Cdo gje qe ju nevojitet nga interneti
Dedikuar te gjitha informacioneve mbi sherbimet e nevojshme per shqiptaret brenda dhe jashte atdheut
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
Rezultatet e Zgjedhjeve vendore në Shqipëri - 8 maj 2011
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rezultatet e Zgjedhjeve vendore në Shqipëri - 8 maj 2011
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë
Imazh
Imazh
Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 16, të dt.8.5.2011 në Shqipëri


Rezultatet i pjesmarrjes të votuesve në Votime deri në orën 19 të dt.8.5.2011 në Shqipëri
Imazh


Shënim;


Redaksia e Zgjedhjeve do të japi rezultate të sakta periodike jo nga shtabet e partive prej datåes 8 maj 2011 - Dita e zgjedhjeve vendore në Shqipëri



-----------------------------------------------------------------------------------
Disa të dhana kryesore për aktorët pjesmarrës në Zgjedhjet Vendore të 8 majit të 2011 në Shqipëri


Të dhëna kryesore për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011 në Shqipëri

- Marrin pjesë 53 parti nga 56;
Nga këto 53 parti, 45 janë grupuar në dy koalicione të mëdha:
22 parti në aleancën e djathtë - Aæeanca për Qytetarin - AQ
23 parti në aleancën e majtë. – Aleanca për Ardhmërinë – AA

- 872 kandidatë për kryetarët e bashkive apo komunave
Zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, pra fiton kush merr më shumë vota.

- 4882 qendra votimi në Shqipëri

- 3 166 279 shtetas kanë të drejtën e votës

- 6152 vende këshilltarësh duhen - votohet/ garohet 6882 kandidatë.

- 2 fletë votimi janë;
Një për kryetarin e bashkisë ose të komunës dhe një fletë tjetër për këshillin.

- Në Tiranë ka katër fletë votimi;

1.Një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës
2. Një për Këshillin e Bashkisë
3. Një për kryetarin e Njësisë Bashkiake
4. Një për këshillin e Njësisë Bashkiake

- Orari i Votimit;
07:00 - 19:00


Por kryetarët e njësive vendore përfaqësojnë në nivel lokal pushtetin ekzekutiv. Atë që quhet "pushtet përfaqësues" e ushtrojnë këshillat bashkiakë ose komunalë. Këshillat e 384 njësive vendore kanë gjithsej 6152 vende këshilltarësh dhe në Tiranë ka katër fletë votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një fletë votimi për kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe një fletë për këshillin e Njësisë Bashkiake. Për këto vende garojnë 6882 kandidatë. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, pra votat e marra nga partitë jashtë apo brenda koalicioneve përllogariten sipas një formule matematikore dhe pastaj mandatet u shpërndahen partive.

Ku votohet? Zakonisht qendrat e votimit janë në ambiente publike, shkolla, kopshte, cerdhe, dhe kur nuk është e mundur, edhe në ambiente private të marra me qera.

Gjithsej në rang republike ka 4882 qendra votimi. KQZ ka nxjerrë një spot informues sesi veprohet brenda një qendre votimi.

Për zgjedhjet e këtij viti ka 3 166 279 shtetas që gëzojnë të drejtën e votës. Për këta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka printuar 3 710 698 fletë votimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Komisioni i Zgjedhjeve Vendore për Qarkun e Shkodrës për 8.5.2011


KZAZ NR 40 - SHKODËR

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni
ALTIN XHAHYSA PBDNJ Anetar
DODË MEHMETAJ PS Anetar
EDVIN REXHEPI LSI Anetar
MARCELINA GJELUCI PD Anetar
NERITAN KALAMISHI PD Zv/Kryetar
SUEL HADRI PD Sekretar
VALBONA TULA PS Anetar
ZAMIR LLAZANI PS Kryetar
Zyra Adresa Pallati Sportit Q.Dervishi Shkodër


KZAZ NR 41 - BUSHAT

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni
ARDITA SHIMAJ LSI Anetar
AUREL HILA PS Anetar
DEDË LEKA PS Zv/Kryetar
ERNEST MHILLAJ PD Anetar
KANTO GJOKA PD Anetar
NDOC SHABEN PD Kryetar
SOKOL SHKRELI PBDNJ Anetar
ZAMIR LEKA PS Sekretar
Zyra Adresa Shkolla e mesme Bushat Bushat


KZAZ NR 42 - SHKODËR

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni
ARVIT OSJA PBDNJ Anetar
BENARDIN NDOJ PD Sekretar
GENC TUSHA PD Anetar
GJON FTONI PS Kryetar
GLEDIS CELIKU PS Anetar
PREKE MARKU PD Zv/Kryetar
SHKELZIM GURI LSI Anetar
Zyra Adresa Shkolla 9 vjeCare Xheladin Fishta Shkodër


KZAZ NR 43 - PUKË

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni
ASTRIT MECI PD Kryetar
FATJON FETA PS Sekretar
FATMIR SHKJAU PS Zv/Kryetar
LIZA VOCI PS Anetar
LUMNIJE KUCI LSI Anetar
MIRASH MARDODAJ PD Anetar
NAZMIE TAFILAKU PD Anetar
NDOC GJONI PBDNJ Anetar
Zyra Adresa Shkolla 9 vjecare Migjeni, Pukë Pukë


KZAZ NR 44 - MALSIA E MADHE

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni
BARDHOK LUGAJ PD Zv/Kryetar
MIMOZA LULAJ PD Anetar
MUSTAF MUSTAFAJ LSI Anetar
NIKOLLE GJINAJ PD Sekretar
PJETËR PRECAJ PS Anetar
RIFAT ÇOKAJ PS Kryetar
RIFAT YMERI PBDNJ Anetar
XHELADIN UJKAJ PS Anetar
Zyra Adresa Drejtoria e Shendetit Publik Koplik


Qarku SHKODER
ZAZ 40
Rrethi SHKODER

BASHKIA SHKODER

ZAZ 41
Rrethi SHKODER

KOMUNA ANA-MALIT
KOMUNA BERDICE
KOMUNA BUSHAT
KOMUNA DAJC-SHKODER
KOMUNA GURI I ZI
KOMUNA VELIPOJE

ZAZ 42
Rrethi SHKODER

BASHKIA VAU-DEJES
KOMUNA HAJMEL
KOMUNA POSTRIBE
KOMUNA PULT
KOMUNA RRETHINAT
KOMUNA SHALE
KOMUNA SHLLAK
KOMUNA SHOSH
KOMUNA TEMAL
KOMUNA VIG-MNELE

ZAZ 43
Rrethi PUKE
BASHKIA FUSH-ARREZ

BASHKIA PUKE
KOMUNA BLERIM
KOMUNA FIERZE-PUKE
KOMUNA GJEGJAN
KOMUNA IBALLE
KOMUNA QAFE-MAL
KOMUNA QELEZ
KOMUNA QERRET
KOMUNA RRAPE


ZAZ 44
Rrethi MALESI E MADHE
BASHKIA KOPLIK
KOMUNA GRUEMIRE
KOMUNA KASTRAT
KOMUNA KELMEND
KOMUNA QENDER-MALESI E MADHE
KOMUNA SHKREL


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe për komunat në Shqipëri për Zgjedhjet Vendore të 8.5.2011


Tiranë
Edi Rama - PS
Lulzim Basha - PD

Durrës
Vangjush Dako - PS
Ferdinand Xhaferri - PD

Elbasan
Qazim Sejdini - PS
Durim Hushi - LSI

Vlorë
Shpëtim Gjika - PS
Ardian Kollozi - PD

Fier
Baftjar Zeqaj - PS
LSI

Shkodër
Për kryetar bashkie
Genc Uruçi - PS
Lorenc Luka – PD

Kandidatët për Komunat e Shkodrës të PD-ës
Hajmel - Lekë Bibaj
Mnel Vig - Pjetër Lleshi,
Në bashkinë e Vaut të Dejës - Gjon Marku
Në komunën Ana e Malit - Arben Ceni,
Në komunën Dajç - Arben Gjuraj
Në bashkinë Velipojë - Nikollë Marku.

Lezhë
Gjok Jaku – PS
- LSI
Korçë
Niko Peleshi - PS
Andrea Mano – PD


Lushnje
Fatos Tushe – PS

Sarandë

Stefan Çipa – PS

Berat
Fadil Nasufi – PS

Pogradec
Artan Shkëmbi – PS

Kukës

Alfred Cenga – PS

Gjirokastër
Flamur Bime - PS


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
11.700 persona u kthyen në atdhe për votime

Policia: 11.700 persona u kthyen në atdhe për votime
7.5.2011
Gjatë ditës së sotme kanë hyrë në Shqipëri mbi 11.700 persona, të cilët duket se janë kthyer në atdhe, enkas për të votuar. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se në Rinas kanë hyrë 1897, në Shkodër në pikën kufitare Muriqan kanë hyrë 253, nga Hani i Hotit 258 persona, nga Kukësin në pikën e Morinit 1066 persona, nga Qafë Prushi 162 persona, nga Qafë Morini 421 persona, nga Bllata e Dibrës 249 persona, nga Durrësi 687 persona, nga Vlora 400 persona, nga Saranda 230 persona, nga Q. Bota 866 persona, nga Ripsi 25 persona, nga Kakavija 2798 persona, nga Tri Urat 330 persona, Kapshtica 1517 persona, Gorica 59 persona, Tushemishti 73 persona, Qafë Thana 328 persona.

www.sot.com.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJOFTIM PËR SHTYP të KQZ-ës e dt. 21.5.2011
Imazh

Tiranë, më 22.05.2011

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 21.05.2011 vijoi punën kryesisht me shqyrtimin në rrugë administrative të ankimeve të paraqitur nga subjekte të ndryshëm zgjedhorë ndaj vendimeve të komisioneve zgjedhore.
Në seancat plenare të paradites dhe pasdites, u shqyrtuan katër kërkesa ankimore, si dhe u caktuan relatorët për verifikimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes për tetëmbëdhjetë kërkesa ankimore të paraqitura pranë KQZ. Gjithashtu, u relatuan rezultatet e verifikimit të elementëve të formës dhe përmbajtjes për 27 kërkesa të tjera ankimore, duke caktuar sipas rastit datën dhe orën e seancës për shqyrtimin e tyre.


Në mbledhjen e orës 21.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në cilësinë e KZAZ për njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë, kqyri duke respektuar të gjithë procedurat përkatëse ligjore dhe me transparencë, 14 kuti votimi që i përkasin KZAZ 49.
U gjendën në total 46 vota të panumëruara. Nga ky total, 45 vota u vlerësuan të vlefshme dhe 1 votë e pavlefshme.
Nga totali prej 45 i votave të vlerësuara të vlefshme dhe të numëruara rezultoi se:
- 22 vota i përkasin kandidatëve për Kryetar të Bashkisë Tiranë;
- 2 vota i përkasin kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë;
- 2 vota i përkasin kandidatëve për Kryetar të Njësisë Bashkiake;
- 19 vota i përkasin kandidatëve për Këshillin e Njësisë Bashkiake Tiranë;

Nga 22 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Kryetar të Bashkisë Tiranë, rezultoi se:
- për kandidatin, z. Edi Rama u numëruan 9 vota të vlefshme;
- për kandidatin, z. Lulzim Basha u numëruan 13 vota të vlefshme;

Nga 2 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, rezultoi se:
- një votë për subjektin zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë;
- një vota për subjektin zgjedhor LSI;
Nga 2 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Kryetar të Njësisë Bashkiake, rezultoi:
- znj. Jeta Seitaj, dy vota të vlefshme;
Nga 19 votat e numëruara që i përkasin kandidatëve për Këshillin e Njësisë Bashkiake, rezultoi se:
- 11 vota për subjektin zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë;
- 6 vota për subjektin zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë;
- 2 vota për subjektin zgjedhor LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mbyllet Numërimi/LULZIM BASHA FITON TIRANEN
Imazh

-- Pak minuta më parë KQZ finalizoi dhe kutitë e fundit të ardhura nga KZAZ nr.49

-- Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë

KQZ mbylli procesin e numërimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe nesër pritet zbardhja e vendimit që e shpall Lulzim Bashën si fitues të bashkisë së Tiranës me 78 vota diferencë me rivalin e tij të opozitës. Procesi s’ka asnjë pikëpyetje nga ana e integritetit dhe pritet të mos pësojë ndryshime as gjatë procesit të ankimimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandaton Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Pas një maratone të gjatë procesi, prej më shumë se 2 javësh nga dita e votimit, KQZ në rolin e KZAZ-së së Tiranës, finalizoi sot procesin e numërimit të votave të kontestuara, duke shpallur edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve, i cili është kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. Lulzim Basha fitoi këtë garë me një diferencë prej 78 votash. Lulzim Basha arriti të marrë 171 vota, kundrejt 83 votave të kandidatit socialist, Edi Rama. Numërimi i kutive të fundit që kishin mbërritur nga KZAZ nr. 49 në kryeqytet që i përket njësisë bashkiake nr. 5, nuk ndryshoi të dhënat në rezultate, edhe pse të dy kandidatët kanë marrë vota të konsiderueshme. Epërsinë e tij, Lulzim Basha e kishte vënë që në numërimin e vota të kontestuara në njësitë bashkiake nr. 8, nr. 6, nr. 9 dhe nr.1 1. Numërimi i çdo vote të qytetarëve tregoi se verdikti i tyre ishte për ndryshimin e madh të kryeqytetit, të atij ndryshimi që do të pagëzohej në 8 maj 2011. Sigurisht, kjo nuk është një fitore për Lulzim Bashën, as për Partinë Demokratike apo koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, por në radhë të parë është një fitore për vetë qytetarët e Tiranës, të cilët me vullnetin e tyre të pavarur, i dhanë fund dogmës së betonit, abuzimit dhe keqadministrimit të qytetit. Tirana pritet të njohë një dimension të ri zhvillimi si dhe një kulturë demokratike në drejtim të menaxhimit, administrimit dhe shërbimit ndaj qytetit dhe komunitetit.


Arben Ristani: respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë

“Zgjedhësi ka votuar ndershëm, lirshëm si dhe ka hedhur votën atje ku ai mendonte se duhet ta hidhte. Ne respektuam të drejtën legjitime të qytetarëve për të numëruar çdo votë të vlefshme” Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh dje pas mbylljes së numërimit të votave të kontestuara se institucioni që ai kryeson, zbatoi ligjin si dhe respektoi të drejtën kushtetuese të qytetarëve, duke numëruar me përpikmëri votën e tyre. Sipas Ristanit, KQZ u kthye në rolin e një KZAZ-je, për të rregulluar punën e institucioneve në varësi të saj. “KQZ është organi më i lartë i administratës zgjedhore. Ai mund të marrë të gjitha kompetencat e institucioneve në varësi të tij, në këtë rast të KZAZ-ve. Praktika për të është shumë e larmishme dhe ka ecur rigorozisht. Ka shumë raste si në 2011, 2003, 2007 dhe 2009-ën, ku KQZ ka marrë rolin e institucioneve në varësi, për të bërë më mirë atë që këto s’e kishin bërë siç duhet. Ne zbatuam ligjin, për numërimin e çdo vote të qytetarëve të Tiranës. Ligji parashikon që çdo votë është e barabartë. Neni 117 dhe 118 i kodit zgjedhor, parashikojnë qartë se kur vota është e vlefshme dhe e pavlefshme. Votat e hedhura në kutinë e gabuar, janë vota të vlefshme. Zgjedhësi e ka bërë të qartë votën e tij, ai ka votuar vetëm për njërin prej kandidatëve. Vota e hedhur në kutinë e gabuar, ka qenë një gabim teknik”- u shpreh kreu i KQZ-së. Ristani shtoi më tej se do të ishte më e lehtë nëse ligji do ta kishte parashikuar më parë këtë situatë. “E mira do ishte sikur ligji ta parashikonte këtë çështje, por eksperienca zgjedhore në Shqipëri nuk e kishte ndeshur një fenomen të tillë. Kjo për shkak edhe të rezultatit të ngushtë në këto zgjedhje të të dy kandidatëve, për të cilën besoj se edhe për 100 vitet e ardhshme nuk besoj se do të përsëritet”- deklaroi Ristani. Ai tha se vendimi i KQZ, është akt i ankimueshëm si dhe subjektet ankimuese mund të ndjekin rrugët ligjore.


KQZ, i jep fund një maratone të gjatë numërimi votash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje procesin e numërimit të fletëvotimeve të hedhura në kuti të gabuara nga zgjedhësit, gjatë procesit të votimit të 8 majit në bashkinë e Tiranës. Fletëvotimet e fundit që u administruan dje nga KQZ, i përkisnin ato të KZAZ-së nr. 49, në njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet. Para nisjes së këtij procesi, Komisioni u përfshi nga debatet, pasi përfaqësuesit e opozitës, sërish e kundërshtuan numërimin e fletëve të kontestuara, si një veprimtari e paligjshme që nuk parashikohet në kodin zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani mbrojti ligjshmërinë e numërimit të këtyre fletëve, që sipas tij është aplikuar dhe në zgjedhjet e kaluara, ndërsa iu referua dhe rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR të 2009-s. Ai përsëriti se KQZ ka vendosur që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit dhe të numërojë votat e pa-numëruara për kryetar bashkie, këshilli bashkiak, kryetar njësie bashkiake, vota të cilat kanë mbetur të pa-numëruara. “KQZ si niveli më i lartë i administratës zgjedhore ka të gjitha kompetencat ligjore për të përmbyllur procese të tilla duke marrë dhe kompetencat e komisioneve të niveleve më të ulëta të administratës zgjedhore dhe shembuj të tillë kemi pasur me bollëk gjatë historisë së zgjedhjeve, si në vitin 2001, 2003 2007. Pra, ka qenë një rrjedhë logjike dhe një mënyrë të vepruari kjo kur KQZ ka marrë kompetencat e KZAZ-së për ta përmbyllur procesin”, shpjegoi Ristani. Gjatë të shtunës në mbrëmje, KQZ hapi 14 kuti me fletë të kontestuara nga 22 në total që i përkisnin KZAZ-së nr. 49, për t’i dhënë fund procesit të numërimit mbrëmë rreth orës 22:30. Ndërkaq, në fillim të mbledhjes së djeshme, KQZ rrëzoi me 7 vota dy kërkesa ankimore të ardhura nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që kontestonte numërimin e votave për këshillin bashkiak Gjirokastër, si dhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur për komunën Rukaj, Qarku Dibër. Të dyja ankesat u hodhën poshtë me të njëjtin argument si të pabazuara në prova dhe ligj.


Kuti të numëruara - 125

Lulzim Basha, vota të vlefshme - 171

Edi Rama, vota të vlefshme - 83


22-05-2011 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arkitektura e Këshillit bashkiak të Tiranës pas 8 majit 2011
Imazh

Emrat e rinj të Këshillit Bashkiak
E Hënë,23 Maj 2011

Votat e mbledhura nga koalicionet zgjedhore i japin avantazh koalicionit të djathtë, Aleanca për Qytetarin, me një këshilltar më shumë për Bashkinë e Tiranës.Gazeta “Panorama”, pas përllogaritjeve me dy formulat që Kodi Zgjedhor përcakton, si sistemi i D’Hondt dhe sistemi Saint Lague, nxjerr numrin e këshilltarëve që koalicionet zgjedhore ndajnë mes tyre. Më pas, përmes sistemit Saint Lague, bëhet e mundur shpërndarja e këshilltarëve brenda partive të koalicionit. Koalicioni i djathtë, Aleanca për Qytetarin, i drejtuar nga Partia Demokratike me 117717 vota, ka marrë 28 këshilltarë, nga 55 që ka Këshilli Bashkiak i Tiranës. Koalicioni “Aleanca për të ardhmen”, i kryesuar nga Partia Socialiste me 117166 vota, ka marrë 27 këshilltarë. Nisur nga filozofia se si u ndërtuan këto koalicione, Partia Demokratike ka ndarë numrin e këshilltarëve dhe me parti të tjera, duke marrë vetë 19 këshilltarë, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 këshilltarë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 2 këshilltarë e më pas Partia Republikane dhe Partia e Legalitetit me nga 1 këshilltar secila. Ndërsa në koalicionin “Aleanca për të ardhmen”, PS ka marrë një numër më të madh këshilltarësh, 25 dhe dy parti përbërëse të këtij koalicioni, Demokracia Sociale dhe PSV ’91 kanë marrë nga 1 këshilltar. Partia Socialiste ka marrë në Tiranë 100783 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 74530 vota, por pa mundur të përcaktojë shumicën e Këshillit Bashkiak. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit kishte këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 8 majit, dhe pse ka marrë 3675 vota, për shkak se është jashtë koalicioneve, nuk ka marrë asnjë këshilltar. Në zgjedhjet e kaluara vendore të 2007-s, PS bashkë me LSI-në përbënin shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, balanca që u prishën pas debateve për buxhetin e Bashkisë.

Institucionet

Aleanca për qytetarin ka 28 këshilltarë

PD ka 19 këshilltarë

Jorida Tabaku
Ferdinant Poni
Suzana Guxholli
Gëzim Karapici
Niazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
Beqir Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli


LSI ka 5 këshilltarë që nesër, shumë shpejtë kalojnë te PS

Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Erisa Zaimi
Endrit Brahimllari
Blerina Kazaferi

PDIU

Tahir Muhedini
Arian Çuko

PR
Maksim Begeja

PLL
Agim Kraja

Aleanca për të Ardhmen ka 27 këshilltarë

PS ka 25 këshilltarë
Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpëtim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Saliani
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli Çano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama

PDS
Florian Pullazi

PSV ’91
Enver Reçi


ARISTIR LUMEZI

Shënim:

- LZHK-ja ka votuar me 3675 vota për kryetar Bashkije sh.Edvin rama dhe për këshilltarë të PS-ës.


- LSI-ja ka votuar për kryetar bashkije për Edvin Ramën dhe për këshillin bashkiak ka votuar për vete LSI-ja

Këshilltarët bashkiak të LSI-s shumë shpejtë do të kalojnë në krahun e këshilltarve socialsitë. Kështu e marrin të majtët Këshillin Bashkiak dhe do të pengojnë kryebashkiakun Basha për të rindërtuar Tiranën sipas premtimeve elektorale, me qëllimin e vetëm që të rrëzohet nesër lehte në zgjedhjet e ardhëshme dhe në zgjedhjet parlamentare. Gjithë ky teatër antishqiptar bëhet për t'i shpëtuar lëkurën e megakorrupsionistit taleban - Ilir meta si plebej i LSI-së që të shpëtoji nga burgu i sigurtë prej premtimit që i dha dje(më 22.5.2011 - ditë e djelë) në drekë në Durrës me presidentin Bamir Topin për të punuar në llogari të PS-ës dhe të B. Topit


- Partija Komuniste i dha fitoren kryebashkiakut të ri Lulzim Bashës

- Nga rezultati del se Partia Republikane ka votuar për Edvin ramën dhe këshillin bashkiak për socialistët
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KQZ më dt. 23.V.2011 shpalli Lulzim Bashën fitues të Bashkisë Tiranë
Imazh



Kandidatet për kryetar Bashkisë Tiranë ------ Votat

EDI RAMA -Aleanca për të Ardhmen ----- 124705

LULZIM BASHA - Aleanca për Qytetarin ----- 124786

HYSNI MILLOSHI partia Komuniste ----- 1394



Votat per keshill bashkiak të Tiranës ---- Votat


ALEANCA ARBNORE KOMBËTARE 1452

ALEANCA DEMOKRATIKE 1590

ALEANCA EUROPIANE EKOLOGJIKE 440

BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT 859

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR 3635

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM 19688

LIDHJA DEMOKRISTIANE SHQIPTARE 677

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE E SHQIPËRISË 668

PARTIA ALEANCA DEMOKRISTIANE 191

PARTIA ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET 189

PARTIA ALEANCA POPULLORE 245

PARTIA BALLI KOMBËTAR 1060

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT 602

PARTIA BASHKIMI POPULLOR I PENSIONISTËVE SHQIPTAR 488

PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN SHQIPTAR 633

PARTIA DEMOKRACIA E RE EUROPIANE 487

PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE 2819

PARTIA DEMOKRATIKE 72578

PARTIA DEMOKRATIKE E BASHKIMIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË 703

PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISË 1663

PARTIA DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET 6746

PARTIA E GJELBËR 686

PARTIA E PUNËS E SHQIPERISË E RIORGANIZUAR 417

PARTIA E TË DREJTAVE TË MOHUARA E RE 471

PARTIA G 99 1571

PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË 420

PARTIA KONSERVATORE 77

PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT 2982

PARTIA LIGJ DHE DREJTËSI 831

PARTIA ORA E SHQIPËRISË 165

PARTIA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR 356

PARTIA REFORMATORE DEMOKRATIKE 264

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 4274

PARTIA SOCIALDEMOKRATE 1966

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 97787

PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË 91 2432
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4153
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PD fitoi 43 Bashki dhe PS fitoi 22 bashki më 8.5.2011
Imazh


ERALD KAPRI
E Martë, 24.5. 2011
Panorama
Zotërimi i këshillave bashkiakë do të bëhet në shumicë nga koalicioni qeveritar “Aleanca për qytetarin”. Referuar rezultateve zyrtare të KQZ për 65 bashkitë e vendit, rezulton se koalicioni qeveritar ka siguruar shumicën e këshillave bashkiakë në 43 bashki të vendit, ose në 2/3 e tyre.Koalicioni opozitar “Aleanca për të ardhmen” ka siguruar shumicën në 22 bashki të vendit, ose afërisht 1/3 e tyre. Gjithsesi, në afërisht 10 bashki të vendit, shumica mund të përmbyset në varësi të votës së disa kandidatëve të pavarur që kanë arritur të fitojnë. Bashki të tilla, si Berati, Saranda, Himara etj., mund të kenë ndikim më shumë për shkak të votës së të pavarurve apo disa partive jashtë dy koalicioneve të mëdha. Gjithsesi, pavarësisht këtyre bashkive, koalicioni qeveritar do të qeverisë mbi 60 për qind të këshillave bashkiakë në vend.
Bashkitë e mëdha
Bashkitë e mëdha në vend janë ndarë në mënyrë të barabartë përsa i përket zotërimit të këshillave bashkiakë. Në 12 bashkitë e mëdha të vendit, 6 prej tyre do të kenë shumicë të majtë në këshill, ndërsa 6 të tjera shumicë të djathtë. Pavarësisht se në shumicën e këtyre bashkive kanë fituar kandidatë të majtë, ata do të detyrohen të kenë një këshill politikisht të kundërt. Kështu është rasti në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Elbasanit për Partinë Socialiste, por, nga ana tjetër, opozita ka siguruar shumicën në Bashkinë e Lezhës. Nga ana tjetër, duket se shumica e qarqeve, duke llogaritur të gjitha njësitë vendore, me komuna e bashki bashkë, do të qeverisen në shumicë nga koalicioni qeveritar. Aleanca për Qytetarin pritet të ketë shumicën në këshillin e qarkut të Korçës, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Lezhës, Didrës, Shkodrës e Kukësit. Nga ana tjetër, opozita do të ketë tri qarqe në shumicë si Fieri, Vlora, e Gjirokastra, ndërsa qarku i Beratit është ende në dyshim.

Bashkitë e mëdha


1-Berat
Aleanca për të Ardhmen 9095
Aleanca për Qytetarin 8951
Jashtë koalicionit 914

2-Peshkopi
Aleanca për të Ardhmen 2733
Aleanca për Qytetarin 3996
Jashtë koalicionit 216
Të pavarur 469

3-Durrës
Aleanca për të Ardhmen 29 042
Aleanca për Qytetarin 33 000
Jashtë koalicionit 418

4-Elbasan

Aleanca për të Ardhmen 19 951
Aleanca për Qytetarin 22 593
Jashtë koalicionit 663

5-Fier

Aleanca për të Ardhmen 15 084
Aleanca për Qytetarin 12 220
Jashtë koalicionit 428

6-Gjirokastër

Aleanca për të Ardhmen 6848
Aleanca për Qytetarin 4947
Jashtë koalicionit 520

7-Korçë
Aleanca për të Ardhmen 14 898
Aleanca për Qytetarin 13 585
Jashtë koalicionit 1467

8-Kukës

Aleanca për të Ardhmen 2542
Aleanca për Qytetarin 4981
Jashtë koalicionit 283
Të pavarur 1719

9-Lezhë

Aleanca për të Ardhmen 4146
Aleanca për Qytetarin 3831
Jashtë koalicionit 563
Të pavarur 988

10-Shkodër

Aleanca për të Ardhmen 9556
Aleanca për Qytetarin 20 765
Jashtë koalicionit 2397

11-Vlorë

Aleanca për të Ardhmen 21 668
Aleanca për Qytetarin 18 868
Jashtë Koalicionit 1008

12-Tiranë

Aleanca për Qytetarin 117 717
Aleanca për të Ardhmen 117 166
LZHK 3675
PKSH 447

Bashkitë e tjera

Ura Vajgurore

Aleanca për të Ardhmen 2418
Aleanca për Qytetarin 1844
Jashtë koalicionit 190

Kuçovë

Aleanca për të Ardhmen 4982
Aleanca për Qytetarin 3438
Jashtë koalicionit

Çorovodë

Aleanca për të Ardhmen 955
Aleanca për Qytetarin 1805
Jashtë koalicionit 135

Poliçan
Aleanca për të Ardhmen 1361
Aleanca për Qytetarin 1846
Jashtë koalicionit 254

Burrel
Aleanca për të Ardhmen 2655
Aleanca për Qytetarin 3080
Jashtë koalicionit 373
Të pavarur 514

Klos-Mat

Aleanca për të Ardhmen 1549
Aleanca për Qytetarin 2492
Jashtë koalicionit 382
Të pavarur 114

Bulqizë

Aleanca për të Ardhmen 1908
Aleanca për Qytetarin 2320
Jashtë koalicionit 317
Të pavarur 280

Manëz
Aleanca për të Ardhmen 1563
Aleanca për Qytetarin 2297

Sukth

Aleanca për të Ardhmen 2791
Aleanca për Qytetarin 4114
Jashtë koalicionit 17

Shijak

Aleanca për të Ardhmen 2195
Aleanca për Qytetarin 2593

Fushë-Krujë

Aleanca për të Ardhmen 3622
Aleanca për Qytetarin 5126
Jashtë koalicionit 965

Bashkia Krujë

Aleanca për të Ardhmen 2764
Aleanca për Qytetarin 3964
Jashtë koalicionit 731

Belsh
Aleanca për të Ardhmen 2323
Aleanca për Qytetarin 2693
Jashtë koalicionit 217

Cërrik
Aleanca për të Ardhmen 1917
Aleanca për Qytetarin 2633
Jashtë koalicionit 349

Gramsh
Aleanca për të Ardhmen 2404
Aleanca për Qytetarin 2601
Jashtë koalicionit 247

Peqin
Aleanca për të Ardhmen 1089
Aleanca për Qytetarin 2214
Jashtë koalicionit 92

Librazhd

Aleanca për të Ardhmen 1677
Aleanca për Qytetarin 2155
Jashtë koalicionit 196

Përrenjas

Aleanca për të Ardhmen 1638
Aleanca për Qytetarin 2111
Jashtë koalicionit 176

Patos

Aleanca për të Ardhmen 4431
Aleanca për Qytetarin 4685
Jashtë koalicionit 535

Roskovec
Aleanca për të Ardhmen 1485
Aleanca për Qytetarin 1765
Jashtë koalicionit 53

Lushnjë
Aleanca për të Ardhmen 10 048
Aleanca për Qytetarin 9477
Jashtë koalicionit 213

Divjakë
Aleanca për të Ardhmen 2828
Aleanca për Qytetarin 2442
Jashtë koalicionit 253

Ballsh

Aleanca për të Ardhmen 2226
Aleanca për Qytetarin 1997
Jashtë koalicionit 139

Libohovë
Aleanca për të Ardhmen 417
Aleanca për Qytetarin 971

Memaliaj
Aleanca për të Ardhmen 1170
Aleanca për Qytetarin 1158
Jashtë koalicionit 190

Tepelenë

Aleanca për të Ardhmen 1960
Aleanca për Qytetarin 1384
Jashtë koalicionit 270

Këlcyrë

Aleanca për të Ardhmen 973
Aleanca për Qytetarin 837
Jashtë koalicionit 105

Përmet

Aleanca për të Ardhmen 1759
Aleanca për Qytetarin 1931
Jashtë koalicionit 253

Maliq

Aleanca për të Ardhmen 1536
Aleanca për Qytetarin 1452
Jashtë koalicionit 52

Erseke

Aleanca për të Ardhmen 1639
Aleanca për Qytetarin 1022
Jashtë koalicionit 104

Leskovik

Aleanca për të Ardhmen 435
Aleanca për Qytetarin 854
Jashtë koalicionit 51

Pogradec
Aleanca për të Ardhmen 6382
Aleanca për Qytetarin 5958
Jashtë koalicionit 653
Të pavarur 200

Bilisht
Aleanca për të Ardhmen 1410
Aleanca për Qytetarin 2912
Jashtë koalicionit 94
Të pavarur 219

Krumë

Aleanca për të Ardhmen 1060
Aleanca për Qytetarin 2028
Jashtë koalicionit 124
Të pavarur 293

Bajram Curri

Aleanca për të Ardhmen 1169
Aleanca për Qytetarin 1959
Jashtë koalicionit 130

Rrëshen

Aleanca për të Ardhmen 1775
Aleanca për Qytetarin 2259
Jashtë koalicionit 641
Të pavarur 957

Rubik
Aleanca për të Ardhmen 988
Aleanca për Qytetarin 1626
Jashtë koalicionit 296

Laç
Aleanca për të Ardhmen 4620
Aleanca për Qytetarin 5053
Jashtë koalicionit 477

Mamurras
Aleanca për të Ardhmen 2421
Aleanca për Qytetarin 4914
Jashtë koalicionit 411

Vau i Dejës

Aleanca për të Ardhmen 1326
Aleanca për Qytetarin 2770
Jashtë koalicionit 205
Të pavarur 235

Fushë-Arrëz
Aleanca për të Ardhmen 577
Aleanca për Qytetarin 1343
Jashtë koalicionit - 112

Pukë
Aleanca për të Ardhmen - 858
Aleanca për Qytetarin - 1413
Jashtë koalicionit - 181
Të pavarur - 80

Koplik

Aleanca për të Ardhmen 909
Aleanca për Qytetarin - 1195
Jashtë koalicionit - 271

Kamzë
Aleanca për të Ardhmen 10495
Aleanca për Qytetarin 18091
Jashtë koalicionit - 911

Vorë
Aleanca për të Ardhmen - 3194
Aleanca për Qytetarin - 4146
Jashtë koalicionit - 318

Kavaje
Aleanca për të Ardhmen - 3189
Aleanca për Qytetarin - 6813
Jashtë koalicionit - 1209

Rrogozhine
Aleanca për të Ardhmen 1859
Aleanca për Qytetarin 1912
Jashtë koalicionit - 66

Himarë
Aleanca për të Ardhmen - 1550
Aleanca për Qytetarin - 833
Jashtë koalicionit - 1354

Orikum
Aleanca për të Ardhmen 1835
Aleanca për Qytetarin 1685
Jashtë koalicionit 172
Të pavarur 203

Selenicë

Aleanca për të Ardhmen - 919
Aleanca për Qytetarin - 638
Jashtë koalicionit - 183

Sarande

Aleanca për të Ardhmen - 5364
Aleanca për Qytetarin - 5306
Jashtë koalicionit - 1392

Konispol

Aleanca për të Ardhmen - 888
Aleanca për Qytetarin - 784

Delvinë
Aleanca për të Ardhmen - 1309
Aleanca për Qytetarin - 2500
Jashtë koalicionit - 180
Të pavarur 492
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Google [Bot] dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Dhjetor 2014, 19:17
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari