"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Pulsi, tensioni dhe roli i saj në trupë - 14.VII.2011
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pulsi, tensioni dhe roli i saj në trupë
Imazh
Aparati matës i tensionit të gjakut si; Sistolik, diastolik dhe pulsin

- Gjaku shërben për të shpërndarë në organin e trupit ushqimin dhe oksigjenin.
- Gjaku qarkullon apo lëviz në trupë nëpërmjet arterieve dhe kapilarve në saj presionit të gjakut që pompon zemra me anë të barkusheve të saj.


Pulsi


Kur pulsi rritet?
Imazh

1. Pulsi asht numri i të rrahurave të zemrës për minut. Zemra rrah ma shpejt, kur njerzit janë duke krye aktivitet fizik, sepse, gjaku ma shpejtë do të do të nxjerri oksigjenin O2 nga musklat.
2.Stresi dhe nervoziteti.

Kur pulsi asht i ulët?
Imazh
Në këtë pozicion të shtrirë qetsohet qytetari dhe bie pulsi dhe tensioni

- Pulsi asht i ngadalshëm në mëngjez kur ngrihemi prej gjumit, pasi nuk asht përdor energji.
Volumi për minut i zemrës asht numri i litrës së gjakut, që zemra pompon, hedhë në aortë e aorta e dërgon në arteriet dhe në kapilaret për ta shpërnda si ushqim dhe oksigjen në trupë. Dhe volumi për minut caktohet në pulsin aq herë në një sasi gjaku, që nxjerr prej zemre nën çdo rrahje të pulsit, ku te njerzit asht rreth 80 ml.
Kur njerzit janë të mirë-trajnuem apo muskulozë, rritet aktiviteti produktiv i zemrës, dhe për këtë arsye mundsia e pushimit të zemrës është shpesh më e ulët, sepse ata mund të mbajnë në nivel të mjaftueshme të zemrës, edhe pse pulsi është i ulët.
--------------------------------------------------------------
Pulsi nuk gabon me rrahjet e zemrës
Tensioni lejohet 60 deri në 100

Nga Gazeta Standard

Pulsi nuk gabon me rrahjet e zemrës

Sipas një lajmi të botuar në “Mayo Clinic”, mesatarja e rrahjeve të zemrës në minutë për një njeri është 60-100 rrahje. Specialistët shpjegojnë se shpejtësia e ulur e rrahjeve të zemrës tek një njeri i shëndetshëm tregon për një funksionim jo të mirë të saj. Duke ditur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës, mund të informoheni rreth shëndetit të zemrës suaj dhe të parandaloni sëmundjet e mundshme. Nën shpejtësinë e ulur apo të ngritur të rrahjeve të zemrës mund të fshihet një problem. Prandaj nëse rrahjet e zemrës suaj janë nën 60 apo mbi 100 duhet të shkoni menjëherë tek doktori. Për të matur rrahjet e zemrës mjafton të kontrolloni pulsin. Mbajeni dorën të hapur ndërsa dy gishtat e dorës tjetër veçanërisht gishtin e madh të dorës vendosini mbi kyç. Ose mund të vendosni tre gishtërinjtë tek qafa , nga ana e tubit të frymëmarrjes. Kur ta ndjeni pulsin numëroni rrahjet e zemrës për 10 sek. Ndërsa kryeni këta praktika mos harroni që faktorët e mëposhtëm ndikojnë tek rrahjet e zemrës: niveli i aktivitetit, shkalla e ushtrimeve, temperatura e mjedisit, mënyra e qëndrimit (p.sh qëndrimi në këmbë apo shtrirë), ndjenjat, emocionet, gjerësia e trupit, përdorimi i ilaçeve te ndryshme.



------------------------------

Kur pulsi asht në rregull


1. Normalisht, pulsi i zemrës ndodhet mes të 50 deri në 70 të rrahura në minutë.
2. Volumi për minut që hedh gjak në trupë asht rreth 50 deri në 80 ml.
Kur trupi ka nevojë për më shumë oksigjen gjatë aktivitetit fizik duhet patjetër për oksigjen dhe hedhje të gjakut ma shumë në trupë.


Presioni gjakut ka dy treguesa:

1. Presioni sistolik
2. Presioni diastolik

- Presioni/tensioni i lartë – apo presioni sistolik, që pompon gjak zemra nëpër aortë dhe aorta e shpërndan .
- Presioni/tensioni i ulët quhet presioni diastolik i qetësisë të zemrës, kur arteriet e kapilaret nuk kanë gjak.
- Presioni i gjakut quhet normal kur është në shifrat 140-90 mmHg.
- Pulsi normal - rrahjet e zemrës janë 60-80 në minutë.



Tensioni diastolik:

- Normal; 140 – DT-Diastolik – momenti i pushimit, që pret të kthehet gjaku/90 – ST-Sistolik – pompimi, shpërndarja e gjakut në trupë – nuk ka gjak në arterie e kapilarë.

- Kritik; 160 - Diastolik/95 – Sistolik

- Shumë e lartë; 180 Diastoli/95 – Sistolik

Tensioni i gjakut për të rinjë;
ST ashtë 100 - 120 mm Hg
DT ashtë 70 - 80 mm Hg


Tensioni tradicionalishtë ashtë 120 mbi 80 dhe shkruhet si; 120/80.

Të dy tregues si presioni sistolik dhe ajo diastolik maten në mm zhivë - Hg
- Në qoftëse presioni i gjakut ashtë mbi 140/90 kanë njerzit presion të lartë të gjakut.
- Në qoftëse ashtë tensioni gjakut mbi 160/95, lypset që njerzit të trajtohen te mjeku me medikamente mjeksore.

Rreziku i tensionit të lartë jepë tromboza, mpiksje dhe hemoragji cerebrale(derdhje gjaku në tru)


- Presioni lartë shkaktohet nga;
Imazh

1.Pirja e duhanit
2.Mbipesha trupore
3.Stresi
4.Mungesa e lëvizjeve apo gjimnastikës
5.Kolesterol në enët e gjakut apo depozitimet e yndyrnave në arteriet dhe kapilaret dhe sforcon punën e zemrës për të shpërndarë, pompue gjak në gjithë trupin, nëse enët e gjakut/arteriet janë ngushtsue.


Presioni i ulët shkaktohet


1. Kur presioni asht nën vlerat 110/60, pra asht zvoglue sjell mungesë të gjakut dhe duhet trajtue nga mjeku hematolog, mjeku specialist i gjakut.

U pregatitë në shqip prej Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 14.VII.2011



- Tensioni i lartë në vetvete nuk është gjë e mirë, por është një masë treguese për forcën e zemrës, kur pacienti ndodhet në kushte e një gjendje emergjente në spital.
- Tensioni arterial mund të ndryshojë çdo ditë, çdo minutë në varësi nga puna që bën aktiviteti, gjendja zgjuar apo në gjumë, kushtet atmosferike si temperaturat e larta e të ultat.

E mira apo e keqja e tensionit të ulët dhe asaj të lartë

Sipas mjekve me tension të ulët jeton gjithë jetën.
Një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. Gjatë kohës që pacienti arrin në spital duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë.

Shenjat e hipertensionit:

Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
Gumëzhitje të veshëve
Marramendje
Ndonjëherë del gjak nga hundët
Depresion pa e ditur shkakun
Personi është i shqetësuar dhe i irrituar
Skuqje e fytyrës
Ndjenja të fikëti


Si të rritet natyralisht tensioni i gjakut?

Stërvitja
Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës. Gjithashtu, gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet sepse zemrës i duhet të pompojë më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut me qëllim që të ushqeje muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar, muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie.

Si mund ta mirëmbajmë dhe kurojmë zemrën natyralisht?

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.


Panxhari i kuq rinon dhe e rrit energjinë e jetës
Nga xadi
02 May 2011
Panxhari i kuq është bar natyror për të ruajtur organizmin sa më të ri, tërheq lëkurën, neutralizon acidet e tepërta në lukth, aktivizon krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe rrit ose përmirëson humorin. Merënëse e përshpejton metabolizmin e organizmit, ndihmon për djegien e yndyrave. Kjo zarzavate është shumë e pasur me hekur dhe u rekomandohet personave anemikë, sepse mbron rruazat e kuqe të gjakut dhe rrit elasticitetin e enëve të gjakut. Në atë formë përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.
Fryti përmban sasi të caktuar të kobaltit i cili merr pjesë në formimin e vitaminës B12. Këtë vitaminë përmbajnë vetëm prodhimet nga mishi dhe nuk e ka asnjë nga perimet e tjetra përveç panxharit të kuq. Për këtë arsye u rekomandohet sidomos vegjetarianëve, për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës B12, e cila merr pjesë në krijimin e eritrociteve në gjak.
Nutricionistët sugjerojnë që të konsumohet i freskët ose si lëng i cili do të përzihej me ndonjë pemë tjetër. Lëngu i panxharit të kuq përmban komponentë nga grupi i nitrateve i cili ul tensionin e gjakut. Nuk rekomandohet gjatë osteoporozës ose nëse keni probleme me gurët në veshkë, sepse ul absorbimin e kalciumit në organizëm.
femina.al

E pregatiti materialin Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 14.VII.2011


Si mund te kurosh tensionin e ulet?

Ndjen gjithmonë lodhje dhe je tepër i rënduar? Momenti më i keq është kur zgjohesh në mëngjes? Ke një marrje mendsh kur ngrihesh, pasi ke qenë ulur? Nëse të ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuash nga tensioni i ulët. Ja sesi mund ta kapërcesh:

- Fillimisht matë tensionin dhe sigurohu nëse ke vërtet tension të ulët. Fatkeqësisht nuk ka mënyra që të zgjidhin përfundimisht këtë problem, por nëse do të kesh kujdes disa pika, atëherë do të jetosh më mirë. Nuk këshillohen ilaçe, që në krahasim me kurimet natyrore, janë gjithmonë në disavantazh, sidomos kur bëhet fjalë për një problem që mund të zgjidhet vetëm.

- Mbi të gjithë kërko të korrigjosh zakonet e ushqimit.
- Megjithëse mund të mos jesh një konsumator i madh pijesh, sforcohu që të pish shumë gjatë ditës.
- Uji të ndihmon jo pak për të rritur nivelin e tensionit dhe për ta mbajtur stabël.
- Në dietën tënde përfshij edhe shumë fruta e perime.
- Konsumo një mëngjes të pasur dhe pij gjithashtu pak kafe me sheqer,
- një lugë mjaltë, pasi ndihmon shumë.

- Bëj shumë aktivitet fizik, duke shmangur të dalësh në orët më të nxehta, apo të kryesh sforcime të tepruara.
- Ndonjëherë duhet të kesh parasysh të bësh dush të ftohtë, pasi lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë banjos këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës.

E martë, më dt. 16.10.2012
E pregatiti redaksia e shëndetit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pulsi i ulët i zemrës(bradycardia)
Imazh

- Pulsi i ulët i zemrës ashtë kur pulsi rreh ma pak se 50 rrahje në minutë në gjendje të qetë.
Në përgjithësi, një pulsë nën 50 tregojnë se zemra nuk mund të pompojë sasi të mjaftueshme të gjakut të trupit (bradycardia).
Megjithatë, shumë atletë të mirëtrajnuem kanë një pulsë të ulët të zemrës nën 50, ku zemra pompon një volum ma të naltë të gjakut në trup dhe për këtë arsye nuk duhet të rrahë kaq shumë herë pulsi.

Çfarë ashtë një impuls i ulët?
I referohet një pulsi të ulët të zemrës të quejtun bradikardia - dhe përkufizimi i kësaj ashtë kur zemra rreh ma pak se 50 herë në minutë.
Termi Bradikardia mund të përdoret në dy kontekste:
Diagnoza:
Diagnoza ashtë bradycardia, zemra ka probleme në pompimin(shpërndarjen) e gjakut të mjaftueshëm nëpër trupë.
- Si karakterizim fiziologjik: Një person me pulsin e ulët në formë të mirë fizike, kanë një muskul të fortë të zemrës, e cila shkakton tendosje në zemër në një masë më të vogël, kur zemra pompon gjakun në trupë.
- Kjo do të thotë se një puls i ulët ose mund të jetë një shenjë e shëndetit të mirë ose një problem shëndetësor.

Fiziologjia dhe pulsi i zemrës
Një puls i ulët ashtë në përgjithësi një shenjë që ju keni shëndet të mirë, dhe se ju jeni një individ i shëndetshme. Si rregull mund të thuhet se një zemër me pulsë 50-100 rrahje në minutë ashtë normale apo e pranueshme për të rriturit. Shih gjithashtu. artikullin mbi normën normale të pulsit të njeriut të zemrës në përputhje me rrethanat. Niveli ma i ulët i pulsit se 50 rrahje në minuta si jo e zakonshme gjenden te atletët ose të rinjtë (16-25 vjeç) të cilët janë në gjendje të mirë shendetsore. Mosmarrëveshja në fushën e mjekësisë, ku disa njerëz kanë predispozicion gjenetik të kenë një puls të ulët.

Bradikardia si një term mjekësor
Ndonjëherë një pulsë i ulët të zemrës mund të jejë shenjë për probleme shëndetësore - veçanërisht nëse ka lidhje me problemet e sistemit elektrike të zemrës. Nëse mjeku percakton si diagnozë bradikardia-n, në ato raste ma shpesh kryesisht për shkak se zemra ka probleme në pompimin e mjaftueshme të gjakut në trupë. Bradikardia shfaqet, për shembull në sëmundje të zemrës, në grenblok, në blok - zemër, në asystoli, në sindromin e patologjisë të sinus-it dhe në sindromin e Adams-Stokes. Përveç kësaj, pulsi shpesh bie me rritjen në moshën(mplakjen). Ndonjëherë termi bradikardia përdoret edhe në raste, p.sh. në shqetsimet e zemrës ose shqetsime në ritmin e pulsit të zemrës(Aritmia - shregullime në të rrahunat e pulsit o ma pak ose ma shumë nga normalja – arrhythmia) e cila në fakt ashtë pak mashtruese, pra jep reagime të gabueme.

Një puls i ulët - i sëmurë
Në vijim mund të jenë simptoma që ju keni një të sëmurë me pulsë të ulët të zemrës, - dmth. bradikardia për shkak të shëndetit të dobët:
- Lodhje
- Marrjmendsh
- Gulçim
- Dhimbja në gjoks
- Kanë tendencë të fikët
Ma naltë mund të jetë për shkak të pulsit ulët të zemrës, e cila është gjithashtu çon në një rënie të presionit të gjakut.
Këto simptoma nën normalen nuk do të ndodhë në qoftë se ju keni një pulsë të ulët të zemrës për shkak të moshës apo për njerzit në formë të mirë fizike nga sporti. Nëse ju përjetoni këto simptoma të masipërme, ju duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun.

Një puls i ulët i shëndetshëm

Mënyra ma e mirë për të pasë një puls të shëndetshëm të ulët ashtë trajnim dhe ushtrime fizike, që forcojnë muskujt e zemrës, duke ulë pulsin e mënyrë të shëndetshme. Llojet sportive mund të jenë; vrapi, noti, kercimi me litarë, tenisi dhe futbolli.
Përparësia e trupit me një puls të ulët të zemrës ashtë se zemra ashtë ma pak e tendosun kur pompon gjakun në trupë dhe në këtë mënyrë bahet ma shumë efektiv organi i zemrës.

Shënim:

- Çka ashtë nervi vagus?
Nervi vagus (i quajtun edhe nervi pneumogastric ose nervi i X-të i kafkës të kryetit) ëashtë i dhjeti nga dymbëdhjetë palë nerva të kafkës (ose cerebrale) ose thjesht CNX, që fillon nga trungu i trunit (i përbamë nga pjesa kurrizore dhe te ura e mesencefalit). Nervat e kafkës ekzistojnë si çifte dhe ka dymbëdhjetë palë të tilla, megjithatë këto zakonisht janë të përmenduna në njëjës.
Nervi vagus fillon nga pjesa kurrizore e shtrirë dhe shkon përmes vrimës të qafës, poshtë në gjoks dhe në bark.
2 Nerva vagus kalon drejtë dhe nga e majtë janë ndër ma të randsishëm të trupit, si dhe ma i gjatë dhe ma i degëzuemi në mesin e nervave të kafkës.
Emri i saj vjen nga fjala latine vagus, e cila fjalë për fjalë do të thotë "endacak".

- Bradycardia ashtë gjithashtu pjesë refleksive e zhytjes gjitarëve.

Pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E mërkurë, më dt. 2.IV.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Korrik 2014, 08:24
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari