Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
TË GJITHA “FAJET E MËKATET” E SHQIPNISË I KA KLERI KATOLIK
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TË GJITHA “FAJET E MËKATET” E SHQIPNISË I KA KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Parë)

Imazh
Nga Fritz RADOVANI
E Shtunë, 06-08-2011
Melburn, Australi

Kur Shqipnia nuk ishte Shqipni, do t’ ishte gabim me folë për “fajtorët” që kanë mendue dhe punue me ngritë binanë e rrafshueme ndër shekuj me një barbarizëm aqsa të pamëshirshëm, aq edhe makabër nga të gjithë pushtuesit, pa asnjë përjashtim.

Kur filloi me u dukë në qiellin Shqiptar vransina që po errsonte me rêtë e saj mbas gati pësë shekujsh “gjysëhanën” e vjetër të Anadollit, shumë turkoshakë morën ikën, ndërsa pjesa ma e madhe veshën kostumin e ri të “xhonturqëve” dhe filluen me u falë me “hanën e ré”... Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne!

Kush, na? – Na pra, “na”, banorët e Tokave të pushtueme prej tyne... Shumë prej nesh filluen me mendue ndrysh. Duhet me thanë të vërtetën: Nuk ndejën rahat ndër ato kësollat e tyne, me ndrrue ato dy palë brakesha që kishin gjithë jetën, me kullotë ato dele e lopë e me u kënaqë tue i ra fyellit nën hije të lisave e të ahut shekullor, ku për pesëqind vjet u këndonte qyqja e kukuvajka, po shkuen e u futën ndër brraka të Zadrimës, dikund andej kah Troshani, për me u ba “të dijshëm”, madje edhe na dolën edhe “priften”, tue pasë në katër anët e vendit ndër qytete qindra mejtepe...shkojnë e i qesin vetes punë me “shpikë” edhe Alfabet të Gjuhës Shqipe! Punë katundarësh...! Jo po e di këte punë Imzot Doçi, ai tjetri mbas Tij, Imzot Mjedja me një vlla që rri tue qitë vjerrsha, edhe këta zadrimorë. Ai tjetri që i binte fyellit aq bukur fillon e merret me “lahutë”...e kështu, një grup katundarësh të “dijshem” po do edhe me na mësue me “turk” mbi krye Gjuhën Shqipe!..Nuk mjaftohen me kaq, po na formojnë edhe Shoqni “Agimi”, se gjoja na paska fillue me dalë “drita”... Ai Zefi i Atyne Fishtajve nuk rri rahat me korrë grunin, po shkon e veshë edhe “zhgunin e fratit” e ndrron edhe emnin e na bahet At Gjergj, në kujtim të Gjergj Kastriotit, kur shumica e vendit nuk do me ia ndigjue emnin “Atij të Parit”, e jo ma këtij “të dytit”, që edhe na i shkruen bash sulltanit të Stambollit, demek se di gjuhën e Napoleon Bonapartit...se “duem me vu ndër ata farë shkollash Gjuhën Shqipe”...Po me ke me u marrë vesh me atë “Gjuhë”..? Ajo po t’ ishte Gjuhë... përdoret edhe sot! Gjuhë, demek Shqipe, me do grremça latinë, a thue se do të rrinim gjithë ditën tue shkrue e lexue ndër gazetat e Europës... E nuk mjaftohet me kaq tue pasë mundsi me i këndue vjerrsha Nanës e Babës së vet, e me i qitë bejta shokëve shkon e çon peshë edhe atje maje Malesh Malësorët e Hotit, Grudës e Dukagjinit...dhe e bán dreqi me u miqsue me një tjetër “si veten”, të rrethuem në konop rreth belit, në fis t’ atyne Prennushëve të Zhupës, njëfarë At Matijet, “katundar” që për pak e gja kje tue u vjerrë në konop të Krajlit të Malit të Zi...

E pse? – Për një copë “zhele të kuqe me një Shqipe” që “shumica” edhe sot po e quejnë “sorrë”. Kinse simbol i Kastriotit! Punë boshe! Sa me i pa sherrin me farë e me fis i shkreti Dedë Gjo’ Luli, tue lanë rrugash edhe Trupat e vramë të djelmëve të vet, të qinda miqëve Malësorë, atje në Maje të Deçiqit...e tue u shue si t’ ishin pa emen, aqsa sot mbas 100 vjetëve, as me i ra ndër mend “shqiptarëve” se Ai Flamur u vu mbi Shkambijë të lamë me Gjakun e Pastër të Atdhetarëve!.. Janë 100 vjet që Shqiptarët e Atyne Trojeve vetem dëbohen, ikun, humbin e shfarosen pse me Gjak ngritën Flamurin e Shqipnisë...

A dam i vogël ju duket ky? E kujt i shkoi mendja në këte “dreq” pune? Vetem Atyne që kishin veshë zhguna e veladona! Klerit Katolik Shqiptar! Qit e bertit ndër male e fusha “Atdhé e Fé”...Hapen shkolla: “Atdhé e Fé”...Ndërtuen Kisha: “Atdhé e Fé”!... E sa iu pa hajri “Atdheut e Fesë”...haj dreq, as Ata që i hapën, as “ata” që i shkatrruen!

Veç sherr e dam të pamasë! E çka na duhej né Feja e Tyne? – Jo po ka 2000 vjet që “Malësorët me armë në dorë ruajtën Krishtërimin” thonte Ai Popi i shkjeve Fan Noli...

E kush ua dijti këte? Qeveria, Populli, Europa, sllavi, turku...!? – Askush! Veç se lanë krena e pasuni rrugash e të “truem”, tue fillue nga Kleri e deri tek Mësuesit që u mësuen “shkronjat Shqipe”, tue pasë mundësi me ndejë rahat me “çengelat e turkut apo me ato grremçat cirilike” që i kemi rreth e rrotull...e madje edhe me kenë mirë... me komshijë! Nuk mjaftohen me kaq! Bán dreqi e mblidhen në Gerçë, në qelen e At Matisë, shkon edhe Imzot Mjeda me disa tjerë... ua rrejnë mendjen edhe nja katër a pesë vetëve të tjerë muslimanë, fusin në “sherr” edhe Ismail Qemal bej Vlorën, tue kenë rahat në punën e vet...ua mbushin mendjen edhe disa kosovarëve analfabetë e me në krye njëfarë Burri, Isa Boletini, që nuk dinte as turqisht, as frengjisht, e bán dreqi e lidhet me Katolikë e vjen në Vlonë me vu “Flamurin e Shqipnisë”... Edhe Ai sa me u vra pa kalue as kater vjet e me iu vra edhe djali e far’ e fisi...për një “copë zhele”... – Jo po, edhe Ky ishte Miku i Imzot Luigj Bumçit... At Fishtës e ku di unë ku i kishte gjetë do priften sa me fikë edhe ata që paten le nja 30 vjet mbas vrasjes së Tij n’ Atë Fis.

E pse? – Po na coptohet Shqipnia! – Punë e madhe! Donin me e shpëtue priftnit! – U pat hy vetja në qejf! U lëshuen ndër shtete t’ Europës me zhguna e veladona, Kryqat nga një pëllambë në qafë e donin me ua mbushë menden Inglizit e Amerikës, se jemi shtet “oksidental”... Mirë i pat thanë Bismarku kur i shkuen delegacion Katolikët e Shkodres: “Sa rrini e vueni nën sundim të turkut, banju edhe ju muslimanë e shpëtoni!!” Po me ke me folë, a merr vesh i “paqytetnuemi”? Edhe atij desht me i dhanë përgjegje Don Nikoll Mazrreku...po ku i erdhi fundi Don Nikollit...Edhe pak e pat edhe Ai!

Imzot Bumçi tue kujtue se asht i zoti fort e po di me ba politikë, se dinte pesë a gjashtë gjuhë të hujeja ban edhe tjetrën marri që nuk i falet përsa të jetë jeta e shkon edhe tek Papa, me i kërkue “Korçen e Gjirokastren!!” Kulmi! Po a bahet një veprim kësi soji me mend në kokë...prej një Prelati Katolik, kur ndër ata vende nuk ishin asnjë i Fesë së Tij? – Jo po janë vëllaznit tonë Shqiptarë!...Nuk kemi si i lamë nën thundren e huej me na i shtypë greku!! Kësaj i thonë me t’ marrë dreqi mendjen e kokës!.. Vëllaznit tonë!?

E çka do me i pa sherrin ma fort se kaq! – Jo jo, mos u ngutni! Ka edhe ma!...

Vazhdon...



PO PO, TË GJITHA “FAJET E MËKATET” E SHQIPNISË I KA
KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!
(Pjesa e Dytë)

Imazh
Lteri i Katedrales e Kishës Madhe - Shkodër

Nga Fritz RADOVANI

A doni me u fikë? Shkoni e hyni ndër shkollat e Klerit Katolik Shqiptar! Nëse nuk pat mësue mend Shkodra me Luigj Gurakuqin, keni boll të tjerë. Ua plasi dreqi sytë e ballit edhe disa djemëve të Pipajve të Libohovës, Osman Kazazit të Tiranës, e deri edhe djelmëve të Bushatlijëve e Xhyrezëve të Shkodrës, me shkue madje edhe ndër Jezuitë italianë, se nuk ua mbushi synin ajo e Fretënve të Shqipnisë...Prej fundit të Dragobisë vjen Bajram beg Curri e shtrohet në kuvend edhe Ai me Fretnit e Shkodrës. Familje në za, Avni Rrustemi i Djelmnisë Vlonjate, miqsohet edhe Ai me Priftin e Shantojëjve...Demek, “Opozitë”! Ua kishin marrë mendjen priftnit e mblidheshin te Shtëpia e Marubit, pozonin aty me ba fotografi, e rreju të shkretit se po “rregullojmë” shtet me Pjeter Logoreca e Don Nikollë Kaçorra, kur shumica e popullit vazhdonte me dalë me të çilë deren me sherbëtor e me të prue kafen nën dërrasen e hapun të derës së dhomës së burrave, se gratë e qeveritarëve tanë edhe kur dilnin në oborr me shkund manin, u duhej me kenë me perçe!

– Ata edhe sot besa njashtu veprojnë, po nuk po u rrinë gratë nën té si u ka ande atyne!

I vetmi që i ka njohë Ata Klerkë asht kenë Mbreti! Ah, Ahmet Zogu ua rregulloi samarin...Kur kje ngusht, i ndjekun prej austriakëve, shkoi në qelë të Rubikut e u fut nën zhgun t’ At Palë Dodës. Kur banë “Opozitë” Fretnit që i shpëtuen lëkuren ..i vuni në konop! Atij ia “lumsha” krahun...!

Klerit Katolik Shqiptar i kishte xanë sytë Flamuri i Gjergj Kastriotit!

Vjen Italia e na mbushë edhe podrumet me mallin e vet...Çohen Priftnit peshë “këta na zhigatën Flamurin me sopata”!...Tue i pasë në Fe të Tyne...I pau sherrin tanë Shqipnia! Deri derrat e dosat e lagjes “Skenderbeg” në Shkoder, delshin në rrugë me turi të skuqun prej makaronave pastashutë me salcë që u qitnin ushtarët italianë, jo po, “janë fashista”, thërriste Kleri! Aaaa, nuk i duem këta? – Ata të “nacional – çlirimtares” janë “shqiptarë” filloi me thanë Kleri... Ani, s’ ka gja, veç të huej jo!...Vijnë dy pederasta shkje prej Beogradit, një Dushan e një Meladin, e gjejnë “mostren” e vet në Tiranë...E ku e morën turkoshakun që u duhej me shpartallue Veriun? – Prej Gjirokastre...E i pau sherrin atij anadollak me gjak e me babë jo vetem Gjirokastra, Kalaja e Saj, po edhe der ku këndonte Shqipja ndër Bjeshkët e Nêmuna. Mëkati i kujt ishte? – I Imzot Bumçit, që nuk mujt me ndejë pa Korçën e Gjirokastrën...E u fik gjithë Shqipnia, me Katolikë, Muslimanë e Ortodoksë...se t’ ishte e mbara e Shqipnisë, as Korça as Gjirokastra nuk kishin sesi me na e sjellë atë turkoshak në krye të vendit, se e kishte rahatue me kohë greku!! – Jo po, janë Vllaznit tonë! Po edhe ata qytete t’ ishin nën grekun besa ma mirë patën me kenë se me Enver Hoxhen! Kush kje ma mirë na apo Maqedonia?!

Pat ardhë në Shqipni një prift italian e i ra për 30 vjet kryqeterthorë vendit, tue u marrë me studimet e veta, njëfarë At Fulv Cordignano...Sa iku prej këtu pat shkrue se: “Shqiptarët janë rracë e manafikun...bastardhe...” me një fjalë “Popull kot!”, “tamam si ishim!”...O Zot i madh, po si i ndejën gati Priftnit tonë, a thue se i pat shpifë gja për fiset e tyne!? U çuen në kambë të gjithë bashkë, me profesora e filozofë, e nuk lane gja pa i thanë, a thue se çka ishte ba! Filloi Don Ndre Zadeja, mbas Tij, Don Nikollë Mazrreku, e me Prof. e Shkodrës edhe At Gjon Shllaku, nuk mujt me ndejë pa u përzi edhe Prof. Filip Fishta në Tiranë...Si u erdhi fundi këtyne antifashistave e me ta edhe Prof. Kolë Prelës së Dukagjinit, aq i vorfën, që kur binte me fjetë, nuk kishte çka me i ngranë as miu në sofer të Tij? – T’i rahatoi Enver Hoxha ma bukur s’ ka ...Filloi me të parin Don Ndrenë e t’i bani mos me ju gjetë jo libra e shkrime ndër shtëpija, po as bishtagyp me shkrue një leter...jo vetëm atyne, por ua panë sherrin edhe Malësorët e Dukagjinit e të Kelmendit...se lé far’ e fisin e tyne...

Bahet një bombardim në Tiranë, e populli vrapon e futet në një rrefugjio pranë Kishës së Jezuitëve për me shpetue kokat...Gjermanët shkojnë se dikush i njofton që me popull aty kanë hy edhe disa komunista...U del para At Pjeter Mëshkalla, e mbasi u shpjegon gjermanisht se aty asht populli i asaj lagje dhe i garanton se nuk ka njerëz të armatosun, gjermanët ikin.

Po pse, o At Mëshkallë, u del para gjermanëve, po a nuk e dite ke po shpëton!?

– Jo Fritz, detyra ynë ishte dhe asht gjithmonë me mbrojtë Popullin nga gjakderdhja...

E, pa kalue as dy tri vjet, At Mëshkalla fillon Kalvarin e 25 vjetëve në burgjet komuniste.

Vrapon në Velipojë Don Alfons Tracki, e shpëton 100 Burra të lidhun nga gjermanët, që donin me i vra për vrasjen e një gjermani...E spijuni i sigurimit komunist Gjovalin Mazrreku, do me u tregue komunist besnik, e thrret Don Alfonsin në gjyq: “Spijun i flliqun i fashizmit!”...

Hej, çka s’ ndigjon dreqi... o Don Alfons Tracki, kthen sa vetë nga kampi i shfarosjes së Prishtinës, e pushkatohe si “agjent i Gestapos”... Po a i erdhi keq kujt mbas 2 vjetësh kur sigurimi rrasi mbrendë spijunin Gjovalin Mazrreku me grupin e “tradhëtarëve të partisë dhe sigurimit”? Haje dreq, askujt!!

Një djalë i ri, tue kalue rrugës mbi Urë të Lanës në Tiranë, para Hotel Dajtit, veç prej një makinës kërset pushka...Më tregonte z. Xhemal Alimehmeti para disa vitesh. Vrasin komunistët nipin e Xhafer Devës pa i pasë as faj e askurrgja nën Zotin. Fillon Xhafer Deva...mbas dy ditësh në darkë e t’i merr me rradhë me datën 4 shkurt 1944 të gjithë komunistët e njohun e t’i vret si qentë pa gjyq e pa iu degjue zani...I ishte mbushë mendja me pastrue prej pisllekut komunist mbarë Tiranen...! E çon dreqi Pader Anton Harapin në dy të natës e tue ngreh sandalet rrëshanë nga shpejtsia, me zhgun të zbërthyem, se harron me vue edhe konopin e vrap në zyre të Xhafer Deves…”Moh bre, Xhafer, jo gjak bre Burra, se janë vllaznit tonë…jo kështu, Xhafer, jo vrasje bre Burra...se boll gjak po bajnë ata e me fillue edhe na po mbulohet në gjak Shqipnia!...” E Xhaferi i shkretë e shikon, po s’ ka çka i thotë, veç ndalon pastrimin e plehit që kishte fillue…

Padër Antoni, edhe tue kenë Rregjent, do të vazhdonte me kujtue fjalët e Krishtit: “Duejini anmiqët tuej!”, jo me e lanë Xhaferin me krye punën e vet, po jo, “janë vëllanit tanë!”...

Pa kalue vjeta të parin që kërkojnë me vra komunistët asht Padër Anton Harapi…E kapin ndër male të Dukagjinit dhe e pushkatojnë mjedis Tiranës bashkë me Sulçe beg Bushatin…bash “vëllaznit e vet”...Edhe e akuzojnë njenin e tjetrin që “keni larë duartë me gjak”, që me siguri e them se Asnjeni kurrë në jeten e vet nuk kanë mbytë një pulë... E madje, sot edhe pyet z. Mergim Korça, klerin e sotëm: “Po Pader Anton Harapi pse nuk bahet Shejt…?” – Asnjeni nuk di me ju përgjegjë...Mirë e ka pasë Pader Antoni nga “vëllaznit e vet”, për çka me e ba Shejt…!?

Shejt asht dashtë ba Xhafer Deva, dhe jo Pader Antoni, o z. Mergim!!

Vazhdon....




KUSH TJETËR NA LA EDHE PA SHKOLLA…
VETËM “KLERI KATOLIK SHQIPTAR”..!
(Pjesa e tretë)


Nga Fritz RADOVANI

Shqiptarët janë kenë ndër popujt ma të pashkollë në Europë. Edhe pse dy a tre prej gjimnazeve të para në Shqipni i pat hapë Kleri Katolik dhe se deri në Pllanë pesëqind vjet ma parë vune themelet e shkollave të para shqipe, fajin e ka pasë dhe e ka prap edhe sot Kleri Katolik Shqiptar. Ai kujtonte se asht i dijtun, po Popullin e la pa shkollë, pa kulturë dhe në “errësirë”!

Ashtu si Kleri Katolik veproi edhe Klika fashiste e kryesueme nga Mustafa Kruja e Ernest Koliqi, edhe këta “vegla” të njohuna të Klerit Katolik. Nuk i doli Toka jonë e caktueme nga “Konferenca e Londres” në 1913, po shkojnë e hapin shkolla edhe në Hot, Grudë, Kosovë e deri poshtë në Maqedoni…Të dy “tradhëtarë”! Atje kishte boll shkolla! Këta vetem si e si me na prishë me komshijë... Ata plas me i kulturue Shqiptarët edhe me gjuhë të hueja serbisht e greqisht, këta leni pa shkollë, tue i vu me mësue shqip! E çka ju donte Hotnjanëve, Grudës, Kosovës apo Maqedonisë Gjuha Shqipe? Sa me i pa sherrin!

Sa u “çlirue” Shqipnia prej tyne, shumica u mbyllën. Pse? – Nuk i “donte” Populli i atyne krahinave! Madje edhe mësuesit i vranë, tue fillue nga Kolë Margjini, Kolë Parubi, Prof. Ymer Berisha, Gjergj Martini e me ta edhe Priftnit që i ndihmuen me i hapë ato tue u mundue si e si me përgatitë “agjenta të Vatikanit”...

Edhe ndër male partizanët “çlirimtarë” hapën shkolla! Gati asnjë partizan nuk ishte analfabet. Shkodra e di ma mirë se unë këte! Unë ishe fëmijë kur partizani Shaban Arra erdhi si inspektor në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës...dhe solli lajmin e “mirë” që në Shkodër u mbyllën shkollat fetare...si në kohën e Zogut, veç këte herë nuk u hapën ma! Mjaft kishte Shkodra një gjimnaz! Ata tjerët veç priftën patën përgatitë dhe mirë ua bane që i zhdukën! Edhe Malësia u mbush me shkolla e mësues! Shtëpijat e tradhëtarëve e qelat e priftënve u banë shkolla. Mësuesit vërtetë ishin mangut, po me “kurse kundër analfabetizmit” arritën edhe ata me u ba të “dijshëm” si partizanët! Kush mund ta mohojë faktin që në Shkoder erdhën “juristë” të përgatitun nga këta kurse, po sa gjenerala, si Koçi Xoxe, Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu, Zoji Thëmeli, Rahman Parllaku, Haxhi Lleshi, Abaz Fejzo, Dali Ndreu, Beqir Balluku e sa të tjerë kolonela e kapitena hetuesë, gjykatës e prokurorë kasapë të njohun, e kriminelë si Aranit Çela, Sirri Çarçani, Xhemal Selimi, Zoji Shkurti, Abdyl Hakiu, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Misto Bllaci, Mustafa Iljazi, Jonuz Mersini, Nestan Ujaniku, e sa “dr. Prof” vllehë, “vëllaznit tonë”, që ua pat hjekë për thonjësh grekëve Imzot Bumçi, të gjithë jurista me nga dy tri gjuhë të hueja, serbisht, greqisht, vllehisht, toskënisht, veç Shqip JO! Ai Kuqi i Vlonës vetëm, pa fshatrat tjerë, ka nxjerrë mbi 30 gjenerala...e çfarë gjeneralash? Cili drejtor i Gjimnazit të Shkodrës mund të matej me kulturën e drejtorave Nesti Haviarit, Dhori Samsurit, Fadil Hoxhës, Marjan Zhagarit,..apo të hetuesit të Korçës, spijunit amoral Skënder Villa? He, cili? – A mund të quhej me kulturë Luigj Shala, Xhevat Korça, Anton Deda, Mirash Ivanaj...Asnjeni! Prandej edhe përfunduen ndër burgje e lanë edhe kockat mbrendë nëpër Burrel e kampe pune! E pse?– Asnjeni nuk ishte takue kurrë me “shokun” Enver, se nuk dinin “frengjisht”...Ata edhe mund t’a dinin frengjishten, po nuk dinin asnjeni parimet e “Revolucionit Francez”, nuk i kuptonin shprehjet e Kardinalit të Parisit, kujtonin se ai ka thanë “të mos shkatrrohet Katoliçizmi”...E kjo, ju duket gja e vogel? Partia solli në Shkodër gjithë ata “kuadro” për me shkatrrue Katoliçizmin e këte pak kush e kuptoi!! Vetëm në sigurimin e shtetit ajo ka sjellë sa kuadro që nuk i kishte as Tirana, llogarit, vetëm me i ndigjue emnin e tyne ka pasë thanë Zoji Themeli: “...Do të dridhet edhe fëmija në barkun e nënës!” E besa jo vetëm në kohën e Zoji Themelit apo Dulaç Lekiqit, Elez Mesit, Kasem Troshanit, Xheudet Milotit apo të gjeneralit kriminel nga Çamëria, “shokut” Hilmi Seiti, bash prej asaj Çamëri, që në vitin 1924 gazeta “Ora e Maleve” botonte krye tri ditësh thirrje që ua drejtonin shteteve Europjane, se shihni se çka po ban greku ndër “vëllaznit tonë”... Edhe Europa ua kthej të gjithëve përgjegjen mbas vitit 1944... Erdhi koha gati me bertitë e me shkye zanin ndër biruca e hetuesi të Shqipnisë: “Aman ata që keni, mbajini, veç merrni edhe Korçen e Gjirokastren.. E na i hiqni qafet këta katila që po na marrin shpirtin me kryeterroristin gjakajtuer të Gjirokastres..!”

Mirë ka pasë thanë Ajo zonja në Lezhë: “Shkolla e madhe ma prishi djalin...!” dhe me të vertetetë shkollat e universitetet e Europës Perëndimore na shkatrruen e na banë mos me na ra ndër mend për universitetet e tyne... Po si mund të pranohet me mend në kokë e me nga dy tri doktorata në ata universitete Europjane, mjedis shteteve sllave e të rrethuem rretherrotull me popullsi muslimane në të gjitha krahinat shqiptare me shpallë botnisht Poetin Kombëtar Shqiptar, një katundar prej Fishtës së Zadrimës, me brakesha e kësulë, pa dijtë i Ati i Tij as kush asht kenë sulltan Mehmeti, as Ali Pashë Tepelena, as Haxhi Qamili, po e shpallin vetem se ishte Frat Katolik dhe se shante prej mjesit e deri në darkë bash “ata” që sa herë kemi pasë rasën me formue Shtetin Shqiptar, na sillnin nga Beogradi me të “hollat” e tyne e jo pak po napolona ari, të gjithë drejtuesit e Shtetit tonë, tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Ramiz Alia...e ndoshta, na e prit Zot edhe... As “këta” nuk ndejen pa ua pague “borxhin” atyne...Të gjitha Tokat Shqiptare, tue ua fillue me i numrue nga Ulqini e deri në Prevezë, me muslimanë, ortodoksë e katolikë ua lanë tash 100 vjet me ba si kanë dashtë “komshijtë tonë”! Edhe kjo nuk asht paburrni!

Në fund të fundit, me e ba llogarinë, “një kolltuk i siguruene ata”, tjerat “mos kjofshin përmendë!!” të gjitha i kemi ba “me forcat tona!” A po, jo? Madje edhe “si në rrethim!” thonë “akademikët”!! Edhe pse pa shkolla erdhi një kohë që u mbushëm me “dr. Prof. e akademikë në të gjitha skutat e hetuesitë e Shqipnisë. Leni udhëheqësit!.. Në kjoftë se nuk më besoni vetem lexoni emnat e antarëve të byrosë politike të PPSh...

Ata “udhëheqës” pra janë që na kanë “shpëtuar edhe nga shpërbërja kombëtare” jo vetëm atëherë... po edhe sot “pasuesit e tyre”...vazhdojnë me shkrue “akademikët”...

Vazhdon...




A E DINTE KLERI KATOLIK ÇKA ASHT “DEMOKRACIA”?..
(Pjesa e katërt)

Imazh
Kompanjeli i Kishës Madhe - Shkodër - Scutari

Nga Fritz RADOVANI

Me dijtë çka asht “Demokracia” duhet me kenë i shetitun.... Pra, jo me ndejë mbi libra e mbi ofice si rrinin Meshtarët tonë, po me njohë ma mirë se kurrgja “Busullen”.

Po nuk njohe “busullen”, as edhe për 100 vjet të tjera Shqiptarët nuk kanë me dijtë as kah vjen as ka shkon fjala “Demokraci e Republikë”. Ata mundoheshin me e gjetë tue hapë librat e tyne të zverdhuna fletësh gjoja me greqishten e vjetër, se “demos” asht kështu apo ashtu, kur gati asnjeni nuk dinte as ku bie Gjirokastra, përveç ndonjë fshatarit Zadrimes, që edhe Ai po mos t’a fuste Ahmet Zogu në burg në 1926, as Ai nuk do ta njihte! U ishte fiksue mos me mbajtë ndër xhepa “Busull”, po mbanin sahata...apo orë, edhe ata i kishin marka “omega”...ose “rroskop”, që me i ra në tokë, ose kur i hipnin kalit ndër malësi, mos me iu këputë zemreku. U mbush Shkodra, vendi ku lindi “Demokracia”, me orë në ballin e Bashkisë, tek sahati i Inglizit, Kisha e Fretënve, Kisha e Rusit, Kisha e Arrës së Madhe e Kisha Kathedrale; shkon e ma ven edhe me numra “rromakë”, çka s’ sheh dreqi, kur ma shumë se gjysa e Shqipnisë i kishin numrat arabë.. Jo me vue “Busulla”, po sahata... E Ai katundari i Fishtës, shkon e ma ven jo vetem në kompanjel të Kishës së Fretenve, po edhe në murin e Kuvendit të tyne sahatin me diell, se nuk i dilte ai nalt, që çonte peshë gjysën e Shkodrës, kur binte ora 12 e drekës...

Ah sa “e qetë” kje Shkodra mbas 1967 kur i hoqën të gjithë, madje edhe mbushën Shqipninë me ta, Gjirokastren, Kavajen e ku nuk i çuem, veç Shkodrës me i ndejë veshët rahat prej tingujve të çekiçëve të tyne...

Fillojnë në 1924 me na folë për “Demokraci”... E kush? Imzot Mjedja dhe Imz Serreqi, At Fishta e Don Ndre Mjedja, At Vinçenc Prennushi, Don Lazer Shantoja e Luigj Gurakuqi... Dhe, gjoja se jemi me shkolla, jo fjala “Republikë” vjen prej këndej, jo nga latinishtja, jo nga greqishtja e vjetër...e shkonin në Parlament me një hu zhguna e kapela me ua shpjegue deputetëve tanë se kah e ka prejardhjen “Demokracia”...Asnjeni ndër ta nuk zinte me gojë as Turqinë, as Egjiptin e vjetër, as Kaukazin e as Palestinen. E si kishin me e marrë vesht deputetët se kah ka ardhë fjala “Demokraci”?...Pa fillue mirë viti 1924, si thotë populli: “Kërcen prifti nga belaja...” na u desht me ndejë edhe “5 minuta heshtje” në Parlament se vdiq Lenini... E kur vjen fundi shumicën e Tyne edhe i pushkatuen “bijtë e Stalinit”... Çohet si i “dijtun” e shkecëtar Mustafa Kruja, se ia kishin rritë mendjen priftnit e thotë në Senatin e Rromës: “Turqia na nxorri nga Europa!” Po a thuhet kjo, bre, në mes të atyne që na kishin pushtue?... Nuk zgjatë shumë e mbas Tij dijetari tjeter i Zadrimës me zhgun me rrodhe në të prej gardhiqeve, e na bahet “Akademik i Italisë”! U kishte luejtë çekerku i kokës nga librat... Faik bej Konica, jo me studjue në Stamboll dhe me na sjellë në Shqipni kulturen “otomane”, po vjen në Shkoder e mëson ndër jezuitë e bahet edhe ma i “kështenë se Papa...” e shkon e na len mjedis Brukselit edhe faqen e zezë që në vitin 1901 në Revisten “Albania” atje se: “...ka Muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica e Ulqini...Të mos ish kombi Shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dërgojin Muhaxhirët n’ Anadoll, me një shkelm prapa!”...A bahet bre kjo punë e me ké, me “vëllaznit tanë”?... E Ky do të na mësojnë né edhe se çka asht Demokracia Amerikane? Po Atij, pa na lujtë mendja, kush ia vuni veshin atëherë e sot Faik bej Konicës? Ky edhe ka ndrrue Fe e na asht ba edhe Katolik, siç e shpjegon edhe Prof. Dr. Thanas L.Gjika, se mori edhe emnin Faik Domenik Konica, po sa pare ban...nuk ruejti asgja prej të Parëve!! Ai u ra mohit të gjithëve!

Prej Ameriket erdhi edhe artisti i ynë i madh Shqiptar nga Kosova Bekim Fehmiu, po erdhi me mend në kokë! Porsa u takue me shkrimtarët e artistët tanë në Kryesinë e Lidhjes në Tiranë, ku ndodhej prezent edhe i Ndjeri Shtjefen Palushi, më pat tregue sesi u ndrroi fëtyra të gjithëve nga gëzimi kur i përshëndeti porsa hyni në sallën e pritjes: “Merrhaba burra!”...e Tefa, thonte gati i përgjegja: “Sabri ka selametin..!”

Ju zuna në gojë mjaft nga Ata dijetarë që në jeten e Tyne u orjentuen “gabim”!

Edhe pse në vitin 1944 pushteti “demokratik” ua shpjegoi të gjithëve sesi këtu do të vendosej “Demokracia” dhe Shqipnia do të jetë “Republikë” (nën mbikqyrjen e mikut Tito apo në “vete” me pushtet komunist të vendosun nga PKJugosllave, pak rendësi kishte), prap ishte qendra e reaksionit mu në Seminaret Katolike të Shkodres, ku fshatari nga Berdica, Mark Çuni me disa shokët e vet, edhe Ata tue u përgatitë me u ba dijetarë, kur gjithë Bota ishte endé në Luftë, kerkojnë “Zgjedhje të Lira dhe Demokratike” dhe nuk mjaftohen me kaq po edhe kërkojnë që Shqipnia të Shpallej Republikë e Pavarun nga Jugosllavia! A thue se nuk ishin në Shkodër kur komunistët kishin pushkatue për murin e Vorreve të Rrëmajit Malësorin antijugosllav Prekë Calin të lidhun përdore me Poetin e Rubës së Kuqe Don Ndre Zadêjen... E kush? Bash Ai Mark Çun që kishte hjedhë mbi Trupin e lamë me gjak të Don Ndreut Flamurin e Kuq me Shqipen Dykrenare “pa yllin e kuq bolshevik”... E “harroi” edhe këte pa kalue dy muej...

Fort iu pa sherri Atij Flamur! E prap nuk zunë mend...Atá se Atá!

Thonin ndër Male se: “Shqiptarëve u ka vdekë Ora...!”

Jo mor jo, hiqni mendjen se “Demokracia”, bashkë me “drejtuesit e Republikës”, nuk vijnë kurrë nga Europa...Merrni e mësoni “historinë”! Ajo u shpall nga “Xhonturqit”, keni harrue, në 1908?..Mos t’ ishin “Xhonturqit” as nuk do t’ i dukej kund fëtyra e Saj tek ná prej “perçes”... Leni librat e Atyne të Dijtunëve me Konica e kompani Priftnish...

Shikoni “Busullen” e silluni nga thembrat...Nga Lindja, mor, nga Lindja!

Nga erdhi emni “Republikë” në Shqipni? Mësoni me u orjentue me “Busull”!

Nga Lindja, mor, nga Lindja...Kush e solli Ahmet Zogun si President..? Europa?

Kush e solli Enver Hoxhën si kriminel e terrorist..? Europa? !...

Mos t’ ishin “Xhonturqit” vinin këta “monstra” “Demokratësh” në Pushtetin tonë?

Kurrë... Do të duhej me pritë edhe 100 vjet të tjera e prap a do të vinin?

Shihni, brè, “Busullen” nga na erdhi “Demokracia” në vitin 1991...

A kujtoni se me të vërtetë Até e solli Don Simon Jubani? – Jo, mor jo!

E ka thanë Prof. Arshi Pipa, edhe Ky nga Amerika, në 1991, e nuk e lot as topi:

“Në krye të Shtetit Shqiptar...erdhen “Xhonturqit e Shqipnisë së Re!..”

Vazhdon...




“KLERI KATOLIK SHQIPTAR” ASHT AI QË “INFEKTOI” EDHE HOXHALLARËT !
(Pjesa e Pestë)


Nga Fritz RADOVANI

Gjithmonë i dijtuni të ban për vete! Këte lojë i pari e ka fillue katundari i Fishtës në Manastir. Ai ishte, si thotë Populli, “garuzhda”! Hoxhallarët e të gjitha viseve, me Kuran në dorë me shkronja turke, i bani Ky katundari i Zadrimës me pranue grremçat latine! Ata veç shyqyr që nuk i ka lanë Zoti me jetue nga 150 vjet, se me i pasë zanë kjo kohë, i kishte varë me doren e vet Furumi i Rinisë Muslimane atje…As nuk kishin thirrë as “muhaxhirë” me ua hjekë stolin...Ua kishte hjekë “dr. prof.” Hulusi Hako me “akademikët” e Manastirit.

Gjetën dy rreshta të shkruem prej Naimit të Frashërllinjëve tek “Bagëti e Bujqësia” kur poeti ishte në moshë të ré:

“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija...”

E menjëherë mbas Tij, vazhdon edhe At Fishta: – Europa mrrutë e ndytë, Shkerdhye...

Ja pret Don Ndre Mjeda në krah tjeter tek: Mustafa Pasha...

“E pasha, ndêjun mbi thasë t’ florive

Nder valle jevkash, n’ lodër dudumash,

Tallet i knaqun prei zanit t’ flive

Si qen mbas trumash...

Del mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,

Zgaq i përbuzshem, Shqipnia t’ volli:

Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,

T’ pret Anadolli.”

E si mund t’u lehen titujt “At e Dom” këtyne?...Me i thanë Mustafa Pashës “si qen mbas trumash!” Mirë banë komunistat që ua hoqen. Vetem Atij “Pater” Gjergjit e ndonjenit ndër Ata që mbytën ia patën lanë...u dukej se po shfryejnë në Tá kur kishte titullin...edhe për së vdekuni. Ashtu edhe “akademikët” nuk kishin të ngimë vetem me emnat pa tituj.

Mandej, si u shpjegohen këta rreshta fëmijëve? – Na veçse kemi pasë “dr. prof. e fortë” e kanë dijtë me gjetë shembuj praktikë, tue u tregue se kush ishin “dudumat”...apo “trumat” që zenin në gojë klerikët, tue ua lidhë me emnat aktual të asaj kohë, p.sh. me emnat e njohun për fëmijë: “sulmueset” apo “heroinat e punës socialiste”!! Ishin mjaft të njohuna disa ma të “zgjedhunat” në lozhet afer skenës té kinema “Rozafat” në Shkoder e kinema “Kosova” në Tiranë e gjithandej, që kur dënohej kush me vdekje duertrokitnin dhe thërrisnin: “Me gjak...me gjak...” e Ajo Çilja, në Serreq u përgjegjëj: “Sot një muej na vijnë prap...” Po e lypshin si i vorfni kafshaten... Ndonse ma mirë duhet t’i kenë shkrue Aranit Çela, Nevzat Haznedari e Misto Bllaci në “kujtimet e tyne” kur realizuen zhdukjen e Klerit Katolik dhe inteligjencës Shqiptare…

Nuk pat fare faj Pashk Vasa, e mbas tij Manush Muftiu që tha: “Leni Kisha e Xhamija!”

E me të vertetë sot i sheh në Bulevardin e Tiranës e në Sheshin e Prishtinës, gjithë ata “besimtarë” përmbys...tue u falë! Sa mirë e kanë kuptue porisinë e Manush Myftiut...bash aty tek Komiteti Qendror i PPSh kanë shkue me u falë...kushedi se me cilën festë e lidhin ata…”lutjen e tyne”?? Edhe atje tek Sheshi i Prishtinës nuk di a ishin aty edhe “akademikët”, se “dr. prof.” nuk besoj se mungojnë ndër tubime “spontane”...të “Forumeve të rinisë muslimane...”

Po a vetem kaq!? – Jo jo, ndigjo këte tjetren edhe ma përdreq! Çohej pa dalë drita për me ndigjue lajmet e radio “Londres” njëfarë Hafiz Ibrahim Balliut në Tiranë, në vitin 1945... Ai na kishte ba shkollen për Hoxhë e për me u ba edhe ma “i dijshem” kishte mësue edhe anglishten e nuk mjaftohet me kaq, por kur “çlirohet” Shqipnia, na shkonte e u takonte ndër ditët e para me Imz. Bumçin, që ishte i sëmurë... për me i çue lajmet se “shpejt do të vijnë anglo – amerikanët e po shpëtojmë nga jugosllavët e rusët...” E kapne sigurimi e ta shtruen në dru! E pyet hetuesi një ditë: “Po pse ndigjove radio ‘Londren’ or Hafiz, po nuk të dolli radio ‘Tirana’ o derzi?” dhe Ky, si i “mendshem”, do me i shpjegue hetuesit komunist se: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri ... Né nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën as të afërme dhe as të largët. Nga turqit né kemi marrë vetëm besimin. Për të tjera nuk ka çka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket vetëm Europës. Me Europën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha të tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë.”(Dosja I. Balliu)

Jo vetem që Ky na ishte sjellë nga Europa...se asaj i perket Shqipnia, po edhe shkon e i thotë me mend në krye hetuesit musliman “s’ ka ç’ na duhet Anadolli!” – Aman, bre Burra, po a mundet sot me ndodhë një gja kësisoji?! Po cili Hafiz e thotë sot këte me mend në kokë? – Asnjë! Ata sot po i thonë “disa” edhe Shqipnisë “Turki”, jo ma me thanë “s’ ka ç’ na duhet Anadolli!”... Ai madje kerkonte edhe “jetë ma të mirë e të begatëshme të popullit tonë..” nga Europa!!...

Këta edhe po na i quejnë edhe Atdhetarë! “Jahzek” ju kjoftë!

Po vetem kaq! Po në Shkoder!? – Hoxhë Xhemal Najpi: “Katolikët janë vëllaznit tanë!”... Hafiz Derguti i thotë një shokut në birucë, kur e pyet se çka të kërkojnë që të bijnë në birucë çdo ditë pandjenja? – “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rrême të hoxhallarëve. U kam thanë, bani shka të doni se këte punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”... E vazhdonte huni si në karadak... Nuk ishin “shndosh”, ishin infektue nga Kleri Katolik: “Katolikët janë vëllaznit tanë”...A thuhet kjo nga njê Hoxhë?

Ai ma i “dishmi” që mbante Shkodra, Hafiz Ali Tari, kur ishte në burgun e Burrelit, do të aprovonte çka thonte At Mëshkalla...Mirë, ashtu ia ka pré mendja e Tij, po del prej burgut dhe i çonte edhe nga njëmijë lekë në burg At Mëshkallës...Edhe kjo iku. Kur Hafizi sëmuret dhe sheh se asht në çastet e fundit të jetës, porositë djemët: “Unë po vdes...bani si të bani e 1000 lekë në çdo muej do t’ ia çoni në burg At Mëshkallës, se nuk ka njeri me e ndihmue dhe me u interesue!” – Na ruej Zot mendjen pa dalë, nisu e shko, bre Burrë, ku je nisë me shkue, po do me u lanë edhe porosi djelmëve për Priftën... Kësaj i thonë “sëmundje e pasherueshme”...

Ata a thue se kanë studjue për Hoxhë në Europë!?...Nuk i linte maraku i Priftënve as me vdekë! Patën fat e vdiqen pa fillue me ardhë ky brezi i ri...”muhaxhirë” e ku e di çka ua ka vu emnin Turqia e Irani...Jo vetem do t’i “dizinfektonin” Ata të vjetrit, po do t’i banin edhe Priftnit me thanë për turq “vëllaznit e gjakut”...ashtu si po thonë Presidentat!

Prandej edhe Presidenti i dekoron “Nderi i Kombit”...Po cilit komb, nuk e di!!

Vazhdon...




EDHE KLERI KATOLIK SHQIPTAR ASHT PËR KORRIGJIM…
(Pjesa e Gjashtë)


Nga Fritz radovani

Lajmet nga Prishtina njoftojnë se Rama i Gurit të Zi nga Shkodra (i bamë synet nga dr. Ramiz Hafizi), Ramë Efendi Alia nga Bosnja, i PKSH (i bamë synet në Bosnje), Rama i Durrësit i PSSH (i pabamë synet), Ramë Efendi Buja, Minister i Arësimit të Kosovës, (i bamë synet) e djali i Ramë Berishës (i bamë synet); janë dakord me kerkesen e ministrit turk Omer Efendi Dincer, (i bamë synet në Stamboll) që “kerkoi nga Kosova që ta korrigjojë historinë në pjesën ku flitet për turqit.” Ragip beg Gjoshi (i bamë synet) njoftoi edhe boten turke të Ballkanit se: “Ne kemi formuar një komision në nivel ekspertësh (të bamë synet) për rishikimin e të gjitha librave të historisë, në mënyrë që të ndërhyhet nëse ka nevojë”... Për këte arsye ata do të japin ndihmesen e tyne:

1. Do të ndryshohet kapitulli i Ilirëve dhe Pellazgëve mbasi turqit e ardhun nga Kaukazi dhe Turqia apo Arabia nuk janë mbasardhësit e tyne, ata duhet të hiqen fare nga librat e historisë, mbasi mbasardhësit e tyne janë qitë fare me rastin e ardhjes së qytetnimit të Ballkanit nga osmanllijtë. Edhe ata që mujtën me mbijetue mbas vuemjes ndër hunjë, janë zhdukë.

2. Gjergj Kastrioti (i pabamë synet) ose Skenderbeu (i bamë synet) edhe njëherë duhet të verifikohet nga dokumentët e Stambollit nëse ishte i biri i Gjonit (i pabamë synet) ose jo. Nëse baba i Tij ishte Gjoni, Ai duhet hjekë nga historia, mbasi Turqit nuk mund të pranojnë armikun e vet dhe Flamurin e tij me u vue në institucione shtetnore në trojet e veta Turke, si në Prishtinë, Tiranë, Ankara dhe vende të tjera mike të Ballkanit, që pranojnë turqizimin...

3. Data 28 Nandor 1912 dhe emni Ismail Qemal beg Vlonës, të shpallet si dita e “tradhëtisë” dhe Ismail Qemali (i bamë synet), të hiqet nga historia sepse ka bashkpunue me Klerin Katolik, tue mbajtë pranë Don Nikoll Kaçorrin (i pabamë synet) e kaurrë të tjerë. Mund të hiqet edhe krejt Historia e Shqipnisë së Veriut, mbasi nuk prishë asgja.

4. Hasan Riza Pasha (i bamë synet) duhet zevendsue me Esad beg Toptanin (i bamë synet), se i pari ishte “tradhëtar”, dhe u vra për Flamurin e kaurrit me sorrë në té, kur tuqit po jepnin jeten për “yllin me hanë”.

5. Ahmet Beg Zogolli i Matit (i bamë synet), me që i la shumë turqë nën sundimin e serbëve dhe prap ma vonë kaurrit italianë dhe u martue me kaurreshë (edhe pse djelmët e tij pohojnë se janë ba synet), duhet të hiqet nga historia se ai ka vazhdue me thanë “Mbretnia Shqiptare”, që bie ndesh me turqit e vendit...

6. Këta periudha historike duhen zevendsue me Sulltanët e “lavdishem” Turq (të bamë synet), që kanë sundue Ballkanin si dhe me mbasardhësit e tyne (po të bamë synet), që kanë ruejtë sundimin e atyne trojeve nga turqit. Koha që mbetë bosh ndërmjet periudhave historike mund të shenohet nga viti x.. deri në vitin y...(mbas Muhametit), asht “kurrgja”, mbasi edhe sunduesit ishin “kurrgja”!

7. Nga gjithë historia nuk duhet prekë vetem koha e pushtimit të turkoshakut Enver Efendi Hoxha dhe Ramë Efendi Alia i Bosnjes (të dy të bamë synet) se të dy kanë vra e zhdukë kaurrë për 47 vjet ma shumë se të gjithë turqit e botës vetem në token e quejtun “Shqipni”, u kanë ndrrue gjuhën, kanë organizue kudo synetllekun me mjete “heqimësh”, pothuej të gjithë drejtuesit e shtetit ishin të bamë synet, kanë shpernda kulturen otomane në gjithë boten pakufi në gjuhët e tyne me librin “Shenime për Lindjen e Mesme”, kanë rrafshue Kishat dhe kanë ruejtë me një kujdes të madh Xhamijat, në Shkoder kanë prishë edhe Xhaminë e Parrucës me dy minare se e kishte ndertue kaurri italian, kanë zhdukë librat e Klerit Katolik dhe i kanë zevendsue me librat e “dr.prof. doc. anadollakëve...” (të bamë synet) dhe të fëmijëve të tyne që po luftojnë për riturqizimin e tokave “tona” turke... Pushtetin në të gjitha kohët e kanë drejtue turqelitë ose në kohë të fundit të quejtun “xhonturqit” (të gjithë të bamë synet).



Kishe me thanë se edhe Kleri Katolik Shqiptar asht i një mendimi me mue! Ai këta ndryshime i donte me kohë, po nuk kishte me ké me i ba. Edhe në vitin 1908 kur krijoi Alfabetin Shqip At Gjergj Fishta dhe kerkoi nga Sulltani vuemjen e Gjuhës Shqipe ndër Shkollat Shqiptare, ma parë ia pranoi kerkesen e Fretenëve të Shkodres Sulltani i Stambollit, sesa shtetet Europjane...sllav, grek apo italian... E me që asht rasa e një aktualiteti që shkruen edhe Ai katundari i Zadrimës (i pabamë synet), a thue se asht edhe Ai dikund sot i strukun andej kah Troshani, ka thanë gati 90 vjet ma parë, po nuk di a keni me e kuptue Gjuhen e Tij Shqipe (të pabame synet):

“Me mehmurë endè orjental,

Që zbutue nuk i ka shkolla

E qi sytë mbajnë kah Stambolla;

Që nuk dijnë se shka asht Atdheu

E për t’ cillt vetë Skenderbeu

Asht hajdut mor lum zotnija,

S’ qytetnohet, jo, Shqipnia.” (Nga “Gomari i Babatasit” 1923)



...E tallalli thrret me të madhe ndër rrugët e Tiranës dhe të Prishtinës...:

“Jam muhaxhirë Ali Dervella...Kleri s’hin mâ ndër punë të thella..!!”
Tallalli vazhdon...



KJO SHQIPNI…“SERA TURKE” E BALLKANIT…
(Pjesa e Shtatë)


Nga Fritz RADOVANI:

Të ka andà me shfletue historinë…me lexue enciklopedi e mendime dijetarësh apo filozofësh nga bota për Shqiptarët ndër shekuj...Secili asht e pamujtun mos me thanë e shkrue edhe dishka për njerëzit e mëdhej që ka nxjerrë ky vend i vogel i Ballkanit. Edhe na vetë mundohemi me i vue në dukje shumë nga Këta njerëz, po kur duem me i tregue të huejve se kush ishte ky apo ai, ata kanë ma shumë dokumenta në arkivat e tyne kështu që dokumentacioni ynë duket shumë i vorfën karrshi atyne që ruejn ata. Kur flasim për një periudhë të lavdishme fillojmë edhe ma parë se me Ilirët apo Pellazgët, tue i tregue edhe Greqisë së Vjeter se na kéni pas marrë dikur edhe gjuhën tonë...lé mandej Romës së para Krishtit që erdhi e na plaçkiti edhe Butrintin... Asaj 2000 vjet ma parë i dhame edhe Krishtenimin. Ndër ma të mëdhajt njerëz Shqiptarë bota njohu Aleksandrin e Madh dhe Gjergj Kastriotin, dy figura që edhe na shkruejmë për Tá, ndonse çka thotë njeni nuk e thotë tjetri... Kur flasim për kohen e vjeter pothuej shkrimet përputhen, kur vijmë në pesë apo gjashtë shekujt e fundit kundershtitë e mendimeve janë aq të mëdha sa të duket se sikur bahet fjalë me aq pasiguri për kohen e piramidave të Egjiptit...dhe presim kur mund të na japin ndonjë nga amerikanët ndonjë inçizim të zaneve të atyne që masakrohen të marrun nga kështjellat ku jetonin “Ata”... sigurisht, të ruejtun nën gurë!
Kur fillojnë klerikët katolikë me u krenue se né jemi mbasardhës të Atij Kombi me tradita aq të vjetra dhe të lavdishme, sa para kaq apo aq shekujsh i kemi dhanë edhe Vatikanit Papë të Mëdhaj sa historia i rreshton ndër kolosët e Mëdhaj të Krishtenimit! Kjo madhështi nuk na ka ndihmue shumë mbasi ky asht çengeli ku asht varë etiketa e njohun e shekullit të XX, se: “Katolikët me veladon e pa té ishin ‘agjenta të Vatikanit!”
Imz. Fan S. Noli ndër të parët na tregon edhe korespondencë të Atyne Papëve të Vatikanit me Gjergj Kastriotin...tue paraqitë edhe letra të shkrueme nga Ky për Papën... Asht edhe një Imzot Pal Engjulli, që të shumten e herës ia hjekim titullin “Imzot” se sikur Ai titull ia zvoglon vleren edhe dokumentit të Tij...Imzot Noli shkruen gati 60 vjet përpara se ndër materialet ma me vlerë që ka shfletue për Kastriotin janë studimet e njëfarë At Athanas Gegaj...Për dreq Imz. Noli gabon e ven emnin e At Athanasit bashkë me titullin e Fratit “At”, gja që shvleftëson krejt materialin e Tij dhe e ban të pavlerë për Historinë e Shqipnisë, aqsa edhe sot “dr. Prof.” tanë as nuk e njohin fare...sigurisht, tue hy edhe ky material në dosjen “punë klerikësh katolikë, ose punë priftnish”... që ma vonë ka me iu dashtë “djalit” ndonjë “historianit” me marrë ndonjë titull për vete... At Gegaj ka edhe një mangsi tjeter të madhe se në studimin e Tij nuk ka asnjë “analist turk”...E kujt mund t’i vlejë materiali i Tij kur nuk permendet asnjë “dijetar apo historian” turk?
Dr. Prof. Namik Ressuli asht i pari kritik i Historisë së Letersisë Shqipe, që në vitin 1940 – 41 ka ba ndamjen e saktë të kapitujve të Letersisë sonë, por gabimisht i ka shkue goja dhe ka vue në vendin kryesor At Gjergj Fishten, i cili, simbas Tij “ka arritë me vepren epiko – historiko të Lahutës së Malësisë, me bërë atë që nuk arriti dot t’ a bëje shkrimtari i Toskërisë Naim Frashëri”. E si mund të vlersohet mendimi i Prof. Ressulit, sot nga “dijetarët”, kur tue kenë edhe Toskë nga Berati, shkon e shvleftëson shkrimtarin me të cilin Toskënia krenohej deri atë ditë kur mori vesh se edhe ai kishte ba marrinë ma të madhe të shkrimtarëve Muslimanë e kishte ba edhe një poezi për Jezu Krishtin!... Këto rrethana nuk duhet t’i vinte në diskutim Prof. Ressuli, sepse kështu ka fshi edhe “Veten”!
Historia e Shqiptarëve sot duhet të fillonte nga Njerëzit e Mëdhaj që njeh edhe Historia Turke, mbasi arkivat e tyne janë ma të besueshmet po edhe ma të saktat. A mund të krahasohen ato me dokumentat e relacionet e Klerikëve Katolikë, që jo vetem ishin dhe janë edhe sot pa shkollë, pa njohje të saktë faktesh që tue kenë në Shqipni nuk dinë çka asht tue u ba, jo ma me dijtë çka asht ba kur ishin në shkollat serbe apo arbëreshe, kur edhe atje studjonin me librat e historisë së Mejtepeve të Tiranës? Si mund të fillohet me dijtë kush jemi na Shqiptarët pa studjue se kush ka thëmelue Stambollin apo siç e quejnë disa Konstantinopolin...A ishte Ilir nga Nishi Ai fshatari i cili asht edhe ai dijetar që ka vue bazat e kulturës Turke, edhe pse ishte “Shqiptar”?... Historia sot dhe gjithmonë fillon për fundi...Dijetarët e Klerit Katolik donin me e fillue nga Koka, nga Veriu... – Jo kjo, nuk mund të ngjasë! Puna e parë kur shkon në Xhami hjekë shkarpat dhe nuk hjekë “fesin” apo “kësulen”... E si fillohet me folë për shkencë nga “kësula” pa hjekë shkarpat? – Mësoni me fillue nga poshtë...Nuk e kuptoni se Historinë janë tue e shkrue shkarpat ...dhe madje edhe me kambë dhe jo me dorë! Vëreni me kujdes!
Qyperlinjtë ishin një familje thohet shqiptare që asht rreshtue mbas familjes së Sulltanit dhe i ka dhanë Turqisë tre kryeministra...qeveritarë e sa gjeneralë...
Rektori i universitetit të Stambollit ishte Hoxha Tahsim nga Çamëria... Askush nuk thotë Tahsim Shqiptari, po i venë titullin “Hoxha” dhe kuptohet se punoi për Turqi!
Ashtu edhe mbas 1944 Kryetar i Shtetit ishte Enver Hoxha, edhe këtij në vend që me ia vue para titullin “Hoxha Enver”, Tito ia vuni mbrapa...pra edhe Ky tue kenë osmanllijë ka vazhdue qeverisjen turke që i përshtatej edhe Serbisë që i siguroi kolltukun po, dhe ky ua ka shperblye até tue zhdukë fare Inteligjencën Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar, që nuk ishin asnjëherë dakord me qeverisjen turke në Tiranë...Mbas tij erdhi një tjeter turkoshak me origjinë nga Bosnja, Ramë Efendija...Edhe ky një Sulltan që ruejti pa prekë asnjë nga lidhjet tona shpirtnore me turqit, aqsa arrijti me na kuadrue edhe në një nga paktet aziatike ma të njohuna në “Konferencen Islamike”...Të gjithë presidentët që erdhen mbas 1991, nga Berisha e deri tek i fundit Topi, asnjeni nuk i ka prekë as tituj as dekorata sulltanëve turqë, pashallarëve, qeveritarëve të këtyne 60 e sa viteve të fundit...
E pse? – Se ata kanë një meritë të madhe në zhdukjen e anmikut të Turkut, që ishte Shqiptari besnik i Gjergj Kastriotit, inteligjenca si dhe Katolikët Shqiptar...
A vetem kaq? – Jo! Dy sulltanët e fundit me “seren” e vet Shqipni, arritën tue kultivue me kujdes veset ma të poshtra që kishin në trupin e vet me formue një brez poaq të poshter sa veten, të cilit, sot i kanë dorzue stafeten e turqizimit me elementët vehabistë e muhaxhirë të shartuem apo të importuem nga viset ma të humbuna aziatke, të cilat po punojnë kundër Shqiptarëve për shpartallimin e të gjitha Trojeve tona!
Viktima “Shqiptar” do të quhet shumë shpejtë “Tradhëtar i Atdheut Turqi!”

E tallalli i Zadrimës me brakesha me ushkurë thrret ndër rrugët e Tiranës:
“Bini, Toskë, e bini, Gegë!
Shoqi – shojnë shkoni tue djegë!
Bini n’ pshesh! Bini n’ laknorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!” (“Gomari i Babatasit” 1923).

Melbourne, 28 gusht 2011.
Imazh

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PO “THANJEN” TIME,.. A E DI KLERI KATOLIK ?
Në 100 vjetorin e Memorandumit të Gerçës!

(Pjesa e tetë)


Nga Fritz RADOVANI:
Imazh

E pse me fillue artikujt me thanjet e dijetarëve dhe filozofëve apo profesorëve të Akademive Perëndimore, Amerikane e të Tiranës? Tue kenë se filloj me thanjet e mija:
“Mos mendo çka t’ erdh prej Gerçës, por beso çka t’ vjen prej Perçes!”
A i bie kujt ndër mend për ngjarjet e Gerçes? – Askujt! Besa kanë të drejtë! Edhe atje në mos kjenë katundarë Ata që organizuene Até, kjene Ata që shkuen!..Nuk i doli boll Atij At Mati Prennushit që u vranë sa vetë ndër Malësorët e Hotit me vu Flamurin, po gjen edhe kopjen e vet, Imzot Lazer Mjedjen, e ua mbushë mendjen dreqi me çue qejtë peshë dhe me i ba edhe Memorandum Turqisë me 23 Qershor 1911... E prej kah? – Prej Gerçes!! Oh sa të marrin e ka pasë ky vend i quejtun Arrnautistan... E gjoja se jemi shumë vetë në këtë kuvend, po na thrrasin edhe Ismail Qemal Beun e Vlonës, Hasan Prishtinën e krahut tjetër si dhe disa që mbas dy javësh që u ngrit Flamuri në Vlonë me 28 Nandor 1912, emnat e Tyne as nuk janë përmendë ma. Po t’ ishin të zotët e t’njohun, i kishte shkrue Fjalori ynë Enciklopedik, që kanë botue “akademikët” e “Mejtepes Enver Hoxha” në Tiranë. E ku e dinte Sulltani ku bie Gerça? – Thonin se atë natë kur ka marrë sulltani Atë Memorandum, ka mbledhë tanë haremin me dijtë se ku bie “qyteti” i Gerçes, se nuk e ka as harta e Haxhi Qamilit, as ajo e Esad Pashë Toptanit, se e këtyne ma vonë jo se jo...Atë emen nuk e dinë as “akademikët” tanë, se me kenë nuk e kishin shkrue gabim në Fjalorin e tyne “Greçë”...
Sulltan i pafat! Asht dashtë me pasë lindë mbas vitit 1984, atëherë kur doli nga shtypi libri i Enver Hoxhës “Shënime për Lindjen e Mesme”... Aty janë të gjithë emnat që ka perandoria turke, Palestina, Irani e deri edhe Afganistani... Jo po thonte Ai Prof. Petro Fundo, se “sa kje në Francë, nuk vajti një ditë në universitet”. E çka i duhej atij shkolla, se mos ua panë hajrin bankave të universiteteve Ata që u diplomuen Atje? – Apo edhe me shkollë t’ ishte, ai pa shkollë e i qiti fare tue ua fillue nga Gjirokastra e deri në maje të një katundi të qyejtun Shirokë, që pat nxjerrë dijetarë si At Anton Harapi, At Mark Harapi, e do Imzot Tushaj a Noga, që edhe malazezët u kënaqën tue i torturue ...se ishin filozofë ...deri sa i mbytën. Tek ai liber për Lindjen gjen emna që as dijetarët e atyne vendeve s’ i njohin. Qé pra çka domethanë me kenë djali i bulymbashit të Gjirokastres, e po mos t’ ishte turk e bir turku Enver Hoxha, a do të mundte me kenë drejtues i Arrnautistanit? – Kurrë, jo ai po as mbasardhësi i tij Ramiz Alia. Thonë disa nuk ia kemi pa hajrin Bosnjes e Cetinës. Ka edhe prej atyne që me paturpësi duen me njollosë djalin serbjan Ramiz efendinë se gjoja ka lindë në Shkoder! Njerëz dashakëqijë, nuk kishin sesi me ia neveritë Enverit e donin me ia ba edhe shkodran...se nuk e njihte Enveri në sy, porsa ta shihte shkodranin! Ai njohu ingj. Besnik Bekteshin, jo ma nuk po njeh Ramizin... Lexoni mor librat e tij se vetem atëherë do të gëzoheni e do të falnderoni Zotin se “si kemi mbetë pa u shfarosë!”, jo vetem çka jemi Katolikë e Muslimanë nga Shkodra...po edhe në maje të Vermoshit!!
ImazhImazh

Me zanë me gojë Gerçen?... E kush mund t’i thonte atij se Kleri Katolik ka pasë ba një Memorandum kundër Turqisë? Po edhe Fjalori Enciklopedik të ishte botue para se Enver Hoxha pat falisë e i mori Zoti mendjen e kokes, para se me i marrë dreqi shpirtin, kishin pa “akademikët” se ku kishin perfundue bashkë me Fjalorin Enciklopedik...i kishte ba me thanë se Imzot Lazer Mjedja asht kenë pashallar prej Bushatlive të Shkodres! Ai kushedi sa herë, kur u matufos, pyeste Ndreqi Plasarin çka e ke pasë Don Ndre Krroqin që ishte i burgosun? I ngatrroheshin neper veshë emnat Ndreqi, Krroqi, Ndre...s’ kishte faj i shkreti...Po ai teper i fortë me i mbajtë mend të gjithë emnat e Turqisë, Iranit e Palestinës, emnat e priftenve që i diktonin jugosllavët kur i diftonte se ke vrau: Po, po ke gjallë ende At Gjon Shllakun! I thonin ata...e ku e dinte ky kush ishte At Gjon Shllaku me tri doktorata...ky po ta dinte nuk rrinte me ia kujtue Tito...e kishte vra para Don Lazer Shantojës...e ndoshta, besa edhe para At Lekë Lulit...kur na u nis edhe në Mukje...
Imazh

E kishte pyetë njëherë këshilltari sovjetik se me ke të punon grueja?..Në krye të javës zhduku Gjovalin Lukën...po si i thuhet rusëve se “gruja ime, Nexhmije bullë a bollë prej Dibres, punon me një që kishte harrue me ndrrue edhe emnin kur u ba komunist!?”... Boll pak pat pasë emna katolikë përrreth, po kur nuk i dallonte, se i dukeshin shumica si të vjeter...ia kujtonte Nexhmija e Mehmeti, se ky katili tjeter i pat mësue kur e patën marrë “vullnetarë” në Spanjë me ua heqë stolin klerikëve spanjolë kur i varnin, se nga surrati u dukej gabel, që tash Forumet islamike i thonë muhaxhirë...
Malësorët në fakt i ka dashtë! Prandej edhe ua hoq “Kanunin”, se pat frikë se po rrinë tue u vra ndërmjet vetes, e nuk po i tepronte gja me i vra ky... Ata arrat nyçe të atyne krahinave të Kelmendit, pjesen ma të madhe ua la jugosllavëve, sa mos me u prishë me ta mbasi edhe knaqej Tito kur i masakronin tue i lidhë në jelek hekuri si kurbanin... Kishte boll me vra, ishte plotepërplot Mirdita...Puka e Dukagjini...të gjithë Katolikë...
I vetmi Klerik Katolik Shqiptar që ka dijtë me lexue “yjet” dhe t’ ardhmen tonë asht kenë Imzot Prengë Doçi. Ai ka parashikue gati 100 vjet përpara se çka mund të sjellin në Shqipni prania e Flamurit të Gjergj Kastriotit ndër Kullat tona dhe xhonturqit...
Kerkoi me ngulm me shpetue rreth 250.000 Katolikë, tue i çue nga Argjentina dhe Amerika e Jugut, po nuk e pranuen propozimin e Tij...Ata vertetë shpetonin ashtu si kanë shpetue mija e mija të tjerë nga kolera komuniste, apo nga Gjenocidi e persekucioni i Enver Hoxhës, po edhe nga ndonjë e papritun tjeter sot që po i ndigjohet gjama nga një i ashtuquejtun “Forum rinie muslimane”, që edhe ajo me porosi të “vëllazenve të gjakut” po kerkon realizimin e projekteve të Turqisë së shek. XXI...apo “Turqisë moderne!”...
100 vjetori i Memorandumit të Gerçës sot me u përkujtue asht anakronizëm!
Lé të kalojnë të gjithë perkujtimoret me 100 vjetorin e Dedë Gjo’ Lulit!
Lé të varrosen të gjitha me sharabajka, ashtu si kanë nderue Don Nikoll Kaçorrin!
Lé të vazhdojnë rrugen e tradhëtisë ashtu si në Vlonën e 1944 e të Mukjes, e mos të harrojnë se: “Shqiptarët Katolikë janë ndër Ata Troje tash 2000 vjet mbas Krishtit”!
“Fara e Krishtenimit janë Martirët e Tij!”
Fatkeqsisht këte nuk e ka dijtë Muhameti dhe nuk e dijnë as mbasardhësit e tij.
Dhe ja fakti: “Populli ma i masakruem në Europë që provoi bizantin, turq, Gjenocidin komunist, ishte pjesa e vogel e Popullit të Shtetit Shqiptar, ishin Katolikët, dhe nga Kjo pjesë e vogel duhet të mësojnë gjithë Bota, ajo moderne e ajo anadollake apo orjentale se: “U kemi dhurue Dy Figurat ma të Madha në Epoken e Re mbas Krishtit;
Gjergj Kastriotin dhe Nanë Terezen...!”
Na pra, jemi Shqiptarët!

Melbourne, Gusht 2011.




Nga Fritz RADOVANI:
KUSH JANË “ATA… VËLLEZËRIT E GJAKUT”..?!

Pjesa e Nandtë

Imazh
Për me ju tregue saktë kush janë «vëllezërit e gjakut» duhet me kenë pak i dijtun.
Unë jo vetem jam i pashkollë, por edhe i pashetitun për me ju pergjegjë pyetjes suej në lidhje me këte temë, që Shqiptarët e kanë ndigjue disa herë nga “presidentët” e vet të mendshëm, po që edhe nuk kanë muejtë, ose u ka ardhë randë me i pyetë kush janë ata “vëllezërit e gjakut tënd, zotëri president?”... I pari që mbaj mend unë ishte Ramiz Alia. Një mik i imi, Haki Serhati nga Shkodra, nga Burrat e mirë Musliman që kam njohë, më pat thanë se: “Asht e vërtetë që Ramizi i ka vllaznit e vet turq të vendosun me kohë në Bosnje!” Nuk di pse, ma vonë, po atë shprehje e perdori edhe presidenti Berisha! Qytetari i Shkodrës, z.Mark Bregu, i pat tregue se “çka do me thanë vëlla gjaku” presidentit, e me atë rasë edhe unë mësova se presidenti Berisha nuk ishte president i Shqiptarëve, mbasi “vëllezërit e gjakut” edhe ky i kishte turq. Duket se presidentët tanë, para se me marrë në dorzim nga pararendësi kasaforten e presidentit, bajnë DNA e gjakut, mbasi nuk ka mundësi ndrysh, përderisa edhe presidenti ynë i fundit Bamir Topi, edhe ky ka deklarue se “turqit janë vëllezërit tanë të gjakut”...Kësaj i thonë “me lindë me fat dhe bereqet!”...Kushedi cili “fakir fukara” turk ka fat atje e pasunohet mbas sa vjetësh nga “vëllasa” që i ka dalë “president” në Shqipni mbas pesë shekujsh!
Sesi janë kenë punët aty mbrendë ndër “kafazlije”, até nuk e di. Unë dij vetem se kur Shqipnia u pushtue nga turqit, kanë ikë mjaft nga Atdheu, madje edhe me lot ndër sy kanë marrë rrugët për mos me ndejë nën thundren gjakatare të pushtuesit të pashpirt.
I dijshmi s’ ka aspak nevojë për shpjegimet e mija! As unë nuk due me i mbushë mendjen askujt në botë se “kush ishte pushtuesi ynë 500 vjeçar turk, që sot presidentët tanë i kanë ‘vëllezër gjaku”! Për këte arsye, tue dashtë me kenë i saktë, i jam referue një Burri shumë ma të dijshem se presidentët tanë, që i ka njohë edhe “stergjyshët” e ardhun nga Anadolli të “vëllezërve të gjakut”, që nuk mund t’i mohojnë mbasardhësit e sotem, që po shtohen si hithat jo vetem në Kosovë, po bash tek Ajo Kështjellë ku ka jetue Ai që na ka lanë testamentin e vet se kush ishte pushtuesi i Tokës Arbënore, i Atdheut të vet, Bir’ i dêjë i të cilit ishte edhe Kleriku Katolik Shqiptar Don Marin Barleti. Nuk po i hjeku asnjë titull as presje, as Atij, as tekstit ku shpjegohet “pushtuesi”...
Imazh

Libri i Don Barletit e ka titullin: “Rrethimi i Shkodres”, perkthye nga i njohuni Prof. Henrrik Lacaj, botue në Tiranë në vitin 1962, ndoshta për të fundit herë, mbasi tashti libri “nuk do të perputhet ma me historinë e ré që do të rishikohet nga ‘akademikët’ tanë anadollakë...”. Parathanjen nuk ia kam ba unë, as ndonjë shkodranë, apo siç na queni ju “katolikë Shkodre”, po Prof Aleks Buda, pra kryetari i Akademisë s’uej të shkencave. Vuna këtë emen me ia lezetue pak “shokut” Rexhep Qosja e “monstrave të tij”, presidentë e qeveritarë ndër Trojet Shqiptare, që vazhdojnë edhe me turqit e rijë me na tregue se janë “dijetarë, prof.” e “akademikë”, por që ora e tyne ka mbetë në vitin 1555.
“Tashti pra Otomani , tue marrë parasysh se Shkodra ishte qyteti ma i përmendun dhe kryeqendra e krahinës së Shqipnisë, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretnisë, dera e detit Jon dhe e Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e të gjithë krishtenëve, ka ushqye një shpresë shumë të madhe për ta shti në dorë, sepse në këte mënyrë do t’ i vinte shumë lehtë të hynte në Dalmaci, n’Iliri dhe në Daunie...” (fq. 31)
“Krutanët kishin qenë të detyruem me iu dorëzue turkut jo nga frika, por vetem nga nevoja...(ndodhë shpesh që ushtrinë e lodh ma shumë zija se sa lufta, uria asht ma e pashpirtë se sa hekuri)” (fq. 41).
“Tashti a mund të besohet se një shpirt kaq mizor e i ndytë të shporret në pleqni prej të gjitha të zezave që prej natyre lindin në gjak qysh në moshen ma të njomë? Edhe askujt nuk i shkon mendja të thotë se ai me drejtësi asht ba zot i çdo gjaje, kur të merret parasysh se mbrenda një kohe aq të shkurtë ka krijue një perandori kaq të madhe... Ai çdo gja përvetësoi në mënyrë të padrejtë e të palejueshme e me perbuzje flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtersish s’ka ba ai njeri: çdo flligshti; ai ka shnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue Kishë, ka heqë të gjithë meshtarët...asht orvatë të shuej çdo gja religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a besë e nder apo disiplinë të drejtë.”(fq.47)
“E ti o pasha i Rumelisë...e Pasha i Azisë...Ngopuni sa të mundeni me gjak të krishtenëve, sepse kështu na mëson kanuni ynë;...në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë...” (fq. 63). “Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin lye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; Kishat rrafshoheshin përdhé.” (fq. 87)
“...Ç’marrëdhanje mund të kemi na me barbarët? Na jemi gjak tjetër, kemi të tjera zakone, të tjera kanune e ligjë, tagre të tjera e institucione të tjera, na kemi tjeter Fé; pastaj as martesa me ta nuk asht legjitime...Ata nuk e kanë të ndalueme të thyejnë kunoren e martesës edhe me një njeri të far’ e fisit, të ndjekin andjet e poshtra të mishit e të gjakut, me një fjalë të bajnë poshtersi e paturpësi....Prandej këta nuk kanë asnjë ndryshim nga bishët e egra, madje mund të thuhet se janë edhe ma të këqij, sepse bishat veprojnë mbas instiktit, ashtu si ua ka dhanë natyra, e këta, përkundrazi, me një lakmi e etje të furishme, lëshohen si të terbuem ndër të gjitha mbrapshtitë. Prandej, o qytetarët e mi të dashtun, në kjoftë se s’ doni të kujdeseni për veten tuej, të keni parasysh të pakten fëmijët tuej dhe mbasardhësit tuej, sepse këta, tue jetue pranë tyne, do t’i kapë sëmundja, epidemia...Do të duroni ju që fëmijët tuej të rriten e të edukohen në gjithë këtë llum vesesh?...A s’ ju kujtohet, o prindë, se ç’ poshtersi bane këta barbar?...E çfarë poshtersije! Tmerr! Ata rrembyen nga krahët e nanave të krishtena foshnjet dhe fëmijët e rritun edhe ua hoqen sytë prindëve. Ata dhunuen gratë në sytë e burrave të tyne; u shnderuen vajzat, torturuen mashkujt ashtu si u pelqen atyne; i banë skllavë dhe i mbajten si bagëti. E kush do t’ ua ndalojë atyne që të veprojnë prap në këte mënyrë?...E kush do t’ua presë hovin?
Ata do t’ jenë vetë fajtorë e vetë gjyqtarë!” (fq. 102)
Në se Shqiptarët kanë mbetë keq për “vëllezër gjaku” të tillë... Kujt ti pelqejnë për “vlla” turqit, po ua uroj sot me gjithë shpirtë: “E gëzoftë... mbas nandë muejsh vëllaun e vogel të gjakut anadollak!!”...

Melbourne, 2 shtator 2011.




Nga Fritz RADOVANI:
Imazh
A KA “IDEAL” TURKU ?...
(Pjesa e Dhjetë)

Imazh

Njeriu i krijuem nga Zoti, që me arsye e logjikë të shndoshtë di me dashtë dhe me zbatue në jetë Urdhnimet e Tij, Ai ka Ideal. Ideali asht vetem NJË: “Zot – Atdhé”!
Shqiptari asht kenë në Europë pasqyrë e kuptimit të fjalës Ideal. Dalja e Tij dhe braktisja e paganizmit që në vitin 64 mbas Krishtit, e rreshton Popullin Shqiptar ndër Shtetet ma të nderueme dhe të ndergjegjëshme të Europës në Epoken mbas Krishtit. Që në atë kohë Shqiptari njohu Urdhnimet e Zotit, të cilat përputhen me dashninë e Atdheut. Ai njohu, luftoi për Atë Ideal, punoi dhe e trashigoi Idealin për të cilin kur kje rasa edhe vdiq për Té, prandej, edhe mbijetoi në këta 2000 vjet. Ideali i Tij kjé i paprekshem aq sa kjé edhe objekt i anmiqëve të Tij për me e pushtue, me e salvue, me e masakrue, me e ba të pandergjegjëshem, me e kthye në barbar, me e shnderue, me e quejtë hajdut e vrasës, me e plaçkitë e robnue, me tentue edhe me e tjetersue, por kurrë mos me mujtë me e thye!
E Ky Shqiptar asht Malësori i Maleve të Veriut! Asht Ai Malësor për të cilin thotë Imz. Fan S.Noli: “Malësorët e Veriut mbetën të Krishterë me armë në dorë!” Janë vetem Ata Burra që në 2000 vjet luftuen dhe vdiqen e u ripertrinë me armët e Gjergj Kastriotit. Janë po Ata Trima për të cilët këndoi për mos me u harrue kurrëma At Gjergj Fishta, janë Ata breza që u lindën kudo në Trojet Tona, por që me të vetmin Ideal të të Parëve Tanë, moren rrugë e male, tue ngjeshë për parzem Simbolin e Idealit të Shqiptarit, Kryqin e Krishtit, dhe arriten me pushtue me Atë Ideal Botën me Fé e pa Fé, me Ideal e pa Ideal, me Atdhé e pa Atdhé, me familje e pa familje, me bukë e ujë e pa bukë e ujë, me kulturë e pa kulturë, me armë e pa armë...e me i ba me adhurue një Grue Shqiptare, që me e thirrë Nana e të gjithë Botës, e Ajo ishte e Lumnueshmja Nanë Tereza Shqiptare!..
A e kuptoni për ké e kam fjalën?... – Nuk besoj! Nuk keni si me kuptue Até çka nuk e keni mësue nga prindët tuej, nuk e keni lexue as ndër libra të shkollës ateiste, nuk e keni gjetë as në Historinë e kohës së lashtë apo të ré të Shqipnisë Martire, s’ e ka asnjë nga librat apo enciklopeditë e “dr. prof. e akademikëve”...të “Mejtepeve të çerdheve turke të Tiranës, Prishtinës e Shkupit”...nuk e keni mësue as në “Mejtepen e PPSh” në Tiranë, as nuk e keni ndigjue ndonjëherë nga presidentët, qeveritarët, deputetet dhe laramanët e demokracisë, sepse Ideali i Shqiptarit për ta asht “tradhëti”, asht shkelje parimi dhe vepre antishqiptare, për të cilën janë betue ç’ prej asaj ditë që janë ba synet “nalt e poshtë”!

Imazh
Turqit janë anmiq të egjer të Shpirtit të Njeriut dhe Lirisë, dhurue nga Zoti.
Ku do ta mësonte fjalen “Ideal Shqiptar” Ahmet Zogu, nga Esad Pasha apo nga Ceno beg Kryeziu, apo nga miqtë e tij në Bristol...atëherë kur shiti Trojet e Atdheut?..
Ku do ta dinte djali i bylykbashit turk të Gjirokastres Enver Hoxha, atë fjalë, nga pederastet e Pazarit të Tiranës, apo ata që i solli Tito në 1941, kur formoi PKSH... apo nga masonistët e Francës, apo këshilltarët rus të Stalinit, nga citatet e Mao Ce Dunit apo nga aventurierët anadollakë që e rrethonin dhe e duertrokitnin për veprat tradhëtare e terroriste të tij, tue fillue nga Ramiz efenfi Alia, ideatori i hymjes në vathen turke të Konferences Islamike, dhe investitor i shpërbamjes kombëtare të Shqipnisë me Forumet e rinisë islamike të përhapuna gjithandej në Trojet Shqiptare?! Kush do të kishte ma vlerë për laramanët e demokracisë Sali Berisha me shokë, deri tek vllau i fundit i turqëve Bamir Topi, si thoni ju, një bust i Kastriotit apo një shishe shurrë e Enverit me të cilen rrinë tue i marrë erë edhe sot presidentët tonë dhe tue e kalue ndër duer me ly surratin e vet për me ju rritë mjekrra?... E kush asht ky Gjergj Kastrioti! Jeni në vete apo jo?! Idhudh...Edhe kush? Ai po t’ ishte Idealist, martohej me Nexhmije, Fiqrete e putana tjera turke, po jo me Donika, e kaurresha si Ajo! Edhe nuk i vinte turp fare Atyne Klerikëve Katolik, me na ruejtë deri tashti vonë edhe Kishen e Vaut të Dejes, ku zotni Kastrioti prej Dibres muslimane, na vuni edhe kunorë Katolike me “salltanet”...për me diftue se “Jam ushtar besnik i Krishtit!” Ashtu si veproi turku i Shkodres Fadil Ymeri, duhej të mësojnë me veprue edhe ajo rini që sot po përgatitet me shue çdo gjurmë të Asaj Histori që nuk na lejon me shtrue rrugen e së ardhmes së begatëshme të xhepave të qeveritarëve, që po punojnë për ringjallje të otomanëve ndër Trojet tona. Asnjë lëshim ma! Sot do t’ ishim një Arabi në brigjet e Adriatikut, po mos të kishim nëpër kambë Katolikët dhe Ata të dishmit e universiteteve të Europës, që deshen edhe me na tregue rrugen e Europës me libra e Ideal...Hëëë, Europa, pse nuk i ndihet zani? – A s’ i sheh muhaxhirët e vehabistët nëper Paris, Romë...e përgjithë qoshe të saj? – Jo mor jo, nuk ban za Europa kur t’ i mbushim bankat e saj me euro...A tha gja atëherë kur prishëm Kishat e Xhamijat? – Jo, e pse? – Pare o budallej do Europa, se për Ideal, Idealin ua ka lanë Malësorëve tanë...t’a ruejnë me Dedë Gjo’ Lulin e Ata Fretnit e tyne që kanë ndër gropat e xhirizit në Zallin e Kirit, Aty me Prekë Calin e Muzafer Pipen... që na erdhi nga Libohova me na tregue se nuk vritet Prifti i Shllakut e i Malësisë pafaj! Edhe vjen edhe i vllai nga Amerika dhe na tregon se ju jeni xhonturqit e rijë! Ata Muslimanë na me të vertetë i zhdukem...Por,...
Mos harroni kurrë porosinë e turkut tonë Ramiz Efendija i Bosnjes, se edhe nëpër gazeta shihen disa emna Muslimanë, që edhe sot vazhdojnë me çue zanin pak naltë kundër islamizmit dhe kerkesave të Perandorisë së re të Turkisë së riorganizueme, për shkombtarizimin dhe zhdukjen e Figurave antiturke, që në trojet Muslimane fyejnë Turkinë, kerkojnë me kundershtue me na mbushë mendjen me legjenda, se Kosova Lirinë e ka nga Amerika dhe Europa. Me këto mend të ecin se jo fort larg kanë me e pa edhe Europen tue hjekë nga parqet e tyne até Kastriotin, që i pat shpetue nga shpata e sulltanëve tanë... A ua kishte marrë mendja se mbas 100 vjetësh na prap po rikthehemi në Vlonën tradhëtare të 1912... Hajde, kujt ia mbanë me hypë tek Ai balkoni ku hypi tradhëtari i Turqisë me 28 Nandor 1912, Ismail Qemal beg Vlona?...Edhe nëse e ka falë Allahu shndoshë do të fillojë t’i merret goja si Atij Gurakuq Katolikut Shkodres!
Sot Shqiptarët kanë vetem një “ideal”, idealin që trashigojmë nga “vëllezërit tanë të gjakut”...ai asht ideali që na la Turqia dhe né e rejtëm ndër zemra e deri poshtë barkut ku ruejmë edhe nderen e gjanë, si na mësojnë edhe librat që jemi tue sjellë përditë për me edukue Forumet e rinisë islamike, e cila herë mbathë e herë zbathë, po me brakesha ku ruen edhe “idealin” turk të çlirimtarit të tokave të humbuna, do të marrshojë përpara!

ImazhImazh

Aty kah mbramja...veç u ndigjue zani i tallallit të Zadrimës:
“Ani kush, pra, me i pri kombit:
Ju, do pyka bijtë prej llomit
Që “shqiptarë” vedit i thoni,
Jo pse ju Shqipninë e doni,
Jo pse ju ndo’i send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka asht Liria,...
Perparimi e Qytetnia...” (“Gomari i Babatasit”, 1923)
Melbourne, 5 Shtator 2011.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Imazh
A DUHET TË MERRET ME POLITIKË
KLERI KATOLIK SHQIPTAR ?

(Pjesa e Njëmëdhjetë)

Imazh

Kjo mund të jetë tema ma e perfolun dhe e diskutueshme në të gjitha kohët.
Në Shqipni asht kenë formue bindja se Kleri Katolik nuk duhet të merret në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë me politikë. “Kleri ka me detyrë me thanë Meshë, me thanë kur ka kohë rruzare, me lexue ofice, me shkue me vojue ndonjë të sëmurë dhe me u lutë në Kishë për plotsimin e nevojave të Popullit nga Zoti, po jo me u përzi në politikë...”
Edhe unë jam plotësisht dakord që Kleri duhet me i krye këto detyra deri tek fjala e shkrueme me shkronjë të madhe “Zoti”. Kur “dijetarët, akademikët dhe intelektualët apo dr. Prof. e universiteteve” e shkruejnë “Zoti ose Krishti” me shkronjë të “vogel”, si bie fjala në Shtetin Shqiptar, atëherë kushdo që asht Pagëzue dhe i thotë vetes me vetëdije të plotë se “jam Katolik”, duhet të merret me politikë. Në ballin e këtij fronti politik asht detyrë me kenë dhe mos me u kthye kurrë mbrapa nga frika Kleri Katolik Shqiptar, po e persëris Shqiptar dhe asnjëherë italian, sllav, turk apo amerikan... Ai Klerik, kushdo kjoftë, që nuk e ndien veten Shqiptar, Ai të vazhdojnë me krye detyrat e lajkos në Kishë, ose edhe mund të punojë “shofer me taksi”, po jo me i predikue Popullit për Fenë.
Kur Krishti tha: “Jepni Çezarit çka i tokon Çezarit!”, Ai asht marrë me politikë!
Kam njohë rreth 60 Klerikë Katolikë në Shqipni. Pothuej asnjë nga Ata që janë kenë marrë me politikë, mbasi kur kam marrë mend unë, Ata ishin të pushkatuem ose në burgje. Kur një pjesë u lirue nga burgjet mbas viteve 1955 – 56, atëherë komunistët ua kishin ndalue me ligjë pjesmarrjen e Tyne në politikë. Pjesmarrja i çonte në plumb ose në vuejtje të përjetëshme. Ishte koha kur edhe me u veshë me veladon konsiderohej “armik ose tradhëtarë”, prandej kam vlerësue dhe vlerësoj qendrimin Heroik të Atyne Klerikëve që patën guximin me u ba Meshtarë nën diktaturën terroriste të Enver Hoxhës e nuk kursyen as jetën e Tyne në moshë shumë të ré për Idealin e Shejtë të Fesë Katolike, Besnikë deri para plutonit të ekzekutimit të formulës “Atdhé e Fé”, gja që sot e vërtetojnë edhe proces verbalet e prokurorëve vrasës, ku me dorën e tyne shënojnë se fjala e fundit e tij kjé: “Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnia!”. Shembuj të tillë ishin të gjithë, po unë do të veçoj dy që nuk u morën kurrë me politikë: Don Marin Shkurti dhe Don Mikel Beltoja. Vepra e Tyne që guxuen me krye kundër Shtetit komunist ishte se veshen “veladonin”, ashtu si dhe Don Simon Jubani etj., kur gjenocidi ishte në piken kulminante.
Kam lexue rreth 16 faqe apologji të Misionarit gjerman Don Alfons Tracki, të shkrueme atë natë para pushkatimit, i bindun se do të vritej dhe i ndergjegjshëm për kenjen e Tij Shqiptar dhe si i tillë, pranon me vdekë në Token e Atdheut të Tij të Dytë, në Shqipni, arësye kjo që nuk u largue nga Shqipnia edhe pse disa autoritete të ushtrisë gjermane naziste e paralajmëruen se: “Këtu pushtetin do ta marrin në dorë komunistët, do të konsiderojnë gjerman dhe agjent të nazizmit, prandej eja me né dhe largoju, se ata do të pushkatojnë..!” – Don Tracki përgjegjet: “Unë nuk kam ardhë me ju dhe as nuk kam pse largohem, sepse Atdheu im i dytë asht Shqipnia!”. Edhe kjo u quejt nga komunistët “agjenturë”! Në të vertetë Ai asht marrë me politikë, se shpetoi nga burgu e kampet e perqendrimit naziste disa komunistë!! E kjo, si thoni ju, nuk quhej politikë!?
Kleri Katolik Shqiptar asht mundue me qendrue larg politikës në të gjithë kohën e ekzistencës së Shtetit Shqiptar mbas vitit 1912 e sidomos kur shikoi me sy qendrimin e tij ndaj Don Nikoll Kaçorrit, që punoi me aq perkushtim për ndertimin e Themelit të Shtetit.
Nuk do të hyj fare në analiza të punës së Klerit në fushën politike në të gjitha mbledhjet apo konferencat ndërkombëtare për çeshtjen Shqiptare, as në sakrificat që Ai ka ba në ruejtjen e tansisë Territoriale të Atdheut SHQIPNI, mbasi pikrisht kjo asht çeshtja për të cilen Ai asht akuzue, shpifë, arrestue, burgosë, torturue, masakrue, shpronësue, vjedhë, dënue, varë, pushkatue, interrnue, luftue, shkatrrue, shfarosë dhe përfshi në gjenocid komunist të pakrahasueshëm me asnjë Kler tjeter në gjithë Botën gjatë shekullit XX. Atdheu Shqipni i coptuem nuk pajtohej me Betimin e Tij mbi Elter.
Kleri Katolik Shqiptar, tue kenë pjesa ma e kulturueme dhe e përgatitun e Asaj që quhej PAKICË Katolike e popullsisë Shqiptare, u pozicionue në kahun opozitar...
Imazh

E vetmja armë e Tija ishte Kryqi, Ungjilli, Urata dhe “heshtë” Pena!
Fatkeqsisht Kleri Katolik Shqiptar u nodh në “cirkusin” sllavoaziatik krejt i Vetem përballë anmiqëve të egjer dhe të terbuem, që na shikonin si e si me shkye dhe zhvatë jo vetem Tokat tona, po me mujtë edhe njerëzit për me i perdorë si skllavë për interesa të tyne antishqiptare. E kush i doli në mbrojtje Klerit Katolik? Asht kjo arësyeja që Kleri Katolik asht quejtë “armik” i të gjithë drejtuesëve të Shtetit Shqiptar që nga viti 1925, sepse të gjithë kanë hipë në atë kolltuk vetëm për interesin personal, me u pasunue, me vjedhë tue shitë Tokat Shqiptare, rretherrotull Shqipnisë tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e të gjithë komunistët e konvertuem ose jo, që nën maskën e kampeve apo blloqeve, kanë ruejtë me fanatizëm karrigat e tyne tue i sherbye sllavit, grekut, italianit, fashistit e turkut, apo cilitdo tradhëtar të vendit. Kleri Katolik Shqiptar, tue qendrue kundershtar i pakteve që kanë cenue Tokat Shqiptare, asht vu në opozicion me qeveritarët e vet. Për këte arësye kundër Tij asht kenë elementi tradhëtar i shitun turk, elementi tradhëtar i shitun sllav e italian, tradhëtari e spijuni i klasës së “privilegjueme” në pushtet, spijuni fshatarë i privilegjuem me jetue me komoditet “qytetari” nga fshatrat ma të humbuna, apo elementi i pakulturë e fanatik me spaleta gjenerali nga Jugu, elementi i korruptuem me trafiqe dhe imoralitete nga ma të ndryshmet primitive e moderne...deri nën titujt e deputetit, dr. prof... etj., poshtërsi e vese që për fatin e keq ruhen në atë përqindje aq të madhe të popullsisë, sa kanë ndikue keq në formimin e idesë edhe tek komshijtë e deri tek Popujt miq të Shqiptarëve që ishin Burra e Trima, të njohun si të tillë nga ana e tyne “dikur”, që nga keqardhja na kanë mbrojtë e nderue, ndërsa sot na shohin të kthyem në kenje të tjetersueme e të perçudnueme, gja që i ban edhe ata të veprojnë ndrysh si pasojë e qendrimeve tona antieuropjane, anadollake apo filosllave e primitive dhe të mendojnë se na nuk meritojmë asgja se: “Né jemi Popull kot”!
A duhet që Kleri Katolik Shqiptar të merret me politikë?...
Trimi i fortë me shokë shumë! Ai duhet me çdo kusht të merret me politikë!
Rruga e Tij e detyrueshme asht mbrojtja e të Drejtave të Njeriut e detyra kryhet nëse Ai do të dijë me lexue dhe me shpjegue “Ungjillin”, me gjetë Gjuhën dhe Rrugen e Përbashkët që kanë perdorë Shqiptarët në vitin 1911 – 1912 apo 1924 bashkë me Klerikët tjerë Muslimanë Sunit, Bektashi dhe Ortodoksë për ruejtjen e Emnit Tonë të Perbashkët si Vëllazen të Vertetë të Emnit SHQIPTARË në Tokat e Shqipnisë !
Imazh

Dijetari i Madh i Shek. XX, Miku i Madh i Popullit Shqiptar, Papa Gjon Pali II, ka thanë: “Katolikët në politikë janë në Shtëpinë e vet!”
Melbourne, 9 Shtator 2011.(Vazhdon...)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
A DI SOT KLERI KATOLIK ME “FOLË” SHQIP..?

Pjesa e Dymëdhjetë

Imazh
Në kjoftë se nuk i merret goja, me siguri din! Nëse i merret, atëherë nuk po them se nuk din...po ndoshta i merret se ka pasë mësuesin belbacuk e ashtu e ka mësue me folë. Nuk duhet me i shikue me synin e njeriut që kerkon me i zanë tue gabue. Atëherë ka edhe mundësi që gabojnë, po ka dashtë Zoti e kanë mësue thanjen e njohun të klerikëve: “Mos ban çka baj unë, por ban çka them unë!”, flas për ata që nuk kanë jetue në Shqipni para vitit 1991, mbasi ata që mund të kenë mbetë nga të vjetrit, me i pyetë do të thonin: “Çka do populli ban priftnia e çka thotë priftnia ban populli...”. Besoj ju kujtohet kjo thanje!.. Edhe këte e patën kopjue...disa të dijshem.
Asht gabim me i fajsue Klerikët tanë! Shumica në shtëpi kanë folë gjuhën e “Nënës”, disa ndër shkolla të ulta kanë mësue “gjuhën e njësuar”. Kur kanë shkue ndër gjimnaze kanë fillue me harrue edhe ata që kanë mësue deri atëherë...dhe kur kanë vazhdue shkollat e nalta nuk u ka dalë koha me u marrë me “gjuhën shqipe” nga landët e shumta që nuk i lenin fare hapsinë “gjuhës shqipe”, sepse, në fund të fundit, a i shkonte mendja atyne se një ditë do t’u duhej me i folë Popullit Shqiptar në “Gjuhën e Tij”? – Kurrë! Aqsa na ka shkue mendja né se Kleri Katolik Shqiptar do të pajtohet me mohimin e Gjuhës së Martirëve dhe Letersisë së Shkrimtarëve të Veriut, që kanë shkrue mbi pesëqind vjet Gjuhën Gegënishte.
At Justin Rrota asht kenë kleriku ma i smurë nga paraliza e gjysës së trupit, po kur predikonte në Kishen Françeskane të Gjuhadolit, flas për vitet para 1960, mbushej Kisha dhe populli bllokonte rrugen deri tek Çinari i madh para Kishës...pra, i merrej goja dhe me vështirësi i dilte fjala nga buzët e gjysëparalizueme...e rinija që kishte mbushë ambjentin veshtronte me gojë të hapun dhe etje të pashueme me dëgjue fjalën e Tij...
Nuk do të flas fare për predikatorët që kishin mbetë mbas zhdukjes së kolosëve, se do t’ ishte e tepert me shpjegue se cila ishte vlera e fjalës së Tyne, por edhe Ata që kishin mbetë në predikatore ishin udhërrëfyesit tanë, si At Zef Saraçi, At Aleks Baqli, At Rrok Gurashi, Don Mark Hasi dhe i fundit që porsa hipi në predikatore e “zhduken” Don Tish Lisna...i cili mbeti i paharrueshem në kujtesen e Popullit të Shkodres.
Shpesh më shkon mendja ndër veprat e Tyne që kam lexue rreth 50 vite ma parë, e rrij tue mendue se çka mund të vlejnë shkolla e sotme pa veprat e Tyne? – Asgja, asht shumë pak me thanë, mbasi nuk mund të gjindet me mend vlera e një studenti shqiptar që nuk njeh At Fishten, Don Lazer Shantojen, Don Ndre Zadêjen, Faik Konicen apo Imzot Vinçenc Prennushin dhe kerkon me na predikue se: “Të qenit e qenit njeri... është lidhur me qenien e qenjes....” e kushedi ku do të perfundonim për me dalë tek “qoftë lavdëruar”, e me u mbyllë biseda tue shkue secili në punen e vet pa marrë asgja vesht! Mendoni për një minut me ringjallë Don Ndre Zadejen dhe me u gjetë në zyren e madhe e të bukur të Argjipeshkvit të Tiranës, ku Argjipeshkvi, për nderim të Tij, asht në krye të vendit dhe në gjoksin e tij ka dekoratat e presidentave shqiptarë, “Nderi i Kombit” etj...dhe porsa hyn aty Don Ndreu, i paraqet dekoraten që ka në gjoks dhe i tregon se “ia ka venë me duartë e tija presidenti ynë, që bashkë me qeveritarët janë deklaruar “vëllezër gjaku me turqit”...
E Don Ndreu tue thanë: “O tempora, o more!”, e tue pranue me u pushkatue prap vetem mos me pa me sy shemtimin ku ka mbërrijtë “Ruba e Kuqe” e Tij!..
Imazh

Pak vite ma parë kam pasë një debat me Imz. Zef Simonin...në lidhje me një shkrim të tij për Migjenin. Kur kam bisedue me zj. Prof. Arta Franja, e cila e ka njoh afer Migjenin dhe kohën e fundit të jetës së Tij i asht gjetë pranë shtratit ku Migjeni po jepte shpirtë, Ajo më ka thanë: “Nuk di pse shtremrojnë të verteten e mendimit Migjenit në lidhje me besimin e Tij tek Zoti. Ai ka vdekë Besimtar dhe nuk është e vertetë se ka qenë ateist. Unë kam biseduar me Té kur ishte shumë rëndë me shëndet dhe kurrë nuk e kam dëgjuar duke mohuar, përkundrazi, tek koka Atij i sherbente një murgeshë katolike, e cila thonte gjithënjë uratë...” Imz. Zefi kambnguljen e tij e kishte tek vjerrshat e Migjenit...
Unë në fund i thashë: “Ma afer Zotit asht Migjeni, me të gjitha vjerrshat e Tij, se në fund të fundit të gjitha i ka shkrue Gegënisht, dhe nuk ka blasfemue kurrë kunder asaj letersie e historie të Popullit Shqiptar, që mësohej atëherë në shkollat tona...Po ju, që tue lexue edhe Ungjillin ndër Kisha në “gjuhën e njësuar”, jo vetem po shtrembnoni gjuhën e popullit, po edhe po ndihmoni në perjashtimin e 70% të Letersisë Shqipe Atdhetare, që na lidhte deri atëherë me Europen e Perparueme!”...Po e shkruej! Kumonës i bihet për me ndigjue!.. Sigurisht, kush do lé të ndigjojë!
Shkodranët e kanë respektue vepren e Migjenit, me perjashtim të disa spijunëve shkrimtarë, që moren edhe tituj kur u pajtuen me shpartallimin e Gegënishtes së Migjenit si: Jup Kastrati, Skender Drini, Viron Koka dhe të tjerë dallkaukë që tue dashtë me luftue kryesisht Klerin Katolik Shqiptar, kanë fshi të gjitha meritat e Veriut në fushen e dijes.
Një pasues u tyne sot asht dhe njëfarë Artan Lame, i cili tregon se Kleri Katolik në vitet ’30 ngeci, “Shqipëria ishte e krijuar...”, ma poshtë shenon se “Migjeni shqeu fasaden false të dalë mode dhe të panevojshme të shekullit të ri..”. Urrejtja që ka A. Lame për Klerin Katolik dhe shkodranët nuk e lejon me pa vepren e Migjenit si asht në realitet: Migjeni asht Ai që shkruen pikrisht për ata vite kur Shqipnia e krijueme nga qeveritarët jugorë (simbas Lames) nën çadren anadollake të Ahmet Zogut, në vitet ‘30, e mbas tij, të turkoshakut tjeter Enver Hoxha, por këte herë nën “masken e çlirimtarëve”, prap jugorë, e çuen Shqipninë deri aty sa Poema e Mjerimit e Migjenit me iu dukë Popullit Shqiptar “Parrizi i Tokës”. Lame harron se Migjeni asht poeti i vetem shqiptar që ka shkrue për faqen e zezë të atyne që kanë qeverisë tash 86 vjet Shqipninë, e ata nuk ishin asnjëherë as Kleri Katolik, as zotnitë e Shkodres dhe as pasuesit e Atyne Atdhetarëve që u zhduken nga shokët xhonturqë të Artan Lames. Kjo asht arsyeja që edhe Migjeni duhet harrue!
Migjeni filloi me hapë një fletë të re në Letersinë Shqipe, e cila mbetet jo vetem pa u hapë ma, por edhe u fshi fare nga agjento – shkrimtarët e realizmit socialist, pikrisht nga ata që sot kerkojnë andjet e tyne antiveriore dhe antiklerikale me ia lanë diktatorëve.
Nuk duhet të pranojmë “pafajsinë” e sherbyesëve turkoshakë, që padashje, sot janë tue zbulue vetveten me sherbimet e tyne ndaj xhonturqëve kundër Shqiptarëve.
Ka edhe mendime se Kleri ka ruejtë vetem gjuhën, po në fund as gjuha as edhe ato tradita malësore që mbronte Kleri nuk janë shpetimtaret e Atdheut...thonë ata.
Ndaj këtij mendimi marksist – leninist të mbështetun tek broshura e Stalinit të “madh”: “Marksizmi dhe çeshtjet e gjuhësisë”...asht mirë me tregue me fakte se Kleri Katolik Shqiptar, ç’ prej Dokumentit të Parë të Imzot Pal Engjullit (1462) e deri tek “kongresi i drejtëshkrimit i vitit 1972”, jo vetem ka mbrojtë Gjuhën Shqipe, traditat e zakonet e Atyne Maleve, që ruejten Fenë Katolike, po ka ruejtë dhe i ka tregue mbarë Europës, se na jemi Populli Shqiptar me Identitet dhe Dinjitet të paprekshem nder shekuj, sepse Identiteti ynë asht Gjergj Kastrioti dhe Dinjiteti i Shqiptarit njihet nga veli i paster i Nanë Terezes! Pa identitet dhe dinjitet janë vetem ata që nuk njohin Simbolet e Atdheut!
Vazhdon...

Melbourne, 13 Shtator 2011.


Në 80 vjetorin e botimit të librit…

“RRIMË SHTREMTË E FLASIM NDREJTË”

Imazh

(Shkoder, Dajç i Bregut të Bunës, 14 Shtator 1931).

Autor: Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950):


PARAFJALË.

Koha kalon e na kalojmë me té. Doket e moçme zhduken prej lame të jetës për mos me jetue mâ veçse në fletët e vdekuna të historisë. Me fitimin e lirisë e të pavarsisë sonë kombëtare asht mbyllë nji kapitull i mjerueshem e njiherit i lumnueshem në historinë shqiptare. Shqiptari i ka ulë armët e bartuna për sa shekuj aq me nderë e ndjekë në qetinë e paqës udhët e naltsimit shpirtnor. Perditë ma teper vjen tue e kuptue gjendjen e kohës së tashme; ai e ndien se boten në ditët tona e sundon fjala, idea, perparimi, armë ma të fuqishme se të çeliktat, që kalojnë ngadhnjyeshem mbi popuj tue mkambë e tue rroposë frone.
Bursat e shumta që Ministria e Arsimit u ka caktue djelmoçave shqiptarë për të ndjekë n’ atené të permendun t’ Europës studimet e nalta, asht prova ma e fortë e këtij kuptimi. Por mjerisht nxanësve tonë u bjen me vijue studimet të shumten, në shkolla ku prostitucionit të jetës shpirtnore i janë hapë të gjitha dyertë, në kohën ma kritike t’ epsheve të harlisuna ndër qytete ku vehet në lojë studenti që nuk e ka “të dashtunen” e vet; me ndigjue leksione prej profesorave materialista e panteista.
Ndjekës e apostuj të liberalizmit, t’ indiferentizmit, t’ ateizmit, kthejnë n’ Atdhé, mbasi kanë ba falimentim në shpirt. Këto teori që i pelqejnë aq fort natyrës së prishun e i lëmojnë aq kandshem epshet e njeriut, përhapen lehtë mjedis popullit.
Pse ju do të veni ré që Shqipnisë i ra me u zgjue prej letargjisë qindvjeçare e me rilé në të njimëdhjeten orë, kur popujt e Perëndimit të plakun e të shkrimë prej nji kulture mishit, me nji fanatizem të verbët rrâjnë gjithnji kah gryka e vorrit. Arrijtë në kulmin e zhvillimit shpirtnor e teknik, janë gati me u rrokollisë poshtë në thellsi.
Vetë me duer të veta i kanë vue kazmen kulturës mijëvjeçare me e dermue deri në themel.
Ateizmi, hove – hove i shtymë deri në mëni satanike kundër Hyjit, don me përpi në furi të vet gjithçka në jerkull (humnerë) të pafund. Gjithçka kjé ma të kushtueshme, ma e shejtë e ma të bindshme për njeriun kjé poshtnue, kjé dhunue prej asaj demagogji që s’ asht doktrinë, por korrupsion, pa fé, pa ligjë, pa doke, që jeton nen dhé në skutat e errta të shoqnive të mshehta, që i vénë priten popullit për me i kjasue helmin, mëninë kundër besimit e shoqnisë.
Nuk asht jo nji krizë ekonomije, por nji krizë jete, që vuejnë popujt. Jeta për ta a ka kuptim mâ. Asht shlye prej saj çdo mendim amshimi, të gjitha kujtimet e tyne janë sjellë nga balta e kësaj tokë. E jeta atëherë s’ asht e dêjë me u jetue. Pa shpnesë, pa t’ardhme t’ amshueme, çfarë kuptimi ka ajo? E prej atëherë se nisë me u merzitë jeta, e me nji plumb i japin fund asaj golle (boshllek) të mnershme që i mundon përmbrenda. Porsa ven dorë sakrilegje në jeten që asht tue perftue e i zenë frymen pa u zhvillue.
Si me e mbytë merzinë që i mundon në këte jetë të shkurtë mbi këte tokë të mallkueme. Automobilizëm, sportizem, sensualizem, nudizem, të gjithë ushtrohen e ndiqen me nji epsh t’ eger e barbar. Po gollja e pangishme mbetë se mbetë. Sa ma fort që njeriu kerkon me u vorrosë në tokë, aq ma fort i ikë lumnia. I knaqun s’ asht kurrë. Kerkoni, hetoni, hartoni persëri. Leteraturë, teatro, kino, romanza, novela çka duheni ju, kur nuk dini me i zgjue shqisat e mija të topituna e të fikuna? E qé dalin nëper mure e nder fletore lajme të çuditshme. Premtohen mbrekulli të papame kurrë, sende të çuditëshme, mënijë që s’ të merr mendja, do poza guximtare e lakuriqime që s’ janë pa kurrë deri tashti. Vinë, rrâjnë, shpnesojnë. Kot! Rropullija e popullit s’ asht e knaqun. Kerkoni, sendergjoni prap. Romakët kanë pasë nji cirkus. E cirkus kemi edhe ná. E aty shkon populli i etshem për me u knaqë e soditë me dishirë, brohoritë kur gladiatori modern me nji “direkt” (grusht në zemer) e mizori ma se pagane lèn shokun e vet shakull mbi ranë.
P a n e m et c i r c e n s e s kjé brima e fundit e perandorisë romake para se të shembej në llom e në gjak. Sot asht e jona.
Mjedis kësaj shoqni mëson studenti shqiptar, mësuesi, udhëheqësi i breznisë së ardhshme.
Shka do të bajë nxanësi i ngratë për mos me humbë me këte kaos, për mos me thithë në atmosferen e sëmuet helmin e ateizmit?
Duhet të ketë nji themel besimi të patundun e parime morale të kjarta, të drejta, të ngurrta pse çdo parim i gabuem të çon nji ditë ad absurdum.
Liberali modern i vjedh popullit Zotin prej zemre: predikon dogmat e shoqnisë moderne: L i b e r t é, é g a l i t é, f r a t e r n i t é.
Tri fjalë të bukura porse u ka hjekë qendren. Ai i thotë popullit: S’ ka besim. E ky ka me i përgjegjë: S’ ka familje, s’ ka pronë, s’ ka shoqni.
Ai i thotë: S’ ka mbretni qiellore, asht nji mitologji. Ka vetem nji shtet mbi tokë, që ná do të adhurojmë: Kulti i shtetarit. E populli ka me i përgjegjë: S’ ka Atdhé. E me arsye. Të vjetrit thojshin Atdheu janë altarët e votrat. Por ju s’ doni mâ altarë! Shugurohet dashnija e flijimi: Ju i përbuzni, i dhunoni; me vështirësi keni nji voter; e ndoshta nji voter të zymtë, të përlyeme, ku s’ perkundet djep. Për ç’ punë do të vdisni ju atëherë, për hir të shtetit e t’ Atdheut ? Ju s’ keni porse interesa e knaqa. Dy gjana për të cillat nuk vdes askush.
Liberali thotë: Njeriu lén natyrisht i mirë; të gjitha epshet e tija janë të mira. Asht shoqnija që e prish. E popullit i trumhasen epshet; në gjiun e tij zijnë e vlon. Ai çon grushtin me kercnim me dermue e me rroposë atë shoqni të praksueme.
Parimi i gabuem nuk vonon me pjellë rrjedhimet e hatashme.
E kështu shohim na në ditët tona kah shperthen si duhi revolucioni.
Prej kumbonareve, kishave, universiteteve ngjitet tymi i zi e përhapet mbi qytetet e trondituna prej degâme. Votra kulture mijvjeçare rrokullisen e bijnë nën mâjin e liberal – radikalit që mbi germadhat e parimeve të vjetra kremton triumfin e idésë së lirisë. Gjaku i pafaj i atyne që guxojnë t’ ushqejnë të tjera idé shkon rrëkajë nëpër rruga të qytetit. E në ketë gjak ai ngjyen doren e vet trueshkyese e shkruen mbi flamur të ri: L i b e r t é, é g a l i t é, f r a t e r n i t é.
O kulturë fetare, o bolshevizem.
Contemnimus servare pacem bonorum morum et periit pax temporum nostrum. (S. Aug. Serm. De tempore barbarico).
D.K.Prennushi..
Dajç i Bregut të Bunës, 14 Shtator 1931.

Shkoder, Vepra Pijore, Shtypshkroja “Zoja e Paperlyeme” 1931.


Shenim: U kopjue nga origjinali pa asnjë ndryshim nga Fritz Radovani (15.IX.2011).


------------------------------------------------------------------.

Nga Fritz RADOVANI:
EUROPË: “TURKU NË SHQIPNI… SI GJARPËNI NË GJI !”…

(Pjesa e Tremëdhjetë)

Imazh

Atëherë kur njeriu fillon me kuptue dhe njihet me njerëzit e parë Adamin e Even, atë ditë njeh edhe gjarpnin...i lidhun lak rreth degës së mollës. Të gjitha veprat e artit nuk e përjashtojnë këte zvarranik të mnershëm, që kercnon pa mëshirë njeriun... Asht edhe aq i vjetër në kulturën e popujve sa vetë ata, mbasi gjithmonë asht i pranishem ndër thanjet e vjetra dhe të reja popullore. Dikur shqiptarët veçonin bollat tek të cilat ata kishin krijue një ide krejt tjeter nga “besa” e gjarpnit... Kur ishe fëmijë kam pa një ditë një zhapi dhe një gjarpen që ishin në një gem ferrmane, ku zhapini i hidhte nga goja e vet gjarpënit një lang të verdhë si spruc e që binte në gojen e gjarpënit, i cili e kaperdinte ate. Mësova nga ma të vjetrit se zhapini i jepte helmin gjarpënit... Rreziku i tyne asht i përhershëm!
Një veper tjeter arti që ka edhe ajo gjarpënin asht “Zoja e Paperlyeme”, e cila i ka shkelë koken gjarpënit...Aq ia ka zanë me kambën e Saj të zbathun sa tash dymijë vjet nuk mundet askush me dyshue se Zoja nuk e ka gjithmonë nën kambën e Saj...
Nga prania e tij gjithmonë afer njeriut nganjëherë na duket se nuk asht aq sa na e paraqesin njerzit e dijtun rrezikun e gjarpënit. As dervishët nuk ia kanë frikën fare. Kam pa edhe nga ata që lozin me gjarpënin, madje edhe pse i kafshon nuk i sjellë vdekjen atij. Kjo varet nga dy shkaqe se gjarpënit i asht hjekë helmi me copë pelhure leshi ose njeriu që e mban ndër duer ka marrë me kohë disa doza helmi dhe ka krijue imunitetin ndaj tij.
Edhe sot ka farmaci që vazhdojnë me ruejt shishet e vjetra prej porcelani mbi të cilat asht figura e gjarpënit, që tregon rrezikun e madh që mund të sjellin pakujdesia e një njeriu tue prekë atë material të helmët që ruhet ndër ato shishe të kyçuna në raftin e tyne.
Klerikët katolikë nuk e predikojnë kurrë “pajtimin e njeriut” me gjarpnin, madje edhe e shpjegojnë arsyen e mosbesimit ndaj tij...Ata thonë se asht i pabesë! Edhe Populli Shqiptar gjarpnin e ka konsiderue gjithmonë anmik të vetin, dhe çdo anmik e ka quejtë kurdoherë dhe kudo “gjarpën”! Çka të sjell gjarpni, të sjell edhe anmiku!...
E cili mund të jetë gjarpni ma i madh i një njeriu? – Gjarpni ma i rrezikshëm dhe vdekjeprues i një njeriu asht ai që kafshon dhe helmatisë Atdheun e Tij! Shqiptarët janë ndër Shtetet ma të vuejtuna dhe të shtypuna nga helmatisja e kafshimit të gjarpnit, i cili i ka çue deri në grykën e vorrit nën rrasen e randë të robnisë...E ky gjarpën ishte ai që e kafshoi në Janar 1468...Ishte dhunuesi e robnuesi i pashpirtë i quejtun Turk!
Gjarpijtë që kafshuen Shqiptarët ishin të disa llojeve të panjohuna për ta. Ishin nga ata që quhen gjuejtës, vrasës, helmues, kobra dhe shtërngues... e këta të fundit ndonjëherë janë shumë ma të mnershëm se ata që të kafshojnë e të mbysin për 10 minuta, mbasi këta të lidhin dhe vijnë tue të shterngue derisa të marrin shpirtin përngadalë. Ti e sheh veten se nuk ké asnjë shpresë me kenë i lirë prej tij, po edhe sheh, siç thotë Populli: “Vdekjen me sytë tuej, pa mujtë me ba asgja, madje as me vra veten”...Ata që i zuni agimi i Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912, mujtën me tregue se Shqipnia shpetoi nga gjarpëni shekullor që përfyti e pat rropatë përtokë. U çue ndër kambët e veta, ndonse helmin e kishte në trup e ma fort se në trup ndër trû! Shihej se ecë e marrakotun, por Shpresa tek e ardhmja e bante me kenë ma optimiste se vetë realiteti i kenjes së Saj “shndosh”!... Djelmët e Saj nuk u dëshpruen, madje edhe u bashkuen rreth votres e prap menduen për Atdhé... I rrethuem nga tradhëtarët, Atdheu filloi me pa rrugën pak ma kjartë, por shtigjet i kishte të mbylluna, aqsa, po mos të ishin Njerëzit e Saj të dijtun e Trima, permbysej edhe njëherë në greminen turke...Në kjoftë se kthehemi plot njëqind vjet mbrapa e shohim rrugën e shkelun nga Dedë Gjo’ Luli, pranë gjurmave të opingave të Tija janë gjurmët e Françeskanëve Shqiptarë, po askush pothuej nuk i kujton ato ditë të Prillit 1911...Ndokush që mund t’ i zanë në gojë e mbyllë biseden: “Kjoftë për atëherë!”.
Gjergj Kastrioti kur erdhi ndër Trojet e Babës së vet pat thanë: “Lirinë nuk ua solla unë, até e gjeta këtu në mes T’uej!”...Na dukej shumë thanje modeste dhe e thjeshtë, aqsa ishte edhe vetë i Madhi Udhëheqës i Popullit Shqiptar! Nëse do të ulemi para një fotoje të Portretit të Tij dhe të ngulim sytë në buzët e Tij...kemi për të vrejtë se Ai edhe sot përsëritë po të njajten thanje si atëherë, edhe pse kanë kalue ma shumë se 500 vjet. Kjo domethanë se Ai e di mirë që shumica e Shqiptarëve e kanë harrue thanjen e Tij...e né do të na duket se me të vertetë edhe sot me ardhë Ai Burrë, prap “Lirinë Ai do ta gjejnë këtu mes nesh!”... Atëherë kur Gjergj Kastrioti e tha atë thanje historike...gati askush nuk e kuptoi se me çfarë qellimi e tha. Ai vinte nga Stambolli i veshun me rroba turke... dhe kur vuni kamben në Token Shqiptare, provoi se “Liria ishte ndër shpellat Ilire...” Ai e gjeti me të vertetë këtu, sepse buka e një dhunuesi e pushtuesi si ai turk, nuk mund të ushqente në Gjakun dhe Shpirtin e Gjergjit as ma të voglen shkëndi të Lirisë. Ajo ishte kafshatë e ngjyme në gjak të helmatisun që kishte vorrosë vllaznit dhe bashkatdhetarët e Tij...Ai nuk kishte kurrë mundësi me u ushqye as materialisht as shpirtnisht nga buka me helmin e një gjarpëni turk që vetem rranonte, dhunonte dhe hapte vorre në çdo vend ku vente kamben. Ai erdhi në Arbërinë e vet i etshem për Liri dhe posa u ulë ndër gjunjë tek prroni me pi ujë me dy grushtat me pluhunin e Dheut të Bekuem ...Ai ujë i kulluem me të cilin një ditë kur i pat la ballin dhe “N’ Emen t’ Atit...” mori Emnin Gjergj, ju ngjesh për parzem dhe gjoksi ju mbush me ajrin e Bjeshkëve, që Veriu solli furishem në Kështjellen e Krujës Fisnike!
Asht kjo arsyeja që mbasardhësit e dhunuesit e përgjakshem kerkojnë edhe sot me shue çdo veper mbi të cilen u ngrit Miti i Tij...Një perandori turke gjarpijësh kobra të Azisë u permbys para Shpatës së Tij... Princi i Legjendave të Arbënisë rrokollisi me turp çallmat turke ndër ujnat e gjelbërta të knetave që qelbeshin nga kufomat anadollake. Edhe kuajt e tyne ngordhën kur ju afruen flamujve të zhigatun me gjysëmhanën me yll...E në se nuk besoni pranë kafkave turke germoni se aty janë edhe kokat e pashallarëve me rrashtat e kuajve të tyne që vazhdojnë me lotue edhe sot për ngordhjen nga shpata Shqiptare.
Turqia e po atyne sulltanëve mendon se jemi në vitin “2000 e pak”! Historia e tyne gjithnjë kishte shpresat e veta tek “2000 pa pak ose 2000 e pak...”
Nëse Bota edhe njëherë do të rrokulliset nën shpaten turke, atyne mendja u shkon se “ringjallja” e shpirtenve të këqijë do t’ i ndihmojë me marrë hakun e vjeter!
Rrokullisja e Globit mos harroni se do të nxjerrin nga toka Até që presin tash 500 e sa vjet pa u thye e ndryshkë Armët e Tija të Muzeut të Vjenës...
E atëherë edhe Europa ka me u kujtue se prap po vjen koha që ka nevojë për Té!..
Edhe Gjergji ka me i këputë prap koken gjarpënit, që Ajo Europë sot ka në gji!..

Vazhdon...
Melbourne, 2011.




Nga Fritz RADOVANI:
KLERI KATOLIK SHQIPTAR A ISHTE

NACIONALIST APO INTERNACIONALIST ?..

(Pjesa e Katermëdhjetë)

Imazh


Sa e thjeshtë duket si pyetje, aq ma e thjeshtë asht për disa pergjegja!

E kush janë ata disa!?... – Të dijshmit e sotëm! Hape internetin, lexo!...Prof...Dr... Ingj... Docent...leni mos u merr me kryeministra e deputetë...I vetmi vend në Botë që ka pasë fatin me u drejtue prej Dr...prof...doc...kapc...asis...mulla...e sa tituj të tjerë që nuk i kuptoj, se duhet me pasë mbarue universitetet e tyne... Një gja më çuditë: Pse kleri ven vetem At ose Don...e kuptohen se asht i padijshem! Këta “dijetarët” e sotëm venë nga kater tituj e prap nuk po i beson askush se janë aq të dijshem sa me na drejtue. A sheh, pra, se nuk janë titujt, po asht “të tharmt” e trunit që tregon dijen tande. Asht pasunia ose ma e kjartë si shprehje: Asht aftësia me dijtë me e ba tanden até që i takon Shtetit!

Nuk ka pasë shkollë fare Dedë Gjo’ Luli me u permendë edhe mbas 100 vjetësh! Ai ka ndejë si duket me të dijshem e u ba i “squet”...shkoi e u vra për Flamur! Ka me ardhë shumë shpejt një kohë që edhe Deda ka me u rreshtue me shumë të tjerë që kanë pasë zanë kryet e vendit e sot po diskutohen mos me u quejtë as Atdhetarë! E pse? Asnjë nuk kanë dijtë me dallue nacionalizmin me internacionalizmin.., po mos u ngatrroni me até “proletar”, se ai asht tjeter...mandej po na nxirni edhe komunistët tradhëtarë!!

Mos të largohemi nga tema. Deda pra, simbas historisë e dijetarëve që kanë mujtë me tregue budallallekun e Tij edhe ndër libra, tregohet si nacionalist! E për pasojë, me që ishte bashkpuntor i Klerit Katolik Shqiptar, edhe Kleri prej Tij mori emnin nacionalist!

Ndoshta kjo mund të provohet me vepra të tjera, por me kapriçot e një Malësori që ma shumë asht kapadai se Atdhetar, nuk provon nacionalizem asnjëni prej Tyne tue ardhë me këta vepra që kanë ba e me u rreshtue me Haxhi Qamilin apo Haxhi Lleshin... po za në gojë ishpresidentin, se nuk po due me perzi PKSh apo PPSh e Ramiz efendisë...

Si mundësh me kenë Atdhetar i Shqipnisë, o Dedë Gjo’ Luli e At Mati Prennushi, në një vend ku 80% (në vitin 1911)ishin ushtarët e turkut, e në mos kjoshin ushtarët e atij turkut kundër të cilit ka luftue Gjergj Kastrioti, janë sternipat e bash atyne që kanë vra e therë Shqiptarët, e këte nuk e tham unë, po e thonë komunista, demokratë e të gjithë ata që janë kenë e janë prap sot Presidenta të Popullit Shqiptar, që me paturpësi po bajnë edhe “nanat e veta” kurva, tue diftue se janë “vëllazen gjaku” me zaptuesit turq! E ku mundeni me gjetë një rrëfanë me u kapë e me provue se Dedë Gjo’ Luli e Kleri Katolik Shqiptar ka vue në Deçiq Flamurin e Popullit Shqiptar? – Po sikur Ai Flamur të kishte në Té jo Shqipen me dy krena, po “hanën me yll”, atëherë po, ai i perket Shqipnisë së sotme! Po jo Flamuri i 550 vjetëve përpara...Si mund të quhet Ai Flamur i Atdhetarëve Shqiptarë, kur asnjeni nga Kryetarët e Shtetit e të Parlamentit, madje as Mbreti Zogu I, nuk ishin as në far’ as në fis me Gjergj Kastriotin, as njerzit e rrethit të Tij, e të sotmit po tregojnë botnisht se janë zanë ndër turq...Ka plot 534 vjet që në Shqipni sundojnë turqit (hiqi po deshte ata 6 muej që sundoi një Pop Ortodoks) e më difto se kush prej këtyne sunduesve kishte në murin e shtëpisë së tij Flamurin e Kastriotit? – Asnjeni! Ata po hjekun nga zyret e tyne bustin e Gjergj Kastriotit... kur u vijnë ata që ua kanë çnderue nanat e po mbajnë ndër shtëpia Flamurin e Tij!? Kanë edhe njëfarë arsyeje! Po gjithë ata biznesmenë, vizitorë e politikanë që vijnë nga Lindja, Arabia e Kaukazi e hyjnë ndër zyret e shtëpijat e tyne, po sikur t’i pyesin:“Kush është ky që ke këtu në kokë të vendit?!” – Çka me u thanë? Si thoni ju, me prishë kontratat e kundrabandat e fenë tyne per Té?

Ai sot nuk di njeriu me ua shpjegue as europjanëve, se lé ma aziatikëve...

Askush nuk e kupton pse nuk jemi në Europen e Bashkueme! Po si ka me thanë Komuniteti Europjan, se kemi këtu perfaqsuesin e Shqipnisë?! Po atë e mbysin turqit!!

Ai, me pasë kenë e mbara Europa që asht sot, mos t’ ishte Gjergj Kastrioti Ynë, tashti shpejt do të kishte festue 550 vjetorin e islamizmit e do t’i kishe pa presidentat e Italisë, Gjermanisë e Francës me çallma se lé shtetet tjera ma të vogla tue thanë se: “Jemi krenarë që Komunitetin Europjan e drejtojnë ‘vëllezërit e gjakut turq’ që na kanë pushtuar tash 550 vjet dhe na kanë sjellur qytetrimin otoman, pa të cilin bota do t’ ishte si kafshë...a e shihni si ka mbetur Shqipëria? Po mos e shikoni sot!! Sot është lule...”

A pak ju duket kjo që ka psue një kontinent prej Një Shqiptari Katolik?!

Né teper që nuk na qesin fare...Jo ma me na quejtë Atdhetarë apo nacionalistë e internacionalist, megjithse “internacionalistë” edhe jemi... Sot Shqipnia ka pothuej të gjithë llojet e besimeve në Tiranë, aqsa nuk i zanë as Xhamijat...madje edhe Prishtina po ngushtohet si e si me ua ba edhe një Xhami muhaxhirëve e vahabijëve...e bajnë mirë me ua ndertue sa ma parë, sa nuk kanë ardhë atje edhe të tjerë prej Bosnjet e Iranit që me kerkue si 500 vjet perpara me kthye edhe Kishen Kathedrale të Nanë Terezes në Xhami!

A e shihni pra, se sa gabim asht me kenë nacionalist?...Ai nacionalizem e mori në qafë Klerin Katolik Shqiptar!! Prandej edhe Enver Hoxha përdori gjenocid kundër Tij!

Vazhdoni po deshët me thanë se jemi mbasardhësit e Gjergj Kastriotit, se vetë ajo Europë që po shihni e shetitni sot, ka me ju zhbi me far’ e me fis! Mësoni o budallej nga komunistët dje “pionjerët e Enverit”, pardje fëmijet e “druzhe” Titos, sot djelmët e sulltan Muratit, neser vëllazen gjaku me kinez, mbasneser nipat e Komeinit... kuptoni mirë fjalën “internacionalizem” për me u quejtë “Popull kot”, ndrysh nuk ju do as turku, as ...edhe

pse ndoshta ju shtihen miq, por të parët që kanë me ju ra mohit kanë me kenë “vëllaznit e gjakut”... po nuk i lejuet me dalë në Adriatik lirshem e po nuk u ndigjuen altoparlantat e Xhamijave në Vatikan. A thue se nuk i keni provue tash 60 e sa vjet...bre burra?

Ka pasë thanë një budallë gazetarit gjerman në vitin 1997 pak para shpartallimit:

“Nëse Shqiptarët kanë me kujtue Enver Hoxhën për 700.000 bunkerat... Ata nuk kanë me harrue kurrë Sali Berishen për ndertimin e Xhamijave...” Zgjidhni e merrni!

Por, o Shqiptarë, shtegtarëve e hamajve të xhymrykut në molo kur vijnë si fukara ...ju vjedhin e mandej kerkojnë edhe me ju sundue, me ju shnderue në Tokën Tuej, e besa me u ba edhe Presidenta të pasun e të dijtun si ata e kurrkush...Kurrë mos i thoni:

“Mirë se ju ka prue Zoti..!”

vazhdon...

Melbourne, 20 shtator 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
110 vjetë nga lindja e Pjetër Mëshkalla S.J.
At Pjetër Mëshkalla S. J.

Imazh


Nga Fritz Radovani

25 SHTATOR 1901 – 2011 …

110vjet ma parë…

ka lé i pakrahasueshmi

At Pjetër Mëshkalla S.J.

“Na nën dhé e ju mbi dhé, por

na jemi ma të fortë se ju!”


Me këto fjalë At Pjeter Mëshkalla S.J. iu pergjegj kriminelit Mehmet Shehu kur ishte i pranguem ndër hekurat e Burgut të Burrelit…

At PJETËR MËSHKALLA S.J. (Portret nga Fritz RADOVANI (Grafikë, laps) 1991)

Bashkvuejtësi i Tij në atë burg, z. Xhemal Alimehmeti, tregonte: “Drejtori i burgut të Burrelit, njëfarë krimineli i regjun, Njazi Tunxhi, po u fliste të burgosunve për disa rregulla në lidhje me rininë… P. Mëshkalla, nga rreshti, i kërkon me hapë shkolla në burg për të rijtë, por drejtori e ndërpret: – Të qanë zemra ty për rininë, ké për ta parë sonte shkollën atje poshtë në birucë! P. Mëshkalla qeshet. Ai nervozohet dhe i thotë: – Ç’e ké atë buzëqeshje, or jezuit i poshtër?….P. Mëshkalla i thotë: -Unë po qeshime ty! Ende nuk e keni kuptue, se unë do të isha i lumtun me vdekë i kryqëzuem si Zoti em, Jezu Krishti! Ende nuk e keni kuptue? E çka ké me më ba ti ma shumë se aq sa i kanë ba shokët tuej Krishtit?”…

Ja çfarë shkruen për Té i nderuemi Prof. Arshi Pipa: “ …në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Mëshkalla e të tjerëve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.”

Pak ditë para arrestimit të dytë i ka tregue Nanës s’eme se do të arrestohet, sepse i kishte shkrue një letër kriminelit Mehmet Shehu për shka po ngjante me “Revolucionin Kultural” në Shqipni…Mbasandej, …se edhe ndonjë meshtar që ka pasë kenë në burg, ka vdekë, easht e nevojshme me hy dikush prej nesh mbrendë, se aty ka shumënevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rijë dhe njerëz që janë dëshprue nga mërzia dhe vuejtjet e randa, që janë tue kalue tash sa vite. Asht e nevojshme prania jonëaty…”

Në fjalen e fundit në gjyqin e dytë në vitin 1967 ka thanë: “JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJN KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”

Don Mikel Koliqi, mbasi firmoi peticionin për dekorimin e At Mëshkallës, më tha: “Ai e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën na të tjerët nuk e kemi ba.”

“Biri të rrebtë, të një Nanës së ashpër”, e ka percaktue Prof. Arshi Pipa…




Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.:

Kryetarit të Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu

Tiranë

Imazh
Imazh

Shkëlqesë,

Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Mehmet Shehu - Krytarit të Kësh. të Ministrave

Me nderime

Pjetër Mëshkalla

në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

5 Prill 1967.

Shënim:
Letra asht kopjue nga origjinali në Arkivin e Ministrisë së Mbrendëshme në Tiranë (1998), pa asnjë ndryshim nga F. Radovani.


------------------------------------------------------------

“SHKODRA ME LESH”... SHNDETI PREJ NESH..!


(Pjesa e Pesëmëdhjetë)

Imazh

Imazh
Nga Fritz RADOVANI:

Një mik kishte ardhë këto ditë këtu në Melbourne nga Shqipnia. Kishte kenë dy javë edhe në Shkoder. Më foli për ndertimet e reja, që duken porsa shkon atje. Tregoi për rininë në qendren e Parrucës, grupimet dhe kënaqësinë që ata ndjejnë ndër kafet luksoze dhe se pija alkoolike apo freskuese ndër tavolinat e shtrueme me ushqime dhe e pasueme me kafe “si po e do?” asht në çdo qoshe! Ajo që i kishte ba përshtypje atje ishte rinia e veshun me kostumet e reja, që i dallonë nga të tjerët se i përket vehabistëve të ardhun nga Arabia. Kishte takue dhe djelmë që për 25 euro janë ba synet e tashti ata vehabistë tregojnë kuriozitete besimit, të cilin kanë përqafue në vitet e fundit...Ndonjë nga të rijtë i kishte bisedue se edhe “punon”, por çka nuk kishte mbërrijtë me kuptue, se ai menjëherë e kishte kapë përkrahu dhe e kishte çue në një restaurant vertetë luksoz. Atje kishte tashti edhe lokale, që nuk i lanë gja mangut as qytetit të madh e të bukur, Melbournit! Kishte shetitë ndër miqë dhe nuk kishte muejtë me dallue as qendren, as periferinë e qytetit nga makinat e shumta, që qarkullojnë në çdo skutë dhe të gjitha të shoqnojnë me muzikën e tyne turke, arabe, derisa hynë në ndonjë shtëpi që, në konfidencë, mundesh me i thanë: “Aman, të lutem, a ké mundësi me e fikë tv apo radion, se po më vlon koka nga
muzika!”... Në Shkoder asht tregue gjithmonë kujdes për sofren dhe ushqimet e sidomos kur në shtëpi ké pasë për drekë apo për darkë ndonjë mik, mbasi atëherë nuk e ka marrë kush mikun me shkue në restaurant. Edhe bisedat shpesh fillonin e mbaronin rreth një teme ushqimi dhe përgatitja e tij nga gratë e njohuna të Shkodres për gatimin e tyne. Kjo temë lidhej edhe me rrezikun ma të paktë të bisedave që mund të zhvilloheshin atëherë, kur për një pakujdesi mund të dënonin 7 apo 10 vjet burg, me nenin për “agjitacion e propagandë”, kur biseda nuk kishte qellim “me rrëzue pushtetin apo me formue parti”, mbasi atëherë as nuk dihej fundi, aq sa mund të kuptohej fillimi...”
Më thonte një mik dikur: “Nuk kemi kurrgja, se nuk mungon asgja!” Ishte një thanje që i kishte të gjitha kuptimet mbrendë, pa zanë në gojë “asnjë mungesë”...
Unë vazhdova me e ndigjue mikun e ardhun nga Shkodra pa e pyetë edhe për një arsye; nuk kishte pak kohë që kishe ndigjue se atje qyteti asht nda në krahina me disa nga pikpamjet fetare, që dikur nuk kanë pasë fare emen në Shkoder. Diskutohet se po të bahet rregjistrimi i popullsisë me shenimin e besimit, sot në shumicen e popullsisë s’dallohet besimi nga kombësia dhe çka asht ma keq se shumica e kupton besimin si kombësi. Janë një pjesë tjeter që kanë përqafue besimin për me u quejtë me kombësi tjeter, veç kombësi Shqiptare jo, vetem për një grusht euro, ashtu si vepronte PPSh në 1992, që shperndante pare tek spijunët e vet me sigurue pushtetin. Ajo pjesë e madhe e korruptueme sot punon për “Shkombëtarizimin”, detyrë për të cilen ka punue sulltani E. Hoxha me turkoshakun R. Alia gjithë jeten e tyne. Shkruhet se Kisha apo Xhamija tregojnë për disa përkatësinë kombëtare! Mendoj se ky asht një mendim dashakeq me qellim i hjedhun në Popullin
Shqiptar! Asnjena, as tjetra në Shqipni deri në vitin 1996, kur janë ba zgjedhjet e kur në Shkoder fitoi thellë e perkrahun nga të gjithë “E djathta e Bashkueme Shkodrane”, nuk asht kenë fare kjo ide! Elementi Katolik, që ka marrë pjesë në luftën për Demokraci në BSPSh, apo në Shoqatat e të Persekutuemëve dhe të Perndjekunëve Politik, Pronësi me drejtësi...apo në Partinë demokristjane me Kryetar Ndrekë Bazhdarin, asnjëherë nuk e ka shikue Muslimanin për turk, aziatik e arab, ashtu si nuk e kanë shikue asnjë Ortodoks se i përket kombësisë serbe apo greke! Lé t’a thonë kushdo vetem një person me pikpamje të tilla! – As nuk ka kenë as nuk ka me kenë kurrë të pakten shifra 1 (një) nga ata persona të quejtun Katolikë, që tue kenë Shqiptarë mundë të percaktojnë kombësinë tue e lidhë me Besimin. Nëse Xhamia tashti “percakton” Kombësinë, theksojeni këte, por jo, Kisha!
Kisha Katolike Shqiptare ka përfaqsue gjithmonë besimtarët e vet, po s’ asht kenë kurrë e ndalueme për këdo që ka dishrue me u konvertue në besimin katolik tue u nisë se i cilës kombësi mund t’ ishte! Aq asht e vertetë kjo, sa në mungesë të Kishës Katolike ké muejtë me krye veprimet në Kishen Ortodokse Shqiptare, e askush nuk të ka konsiderue me kombësi tjeter, veç Shqiptar! Prania fizike në Kishën Katolike nuk të ban as Katolik, as Musliman apo Ortodoks, ashtu si nuk të emnon as Shqiptarë, sllavë, grekë ose turk! Asht koshjenca apo ndergjegja yte ajo që percakton Kombësinë dhe jo Besimi ose Feja. Sivjet në Kishen e Laçit me 13 qershor shkuen një miljon Shqiptarë. Askush nuk tha se “ma shumë se gjysa ishin turqë”, po ishin besimtarë Muslimanë, e të tillë ishin!
Vreni po deshët dokumentin thëmelor të Pagëzimit. Asnjëherë nuk asht shenue në dokumentin e lindjes “Kombësia e fëmijës”, apo e prindëve, e dëshmitarëve dhe e priftit.
Në vitin 1991 në Shkodër kur asht diskutue pjesëmarrja në organet demokratike të Prefekturës, asht zanë me gojë shifra 51% e qytetarëve të Shkodres se janë Muslimanë dhe 49% janë Katolikë me një perqindje të vogel Ortodoksë. Tek kjo shifer asht kenë ba një fallsifikim nga elementi Muslimanë, mbasi mbrenda dite më ka vue në dijeni nëpunësi i gjendjes civile se shifra asht e kunderta, domethanë 51 % Katolikë. Kjo nuk kishte kishte fare randësi për né, mbasi prefektura mendohej me kenë e të gjithë Shkodranëve që ishin të gjithë Shqiptarë, të gjithë Demokratë dhe Antikomunistë! Asnjëherë nuk e kam publikue këte, sepse mardhanjet tona ishin shumë shumë të mira. Perçamjet apo dhe fallsifikimet ishin të ishkomunistëve, të spijunëve të sigurimit dhe të atyne fanatikëve që kanë krye vepra tradhëtije nën masken e fesë, ashtu si kanë dashtë me
perça edhe BSPSh, kur një grup spijunësh u mblodhën në Xhabijej dhe donin me formue Sindikaten Islamike, vetem me shue luften për Demokraci Europjane. Gjithnjë Shkodres asht punue me i dhanë ngjyrë islamike, ndonse mardhanjet tona me Muslimanë janë kenë vertetë të mira. Kjo asht një arsye e fortë që Katolikët e Shkodres kanë shpëtue pa u shfarosë fare nga Gjenocidi barbar i paskrupull i fanatikëve të E. Hoxhës dhe R.Alisë.
Nuk kam njohë as nuk njoh as sot Muslimanë shkodranë që nuk ishte Shqiptar! As magjypët në Pazarin e Vjeter të Shkodres, nuk pranonin kombësi tjeter veç Shqiptarë! Ata mund t’ a dinin mirë origjinen e vet ashtu si shumë familje Muslimane, por të gjithë pa perjashtim nuk pranonin kurrë kombësi tjeter, vetem Shqiptarë. Me i thanë dikujt se jé
turk në Shkoder asht kenë fyemje, ashtu si me i thanë një Katoliku italjanë apo një Ortodoksit serb a malazezë, mbasi do të konsiderohej “vëlla gjaku i paligjshëm” me ata pushtues me të cilët Shqiptari nuk asht pajtue asnjëherë. Ndoshta qeveritarët tue thanë se jemi “vëllezer gjaku me turqit”, ia kanë hjekë shijen e idhët e imorale fjalës “turk”.
Sot kuptoj se mjaft shkodranë janë mykë,.. shihen njolla të gjelbërta myku!
Porsa zen myk dishka, me pak kujdes edhe pastrohet!..
Po kur myku të na mbulojë e të bahet si lesh...Asaj i thonë:
“Shkodra me lesh” e shndeti prej nesh!!
Vazhdon...
Melbourne, 26 Shtator 2011.




Nga Fritz RADOVANI:
EDHE GEGËNISHTJA NA ISHTE “FANATIZËM”!?...

(Pjesa e Gjashtëmëdhjetë)


Kryesisht kjo ngjet se Shqiptarët janë “fanatikë”…Gjuha e tyne asht shprehja ma e kjartë e një fanatizmi të theksuem dhe të mbrapambetun, që i karakterizon ata. Kur themi “ata”, janë pikërisht “ata” që e kanë deformue, luftue dhe punojnë edhe sot me e shkatrrue e shkallmue Gjuhën Shqipe. Pra, janë vetëm “ata” që nuk e duen Gjuhën e Shqiptarëve! E kështu, tue perdorë përemnin “ata”, kemi mundësi me vazhdue deri në 20 apo edhe 30 faqe pa thanë kurrgja, veç fajin e kanë “ata”...Stërzgjatja do t’ ishte edhe kjo po në favorin e “atyne” që vazhdojnë me ba sikur nuk po dëgjojmë dhe as nuk po na intereson fare se ku e kanë hallin “ata” të tjerët, që kërkojnë rishqyrtimin e çeshtjeve të padrejta për gjuhën. Asht gjetë dhe një term që perdoret kur nuk na intereson dishka: “Ky diskutim sjellë përçarje”. Sigurisht kjo i detyron edhe “akademikët e të dijtunit” me u terhjekë, sidomos, kur shohin “unitetin”!
Imazh

Ledia Dushi - shkrimtare dhe publiciste

Ajo faqe e zezë paturpësije e vitit 1972 ka zanë vend dhe ka lëshue rrajë të thella, ashtu si shumë padrejtësi të tjera të pakorrigjueme tash 20 vjet nga pseudoakademikët tanë. Nuk dishrojnë “përçarje”!
Ku qendron thalbi i kësaj çeshtje, që disa herë e kam persëritë, sot kur në Shqipni dhe Kosovë ministrat e kryeministrat shqiptaro – turq shkëmbejnë mesazhe dhe paraqesin mendimet e tyne për rishqyrtimin e historisë sonë? Kjo çeshtje do të bahet ma e nderlikueme se ka kenë deri tashti, sepse Gjuha Shqipe e përjashtueme nga shkollat dhe institucionet tona shtetnore e kulturore, ishte pikërisht Ajo që i shkurtoi jetën pushtuesit turk në Shqipni. Nuk ka sesi të mendohet që turqit do të pajtohen me Formulen e Imz. Pal Engjullit, apo me Ato thesare të Gjuhës Shqipe që fillojnë me Don Buzukun e vazhdojnë deri tek i quejtuni “perfaqsuesi i letersisë së Katolikëve, At Gjergj Fishta”....
Ndoshta i pari që duhet fshi nga Historia e Shqipnisë, edhe para Gjergj Kastriotit, asht Imz. Pal Engjulli! Gjergj Kastrioti, në fund të fundit, ndër të gjitha institucionet zyrtare a i ka zanë 3 metër katrorë vend, e kishe me thanë se me i matë me metër janë ma pak! Imz. Pal Engjulli me Formulen e Tij ka zanë gati 80% të siperfaqes së Shqipnisë së Veriut...
Fatkeqsisht, edhe pse janë luftue, masakrue dhe vazhdohet me u punue kundër tyne në të gjitha fushat, prapseprap vazhdojnë me folë, e ndonjë aty - këtu edhe me shkrue prap në Gegënisht. Krejt e pakuptueshme! Në Kosovë nuk ishte asnjëherë diktatura enveriane dhe as nuk krahasohet as dëbimi i kosovarëve me té as në 1999, madje sikur të gjithëve të na kishte dëbue Enver Hoxha nga Shqipnia Veriore, jam i sigurtë se të gjithë do t’ ishim edhe sot ma të knaqun se me na mbajtë në Shqipni ashtu si na ka mbajtë ai né katolikëve. Se cili ishte çmimi i ndytë me të cilin u blenë kosovarët nga Enver Hoxha, dhe pranuen me hjekë dorë nga Gegënishtja, këte po e provon historia. Me zevendsue Gjuhen me të cilen Shkrimtarët Gegë i treguene gjithë Botës se kush janë persekutorët dhe vrasësit e mija e mija Atdhetarëve të Kosovës Martire, dhe me arrijtë me u pajtue me dëshiren e tyne për shkombtarizimin e Atdheut dhe me perdorë edhe gjuhën e tyne, kjo asht e pafalshme! Kjo në çdo vend të Botës, edhe në Turqi, quhet tradhëti kombëtare! Nuk ka asnjë emen tjeter! Në kjoftë se Gjuha Gegënishte u quejt Gjuha e Krishtit, atëherë Ajo Gjuhë duhej nderue dhe perdorë edhe ma shumë se kurrë pikrisht nga Shqiptarët e Dardanisë, nëse e quejnë veten ashtu, sepse Populli i Asaj Dardani nuk ka vuejtë aspak ma pak se Krishti! Dhe mbas Saj, lé të flasin Maqedonia, Hoti e Gruda...kam apo nuk kam të drejtë?!
Janë tue kalue shekujt si ujë e Tokat Shqiptare mu në mes të Europës, rrinë tue u pushtue sa nga një anmik, sa nga një tjeter, dhe Bota ban “sehir”...”punë turqish!”, léni ashtu, se mirë janë...e politikanët matrapaza e të pakarakter vazhdojnë me mbushë xhepat e tyne me eurot e tradhëtisë!
A mundeni me kuptue se cili asht motivi që më ka shty me shkrue këte artikull?
– Jo, nuk besoj! Asht fatkeqësi e madhe me lexue në shtypin shqiptar intervista e artikuj sesi konsiderohen njerzit e rijë që flasin dhe shkruejnë Gegënisht!
Një gazetare i drejtohet një vajzës së ré shkodrane, zj.Ledja Dushi: “Mund të jetë ndër të vetmet autore nga Veriu, fanatike e krijimit e shkrimit natyral të dialektit gegë...” Ku ka ma turp se me e quejtë Shqiptaren e re me emnin “fanatike” një moter e saj, e cila kërkon me çdo kusht me e fye para opinjonit shqiptar pse Ledia flet e shkruen në Gjuhën Gegënishte! Ndonse Shkodranja e Nderueme vazhdon deri në fund me kenë kryenaltë.
Intervista mbyllet me këto dy shprehje:“Kësaj interviste po i përgjigjesh gegnisht, e bën këtë për të thyer normën si tabu të gjuhëtarëve socrealistë? – Po i përgjegjem në t’vetmen mënyrë që di e mundem për me e thanë t’vërtetën time.”(Gazeta Standard, 20 Dhjetor 2010).
Unë mora vetem një shembull nga shtypi për të dokumentue qendrimin që mbahej dhe vazhdon me kenë prezent në eliten shtetnore dhe kulturore të Xhonturqëve tanë të Shek XXI.
Jam i sigurtë se politika antigegënishte do të vazhdojë, por me vazhdimin e saj ka edhe nga “ata” që mendojnë se me kohë, tue qendrue në pozicionin e tyne antigegëni, dhe tue mos pranue me u ulë në tryezen e dialogut, “beteja e 1972 asht e fitueme”!! Kjo sakrificë nga “ata” bahet edhe për një arsye tjeter: Ka ma shumë se 67 vjet që punohet gjithnjë prej tyne me evitue “përçarjen”...Nuk e kuptoni ju këte?
– Jeni tue gabue randë, vëllazen Shqiptarë! Po ju drejtohem Ju dhe jo “atyne” që nuk janë kenë as në 1944, as në 1972, as në 1991 e as sot Vëllaznit e Gjakut të Gegënisë!
Unë mora si shembull një vajzë të re shkodrane...Ajo ka shkrue dhe vazhdon me kenë Bijë e Nderueme e Gegënisë! Ajo në betejen e Saj ka dalë fitimtare!
Me siguri Ledia ka edhe Shoqe si veten! E koha që po vjen ka me kenë edhe ma e veshtirë për të gjithë Ata që mbrojnë Idealin e Shejtë t’ Atdheut: Gjuhën e Nanës...
Gjithmonë drita e dijes ka fitue mbi errësinen e perçamjes dhe tradhetisë!
“Mos keni frikë!” ka thanë Miku i ynë i Madh Papa Gjon Pali II.
Ajo asht Gjuha e vertetë e Nanës Shqipni...Prandej Ajo, edhe nuk vdes!


Vazhdon...
Melbourne, 30 Shtator 2011.



Nga Fritz RADOVANI:
“VËLLEZËRIT E GJAKUT ME TURQ” TALLEN ME KLERIN…
Pjesë e Shtatëmëdhjetë

Imazh

Këte herë nismëtar asht „nderi i kombit“ Imzot Rrok Mirdita… Qeveritarët tanë, jo vetem ishin të gatshem, po janë edhe të gëzuem që iu dha rasa me u tallë me Klerin Katolik të Shqipnisë së sotme. Në konferencën për shtyp të datës 29 Shtator Argjipeshkvi i Tiranës, që asht edhe kryetar i konferencë ipeshkvnore të Shqipnisë, deklaroi: “...Kjo përfshirje duhet të jetë e plotë, deri në martirizim, sikurse ka ndodhur që herët në krishtërim, sikurse ka ndodhur edhe së voni me të krishterët shqiptarë. Liria, që aq shumë kemi dëshiruar dhe më në fund e kemi arritur. Ka nevojë tani për një ndjenjë përgjegjësie që buron nga dashuria.” ... Shumë interesant asht kjo thanje po t’ ishte e vertetë...dhe sikur me të vertetë t’ ishte “perfshirja e plotë, deri në martirizim”, “Liria... e dëshiruar dhe më në fund e kemi arritur” dhe ka mbetë “ndjenja e përgjegjësisë që buron nga dashuria.” Gjaja ma e thjeshtë! Këto janë fjalët e Kryetarit Konferencës ipeshkvnore të Republikës së Shqipnisë!!
Kryeministri Sali Berisha deklaron: “Shqipëria ka dhënë kontributin e saj me mbrojtjen që i bëri Krishtërimit Skënderbeu, për të mbërritur tek Shenjtorja e mbarë njerëzimit, Nënë Tereza e Kalkutës.”...Por, ka harrue me shpjegue se ku i çojnë bustet e fotot e tyne kur vjen ndonjë delegacion turk apo arab...nga zyret e nalta të qeveritarëve...
“Me këte vendim keni bërë një nderim të madh dhe plotësisht të merituar të priftërinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe dolën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonin”. Vetem ka harrue me diftue se vrasësit dhe kriminelët vazhdojnë me pasë titujt e herojve për krimet kundër Klerit Katolik të Martirizuem!
Ai vlerësoi se: “Në historinë e kulturës shqiptare rol kryesor kanë patur udhëheqësit e besimeve fetare, e në mënyrë të veçantë ata të kishës katolike, të cilët kanë shkruar dhe disa nga veprat më monumentale të letërsisë shqipe.”
Po të njajten gja e thotë edhe presidenti Topi: “Prelatët shqiptarë gjetën tek mbështetja e Vatikanit, forcën për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Libri i parë i gjuhës shqipe u shkrua nga prifti Gjon Buzuku në vitin 1555, por edhe veprat e shekullit të 16-të të Budit, Bogdanit e Bardhit, u botuan nën mbrojtjen dhe mbështetjen e kardinalëve të asaj kohe.” – Ku e keni gjetë një gja kësisoji të shkrueme ndër tekstet e universiteteve dhe shkollave tona? – Kur nuk u ka shkue goja me tregue sesi vazhdohet me i luftue edhe sot veprat po e po, por edhe gjuhën e Tyne! Ju i keni nxjerrë nga vorrezat dhe sot At Fishten e keni perjashtue edhe nga programet shkollore!
Kejo që bani ju për pasunim Shqiptaret e quejnë “me hanger turpin me bukë!”
Berisha nuk rrin pa zbulue mbrendinë e vet “...priftërinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe dolën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonin.” Ku dhe kur dolen Ata,.. Me dalë kundër Tyne keni dalë ju dhe jo Ata. Ju jeni mbasardhës të denjë të persekutorëve të Tyne! Ju tregoni bashkë me ata që shohin të realizuem idealin e Tyne dhe deklarojnë: “Lirinë...e dëshruar dhe më në fund e kemi arritur”...Turp!!
Ku i kanë Ata Prelatë të Klerit Katolik Shqiptarë, që keni pushkatue, vorrezat e tyne...Apo ju vjen turp me tregue se vazhdojnë me kenë nën gropat e xhirizeve në Zallin e Kirit në Shkoder? Ku asht një Monument i ngritun nga ju për viktimat e komunizmit anadollak? Cili asht vlersimi që i bani ju mbasardhsëve të Tyne? Ku janë veprat letrare dhe historike që i keni plaçkitë dhe jeni pajisë me vepra të vjedhuna me tituj të pamerituem deri tek pseudoakademikët tradhëtarë e të shitun?...Cili asht qendrimi i juej dhe ndihma morale apo ekonomike ndaj Atyne kunder të cilëve keni udhtrue Gjenocidin ma barbar të Shekullit XX, dhe sot mbasardhësit e Tyne lypin mëshirë neper Europë?
Dhe, me paturpësi tregoni edhe sa jeni tue marrë me mbushë xhepat tuej:
Kryeministri Berisha u tha: “Tetëmbëdhjetë vjet më parë të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë, ndërsa sot janë rreth 8000 dollarë...”
Kjo shprehje më kujtoj kohen kur Shqipnia “hante bar...” dhe fitoi çmimin e parë të mirëqenjes!Ndoshta kjo shifer asht për ata frymë që janë në organet e ministrisë së drejtësisë, se gati kam kenë tue thanë “të ardhunat ditore” të ish...ish...ministrisë së mbrendshme që po vazhdojnë edhe sot!

Dhe së fundi Berisha theksoi se: “Kjo asamble zhvillohet në një kohë kur qeveria shqiptare po punon me përkushtim për shndërrimin në realitet të projektit për anëtarësim të vendit në BE, si e ardhmja më e shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.”Ma poshtë shenohet: “Sipas imzot Rrok Mirditës, Kisha katolike është një ndihmesë në bashkimin e Shqipërisë me familjen e madhe europiane....
Kisha Katolike ka një përvojë shumë më të lashtë se Europa e Bashkuar në çështje të tilla, siç janë proceset e integrimeve ndërkombëtare. Me përvojën e saj dhe praninë e saj të fortë në të gjitha nivelet e Bashkimit Europian, ajo jep një kontribut edhe për imazhin e Shqipërisë pranë institucioneve europiane vendimmarrëse...
Kisha dhe shoqëria në Shqipëri kanë përjetuar një rritje të pamendueshme gjatë këtyre njëzet viteve, por Shqipëria ka ende shumë nevojë për ndihmën e Evropës. Aspirata për të hyrë në Bashkimin Evropian është njëra ndër aspiratat më të miratuara nga populli ynë. Hapat që duhet të përmbushë Shqipëria janë ende të shumtë dhe jam i bindur se do t’i përmbushë, por kemi nevojë edhe për mbështetës. Më lejoni t’ju kërkoj me përvujtëri që të jeni avokatët e vendit tim pranë vendeve tuaja.”
Me thanë të verteten këte kerkesë që keni për vendin tuej...nuk e kuptoj!! Mos asht fjala për krahinat e Malit të Zi të cilave i perkisni ju...apo ndonjë vendit tjeter...mbasi Shqipnia, siç dishmon me veprat e fundit fëtyren e ka sjellë nga Turkia dhe Arabia...?!
Ku hyn Europa këtu kur diskutohet heqja e Gjergj Kastriotit nga Historia?!!
Pse nuk asht Ai as në sfondin e fotos së presidentit Topi me kardinalët?!
A nuk janë Gjergj Kastrioti, Nanë Tereza dhe Martirët e Kishës Katolike ...
Ata që i sollen në Shqipni Kardinalët e Nderuem?!
– Pse keni frikë nga bustet e fotot e Tyne?!..


Më pyeti një person: “Pse thue asht zgjedhë Shqipnia për këte veprimtari?”
Unë iu përgjegja: Asht mirë me kenë perfaqsuesit e 33 shteteve të Botës Katolike dhe me pa “Shqipninë tue vdekë si Krishti në mes të dy hajdutëve...” Ai kujtoj se po i them për dy qeveritarët e naltë dhe qeshi...Po unë e skjarova: “Janë dy të tjerë...Asht ai që 70 vjet përpara na solli diktatorët që kanë në dorë prap shtetin, ndersa tjetri asht ai me masken e ré të “demokratëve të pasun” ose “Vëllezerit e gjakut të qeveritarëve tanë...”.

Melbourne, 1 Tetor 2011.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SHBA PO PERSËRITË “JALTEN”..!

(Pjesa e Tetëmëdhjetë)

Imazh
Shqipnia ka pasë një brez Atdhetarësh intelektualë, që nuk përsëritën kurrma!
Që në vitin 1941, shovenistët sllavë filluen në Shqipni politikën e shfarosjes së Tyne, gja të cilën e realizuen në 47 vjet me turkoshakët komunistë të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Kjo veper terroriste e kriminale, aqsa tradhëtare, ishte edhe shkombtarizim, po dhe shkaperndamje e Shqipnisë Europjane të Gjergj Kastriotit, e parashikueme dhe e vendosun në Jalta në Shkurt të vitit 1945. Shqipnia asht i vetmi Shtet i Europës të mbas Luftës së Dytë Botnore, që mendohet me u fshi nga harta e saj, mbasi në asnjë dokument të asaj kohë nuk zihet me gojë emni i Shqipnisë dhe i Shqiptarëve. Deri në vitin 1945 asht mendue se Shqipnia e cungueme asht kenë një “dhuratë” që Ruzvelti dhe Çërçilli patën mendue me i ba Jugosllavisë dhe Greqisë, për me ua realizue dëshirat e vjetra shoveniste.
Vendimet e Jaltës, ndonse mbeten të “mëshehta”, ata zbuluen një akt vrasës që ishte i pashembullt në historinë 2000 vjeçare mbas Krishtit. Ideatori i Traktatit të Jaltes ishte paralitiku, Presidenti amerikan Ruzvelt, i cili i dorzoi diktatorit sovjetik Stalin krejt Europen Lindore, tue i lejue Rusisë komuniste me u shtri deri në lumin Elba dhe tue i lanë dorë të lirë me shfrytzue, shkombtarizue dhe shpartallue të gjitha Shtetet Katolike Europjane ma të njohunat, si Poloni, Hungari, Kroaci etj., të cilat, ndër shekuj kishin mujtë me rezistue pa u zhdukë përballë ortodoksisë sllave. Me këte rasë perfitoi edhe protestantizmi europjan t’ eleminonte një anmik të vetin, prandej edhe u pajtue me té. Në Francë dhe Itali, ku ishte edhe qendra e qytetnimit Europjan, vendosën “demokraci” tue i dhanë prioritet ma shumë ndër këta vende masonistëve, komunistëve dhe socialistëve ...ndërsa, Gjermania mbetej e okupueme nga kater “xhendarët” fitues të Luftës së Dytë Botnore.
Imazh
Mazoni - Hebrei - Senili - Çurçilli, Rusvelti dhe kryediktatori i Europës Lindore dhe i BRSS - Stalin.

Pa hy në analiza të imta çka u ba ndër disa vende Baltike, edhe atje ata që e paguen ma shtrejtë kenjen Katolike të Tyne, ishin vendet e zhvillueme kufitare të Bashkimit Sovjetik, të cilat kaluene edhe ata nën pushtimin e plotë komunist. Kështu, pra, kemi një shpartallim me qellim të Shteteve Katolike Europjane nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës protestante, Franklin Ruzvelt dhe Anglezit njohun me llullë Çërçill, të cilët në bashkpunim dhe mirkuptim të plotë me diktatorin Stalin, njëkohsisht edhe shkatrrojnë Europën plakë, prej së ciles kishin marrë qytetnimin tue sjellë “kohen e re”, që i perket “familjes së re” të “demokracisë” së homoseksualëve, laicitetit të shtetit, kapitalit të vjedhun, familjes së degjenerueme, drogës, trafikut të armëve apo nudove televizive, divorcit dhe prostitucionit...po dhe pasanikëve pasiv.
Në vitet 1985 – 87 asht vetem Gjermania që mendon ringjalljen e Shqipnisë, por edhe ajo përpjekje e Shtrausit nuk u pranue nga tradhëtari turkoshak Ramiz Alia, i cili edhe sot vazhdon me kenë një spijun ordiner i KGB – së.
Plot 100 vjet mbas ramjes së perandorisë otomane dhe largimit të saj nga bastjoni i fundit në Europë, nga Shqipnia Europjane, “copa”e quejtun Shqipnia e Gjergj Kastriotit, pëson ngjarje të tjera tragjike, të cilat na japin me kuptue kjartë se mbas dokumentit të “Pavarësisë së vitit 1912”, asht e mëshehun prap dishka tjeter, ashtu si në “Traktatin e Jaltës” kundër Shtetit Shqiptar, përderisa në vitin 2008 evitohet një konflikt i mundshem ruso – turk në Kosovë, me nderhymjen e forcave të NATO-s, tue i dhanë “Pavarësinë Kosovës” me një “Flamur” për të cilin asht me t’ ardhë keq për të gjithë Ata Herojë e Martirë të Kosovës, që kanë dhanë jeten, janë shue dhe shfarosë e dëbue për Atdhé e Flamur të Lirë, e në fund për me pa mbi Vorrin e Tyne “një copë leckë me një bucë dheu” tue u valvitë në Token e lame me Gjakun e Tyne Dardani! Kjo asht e pranueshme vetem dhe po e perserisë vetem, nga drejtuesit anadollakë të Dardanisë!..
Në vitin 1961 asht i pari Presidenti Katolik Xhon Kennedi, i cili interesohet për Shqipninë mbas një shkembimi mesazhesh me Nanë Terezen Shqiptare. Ardhja e Tij në Berlin paralajmëroi se “ishte nderim me u quejtë ‘Qytetar Berlinez”, kapitull që u mbyll shumë shpejt me vrasjen e Tij në 23 Tetor 1963, nga vetë protestantët amerikanë. Para dy vjetësh, në një intervistë, i vllai i Kennedit, Eduardi, i pyetun se pse Familja Kennedi kishte ndihmue fitoren e Presidentit Obama, senatori Kennedi tha: “Familja ynë Kennedi i dha Shteteve të Bashkueme një President Katolik, të cilin e vranë...pse nuk e donin Katolik. Né kemi ndihmue që të fitojë Presidenti Obama që Shtetet e Bashkueme lé të provojnë tashti një President Musliman.”
Nëse “Mësuesja e jetës” veçon në periudhat e lavdishme të SHBA presidentët Ajzenhauer, Kennedi, Reagan, dhe dy presidentët Bush...Ajo nuk ka hezitue me theksue edhe kohë të dyshimta, e ndoshta, një nder ta asht edhe kjo që po jetojmë na sot!
Korridori Turko – Arab ekstremist SOT në Ballkan a asht i “nëndheshem”?...
Prania amerikane në Ballkan...zhvillimet e fundit e të dy pjesëve të quejtuna endè Shqipni e Kosovë, ku njena dorë lanë tjetren ndër takimet me Turki, tue hjekë Presidentat e Kryeministrat me qeveritarët turkoshakë Bustin e Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rrugovës e Nanë Terezen, dhe tue “importue” muhaxhirë e vehabistë e turqeli “pa doganë” në Tokat Shqiptare, ku prania amerikane asht e kudondodhun, tregon një “mbyllje syshë”... me dashje nga ana e tyne, gja e cila shumë shpejt do të kercnojë haptas Europen.
Imazh
Islamik shqiptar gjatë lutjes në Prishtinë - 22.IX.2011

Korridori i Ballkanit i mbushun me turq dhe arabë asht një vazhdimsi e një “Jalte të ré” nga ana SHBA, e kjo veper asht një tjeter politikë e vjeter që po paraprinë haptas për vazhdimsinë e shkatrrimit të Kontinentit Europjan, si gjthnjë nga vetë Europjanët!..

Melbourne,6 Tetor 2011.


Nga Fritz RADOVANI:
SOT: EDHE NJË DYLBER I PPSH... MA PAK !


Agjensitë e lajmeve sot japin një lajm të gëzueshem për Ata që janë Shqiptarë!
“Vëllezërit e gjakut me turq” sot kanë humbë një nga pasuesit ma të poshter të pararendsit të vet Enver Hoxhës, gjarpnin ma të helmuem, që kafshoi Popullin Shqiptar që nga viti 1944, kur vrau mbi 12000 kosovarë tue i sjellë nga Kukësi...atëherë kur po i duhej me dhanë prova se ishte bir i denjë i Bosnjes turko komuniste, dhe dylber i njohun në Shkodren e vitit 1943, i rekrutuem nga UDB jugosllave fare i ri. Ky ishte turkoshaku Ramiz efendi Alia. Perfundoi stazhin dhe praktiken e spijunit terrorist të KGB-së në Mosken stalinjane të vitit 1954. Porsa erdhi, mori detyra të randsishme tue fillue në një nga hallkat kryesore të komunizmit për formimin e “njeriut të ri”, si minister arsimi. Ishte gjithnjë pranë kobres dibrane, Nexhmije Hoxha, e ndoshta në krahët e saj ka ngordhë.
Mbas vitit 1961 asht dora vrasëse e Enver Hoxhës. Bashkpunon dhe asht një nga ma të perkushtuemit për shkëputje të përherëshme të Shqipnisë nga Europa Perëndimore.
Në vitin 1967 asht numuri dy i “Revolucionit Ideologjik e Kultural” të modelit ma të saktë të Gjenocidit komunist, që nën masken kineze, ka ushtrue kundër Besimeve dhe me një piksynim barbar dhe të panjohun në historinë botënore kundër Klerit tonë Katolik.
Ramiz Alia ishte zbatues i të gjitha veprave terroriste, që PKSH ka krye ndaj çdo Atdhetari dhe njeriu të pathyeshem, që ka luftue për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Ai ishte ideator e zbatues i projektit të Muzeut Ateist (i vetmi në Botë) në vitin 1974 në Shkoder. Direkt me urdhën të Ramiz Alisë turqit e mbetun me vese e gjak në Shkoder, kanë shkatrrue veprat monumentale të ruejtuna në shekuj, si Kishën e Vaut të Dejës, veper e shek. XIII, ku mendohej se asht kunorzue Gjergj Kastrioti, Kishen Kathedrale të Shkodres, Kishen e Zojës tek Kalaja, Xhaminë e Fushës së Çelës, Vorrin e Sheh Shamisë e sa të tjera... Nuk do të hyj me tregue fare persekucionin dhe arrestimet e kryeme në Shkoder, as pushkatimet e sa Klerikëve Katolik që nuk u pajtuen me até “revolucion” makaber. E gjithë veprimtaria e tij asht vetem plotsim i epsheve të diktatorit Hoxha.
Në të gjitha zhdukjet dhe vrasjet e modelit stalinist në gjiun e PPSH, Ramiz Alia ishte dora e djathtë e Enver Hoxhës, e vetmja e mirë që ka krye në gjithë jetën e vet.
Imazh

Në vitin 1985 e deri 1988, kur Shtrausi i Gjermanisë Perëndimore mendoi me u lidhë me Shqipninë dhe me krijue njëfarë ambjenti demokratik në Shqipni, kur kërkonte ekonomi tregu, lirimin e të burgosunëve politikë dhe hapjen e kufijve, Ramiz Alia, i betonuem me dy fynksionet e nalta të Shtetit Shqiptar, në PPSH dhe si president i Republikë Popullore Socialiste të Shqipnisë, vret disa të rij në piramidat kufitare dhe i shetitë të lidhun me tela me ferra ndër qytetet kryesore për me ngjallë terror e frikë. Lidhet me Oneker të shtetit gjerman të Lindjes dhe saboton marrëveshjet me Shtrausin. Shqipnia mbetë në parcelën e Katovicës, në të cilen vazhdon me kenë edhe sot. Mbas Meshës së Parë në Shkodër, që u celebrue nga Don Simon Jubani, “kështjella” e vrasjeve të presidencës e drejtueme nga Ramiz Alia ishte ajo që organizon vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkoder. Arben Broci asht Ai Hero që dënoi me vdekjen e vet Burrnore perfundimisht sistemin komunist shqiptar, që komandohej nga R. Alia, i cili, për me vazhdue sundimin dhe pasunimin si mbas modelit nderkombëtar të modelit sllavo aziatik të Rusisë, ndrron qimen dhe vazhdon vesin tue e kalue në një tip të ri anadollak, i cili gjet edhe festen për kokat pseudodemokrate. Ndonse i ngordhun politikisht, ban lidhjet e Shqipnisë me një nga hallkat ma të disfavorshme të Popullit Shqiptar, tue rrezikue edhe Shtetin e Kosovës, me lidhjen anakronike të Shqipnisë me “Konferencen Islamike”...
Ban perpjekje me mujtë me u takue me Papen Gjon Pali II në Vatikan në vitin 1991, por i refuzohet kerkesa e tij nga Miku i Madh Popullit Shqiptar.
Ndaj veprave tradhëtare të Ramiz Alisë, si vrasës, ideator i ikjes sa ma larg edhe nga Europa, terrorist i përgatitun për politiken sllavo – anadollake në Ballkan, fanatik dhe poshtnues i virtyteve të Shqiptarit për ma shumë se 67 vjet, dhe si i tillë kriminel i regjun e spijun në sherbim të antishqiptarizmit, vazhdon me pasë tituj dhe dekorata edhe sot mbi kufomen e qelbun të tij...E pse? – Shteti Shqiptar SOT drejtohet nga pinjollet e tij...
Kokat e mykuna anadollake sot kanë humbë edhe një dylber që i drejtonte ata!
Pushtetarët e Turqisë sot kanë “një vëlla gjaku” ma pak në Shqipni!

Gjaku i Rinisë Shqiptare të vramë në kufijë do t’ a ndjekë brez mbas brezi...

Në Shkodër, kur vdiq mësuesi i tij në 1985, ”kjoftë harrue emni i tij”, thuhej një shprehje që sot besoj përsëritet në çdo voter shkodrane po se po, po edhe Shqiptare:
“Ramiz Alisë dreqi i pastë marrë shpirtin, e né na pastë lanë shndetin e jeten!”

Melbourne, 7 Tetor 2011.




Nga Fritz RADOVANI:
SOT…LÉ TË FLASIN VETEM PIRAMIDAT !...
Imazh

Kurrë, kurrë nuk i ka shkue mendja atyne që i vendosen piramidat kufitare rreth Tokës Shqiptare, se Ato jo vetem nuk do të zhgulen kurrëma, edhe pse e dinin se asnjena nuk e ka vendin Aty, por edhe se për 100 vjet të tjera do të laheshin me Gjak Rinije dhe Lot Nanash Shqiptare, që nuk do të thahen kurrëma !
Shteti Shqiptar Sot duhet të dëgjojë vetem zanin e piramidave të Tij…
Dikund andej mbas Kukësi thuhej se kishte Shqiptarë edhe aty nga viti 1945 !...
E donin Lirinë ma shumë se Familjen e vet të Bekueme nga Zoti, por pa Liri. Janë bash vëllaznit e vet që ua premtojnë Lirinë dhe, me “besen” komuniste, i bindin se duhet me ardhë në Token Nanë, dhe mbasi të organizohen të gjithë bashkë, do të “çlironin” Kosovën! Ata u besuen “vëllazenëve” të vet partizanë, se deri atëherë kur nandori i akullt i atij 1944 i kishte grumbullue në shtëpijat e Shqiptarëve të Dardanisë, kishin hanger buken e ngrohtë të misrit me kripë e qepë të shtruem në sofrat e veta bujare si bashkëluftëtarë... I besuen djalit të ri boshnjak, që kishte kalue vite në Gjakovë e mandej në Shkoder, ku Parruca e njihte si dylber Ramiz Alia, si dhe luftarëve të tjerë partizanë Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Fadil Hoxha etj., se u dukej paburrni me kujtue vëllanë tradhëtarë...në sherbim të robnuesit.
Porsa Shqipnia kishte dhanë kushtrimin e lirisë nga fashizmi, po drejt ciles rrugë robnije nuk ua kishin tregue...U nisën nga Kukësi drejtë Shkodres, ku nuk fjeti asnjëherë në Kalanë e Saj tradhëtija. 12.000 Burra Kosovarë...në borë e akull e të çarmatosun, porsa kaluene Kukësin, gjoja për mos me u kuptue se janë “luftarë”, mujtën me mërrijtë ma pak se 3000 vetë në Tivar e Ulqin, mbasi Shkodren po e trazonin Malësorët e Bjeshkëve, që Kleri Katolik i kishte mashtrue me luftue kundër Enver Hoxhës si “çlirimtarë komunist nga Jugu”.
Askush nuk pat mundësi me u tregue se kishin mbërrijtë edhe njëherë në duert e serbit gjaksuer komunist e aty ishte edhe fundi i tyne. Ndonjë që iku, dhe erdhi deri në Token e Velipojës, u dorzue prap andej, se presidenti Omer Nishani, mbasi kishte bisedue gjatë me Enver Hoxhen, kishte urdhnue Riza Danin “me ua dorëzuar jugosllavëve se nuk do të prishemi me Titon për hir të ca kosovarëve...”, dhe ashtu u veprue. Frano Jakova, i vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At Frano Kirit, se:
“Kur Tuk Jakova e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër, që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder? - Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska...ishin të gjithë kunder nesh!”...
Imazh
E tmerrshme se si një djalë i ri likujdoi mijra kosovarë dhe asnjë kosovar nuk e akuzon Ramiz Alinë

Janë mbi 12000 familje të Dardanisë që lajnë me Gjak e Lot piramidat tona...
A thue këtu u mbyll kapitulli i krimeve të spijunit tradhëtar Ramiz Alia?..
Jo, jo! Ishte fëmijë i një turku në Bosnje...lidhet gjatë luftes me OZNA jugosllave, vazhdon studimet si spijun i KGB staliniste në 1954...Asht në 1967 nr. 2 si zbatues i “Revolucionit Kultural” simbas mësimeve të Mao Ce Dunit...në Shqipni, shpikës dhe ideator i formulës “vëllezër gjaku me turqit”, zevendës i diktatorit anadollak E. Hoxha dhe në fund mban edhe postin e presidentit të RPSSh, tue zevendsue Haxhi Lleshin.
Fillon karrrieren e presidentit me vrasje dhe varje në litar aty ku kishte fillue edhe tradhëtinë ndaj kosovarëve, në Kukës...dhe po aty, vazhdon edhe tradhëtinë ndaj Rinisë Shqiptare, e etshme për Liri dhe Demokraci, por edhe e unshme për bukë...Mashtrues i saj deri në vdekje! Pasunia prrallore e ban të mirpritun në USA, Romë, Suedi ...etj.
Duhej mashtrue Rinia Shqiptare. Ajo mund të ngrisin koken kundër komunizmit!
Si gjithmonë rruga e mashtrimit nga Ramiz Alia ishte profesioni komunist i tij.
I bie nder mend se duhet gjetë mënyra...me ndryshime të Kodit Penal, rrugë e cila e ndihmon me mashtrue Europen gjoja me ndryshime dhe se asht per “Demokraci”...

Me dt.08.05.1990, pëson ndryshimin e parë neni 127 mbi kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky ligj komunist dënonte me vdekje (me pushkatim) të gjithë ata që kapeshin në kufi, ose ata që spijunoheshin për arratisje.

“Kalimi i paligjshëm i kufirit të shtetit dënohet:
- Me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet.”


Ligji nr. 7380, datë 8.5.1990 Disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSh.

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

Kuvendi Popullor i RPSSh,

Vendosi:
Neni 1


Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:

1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:

"Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave".

Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Sihat Tozaj) dv

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSh. (Ramiz Alia) dv.

Si u zbatue ky ndryshim i bamë nga Ramiz Alia…?

Lé të flasin Piramidat e Kufinit të Republikës së Shqipnisë:

Aty asht Gjaku i derdhun nga Rinia Shqiptare!

Aty janë lotët e Nanave e Motrave Tona...
LISTA E TË VRAMËVE NË KUFI NË VITIN 1990…

KY ASHT PRESIDENTI I PARË “DEMOKRAT” I SHQIPNISË...Ramiz Alia!
Melbourne, 9 Tetor 2011.



Nga Fritz RADOVANI:
KARAFILAT E OZN-ës, UDB-së, KGB-së...NEPER BOTË !


Agjentët lindin dhe vdesin të tillë. Edhe historia e lashtë ka shkrue për tà. Janë një prodhim i pashterrshëm i popujve, kjoftë të pasun opo të vorfën. Shtetet e mëdha i kanë klasifikue në tre grupe: 1. Agjent që asht në sherbim të shteteve të hueja kundër Atdheut. 2. Agjent i shtetit të vet kundër të gjithë bashkatdhetarëve të vet dhe 3. Agjent i shtetit të vet kundër shteteve të hueja. Nga këta klasifikime kanë përcaktue dy grupet e para si njerzit ma të ligj dhe të poshter që i kanë sherbye kujtdo me interes e pa interes, veç me krye një vepër që i sjellë knaqësi kolltukun, pasunimin e vet dhe krimin.
Ndërsa në grupin e tretë janë ata që sakrifikojnë edhe jeten për Atdheun e vet! Këta të fundit janë quejtë Herojë! Janë pikrisht Ata që Shteti Shqiptar nuk i ka pasë kurrë, sepse asnjëherë Shtetin në Shqipni nuk e kanë krijue as formue vetë Shqiptarët.
Në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar në 1912, nuk mund të flasim për një organizim të agjenturave, dhe do t’ ishte mëkat me akuzue Qeverinë e Vlonës për një gja të tillë, mbasi shërbimi ndaj Shtetit Shqiptar të porsaformuem për Tà ishte një Ideal!
Koha mbas viteve 1913 – 20 sjellë interesa të shumë shteteve, që fusin kthetrat në Shqipni dhe formojnë rrjetet e tyne të peshkimit në ujnat e turbullta të Shtetit tonë.
Agjenturat e para janë të malazezëve (1913), të serbëve, italianëve dhe grekëve, e mandej pasohen nga pushtuesit që zevendsonin njenitjetrin si në pronen e tyne... Kufijtë e vitit 1913 na rrethojnë me Trojet tona, por edhe me shumë shërbëtorë ndër Ata Troje që u kanë shërbye padronëve të huej me një përkushtim të madh tue punue kundër Atdheut.
Organizimi i agjenturës në Shqipni nga komshijtë sillte edhe drejtuesin e Shtetit.
Kur fati i Atdheut kishte nevojë për Atdhetarë të përkushtuem, ai nuk kjé kurrë në dorën e vetë Shqiptarëve, po percaktohej nga Fuqitë e Mëdha, të cilat vendosnin për né, ashtu si u interesonte atyne në përputhje me interesat që kishin për fqinjët tonë. Rasa ma flagrante e një veprimi të tillë asht Lufta e Dytë Botnore, që mori me vete ma shumë se gjysën e shekullit të XX, dhe na hodhi në humnerën e Lindjes tue shue dhe shpartallue të gjitha përpjekjet shekullore të Shqiptarëve që punuen, luftuen dhe dhanë jetën për një Shtet të tipit të ri dhe demokratik në gjiun e Europës së Përparueme Perëndimore!
Mbas vitit 1944 kemi një organizim të plotë të agjenturës nga shovenistët sllavë, e kryesisht nga 1941 deri në 1948 nga OZN-a (UDB-ja) jugosllave, në bashkpunim me KGB staliniste të BS dhe Inteligjenc Servisin anglez. Këta padronë rekrutuen fillimisht ata agjentë të cilët i piketuen me drejtue Shtetin Shqiptar për interesat e tyne. Në këte zgjedhje mori pjesë masoneria franceze, spijunazhi anglez dhe ai jugosllav. Jugosllavët ishin vetë partnerë të KGB-së atëherë kur djali i Çërçillit flente në çerdhen e Titos. Nga Korça kishte komunistët kishin lidhje dhe me agjentët komunistë bullgarë, të cilët bazën e kishin tek vllehët. Fillimisht u quejtën me emnin grupe komuniste, ku bahej përzgjedhja dhe mandej bahej edhe seleksionimi i tyne. Asht ruejtë me rigorozitet prania formale e elementit katolik në Veri por që shpejt u zhdukën edhe ata nga skena.
Absolutisht asnjeni nga përzgjedhësit nuk kishte pragjykim besimin e agjentit.
Vlersimi bahej me shkallën e amoralitetit dhe poshtërsisë së agjentit në sherbim të tyne, i mbuluem me teseren e PKSh. Këte e vërteton fakti se pothuej asnjë komunist nga grupet e Shkodres dhe Korçës, nuk mbijetoi deri në vitin 1944. Të gjithë u vranë dhe ua mbuluen emnin e tyne me titullin “deshmorë i luftës nacional – çlirimtare”, ndërsa ata që mbijetuen, u burgosën dhe u zhduken edhe pse për komunizmin kishin sakrifikue atëherë kur agjentët Enver Hoxha, Koçi Xoxe, etj., deri tek Ramiz Alia, nuk dinin as çka ishte komunizmi. Prova e parë e tradhëtisë së tyne ishte shitja e Trojeve Shqiptare, gjoja tue ruejtë pa prekë harten e vitit 1913...dhe tue kalue krejt Shqipninë nën okupacionin jugosllav të Titos, që gjoja piksynonte në krijimin e konfederatës ballkanike. Me këte vepër poshtersije nuk u pajtue as grupi i Shkodres, as i Korçës...dhe shumë shpejt u eleminuen komunistët e tyne tue fillue nga Qemal Stafa, Vasil Shanto, Jordan Misja...etj., që si ortodoksë duhet të ishin ma të besueshëm se Enveri për Titon. Fakti se asnjë nga ortodoksët e muslimanët e Shkodres nuk u zgjodh prej tyne me drejtue PKSh, ka tregue se ata nuk janë pajtue me tradhëtinë ndaj Atdheut, kusht kryesor me kenë mik i sllavo – komunistëve. Po kjo ngjau dhe me grupin e Korçës, ndonse në organet e ministrisë së mbrendshme ka pasë dhe kanë vazhdue me kenë për një kohë të gjatë ortodoksë të atyne krahinave kryesisht nga Maqedonia. Mbas vrasjes së Koçi Xoxës, edhe ata pësuen spastrime, ndërsa agjentura kaloi nën kontrollin e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, që ishin “besnikët” e Enverit dhe Ramizit...deri aty ku lejon fjalën e panjohun “besnikë” për ruejtjen e kolltukut të drejtuesit të një partie komuniste, ose ma mirë me thanë e paisun me të gjitha cilësitë terroriste. Për të kenë i sigurtë në këte qellim, tirani Enver Hoxha përgatiti shefin e agjenturës së vet, Ramiz Alinë, në Moskë, që në vitin 1954. Me këte agjent katil ka spastrue të gjithë “ata” që dyshoheshin ose prisnin vdekjen e Enverit për me i zanë vendin. U prishën me jugosllavë, me rusë, me kinezë, me grekë, me grupet marksist – leniniste apo me tarafet e mbrendëshme që i shërbyen kolltukut Enverit deri me 1985, dhe kur komunizmit i ranë puplat dhe qimet, delegacioni terrorist i PPSh së Ramizit, që na kishte shpjegue tradhëtinë e krejt kampit komunist...ishte në Katovicë, ku merrte pjesë agjenti i vjeter dhe bashkluftëtari i Ramiz Alisë, Sofokli Lazri.
Imazh

Karafili Ramiz Alia merr dekoratë të 50 vjetorit si agjent i KGB-së me 21 prill 2005 nga ambasadori i Federatës Ruse Vladimir Nikollajeviç Tokin/Владимир Николаевич Токи në Tiranë.

Ja përpjekja e Ramizit për ndryshime, frazë me të cilen del fëtyra e tij e agjentit të regjun e tiran: “Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! (Vendim i Byrosë Politike të PPSH, në Tetor 1989).
Nuk di me kuptue nga kjo thanje kush nuk ishte “poliagjent” në shtetin komunist?
Në vitin 1991 Ramiz Alia asht i thirrun edhe në New York tek At Liaolin... mos ndoshta duhej sigurue se “Jalta e 1945 nuk i sakrifikon agjentët e vet të divoçem...”
Pasuesit e Ramizit shpallin parullen: “Të gjithë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”!
Asht koha kur fillojnë edhe zhdukjet e dosjeve. Parulla e Sali Berishës nuk mund të pajtohet as edhe me ata që nga torturat në hetuesi janë detyrue me nenshkrue deklarata dhune bashkpunimi, jo ma me ata që për 47 vjet kanë qendrue Burrnisht edhe pse “lufta e kllasave” ndaj Tyne ka kenë gjithmonë e pamëshirshme dhe antinjerzore!
Imazh
Ambasada ruse e dekoron me medalje Ramiz Alinë

Në vitin 2005 KGB-ja përkujton agjentin Ramiz Alia ndër ma të vjetrit në gjiun e vet, atëherë kur agjentët e sigurimit të shtetit fillojnë jeten në “Konferencen Islamike”... Kjo asht gjoja njëfarë rikthimi në Shqipninë e 100 vjetëve përpara, kur nën masken e besimit të vendeve Arabo – Aziatike, kërkohen rrugë të reja për pasunimin, vjedhjen, korrupsionin e kundrabandat me të cilat vazhdohet qeverisja e Shqiptarëve.
Qeveritarët e djeshëm ateistë, sot kërkojnë me njollosë dhe Atdhetarët Muslimanë Shqiptarë, me vepra të tilla, si edhe Ortodoksët Shqiptarë me marrveshjet e tyne për shitje korridori deti etj... pislleqe që janë tipari kryesor i agjentave tradhëtarë të shtetit.
Pasuesit e Ramiz Alisë, nuk i përkasin as Besimit Musliman, as Kombësisë sonë Shqiptare, të cilitdo besim kjoshin ata. Ata janë vetem pasues të denjë të kombësisë antishqiptare (siç e kanë pranue edhe vetë me gojen e tyne se “né jemi vëllezër gjaku me turqit”) pra, të turkoshakëve Esat Toptani, Haxhi Qamili, Enver e Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu dhe Ramiz efendi Alisë etj., që nuk kanë pasë asgja Shqiptare, përveç titullit “agjent tradhëtar” i Popullit dhe i Atdheut, të përputhun që në krijimin e tyne me ata vendime antishqiptare të Beogradit në 1941, të Jaltës në 1945 dhe Katovicës në 1989.
“Agjenti i agjentit tim asht edhe agjenti im!”...thonë amerikanët, anglezet, rusët e të gjithë trashigimtarët e Kim Filbit, deri në Arabi Saudite e Turqinë e sotme...ndërsa tek sllavët komshijë vazhdon abonimi i bijve të agjentave të 1941...tash e kushedi deri kur!
Atëherë, a duhet besue z. Agim Hamiti, në librin e Tij “Odiseja e një detektivi”?
Mendoj se “heshtja” ndaj librit të Tij asht pamundësi kundershtimi ndaj fakteve!
Kush i mban të lirë dhe i ndihmon këta agjentë terroristë sot nëper Botë?...
– Ata sot i gjenë të shperndamë në SHBA, Romë, Londer, Paris, Vatikan, Mekë, Moskë, Stambollë, Beograd, Athinë...Iran... E pse jo, edhe në Australinë e largët...tue i sherbye “sigurimit të shtetit modern konvertue në vehabistë e muhaxhirë”! Turp!!
Po pyes karafilat e Shtetit të korruptuem, që sundojnë e pasunohen sot mbi kufomen e Popullit Shqiptar, deri kur Shqipninë do t’a qeverisin agjentët e huej?
Imazh
Fritz Radovani
Melbourne, 15 Tetor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
NJË IDE PËR NJË PARTI “KUQ’ E ZI…E MA ZI”…

Pjesa e Nandëmëdhjetë


Flamuri i kuq stalinist dhe Bloza e partisë zi është ai që e mban këtë reckë të kuqe
Imazh

Për me kenë ma pranë popullit e kryesisht nevojave të tij, gjithmonë pushtetarët e këtyne 70 vjetëve, mbasi paten krijue PKSH, një parti me të gjitha tiparet terroriste, nuk e pelqyen pluralizmin me parti të tjera, vetëm me organizatat e krijueme nga ajo. Në vitin 1991 kur në Shqipni nuk mund të vazhdohej ma me drejtimin e shtetit me një parti, terroristi Ramiz Alia porositë sekret pasuesit e vet që në vitin 1989 se: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.”

Mbas 22 vjetësh pasuesit e tij, “vëllezër gjaku me turqit”, ditët e fundit të jetës së tij, i premtuen se “idealet tua nuk i shkelim”…Nga knaqësia që po shihte me sy të vet se me të vërtetë pasuesit e tij po i qendronin fjalës së dhanë, prej gzimit, iu muer fryma…

Pothuej të gjitha partive politike, ashtu si kudo, mbas 20 vjetësh edhe atyne, ashtu si thotë edhe Populli, “u kishte dalë fryma”, e ndokush thotë se u kishte dalë edhe boja…

Simbas këtyne mbasardhësve, presidentit të parë “demokrat” me zemer të kuqe si gjaku, që i ka pasë ba Shqipnisë tash 69 vjet, ju muer fyma e shkoi me faqe të zezë, tue lanë mbasardhës të vet në pushtet me të gjitha tiparet e një tradhëtari anadollak, siç ishte ai vetë gjithë jetën. Edhe këta, të piklluem thellë, u ndryen sa andej këndej për mos me u pa me lot përfaqe, mbasi tue kujtue veten për burra, nuk bante me i pa populli tue kja. Po në fakt premtimin e tyne ndaj Ramizit ata do t’ a mbajnë…Me të kuqen e gjakut të tij dhe të zezen e surratit me të cilen mbylli jeten Ramizi, presidenti Topi dhe Kreshnik Spahiu mendojnë me formue një “parti”, që do të kenë gjithmonë simbol në emnin e saj tiparet e themeluesëve të vet “gjak e zi e ma zi”. Nuk besoj se ka Bota njerëz të tillë të paftyrë e të pakarakter, që mbasi tradhëtojnë një Popull tue premtue shoqni demokratike, liri njerzore, paqë dhe drejtësi, me mendue me njollosë prap si para 70 vjetësh me “yllin e kuq” edhe të vetmin simbol që i ka mbetë Shqiptarëve, Flamurin e Gjergj Kastriotit, ashtu tashti kerkojnë me i vue emnin e Flamurit të Tij “Kuq e Zi” një “partisë” turkoshake, si ajo që duen me themelue dy aventurierët e shekullit të ri, që janë në krye të shtetit shqiptar sot.

Shumë Gjak Atdhetarësh Shqiptarë asht derdhë për Atë Flamur! Shumë Troje janë la me Gjakun e Tyne për mos me u njollosë Ajo Pëlhurë e vrashtë, si vetë Ata Burra, që luftuene me shekuj për mos me e përdhosë Atë Shqipe! Shumë trupa Burrash janë ba kortarë e hjedhë ndër ferra e prroska me Atë Betim para Atij simboli të Shejtë! Sa shumë Klerikë të të gjitha Besimeve i janë lutë Zotit me ua ruejtë të panjollë prej Tyne Atë Flamur! Sa gra me fëmijë ngrykë kanë ra në humnera për mos me shnderue Atë Shqiponjë që i shoqnonte në fluturim, pa mujtë me ua shkëputë loçkat nga duert për me i shpëtue! Sa shumë djelmë të rijë rrokën armët e moren male e shpella për mos me perdhosë Atë Shtizë! Oh sa Martirë të Atdheut n’ agoni andrruen Atë Flamurë...e Gjaku i Tyne shkoi rrëkajë brigjesh, zallishtash e ferrash...ku prehen edhe SOT pa Shenjë tek Ajo gropë e zezë...nga dora e parardhësve të pinjollëve të tradhetarëve të Popullit Shqiptar! E sa Nana me sy ngulë nga dera veshtrojnë e presin kot...një lajm që s’ do të vijë kurrë!

Ata u shuen për Fé, Atdhé e Përparim! Ata andërruen një Shqipni Europjane!

E sot çka bahet me Idealin e Shejtë të Tyne? – Askurrgja!... Sot mendojnë shitje Trojesh Shqiptare, tradhëti me qellim fitimi e mbajtje nën sundim të një Popull në vorfni!

Më shkruen një mik: “Rreth 38 mijë studentë shqiptarë janё diplomue mbas vitit 1990 në Botë...” Po as ai as unё nuk dijmё kujt i shёrbejnё kёta kuadro tё nalta!!

Nuk më çuditë aspak shifra...as mundësia e diplomimit të tyne. Jam i sigurtë se ma shumë se gjysa me sakrifica të mëdha mërrijnë deri tek diploma. E dij mirë edhe sakricen e tyne, që perveç shkollës, sa shumë u duhet me mendue edhe per prindët e të afermit... për ekonominë e vet dhe të atyne që kanë n’ Atdhé.

E ja dhe një ditë ata realizojnë dëshiren e vet dhe diplomohen...përfundojnë me sukses shkollat e nalta dhe janë të përgatitun me ndihmue familjen dhe Shtetin Shqiptar!

E ku do të japin kontributin e vet këta kuadro të nalta, këta universitarë që bashkë me andërrat e tyne për krijimin e familjes, mundësive me vue në jetë frutin e dijes së vet dhe dëshiren me ndihmue sadopak edhe ecjen përpara të shoqnisë sonë Shqiptare... vijnë në një Shqipni të kapërthyeme në korrupsion, trafiqe, kaos administrativ dhe qeveritarë të ngulun ndër vendet e punës, që pa asnjë aftësi kolltukun e kanë çiflik të vetin. As nuk guxon njeri me diskutue paaftësinë e tyne, mbasi “rrufépritësi” i angazhimit me sigurimin e shtetit dhe garancia për ruejtjen e posteve simbas porosisë së “rahmetlive”, nuk lejon. jo tash, por asnjëherë ardhjen në zyrat qeveritare të Atyne kuadrove që mund të mendojnë, të punojnë apo të dishrojnë sot zhbllokimin e ecjes së Shtetit Shqiptar në shinat e Europës së Përparueme. Gjithshka ka marrë teposhten nga Lindja...Turqia e Arabia...

Prandej duhen “parti të reja”, që me angazhue njerëzit e rijë në metastazat e asaj gaforres së vjeter si dikur... nëse dishrojnë me fillue me punue për kafshaten e bukës. Sot nën masken e “partive politike”, bijat e “nënës plakë”, këto vepra i bajnë pa doreza...

Asnjë prospektivë për t’ ardhmen. Gjithshka në doren e atyne që quhen me gjuhën e popullit dhe ashtu janë, trashigimtarë të pushtetarëve të vjetër...I njajti mentalitet dhe po e njajta mënyrë qeverisje si e djeshmja...veç me një ndryshim në “ideal”, se partitë e reja kanë nevojë për “euro të reja” dhe nuk flasin ma me pare të vjetra... Leku ishte i “atyne” ... besoj mirë e kuptoni per ké e kam fjalën...”Atyre që u kemi dhënë “letrat me vlerë”, por pronat janë “të tonat”, vazhdojnë me thanë trashigimtarët e hajdutëve të djeshëm...

“Rregjistrohuni në partinë e ré ‘kuq’e zi”! Ajo, në kjoftë se nuk ju “shpie” atje... (si thotë “shoku” Bamir Topi me gjuhë zyrtare) në Europë, ka edhe rrugë të reja mbi ato të vjetrat...Mos harroni se edhe Stambolla asht në kontinentin e Europës!...

Melbourne 21 Tetor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPET PO IKIN NGA ÇERDHET SHEKULLORE…, Posted 24 Nëntor 2011, 23:28
Nga Fritz RADOVANI:
KATËR MARIA… HEROINA RRETH ROZAFËS…
65 vjet maparë një fillim i pafund...

Imazh

Porsa njeriu ulet me shkrue dishka, kam përshtypjen se sikur...fillojnë e çohen nalt të gjitha shkronjat, tue kerkue secila: “A po fillon me mue?” Gjysa e dytë e Shekullit XX në Shqipni ka provue se ngjarjet e ndodhjet e maparshme nuk janë “legjenda” të shpikuna, po janë ngjarje që kanë ngja dhe kanë mrrijtë në ditët tona tue u kujtue si legjenda mbasi trimnia dhe heroizmi i ruejtun në kujtesen e popullit, janë aq të dashtuna, reale dhe të çmueshme sa shpesh kanë marrë edhe ngjyrat hyjnore...
Grueja Shqiptare asht ndër krijesat ma të persosuna të globit toksor!
Asnjë vend i Botës nuk ka vepra madhshtore të grave të tyne të pasueme ndër disa shekuj sikur i kemi na shqiptarët. Dikur çuditej njerzimi sesi nga një vend i eger dhe shumë i ashper malor, gratë binin nga majat e shkambijve ndër gremina e lumej për mos me ra në dorën dhunuese e barbare të pushtuesit të pashpirtë...
Ndër të gjitha luftat grueja shqiptare asht pjesë e pandame e fitores dhe e humbjes ndaj rrebeshit të pushtuesit të trojeve tona që ka vazhdue dhe vazhdon me kenë prezent.
Mark Kakarriqi, ambasador, deklaron në Vjenë në vitin 1913, se Shkodra do ta vazhdojë qendresen e vet në rrethimet barbare të malazezëve, mbasi kur të mbarohen burrat qendresa do të vazhdohet nga gratë burrnesha. Edhe kjo thanje e Tij atëherë Vienës së qytetnueme i dukej si një “legjendë” e fillimit të shekullit të shkuem.
Shumë vajza rrokën armët kundër pushtuesëve... Kllapia “antifashiste” i kishte molisë e i kishte ba pjestare të formacioneve ushtarake në sherbim të një diktature edhe ma shnjerzore, poaq rranuese sa edhe dhunuese pikrisht të atyne vajzave që rininë ua falën maleve e shpellave të mashtrueme për një “ideal” të rremë, nën guaskën e lustrueme me ideologjinë komuniste antinjerzore, që pushtoi e shpartalloi gjysen e Europes...
Porsa komunistët moren pushtetin, një pjesë tjeter e popullit ishte para një gremine që do të thithte mbrenda saj ajken morale, rinore, shpirtnore, kulturore, qytetare, perparimtare dhe pse jo, të pathyeshme dhe heroike. Rinia Shqiptare asht e para në Europën komuniste të dhunueme nga ushtrija e kuqe sovjetike e Stalinit, që kërkon zgjedhje demokratike dhe asht pikrisht Mark Çuni, një mbasardhës i denjë i Luigj Gurakuqit, që flijohet për liri dhe demokraci të tipit Europiano Përendimor...kur thundra komuniste jugosllave ishte ngulë thellë në tokën tonë, me pelqimin e asaj Europë e Amerikë për të cilën ka shkrue vite ma parë se të ngjante kjo e vitit 1945 në Jalta, i madhi At Gjergj Fishta...dhe, pikrisht kjo robni po vendosej nga tradhëtarët e Popullit Shqiptar, në sherbim të Titos, që për hir të kolltukut, Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia me trashigimtarët e atëhershem e të sotëm, shitën Atdheun, Lirinë dhe Pavarsinë.
Me 29 nandor 1944 janë edhe disa shoqe partizane në një foto me kriminelat Asllan Lici me shokë, që topall në topall, hynë në Shkoder. Ata kishin edhe lozhen e vet në kinema “Rozafat” kur zhvilloheshin gjyqet kundër “armiqëve të popullit”, ku me një isterizem komunist duertrokitnin dënimet me vdekje...
Mjaft të rijë vagabonda e imoral ishin aktivizue me grupet e rinisë komuniste, që në Shkoder kishte lëshue metastazat e veta që në kohën e luftës. Disa prej tyne filluen me dalë ndër rrugë të qytetit tek shkollat femnore, ajo e Motrave Stigmatine dhe “Donika Kastrioti” për me iu zhgulë nga fyti vajzave studente Kryqat që mbanin në qafë. Nder ta ka pasë edhe vajza të reja që shoqnonin këta grupe të organizueme nga sigurimi i shtetit.
Jo pak vajza rezistuen mos me u perzi me këte llom që derdhej në shetitoret tona!

Kujtohet ndër vajzat guximtare e trimnesha shkodranja e asaj kohë Drita Sokoli, e cila i pat thanë agjentit Çiril Pistoli: “Turp për ju, se as në mesjetë nuk janë pështy të burgosunit rrugëve si tashti..!” E shoqet trimnesha të Dritës nuk kanë kenë të pakta!
Njëherit me këto ngjarje fillon edhe rezistenca antikomuniste e Rinisë Shkodrane ndër shkollat e mesme shtetnore e fetare...Arrestimet fillojnë njëherit me edukimin e ri në shkollat tona ku ideologjia komuniste filloi me shpartallue edukimin moral e Atdhetar.
E bashkë me Atë Rini që u ngrit kundër diktaturës komuniste ishin edhe vajzat e gratë shkodrane që moren malet me armë në dorë...
Historia përsëritet...Kur në Shkoder u ndigjuen bataret e para të Prizrenit të vjetër të Kosovës, ishte Tringa e Nora që rrokën armët kundër turkut e serbit për Liri...
Kur në Kosovën Martire të 1944 Burrat e dheut moren shpellat e maleve me armë në dorë me fitue Lirinë e përdhosun nga komunistët tradhëtarë shqiptarë, që i sherbenin pushtuesit jugosllav të Titos, mu në mes të Atyne luftarëve të lirisë me në krye një tjetër trim legjendash, Prof. Ymer Berisha, asht përkrah Tij, një vajzë e re shkodrane...Asht atje

Imazh
- MARIA Shllaku...e cila u kap tradhëtisht nga komunistët serb dhe mbasi u hetue nga oficerët e OZN-ës, në grupin e të arrestuemve me At Bernardin Llupin, për një nga organizatat e shpikuna nga serbët me emnin “Katoliçeskaja banda”...u pushkatue me datën 24 Nandor 1946, pranë Prizrenit tue thirrë: “Rrënoftë Shqipnia e Madhe...Rrënoftë Bashkimi i Shqiptarëve”... E në Shkoder asht një Nanë që krenohet me atë vajzë heroinë

Edhe në Shkoder asht MARIA Zojzi (Deda), që bashkë me burrin e vet Pjeter Dedën merr malet dhe shkon nga Mëshkalla e Sheldisë. Zen vend në luginen e prronit të Hijes së Madhe, ku natën e Shën Kollit, me 5 dhetor 1946, rrethohet nga spijunet katila të sigurimi të shtetit Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil Kapisyzi, Zenel Cani bashkë me brigadat e armatosuna të ndjekjes, të cilët, mbasi kërkojnë dorzimin e tyne dhe marrin përgjegjën me shkrepje armësh, vrasin të paren Marijen dhe plagosin për vdekje të shoqin Pjetrin, i cili vdes pa hy në Shkoder, në Zallin e Kirit, pranë Vorrezave të Rrëmajit ku edhe e vorrosin...sigurisht, jashta Vorrezave aty ku prehen Herojtë...edhe Ata ende sot pa asnjë shej te koka!

- Në fshatrat e thella të Mirditës...ka shkue një mësuese e re porsa ka krye shkollen e Motrave Stigmatine të Shkodres, vajza mirditore e lindun në Ndërfushaz, asht një tjetër MARIA Tuci...vajzë e moshës së brishtë, pa i mbushë të njëzetat vjet...në vitin 1946.
Mbas vrasjes së tradhëtarit komunist të Mirditës Bardhok Biba në vitin 1949, ndër të parat që u arrestue nga sigurimi i shtetit i kryesuem nga terroristi Mehmet Shehu, ishte vajza tashti 21 vjeçare e Ndërfushës Maria Tuci, e cila u masakrue si pak vajza heroina, tue mbyllë jeten nga torturat me 24 Shtator 1950...Ndër ditët e fundit kur shkon me e pa në spital Davida Gjomarkaj, shoqe besnike e saja, Maria e shtrime në shtratin e vdekjes, i tha: “Davida, u vertetue ajo që më pat thanë krimineli Hilmi Seiti se, ‘Tash do të bejë që mos të njohin as familja...” dhe, me të vertetë ashtu e bani. Edhe kjo asht një tjetër veper kriminale e terroristit Hilmi Seiti...me të cilin krenohen agjentët e Çamërisë së sotme...
Edhe Zadrima me bukuritë e saja asht kenë pjesë e qarkut Shkodres. Ndër fushat e saja sillej një tjetër hamshor i Enver Hoxhës, krimineli i njohun me emnin Toger Baba.
Sa krimela ishin, aq të poshter e imoral njiheshin turkoshakët komunistë të veshun me spaletat e sigurimit të shtetit, që kur nuk gjenin terrenin e tyne amoral përdornin mjetin e njohun të sigurimit komunist dhunen. Një kapitull i pafund e i pashkruem...
Perdhunimi ndër ato kafshë asht instingti pa të cilin nuk jetojnë.

- Asht MARIJA e Zadrimës, që tue mos pranue me u shnderue nga terroristi katil Toger Baba, kërkon me u vetmbrojtë... por kafsha e terbueme e sigurimit e hjedhë nga shkallat murgeshen e shtëpisë me emnin MARIA, të cilen edhe e varë në një pemë në kopshtin e shtëpisë së saj... Edhe kjo me siguri mund të kujtohet nder legjendat e asaj kohe të mnershme që po kalonte Veriu me rrethet e veta...të zaptueme dhe të dhunueme.
E çka u ba në Vermoshin e Kelmendit në janarin e 1945 ...në Dukagjin e Shllak ...Po në Puken e Mirakajve apo në Mirditen e Mark Gjomarkut...
E të tilla krime të shemtueme i gjejmë kudo ku venin kambën agjentët e sigurimit të shtetit komunist, zbatuesit e direktivave të komitetit qendror të PPSh.
Po sa nga këto Maria ka gjithë Shqipnia!
Sa vajza me emnin Marija lindën, u masakruen e vdiqen ndër kampet e shfarosjes komuniste, të dbueme, të interrnueme apo të prangueme nga këta katilë të pashpirtë...
Sa Marije dhunoi “lufta e kllasave” shpikja ma mizore e atij shekulli...
Sa humben dhe u treten ndër fermat e Myzeqesë apo kodrat e Tepelenës...
Ku i kanë vorret Ata Nana e Vajza Heroina që me një dhunë të papame moren malet e kodrat e viseve të Jugut e të Veriut për mos me u kthye kurrma!
E ku nuk kishte kampe shfarosje “Shqipnia socialiste”..?
Doni të dini shifren e saktë ?...
Numroni dekoratat e “Herojve të Popullit” që i kanë kriminelat edhe sot ku kalben dhe qelbin qytetet e Shqipnisë, që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha....dhe do të mundeni me kuptue sa Marije vrau dhe masakroi komunizmi në Shqipni!
.
Melbourne 22 Nandor 2011.



Shënim;

Redaksia e Proletari.com e shoqëron artikullin e z. Fritz Radovanit me disa shtesa.

Marie Tuci
Lindi ne Nderfushaz (Rreshen-Mirdite), me 12 mars 1928. Shkollen e mesme e kreu tek Motrat Stigmatine ne Shkoder. U arrestua ne Nderfushaz me 10 gusht 1949. Ishte shume e bukur, e urte dhe me fe te madhe. Kriminelet, hetuesit komuniste per te kenaqur instinktet e veta kafsherore, u munduan me te gjitha menyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e perdhunuan ne menyre barbare, sipas deklaratave te shoqeve te saj te burgosura me te. “Te gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim”, sipas nje letre qe nuk arriten ta nxirrnin jashte nga burgu; nder te tjera e futen ne nje thes, lakuriq, bashke me nje mace! Vdiq ne spitalin e burgut ne Shkoder, me 24 shtator 1950.


Nga Fritz RADOVANI:
EDHE SHQIPET PO IKIN NGA ÇERDHET SHEKULLORE…
Imazh

Duhet theksue se Shqipnia nuk ishte shtet i angazhuem në Luftën Botnore, në asnjë bllok, prandej edhe nuk u zharit e shkatrrue nga bombardimet e asnjënës palë; madje mbas Luftës II Botnore Shqipnia dhe Shqiptarët dolën edhe ma mirë se ishin para saj. Shqipnia që në vitin 1942 ishte ma mirë ekonomikisht se Italia, Jugosllavia dhe Greqia... Mbas vitit 1943, janë partizanët tanë, që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i vunë flakën Jugut dhe e shkatrruen për me i tregue Popullit Shqiptar se çka sjell komunizmi. Parimi i “barazisë për të gjithë asht vorfnimi i tejskajshëm i Popullit” dhe pasunimi i tyne!
Me zhdukjen e “aparatit të vjetër tradhëtar”, intelektualёve dhe lidhjeve shumё tё vjetra me Europën, fillon edhe shpronsimi dhe shtetizimi i pronave dhe pasunive private, tatimet dhe konfiskimet, të cilat marrin me veti edhe mija kilogram ar e monedha të shqiptarëve, të ruejtuna për me i shpenzue kur të vinte dita që populli ka me hangër bar ... “me lugë ari...” Enver Hoxha, mbasi shiti Trojet Shqiptare dhe u pajtue me robnimin sllavokomunist të Shqipnisë, punoi për ruejtjen e kolltukut të vet dhe pasunimin personal. Këte e arrijti me një terror të pashembullt, siç e shpjegon edhe Brajan Capmen nё librin e tij që: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbillet përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se cila kjé arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit e torturuesit apo organet e korruptueme të hetuesisё e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunëve, të gjithë të lindun, të rritun dhe të edukuem në kurset e analfabetizmit dhe nga “shkolla e re socialiste e partisë” e kudondodhun...
Reforma e parë mbas fillimit të pushkatimeve e interrnimeve, me të cilën krenohen “shokët” e Partisë komuniste e agjentёt e saj edhe sot, ishte: “Arsimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparet e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shemb Ideali “Atdhé e Fé”,ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili dikur zogjët e vet: Malësia, tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mijavjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolet e Paqës, Drejtësisë dhe të Lirisë së të Drejtave njerëzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin - Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”... por, jashtë Saj!..
Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX.
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për të sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore dhe garancinë e sotme nga ata kapitale qё janё ndër të gjitha bankat dhe shtetet Perëndimore e deri në Arabi!
Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijnë me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shohin një dorë nalt, të gjakosun, me thikë të shtërngueme fort, e që asht dora e diktatorit që mbjell frikë, terror, pasiguri, dhe kërcënim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz...
Perkufizimin e saktë të sistemit komunist e ka lanë i masakruemi mendsisht Bep Shantoja nga Shkodra: “Vetëm të marrët nuk çmendën nga sistemi komunist!”...
Sinteza e krimeve të bame në Shqipninë “socialiste” mund të permblidhet me pak shifra me faktin që ka tregue ish shefi i zyres sekrete të ministrisë së mbrendshme në Tiranë kur ishte në burgun e Spaçit: “...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarëve, të vrarëve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj e reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre që Sigurimi i shtetit ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:
45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre shqiptare..!
Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur...që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..!
Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”
Ndërsa mbas vitit 1991 Shqipnia nuk mund të rreshtohet as me vëndet e Botës së katërt. Sot Populli asht ma i vorfën në të gjithë shtetet e Europës Lindore e Perёndimore.
Kush e solli Ate këtu, përveç ditës së kobëshme të 29 nandorit 1944 ?
Po kush po e mban edhe sot prap Shqipninё nder vendet ma të mbrapambetuna?
– Sigurisht vetem klasa e saj politike, që ka ndrrue masken e djeshme të diktaturës me konvertimin “demokratik”, tue pasue shtetin tek trashigimtarët e vet hajdutë e agjentё, me pikpamje orientale anadollake, veç me mbajtë kolltukët e shtetit. Sot ata me cilin nga pushtuesit e Atdheut nuk po bajnë marrveshje e tradhëti veç me mbushë xhepat!?
Sot Shqiptarët janë një Popull shumë i vorfën, me një “kllasë” politike jo vetem të pasun, por nder ma të pasunat e Europës, që kanë nxjerrë në treg të turpit dhe tradhëtisë së tyne Atdheun dhe Lirinë, të cilat as nuk duen me dijtë se të kujt janë dhe i perkasin.
Ka shumë nga “ata” që bajnë sikur nuk kuptojnë... ka edhe nga “ata” që kuptojnë e bajnë sikur nuk shohin... Ndryshimi nuk asht aq i madh sa i dikut ndokujt...
“Yllit” partizan me të cilin ata zhigatën Flamurin Kombtar... me 29 nandor 1944, tashti po mendojnë në vendin e Shqipes Dykrenare pranё tij me i vue “hanën” !
“Gati...gati si e kemi pasë para 100 vjetësh!..” Tash po ju kujtohet!!

Melbourne, 28 Nandor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
A ISHIN TRIMA “ÇLIRIMTARËT” TANË ?!..
Imazh


Trimnia asht virtyt!
Shqiptarët janë cilsue nga të huejt me epitetin Trima, Burra të fortë e shpesh as gratë Shqiptare nuk i kanë lanë gja mangut Burrave të këtij shkambi Arbënor!
Do t’i referohem vetem fakteve. Vetem faktet tregojnë të vërtetën.
Me daten 29 nandor 1944, heret në mengjez partizanët tanë “trima” vendosën nalt në kompanjelin e Kishës Françeskane në Gjuhadol, mu në qendren e qytetit të Shkodres Flamurin kombtar të Shqipnisë, të zhigatun me “yllin e kuq” të porositun nga “vëllezërit e tyre”, komunistët jugosllavë të Titos. Partizanët tanë “trima” shkuen aty mbas 3 – 4 orë kur pak ushtarë gjermanë që kishin zanë me dhunë disa dhoma të atij kuvendi, aty nga ora 3 e mengjezit të 29 nandorit ishin largue nga Shqipnia në drejtim të Hanit të Hotit...
Akademikët tanë nuk kanë shkrue për ndonjë betejë nga partizanët tanë “trima”!
Pra, ishin pikrisht ata gjermanë që qendruen në Shqipni mbas dates 28 nandor, me kerkesen e At Anton Harapit per mos me njollosë diten e Festës së Flamurit. Ishin ata partizanë “trima” që, porsa erdhën në Shkoder, ju afruen atij kuvendi pak orë mbasi ikën nga ai vend forcat gjermane, dhe i treguen Atij mjedisi Atdhetarësh se “Atë Flamur që Ju keni ngritë në bashkpunim me Malësorët e Hotit të udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911, né jo vetem nuk e njohim më, por që sot ai do jetë ky që do Jugosllavia!”...
Nga ora 7.00 një grup partizanësh “trima” mbasi u siguruen se gjermanët iken nga Shkodra, hynë me brohoritje dhe shkrepje armësh në ajr me lajmërue “fitoren” e tyne...
Aty nga ora 11.00 paradreke një treçikel me tre gjerman të armatosun pergjatë Fushës së Çelës, erdhën dhe u ndaluen tek kafja e Lukejve, mu në qender të pjacës, hyne aty dhe i paguene 1 napolon ar pronarit lokalit që një shok i tyne kishte ikë pa e pague, por që ua kishte kerkue pagesen e atij borxhi shokëve të vet në çastet e fundit mbas një plagosje atë ditë... pa kalue kufinin, mbasi gjermanët kishin kalue Koplikun.
As për këte akt të kthimit të gjermanëve në mesditen e datës 29 nandor, nuk kanë shkrue “akademikët”, që kanë tregue veprat heroike të partizanëve tanë “trima”!...
Në mbramjen e datës 29 nandor, tregonte në shtëpinë e kulturës partizani i asaj kohë, kryetari i komitetit ekzekutiv të Shkodres, Bilal Parruca, në vitin 1964, kur po fliste për vepren e artit të piktorit Jakup Keraj: “Partizani dhe gjermani”, që nuk mund të kishte ngja ndonjëherë që një partizan me ju afrue një gjermani të gjallë dhe me i kapë doren e tij me revolver...ndoshta, kur partizani asht sigurue se asht i vdekun... po edhe atëherë!... Dhe vazhdoi me tregue se, aty në atë sallë nalt në katin e dytë, ishin mbledhë ma shumë se 200 partizanë “çlirimtarë” me festue“fitoren e çlirimit”... Ishin sigurue pije dhe lloje të ndryshme ushqimesh e ambelsinash të pergatituna nga gratë partizane e familjet e tyne... Aty nga ora 10.00 e darkës asht ngjitë nalt roja partizane “trime” e derës së jashtme dhe ka njoftue se kanë ardhë tre gjerman me një motoçikletë me kosh, janë të armatosun dhe kerkojnë me marrë një dokument në kasaforten që ndodhej në zyren e Hausdungut, mu tek zyra ku ishte atëherë drejtoria e shtëpisë së kulturës. Nëse ndokush nxjerr armen dhe rrezikon jeten e tyne, ata kanë paralajmërue se forcat gjermane sonte do të rikthehen dhe do të marrin Shkodren, që do të paguej disaherë ma shtrejt gjakun e ushtarëve gjermanë që kanë ardhë për atë punë dhe po pritshin jashtë. Bilali tregoi se u asht lejue hymja nga partizanët tanë “trima” dhe dy prej tyne janë ngjitë nalt pa asnjë armë, kanë hy në zyren e Hausdingut, kanë marrë dokumentin në kasafortë dhe kanë zbritë poshtë, kanë hypë në motoçikletë dhe janë nisë në drejtim të Bashkisë, kanë kalue nga pjaca dhe kanë ikë...
Edhe kjo ngjarje u ka mbetë pa u shkrue “akademikëve” edhe pse në sallë ishin mbi 200 partizan, po ndoshta, mund t’ ishin të dejun e nuk dijtën me tregue “trimërinë”!..
Partizanët tanë “trima”kanë shumë episode “trimërije” gjatë luftës së tyne...
Kam pasë rasen me njoh Nënën Kate...nga Gjinokastra...ish partizane e vjeter.
E pyeta njëherë: “A ké pasë rasë me luftue kundër gjermanëve? – Po, më tha... “Ishim rreth 100 partizanë mbas disa kaçubave të fshehur, se pritnim për të kaluar andej një brigatë gjermanësh...në të dalur të dritës dëgjuam të shtena armësh. Ishte sinjali që né duhej të lironim shtegun. Né nuk iu pergjigjëm. Ata dhanë sinjalin e dytë por né prap heshtëm... Ata nuk pritën më, veç u ngritën në këmbë dhe me automatikë në dorë filluan me ecë në drejtimin tonë... Né na u ngrinë armët në dorë dhe ashtu si ishim zvarrë filluam me ikë poshtë se mos na zinin në ato ferra ku do të linim edhe kockat...”
Unë i bana edhe pyetjen e dytë: “Po sot a kishe dalë prap në mal me këta mend?”
– Po, më tha Nëna Kate...“por me një ndryshim... do të dilja në mal dhe atje do t’ ua ktheja automatikun partizanëve tanë “trima” për të gjitha poshtersitë dhe tradhëtitë që ata u kanë bërë vëllezërve, motrave dhe bijëve e bijave Shqiptare!”
Edhe këto episode të partizanëve tanë “trima” u kanë mbetë endè pa u shkrue jo vetem “akademikëve” tanë, po edhe “dr. prof. historianë” të Historisë së Shqipnisë!
Kur të bani “korrigjimet”që kerkon Erdogan nga ju, mos harroni me i shkrue!
Ju njeh edhe ai per “trima” si baballaret tuej, prandej edhe kerkon “korrigjime”!

Po edhe korrigjimi asht virtyt...ashtu si trimnija, që fatkeqsisht ju nuk i njihni asnjё nga virtytet e Shqiptarit !

Melbourne, 28 nandor 2011.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SUNDIMTARË! RRÊNI VETEN…POR JO POPULLIN !
ImazhImazh

Dy ditë perpara mora vesh se Shqipnia tashti kishte pasë edhe “mbret”!...
Nuk më çuditi aspak pikllimi i “sundimtarëve” tanë! Një ma pak!...
Kishte pasë edhe “dr. prof. e akademikë”, që ishin pikllue! As kjo nuk më habitë!
Për fëmijë gjaja ma e kandëshme janë “përrallat me mbret”...edhe pse kur fillojnë me kuptue dhe e dijnë se gjysa e atyne tregimeve janë “rrêna”, po prap kënaqen...e sidomos kur ai që i tregon di me i diftue bukur. Akademikët tanë ua kanë marrë doren tregimeve të tilla aqsa, jo vetem fëmijëve, por edhe të mëdhejëve ua kanë mbushë menden se “ajo që themi dhe shkruajmë né është historia”...
Kur pata pa një foto tue u falë një sasi e madhe njerëzish në Tiranë, e poshtë ishte shenue se këta ishin në rrugen Ahmet Zogu, pata pyetë një kushri timin: “Po rruga me emnin Luigj Gurakuqi, a asht prap në Tiranë?” Ai mu pergjegj: “Po!”. Fillova me mendue se si mundet me ndodhë që tradhëtari dhe heroi me qendrue perballë njenitjetrit po në të njajtin kryeqytet!? Sado pleh me kenë një grup sundimtarësh, si asht ai i Tiranës, s’ duhet me harrue se mbi ata pleha Populli thotё “dy gjela s’ këndojnë!” O njeni, o tjetri!
Me siguri do të fitonte“mbreti”, sigurisht, gjithata muhaxhirë nuk do të shtronin shiltet e tyne dhe me ra permbys mbi një asfalt që mban emnin e një Luigj Gurakuqit, kur dihet se vrasësi i Tij, ishte aq i aftë sa tri vjet mbasi vret Luigjin dhe Bajram Currin, ishte edhe i vetshpallun “mbret” me ndihmen e disa kusarëve që u mblodhën në një nga hotelet e Beogradit, në “Bristol”, dhe aty me Pashiqin e Serbisë, nenshkruen pazarllekun e tyne të njohun, në gushtin e vitit 1924, e mbas kater muejsh Ahmet Zogu erdhi me disa, po u themi çetnikë të serbëve, po ma shumë hajdutë e cuba, dhe rrëzuen qeverinë me një lloj pagese, që qeveritarët tanë ia kanë marrë doren: “Tue i dhanë Serbisë Trojet Shqiptare”!
Mbreti i vetshpallun me “vullnetin” e Popullit Shqiptar, edhe pse njihej një vrasës ordiner, që me vrasjen e Trimit të Vlonës, Avni Rrustemit, bahet “mbret i Shqiptarëve” kur jo ma pak se ¾ e Shqipnisë janë nën sundimin e serbëve e grekëve edhe sot e asaj ditë...madje, dhe na paska “formue” Shtetin Shqiptar, se ka perpilue Kushtetuten, Kodin Civil e Penal të shtetit! – Po cili nen i asaj “Kushtetutë” shpallë mbret një vrasës që në vitin 1924 merr gjakun e dajës së vet, tradhëtarit Esad Pashë Toptani, simbas “Kanunit të tradhëtarëve të Matit”, dhe në 1924 firmon aktin e tradhëtisë për me rikthye në Shqipni me çetnikë të Serbisë, tue i dhurue Trojet Shqiptare, e tue i shtue “kapar” Shen Naumin e Vermoshin me Krahina të Kelmendit...dhe, porsa hyp në kolltukun e siguruem nga Serbët, vret Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Don Gjon Gazullin, etj. etj.
Ikë bash ky hajdut i thesarit të Shtetit Shqiptar në vitin 1939...pa shkrepë një pushkë dhe lëshon “mbretninë” në dorën e kumarxhijve të Luftës së Dytë Botnore, mbasi ka me vete edhe shtatë arka me ar, brilanta e vlera të grabituna nga Populli, dhe me pafytyrësi u kerkon anglezëve në Londer nё vitin 1943 se: “Unë kthehem në Shqipni, por më hiqni prej andej Klerin Katolik Shqiptar!”
Nuk e kishte lexue artikullin e “Ora e Maleve” në 1924: “Gabove Hilë!”...
Anglezët nuk kishin nevojë me ardhë e me i pastrue rrugen Ahmet Zogut, ata me anën e “atyne” që kishin gjetë agjentin puçist të 1924 në Bristol, kishin sigurue masonist e terrorist anadollak edhe ma të zotin se até, i cili nuk kishte aspak nevojë me ardhë këtu anglezet dhe “me i hjekë Klerin Katolik”, po me i hjekë vet ai ma mirë se anglezët...

Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës
Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)
Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”
Shenim nga F.Radovani: Mirënjohje të përjetëshme Atdhetarit Gjon Kamsi!

Të pranosh se Shteti Shqiptar kishte mbret Ahmet Zogun domethanë me u pajtue me Shqipninë e coptueme të 1913, dhe pikërisht këtu qendron tradhëtia e Ahmet Zogut dhe e Enver Hoxhës,
që në angazhimin me kolltukun e Shtetit për me vjedhë dhe me u pasunue ata vetë, edhe pse shumica e Shqiptarëve ishin të pushtuem nga Serbët dhe Grekët, pranojnë edhe me deklarue: Ahmet Zogu, në Londer: “Unë kthehem në Shqipni, por më hiqni Klerin Katolik...” ndersa, Enver Hoxha në 1946 në Konferencën e Paqës në Paris, “Tani né nuk kemi asnjë problem kufinjësh me aleaten tonë, Jugosllavinë...”
E si mund të nderohen kёta tradhëtarë tё Atdheut nga Populli Shqiptar sot ?
Tradhëtarët e Atdheut sot po sundojnë Shqiptarët Muslimanё e Kristjanё!
Kam pershtypjen se Shqiptarëve as kjo nuk u ban pershtypje!!
Shqiptarët e dijnë edhe até se “sundimtarët e sotem janë vëllezër gjaku me turqit”!
Nanë Tereza në Rinas tha në vitin 1997: “O Zot, hiqi mallkimin Shqipnisë!”
Melbourne, Dhjetor 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Përpara
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Shtator 2014, 19:25
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari