Politika e huaj ne zhvillimet dhe fenomenet e politikes qe ka influencuar ne luftrat boterore.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Palestina/Filistina-Gjeografia-Historia-Politika -Padrejtsia
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Palestina/Filistina - Gjeografia-historia-Politika - Padrejtsia
Gjak që kullon pandal!

Imazh
Harta e Palestinës në vitin 800 pas krishtit sipas Biblës


Palestina në arabisht: فلسطين, në hebraishte:. ארץ ישראל (Eretz Yishrael, dir. Toka e Izraelit
është një nga disa emra që janë përdorur për të caktuar një zonë në bregun lindor të Mesdheut. Gjeografikisht dhe apolitikisht asht quejtur Palestina - "Palestina e lashtë" përfshinte Izraelin e sotëm të vitit 2011, territoret e pushtuara dhe një pjesë të Jordanisë, të Libanit e të Sirisë.


Etimologjia

Termi Peleset asht e transkriptuar nga hieroglifet si P-r-s-t) e gjetur në dokumenta të shumta egjiptiane si një populli fqinj, që ka filluar rreth vitit 1150 para krishtit gjatë njëzetë Dinastive të Egjiptit. Përmendja e parë është menduar të jetë në tekstet e tempullit në Medinet Habu, ku shkruhej për një populli të quajtur Peleset në mesin e Popujve të Detit të cilët e pushtuan Egjiptin nën mbretërimin e Ramesses të III-të. Asirianët e kanë quajtur të njëjtën rajon Palashtu ose Pilistu, duke filluar me Adad-nirarin e III-të, gja që u dëshmue në pllakën Nimrud rreth vitit 800 para Krishtit nëpërmjet perandorit Sargon-it të II-të në analet e tij rreth një shekullit më vonë. As burimet egjiptiane ose asiriane nuk kanë dhënë kufijtë të qarta rajonale për një kohë të caktuem.


Termi Palestinë njihet në shek. e V-të para Krishtit


Përdorimi i parë e i qartë i termit Palestinë i referohej rajonit sinonim të sotëm të përcaktuar në kohët moderne të shekullit 5-të para Krishtit në epokën e Greqisë lashtë.
Herodoti shkroi për krahinën e Sirisë, e quajtur Palaistinê " , ku fillimisht historia e përcaktoi në mënyrë të qartë rajonin Palaistinë, që përfshinte malet e Judesë, Luginën e Jordanisë(që ndodhet nëmes Jordanisë, Izraelit, Bregut Perëndimor dhe Lartësive të Golanit).

Dijetarët e dëshmuen emrin Palestinë në veprat e tyne
Afërsisht një shekull më vonë, Aristoteli përdori një përkufizim të ngjashëm në Meteorologji duke shkruar se "Përsëri nëse është formuar një liqen atje në Palestinë, .....” Më vonë shkrimtarë të tillë si Polemon dhe Pausanias gjithashtu përdorën termin Palestinë për t'iu referuar të njëjtit rajon. Fjala Palestinë u përdor edhe nga shkrimtarët romakë të tilla si Ovidio, Tibullo, Pomponio Mela, Plinio i Vjetër, Dio Crisostomo, Stazio, Plutarku si dhe judetë romak intelektualë çifutë si; Filone i Aleksandrisë dhe Flavio Giuseppe( lindi në Jeruzalem rreth vitit 37 pas Krishtit dhe vdiq në Romë, në vitin 100- të dhe njihet si shkruesi i biografisë së Jezus Krishtit në greqisht. Ai shte një shkrimtar, historian, politikan dhe ushtarak romak me origjinë çifute, ai shkroi veprat e tij në greqisht.).
Straboni, si një gjeograf i shquar i epokës romake (edhe pse ai ka shkruar në greqisht) i ashtë referuar rajonit Coele-Siri rreth viteve 10 deri 20 pas Krishtit.
Termi është përdorur më parë për të treguar një provincë zyrtare rreth vitit 135 pas Krishtit, kur autoritetet romake, pas shtypjes së Kryengritjes së Bar Kokhba, në Provincën e Judesë me Galilenë dhe pranë qyteteve të tjera, si Ashkelon(Fshati u pushtua nga forcat izraelite më 5 nëntor 1948, ku 11,000 arabë palestinezë ishin detyruar të largohen. Në vitin 2010, popullsia e Ashkelonit ishte 112,900.) të formës të quajtur "Siri Palestina"( Siri Palestina ishte një nga provincat romake në vitin 135 pas Krishtit dhe në mes të viti 390 pas Krishtit. Ajo ka qenë themeluar nga bashkimi i Sirisë romake dhe i Judesë romake, pas humbjes së kryengritjes antiromake në Bar Kokhba në vitin 135 pas Krishtit.), të cilën disa dijetarë të shtetit theksuan në mënyrë të plotë se Siri Palestina ishte e shkëputur nga krahina e Judesë.


Rranja e fjalës Palestinë

Emri hebraisht Peleshet (פלשת Pəlésheth) - zakonisht përkthehet si Filistejtë në anglishtë dhe është përdorur më shumë se 250 herë në Bibël. Termi Tora / Pentateuku është përdorur 10 herë dhe kufijtë e saj janë të papërcaktuar. Librat historike më vonë (shih historia Deuteronomistik - Deuteronomist, ose thjesht D, është një nga burimet themelore të Biblës Hebraike, të Dhjatës Vjetër. Ajo është gjetur në librin ,,Ligji i Përtërirë,, në librat e Jozueut, Gjyqtarët, Samueli, Mbretërit te historia Deuteronomistike, ose DtrH dhe gjithashtu në librin e Jeremisë. Mbiemra Deuteronomik dhe Deuteronomistik janë në thelb të këmbyeshme: në qoftë se ata janë të shquar në të gjitha, atëherë i pari i referohet Ligji i Përtërirë dhe i dyti në historinë.) përfshin pjesën më të referencave biblike. Pothuajse 200 prej të cilave janë në Librin e Gjyqtarëve dhe të Librave të Samuelit, ku termi është përdorur për të treguar rajonin jugor bregdetar në perëndim të Mbretërisë lashtë të Judës(Mbretëria e Judës mendohet të ketë qenë një prej disa shteteve, Levanti Jugor- Levant është rajoni gjeografik në kufi me Detin Mesdhe, afërsisht në mes të Egjiptit dhe Anadollit-Turqisë moderne.Levanti Jugore është afërsisht rrethuar nga Palestina, Bregu Perëndimor, Rripi i Gazës, së bashku me shtetet moderne sovrane të Izraelit, Jordania dhe pjesa jugore e Libanit., që u shfaq gjatë Epokës së Hekurit.).


Palestina në periudhën e perandorisë bizante

Gjatë periudhës bizantine, e gjithë rajoni (Siri Palestinë, Samaria/Shomron e ndodhur në Cisjordani dhe Galilea) u quajt Palestina, e ndarë në krahinat Palestina e I-rë Palestina e II-të.
Bizantinët riemëruan gjithashtu një sipërfaqe të tokës duke përfshirë Negev(e rajonit të Izraelit), Sinai(Gadishulli Sinai ose Sinai është një gadishull trekëndëshi në Egjipt rreth 60.000 km2.
Ajo është vendosur në mes të detit Mesdhe në veri, dhe Deti i Kuq në jug, dhe është e vetmja pjesë e territorit egjiptian e shtrirë gjeografikisht në Azi në krahasim me Afrikën, duke shërbyer si një urë e tokës midis dy kontinenteve.), dhe bregun perëndimor të Gadishullit Arabik si Palestina Salutaris, ndonjëherë asht quajtur Palestina III.


Palestinë në arabisht dhe në anglisht

Palestina shkruhet në arabisht فلسطين dhe është në anglisht e transkriptuar si Filistin, Filastin, ose Falastin. Moshe Sharon shkruan qëkur arabët morën Sirinë e Madhe( e njohur edhe thjesht si Siria, është një term që tregon një rajon në Lindjen e Afërt në kufi me Detin e Mesdheut Lindor, ose Levanti.) në shekullin e VII-të pas Krishtit, emrat e vendeve që ishin në përdorim para administratës bizantine në përgjithësi ka vazhduar për t'u përdorur edhe sot. Për këtë arsye gjënden gjurmë në trajtën arabe të përshtatur të fjalës Filastin me ndryshimin në arabisht, të emrave romake dhe emrave (semit) hebraike(Në gjuhësi dhe etnologji, fjala semite, semitike është përdorur më parë për t'iu referuar një familje gjuhën e origjinës të ma së shumti të Lindjes së Mesme, që tani quhet gjuhët semite. Kjo familje përfshin forma të lashta dhe moderne gjuhëve si; Akkadian, Amharic, Arabic, aramaike, Ge'ez, Hebrej, Maltese, fenikas, Tigre dhe Tigrinja ndër të tjera.).
Jakob Lassner dhe Selwyn Ilan Troen ofrojnë një pikëpamje të ndryshme, duke shkruar se Jund Filastin ishte emri i plotë i provincave administrative nën sundimin e kalifatit arab(termi kalifat do të thotë "sundimi i një kalif-i ('pasardhës')", që i referohet sistemit të parë të qeverisjes e themeluar në Islam dhe ka përfaqësuar unitetin politik të komunitetit Musliman të Umetit). Në teori, ajo është një republikë kushtetuese aristokrate-teokratik, Kushtetuta e kalifatit ishte Kushtetuta e Medinës, që do të thotë që kreu i shtetit, kalifi, dhe zyrtarë të tjerë janë përfaqësuesit e popullit dhe e Islamit dhe duhet të qeverisin sipas kushtetuese dhe ligjit fetar të Sheriatit.), që ishte gjurmuar nga gjeografet muslimane si dhe dëshmohet përsëri Filistejtë në Bibël. Përdorimi i emrit "Palestina" në anglisht u bë më e zakonshme pas Rilindjes Europiane. Fjala Palestinë u rigjallërua në përdorim zyrtarisht nga britanikët pas rënies së Perandorisë Osmane dhe në territorin që ishte vendosur nën Mandatin e Palestinës(Mandati Britanik për në Palestinë njihej edhe si Mandati Palestinë. Mandati britanik i Palestinës dhe mandatin për në Palestinë, ka qenë një komision ligjore për administrimin e Palestinës, drafti i së cilës u konfirmua zyrtarisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve(sot OKB) të 24 korrik të vitit 1922, që hyri në fuqi më 26 shtator të 1923.).
Disa terma të tjera që janë përdorur për t'iu referuar të gjitha ose një pjesë të këtij territori, që përfshijnë territore si Kanaananin, Izraelin e Madh(është një shprehje e diskutueshme me disa kuptime të ndryshme biblike dhe politike me kalimin e kohës. Aktualisht, përkufizimi më i zakonshëm i territorit izraelit përfshihen nga ky term në territorin e Shtetit të Izraelit, së bashku me territoret palestineze. Përcaktime të tjera më parë, të favorizuar nga sionizmi, të përfshira në territorin e mandatit britanik në Palestinë me ose pa Transjordan, e cila fitoi Pavarsinë pas 1923), Sirinë e Madhe, Tokën e Shenjtë, Provincën e Judesë, Judea, Izraelin, "Izraeli HaShlema", Mbretëria e Izraelit, Mbretëria e Jeruzalemit, Toka e Izraelit (Eretz Yisrael ose Ha'aretz), Zion, Retenu (egjiptian i vjetër), Siria e Jugut dhe Siria Palestinë.


Historia


Emri Palestinë e ka prejardhjen nga emri Filistea, si vendi i filistejve - e cila ishte një konfederatë me pesë qytete në jugperëndim të Palestinës, që kishte Gazën si kryeqytetin e saj. Liga apo konfederata e Palestinës u shpërbë rreth 1000 para Krishtit, pas një beteje të humbur të palestinezve kundër mbretit David të Izraelit. Si filistejtë dhe izraelitët ishin fise pushtuese nga zonat përreth, disa shekuj më parë ishin ngulitur në Palestinë apo si njihej emri i saj në lashtësi te vendi i kananve që quhej Kanaani.

- David ishte Mbreti i Izraelit dhe fisi i Mesisë - Jezu Krishtit
Zoti i premtoi Davidit një mbretëri të përjetshme

Mbreti David ishte mbreti i dytë i Izraelit, pas Saulit sipas Testamentit të Vjetër. Ai ishte një njeri profetë, që fliste me Zotin dhe i premtoi Davidit një mbretëri të përjetshme. Ai mbretëroi prej vitit 1005 deri në vitin 965(40 vjet mbretërim) para Krishtit. Sipas librit të dytë të Samuelit, kapitulli 5, versioni 4-5, sundoi mbreti David 7 vjet në Hebron mbi Judë dhe 33 vjet në Jeruzalem përfshi gjithë Izraelin dhe Judën. Ai është konsideruar të jetë mbreti ma i fuqishëm në Izrael, ku vendi përjetoi prosperitetin ma të madh nën udhëheqjen e tij. Sipas shkrimeve anonim thuhet se Davidi sundoi me gruen e tij Batseba mbretërinë sëbashku dhe djali i tyre Salomon trashëgoi fronin pas vdekjes së babait të tij.

- 3000 vjet pa luftë midis palestinezve dhe izraelitve
Kush i ndezi pishat e konfliktit midis tyre pas 3000 vjetve?


Në territorin e Palestinës nuk ka pasë luftime midis filistejve dhe izraelitve tash 3000 vjet, prej qëkur ka fillue konflikti i sotëm midis tyre. Palestinezët e sotme janë pasardhës pjesërisht nga fiset autoktone të zonës (izraelitë, filistejë, etj) fise nga arabët, të cilit trashëguen gjuhën, fenë dhe kultura të ndryshme. Ata pasardhësit janë një varg ardhacakësh si pushtues, tregtarë dhe emigrantë, që përfaqsonin fise të ndryshme, të cilët për shekuj me radhë janë vendosur në vend.
Izraelitët e sotëm kanë prejardhje prej Izraelit të lashtë, ku një pjesë e popullit aktual kanë jetuar si hebrenjë në mërgim. Gjatë sundimit të Davidit për 40 vjet dhe të Salomonit për 37 vjet përkatsisht prej vitit 965 deri në vitin 928 para Krishtit kishin nën sundimin e tyre brenda territorit të Izraelit pjesë të mëdha të Palestinës dhe pjesët e Jordanisë sotme e të Sirisë. Ajo u quajt "Mbretëria e Bashkuar". Pas vdekjes së Solomonit, mbretëria u nda në dy shtete:
- Izrael, që u pushtua nga Asirianët/Siria në vitin722 para Krishtit dhe
- Judea u pushtua nga Babilonasit /Iraku në vitin 578 para Krishtit.


Si u vendosë emërtimi i fjalës çifut, hebre, jahudi

Shumica e popullsisë nga Judea dhe Izraeli emigruan nëpër botë ose u çuan në sistemin e robërisë.


Judeizmi doli në Babiloni/Irak
Persia/Irani lejoi të kthehen nga Babilonia hebrejtë në Palestinë pas 208 vjet robërie


Mbretëria e Judejve ekziston ende sot, të quejtën "çifut" - jahudi , që u përdorur si një term etnik për izraelitët ose hebrenjtë. Gjatë robërisë të hebrejve në Babiloni/Irak nxorrën filozofët hebrenj një fe të re të quejtun Judaizmi, në bazë të fesë të lashtë izraelite.
- Persia/Irani pushtoi perandorinë babilonase në vitin 538 para Krishtit dhe lejuen hebrenjtë të kthehen përsëri në Palestinë. Ndërkohë, fiset domite, filistejtë dhe fiset e tjera u vendosën në zonat e shpopulluar të Palestinës. Çifutët u vendosën kryesisht në zonën përreth Jeruzalemit.


Pushtimi nga Aleksandri i Maqedonisë në viti 330- 323 p.K.

Pushtuesi tjetër ishte Aleksandri i Madh në vitet 330 para Krishtit. Me vdekjen e tij në vitin 323 para Krishtit, Lindja e Mesme ishte e ndarë midis dy nga gjeneralët e tij - Ptolemeiu si sundimtar në Egjipt dhe Selevkidius si sundimtar në Siri.


Ptolemeu sundoi 123 vjet në Palestinë
Selevkdinët sundoi 130 vjet në Palestinë


Ptolemeu sundoi në Palestinë prej vitit 323 deri në vitin 200 para Krishtit (p.K.), kur selevkiderne e pushtuan në vitin 70 p.K.
Gjatë udhëheqjes të fisit të makabejve u çuen në revoltë hebrenjtë kundër selevkidenve dhe në vitin 142 p.K. morën kontrollin e Judesë, që ja vunë romakët emrin Perandoria e Judejve, ku shkalla e autonomisë të hebrenjve ishte e pasigurt. Pas një periudhe të shkurtër të sundimit të armenve në vitet 70-63 p.K. e morën pushtetitn romakët.


Romakët sunduan në Palestinën për 700 vjet

Çifutët u rrebeluan kundër sundimit romak, por i nështruen brutalisht: Jeruzalemi ra në vitin 70 dhe Masada ra në vitin 73 pas Krishtit. Shumica e hebrenjve u dëbuen jashtë Palestinës në pjesë të ndryshme të Perandorisë Romake. Rebelimi i fundit i hebrejve ndodhi në vitet 132-135.
Perandori Hadrian i viteve 76-138 pas krishtit ishte i pari që ka përdorur "Palestina" e provincës romake, për të zhdukur kujtimet, gjurmët e historisë hebraike të vendit. Krahinë ishte e ndarë në tre pjesë, që përfshinte Palestinën e sotme sëbashku me pjesë të Jordanisë dhe Sirisë.


Islamët arabë sunduan 875 vjet Palestinën, prej vitit 638 – 1514 pas Krishtit
Perandoria Otomane sunduan 400 vjet Palestinën prej vitit 1514 – 1918 pas Krishtit. Palestina ishte një provincë e perandorisë Osmane


Imazh
Pushtuesit osmanë ngritën flamurin e pushtimit për 400 vjet në Palestinë


Palestina u pushtue në vitin 638 pas Krishtit nga arabët-muslimane dhe sundimtarët e ndryshëm muslimane mbajtën nën kontrollë Palestinën deri në Luftën e I-rë botërore. Palestina ishte një krahinë nën robërinë osmane për 400 vjetët e fundit.
Emri i Palestinës njihet në tekstet egjiptiane nga viti 400 para Krishtit, ku Herodoti, historiani grek e ka përdorur emrin Palestinë në librat e tij.


Njoftime për popullsinë e parë të Palestinës

Jozef Jakobi ka qenë kryetar i Historisë të Shoqërisë Hebreje në Angli ka shkruar në Enciklopedinë hebraike të shkruar në vitin 1901-1906 se Pentateuku përmban një seri afirmimesh relative në lidhje me numrin e hebrenjve të cilët u larguan nga Egjipti dhe se pasardhësit e nga 70 fëmijë e nipa të Jakobit, duke përfshirë edhe Levitët(ishin antarë të fisit izraelitë të Livit, që ishte djali i tretë të jakobit dhe Lia-s) përbanin 611.730 burra mbi 20 vjet (burra për armë). Kjo shifër i korespondon një numër popullsisë së përgjithshme prej rreth 3.154.000 banorë. Rregjistrimi u krye nga Mbreti David rreth gjysmës të shek. të X-të para Krishtit me një numër prej 1.300.000 meshkujt mbi moshën 20, që i korespondonte një numri të popullsisë të vlerësuar prej 5.000.000 banorë. Numri i popullatës që u kthyen nga robëria prej Babilonia do të ketë qenë 42.360

Pentateuku
Torah (hebr.: תורה = mësimi, ligji) është shkrimi më i rëndësishëm fetar i Judaizmit dhe nderohet si fjala e frymëzuar e Perëndisë. Torah është pjesa e parë dhe më kryesore e Biblës hebraike. Në të përmbahen 613 urdhëresa. Tora është përmbledhja e pesë Librave të Moisiut, të cilët formojnë edhe në krishterim pjesën e parë kryesore të Besëlidhjes së Vjetër.

Publio Kornelio Taciti lindi në v. 55 pas Krishtit e vdiq në vitin 117 pas Krishtit, ishte senator, historian dhe deklaroi Jerusalemin në kohën e tij do të ketë pasë një popullsi prej 600.000. Flavio Jozefi lindi në v. 37 pas Krishtit dhe vdiq rreth v. 100 pas Krishtit, ishte historian, politikan, ushtarak romak me origjinë hebre, ka thënë se ishin 1.100.000 banorë.

Sipas arkeologut izraelit, Magen Brosh beson se popullsia palestineze në periudhën antike ishte më pak se një milion banorë dhe kjo shifër është e ngjashme me atë të popullsisë në fillim të Perandorisë Bizantine në shek. e VI-të. Studimet e kryera nga Yigal Shiloh i Universitetit Hebre i referohen studimeve të para të Brosh-it (besohet të jetë e saktë), tregojnë se popullsia gjatë Epokës së Hekurit të ishte më e ulët se ajo e romake dhe bizantine.

Shkrimtari izraelit Shmuel Katz, në librin e tij ,,Fushë beteja,,: Fakte dhe Fantazi në Palestinë (Publikue nga Shapolsky, në v.1973), i cili haptazi mbështeti tezën zioniste, faktin se kurrë nuk do të qenë e mjaftueshme për të ushqyer një popullsi prej aspiratave nacionale arabe, kur në të njejtën kohë hebrenjtë edhe pse në pakicë kanë banuar vazhdimisht në territorin e tyre. Ai beson se në kohën e shkatërrimit të tempullit të Jeruzalemit ishte numri i popullsisë në mes të 5 dhe 7 milion banorë (sipas vlerësimeve të asaj kohe) dhe se 6 dekada më vonë, pra në vitin 132 pas Krishtit, deklaroi Kassio Dione Kocceiano(lindi në v. 155 e vdiq në v. 229, ishte historian, funksionar romak që përdori gjuhën greke) se ishin rreth 3 milionë banorë.


Hebrejtë nisën shtegtimet nga romakët në vitet 70 pas Krishtit nëpër botë deri në vitin 1945, plotë 1875 vjet dëbim dhe pa atdhe.

Imazh
Jeruzalemi në v. 1844



Gjeografia

Klima është e butë mesdhetare. Në bregdet dhe në pjesën e Jordanisë është pjellore.
Vendi kufizohet në jug nga shkretëtira e Sinait dhe në veri nga shkretëtira siriane. Territoret e Gazës vuajnë nga mungesa e madhe e ujit. Ujërat të zeza dhe mbeturinat e bën shumë të ndotur territorin e tyre. Erozioni i tokës dhe shpyllëzimi janë të rëndësishme.


Kanani në lashtësi e tash Palestina

Territori fillimisht quhej Kanaani. Kur e pushtue nga romakët i vunë emrin Palestinë sipas Filistejve(Filistejtë në hebraisht פְלִשְׁתִּים felištīm, arabisht فلسطينيون filasṭīnīun, krahasohet fjala arabe فلسطينية Filastin me fjalën Palestinë, që ishin një popull i lashtë që jetonin përreth pellgut të Mesdheut, që banuan në rajonin bregdetar të Kanaanit, afërsisht në mes të Rripit të Gazës dhe Tel Avivit aktual. Arkeologët kanë zbuluar në veri të këtij qyteti, në periferi të Tel Qasile, rrënojat e një qyteti të Filistejve dhe mendohet se Kreta e Greqisë asht atdheu i filistejve), e cila ishte një popull evropian që kanë lidhje me kulturën miçene(qyteti grek – qyteti i Odisesë). Kanaani asht një rajon që përfshin përreth territoret aktuale të Libanit, Palestinës, Izrael dhe pjesë të Sirisë dhe të Jordanisë. Kanaan asht fjalë hebraishte me kuptim të errët.Kanan në Bibël ishte i biri i Kam-it dhe nipi i Noe-s.


Kur erdhën hebrejtë në Palestinë?

Që nga viti 1200 para Krishtit, filloi të pushtohej nga çifutët në vendin e Kanaanit (në bazë të Librit të Jozueu/ Giosuè). Një pjesë e rajonit i rezistoi pushtimit dhe vazhdoi gjatë të banohej nga banorë kanaana-s. Pjesa veriore mbetën të pavarur nga ndikimet hebreje, të cilët gjuhën dhe kulturën e përbashkët me pjesën tjetër të Kanaanit, është i njohur si i fenikseve, që ishin me origjinë nga Kanaani. Pjesa jugore nuk është e zënë (i korrespondon përafërsisht në Rripin e tanishme të Gazës) mbeti gjuhë Kananejtë dhe ndikimeve kulturore nga Filistejtë, një popullsi indo-evropiane nga Kreta (pjesë e të ashtuquajturës Popujve të Detit) i cili ishin vendosur në të njëjtën kohë ose menjëherë para se hebrenjtë të vërsuleshin në territorin e Kanaanit. Bibla e quajti Kanaanin "Toka e Premtuar" që Perëndia i kishte dhuruar pasardhësve të Abrahamit, dhe Izraelit për t’u vendosur përfundimisht aty.


Territore administrative politik të Palestinës përbëjnë:

* Territori Vetqeverisës palestineze - Palestineze – në arabisht: الوطنية الفلسطينية As-Sulta Al-Vataniyya Al-Filastīniyya, në anglisht: Autoriteti Kombëtar Palestinez (A KPose AP)) është një organ administrativ i themeluar për të qeverisur pjesë të Bregut Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
* Gjithë Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës përfshihen në territorin palestinez dhe në territoret e administruara nga Izraeli
* Bregu Perëndimot, Rripi i Gazës dhe Izraelin.


Përhapja e popullsisë palestineze

Palestinezët janë një popull arab. Në vitin 1997 është vlerësuar se ka 8 milionë palestinezë brenda dhe jashtë Palestinës. Pjesa tjetër jetojnë në Lindjen e Mesme si:
- Jordani - 2.170.000
- Liban - 395.000
- Siria - 360.000
- dhe vende të tjera arabe, 517.000) ose në Evropë.

Nuk jeton një grupe të rëndësishme palestineze e pakicave në Kili, Brazili dhe SHBA. Një e treta e popullsisë në territoret e pushtuara janë duke jetuar në kampet e refugjatëve. Para se të bahej shtetë
Izraeli në vitin 1948 quheshin hebrejtë "palestinez" në rajonin e Palestinës pa marrë parasysh origjinën, përkatësinë etnike dhe atë fetare.


Të dhënat e fundit në Izrael dhe në Palestinë

Popullsia dhe përbamja në Izrael

Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Izraelit, në maj të vitit 2006, Izraeli ka 7 milion banorë, nga të cilat 77% hebrenj, 18.5% arabët dhe pjesa tjetër janë 4.3% e "të tjera." Ndër 68% e hebrenjtve kanë lindur në Izrael (izraelitët kryesisht të gjeneratës dytë e të tretë së), 22% izraelitë të ardhur nga Evropa apo Amerika, ndërsa 10% kanë ardhur nga Azia dhe Afrika (përfshirë edhe ata nga vendet arabe).

Popullsia në Palestinë
Sipas vlerësimeve palestinez janë;
- Në Bregun Perëndimor rreth 2.4 milion palestinezë,
- Në Rripin e Gazës 1.4 milion të tjerë
- Në shumën e sasisë të popullsisë të Izraelit dhe të banorve në territoret palestineze do të vlerësohet në mes të 9,8 dhe 10 , 8 milionë banorë.

Sipas një studimi të prezantuar në vitin 2006 nga Konferenca e gjashtë Herzliya mbi bilancin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit nga Grupi Amerikan-Izraelit të Hulumtimeve Demografike do të jetë 1.4 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor. Studimi ka qenë megjithatë kritikuar nga dijetarët dhe demografët me origjinë italiane si Serxhio Dela Pergola, i cili vlerësoi në fund të vitit 2005 se ishin rezidentë 3.330.000 banorë palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Gjithashtu sipas Pergolës popullsisë arabe në vitin 2005 përbahej përveç nga 3,3 milionë palestinezë në territoret e pushtuara edhe 1.3 milion arabë izraelitë, ndërsa popullsia hebreje ishte rreth 50% të territorit të mandatit britanik ishin me 10.5 milion banorë.
Jordania, territori i të cilit ishte fillimisht pjesë e mandatit britanik, dhe nga viti 1921 u nda nga ajo e Palestinës (bëhet Transjordan), që ka një popullsi të llogaritur prej rreth 6.2 milion banorë në vitin 2008 dhe gjysma e të cilave përbëhet nga palestinezë, pjesërisht, në territorin jordanez, ku shteti ka lindur në vitin 1946, disa refugjatë nga Palestina gjatë luftërave të ndryshme me Izraelin u larguen.



Besimi fetar


Kryesisht myslimane sunite (97%) dhe 3 % kristianë.


Gjuha

Palestinezët flasin arabisht(28 gërma) dhe në territoret e pushtuara nga Izraeli flasin hebraisht(22 gërma), që rrjedhin nga gjuhët e njëjtë fisnore si arabisht. Të dyja janë gjuhët semitiske(Gjuhët semite janë një grup i gjuhëve të folura të lidhura kryesisht në Lindjen e Mesme si dhe me Eritrean dhe Etiopinë. Gjuhët semite më të njohura janë arabishtja dhe hebraishtja. Gjuha më e folur gjerësisht semite është gjuha arabe dhe ajo amharike. Amharikja asht gjuha kombtare e Etiopisë.)


Palestina nën mandatin britanik prej viti 1920 – në vitin 1948

Imazh
Palestina nën mandatin britanik në vitin 1920


Gjatë ndarjes së Perandorisë Osmane në Konferencën e Paqes në Versajë(28.VI.1919), ishte harta e njohur si Jordania, Izraeli dhe territoret e pushtuara palestineze të klasifikuara si të ashtu-quajtur territor nën mandatin e Lidhjes së Kombeve me Britaninë.

Territoret e Palestinës ishin nën Mandatin Britanik prej viteve 1920 deri në 1948 sëbashku me Transjordaninë deri në ngritjen e mbretërisë jordanez në vitin 1921. Mandati në Palestinë ishte e njohur edhe mandati britanik i Palestinës, që ishte një territor në Lindjen e Mesme e përbërë nga Jordania e sotme, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës që i përkisnin ish Perandorisë Osmane. Britania në periudhën e Luftës të parë Botërore mori mandat për të pushtuar Palestinën.


Harta e popullsisë izraelite me ngjyrë blu dhe pjesa tjetër palestinezë e 1.12.1947
Imazh



Transjordania

Imazh
Harta e Emiratit të Transjordanisë e vitit 1922


Emirati i Transjordanisë ishte një entitet autonom politik nën mbikqyrjen politike-ushtarake të britanikve në Palestinën e krijuar si entitet administrativ para se të hynte në fuqi në prill të vitit 1921 nën mandatimin e britanikëve. Kjo ishte gjeografikishtë mbretëria e Jordanisë dhe mbeti nën mbrojtjen apo mbikqyrjen formale të Lidhjes të Kombeve të Bashkuara(sot OKB) deri në pavarësinë e saj në vitin 1946. Pas luftës arabo-izraelite në vitin 1948 u aneksue Bregu Perëndimor te lumit Jordan. Emri i mbretërisë ishte atëherë në 1949 kaloi në "Jordan". Megjithë humbjet Bregun Perëndimor në 1967 mbajti vendin në emrin e ri. Pas luftës arabo-izraelit të vitit 1948 u aneksua Bregu Perëndimor prej lumit Jordan prej Izraelit. Emri i mbretërisë pas vitit 1949 ndërroi në emrin "Jordani". Me humbjen e Bregut Perëndimor në vitin 1967 ju vendosë një emër ri.


Lufta Arabo-izraelite

Lufta Arabo-izraelite në vitin 1948, ne izraelisht eshte njohur si në: מלחמת השחרור, Lufta e Lirisë) dhe nga palestinezët, si: النكبة, Nakba, "katastrofë"). Kjo ishte e para luftë në serinë e luftrave midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë gjatë konflikti arabo-izraelit.

Imazh
Vullnetarë luftëtarë arabë në luftë kundra izraelitve në Palestinë

Lufta filloi më 15 maj 1948, pas përfundimit të mandatit britanik në Palestinës dhe pas shpalljes së pavarësisë të Izraelit pas një periudhe të luftës civile prej viteve 1947-1948. Luftimet u zhvilluan kryesisht në vendet e ish të mandatit britanik dhe për një kohë të shkurtër edhe në Gadishullin Sinai dhe në jug të Libanit. Pjesa më e madhe e asaj që arabët i referohen kësaj shpalljes të pavarsisë të izraelit si katastrofë arabe.
Lufta Civile e viteve 1947-1948 në Palestinë zgjati prej 30 nëntorit të 1947, në datën e votimit të Kombeve të Bashkuara në favor të përfundimit të mandatit britanik i Palestinës dhe të Planit të Ndarjes të territoreve të OKB-së, deri në përfundimit e mandatit britanik më 14 maj të vitit 1948. Kjo periudhë përbën fazën e parë të luftës Palestinës në vitin 1948, gjatë së cilës komunitetet hebraike dhe arabe të Palestinës u përleshën me njëra-tjetrën, ndërsa trupat ushtarake britanike e kishte detyrimin për ruajtjen e rendit, për të organizuar tërheqjen e tyre dhe ndërhyri vetëm në raste emergjente.
Imazh
Ushtarët çifutë gjatë luftës në 1948 në Katamon, Jerusalem.

Faza e ardhshme e konfliktit ishte viti 1948 i Luftës arabo-izraelite, që filloi më 15 maj të 1948, pas mbarimit të mandatit britanik në Palestinë dhe krijimi i Shtetit të ri Izraelit në gadishullin arab, që shkaktoi një zinxhir konfliktesh lokal dhe rajonal lufte midis Palestinës dhe shtetit të ri Izraelit dhe Izraelit me shtete fqinje Arabe.
Lufta e Palestinës në vitin 1948 i referohet ngjarjeve pas largimit të mandatit britanik në Palestinë në kohën e ndërmjetëm të votave të Kombeve të Bashkuara për planin e ndarjes më 30 nëntor të1947, deri në fund të luftës së parë arabo-izraelite më 20 korrik, 1949.

Lufta përfundoi në vitin 1949 me një Marrëveshje të armëpushimit.

Harta e tkurrjes së Palestinës më 2.V.1948
Imazh


Sqarim:
Cisjordania dhe Bregu perëndimor asht emër i njejtë si pjesë e Palestinës
Assiria - nuk ishte Siria e lashtë, por para 600 vjetësh para Krishtit quhej perandoria në pjesën veriore të Mesopotamisë, Irakut të sotëm, ku kryeqytet kishte Mosulin.


U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
Nëntitujt janë vendosë nga autori përgatitor i saj Bep Martin Pjetri
E mërkurë, më dt. 21.IX.2011


Pak nga dëshira ime u krye
E vërteta mbi Palestinën nuk duhet fallsifikue sepse rrezikon ekzistencën e saj nga Izraeli, Anglia, Franca dhe SHBA

E kam pasë andërr me kohë të merresha me Palestinën sepse ndjeja një detyrim për martirët palestinez, që luftojnë për shtetsinë e tyne e për shumë të drejta elementare dhe ato që Zoti ja ka dhurue me bujari Njeriut dhe popujve, pa ju falë nderës kushtetutave dhe kartave të shpifura të kryeqyeteve të Europës Perëndimore.
Nuk jam absolutisht me atë pjesë ultra-fondamentaliste në Palestinë që ka si doktrinë Antinjeriun, Anti-Izraelin, Antifenë, Anti-Botën e Anti-Zotin. Me këtë klasë lumpen nuk kam unë të baj sepse nuk arsyetohen ultrakrimet e grupeve të hamasit, të talebanve, të bin-ladenve,….ndaj njerzve të çdo nacionalitete për të arritë Ringritjen e Palestinës. Ringritja e shteteve të lashta arrihet jo me armët e terrorit, por me metoda moderne dhe përpjekje revolucionare jo marksiste-leniniste. Jam kundër atyre grupeve që fshehin nëpërmjet mjekrave planet e tyre kamikazhe kundra imazhit të luftëtarve për liri, për shtetë të Palestinës.
Jam i sigurtë në besim te Zoti dhe te e Drejta për territore autentike do ta fitoji betejën e saj të drejtë populli martir dhe i mrekullueshëm i Palestinës sepse janë të gjithë popujt e botës solidar me andrrën legjitime të brezave. E ardhmja punon për Pavarsinë dhe Shtetin Palestinez.
Paqja sigurohet edhe me fqinjsinë reciproke dhe harmonike, tolerante dhe miqësore. Larg urrejtjeve antagoniste midis tyre për fenë dhe potencialet e shumta që mbizotëron Izraeli për hir të një prosperiteti të fëmijve palestinez dhe izraelitë!

Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Flamuri i Palestinës
Imazh

Flamuri palestinez (arabisht: علم فلسطين) është i bazuar në flamurin e Revoltës Arabe(Flamuri është projektuar nga diplomati britanik, Sir Mark Sykes, në një përpjekje për të krijuar një ndjenjë të "të dëshpërimit arab" në mënyrë për të nxitur revoltën arabe.
Edhe pse ishte vetëm Revolt arabe shumë i kufizuar, flamuri ndikoi në flamujt kombëtar të një numri të shteteve arabe pas Luftës së Parë Botërore), dhe është përdorur për të përfaqësuar popullin palestinez në vitin 1964 dhe për Autoritetin Shtetror Palestinez.
Flamuri përbëhet nga tri vija të barabarta horizontale (të zezë, të bardhë, dhe të gjelbër nga lart poshtë), me një trekëndësh të kuq. Këto janë ngjyra Pan-Arab. Flamuri është pothuajse identik me atë të Partisë Baath, dhe shumë e ngjashme me flamujt e Jordanisë dhe Saharanë Perëndimore, të cilat frymëzoheshin nga Revoltat e tyre arabe kundër sundimit osman në vitet 1916-1918. Para se të ishte flamuri i Palestinës, ai ishte flamuri i Federatës Arabe apo i Ligës Arabe i Irakut dhe i Jordanisë. Flamurin i Revoltës Arabe kishte të njëjtën formë grafike, por ngjyrat ishin në mënyra të ndryshme (të bardhë në fund, në vend se në mes).

Territoret e Palestinës


Palestina (greqisht: Παλαιστίνη, Palaistinē; Latinisht: Palaestina; Hebraisht: ארץ - ישראל Eretz-Yisra'el, dikur edhe פלשת, Peleshet; arabisht: فلسطين Filasṭīn, Falasṭīn, Filisṭīn) ishte një emër konvencional, ndër të tjera, të përdorura në mes të viteve 450 para Krishtit dhe vitit 1948. Palestina ndodhet në një rajon gjeografik midis Detit Mesdhe dhe lumit Jordan, dhe shteteve të ndryshme fqinje.
Kufijtë e rajonit kanë ndryshuar gjatë historisë, dhe u përcaktuan fillimisht në kohët moderne me Marrëveshjen Kufitare franko-britanike të vitit 1920 dhe Memorandumit Transjordanisë gjatë Mandatit Britanik për Palestinën.

Territoret e Palestinës

Sot, rajoni përbëhet nga vendi i Izraelit dhe i territoreve palestineze. Sot, termi Palestinë përdoret për t'iu referuar territoreve palestineze ose si quhet shteti i Palestinës.
Terma të tjerë për të njëjtën territor, pra të Palestinës përfshinë territoret e Kanaanit, Zionit, Toka e Izraelit, Siria Palestina, Siria e Jugut, Jund Filastin, Outremer, Toka e Shenjtë dhe Levanti Jugor.

Kanaani

Zioni

Toka e Izraelit

Siria Palestina


Siria e Jugut

Jund Filastin

Outremer


Toka e Shenjtë

Levanti Jugor

Spektri i Organizatave Politike në Palestinë
Imazh
Izrael dhe SHBA: Stop gjenocidit ndaj popullit palestinës. Fëmijtë duan liri dhe jo gjenocid!


1. Imazh
Jaser Arafati - Themeluesi i Lëvizjes Guerile e Palestinës kundër okupatorit Izraelit në vitin 1965

Organizata Çlirimtare Palestineze[/b] (OÇP) u formua në vitin 1964 dhe përmbledhë një numër anëtarësh të organizatave: Më i madh është
“Lëvizja për Çlirimtare Kombëtare” me orientim politik i socialdemokrates të krahut Al Fatah e themeluar në vitin 1965 nga Jaser Arafati. Fatah është një organizatë palestineze socialiste kryesore dhe rivale me Hamasin e quejtun Organizata Çlirimtare e Palestinës - OÇP. Pas vdekjes së Arafatit më 11 nëntor të 2004 kryesohet nga Mahmud Abbas.
Emrin "Fatah" është një akronim- shkurtim gërmash për Harakat al-Tahrir al-Watani al-Filastini (arabisht, lëvizja për çlirimin e atdheut palestinez). Fjala "Fatah" do të thotë "pushtim" në arabisht.

Imazh
PFLP founder George Habash, Al Hakim - Themeluesi i Frontit Popullor Çlirimtar të Palestinës(FPÇP)
Georg Habash - marksist-maoist
2. Organizata ma e madhe e ardhshme erdhi në skenën politike “Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës” (FPÇP) e themeluar nga Dr George/Xhorxh Habash në vitin 1967. George Habash në arabisht shkruhet جورج حبش, lindi më 2.VIII.1926 në Lydda të Palestinaës dhe vdiq 26.I.2008 në Amman të Jordanisë dhe ishte një lider palestinezë. Ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Popullore Çlirimtare - OPÇ prej vitit 1967 deri në vitin 2000 dhe ishte rival shumë i moderuar i liderit të OÇP-ës – Jaser Arafati. Ai ishte prej familjes ortodokse –greke, mjekë dhe marksist – leninist.

3. Imazh
Nayef Hawatmeth - marksist-leninist

Organizata politike marksiste-leniniste[/b] janë si Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës (FDÇP), të udhëhequr nga Nayef Hawatmeth.

4. Organizata politike Al Saika e formuar në vitin 1967 e drejtuar nga ISAM al-Kadi/Qadi me antarë palestinezë, të cilët simpatizojnë partinë siriane Baath.

Imazh
Rakad Salem (“Abu Mahmud”)
5. Fronti Çlirimtare Arabe(FÇA) të udhëhequr nga Rakad Salem dhe ka lidhje të ngushta me partinë Baath të Irakut.

Imazh
Talal Naji
6. Komanda e Përgjithshëm e Frontit Popullor të Çlirimit të Palestinës(FÇPP) e udhëhequr nga Talal Naji.

7. Partia Popullore palestineze e (ish Partia Komuniste e Palestinës), të udhëhequr nga Mustafa Barghuthi, Hana Amira dhe Abd al-Majid Hamdan.

8. Partia Revolucionare Komuniste Palestineze (al-Hizb al-Shuyu'i al-Theuri/Thwri el-Filastini) i kryesuar nga Arabi Awwad.

9. Organizata “Lëvizja fundamentaliste islamike, Hamas”, ka mbështetjen shumë të fortë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të Palestinës dhe si strategji ka; Kundërshtimin e Proçesit të Paqes me Izraelin.
Pas vrasjes në vitin 2004 të udhëheqësit shpirtëror të lëvizjes të Hamasit, Sheikun Jasin/Yasin, të kryesuar nga Khalid Misha'al, kryetar i Byrosë Politike e Hamasit. Xhihadi/Jihad Islamik (Al-Xhihad al-Islami) qëndron prapa sulmeve të shumta terroriste kundër Izraelit dhe udhëhiqet nga lideri Jamal/Xhemal Amar (nga Sudani), Ramadan Shallah (nga Siria), Zijad/Ziyad Nahala (nga Libani) dhe Ibrahim Shihada me Ahmad Muhana.
Hamasi në arabisht: حماس, asht një akronim-shkurtim gërmash për Harakat al-Muqawamah al-Islamiyya që në arabisht shkruhet: حركة المقاومة الاسلامية, ose në shqip quhet "Lëvizja e Rezistencës muslimane", që është një Organizatë Islamike Palestineze Paramilitare dhe Politike - OIPPP. Hamasi është udhëhequr nga Khaled Mashaal dhe Ismail Haniyeh. Bastionet e Hamasit janë Gaza, por vepron edhe në Bregun Perëndimor.

Mahmud Abaz - I Al Fatahit - Presidenti i Palestinës
Imazh


Qeveria e Palestinës
Imazh
Simboli i Kombit të Palestinës


Mahmud Abbas është president i Autoritetit Kombtar Palestinez (AKP) i zgjedhun, që nga janari i vitit 2005.

Ismail Haniya - I Hamasit - Kryeministër i Palestinës
Imazh

Ismail Haniya asht zgjedhë kryeministër i Palestinës që nga prilli i 2006. Këshilli Kombëtar funksionon si një parlament, megjithëse në një bazë të dyshimtë demokratik.
Imazh
Me fusnote, kurrë nuk mund të baji shtet Palestina se kështu e ka mendue Izraeli, SHBA, Anglia, BE-ja mazone-hebreje


Shënim

Partia Bath
- Partia Socialiste Arabe shkruhet edhe Ba'th ose Baath që do të thotë "ringjallje" ose "Rilindja" (reddyah), në arabisht është një parti politike, përzien interesat nacionaliste arabe dhe socialiste arabe. Partia Bath asht kundër imperializmit perëndimor dhe bënë thirrje për rilindje apo ringjallje të botës arabe dhe unitet në një shtet të bashkuar me moton e saj - "Unitet, Liri, Socializëm" (wahda, hurriya, ishtirakiya) që i referohet bashkimit arab, lirisë nga kontrollet dhe ndërhyrjet ideologjike jo arabe. Socializmi arabe është veçanërisht e veçantë në origjinën dhe praktikën nga marksizmi klasike, dhe është i ngjashëm në paraqitjen me uorldismin e tretë(E treta-uorldism është një tendencë të krahut të majtë, i përket mendimit politik të ndarjes në mes të vendeve të zhvilluara, dhe vendet në zhvillim apo kombet të "Botës së Tretë" në sfondin e një rëndësie primare politike.)-.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E mërkurë, më dt. 22.IX.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Korrik 2014, 16:20
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari