Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Prishja e kishës kurorëzimit t' Gjergj Kastriotit n'Vau Dejë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kisha e Katolike e "Shën Mërisë" e shek. III-të të Vau Dejës hidhet në erë me mina në vitin 1969 me urdhër të shkodranit musliman osmanoviç, komunisti - Fadil Ymeri më 30 maj 1969
Imazh
Gjurmët e Kishë Katolike të "Shën Mërisë" në Vau Dejës të Shkodrës të rrënuem me mina me urdhën nga Fadil Ymeri


Në listen e këtyne Monumenteve Kulture ishte edhe “Kisha e vjetër katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës”,me pllaken përkatese “Monument Kulture – Mbrohet nga Shteti” . Po citoj nji pjese nga teksti i dy shkrimeve te Ferdinand Dervishit të publikuem në PANORAMA me tituj;

“Gani Strazimiri,arkitekti që më 1979 guxoi të padiste prishjen e një kishe katolike“ dhe “Enverit nuk i bëri përshtypje shkatërrimi i Kishës së shek. XIII” ).

Kisha e Katolike e "Shën Mërisë" të Vau Dejës hidhet në erë me mina në vitin 1969


“Një grumbull i shkalafitur gurësh dëshmon ende fatin e zi. Tashmë kisha e vogël katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës,e ndërtuar që në kohërat kur në gadishullin Ilirik nuk kishin shkelur turqit,nuk është më. Kisha e shekullit të XIII,e njëjta që çdokush mund ta shohë të stampuar në kartëmonedhën e njëmijëlekëshit (printimi i ri),është hedhur në erë me dinamit në vitin 1969,në kulm të luftës së pashembullt të komunizmit kundër fesë. Monumenti i arkitekturës romanike-gotike kishte mbërritur në kohët moderne i paprekur,i ruajtur më së miri nga shqiptarët e të gjithë brezave. Kishte mbërritur i ftohtë e i bukur,rrethuar nga pëshpërimat e gojëdhënave,sipas të cilave,aty ishin falur duke paqësuar shpirtrat e tyre,qoftë parakohësit,apo bashkëkohësit e Skënderbeut e me radhë të tjerë shqiptarë të mëdhenj. Për më keq akoma,faktet thonë së kisha është shkatërruar edhe pse për më shumë se 20 vjet kishte të varur në qafë “flamurin e bardhë”,apo saktësisht një tabelë që thoshte se mbrohej nga shteti. Një rast i pashpresë që sërish ilustron se një pjesë e shqiptarëve,pothuaj në çdo kohë,kanë varrosur me duart e tyre trashëgimitë e së shkuarës. Kanë varrosur përsëritmërisht ato vlera me të cilat mburren kombet,me të cilat kombet tregojnë themelin nga ku kanë origjinën duke ngritur tonet,sa herë u jepet rasti,se janë pasardhës të një populli të lashtë,që ka lënë pas histori të lavdishme si edhe prova për këto histori. Prova,që në shumicën e rasteve janë të gdhendura në gur,qoftë në trajtat e frymorëve,qoftë në formën e ndërtimeve,që i kanë rezistuar kohërave,të ruajtura po nga këta popuj. Përmbledhur në pak fjalë,shkatërrimi me dinamit i kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës është një histori që në çdo kohë do të bënte me turp një komb të përgjegjshëm.

Gani Strazimiri, drejtor i Monumenteve të Kulturës padit në prokurori për shembjen e Kishës të Vau Dejës - Shkodër


Por edhe një histori që e parë në gjithë spektrin e saj,ruan të paktën një vlerë dinjitoze njerëzore. Një vlerë që ka lidhje me faktin se pikërisht në mes të valës më të egër të luftës së shtetit komunist kundër fesë,Drejtori i Institutit të Monumenteve,i quajtur Gani Strazimiri dhe disa kolegë të tij,guxojnë të lajmërojnë Prokurorinë për këtë ngjarje,të ndërtojnë padi dhe të arrijnë që të provokojnë hapjen e një hetimi për të gjetur përgjegjësit. Të kërkojnë madje edhe dënimin e autorëve me qëllim që kjo ngjarje të bëhej shembull për ata që do u lindnin ide të ngjashme. Por prokuroria,në atë kohë totalisht në shërbim të politikës,duke mos respektuar,apo keqinterpretuar ligjet,i justifikon autorët duke i konsideruar të pafajshëm për faktin se “kishin vepruar pa e ditur që ndërtesa ishte shpallur monument kulture”. Kohë më vonë,në një rrethanë të caktuar,ngjarja mësohet edhe nga vetë Enver Hoxha,por gjithsesi nuk rihapet kurrë,pasi ujqit nuk ja hanë këmbët njëri-tjetrit. Historia e kësaj përballjeje të pazakontë sillet përmes përmbajtjes së dokumenteve autentike të marra në Arkivin e Shtetit…. Drejtori Gani Strazimiri tregon se çfarë vlerash kishte ajo kishë për kombin shqiptar,se çfarë studimesh ishin ndërmarrë nga historianë e ekspertë të huaj e shqiptarë,duke e quajtur kishën nga më të rrallat në Ballkan,…….. “.

Në vazhdim të dy shkrimeve artikull-shkruesi tregon vleren e madhe të këtij Monumenti Kulturor si dhe luften e gjatë dhe kambëngulse të Drejtorit te Institutit të Monumenteve Gani Strazimiri per ndjekjen penale të fajtorëve në të gjitha instancat,deri te Enver Hoxha,në menyrë që krime të tilla të mos përseriteshin ma. Por ky krim antishqiptar ndaj historisë së kombit shqiptar u mbyll pa asnji pasojë për askend. Urdhnin për shkatrimin e Kishes Katolike shqiptare –Monument Kulture i arkitekturës romanike-gotike të ndërtueme shumë kohë para shekullit XIII-t,e kishte dhane si gjithmonë Partia,që drejtonte gjithkend e gjithçka.

Fadil Ymeri dha urdhër të shembej Kisha Katolike e Kunorëzimit të Martesë të Gjergj Kastriotit në Vau Dejës në 1967


Në rastin konkret urdhnin e ka dhane Sekretari i Komitetit të Partisë së ndërmarrjes N.SH.N të kantjerit të Hidrocentralit të Vau Dejsit,kandidati i Komitetit Qendror të Partise,shoku Fadil Ymeri,ndërsa nga ana shtetnore,per ekzekutimin e urdhnit te partisë,e kishte dhanë drejtori i N.SH.N-s së Hidrocentralit të Vau Dejsit shoku Emin Mysliu. Këte histori ma pat tregue hollësisht edhe miku im i ngushtë,eletricisti antar partie Ymer Sh.,që zbatoi urdhnin për eksplodimin me korrent elektrik të dinamitit për hedhjen në erë të kësaj Kishe,Munumet i çmueshëm kulturor por edhe histroik,mbasi aty kishte vue kunoren e martesës heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti. Due të vè në dukje se shkodrani (i zbritun në Shkodër) shoku Fadil Ymeri ka qenë nji ndër figurat ma injorante,ma osmanfanatike dhe ma antieuropiane në Shkodër, mes shkodranëve osmanfanatikë sekretarë të Parë të Komitetit të Partisë së Shkodres si shoku Muho Asllani,shoku Xhemal Dymylja dhe sekretarit te Komitetit te Partise Shkoder shoku Xhemal Dini. Ka qenë pikrisht ky soj elementi alb-taleban me maskë komuniste,që bashkpunoi aktivisht dhe me zell te madh me sllavo-komunistat për të luftue dhe zhdukë çdo gja dhe çdokend me kulturë shqiptaro-europiane dhe shqiptaro-kristjane. Kjo spjegohet me faktin se, sadoqë me shekuj sllavët iu kundravuen pushtuesit aziatik osman,që invadoi tokat e tyne,ato prap se prap,sllav dhe turq-osmanë,ishin gjithmonë aleat në mes tyne për të luftue dhe zhduke shqiptarët dhe çdo gja autentike shqiptare. Kjo aleancë vazhdoi edhe gjate komunizmit të Enver Hoxhes,agjentit besnik të Titos në Shqipni,kopilit të komandantit turko-bosnjak,bimbashit te Gjirokastres Halil Musa Bej,dashnorit te s’ames Gjulo,dhe jo i biri i të shoqit të sajë Halil Hoxhes.

Serbët shovinistë,anmiqtë tonë,i mbrojne egërsisht dhe me kambëngulje të madhe Monumentet e tyne te Kulturës,siç asht rasti i Manastirit ortodoks të Deçanit,ku që nga shekulli i XIII-të ndodhet sarkofagu i “Skenderbeut” të tyne anti-osman,mbretit serb Stefan Urosh III Deçanskij,ose Dushani (1285-1331). Këte Monument Kulture,dikur Kishe katolike shqiptare,sot serbo-ortodokse,ato po e përdorin si “Tapi të tokes së tyne” per te “vertetue” se ajo tokë e Kosovës shqiptare,ku ndodhet Monastiri i Deçanit,nuk asht tokë e “shqiptarve ardhacake”,por tokë serbe.

Ma shumë hollësina rreth origjines dhe përkatesisë shqiptare e ketij Monastiri si dhe të perkatësisë shqiptare të tokës mbi të cilen asht ndërtue Manastiri i Deçanit, mund të lexoni në shkrimin tim të maparshem me titull “Talebant e Afganistanit edhe në Kosovë ?!?”
(Publikue me 11.05.2010 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=18779 ).





Gani Strazimiri, arkitekti që më 1979 guxoi të padiste prishjen e një kishe katolike
Imazh

Më 30 janar 2012

Ferdinand Dervishi

Një grumbull i shkalafitur gurësh dëshmon ende fatin e zi. Tashmë kisha e vogël katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, e ndërtuar që në kohërat kur në gadishullin Ilirik nuk kishin shkelur turqit, nuk është më. Kisha e shekullit të XIII, e njëjta që çdokush mund ta shohë të stampuar në kartëmonedhën e njëmijëlekëshit (printimi i ri), është hedhur në erë me dinamit në vitin 1979, në kulm të luftës së pashembullt të komunizmit kundër fesë. Monumenti i arkitekturës romanike-gotike kishte mbërritur në kohët moderne i paprekur, i ruajtur më së miri nga shqiptarët e të gjithë brezave. Kishte mbërritur i ftohtë e i bukur, rrethuar nga pëshpërimat e gojëdhënave, sipas të cilave, aty ishin falur duke paqësuar shpirtrat e tyre, qoftë parakohësit, apo bashkëkohësit e Skënderbeut e me radhë të tjerë shqiptarë të mëdhenj. Për më keq akoma, faktet thonë së kisha është shkatërruar edhe pse për më shumë se 20 vjet kishte të varur në qafë “flamurin e bardhë”, apo saktësisht një tabelë që thoshte se mbrohej nga shteti. Një rast i pashpresë që sërish ilustron se një pjesë e shqiptarëve, pothuaj në çdo kohë, kanë varrosur me duart e tyre trashëgimitë e së shkuarës. Kanë varrosur përsëritmërisht ato vlera me të cilat mburren kombet, me të cilat kombet tregojnë themelin nga ku kanë origjinën duke ngritur tonet, sa herë u jepet rasti, se janë pasardhës të një populli të lashtë, që ka lënë pas histori të lavdishme si edhe prova për këto histori. Prova, që në shumicën e rasteve janë të gdhendura në gur, qoftë në trajtat e frymorëve, qoftë në formën e ndërtimeve, që i kanë rezistuar kohërave, të ruajtura po nga këta popuj. Përmbledhur në pak fjalë, shkatërrimi me dinamit i kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës është një histori që në çdo kohë do të bënte me turp një komb të përgjegjshëm. Por edhe një histori që e parë në gjithë spektrin e saj, ruan të paktën një vlerë dinjitoze njerëzore. Një vlerë që ka lidhje me faktin se pikërisht në mes të valës më të egër të luftës së shtetit komunist kundër fesë, Drejtori i Institutit të Monumenteve, i quajtur Gani Strazimiri dhe disa kolegë të tij, guxojnë të lajmërojnë Prokurorinë për këtë ngjarje, të ndërtojnë padi dhe të arrijnë që të provokojnë hapjen e një hetimi për të gjetur përgjegjësit. Të kërkojnë madje edhe dënimin e autorëve me qëllim që kjo ngjarje të bëhej shembull për ata që do u lindnin ide të ngjashme. Por prokuroria, në atë kohë totalisht në shërbim të politikës, duke mos respektuar, apo keqinterpretuar ligjet, i justifikon autorët duke i konsideruar të pafajshëm për faktin se “kishin vepruar pa e ditur që ndërtesa ishte shpallur monument kulture”. Kohë më vonë, në një rrethanë të caktuar, ngjarja mësohet edhe nga vetë Enver Hoxha, por gjithsesi nuk rihapet kurrë, pasi ujqit nuk ja hanë këmbët njëri-tjetrit. Historia e kësaj përballjeje të pazakontë sillet përmes përmbajtjes së dokumenteve autentike të marra në Arkivin e Shtetit.


Protesta për shkatërrimin


Gjithçka ka nisur në formën e një telegrami urgjent të Institutit të Monumenteve drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, më 11.06.1969, që thoshte: “Informohemi se është hedhur në erë me mina kisha e shekullit të XIII e Vaut të Dejës, që mbrohet me ligj nga shteti. Lutemi të bëhen ndjekje ligjore”. Monumenti në fakt ishte shkatërruar rreth datës 30 maj 1969, sipas proces-verbalit të mbajtur pak ditë më vonë nga Miltjadh Papa, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Agim Kodraliu, inspektor i arsimit dhe kulturës i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Shkodër. Në procesverbal shkruhej:


“Rreth datës 30.05.1969 kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, në portën e së cilës ishte vendosur tabela e monumenteve të kulturës, u hodh në erë me dinamit.


Përse u shkatrrue ky monument i vetëm në Shqipni!

Pasi u takuam me drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit (N.SH.N) Hidroelektrike të Vaut të Dejës dhe Sekretarin e Komitetit të Partisë së ndërmarrjes, na u tha në fillim se punëtorët, me iniciativën e tyre, për të zhdukur influencën e fesë, shkatërruan monumentin. Pastaj drejtori na tha se kishte dijeni për shkatërrimin e tij dhe ky veprim i dukej krejt normal. Sot kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës është krejtësisht e shkatërruar dhe përveç grumbullit të gurëve, nuk ruhet asnjë gjurmë tjetër”. Me kaq mbyllet ky dokument. Pak ditë më pas, më 16 qershor, Drejtori i Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri, i diplomuar si arkitekt në Bashkimin Sovjetik, me dorën e vet harton një informacion të detajuar për Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Shkodrës. Një informacion ku qartësohen edhe rrethanat e shkatërrimit të kishës më të vjetër të ruajtur në gjendje të mirë në gjithë Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Sipas këtij dokumenti, del se kisha mbrohej nga shteti si monument kulture dhe se kjo ishte e njohur nga të gjithë. Po kështu, Strazimiri sqaron se edhe pas studimit dhe seleksionimit të monumenteve fetare vitet e fundit, kisha e Shën Mërisë kishte mbetur sërish monument, pra në asnjë kohë për të nuk ishte bërë fjalë se do hiqej nga mbrojtja e shtetit. Në letrën e tij arkitekti i rikthehet sërish kontaktit të specialistëve me drejtorin e N.SH.N. Hidroelektrike të Vaut të Dejës. “...Përfaqësuesit tanë për të vërtetuar këtë fakt në vend u takuan me drejtorin e N.SH.N... shokun ingj. Emin Musliu, i cili edhe pse ishte në dijeni të plotë për veprimin që do të kryhej, në fillim pretendonte se monumenti u hodh në erë me iniciativën e punëtorëve në kuadrin e luftës kundër ideologjisë fetare, por nga biseda e mëtejshme u kuptua se ai ishte shkaktari kryesor i asgjësimit të këtij monumenti, përderisa u shpreh se ‘edhe po të ketë monumente të tjera fetare në territorin e hidrocentralit, do t’i shkatërrojmë’. Pretendimi se punëtorët, pa dijeninë e drejtorisë, hodhën në erë monumentin, na duket krejtësisht pa baza, pasi nuk mund të përdoren lëndë eksplozive nga kushdo qoftë, aq më tepër në territorin e Vaut të Dejës, që është i populluar dendur”. Pasi ripërsërit në të njëjtin dokument vlerën unike të kësaj kishe në vendin tonë, drejtori Strazimiri i kërkon Prokurorisë me forcë dënimin e përgjegjësve sipas logjikës se një veprim i tillë do të vlente që të tjerë të papërgjegjshëm të mos guxonin të ndërmerrnin veprime të ngjashme. Ai shkruan tekstualisht: “Mendojmë se përgjegjësinë kryesore për shkatërrimin e këtij monumenti të rëndësishëm e ka drejtori i N.SH.N..., sh. Emin Musliu, dhe kërkojmë që të bëhen ndjekje penale në bazë të paragrafit të dytë të Nenit 265 të Kodit Penal. Theksojmë se ky nuk është rasti i vetëm i shkatërrimit të monumenteve në rrethin e Shkodrës, prandaj dënimi do të ketë efekt për mbrojtjen e monumenteve në të ardhmen”. Por pas një hetimi të përciptë, sipas dokumenteve të kohës, më 15.08.1969, Prokuroria e Shkodrës e mbyll çështjen.


Fajtori kryesor për shkatërrimin e monumentit është drejtori i N.SH.N.,Emin Musliu.
Më 15.08.1969, Prokuroria e Shkodrës e mbyll çështjen


Presioni për rihapjen e hetimit
Beteja e drejtorit të Institutit të Monumenteve vazhdon edhe më e fortë pas vendimit të Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e çështjes. Pak ditë më pas, më 30.08.1969, drejtori Strazimiri i dërgon një tjetër letër proteste Prokurorit të Përgjithshëm. Një letër edhe më të detajuar edhe më të fortë për çështjen e shkatërrimit të kishës së vjetër të Vaut të Dejës. Që në fillim të letrës Strazimiri shkruan se “ne nuk jemi dakord me këtë vendim për këto arsye:” Arsyet ishin: “...megjithëse... pranohet fakti se drejtori i kantierit të Qyrsaqit, Muhedin Muço, dha urdhër për këtë gjë (për shkatërrimin me dinamit të kishës), në fund me një arsyetim pa baza, duke aplikuar pa vend Nenin 98/5 të Kodit... shkarkohet ai nga përgjegjësia penale. Në rastin konkret veprimet e kundërligjshme të Muhedin Muços, ose të ndonjë personi tjetër, përmbajnë plotësisht elementët e figurës së krimit të parashikuar nga Neni 265/2 i Kodit Penal”. Në vijim të kësaj proteste të dytë, drejtori rreshton faktin se “hetimi i çështjes nuk është i plotë, për arsye se ne mendojmë se fajtori kryesor për shkatërrimin e monumentit është drejtori i N.SH.N.,... Emin Musliu, i cili as që u mor fare në pyetje nga hetuesia. Punonjësi i Institutit tonë, që u dërgua për të verifikuar në vend çështjen e shkatërrimit të monumentit, u takua me Emin Musliu, i cili duke treguar një nënvleftësim të theksuar për monumentet e kësaj gjinie, i tha se jo vetëm që ishte në dijeni të çështjes, por edhe po të ketë monumente të tjera të tilla në territorin e hidrocentralit, do t’i shkatërrojnë...”
Në katër faqe e gjysmë letër të shkruar me makinë shkrimi, drejtori Strazimiri argumenton se hetimi i çështjes ka qenë i njëanshëm, pasi janë marrë në pyetje vetëm ata që e kanë kryer dhe jo punonjësit e Institutit, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, që u takuan me drejtuesit e hidrocentralit, të cilët nuk e mohuan faktin se ishin të vetëdijshëm për shkatërrimin e monumentit. Në të njëjtin arsyetim, drejtori sulmon vendimin e Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e çështjes penale në ngarkim të ingj. Muhedin Muço, duke argumentuar se ai nuk e dinte që Kisha e Shën Mërisë ishte monument kulture. Por, sipas drejtorit Strazimiri, “këtë arsyetim e hedh poshtë vetë arsyetimi i vendimit, gjersa pranohet që në derën e kishës ishte vendosur tabela përkatëse”. Po kështu, pretendimin e të akuzuarit se nuk ka dhënë urdhër për prishjen e kishës e rrëzojnë dëshmitë e Ing. Vangjel Paskos, teknikut Gani Beqiri dhe brigadierit Hashim Zyberi. Në letër Strazimiri godet edhe mohimin e Muhedin M., i cili gjatë marrjes në pyetje ka pretenduar se nuk ka qenë kurrë në vendin e ngjarjes. “...kisha e madhe (një kishë tjetër që gjendej pranë kishës së vjetër të Shën Mërisë) ngjitur me monumentin e kulturës, për një kohë të gjatë ka shërbyer si kinoklub për punëtorët dhe ai është drejtor kantieri”, argumenton drejtori i guximshëm.
Duke rrëzuar një pas një argumentimet e Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e çështjes, Strazimiri nxjerr edhe shkakun e vërtetë të shkatërrimit të kishës. “Shtojmë se kjo kishë prej disa dhjetëra vitesh nuk përdorej për rite fetare dhe në të ishin kryer punime restaurimi nga ne, prandaj me sa duket, po të jetë e vërtetë se fshatarët faleshin dhe ndiznin qirinj në kishën e madhe, sepse e vogla qëndronte gjithmonë e mbyllur, fakt të cilin e konstatuam vetë në kontrollin që bëmë disa muaj para shkatërrimit të saj”, shkruan drejtori i Institutit të Monumenteve. Në fund, duke e rreshtuar edhe njëherë se çfarë vlerash kishte ajo kishë për kombin shqiptar, se çfarë studimesh ishin ndërmarrë nga historianë e ekspertë të huaj e shqiptarë, duke e quajtur kishën nga më të rrallat në Ballkan, Strazimiri rreshton edhe precedentët e tjerë në rrethin e Shkodrës e gjetkë të shkatërrimit të monumenteve të kulturës. “Shkatërrimi i kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës është rasti i gjashtë i shkatërrimit të monumenteve në rrethin e Shkodrës. Para disa vjetëve janë hedhur në erë dy monumente të rëndësishme, bezistani dhe hamami në breg të Bunës, dëmtuar monumenti i kulturës, pronë e Musa Dulja etj. Shkatërrimi i bezistanit dhe hamamit u bënë me paramendim natën, me qëllim që të viheshin para faktit të kryer. Edhe këto raste i kemi denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Shkodrës, por çështjet u pushuan, kështu që indirekt po lejohet shkatërrimi i monumenteve të kulturës në këtë rreth. Në këtë rast e shohim të nevojshme t’ju vëmë në dijeni, se edhe Prokuroritë e disa rretheve të tjera, si e Beratit, Lezhës etj., nuk përfillin denoncimet tona lidhur me shkatërrimin ose dëmtimin e monumenteve të kulturës... Duke vepruar në këtë mënyrë nuk garantohet mbrojtja e monumenteve të kulturës në vendin tonë dhe u lihet dorë e lirë personave të ndryshëm për t’i shkatërruar, ose dëmtuar, duke përdorur kurdoherë arsyetimin e mos pasjes dijeni se janë monumente kulture”.
Në mbyllje të kësaj letre, drejtori Strazimiri kërkon prishjen e vendimit të Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e çështjes penale si të pabazuar, të paplotë dhe të njëanshëm duke kërkuar ribërjen e hetimeve. Një ligjërim që përmbyllet sërish me një këshillë krejtësisht patriotike: “Dhënia e dënimit të merituar në këtë rast flagrant do të kishte efekt pozitiv për parandalimin në të ardhmen të veprimeve të kundërligjshme ndaj monumenteve të kulturës”.


Faik Minarolli, kryeprokuror i Shkodrës nuk lejoi hetimin e shkatrrimit të Kishës romano-gotike së vetme në Shqipni


Mbyllja e çështjes
Me gjithë kërcënimet e Institutit të Monumenteve për të hetuar seriozisht këtë çështje, Prokuroria e politizuar e kohës nuk merr asgjë seriozisht dhe përfundimisht e pushon çështjen duke mos vënë askënd para përgjegjësisë. Njëkohësisht Prokurori i Përgjithshëm, për habi, dërgon në Prokurorinë e Shkodrës, më 30 tetor 1969, një letër të hollësishme me anë të së cilës u “heq veshin” vartësve duke u dhënë leksion se si duhet ta kishin hetuar këtë çështje. Një letër, përmbajtja e së cilës sjell edhe më tepër detaje në zbardhjen e ngjarjes. Goga e këshillon kreun e Prokurorisë së Shkodrës Faik Minarolli, se duhet të kishte kryer një seri veprimesh të tjera hetimore filluar nga fakti i mos marrjes në pyetje i dy ekspertëve, një i Institutit të Monumenteve, një i seksionit të arsimit e kulturës së Shkodrës, që të mbërritur në Vaun e Dejës për të hartuar procesverbalin e ngjarjes, ishin takuar me drejtorin e N.SH.N-së ingjinier Emin Musliu,(pa fëmijë) dhe kishin dëgjuar nga goja e tij versionin për shkatërrimin e monumentit, bashkë me faktin se ai u kishte thënë se kishte dijeni dhe se gjithçka ishte normale. Po kështu, në këtë korrespondencë të Prokurorit të Përgjithshëm mësohet edhe fakti se në mes të kësaj ngjarjeje ka pasur edhe një histori me fletë-rrufe. Sepse jemi në vitet e influencës kineze. Pra punëtorët kishin vënë një fletë-rrufe, që mesa duket kishte pasur si shkas pikërisht faktin se banorë të zonës vazhdonin të shkonin fshehurazi në kishë dhe të faleshin. Kështu Kryeprokurori tërheq vëmendjen vartësve duke shkruar se ata duhet të kishin marrë në pyetje edhe Sekretarin e Komitetit të Partisë për Vaun e Dejës si dhe drejtorin i ndërmarrjes rreth faktit nëse e kishin shqyrtuar fletë-rrufenë, se çfarë kishin vendosur, në kishin dhënë përgjigje me shkrim dhe në rast se fletë-rrufesë i ishte dhënë përgjigje, kjo duhej gjetur e administruar.


Fadil Ymeri si sekretar i Komitetit Partis Vaut Dejës dha urdhër mbi shkatrrimin e Kishës Katolike


Po sipas Kryeprokurorit, duhet të ishin marrë në pyetje edhe punëtorët që vunë dinamitin, pasi atyre u ishte thënë se “Komiteti i Partisë i dha përgjigje fletë-rrufesë, që kisha të shembet”. Pra sipas këshillës së Kryeprokurorit duhet të ishte sqaruar nëse punëtori Kasëm Koçiu, e kishte parë vetë këtë përgjigje të fletë-rrufesë, apo thjesht e kishte dëgjuar nga të tjerë. Po kështu, sipas Kryeprokurorit, vartësit e tij në Shkodër duhet të kishin marrë më me shumë kujdes në pyetje dëshmitarin Vangjel Pasko, inxhinier ndërtimi, i cili kishte dëshmuar: “... për këtë shembje besoj se ka dhënë aprovim drejtoria përderisa atje kanë shkuar kompresori i ajrit, eksplozivi etj”. Sipas Gogës, këtij dëshmitari duhet t’i ishte kërkuar të shpjegonte mënyrën e lëvizjes së kompresorit të ajrit me qëllim që të zbuloheshin prova për subjektin e krimit.


Më 5 nëntor 1969, Prokurori i Përgjithshëm Lefter Goga kërcënon për mbylljen e proçesit të shkatrrimit të Kishës Katolike


Po kështu Kryeprokurori ka vënë re se nuk është kryer ballafaqim mes të pandehurit drejtori i kantierit të Laçit të Vau Dejës, ingjinier Muhedin Muço, dhe dëshmitarit Hashim Zyberi, nëse ishte apo jo e vërtetë që i pandehuri e kishte urdhëruar për të shkatërruar kishën. Në fund të leksionit Goga u heq vërejtje kolegëve lokalë se, që hetimi të ishte i plotë duket të kishin marrë në pyetje banorët që kanë shtëpitë në afërsi të monumentit të shkatërruar për të saktësuar faktin e ekzistencës së ndonjë mbishkrimi te dera e kishës dhe nëse ky ishte në italisht, apo në ndonjë gjuhë tjetër. Madje këtë moment Kryeprokurori e cilëson “mëse të nevojshëm”. Përfundimisht Goga shkruan: “... të metat e mësipërme tregojnë se hetimi nuk ka qenë i plotë dhe i kujdesshëm. Vendimin e pushimit nuk e anuluam, për shkak se çështjes i ka kaluar aktualiteti, por megjithatë të metat t’i bëhen të njohura hetuesit për t’i pasur parasysh në punën e tij. Bashkëngjitur ju kthejmë dosjen”. Një mbyllje që zbulon më mirë se si kanë lëvizur levat e shtetit të kohës, apo ato fakte që nuk pasqyrohen në asnjë dokument. Që zbulon se hetimi u anulua jo se nuk kishte fakte, por sepse nuk kishte aktualitet. Dhe ky “aktualitet i munguar” ishte se kisha e Vaut të Dejës ishte hedhur në erë në vazhdën e fushatës së komunistëve në pushtet kundër fesë. Në të kundërt, çështja do të kishte “aktualitet” vetëm në rast të mungesës së një lufte të tillë. Pesë ditë më pas, më 5 nëntor 1969, Kryeprokurori Goga i dërgon një letër zyrtare edhe Institutit të Monumenteve, ku sqaron se përse nuk e anuluan vendimin e Prokurorisë së Shkodrës për pushimin e çështjes. Sipas Gogës, “nga hetimet e zhvilluara është vërtetuar në mënyrë të plotë se kisha është shkatërruar me lëndë eksplozive nga punëtorët e sektorit të Qyrsaqit, me urdhrin e të pandehurit (Muhedin Muço). Por për të pasur ky përgjegjësi penale në bazë të nenit 265/2 të Kodit Penal, duhej që të kishte dijeni se ajo ishte monument kulture, gjë që nga provat e administruara nuk vërtetohet”. Një argumentim që do ngrinte të nervozuar nga vendi çdo jurist, qoftë edhe ata të kohës së diktaturës. Pasi në çdo vend të botës populli nuk presupozohet të dijë përmendësh të gjitha ligjet e shkruara. Sepse parimi universal thotë se pas kryerjes së një vepre penale të parashikuar me ligj, gjithkush që kap ligji dënohet dhe nuk i jepet asnjë të drejtë kur argumenton se nuk njihte ligjin.
Në rastin aktual, shkatërruesi i monumentit të kulturës duhet të ishte dënuar vetëm sepse e shkatërroi atë. Sepse ligji nuk merret fare me “e dinte” apo “nuk e dinte”. Kështu që justifikimi i Prokurorit të Përgjithshëm Lefter Goga përballë Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorit të tij zemërak, Gani Strazimiri, “se autori nuk kishte dijeni” duket se ka qenë një manovër sa për të bindur krerët e këtij institucioni që të pajtohen me këtë vendim dhe mundësisht të mos e zgjasnin më tej.

U morë nga http://lajme.shqiperia.com

E pregatit dhe e plotsoi me nëntituj redaksia e kulturës të dy shkrimet e gazetarit patriot Ferdinand Dervishi në sitin; proletari.com në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarsisë të Shqipnisë
E premte, më dt. 17.II.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkatërrimi i Kishës së shek. XIII
Kisha e re Katolike në Vau Dejës

Imazh
Kisha Katolike e re në Laç të Vau Dejës - Shkodër

Nga Ferdinand Dervishi
Imazh
Në numrin e djeshëm, gazeta Panorama publikoi historinë e shkatërrimit nga komunistët në vitin 1969, të Kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës, një ndërtesë me vlera të shumta të trashëgimisë kulturore që datonte që nga shekulli i XIII, kohë kur turqit nuk kishin shkelur ende në vendin tonë. Kisha katolike, që gjendej në afërsi të kalasë së Danjës, në zonën e Shkodrës, ishte ruajtur brez pas brezi e padëmtuar dhe konsiderohej si monumenti më me vlerë i arkitekturës romanike-gotike në Shqipëri. Shkatërrimi i Kishës me dinamit, nga punëtorë të kantierit të ndërtimit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës, shoqërohet me një reagim të ashpër të drejtuesve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të cilët, edhe pse vendi gjendej në pikun e luftës së komunistëve kundër fesë, kërkojnë me ngulm që çështja të hetohet dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Por edhe pse këmbëngulja e tyre provokon një hetim zyrtar, çështja mbyllet pa autorë konkretë dhe gjithçka mbaron me “na ishte njëherë”. Në kuadër të kësaj teme, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, me një përvojë të gjatë pune në Institutin e Monumenteve të Kulturës, pohoi se e njihte shumë mirë këtë rast dhe se me pak fjalë kisha e rrallë u sakrifikua në kuadër të luftës që komunistët ndërmorën për çrrënjosjen e fesë. Po kështu, ish-përgjegjësi i sektorit të monumenteve mesjetare, kujton se shkatërrimi i Kishës së shekullit të XIII i është raportuar nga drejtuesit e Institutit edhe vetë Enver Hoxhës, por ai nuk ka reaguar.

Zoti Meksi, e kujtoni historinë e shkatërrimit të Kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës më 1969?
E kujtoj shumë mirë, pasi unë jam marrë drejtpërdrejtë me monumentet e kësaj periudhe kohore. Unë në këtë kohë isha përgjegjësi i sektorit të monumenteve mesjetare në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe e dija fare mirë se çfarë përfaqësonte kjo Kishë.

Si vepruat kur mësuat për hedhjen në erë?
Na u tha se e kanë hedhur në erë. Nga Shkodra na njoftuan. Menjëherë dërguam njerëz që të bënin verifikime sepse informacioni thoshte se u hodh në erë, duke e rrafshuar me tokën. Ata që dërguam e konfirmuan lajmin. U quajt skandal dhe krim ndaj kulturës shqiptare. Ishte i vetmi monument i arkitekturës romanike-gotike në Shqipëri, tërësisht i ruajtur. Kishte edhe piktura në brendësi, të ruajtura në mënyrë fragmentare. Ndërsa arkitektura ruhej tërësisht. Që nga viti 1967 nuk funksiononte si kishë, pra kishte në derë tabelën “Monument kulture, mbrohet nga shteti”. Sepse ishte bërë një studim për ruajtjen e kishave dhe xhamive të vjetra me vlera të trashëgimisë e të kulturës. Madje kujtoj se në ndonjë rast, për të ruajtur sa më shumë objekte të vlefshme të kulturës kombëtare, edhe e “kishin tepruar” me dashje në vendosjen e tabelave “monument kulture”. Të mendosh që ata që e shkatërruan më pas ishin mburrur se e kishin hedhur në erë me shumë mjeshtëri, pa fluturuar asnjë gur në ajër, pa rrezikuar jetën e askujt. Kujtoj se vumë në dijeni, veç Ministrisë së Kulturës edhe nivelet më të larta të shtetit dhe të Partisë së Punës. Por askush nuk reagoi. Sepse ngjarja ndodhi në kulm të luftës së komunistëve kundër fesë. Njëkohësisht me hedhjen në erë të kësaj Kishe të vjetër, ka pasur edhe dëmtime të tjera objektesh fetare me vlera të rralla. U dëmtua xhamia e Kavajës, Peqinit, minaret e fundit të shekullit të XIV në Berat, Elbasan dhe Durrës. Për të gjitha këto është protestuar nga ana jonë.

Aleksander Meksi
Imazh

A ruheshin nga shteti këto objekte, a ishin shpallur monumente kulture ndërkohë?
Të gjitha të ruajtura nga shteti ishin. Ato ishin pjesë e një liste të shpallur të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Që nga viti 1948, monumentet e kulturës ishin të shpallur dhe të ruajtur. Njëkohësisht kishin tabela treguese. Seleksionimi i fundit u është bërë në vitet 1967-1970. U kryen ekspedita për të bërë dokumentacionet përkatëse. Në vitin 1971 u hartua lista përfundimtare e këtyre monumenteve, që u miratua me vendim të Kolegjiumit të Ministrisë së Arsimit. Kujtoj edhe përbërjen e komisionit të hartimit të kësaj liste, të përbërë prej pesë vetash. Kryetar ishte Koço Bihiku, zv/drejtor i Institutit të Gjuhësisë e Historisë, Aleks Buda, Profesor i historisë, Dhorka Dhramo, historiane arti, Gani Strazimiri, Drejtor i Institutit të Monumenteve dhe unë.

Si u reagua kur ju, instituti juaj, u vu në mbrojtje të kishave e xhamive të shkatërruara, si në rastin e Kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës?
Na akuzuan drejtpërdrejt se kishim rënë pre e ideologjisë fetare. Madje këtë na e shqiptuan në fytyrë edhe personalitete të kohës në fusha të ndryshme të shkencave. Por nuk kishin faj se ishin të terrorizuar. Ishte vetë situata e krijuar nga shteti komunist, pasi në atë kohë ishte kulmi i fushatës në luftën kundër fesë e ideologjisë fetare dhe çdokush, që do të ngrihej në mbrojtje të kishave dhe xhamive, pavarësisht qëllimit për t’i mbrojtur për vlerat kulturore apo ato të trashëgimisë kombëtare, do të ishte i humbur.

Në një moment më treguat se këtë ngjarje, pra shkatërrimin e Kishës së shekullit të XIII e mësoi edhe Enver Hoxha. Në çfarë rrethanash dhe si reagoi?
Duhet të ketë qenë viti 1971, kur Gani Strazimiri, drejtori, i prezantoi Enver Hoxhës rreth 100 diapozitivë të monumenteve të kulturës në gjithë Shqipërinë. Kur mbërriti te rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, drejtori i tha se ajo tashmë ishte kthyer në gërmadha dhe duket përmendi edhe emrat e autorëve. Duhet të ketë përmendur emrat e autorëve sepse këtë e nxjerr logjika, pasi përgjigjja e Enver Hoxhës ishte: “Sa keq që këtë dëmtim e kanë bërë njerëzit tanë”. Pra Enveri e dinte se cilët e bënë dhe këtë do ja ketë thënë drejtori Strazimiri, që pas takimit ua rrëfeu të gjithëve. Pra kur vetë kreu absolut i shtetit mori në mbrojtje shkatërruesit, kjo do të thotë se vlera e trashëgimisë kulturore shqiptare ishte në një tjetër plan, vënë përballë luftës kundër fesë.

Duhet të ketë qenë viti 1971, kur Gani Strazimiri, drejtori, i prezantoi Enver Hoxhës rreth 100 diapozitivë të monumenteve të kulturës në gjithë Shqipërinë. Kur mbërriti te rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, drejtori i tha se ajo tashmë ishte kthyer në gërmadha dhe duket përmendi edhe emrat e autorëve. Duhet të ketë përmendur emrat e autorëve sepse këtë e nxjerr logjika, pasi përgjigjja e Enver Hoxhës ishte: “Sa keq që këtë dëmtim e kanë bërë njerëzit tanë”


Kisha në kartëmonedhë

Kisha e Shën Mërisë e Vaut të Dejës është stampuar edhe në kartëmonedhën e prerjes një mijë lekëshe (printimi i ri). Edhe pse Kisha tashmë nuk ekziston, imazhi i saj ruhet gjithsesi falë fotografive të shumta të bëra. Kuptohet që vlerat e saj të rralla, datimi që nga shekulli i XIII, arkitektura romanike-gotike, etj, kanë bërë që të përzgjidhet për të përfaqësuar një komb, në një prej kartëmonedhave që përdor.
30.03.2010 http://www.panorama.com.al/index.php?id=39769


Kisha e "Shën Mërisë" qendër peshkopale, që në vitin 1361 e Vau Dejës Shkodër
Imazh

Për Kishën

E ndërtuar në këmbët e malit të Dejës, kisha e Shën Mërisë përmëndet si qendër peshkopale, që në vitin 1361. Kjo kishë njëfeshe ka qenë romaniko-gotike dhe e veçantë në stilin e saj. Ka qenë kapelë. "Por Dom Nikoll Mazreku punonte dhe kujdesej për pikturat duke i bërë me dorë. Ai punonte dhe si marangoz", më shpjegon Gjoni, që i pëlqen të flasë pa fund . Në kohë të kapriçove të Drinit, uji e fuste lymin brenda. Gjithsesi kohë të shkuara. Ngaqë, në vënd të saj, tashmë kanë mbet gërmadha, ndërsa gurët janë të përhapur ngado. Në kishën e re, që është shumë më e madhe por me më pak histori, shikojmë dhe ish-kishën e vjetër, që të zhgënjen me përmasat e saj.

Nuk ndodhet varri i princit Lek Zaharisë, bashkëpuntor i Gjergj Kastirotit

Në absidën e të vjetrës, besohet se është varrosur Lekë Zaharia, por asnjë shenjë nuk e provon këtë.
E ndërtuar me mermer të bardhë, e vjetra, përbën një dëshmi me vlerë për zbukurimet e përdorura në kishë dhe shijen arkitekturore të kohës kur është bërë. Pragu i saj njëcopësh zbukurohej me një shirit trekëndshëshash në pjesën e sipërme dhe me shumë motive të stilizuara në pjesën e poshtme..Muret e kishës ishin ndërtuar me gurë gëlqerorë të gdhëndur dhe të lidhur me llaç gëlqere me fuga të holla në anën e jashtme. Kisha ka qenë mbuluar me çati dyujse e tjegulla vendi të lidhura me llaç gëlqereje për shkak të pjerrësisë së madhe...
Aty është mali i Raboshit, këtej herë Zeqana e Bushatit dhe këtej Deja..., më kthjellon Gjoni.
Këtu mbyllet. Dhe, kaq të mjafton nga Kisha e Vaut të Dejës. Nuk di ç'te them më, sepse shumë nga dejanët e sotëm, as nuk kanë qenë ndonjëherë sipër.

U morë prej;
Fragment nga shkrimi "Në trojet e legjendës së Lekë Zaharisë" me autor Ben Andoni
E Marte, 27-03-2007
"Zemra Shqiptare"

Shënim;

Ishin këta priftërinjë në këtë kishë të rrënuem nga minat e Fadil Ymerit edhe me urdhën të Mehmet Shehut ka meshuar Dom Nikoll Sheldia, Dom Suma, Dom Lazër Leci.



Imazh

Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes, qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua kuvendi i princerve shqiptare, ku moren pjese Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Teodor Korona Muzaka, Lek Zaharia,Lek Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Stefan Cenojeviçi etj.

Ky kuvend u be ne Katedrelan e Shen Nikolles dhe jo rastesisht ne Lezhen venedikase. Kuvendi krijoi "Lidhjen Shqiptare" me Skenderbeun, si kryetar te saj me titullin :"Kapiten i Pergjithshem" (Capitaneus Generalis). Kuvendi i Lezhes eshte nga ngjarjet me te medha unifikuese te kombit shqiptar ne histori.

Shënim;
Të gjitha materialet e mësipërme u mblodhën nga Redaksia e Kulturës http://www.proletari.com për 100 vjetorin e Pavarsisë të Shqipnisë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Dhjetor 2018, 00:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari