që të hidhet furishëm në veprime më radikale.

Dhe më në fund u shfaq vetë “shenjtëria e intelektualizmës shqiptare”, Ismail Kadareja, të merrte rolin e korifeut në krye të gjithë këtij kori britës-kryengritës. Me “mosarsyen” e arsyetimeve të tij Kadareja synon t’u imponojë shqiptarëve mendimin, se largimi i Edi Ramës nga kolltuku i kryetarit të bashkisë së Tiranës do të jetë gjëmë e madhe për tërë kombin shqiptar. Kadareja përpiqet t’i lemerisë shqiptarët me “izolim të ri ndërkombëtar”, në rast se Edi Rama largohet nga bashkia. Kadareja bëhet përçues i fatalitetit se nuk ka forcë që tund Edi Ramën nga bashkia, pa ndodhur një katrahurë në Shqipëri. Pra, e thënë shprehimisht, Kadareja i shtyn shqiptarët drejt zgjedhjes së vështirë “o Edi Rama në bashki, o Shqipëria shkrumb e hi”, sipas motos së “revolucionarëve” të qershorit të vitit 1924, “o ne në fuqi, o Shqipëria pluhur e hi”.

Kurse faktet dëshmojnë se faktorët ndërkombëtarë, më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk e shohin kështu procesin zgjedhor dhe nuk bëjnë paralajmërime për ndonjë kërcënim apokaliptik, apo që Shqipëria të bjerë në izolim ndërkombëtar më të fortë. Ata vetëm kujtojnë se gjendja që është krijuar në Shqipëri do të ndikojë për keq në ritmet e veprimeve praktike për integrimin europian. Faktorët ndërkombëtarë kanë dhënë mjaft shenja se më tepër përgjegjës për krijimin e kësaj situate ata konsiderojnë Edi Ramën e PS-në dhe asnjëherë nuk kanë aluduar se mund t’i bjerë barra kandidatit Lulzim Basha të bëjë sakrifica politike për të shpëtuar zhvillimet në Shqipëri.

Qëndrimi i “çuditshëm” i Kadaresë mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra:

a. Nuk e frenon dot më imagjinatën trilluese (si shkrimtar që është) për të prodhuar diçka në mbështetje të politikës së Edi Ramës.

b. Është nën trysninë e fortë të mjediseve të caktuara politike e masonike të huaja për të bërë një gjest të fundit të dëshpëruar në mbështetje të Edi Ramës. Dihet se kur Berisha në fillim të qeverisjes, pas fitores në vitin 2005, lëshoi shumë bubullima kundër Edi Raëms në Shqipëri, ia behu Xhorxh Sorosi, dhe bubullimat u rralluan e heshtën. Më vonë është bërë një vizitë e drejtuesit të loxhës masonike franceze “Orienti i Madh”, që gjithashtu u përputh në kohë me një tjetër fushatë sulmesh kundër Ramës, fushatë që përsëri u fashit pas kësaj vizite.

Së treti, Kadareja lëshon edhe një herë spekulimin frikësues se “izolimi i ri do të jetë fatal për dy shtetet shqiptare në Ballkan”. Kështu ka bërë dhe herë të tjera Kadareja. Pas ngjarjeve të 17-18 marsit 2004 në Kosovë ai u vërsul me mallkime e akuza kundër shqiptarëve dhe i paralajmëroi se kishin humbur gjithë simpatinë që kishin fituar në botë; se pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare do të braktiste përfundimisht Kosovën dhe nuk do të çante më kokën për shqiptarët. Kurse zhvillimet treguan të kundërtën: pikërisht pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen më të madhe Kosovës dhe në vitin 2008 Kosova u njoh si shtet i pavarur. Prandaj nuk mund të bëjnë ndonjë përshtypje të madhe drithëruese gjëmat që parasheh Kadareja. Kadareja e ka humbur bastin atëherë, siç e kishte humbur kur hidhte fallin e lig se Europa nuk do të pyeste më për Shqipërinë pas pranimit të saj në Konferencën Islamike etj. Kanë dalë qesharake fallet tij për “izolime të reja” të Shqipërisë, sa herë zhvillimet në Shqipëri, ose për çështje shqiptare, nuk kanë qenë sipas midesë së Kadaresë, ose sipas orekseve të mjediseve europiane ku Kadareja ka gjetur azil shpirtëror e mendor, pasi braktisi Shqipërinë.

Por edhe sikur të pranojmë për një çast se ka diçka racionale në parandjenjat e parashikimet alarmuese të Kadaresë të shprehura në letrën dërguar Lulzim Bashës, përsëri nuk ka logjikë të shëndoshë që shpëtimi u dashka kërkuar pikërisht në kapitullimin e Lulzim Bashës para Edi Ramës dhe jo në një zgjidhje të problemit sipas ligjeve e procedurave ligjore, që mund të jetë fare natyrshëm njohja nga Edi Rama të humbjes së tij në përballjen me Bashën. Pse Kadareja nuk e vë fare në llogaritë e tij politike këtë mundësi në ato “arsyet e mosarsyes” së arsyetimeve të tij? Sepse Kadareja ka vetëm një pikësynim, ose një detyrë për të bërë: të kërkojë dhe të mbështesë fitoren e Ramës me çdo kusht, edhe jashtë një procesi normal ligjor, jashtë normave e procedurave ligjore.

Për të mbështetur fitoren e Ramës në rrugë jashtëligjore Kadaresë i duhet të sajojë sa më shumë skena e skenarë apokaliptikë, në emër të imagjinatës pjellore të shkrimtarit. Këtë është munduar të bëjë Kadareja me letrën dërguar Lulzim Bashës, që në fakt është një “kërkesë ultimative” për kapitullim para Edi Ramës. Po të mos ishte ky synimi i Kadaresë, ai me arsyen më të zakonshme qytetare, jashtë ndikimit të mosarsyeve politike, këshillat dhe kërkesën e tij për t’u tërhequr nga gara duhej t’ia kishte drejtuar Edi Ramës.

Kadareja mund t’i thoshte fare mirë, krejt njerëzisht Edit: Je zgjedhur tri herë radhazi kryetar i bashkisë së Tiranës, duke qëndruar si askush tjetër 10 vjet pa ndërprerje në këtë post. Ky qëndrim kaq i gjatë të ka velur, të ka konsumuar. Nuk të ka mbetur më imagjinatë e pasion për të sjellë risi në këtë punë. Edhe njerëzve u bëhet e mërzitshme të shohin kaq gjatë të njëjtin kryetar, me të njëjtat shprehi, me të njëjtat vese, me të njëjtat mendësi, me të njëjtat gjeste ekstravagante, me të njëjtat teka të papërshtatshme për një kryetar bashkie, i cili vetëm përsërit vetveten. Prandaj, është për të mirën tënde, të Tiranës e të gjithë Shqipërisë (ndoshta dhe të dy shteteve shqiptare për të cilët Kadareja ka filluar të mendojë shumë e të flasë shpesh). Mbi të gjitha largimi yt nga kryesimi i bashkisë do t’i bënte mirë Partisë Socialiste, sepse do të përqëndroheshe në drejtimin e saj. Është e lodhshme për cilindo të mbajë dy kunguj të mëdhenj e të rëndë në një sqetull, të jetë kryetar i bashkisë më të madhe, sa një e katërta e krejt popullsisë së Shqipërisë, dhe i Partisë Socialiste që rivalizon me PD-në për pushtetin qendror. Është e pakuptimtë që i njëjti njeri të punojë me kohë të pakufizuar si kryetar partie dhe me kohë të pamjaftueshme si kryetar bashkie.

Pra, gjëja më e arsyeshme do të ishte që Kadareja sugjerimin për tërheqje nga gara t’ia bënte Edi Ramës, i cili do të largohej dhe me kryet lart, se nuk kishte pësuar ndonjë disfatë shkatërruese, pas 10 vite kryetarllëku, që gjithsesi e konsumojnë tepër njeriun dhe profilin e tij politik. Kadareja mund t’i thoshte Edit: lere tani atë punë se po e mbyll me nder, po del para partisë tënde se pësove një humbje tejet të ngushtë dhe se nuk je politikan që kapesh patjetër me thonj e me dhëmbë pas karriges së një kryetari.

Mirëpo në letrën e Kadaresë nuk gjejmë gjëkundi as shenjën më të vogël të arsyetimeve të tilla. Përkundrazi letra është dërguar, siç ka shkruar me të drejtë këtë here gazeta “55” në adresë të gabuar, i është drejtuar Lulzim Bashës, sepse si duket, Kadareja ëndërron në mendjen e tij që Edi Rama të qëndrojë në kolltukun e kryetarit të bashkisë së Tiranës, aq kohë sa të barazojë, ose të thyejë rekordin 18-vjeçar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Lluzhkov, i cili u shkarkua para disa muajsh me motivacionin “ka humbur besimin e presidentit të Rusisë Medvediev”. Në fakt mëkati i tij i madh ishte se kishte monopolizuar korrupsionin në kryeqytetin rus.

Kadareja ka bërë gjënë më të lehtë për të nxjerrë “kombin e dy shtetet shqiptare” nga “kolapsi” i krijuar prej zgjedhjeve në Tiranë: ai ka kërkuar të ikë vetëm ai që ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit dhe e lë kryetarin që është të vegjetojë edhe më tej në atë kolltuk. Kjo s’ka ku të rrijë, kur një “shkrimtar i madh” arsyeton kështu. I kërkon të japë dorëheqjen atij që nuk ka se nga çfarë të heqë dorë, dhe nuk e shtyn drejt dorëheqjes atë që i ka kaluar koha për të lënë postin. Kjo do të thotë se “shkrimtari i madh” më shumë po sillet si “sekser i vogël pushteti”, si “avokat arbitrariteti”, jo si “këshilltar shteti” dhe “ndriçues mileti”.

Kadareja nuk flet fare për shkaqet e shkaktarët e vërtetë të atij “kolapsit” të tmerrshëm nga ku do të nxjerrë kombin e “dy shtetet shqiptarë”. Rama në arsyetimet e Kadaresë nuk figuron gjëkundi. Protagonist i “kolapsit” është një figurë e vetme politike, Lulzim Basha, meqenëse ia pruri shumë ngushtë Ramës në këto zgjedhje, ndryshe nga sa kishin bërë kandidatë të tjerë të PD-së në tri zgjedhjet e mëparshme.

Prandaj Kadareja i është vërsulur me një egërsi të madhe Lulzim Bashës, duke i shkruar: “Si politikan dhe si zyrtar, ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj sesa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapshti”.

Këto janë letrarizma të kota që maskojnë keq një politikanizëm pështirosës. Këtu megallomania intelektualiste, tërbimi akuzator, provokimi politik, ligësia shpirtërore e Kadaresë ndaj Lulzim Bashës ka kaluar dhe imagjinatën e lejueshme letrare, ka përfunduar në dalldi të mbrapshtë politike të Kadaresë. Ky po i thotë Bashës: ose bëj si po të urdhëroj unë “shkrimtari i madh” (në fakt sekseri politik i rëndomtë) ose gijotinën ta kam bërë gati dhe mallkimi im kadarean do të të ndjekë, edhe kur të mos jetosh më. Të tilla histori u kanë ndodhur politikanëve shqiptarë në të shkuarën. Por nuk mendojmë se Basha është aq frikacak sa t’i marrë seriozisht këto mallkime e kërcënime të Kadaresë, që patjetër nuk janë vetëm të Kadaresë. Besojmë se Basha e kupton aq gjë se kapitullimi para ultimatumit kadarean e “varros për së gjalli” politikisht.

Basha, dhe gjithkush që nuk mendon si Kadareja, ka të drejtën dhe duhet të pyesë: po Edi Ramës i ka hedhur ndonjëherë ndonjë fjalë të kësaj natyre Kadareja?! Pse vetëm Basha qenka shkaktari potencial i ciklonit “për t’i mbyllur kombit rrugën e përparimit”, kur përditë shohim se këtë rrugë përpiqet t’ia mbyllë pikërisht Edi Rama? Ka sy në ballë Kadareja të shohë se çfarë bëhet në Shqipëri? Ka veshë të dëgjojë Kadareja ulërimat e Edi Ramës për të futur vendin në luftë civile, sa herë që nuk pranohet ndonjë tekë e tij kryeneçe?

Për shpëtimin e trupit, të shpirtit e të emrit të Bashës, Kadareja me shumë “dhimbsuri” ka gjetur një mjet magjik kur shkruan: “do t’ju propozoj një gjest, që sot për sot, është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”. Bravo Kadare, kandidati i përjetshëm për çmimin “Nobel” në letërsi, që një politikani të ri përpiqesh t’i fusësh tmerrin, ta bësh të braktisë idealin politik, qysh në të parën betejë të tij serioze, pikërisht në çastet e mbrame të betejës, kur ai është dhe favorit për të fituar në rrugë ligjore. Kurse Ramës, një politikani problematik qysh prej 20 vitesh, që shkallaret e karrierës i ka ngjitur me mënyrat më të dyshimta, duke shfrytëzuar ose krijuar konjuktura të pështira politike, Kadareja nuk i sugjeron të bëjë asnjë “gjest të rrallë”, por e mbështet të vazhdojë gjestet e shëmtuara që ka bërë deri tani, vetëm që të qëndrojë në pushtet. Pas këtyre mendimeve të Kadaresë duhet shtruar pyetja: a kanë nevojë kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptarë për një “Nderi i Kombit” që të predikojë me mallkime e kërcënime gjeste të tilla çnderimi të politikanit?!

Kanë bërë mirë një numër intelektualësh që Bashës i kanë nisur mesazhin: “Mos dëgjo Kadarenë. Nuk është koha për gjeste kalorsiake. Vota duhet numëruar” (“Gazeta Shqiptare”, 22 maj 2011). Po Kadareja vet çfarë “gjesti kalorsiak” ka bërë”? Edhe sa kohë do të mburret me atë “ikjen në Francë” në prag të shpërthimit të zhvillimeve demokratike në Shqipëri? Por Ramës çfarë “gjesti kalorsiak” ka ndërmend t’i rekomandojë? Të përsërisë tentativën për grusht shteti të 21 janarit 2011? Të vazhdojë të prodhojë tym të zi në politikën shqiptare, që të mos dalin të tjerë si Basha e ta rivalizojnë në votim? Apo të kthejë gjithë anëtarsinë dhe elektoratin e Partisë Socialiste në forca paramilitare që të bllokojnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë, të nxijnë qiellin shqiptar, duke djegur goma makinash, të rrahin e të plagosin policët që kryejnë shërbimin e tyre, në pritje të ndonjë të vrari tjetër, për të shtuar radhët e “dëshmorëve” të soc-ramistave?! Çfarë ka për të thënë Kadareja për këto? Nuk mundi të heshtë më gjatë edhe gazeta e mikut të tij, Fahri Balliut, për faktin se Kadareja në komentet e tij për ngjarjet e 21 janarit 2011 faktikisht u radhit në krahun e avokatëve politikë e intelektualë të grushtit të shtetit.

“Arsyet e mosarsyes” në arsyetimet e tij Kadareja ka mundur t’i mbështesë vetëm mbi një “argument”, duke shkruar me një logjikë absurde dhe në formë perfide e cinike në përmbajtje: “Propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush (d. m. th. si Bashës dhe Ramës), por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, se për tjetrin, që është shef i opozitës”. Sa mirë e paska përvetësuar atje në mërgim Kadraeja metodologjinë cinike të disa mjediseve europiane, që në vend të përkrahjes së të drejtës përballë të padrejtës, të kërkojnë zgjidhjen e kontestimit në dëm të palës që nuk e kanë për zemër dhe në dobi të pamerituar të palës që u pëlqen. Nuk u bëjnë nder shqiptarëve të tillë “shkrimtarë të mëdhenj” që shkasin në meskinitete kaq të pahijshme.

Kadareja nuk e ka të qartë një gjë të njohur (ose qëllimisht hesht për të) se Rama ka 17 vjet që është në pushtet, si ministër e kryetar bashkie. Ka qenë kryetar i shoqatave të pushtetit lokal socialist. Ka një polici bashkiake që e përdor kundër policisë së ruajtjes së rendit. Rama kryeson një pushtet paralel në Shqipëri, madje synon të veprojë me gjithë strukturat e tij partiake dhe si shtet paralel. Nëse Kadareja shqetësohet vërtetë për stabilitetin e shtetit e të shoqërisë shqiptare duhet të kuptojë se kundërvënia e pushtetit të Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama, ndaj pushtetit qendror, të drejtuar nga Sali Berisha, i ka shkaktuar probleme shumë të rënda shtetit shqiptar. E mira e do që sa më parë midis pushtetit të Tiranës dhe pushtetit qëndror të vendosen harmonia e bashkëpunimi dhe kjo mund të arrihet nëse Basha bëhet kryetar bashkie. Por këtë Kadareja nuk e do. Ai mbështet Ramën që të mos stabilizohet Tirana, siç mbështet Qosja Ramën që të mos stabilizohet Shqipëria.

Në letrën drejtuar Bashës del qartë se Ismail Kadareja nuk ka fare haber si ndërtohet shteti e pushteti në demokraci. Ai punën e ardhjes e të ikjes nga pushteti, të zgjedhjeve e të emërimeve në poste e percepton dhe e trajton me mendësitë e xhambazit. Por Kadareja sillet dhe si provokator në këtë rast. Rama e ka më të lehtë se Basha të tërhiqet, sepse është vetë shefi i opozitës (partisë e koalicionit të tij, ku nuk lejon kend të bëjë gëk apo mëk). Kurse Basha ka të tjerë mbi krye në partinë e pushtetin e shumicës, dhe duhet të pyesë ata më parë. Kurse Kadareja e nxit Bashën të rebelohet kundër udhëheqjes së tij partiake, d.m.th. kundër Berishës, duke e trembur me fjalë për lloj-lloj përgjegjësirash politike e historike; dhe duke i bërë dhe ndonjë ledhatim me gjuhë gjarpri para se t’i injektojë helmin mpirës.

Me atë arsyetimin që i drejtohet Bashës, Kadareja duhet t’i drejtohej Berishës e t’i thoshte: “tërhiqe kandidatin tënd dhe lëre edhe një herë të adhuruarin tim Rama të ulet në kolltukun e kryetarit të bashkisë”. Por si duket Kadareja nuk ka pas sukses pranë Berishës, as pranë ndërkombëtarëve për të siguruar funksionimin e kësaj skeme dhe ka provuar gurin e fundit, duke shpresuar se Basha mund të trembet nga kadareizmat dhe ia dredh Partisë Demokratike, Berishës e ndërkombëtarëve që e mbështesin. Sigurisht ky duhet të jetë një veprim i dëshpëruar i Kadaresë dhe i atyre që e shtyjnë. Para pak javësh ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, përmendi në një ekran televiziv se kishte pasur një darkë të këndshme me “shkrimtarin e madh” Kadare. Atëherë kjo darkë na u duk si “jashtë vendit e kuvendit”, si jashtë kohe, jashtë halleve politike të Shqipërisë. Nuk kishim si të dinim më shumë. Por me sa duket edhe darka të tilla Kadareja i kas pas në kuadër të veprimtarisë për të krijuar “atmosferë mbështetëse” ndërkombëtare që Basha të tërhiqej e Rama të mbetej.

Mëkati më i rëndë etiko-moral i Kadaresë është se përpiqet ta shtyjë Lulzim Bashnë të bëjë tradhtinë më të shëmtuar zgjedhore, të tradhtojë të gjithë atë elektorat të Tiranës që votoi për të, si asnjëherë tjetër në historinë e zgjedhjve në kryeqytet për një kandidat të PD-së.

Për nxitjen e Bashës drejt një tradhtie të tillë të shëmtuar (që vetë kandidati i mbështetur t’i hedhë me përbuzje në koshin e plehrave votat që u dhanë për të se kështu sugjeruaka “Kadareja i madh”) mund të bëhen plot komente. Por fatmirësisht vetë Lulzim Basha ka shpjeguar menjëherë pozicionin e tij në këtë pikë therëse: “Unë kam vendosur të respketoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor, duke u frymëzuar nga një qëndrim paqsor e qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e të paqes sociale. E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të përmbys zërin e mbi 124 000 qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar”. Turp për Kadarenë që edhe pas 20 vjetësh qëndrimi në Europë nuk paska kuptuar asgjë nga “abc-ja” e demokracisë dhe e tregon veten aq dështak, sa të ketë nevojë për leksione të tilla! E gjjthë përgjigja e Lulzim Bashës është korrekte, dinjitoze, e shkruar me përgjegjësi e saktësi dhe hedh poshtë “gjestet kalorsiake” të sugjeruara nga Kadareja dhe provokimet e bëra prej këtij që Basha të tradhtojë PD-në, Berishën, por mbi të gjitha zgjedhësit dhe të turpërojë veten për jetë.

Për të turbulluar gjykimin e Bashës e të tjerëve Kadareja ka spekuluar shëmtueshëm me historinë: “Desha t’ju kujtoj se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, më 1912 ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes, për gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europaine, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë. Mendoj se Shqipëria nuk duhet të harrojë këto shenja të mira të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është shtet tribal. Por shtet europian, demokratik, pjesë e familjes së emancipuar të kombeve”. I gjori “shkrimtari madh” që nuk e njeh si duhet historinë, as i punon mirë tashmë arsyeja për të gjykuar si duhet ndodhitë historike. Ai di vetëm të spekulojë, që “mjeranen historike” ta përshkruajë si “madhështoren e sotme pseudopolitike”.

Ismail Qemali ishte mbajtësi i flamurit për shpalljen zyrtare të pavarësisë dhe kryesuesi i qeverisë, por kjo nuk e bënte themeluesin e vetëm të shtetit shqiptar. Këtë shtet e themeluan shumë burra njëkohësisht, para Ismail Qemalit, bashkë me Ismail Qemalin dhe pas tij. Mjaft më me “folklorizma krahinariste” që keqpërdoren dhe për spekulime politike! Ka dhe të tjerë që i dinë punët. E vërteta është se “Shqipëria më 1913-14 nuk pati mundësi të konkretizohej si shtet”- siç ka vënë në dukje dhe tani vonë një profesor universiteti në Itali, Exhidio Ivetiç, në studimin e tij “Luftërat Ballkanike” (2006, botimi shqip 2008, fq. 157). Në atë kohë, që vetë Kadareja e ka emërtuar “Viti i mbrapshtë” (1914), nuk kishte kuptim të flisje për dorëheqje, siç nuk kishte dobi të flisje as për qeverisje. Ismail Qemali ishte dhe mbetet një figurë madhore, më shumë simbolike se pushtetore.

Kur ra qeveria e Vlorës nuk kishte asgjë madhështore, por vetëm një situatë mjerane. Ismail Qemali nuk dha kurrfarë dorëheqje, që mund të shërbejë për paralelizëm me dorëheqjet e sotme, sidomos me “pseudodorëheqjen” që kërkon Ismail Kadareja nga Lulzim Basha. Nëse Kadareja është i mahnitur prej “dorëheqjes së Ismail Qemalit” se paska themeluar institutin politiko-juridik të dorëheqjes në Shqipëri, le të bëjë përqasje me dorëheqjet e Fatos Nanos nga kryetar i Partisë Socialiste dhe nga posti i kryemnistrit, që i hapën rrugën e karrierës Edi Ramës dhe t’i rekomandojë Edit të ndjekë shembullin e paraardhësit të tij në krye të PS-së, në vend që të nanurisë Lulzim Bashën për “dorëheqjen e Ismail Qemalit”.

Por më parë Kadareja të përpiqet të mësojë për vete një rregull të artë se “zgjedhjet janë mënyra më e mirë jo për të ardhur në pushtet, por për t’u larguar me lezet nga pushteti”. Në qoftë se Kadareja vërtetë trembet nga “kolapsi” politik në Shqipëri, le të ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se zgjedhjet e sivjetme i japin rastin për ta lënë në mënyrën më të mirë një pushtet që nuk i shkon më në krye të bashkisë së Tiranës. Madje nuk është nevoja as për dorëheqje të Ramës, por të lihet të shkojë normalisht procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe të pranohet rezultati. Kadareja nuk i do të tilla zhvillime, prandaj përpiqet të impresionojë Bashën me “dorëheqjen” e Ismail Qemalit, që s’ishte fare dorëheqje, por një urdhër i 6 fuqive të mëdha që të ndryshonte qeverisja në Shqipëri, siç ka ndodhur edhe me largimin e Berishës nga pushteti më 1997. Është e pahijshme që shkrimtarët tanë të dëgjuar spekulojnë me Ismail Qemalin kur duan t’u kundërvihen politikanëve që nuk u pëlqejnë. Dritëro Agolli në vitin 1997 në një poemë të tij rebeluese ngrinte Ismail Qemalin nga varri që të trembte Sali Berishën. Ismail Kadareja tani i thërret sërish Ismail Qemalit të trembë Lulzim Bashën. Në vitin 1913 Mihal Grameno i thurrte elozhet më të mëdha Esat Pashtë Toptanit për luftën që kishte bërë në mbrojtje të Shkodrës dhe njëkohësisht e kërcënonte se po të mos ulte kryet para Ismail Qemalit do të damkosej si tradhtar. Ismail Kadareja tani, pas gati një shekulli, i bën ca përkëdheli bajate Lulzim Bashës që t’i kërcënohet se do të mbajë gjithë përgjegjësitë historike e politike në qoftë se nuk ul kokën para Edi Ramës.

http://www.botasot.info
10.VI.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Ismail Kadare - spiun dhe komunistë - Aktivë në Gjenocidin e Njerëzve të Kulturës - Fritz Radovani - 25.6.2011



O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!

Imazh

Fjala „qose“ në fjalorin e Gjuhës Shqipe shpjegohet: “Burrë që nuk ka qime në faqe dhe në mjekër…Fytyrë qoseje.“ (fq. 1618).
Shqiptari kur i ka thanë një burri “qose”, ia ka thanë të gjitha! Ndërsa ju, Rexhep Qosja, nuk di nga e keni trashigue mbiemnin, mbasi burrë shqiptar që i thotë vetes qose, as nuk kam njohë, as nuk kam ndigjue... Qosja mund të jetë mashkull, por “Burrë” jo!
Para pak ditësh keni shkrue një artikull: “Berisha, skenarist i gjenocidit”... Nuk e kam ndër mend me hy në mes të komunistëve për me nda “davatë” tueja...mbasi kur të “takoheni” në ndonjë kongres partije, me siguri do të përqafoheni si internacionalistë...me pikpamje të përbashkëta, dhe, në vesh, do t’i pëshpëritni shoqi – shoqit: “S’e kisha me ty!”... E vërteta ashtu asht! As ti, as ai, që i drejtoheni, “nuk dini çka asht GJENOCIDI!” Asnjeni nuk keni pasë fatin me e provue! Edhe hapjen e “Pavijonit të Gjenocidit” në vitin 1996, ti nuk e paske ditë...deri tashti!! Dhe tashti, mbasi ke pyetë veten: “...a po shoh mirë? A po shoh mirë apo më bëjnë sytë? I heq syzet, i fshij kujdesshëm, i vë prapë dhe ngrejë kokën e shikoj prapë televizionin: shoh prapë çka kisha parë pak më parë: PAVIJONI I GJENOCIDIT... unë e harrova gati plotësisht çështjen e "gjenocidit", që shqiptarët paskan bërë ndaj vetvetes në kohën e komunizmit...” Atëherë edhe ishe kujtue se hapja e atij pavjoni asht për “biznes”, se shpejt po fillojnë me shkue edhe turistët vizitorë në Tiranë. Edhe kjo asht një tjeter e vertetë. Kryesore sot për ju asht interesimi i madh që “akademikët shqiptarë” kanë për biznesin. Aq je marrë mendësh nga turizmi, sa ke harrue fare “çeshtjen e gjenocidit”, “...që shqiptarët paskan bërë ndaj vetvetes në kohën e komunizmit...” Prej “Qoses” njeriu pret gjithëshka! “Shqiptarët” paskan ba Gjenocid ndaj vetvetes...e kjo shprehje e jotja, o Qose, përsëritet kushedi sa herë..! Madje edhe me paturpësi vazhdon: “... më parë sesa gjykimit të shëndoshë e larghedhës i detyrohet gjykimit të errësuar, dritëshkurtër politizues”. Një shprehje që përputhet vetem me mendimin dhe veprat e të gjithë “akademikëve” të kohës së komunizmit, dhe si pasojë, kjo mënyrë të menduemi vazhdon edhe sot ndër pseudointelektualët shqiptarë. Kur një mendje e mbrapshtë kërkon me mbulue poshtërsitë e veta, ajo punon me çthurë edhe mendjet e të tjerëve. Ja edhe pyetja juej ma poshtë: 1. A është shkruar në histori për ndonjë popull, i cili mund të ketë bërë gjenocid ndaj vetvetes? Atyperaty kujtohesh për budallallekun tand dhe mohon vetveten: “Deri sot nuk kam lexuar të ketë ndonjë popull të tillë, i cili ka bërë gjenocid ndaj vetvetes.” Nuk e di se a ishe me gjyslykë apo pa gjyslykë, po me mjekërr sigurisht po, ndonse justifikohesh me vllaznit tuej, të cilët ju për ato vepra i keni quejtë bijtë e “Baba Stalinit”, e aty kërkon edhe strehën si bir i denjë i tij: “Por rusët nuk kanë themeluar as farë instituti, as farë muzeu, as farë pavijoni në kuadrin e farë institucioni a muzeu për gjenocidin e rusëve ndaj vetvetes.” E, simbas teje, as na nuk duhet të tregojmë se çka kanë ba jugosllavët, ruset dhe anadollakët komunistë Enver Hoxha e Ramiz Alia ndaj Shqiptarëve dhe gjithë Atdhetarëve tanë, që ti “akademisti” Qose, këta tradhëtarë barbarë e katilë ke dhe guximin e pafëtyrësinë dhe i quen “Shqiptarë”!
Por Qosja e vazhdon misionin e vet: “A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër?” Dhe paturpësia arrin deri në kulmin e saj, kur edhe vetpërgjegjet: “Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.” Mos jeni edhe ju një nga hartuesit e atyne programeve, që sot i mohoni, përderisa shtiheni se nuk e dini se në Shqipni edhe pulat janë zhdukë me program, e jo ma njerëzit?
Ju pyetni: 3. A mund të thuhet e të faktohet se dhuna shtetërore në Shqipërinë komuniste ka sjellë gjenocid ndaj shqiptarëve... ndaj ndonjë bashkësie fetare, ndaj pjesëtarëve të ndonjë shtrese shoqërore a të ndonjë përkatësie tjetër?- Jo. Kurrë. Në Shqipërinë komuniste ushtrohej dhunë ndaj vetjeve të ndryshme, të cilët më pak a më shumë shkelnin ligjet shtetërore, mohonin ideologjinë, politikën a rendin në fuqi, por dhunë masive për dëbim a zhdukje ndaj çfarëdo bashkësie a grupi etnik, racor, fetar, klasor e të tjera nuk kishte. Në kohën e komunizmit kufijtë e Shqipërisë shtetërore ruheshin jashtëzakonshëm, ku e ku edhe me tela të elektrifikuar, sa prej armikut të jashtëm aq për të penguar largimet vetjake a grupore të qytetarëve të Shqipërisë në vende të tjera, që mund të ndikonin në dobësimin demografik të vendit. Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve, me sjelljen e regjimit të sotëm, i cili bën çmos që sa më shumë shqiptarë të shpërngulen në botë, qoftë për t'u krijuar ashtu hapësirë punësimi anëtarëve të partive në pushtet, qoftë për të marrë sa më shumë dërgesa financiare prej atyre të shpërngulurve...”
Po ti, o Qose, ma nxorre Enverin edhe atdhetar, mor ma paç faqen e zezë e pa lesh, mor mjekërr Lenin, se me të thanë e provosh në fëmijët tuej, asht mëkat, joqë ndoshta qosja s’ ban fëmijë. Po harrove se të gjitha piramidat kufitare janë të lame me gjakun e pastër të Rinisë Shqiptare në kerkim të Lirisë?!.. Apo do me i tregue botës se as Ramiz Alia, miku i yt i dashtun, nuk ka gisht në Gjenocidin komunist, kur vriste fëmijë në piramida në 1990?!
Në vitin 1970 ju keni shkue në Tiranë, kur keni dashtë me u ba me “tituj të lartë” dhe shpjegon: “Për t’i siguruar përmbledhjet e tij (Asdrenit) jam detyruar të shkoj dy herë në Bukuresht e, pastaj, në Tiranë në janar të vitit 1970, që të hetoj lëndën për të dhe për krijimtarinë e tij në Arkivin e Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare (Gazeta shkodra viti 2007 Interviste R.Qosja). Po nuk shpjegon, si shkove ti në Shqipni? Kush garantoj për ty? Kujt i sherbeje ti dhe si garantove sigurimin e shtetit shqiptar me të lejue me hy në arkiva atje?! Po kush mundte me ardhë e me hy në Arkivin e Shtetit apo të Bibliotekës Kombëtare pa kenë spijun 24 karatësh i garantuem në Ministrinë e Mbrendëshme në Tiranë, o spijuni Qose?

Ismail Kadare - spiun dhe komunistë që ishte pjesë e gjenocidit ndaj njerzve të kulturës dhe artit, përsekutor dhe inkuizitor kundër dijetarve të klerit Katolik dhe atyre patriotik
Imazh

Ajo që ju ngacmon nervat ju, o Qose, në atë sallë 800 metrash katrorë të Muzeut mu në qendër të Tiranës, nuk asht as mungesa e Sali Berishës, as e Ismail Kadaresë në Pavion të Gjenocidit, as andja e jote me i ba të ditun se aty e kanë vendin edhe ata.
Berisha dhe Kadare ishin edhe komunistë e sigurisht edhe të angazhuem direkt ose indirekt me sigurimin e shtetit komunist,
kuptohet nga detyrat dhe përgjegjësitë e tyne. Unë nuk disponoj dokumenta për zhdukje njerëzish nga ana e tyne, mbasi nuk i kam pa dosjet e tyne. Dij se Kadare mund të përfshihet në Genocidin komunist kulturor me librin e tij “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” të botueme në vitin 1991 dhe jo me “Dimnin...”, pra gati 20 vjet mbasi ju keni akuzue Poetin tonë Kombëtar se:
“At Gjergj Fishta ishte klerik fashist”,
në librin tuej “Kritika letrare”. Aso kohe qellimet e veprave tueja i sherbenin një qellimi, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Këte e vërtetojnë edhe sot botimet e vëllimeve të helmit të dy vendeve tona me të cilat keni helmue Rininë Shqiptare në gjithë Boten.
Nëse ata të dy, tue u ndodhë pranë oborrit të Enver Hoxhës, si të përkdhelun të tij, kanë krye genocid tue u angazhue me partinë dhe sigurimin komunist, siç i akuzoni ju, po ti nga Prishtina, çka deshte që i sherbeve Enver Hoxhës 20 vjet para tyne..?
Imazh

E jo vetëm kaq, por nëse mbas 1991 shumë vetë kanë kërkue me iu shmangë “detyrave” të vjetra, ju po vazhdoni prap sot me kene idhtarë i genocidit komunist, përderisa vazhdoni me u shpërblye nga po ai “fondacion” i Enver Hoxhës, tue propagandue se “...në Shqipni nuk asht krye Gjenocid”.
Ju i drejtoni Berishës një pyetje: “Po ti ku ishe atëherë... pse nuk e kundershtove ....se mund të dënoheshi me 1 a 5 apo10 vjet burg...?” Nuk di cili kod penal i ka këta dënime!
Se ku ishte Berisha do të përgjegjem unë (pa i marrë leje atij): “Ai ishte endè me saruqe e brakesha dhe me xhup të bardhë leshi... mu në mes të Tiranës, kurse ti Dr. Prof. në Universitetin vëlla të Prishtinës, ku ai dhe ti keni marrë titujt e dekoratat...”

Rexhep Qosja, spijun i Tiranës, i Prishtinës dhe i Beogradit
Imazh

Po ti ku ishe, o Qose, në cilat labirinte të spijunëve komunistë të Tiranës, të Prishtinës, apo të spijunëve serbë në Beograd, që nuk po e di as sot e as kurrë se ku shkonin ata fatzezë që guxonin me mendue se jo me kundërshtue diktatorin Enver Hoxha apo pasuesin e tij Ramiz Alia?
Pikërisht këto pyetje janë një sherbim tjetër që kryeni ju, o Qose, sot, ndaj errësimit të Gjenocidit, mbasi kushdo që dyshohej vetem se asht tue “mendue” me kundërshtue Enver Hoxhën, hante plumbin, o Qose, e këte ti e di mirë, por do me i tregue botës sot se “Ata që u pushkatuen ishin fajtorë...dhe se nuk janë pushkatue Asnjë të pafajshëm ...” përderisa, thue se ata që guxonin e kundërshtonin diktatorët dënoheshin vetëm 1 a 5 apo10 vjet burg, pikërisht atëherë kur fëmijët 14 vjeç interrnoheshin dhe plakeshin ndër kampet e shfarosjes tue kenë të pafajshëm. As këte që ngjante me fëmijët 14 vjeç në Shqipni, o Qose, nuk e queni Gjenocid komunist!? Asht vendim i vonë o Qose, asht aprovue nga Kuvendi Popullor me dt. 26 Qershor 1979...Lexoje dekretin Nr. 5912 mbi interrnimet dhe dëbimet e Fëmijëve 14 vjeç në “Republiken Popullore Socialiste të Shqipërisë”...që për ty as ky nuk asht Gjenocid!!
Thirrja e jote duhet t’ ishte: “Hiqni atë Pavijon Gjenocidi, sa nuk janë “kujtue” me rreshtue edhe emnat, veprat edhe dosjet tona në shërbim të atij Gjenocidi komunist e barbar..!” Atij Pavijoni nuk keni sesi me i shpëtue asnjë, o Qose, prandej hiqe atë mjekërr!


Shenim: Artikullin e plotë të Rexhep Qoses drejtue kryeministrit “Berisha, skenarist i gjenocidit”, mund ta lexoni në Balkanweb | View webpage for this Publication.

E shtunë, 25 Qershor 2011

Melbourne, 25 Qershor 2011.

Pjesa e parë. (vazhdon...)

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kapardisje shqiptare sipas Kadaresë
Imazh

Opinion e Hënë, 16th Maj, 2011

ISMAIL KADARE

Kadare: Politikanët shqiptarë, mendje të varfëra e pa moral.

¨
Koncepti kaderian për kapardisjen



“Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar”. Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët. Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund të kuptohet pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohet ku mbaron kufiri i një bëme dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithsesi në vizionin për jetën, në mënyrën e sjelljes, të të menduarit, të të vepruarit e gjer në gjëra tepër të përditshme, siç janë veshja ose ecja e njeriut.


Liderët shqiptar prej Gjergj Kastriotit, A. Zogu e deri te I.Qemali nuk ishin kapadai


Megjithatë, për një habi të madhe, po të hetojmë me gjakftohtësi historinë e gjatë të popullit shqiptar, vërejmë se ndërsa ka qenë tepër e pranishme në jetën e përditshme, kjo sëmundje nuk është dëshmuar aq sa pritej në atë sferë, ku dëmtimet e saj janë vërtet fatale: midis prijësve shqiptarë, ata që sot quhen “liderë”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalëve shqiptarë të mesjetës, të cilat nuk ishin as më të pakta e as më të shumta se ato të sivëllezërve të tyre europianë e bizantinë, kronika historike nuk jep as dëshmi krenarie boshe e as veprime kapardisëse të prijësit më të shquar të shqiptarëve e të krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, që u ngrit befas në një lartësi marramendëse, që u rrethua me legjenda për së gjalli, që iu dhanë tituj e cilësime, që do t’i ëndërronte çdo princ i kohës, së fundi, që u prit disa herë me triumf në qendrat e Europës e në Vatikanin e fuqishëm, e ka pasur rrezikun që të binte në dashuri me veten si rrallëkush.
Jo vetëm Skënderbeu, por as rilindësit e shquar shqiptarë më pas, qoftë prijësit e mendimit, qoftë ata të veprimit, nuk dhanë asnjëherë shenja të një krenarie a vetëkënaqësie të zbrazët. Dhe, kjo vetëpërmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetëm një shpjegim: ata ishin të përgjegjshëm për fatin e rëndë të popullit të tyre. Me fjalë të tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vënë ata në krye të një populli të rrezikuar e të goditur rëndë, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisë s’mund të kishin vend në kokat e tyre.
Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delire mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte kryeministri më i kulturuar i Ballkanit dhe një nga krerët e kulturës europiane të kohës.
Është folur mbarë e mbrapsht për Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka përmendur gjëkundi sjellje ngrehaluce të tij e as dehje nga lavdia, ndonëse vinte nga një mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonëse u shpall mbreti i parë i shqiptarëve.


Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij nuk e njihnin kapardisjen sipas Kadaresë në komunizëm, pra nuk kishte kapardisje nga liderët diktatorë

Sh. Ismail Kadare: SI MUND TË ISHTE I THJESHTË ENVER HOXHA - KRYEPËRSEKUTORI I NJË KOMBI?
Përse projektoi mashtrimet në historinë shqiptare? Përse lejoi mëpas Kultin e individit?

ImazhImazh
Imazh

Në periudhën komuniste, mburrjet verbale të udhëheqjes, kërcënimet ndaj botës perëndimore dhe vetëdehja për të ashtuquajturin lulëzim të vendit, mbetën më tepër në sferën teorike, si pjesë e një sistemi politik të dështuar. Ato nuk shoqëroheshin dot me sjellje e bëma të rrokshme nga individët e udhëheqjes, ngaqë këtë gjë nuk e lejonte ankthi politik, pré e të cilit ata ishin të gjithë.


Kapardisja e shqiptarve dhe e liderve për herë të parë ky fenomen pas komunizmit


Koha e kapardisjes së madhe u erdhi shqiptarëve, ose më mirë klasës politike të tyre, atëherë kur ajo pritej më pak: pas rënies së regjimit komunist. Mund të thuhet pa frikë se për dhjetë vjet njerëzit e politikës shqiptare u mburrën e u ngrefosën më shumë se gjithë paraardhësit e tyre, gjatë dhjetë shekujve.
Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e një populli që kishte vuajtur aq shumë e që kishte nevojë më në fund për jetë, për shëndoshje trupore e shpirtërore, me fjalë të tjera për normalitet.
Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë ngrehe morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që iu vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për “përvujtni” morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit këto natyra të varfra që u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër ndaj kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë së vendit.
Me gjithë këtë sjellje të papërgjegjshme, kapardisja kishte përherë pjesën e saj. Stili i jetës së një pjese të politikanëve shqiptarë ishte i papranueshëm për çdo kohë e çdo shoqëri. Pozat e tyre, dëshira për t’u bërë “stare”, hidhësia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre që aq keq e flasin gjuhën shqipe, sa s’dinë përdorimin e njëjësit e shumësit dhe një frazë që e fillojnë me “ju” e mbarojnë me ti).


Nga kapardisja lëngojnë edhe në Kosovë e jashtë trojeve shqiptare
Hashim Thaçi e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera
Imazh
Imazh

Një pyetje bëhet kudo në Shqipëri, në Kosovë e jashtë tyre: si është e mundur një ngrefosje e tillë? Sepse sëmundja e kapardisjes së një pjese të “liderëve” është bërë e përgjithshme kudo në viset shqiptare. Njerëzit kanë të drejtë të habiten, sepse ngrefosje do të thotë verbëri, do të thotë shurdhëri, do të thotë shpërfillje e plotë për atë që po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton të jesh disa ditë në Shqipëri, mjafton të shikosh sfilitjen e vendit, varfërinë, nervozizmin, mungesën e rendit, mungesën e dritave, mungesën e ujit, që çdo krenari e zbrazët, çdo kapardisje, të fluturojë në çast, për t’ia lënë vendin një brenge të thellë. Kjo, për sa i përket vendit amë. Kurse për Kosovën e për “liderët” e saj mjafton pamja e katundeve që digjen, e fëmijëve të vrarë, e njerëzve që shpërngulen nën vërshëllimën e predhave, për të hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga çdo mburrje e pozë përpara kamerave të TV.
Mirëpo, një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celularë, nga mikrofoni që u afron çdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej-këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi. E kështu me radhë e kështu pa fund. Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmenë të lirisë” s’pësojnë kurrë asgjë.
Asgjë nuk i prek shpirtrat e tyre, veç smira dhe etja e pushtetit. Ato janë e vetmja gjë që e gjallëron mendjen e tyre të varfër: Jam unë që vendos e jo ti, jam unë që duhet të hipi në avion, që duhet të pyetem, që duhet të nderohem, që duhet të thirrem në gosti, që duhet të shpallem shef etj., etj.
Ndërkaq, si gjithmonë, në Ballkanin tonë sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët. Pas Rambujesë, një pjesë e mediave shqiptare, në vend të merreshin seriozisht me analizën e asaj që ndodhi, e sidomos, asaj që do të ndodhte, filluan lajkat për bëmat e njërit apo të tjetrit. Ca legjenda, ca fakte të neveritshme, imorale e të pabesa filluan të serviren si heroike. Kështu, sahanlëpirësit nisën të ekzaltohen që X–i nuk pyeste fare për ministrat e Europës, apo që Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera etj., etj. Edhe sikur këto dokrra të ishin të vërteta, ato do të ishin jo lavdia, por turpi ynë në Rambuje. Dhe jo vetëm turpi: ato do të ishin një njollë e zezë, dëshmi e maçizmit, e injorancës dhe e paburrërisë sonë përpara një ministreje dhe një gruaje.
Një pjesë e “liderëve” shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutshme të qytetërohen. Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar. Ky popull është i varfër e është i rreckosur, por është drama e tij e rëndë që kërkon, ashtu si çdo tragjedi, një nivel të lartë të përfaqësimit.
Mësimi numër një që duhet të nxjerrin “liderët” shqiptarë, është se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd, në qoftë se populli yt është në mjerim e në robëri. “Liderët” shqiptarë duhet të rrijnë kryeulur përpara kësaj gjëme që ende nxin në sytë tanë. Të rrish kokulur, nuk do të thotë të rrish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata që në një ceremoni varrimi zgërdhihen.
Populli shqiptar ka përpara ditë tepër vendimtare për fatin e tij. Në qoftë se “liderët” shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë, ata duhet t’ua lenë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë njerëz që do ta kuptojnë më mirë këtë popull, që do të kenë më shumë dhembshuri për të, me fjalë të tjera, që do ta prijnë siç duhet.

Paris, 24 shkurt 1999, “Courrier International”
Ribotuar në librin “Krimet në Ballkan”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Onufri”, maj 2011


Shënim:


Nëntitujt janë vendosë prej redaksisë të http://www.proletari.com me synim për të evidentuar pjesët kryesore të subjektit, pa i ndryshuar asnjë presje, pasi nuk është në tagrin e redaksisë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Neo-osmanizimi pas 1991 dhe antieuropianizimi i akademisë shqiptare, i presidentve shqiptar me në krye Sali Berisha dhe Ilir Meta

Identiteti evropian i shqiptarëve
Ismail Kadare

Programi kryesor i perandorisë osmane, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Europës mbarë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj(jo 500 vjet Kadare, por plot 433 vjet - u shtue prej Bekim Thuprës), për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit europian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Europa t’ia rikthente Shqipërisë në shek. XX.

Letërsia pedofile osmane

Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Europës së sotme! Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.
Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.
Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë europianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.
Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.


Sali Berisha e Ilir Metës ulëritën; “E duam(Shqipninë – e shtova unë) si Europa, por e duam edhe si Azia” pas 1990

Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Europa?” Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Europa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata që s’jemi? E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në ragt ë afrimit të portave të Europës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese.


Mërgata e Qyqeve me në krye Sali Berishën në botën islame pas 1992

…., le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë. Fill pas dehjes së parë për Europën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.

Socialistët, Fatos Nano me grupin ortodoks dhe Edvin kristaq rama pro grekë e serbë heshtën para antarsimit islamik të Shqipnisë në Konferencën Islamikepara dhuratave e diamanteve

Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash.
E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj.
E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.
Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Europën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Europë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.


Rexhep Qosja – antikatolicizmi dhe pro osmanizmit shqiptar

deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit të tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”, është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit europian. Sipas Qosjes shqiptarët s’kanë pse të shtiren si europianë, ngaqë ata “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”.
I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar europianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë europian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi! Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.


Islamizimi osman i Shqipnisë pas 1944


Shtatorja e pashait osman në Tiranë – Ringjallja e Haxhi Qamilit - Karikatura e kohës
Imazh
Rrëzohet shtatorja e kanibalit sllavo-osman Enver Hoxha


Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.
Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhiqamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.
Imazh
Rrëzohet shtatorja e diktatorit komunist antishqiptari Enver Hoxhës dhe ngrihet një shtatore e Sulejman Pashës në fund të 200 nga administrata e PD-ës të Tiranës me urdhër të ish presidentit Sali Berisha

Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.


Neo-osmanizimi i vetëdijshëm i Shqipnisë dhe i Kosovës prej Sali Berishës, Ilir Meta dhe ish presidentve; Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi si dhe prej Hashim Thaçit

Është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Europë. Është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Europën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Europës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për 5 shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Europës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë.
Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Europë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Europës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Europës.
Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj.
Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej.
Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen europiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit.
Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit.


Kosova – feja- pro-islamizmit dhe antieuropianizimit, krimi, korrupsioni kryeministror i Hashim Thaçit

Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve.

Është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Europës. Është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. Është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit europian.


Ish Jugosllavia dhe shkombtarizimi i kosovarve prej fesë islame
Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak europianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Europës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull.
E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Europës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb. Shkurt, si luftë kundër qytetërimit europian, në emër të një tjetër qytetërimi.


Haxhi Qamili/Sali Berisha antieuropian

Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Europës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundëreuropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.
Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.


Feja pas 1945

Është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Europës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj.
Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si europian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks.
Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë. Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé.
E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë. Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë.
Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Europë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne.
Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu.
Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.


Enver Hoxha dhe Haxhi Qamili – dy terrorista antikatolik antishqiptar

Procesi i europianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Europës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Europa, këtë herë edhe më tragjikisht.
Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit. Urrejtja kundëreuropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet.
Endrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Europa e harroi Shqipërinë.
Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar.


Ahmet Zogu reformoi me dhunë fenë islame

Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Europë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit europian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin. Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman. Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë. Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë!
Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit europian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie europiane”.


Flamuri i 28.11.1912
Po Flamuri i Dedë Gjo Lulit që e ngriti i pari pas 433 vjet pushtim osman; Pse e harron o derdimenë Smajl Kadare???

Me këtë mall tragjik për Europën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Europës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Europës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.


Kishat katolike dhe osmanët

Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Europës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror.
U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj.


Fati i katolikve shqiptar

Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar.

U morë si fragment shkrimi:“Identiteti evropian i shqiptarëve një “sprovë”, një libërth i Ismail Kadaresë që arsyeton rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve. Shtëpia botuese Onufri, 2006.
Shënim;
Nëntitujt u nxorën nga përmbledhsi i shkrimit të Kadaresë Bekim Thupra
E enjte, më datën 7 qershor 2012


----------------------------------------------------------------------,,,,,,
Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Marre nga gazeta shekulli:
Për Sulejman Pashën ka një keqkuptim të qëllimtë: atë e quajnë themelues të Tiranës, kur ky fakt nuk është i vërtetë. Tirana nuk u themelua në shek.XVII
Imazh
Maks Velo

Në fakt, ai nuk mund të quhet monument, dhe unë titullin, nuk dija si ta emërtoja.
Nuk dija dhe po hezitoja ta quaj, “…një farë shtylle bronxi me fytyrë njeriu”, apo “…një kolonë që ndalon keqas qarkullimin e makinave”, apo “…një belurçinë e ngritur nga mendjet e nxehta anadollake të disa ish-udhëheqësve bashkiakë”. Monument quhet një vepër e rëndësishme arti (skulpturë, mozaik apo kompozitë arkitektonike) e cila nderon një ngjarje historike apo figurë të shquar, e cila vlerësohet dhe respektohet, njihet nga të gjthë, dhe e cila bëhet një moment i rëndësishëm në kompozimin urban dhe një vepër e dashur për qytetarët.
Për mua ky “monument” nuk është vepër arti, aq më pak e rëndësishme.
Nuk nderon por e poshtëron shkollën tonë të skulpturës, e cila ka vepra si “Luftëtari Kombëtar” i Paskalit. Nuk po flas për autorin dhe ata që e aprovuan se atyre me doemos u ka pëlqyer, përderisa harxhuan tërë ato para të qytetarëve të kryeqytetit.
Ky “monument” nuk e nderon, por e poshtëron Sulejman Pashë Bargjinin.
Ky “monument” nuk respektohet dhe nuk vlerësohet nga qytetarët, asnjë njeri nuk mund t’i afrohet, nuk kam parë njeri që ta fotografojë, dhe aq më tepër asnjë nga kalimtarët nuk e njeh, asnjë nuk i hedh sytë, përveç shoferëve të shkretë të cilëve u del pa pritur dhe i pengon keqas. Monumenti shëmton tërë atë hapësirë dhe pengon rëndë qarkullimin rrugor dhe është bërë shkak për disa incidente rrugore.
Pyetja e parë që të vjen në mënd është se si mund të ngrihej ky monument dhe përse u ngrit në fshehtësi si një komplot kundër qytetit.
Ky u ngrit në fund të vitit 2000, në fund të qeverisjes vendore të kryebashkiakut Brojka, por përgjegjësit e vërtetë janë dy personazhe të tjerë, ish- nënkryetari Buron Kaceli dhe shefi i Kulturës Shaqir Rexhvelaj.
Më duhet të them se pati një valë osmanofile me emërtime rrugësh dhe sheshesh si dhe ngritje monumentesh, (në këtë kohë është ngritur edhe monumenti i Hoxhë Dalliut para medresesë, një vepër tjetër shumë e dobët e të njëjtit autor).
Sa për Sulejman Pashën ka një keqkuptim të qëllimtë: atë e quajnë themelues të Tiranës, kur ky fakt nuk është i vërtetë. Tirana nuk u themelua në shek.XVII, por njëmbëdhjetë shekuj më parë në shek.VI dhe për këtë dëshmon njësia e rëndësishme urbane me kishë, banjo dhe banesa, në përroin e Shëngjinit. Atëhere për ta injoruar këtë, gjetën shprehjen “Qytet urban” që nuk ka asnjë kuptim. Themelimi i një qyteti janë njësitë e para urbane, dhe ato janë të shek.VI.
Kjo është si të festosh përvjetorin e një njeriu duke filluar nga mosha njëzet vjeç. Këtë nuk e ka bërë njeri, po ja që e bëjnë turkoshakët tanë, haxhiqamilët e rinj. Sigurisht kjo ishte nën influencën e një politike të përgjithshme proislamike që u stimulua në periudhën 1992-1997, dhe që nuk është rasti ta analizojmë.
Të gjithë, aq më tepër shtetarët, mundohen ta shtyjnë sa më thellë në histori themelimin e një qyteze që më vonë zhvillohet në një qytet apo sikurse është rasti i Tiranës në kryeqytet. Për këtë vlejnë edhe një copë terrakotë apo një majë heshte. Por ja që ish- bashkiakërve tanë nuk u mjaftokërka edhe një kishë e tërë me dysheme me mozaik, dhe kjo për arsyen e vetme se është kishë.
Dhe këta janë kundër, paçka se Evropa ku duam të shkojmë është e krishterë.
Këta dhe ca të tjerë si këta, historianë, duan patjetër që themelimin e Tiranës t’ia atribuojnë pushtimit osman, prandaj edhe i ngritën monumentin Sul Mulletit.
Imazh

Dhe unë meqënëse e shoh nga dhjetë herë në ditë i bëra një poezi:
Tebdil hava
zabit zullum
turk me imam
derdimen Pasha
poture dollma
goxha jatagan
kobure ferman
tëpkë surrat
Burhan azgan
dalldi hesap
dembel rehat
vatan gjynah.

Të përpiqesh të ringjallësh epokën osmane, më të errëtën, më të llahtarshmen, nga e cila ky vend e ky popull doli më keq se nga komuniteti primitiv, mund ta bësh vetëm po të jesh tërësisht nën influencën e opiumit oriental. Se çfarë hoqi Shqipëria gjatë pesë shekujve është e tmerrshme vetëm ta kujtosh. Po shkruaj vetëm një fakt.
Për pesëqind vjet u ndërtuan 200 km. rrugë, kurse për tre vjet nga 1916-1918 Ushtria Austro-Hungareze ndërtoi 650 km. rrugë.

Jemi populli më i vonuar në Europë, më i varfri, më i çorganizuari, më i korruptuari, më i prapambeturi, që e kemi kaq të vështirë ta rimarrim veten. Edhe komunizmi tek ne ish i tillë, më i tmerrshmi në Europë se ish me veshje turkoshake.
Kujtoni poezinë popullore :
Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej Urës së Qabesë.
…………………………..
Nuk ka poezi-esse historike si kjo, kënduar nga një popull i tërë për gjëmën që e zuri në letërsinë popullore ballkanase dhe botërore. Dhimbja kur lexoj këtë poezi më ngulet si një shtizë tejpërtej.
Nuk është një nizam shqiptar që u vra me tre plumba në kraharor, dhe sorrat e korbat e hanë në shkretëtirë, po është historia e Shqipërisë që u gozhdua në avullnajën e hapësirave osmane, dhe ky popull i vjetër e i krishterë u nda nga Europa.
Mbetëm atje tek Ura e Qabesë, prandaj nuk na pranojnë kaq lehtësisht në Europë.
Dhe këta turçelinj - turq me imam - vazhdojnë me ngulm të na thonë, se nuk jemi europianë.
Këto dy monumente, çuditërisht janë dy monumentet e parë osmanikë ngritur tek ne. As në kohën e mbretërisë as në kohën e komunizmit nuk pati një tentativë të tillë.
Prandaj i urrej dhe i dënoj këta Haxhi Qamilë modernë të kamufluar, që na ngrenë këto munumente sikur Tirana të ish Bagdad.
Edhe Enver Hoxha, megjithëse u angazhua personalisht për të lavdëruar figurën e banditit Haxhi Qamili (kanë të përbashkët një H-xh gërryërse), nuk guxoi të urdhëronte ngritjen e një monumenti të tij në Tiranë.
Kjo është e para shpatë osmane e derdhur në bronx, deri më sot. Asnjë nuk kish guxuar të ngrinte monumentin e një anadollaku. Dhe dredhia orientale është perfekt, “…ngritëm atë të themeluesit të Tiranës”, të thonë. Po atje përballë kemi një Pashë. Dhe me këtë duan të na identifikojnë. Dhe e kanë vendosur në aks të sekuestrit të Skënderbeut.
Vëndi i zgjedhur është më i keqi i mundshmi: në mes të kryqëzimit të dy arterieve të ngarkuara tej mase me lëvizje makinash në çdo kohë. I gjithë blloku bazament-skulpturë pengon seriozisht pamjen dhe ngatërron drejtuesit e makinave.
Kjo bën që asnjë këmbësor të mos mund t’i afrohet dot, kur dihet se rregulli i parë i monumenteve është që të jetë në një vënd të qetë ku njerëzit të mund ta admirojnë.
Por me sa duket, edhe ata që e vendosën e kanë ditur që nuk kishe çfarë t’i admirosh. Bazamenti është shumë i shëmtuar, pa proporcion dhe tepër ordiner.
Nga ana artistike, monumenti është shumë i dobët, nuk kam parë skulpturë më të dobët, përveçse ndonjë vepër diletanteske derdhur në beton nëpër rrethe.
Por në Tiranë nuk ka asnjë monument kaq të dobët.
Vepra është e pakonstruktuar, pa ritëm, pa lëvizje, pa mendim, pa ajër, pa ekuilibër, pa dinamikë. Është e ngjeshur dhe e rënduar së poshtmi. Nga mbrapa nuk ke ç’sheh.
Më duket si një shuk-shukosje me topa hallvë.
Që të jem i saktë ka një arritje të pashpjeguar. Portreti i ngjan ish- nënkryetarit të Bashkisë që e porositi, Buron Kacelit. Ka një ngjashmëri aq të madhe sa nuk mund të jetë e rastësishme. Veri Buronit një qeleshe dhe një palë mustaqe, dhe ke Sulën e Mulletit.
Me sa duket, autori Maks Shurdhi atë ka pasur në mendje tërë kohës, (si porositës sigurisht).
Ky monument është një turp artistik dhe qytetar. Duhet të hiqet dhe le të bëhet shëmbull për raste të tjera, që autorë me aftësi të kufizuara artistike të mos marrin guxim të zaptojnë territoret e qyteteve tona që meritojnë skulptura më me vlera. Se përndryshe diletantizmi artistik do na mbushë jo vetëm ekspozitat po edhe sheshet dhe parqet.
Monumentet qytetare janë investime të rëndësishme shoqërore dhe duhet të kontrollohen me kujdes. I propozoj Këshillit Bashkiak që të marrë vendimin për ta hequr, për ta zhvendosur dhe për ta vënë në një vend tjetër, tek Ura e Tabakëve apo në parkun e Namazgjasë.


Deklarime nga Buron Kaceli

Këshilli i parë pluralist bashkiak [1992-1996] dhe më pas ai 1996-2000, me unanimitet të plotë të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në to, me propozimin fillimisht të Shoqatës patriotiko-kulturore Tirana, mjaft aktive edhe sot, duke filluar që në vitet 1992 1993, patën marrë vendimet për emërtimin e sheshit Sulejman Pashë Bargjini, për ngritjen atje të monumentit të tij dhe më vonë për titullin Simbol i Tiranës; vendimet merreshin me aprovimet e strukturave dhe këshillave kulturore bashkiake në të cilat kontribuonin personalitete ndër më të shquarit të kulturës sonë. Kadare shkel në dërrasë të kalbur,gabon, sepse i takon të quaj “haxhiqamilë” gjithë të zgjedhurit përfaqësues politikë të kryeqytetit, të emëruar në ekzekutivin e bashkisë dhe anëtarë të këshillave bashkiake të zgjedhur nga populli; po ashtu gjithë këshilltarët, personalitete të kulturës anëtarë të bordeve këshëllimorë, të dy legjislaturave për një periudhë tetëvjeçare; e po ashtu, të gjithë qytetarët e Tiranës, duke përjashtuar vetëm një, atë Maks Velo, që është burim i rrejshëm informacioni për Kadarenë. Bashkia e Tiranës, shtatoren e Sulejman Pashë Bargjinit nuk e ngriti natën e pa lajmëruar askënd, si keqbërsit, siç shkruan shkrimtari! Në atë kohë, Bashkia kishte gazetën e saj në të cilën botoheshin me transparencë të gjitha vendimet e marra. Krejt ndryshe nga çfarë shkruhet në sprovën letrare, nuk u hodh asnjë valle nate rreth shtatores. Njeriu që mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme,nuk ka pasur asnjë lidhje me monumentin përveçse ditën e përurimit, ditën për diell, me përshëndetjen e tij tejçoi respekt për qytetarët fisnikë të Tiranës të cilët kishin mbushur sheshin në atë ditë të shënuar, pasi është ditë e shënuar përurimi i monumentit të themeluesit të qytetit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kadare sociolog dhe për kishën katolike ende falsifikon edhe në vitin 2006
Pse gjithë kjo urrejtje ndaj Kishës Katolike Ismail?

Imazh

Shkrimi asht përfekt. Kadaresë i zbulohet një profil i ri; ai të kenit një sociolog shqiptar dhe një manipulator i tmerrshëm historisë(që do të thotë edhe që atë që e njeh mirë e përpunon sipas formimit tij lokalist-komunist-islamik-ortodoks). Kadarenë vetëm me fakte e mbërthen, përndryshe të rrëshqet si ngjala apo si gjarpëri që merr ngjyrë sipas ambientit.


Ismail Kadare ban sikur asht historian dhe përpiqet të luaji rolin e historianit por në esencë nuk asht. Këtë insufiçencë e gjenë në një mori intervistash ku bahet fjalë për historinë. Ky e njeh letërsinë dhe kjo nuk asht pak. Ti thuesh Kadaresë se asht edhe historian asht një komedi, një tallje jo me të, por me intervistat e tija të shumta plotë pasaktësira, devijime serioze edhe të qëllimshme. Ky asht një farë manilupator i famshëm me subjektin, teknikën e ekspozimit saj në libër, që shumëkend i shastisë deri në shtratin e hipnozës e alivanosjes e thua ti; ky dhe askush në botë tjetër.
Me historinë nuk mund të vazhdohet të luhet sikur në komunizëm, që historia shkonte në leshë sepse herët a vonë nuk të lejon të shkëlqesh, por të defekton në shkrimtar mediokër. Historian dhe shkrimtar ishte dhe mbeti Viktor Hygoi, që mbeti gjenial sepse të dyja këto shkenca i përdori në një trung nga ku dolën vetëm kryevepra dhe jo vepra sikurse nxjerr Kadareja. Në periudhën komuniste i lejohej letërsisë deformime, manipulime të historisë prej shkrimtarve sidomos me pushtetë sikur ishte Kadareja edhe deputetë, edhe antar i PPSH, edhe antar komisioni i survejimeve dhe i burgosjes, torturimeve dhe i likujdimeve fizike, ishte edhe mik i shtëpive të diktatorve-projektues të gjenocidit shqiptar të një populli dhe administrate si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që ende nuk po gjykohen as simbolikishtë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edvin Rama, Fatos Nano, Bamir Topi, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe turra e shtabeve të partive, shoqatave dhe akademisë shqiptare.
Të mos njohësh historinë Kadare nuk asht mëkat, por një dobsi kulturale, formimi jo të mirë. Kjo sjellje e shëmtuem me historinë e kombit shqiptar ishte e modës që luhej nga shkrimtarë pamoral, pa ndjenjë kombtare, pa përgjegjsinë e së ardhmes ishte dhe mbeti turpi që nuk kanë pse krekosen edhe sot me justifikimin se ishte koha dhe i shërbyem regjimit të detyruem. Vetëm Poncët Pilatë i lajnë duart aq lehtë me kryelartësi. Të marrësh faktet, dokumentet historike që ashtë një bashkësi e ftohtë realiteti e t'i laramanosh sikur në epokën e konformizmit të komunizmit që ke pasë suksesdhe të vazhdosh janë dy të këqia të mëdhaja që të shëmtojnë moralin dhe librat e tua të panumërta sikurse bukët e furrës. Në këtë cilësi të dobët që nuk po përpiqet ta shmangi Kadareja vazhdon sistematikisht edhe në epokën tjetër të hedhi valle Të rroji Partia(PPSH), që nuk e pranon asht shndrrue në karagjoz karavidhesh. Edhe të mos dish edhe të bësh karagjozllëqe me historinë janë një meny idiotike, që koha e re demokratike nuk t'i pranon sepse sjell shpërfytyrime të rrezikshme brezave në formime të gabueme të botës të njeriut. Kjo laramani e historisë së kombit pasqyron jo vetëm djallzinë tande të njohun gjirokastrite sikurse ish miku i juej, sadisti Enver Hoxha, por matrapazllëkun e reklamimit që i ban publikut shqiptar, por urrejtje sistematike që trashëgon nga komunizmi ndaj të Vërtetës për Veriun e Shqipnisë, që e pësoi kanibalisht dhe la pasoja të pariparueshme. Pasi ju nuk po kontribuoni në shërimin e plagëve të kombit që mori prej 1944 deri në 1991. Ju po demostroni me libra e ide se nuk jeni për shëndoshjen e shoqërisë nga krimi komunist sepse ishit dhe mebtët pjesë e ingranazhit të shtypjes terrorit përmanent të grupit t'uej pakicë mbi një popull të tanë të pafajshëm. E kjo sjellje nuk të nderon, por të shpërfytyron keqas deri në urrejtje ndaj jush. Kjo nuk ju bahet vonë sepse ende nuk e ke ndje në lëkurë peshën e fortë të drejtsisë të viktimave të komunizmit. Megjithatë nuk hesht populli edhe të thotë të vërtetën në sy pa ndikime, por me fakte, që ju i urreni nonstop sikur Enver Hoxha me monstrën e vet që la shumë llum kënete. Si duket ja ka lanë komunizmi kët tumor, kët gërbulë të pashërueshme në trupin e tij duke damtue edhe sot randë letërsinë shqipe.

Kadareja ka dy falsifikime historike në kët shkrim;

I. Kadareja hiqet si historian dhe me dëshirë sikurse parardhsi i tij Enver Hoxha fallsifikon historinë e Ngritjes të Flamurit Shqiptar, pasi nuk asht e vërtetë që u ngritë pas pushtimit Osman 5 qindvjeçar për herë të parë më 28 nandor të 1912.
Dua t’ja risjell lexuesit të nderuem se Flamuri i Kastriotve për here të parë ngrihet pas 433 vjetësh prej Heroit Kombtar Dedë Gjo Luli në Bratilë të Hotit më 6 prill të 1911, që ishte Pranvera e Parë e Pavarsisë të Shqipnisë. Kjo ditë nuk njihet nga akademia shqiptare sin ë Tiranë dhe në Prishtinë edhe sot në qershorin e 2012, por Pranverën e Parë të Flamurit në Hotë u njohë nga përgjakja e trupave të malsorve të Hotit,nga heroizmi i Dedë Gjo Lulit anti Osman e anti serbë – malazezë, nga Fuqitë e Mëdha të Europës si dhe nga Kremtimi në sallën e teatrit Shkodër i 100 vjetorit të Ngritjes të Flamurit të Parë më 6 prill të 2011, ku e vulosi prezenca e presidentit të Shqipnisë z. Bamir Topi edhe pse e injoroi halldupi i Viçidolit – kryeministri Sali Ram Sheqere Berisha, halldupi shkodran, kryetari i Akademisë të Shqipnisë Gudar Beqiraj.

II. Kadareja e dinë shumë mire historinë e Kishave Katolike në periudhën osmane, zogiste e enveriste ashtu dhe pas kësaj epoke të 1991 të palavdishme anti-enveriste. Në kët shkrim shkruen Kadare ndër tjera se osmanët barbarë nuk i bezdisën Kishën katolike si” U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar.”
Autori Fritz Radovani e shumë autor të tjerë në shumë shkrime dokumentuen torturat, djegiet, likujdimet fizike inkuzicionin islamik që ushtroi për 433 vjetësh robëri osmane ndaj Kishës, priftërinjve dhe besimtarve katolikë.
Ndërsa ndaj kishave ortodokse nuk e cënoi se kishte vendime qysh me perandorinë bizante të mos cënohej pasi kishin firmosë aktin e urrejtjes e të sulmit mbi Vatikanin, qysh kur u pushtue Kostandinopja dhe u quejt Stambolli i hamameve të dylberave edhe shqiptar.
´Historia që ju e urreni dhe talleni me të disponon dokumente, shembuj të panumërt se si osmanët bashkëpunuen me serbë e malazezë sëbashku me shqiptarë të konvertuem në musliman ngritën kurthe e pusi nëpër male ndaj shumë priftërinjve katolik. Ka ende shembuj edhe sot që neo-osmanët bashkëpunojnë me sllavët kundër Kosovës. Injorimi i historisë asht hobi i juej permanent.
I baj pyetjen Kadaresë: Përse vazhdon edhe pas komunizmit të lavdishëm të falsifikojë historinë e Kishës katolike në periudhën osmane duke mos tregue të vërtetën duke i dalë në mbrojtje edhe ortodoksisë në kurriz të fesë katolike?

- Përse nuk e njeh edhe sot në 2012 sikurse Enver
Hoxha ”Pranverën e Pavarsisë së Shqipnisë” që njihet Ngritja e Flamurit në Hot në 6 prill 1911, që ishte prelude I përshpejtimit të Ngritjes të Flamurit nga burrat Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin?
A ka frigë të shprehet se mos e etiketojnë filo-katolik apo vshtirë të shgulet nga rranjët e komunizmit???

Bekim Thupra
E enjte më 8.6.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4350
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Çakërdisja mentale e Ismail Halit Kadaresë
ImazhImazh
Ismaili me mazonin, gazetarin francez - Frederic Ferney

"Ismail Kadare:
Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë
"

Intervista e Kadaresë nga Frederic Ferney(dtl.1951, shkrimtar eseist dhe gazetar francez)

Mëso të vërtetën e broçkullave tueja - Kadare!


U morë prej balkanweb.com e datës e datë 18.II.2013

Frederic Ferney - Si mund të jesh shqiptar?

Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

Koment; Si mund të jetë Shqipnia fundi i botës sipas Kadaresë? Tuj e ditë se Shqipnia ashtë kombi atukton dhe ma i vjetri në Europë, me një histori perandorake pellazge.

Frederic Ferney - Nuk është shumë e gëzueshme…(jeta në Shqipni)

Kadare
- Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda!

Koment; - Kadare ka shprehë fatin e zi të tij botnishtë pasi Shqipnia nuk ashtë ma vend i gzueshëm. Vërtetë ashtë gjesti sa emocional aq dhe serioz për një njeri si ky. Duhet të kujtohet epoka diktatoriale, direktë nën kujdesin e diktatorit gjinokastritë E.Hoxha që i dha një shkëlqim të përmasave satanike gjinokastritit I.Kadare pa asnjë meritë. Me një synim; Të sajohet një ,,gjeni,, nga Gjinokastra dhe ja arriti ta shndrronte si ylli polar i letërsisë shqiptare.
I gjori Kadare mbushte me dishprim të madhë kur zbret prej avionit nuk i shtrohen ma tapeta përgjatë aviacionit e nuk pritet me respekte shtetnore, si e tillë mbetet në hije. Kadareja në avion ulet në një vend me qytetarin, malsorin, minatorin, bujkun shqiptar kur niset dhe vjen në Tiranë. Komoditeti zyrtar i mungon pas 1992. Kjo soj ndryshimi politikë në Shqipni ashtë një degradim deri në fyemje të personalitetit të një ish funksionari të naltë të shtetit, të politikës diktatoriale. Kadareja ishte person me imunitetë politik në komunizëm dhe për rrjedhojë gëzonte poste të nalta si antar i ish PPSH, shkrimtar i pavarun, sekretar politik i Lidhjes të Shkrimtarve deputetë i përjetshëm, turistë-shëtitës nëpër botë, mikë i vendlindjes në shtëpinë e diktatorit ma të madh të globit. Kadareja ishte ma me vlerë se tre ish antarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH e si e tillë Kadareja vendoste për arrestimin, torturimin, varjet dhe ekzekutimin e shkrimtarve deri në kohën që ,,u arratisë,, në Francë. Kadare ka shumë të drejtë të shprehi si një çun i mbrapshtë dhe i llastuem të shprehi indinjatë deri në urrejtje për vendin që e bani shkrimtar, e ngriti në piedestal në mënyrë të pamerituem mbi injorimin e shkrimtarve të mëdhenjë, që kishin krye shkollat në perëndim,….
Shqiptarët e mallkojnë Kadarenë jo për terrorin kultural mbi kulturën e Veriut, jo për krimet që ka ba personalisht ndaj intelektualve kolegë shkrimtarë, muzikantë, poetë, jo për urrejtjen patologjike ndaj fesë Katolike sepse mali i mërisë e mundon dhe ashtë duke lëngue.
Pak po të mallkon populli shqiptar për kët ankesë ndaj të huajve;
Harram të kjoftë buka dhe qumshti i nanës! Mallkimi i urrejtjes tande ndaj Arbnisë të ndjektë në varrë e të mos t’i lante eshtrat e qeta!

Frederic Ferney - Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”

Kadare…… Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë……..

Koment;
Kadareja paska falitë mendërishtë si 77 vjeçar ose paska kenë i tillë dhe na ashtë maskue me obstruksionet në duzimet fjalëve të shumta e të tymta në intervistat në dy kohërat dhe në 100 librat e tij. Si mundet Kadareja t’i serviri të huajit anët tragjike të një kombi?
Përse Kadare nuk i ka shprehë të vërtetën e historisë që ju injorue shqiptarve prej 1944 deri në 1992?
- Nuk ashtë e vërtetë që ju ndalue 432 vjetë nga barbaria osmane-turke kombit shqiptar gjuha shqipe. Kush e beson kët mashtrim me sfond të shëmtuem? Si mundet një popull i ndaluem gjuha e tij të mbaji mend pas 432 vjetve?
- Përse nuk i tregoi edhe epokën e shkëlqyem e heroike e kombit shqiptarë nën Gjergj Kastriotin? Të na tregoji Kadare se a shkruhet në histori ndonjë 25 vjet tjetër si e epokës të Gjergj Kastriotit, që ishte i lirë dhe e mbrojti me trimni e dashni vendin nga hordhitë osmane-turke?
- Komunizmi në Shqipni ishte enveristë-sllavë e mandej stalinistë. Përse nuk e
përmend emnin e Enver Hoxhës si autori i gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Shqipni, në Kosovë e Mal të Zi dhe nëpër botë, por fajëson Stalini dhe Mao Ce Dunin si një ma të këqiat e shqiptarve për 48 vjetë?

Frederic Ferney
- Është mazokist shqiptari?

Kadare - Po. Pyetje tjetër? Popujt, nëse refuzojnë të gënjejnë veten, duhet të jenë të aftë për një ekzaminim të tillë. Ju mund të më thoni: është si të zbresësh në fund të një shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat. Po, objekte të panevojshme dhe që u përkasin legjendave, por që i duhen të vërtetës. Është pikërisht kjo që quajmë histori ose destin. Kësaj s’ke çfarë t’i bësh.

Koment;
S’ka pyetje ma keqdashës e antishqiptare e shkrimtarit, eseistit dhe gazetarit Ferney-t!
Po në sinkron, për t'i ba qejfin gazetarit francez, nuk ka përgjigje më të pavërtetën dhe të turpëshmen për Kadarenë.
- Kadareja duhet të jetë i saktë për karakterin mazoist të shqiptarit. Tipari mazoistik i përket vetëm liderve të shtetit, të diktatorit komunist dhe liderve partiakë e shtetnor pas 1991, që me krenari u nënshtrohen instinktivisht të huajve duke pranue recetat territoriale dhe politike. Kadareja lëngon qysh në komunizëm nga morbusi i tjetërsimit, i mungesës realitetit, që vuejti, damtoi dhe la pasoja kolosale në gjithë realitetin universal të shoqnisë shqiptare. Shqiptari nga natyra genetike, që e ka të arkivuem nga historia shqiptare në shekuj nuk e ka në genë nënshtrimin edhe të natyrës seksualë e të qenit nën partnerin. Kjo cilsi i përketë liderve shqiptar, qysh në periudhën e sundimit osmane-turke pas vitit 1479 e deri më sot në 2013 e në vazhdim.

- Kadareja e paraqiti të kaluemen e kombit shqiptar sinjë shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat.
Shqipnia nuk ashtë vetëm shpellë skeletesh pa vorre të demokratve, priftërinjve, ipeshkve katolik që barbarët osmanë ushtruen gjenocid ndaj Klerit Katolik sikurse dhe diktatura komuniste, ku Kadareja i mallkonte dhe i akuzonte, fërkonte duert dhe bante seksë me aktore e firmoste akte varje e torture ndaj shkrimtarve e dijetarve të Klerit Katolik. Shqipnia ka histori të ndritshme e të rrallë në botë në periudhën e Pellazgve. Ishin osmanët dhe komunistat barbarë që sapo shkelën në truallin shqiptar rrënuen e dogjën vepra arti, skulptura që përfaqsonte identitetin shqiptar, për ta zevendsue me identitetin turkë dhe komunistë sllavë antieuropianë.
Po Gjergj Kastrioti nuk ishte një flamur i rreckosun, që nuk e përmendi. Po rilindja shqiptare, qe një periudhe drite pas një nate të tymtë e të egër 432 vjeçare.
Lufta vllavrase që e futën jugosllavët komunist dhe diktatura ishte skeleti i zi i historisë.

Një këshillë për Kadarenë!
Z.Kadare mos e përdor letërsinë sikur të ishte Top i Sulltanit kundër Historisë se të kthehen ciflat mbi arkivol nesër!

Kadare një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar
Shqipnia ashtë sipas Kadaresë pjesa ma sizmike e çmedndurisë në Ballkan, prandaj më nuk i duhet sepse nuk i shtron askush ma tapeta të kuqe, kur zbret apo hypë në avion, nuk tregon kush ma populli e media si në komunizëm ma vemendje ndaj tij në asnjë aspekt sepse ashtë klasifikue pas 1991 një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar.

Librat e Kadaresë në komunizëm ishin kurthe për shkrimtarët e Shqipnisë
Ato libra të shkruejtuna në komunizëm Kadareja, ishte me lejen e mikut tij shpirtnor, diktatorit Enver Hoxha me përmbajtje të atillë gjoja liberale, që sot duken si letërsi disidente. Përmbajtja e disave kishin qëllim djallzor kriminal, për t'i provokue, testue, ndjellë shkrimtarë tjerë me prirje liberale, që të merrnin shembull nga Kadareja për të shkrue tema të jo sipas realizmit socialistë. Shembuj dëshmojnë se kanë ndodhë që shumë shkrimtarë janë internue, torturue, varë në litarë e pushkatue, ku disa nuk kanë as vorre.

Shpend Shkambi
E hanë, më dt. 18.II.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Mëparshme
Posto një përgjigje 47 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 21 Maj 2013, 18:42
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari