Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
''Edi Rama tu thaftè jeta.. Parodi Politik - Gjosho Vasia
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GJOSHO VASIA
Imazh
Kèshilla dhe bindja
Alegori..

"- Mullizezè mori sojnike
prej zabelit po pse ike?
Aty ishe n'mes t'blerimit,
kudò pate ujè burimit,
deri flladi ardhè prej shpatit
tè miklonte n'pupla t'shtatit,
perposhtè teje,n'atè blerojè
vinte qingji tè lodrojè,
e'ai trumcaku zog beqar,

t'cicirronte tash e parè,
pse e le çerdhen pra ku linde,
çka tè shtyni qè u binde?"-
"-Un e mjera mullizezè
shum vjet mbeta pa çelè vezè,
se nji gjarpen n'atè zabel,
nji gjaksor e kriminel,

asnji dhimbje per pà njoftè
hynte n'çerdhen time t'ngrohte,
kapte vezèt dy a tri
niste fillè me'i kaperdì...
Der'atè ditè qè nji sorkalle
nji mendtake e shpirt-madhe,
sa 'e ndigjoj ketè gjamen teme,

pau dhe lot't tue rrjedhè prej peme,
m'dhà nji kshillè t'nji mikes s'vjeter:
"Ik,ban çerdhe n'pyllin tjeter....
Tek ai vend,ku asht qetsija,
ku pà frigè tè rriten f'mja,
aty moter asht lirija...
Dhe gjithkush t'a kètè kète bindje
se Lirija asht vend-lndje...."
"-Kur u binda fluturova,
zogjet rrita dhe fitova.."-..



Imazh
DREQI I KUQ

Po mè thuej mor Zenel,
kush na e soll atè Makjavel?
Na kje dukè nuse me vel
por na doli bubazhel
njeri i poshter deri n'bel,
bel e poshtè nji gagarel,
Na i vrau burrat n'tunel,
sa n'Maliq e sa n'Burrel,
kush e poll atè kriminel,
kush kje nana e atij gabel?

"Nana e tij ,"virgjin"me vlerè,
e dallueme me i ba nderè
cilitdo qè i vinte n'derè,
kush me erè e kush me tmerè,
por mjafton t'mos kishte nderè
per gjaksi e per poterè,
e besa deri bejlerè,
e kjo fillè sa'i merrte erè
shtinte n'bark sa pleh e vnerè,
e nga'i bark mbushè me kolerè,
dreqi desht me lindè enverè..

Mergim---1993---Gjosho Vasia..Itali
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Oroskopi si rroskopi - humor Gjosho Vasia, Posted 23 Maj 2009, 19:21
OROSKOPI SI RROSKOPI
Imazh
DASHI----20 MARS----19 PRILL

Po ndigjo djali'i Lulashit(Bektashit)
je tue i rà nè qafè shoqnisè,
mos mendo se je mish "Dashit"
rreh ma fort nga mishi i dhisè...

DEMI-----19 PRILL---20 MAJ

Nè ketè botè gjithkush me t'veten,
pra gjithmonè me gjanè e shpisè,
ti si "Dem"mbaje pak vehten
mos trazo "loptè" e kojshisè..

BINJAKET--20 MAJ---21 QERSHOR

Fjalè tè urtè m'kanè thanè do shokè
mos e ço nanen n'kojshi,
se ka ndodhè me lindè"Binjokè",
njeni i bardhè e tjetri i zij..

GAFORRJA--21 QERSHOR--22 KORRIK

Ju t"Gaforres" me 6 kambè
dy me'u thy,prap kceni hop,
kurse mue Zoti m'ka nàmè,
nji me thy,do t'eci n'shkop..

LUANI--22 KORRIK--22 GUSHT

N'oroskop njihesh "Lua",
por trimninè e ke sa'i micè,
sa herè don trimnì me ba
e han shtjelmin n'mbrapanicè...

VIRGJINESHA--22 GUSHT--22 SHTATOR

Shej'i im ju ban me qeshè
sa nuk qeshni as n'teater,
n'oroskop jam "Virgjineshè"
un qè ndrrova' i qind e kater.

PESHORJA--22 SHTATOR--23 TETOR

Nuk ke "Peshè" ma n'asnji vend,
ke burrni sa'e zeza'e thonit,
ti din vetem me shitè mend
thue je nipi i Napoleonit..

Ishte dashtè kètij mende lehtit
me'i lidhè mbarpa nji teneqe,
qè tue krisè per gjatè qytetit
me'u dallue per farè e keqe..

HAGREPI--23 TETOR-22 NANDOR

Kje e bulur qyshè te djepi,
hyllè u rrite n'duer t'satamè,
n'oroskop quhesh"Hagrepi",
bane Zot me ma ngjitè dhambè..

SHIGJETARI--22 NANDOR--20 DHJETOR

Shum u fryne porsi gjeli
tue shitè mend me oroskop,
"Shigjetar" si Wilhelm Teli,
por shkoj shtrembt se je "miop".

BRIJCJAPI--21 DHJETOR--20 KALLNOR

Ti' i "Vllaznisè" me atè lloj hapit
porten tande po'e shet lirè,
po tè kishè brena "Sqapit"
do tè ishe mbrojt's i mirè..

UJORI--20 KALLNOR--19 FRORE

Si nè frorè si nè qershorè
mbushim kova n'pusa t'huej,
t'marroftè Zoti ty"Ujorè"
si na'i le çesmet pa ujè.

PESHQIT--19 FRORE--20 MARS

Ju tè "Peshkut" hani peshk,
ka sa t'dushè lundra e Palok's,
sidomos nè tavè kam rreshk,
noten dhjetè krapit t'Shirokès-


Gjosho-2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Oroskopi si rroskopi - humor Gjosho Vasia, Posted 22 Gusht 2009, 22:16
Imazh
OROSKOPI SI RROSKOPI
KANDILI I PARTIS..


Kemè pasè dikur kojshi nji djalè me moshen shtalb,
por thatè per kah stomaku,si zogu me nji thalb,
nè jerevì jetonte,n'dy kthina me nji prak,
e nji kandil per dritè,qè dritè i bante pak...
Gjithè jeten nen Turqì,me' rrgostè e avullì,
e ama n'brandavekè,(turkinat n'kafazlì),
me micè e qarranik,tak-tuk dhe me bishtuk,
me sofer orjentale me ngranè tè zezen buk.

Dikush ia mbushi menden,me dalè n'kerkim nji herè,
me'i mbyllè mjerimit deren,me hapè nji tjeter derè,
e nji as dy e hop,i hypi detit n'shpindè,
e mbas nji muej udhtimi,ai hasè n'mbrekullinè.
Per pak sa s'i duel mendja,kur pau atè vend gjithè dritè,
me gjetè n'mjesnatè gjylpanen,çka kurr s'e kishte pritè,
vetrinat bardh e kuq,asfalti si pasqyrè,
e ftyrat'e'atij popull,thue ly janè me undyrè.

Kaloi sa vjet n'atè tokè,ku n'modè ndezesh qiriu,
sa'e paster ish lirija,ndertue aq mirè njeriu,
e baja per çdo ditè,tue krue lèkuren mbarè,
qè tymi i jerevisè ja kishte ba gomar.
Shkuen vitet dhjetè e dhjetè deri qè'u ba tetdhjetè,
tash mosha' e kishte shkundè,pà gru dhe kishte mbetè,
atherè mendoj m'u kthye nè Shkoder locen plakè,
se sigurisht n'Shqipni nuk ka ma t'kuq"thundrakè"..

Urgjent nji leter shkroi kushrines ende gjallè,
nji grusht me pàre i çoj,"-Me m'ba nji vorr n'atè zallè,
nè fund tè vitit kthej,nè fund tè ktij dymij,
e vorrin t'a gjejè gadi,se vdekja'e don nji shpij.."-
E vorrin krejtè mermerit,me engjuj rreth e qark
ia perfundoj kushrinit,qè do tè vijnè nga larg,
e nata e Vitit t'Rij,trokiti per çdo derè,
nè Rinas edhe plaku na zbrtiti shend e verè...

Kur dielli rà mbas malit,makina u nis n'verì,
por rruga me'i mij gropa,filloj me e perzij,
nji orè pa ardhè mjesnata kushrinès i erdh n'derè,
por shpinè e kish' mblue terri,e plaku mori tmerè.
Kur qe,po hapet dera e shifet nji kaptinè,
me flokè tè shpupurishun,jorganin permbi shpindè
e nji kandil tè zbehtè qè doli me te n'derè
por fillè murlani i fortè ia fiku menjiherè..

Sa hyni mbrendè me rraqe,pa u puthè as me kushrinè
perplasi kryet te'i çoshe,qè' e mbshehun kje n'errsinè,
e Zot mos i ndodhtè kuj,por plaku fillè sa rà
me gjak ai seç u là e vdiç e s'u ndi ma.
Tè nesermen tre vetè e çuen te vorri i rij,
por mbrenda per çudì,u gjetè tjeter njerì,
vorrosè kishin nji' insanè i quejtun ky Mican,
i shtrimè sa gjanè e gjatè si pasha mbi divan.

E shtynè ma' andej Micanin sa hapen vend tre pllambè,
e futen brij plak zezen tue i lidhun kambè per kambè,
i ndezen nji kandil e shkruene te nji ballè:
"-Kètu pushojnè dy vetè,nji djallè e nji budallè.-"
E gazi i kalimtarve shperthente, çka s'e pret,
kur thanè se te nji vorr kanè futun nji duet,
pra tash besoi e din se iriqi ferrè se n'ferrè,
t' "dhuron" nji fund tè zij e gazin tue t'a tjerrè....
GJOSHO VASIA

Mergim--prill --2003
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjosho Vasia dhe Terrori Komunist!

Gjosho Vasia: Nga persekutimi prej regjimit te përpjekjet për mbijetesë dhe rikthimi nga "arratia" në Itali e kitaristit humorist
Imazh

Kujtimet e jetës së mbushur me "tallaze", por edhe me gëzim

Prej disa ditësh pushon në Durrës i sistemuar në hotel-restorant "Kështjella" buzë deti te "Bërryli", humoristi i madh shqiptar Gjosho Vasia. Edhe pse mbi shpatulla ka 76 vite, Vasia i veshur sportiv, së bashku me të shoqen Blerina, me të cilën ka 55 vite gëzime e vuajtje, mbahet mjaft mirë.

Në vitin 1991 ai emigroi në Itali në mënyrë klandestine, por ka dëshirë të kthehet për të ngritur një grup humori. Vasia ka thënë se ka blerë një apartament në Durrës dhe sapo të përfundojë do i lërë lamtumirën Triestes, vendit ku jeton prej 16 vitesh. Një qëndrim buzë deti për të parë peizazhin te "Kështjella" dhe ftesa e pronarit të lokalit për të pirë një kafe me parodistin e

plagosur e të vrarë nga regjimi komunist i dha shtysë intervistës për gazetën "Metropol", kjo edhe për të risjellë në kujtesë aktorin e madh të përmasave kombëtare.

Keni nisur herët të krijoni e të luani në kitarë?

Internimi më mësoi shumë gjëra. Pasioni im për kitarën ka qenë pasioni, jeta, vuajtja dhe gëzimi im. Kitara, humori, parodia, skeçet, krijimet e ndryshme, loja në skenë, improvizimet dhe imitimet më kanë krijuar personalitetin, më kanë dhënë mundësi të shfaq dëshirat e popullit tim dhe të luftoj veset e shoqërisë. Për të mos thënë pastaj që humori më internoi e më plagosi, por edhe më gëzoi e lumturoi, pasi njoha dashurinë time me të cilën gëzoj në 55 vite. Doja të vdisja për kitarën. Ia mora një shoku tim këtë vegël dhe pasi mësova 6 akorde shkova në “Piacë” të Shkodrës ku mbahej një koncert dhe iu luta regjisorit Paulin Sekaj të më jepte mundësi të interpretoja. Këmbëngulja ime e bindi. Dola në skenën e improvizuar në shesh, mu në mes të “Piacës”, atje ku shkodranët kryejnë edhe sot e kësaj dite xhiron e mbrëmjes në ritualin e tyre të vjetër e të trashëguar me fanatizëm. Sekaj nuk më njihte, por pasi pa këmbënguljen time pranoi. Nuk i tregova emrin dhe as që isha vëllai i Kolec Vasiajt që ishte arratisur në vitin 1948 për në Kanada. Ai ishte një nga nxënësit që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Imzot Sinjor Gaspër Thaçi në vitin 1947 mesa më kujtohet. Policia kishte vënë një kamion për të bllokuar rrugën. Nxënësit e studentët e Shkodrës e kapën peshë kamionin dhe i hapën rrugë karrocës me trupin e të ndjerit Imzot Thaçi. Këtu nisi persekutimi. Disa pjesëmarrës të varrimit i vrau sigurimi, vëllai im u arratis fillimisht në Lusën të Kukësit e që aty kapërceu kufirin për të përfunduar në Kanada. Sapo isha kthyer nga internimi dhe pak moshatarë të lagjes më njihnin, por atyre u rrija larg për të mos rënë në sy që dikush më pas të interesohej për biografinë time. Kështu u ngjita si papritur në skenë. Unë luajta një pjesë të krijuar nga i madhi Pjetër Gjini. "Pjaca" shpërtheu dhe kërkoi të më rikthente në skenë për të kënduar përsëri. Nuk dija këngë tjetër dhe u detyrova të përsëris dy vargjet e para të këngës së kënduar. Njerëzit më mësuan emrin dhe fillova të kërkohesha në mbrëmje e darka, kurse sigurimi më përgjonte.

Si vazhdoi më pas karriera juaj si muzikant?

Një natë tjetër ftohem në tek "Kafja e Madhe". Shkodranët e dinë mirë këtë vend si dhe të tjerë që e kanë vizituar vendin ku unë u linda. Vjen kamerieri e më pyet nëse unë do të pija raki, vodka, fërnet, verë apo diçka tjetër. Nuk pija kurrë alkool. I them atij të më linte rehat, por pa rendiment kjo kërkesë. Ai më thotë se ka edhe pije grash. Quhet liker dhe është me bojë pjepri. Desha nuk desha e pranova. Pasi e piva njerëzit filluan të më bëheshin dy e tre bashkë. Edhe goja nisi të më merrej. Isha dehur me një gotë 20 gramëshe. Sapo nisi mbrëmja nuk prita dhe fillova nga humori. Sajova në vend bejte e melodi, i bija kitarës dhe e qeshura nuk mbaronte aq sa dikush ulej galuc nga karrigia apo vendoste duart diku për t’u mbajtur. Me kitarë isha në gjendje të bëja 12 zëra.

Mund të kujtoni disa episode që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen tuaj?

Karriera ime e vërtetë nisi në burg në Durrës ku u dënova pse isha shpallur fitues i një spartakiade kombëtare. Jam ndoshta i vetmi njeri në Botë që dënohet pse shpallet fitues kombëtar. Isha ushtarë në Durrës dhe aty u federova në garat e kërcimit së larti. Ishte viti 1959, pesë vite pasi isha kthyer nga internimi. Komandant kisha një zotëri burrë nga Skrapari. Emri nuk më kujtohet nga që e thërrisja gjithmonë “komandant”. Më thërret dhe me shumë mirëbesim më thotë se Sigurimi i Shtetit nuk do të më lejonte të shkoja në takimin kombëtar në Tiranë. Rezultatet i kisha mjaft pozitive. I tregova komandantit se do të gjeja një rrugë e do të shkoja. Kështu bëra. Spartakiada zgjati disa ditë. Hipa në një kamion dhe sapo arrita afër Aeroportit në Tiranë kërceva në tokë. Me vrap arrita te stadiumi e u futa vjedhurazi në pistë pranë gropës ku do niste gara. Një grua po regjistronte emrat e pjesëmarrësve. U afrova. Quhem Gjon Vërria. Gruaja që më njihte nga që rezultatet e mia ishin të njohura më tha se quhem Gjosho Vasia, por unë përsëri këmbëngula tek emri i parë. Nisi gara. U shpalla fitues dhe filluan edhe të më bëjnë foto. Për të mos u dalluar kurorën me dafina në kokë e ula shumë poshtë dhe shtrembërova fytyrën për të deformuar mimikën e pamjen e vërtetë. Të nesërmen gazetat shkruajnë “Gjon Vërria nga Durrësi shpallet fitues në kërcimin së larti”. Në gazetë dola edhe me kordelen e ulur të dafinës si dhe me fytyrë të deformuar. Por një gjë e tillë nuk i shpëtoi Sigurimit të Shtetit. Një ditë më pas u korrigjua emri në gazetë kurse mua më thërriti një agjent. Ai m’i mori dekoratat dhe më dënuan me 20 ditë burg në repart pse unë kisha marrë pjesë në spartakiadë e isha shpallur fitues.

Po karriera juaj e humorit si dhe kur nisi?

Karriera si humorist nisi këtu, në Garnizonin e Durrësit ku nisa të organizojë edhe estradën me ato krijime e orkestrime që gatuaja pa ndihmën e të tjerëve. Duke qenë se estrada nisi t’u pëlqejë eprorëve ata vendosën të më dënojnë edhe disa ditë të tjera për të më mbajtur për numra të tjerë, por ndërhyri komandanti im, i cili më kërkoi të rikthehem në repartin tim nga ku isha nisur për spartakiadë. Kam shumë kujtime, siç u thashë të hidhura e të gëzuara.

Pasi jeni liruar nga ushtria ju keni ngritur e drejtuar shumë grupe estrade dhe keni ndikuar në krijimin e personalitetit të shumë artistëve të rinj. Ç'kujtoni nga kjo periudhë?

U ktheva në Shkodër. Punova në fermën “Perlat Rexhepi” dhe aty ngrita grupin e estradës. Gjeta talente shumë të rrallë si Elez Kadria e Mërgim Muhja. Morëm edhe shumë të tjerë dhe fituam në takimin zonal në Shkodër vendin e parë. Sa për dijeni gjithmonë kam fituar vendin e parë në çdo konkurrim. Po deshe shkruaje një herë këtë fakt, po deshe përsërite sa herë që pohojë pjesëmarrjen në gara. (Qesh). Nga këtu shkova në fabrikën e cigareve në Shkodër me emra të tjerë të pasionuar si Muharrem Nurja, Tonin Tërshana, Fatmira Puka, Omer Osmani etj. Paroditë tona, interpretimet, imitimet, libreti, regjizura dhe gjithçka u pëlqyen nga juritë që gjithnjë na stimulonin me trofeun e vendit të parë çdo vit.

Pse ikët nga Shkodra, apo doli në skenë biografia juaj?

Në vitin 1967 në vendin tonë kishte nisur fushata e gjuetisë së egër dhe fillimisht në kulturë. Më vonë kuptova se edhe në Kinë kishte nisur revolucioni kulturor. Në Shkodër erdhi Feçor Shehu dhe në rrugën e pastrimit të skenave nga element “antiparti” para artistëve dhe anëtarëve të partisë së mbledhur enkas për takim përmendi emrin tim. Shehu më kujtoi para të tjerëve se kisha një vëlla të arratisur. Këtu nisi tatëpjeta tjetër. U transferova në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Kishte vetëm një javë kohë dhe do të mbahej festivali i estradave në rreth. I kërkova drejtorit të kantierit të më lejojë të ngre grupin e estradës. E kisha me pasion dhe nuk u trondita as nga fjalët e Feçor Shehut e as nga transferimi si dënim. Drejtori, një burrë zotni, më dha makinën e kështu shëtita nëpër kantier e mblodha 15 të rinj e burra, nisa provat me orë të gjata gjatë gjithë natës. Ishin të pasionuar dhe fituan edhe talent. Shpejt e shpejt dhe në Shkodër pas një jave. Edhe këtë herë fitova vendin e parë e sigurova të drejtën për të konkurruar në festivalin kombëtar në Tiranë. Në Vaun e Dejës mora me vete edhe Zef Dedën. E kisha parë një ditë në rrugët e Shkodrës. Ishte diku tek 16-17 vjeç dhe ne njiheshim familjarisht. Vinte nga një familje shumë e varfër. I ati ishte në gen artist, por i la të vegjël. Kështu Zefi u detyrua të punojë. Sapo e pashë në rrugë e pyeta se ç’kishte ndodhur. Më thotë se e kishin përjashtuar nga puna nga që e kishin zënë në turnin e tretë duke fjetur gjumë në një raft. Drejtori i kantierit në Vaun e Dejës, Napolon Qendro e pranoi kërkesën time dhe e regjistroi në një punë. Zefi u bë talent i vërtetë. E kisha këtë besim, pasi shfaqte dukshëm elementët e një artisti të vërtetë. Ai më ndihmo jashtëzakonisht dhe kjo na dha mundësi të merrnim Medaljen e Artë. Në afishen e vënë në Tiranë për estradën e Vaut të Dejës ishte hequr emri im dhe ishte shkruar si regjisor e drejtues grupi emri Himnit Ukaj. Në fund të konkurrimit grupi ynë mori Medaljen e Artë. Ministri i atëhershëm i Arsimit, Thoma Deljana që e kishte ndjekur nga afër persekutimin tim më kërkoi, më hodhi krahun dhe ashtu kaluam në rrugët kryesore të Tiranës. Qëllimi i tij ishte të më rehabilitonte mua dhe të bindte të tjerët në aftësitë që unë kisha. Por nuk zgjati shumë kënaqësia. Fadil Paçrami në vitin 1971 më tërhoqi në Tiranë për të ngritur estradën në kombinatin e tekstileve “Stalin” dhe në Tiranë mora edhe shtëpi. Me Plenumin e IV, vetëm 3 vite pasi isha sistemuar, nisi sërish godita ndaj meje. Nga Shkodra kishin mbërritur shumë ankesa pse unë isha transferuar, ndërsa Paçrmai mes të tjerash u ndëshkua edhe pse më kishte përkrahur mua. Kështu u ktheva në Shkodër në fabrikën e cigareve.

Në vitin 1991 ju jeni larguar nga Shqipëria. Ç’u shtyu të largoheshit dhe të sakrifikonit jo pak?

Unë kam lënë vendin tim më 27 mars 1991. E bisedova me Blerinën dhe vendosëm që të shisnim shtëpinë për të fituar paratë që duheshin për udhëtim. Do të ikja nga Shqipëria, por se ku do të përfundoja nuk e dija saktësisht. U largova nga Shkodra dhe u vendosa disa ditë në Tiranë. Një i afërt më thotë se një vajzë që banonte pranë apartamentit ku u vendosa kishte të atin punonjës sigurimi dhe ai mund të më ndihmonte të arratisesha. Pas tundimeve nga frika e arrestimit pranova, por nuk ishim takuar pasi punën e bënte ndërmjetësi. Më kërkoi dollarë dhe pranova për dy bileta nga Rinasi në Itali. Punonjësi i sigurimit u mor vet me të gjitha nga pasaporta deri te bileta e hipja në avion në Rinas. Erdhi dita e ikjes. Kur u futa në Rinas ma treguan me gisht. Unë e pyeta për emrin, por ai më tha se nuk më duhej gjë dhe se ishte personi që unë kërkoja. Filloi të rriste pazarin, pasi më kërkoi shtesë. Në fillim 100 dollarë, më pas 100 të tjera, edhe 50 dollarë. Më pas më pohoi se nuk do nisesha më atë ditë. Kërceva në këmbë dhe këmbëngula. Atëherë ai më kërkoi edhe 100 dollarë. U ula në fund të sallës në një karrige. Për të mos u vënë re mora një gazetë dhe e vendosa në sy për të mos u diktuar, por për t’u dhënë të kuptojnë se po lexoja. Pas 30 minutash pashë se gazetën e kisha mbrapsht. Ajo që më shty të ikja ishte mungesa e lirisë. Këtë ia thashë edhe punonjësit të sigurimit në kohën që u përshëndetëm.

Pra, ju u ndihmuat për t’u arratisur nga një punonjës i Sigurimit të Shtetit...?

Atij i interesonte paraja, kurse mua dhe Blerinës na interesonte vetëm liria. Në kohën që po ngjitesha për në avion u ndala diku në mes të shkallëve. Ktheva kokën dhe pashë punonjësin e sigurimit të shoqëruar nga ndërmjetësi. Ishin të shumtë ata që më njihnin në aeroport dhe kur më pyesnin u thoja se po përcillja dikë e do kthehesha menjëherë. Më ndanin nga liria vetëm tre-katër shkallë dhe nuk ikja dot pa falënderuar atë që më ndihmoi të fitoja lirinë. Sapo ndesha në sytë e tij u afrova dhe i them me plot gojën “Faleminderit!”. Në dy anët e shkallëve kishte ushtarë dhe biseda nuk duhej dëgjuar ndryshe përfundoja në hekura. Punonjësi i sigurimit ma ktheu menjëherë “E ke paguar”. Unë reagova dhe nën emocione të forta ia ktheva duke i thënë “Liria nuk paguhet”. Kaq dhe gjithçka u mbyll për 15 vite. U vendosa në Trieste dhe kam shkelur në Shqipëri vitin e kaluar. Jetoj shumë mirë në Itali. Djali Luçiano ka kryer studimet dhe është i punësuar në një qendër studimore e kërkimore në Kanada, kurse vajza Anxhela në Trieste me familjen e saj. Unë e Blerina do kthehemi për të jetuar në Durrës shumë shpejt. Synoj të krijoj grupin e estradës dhe do ia arrijë. Unë e dua artin, skenën, estradën dhe nuk mund të jetoj pa të. Në Itali kam shkruar shumë pjesë. Janë me qindra e mijëra. Kam bërë edhe një libër me parodi titulluar "Epopeja e llumit kombëtar" si dhe kam shkruar shumë pjesë komike e satirike të botuara në shtypin kryesisht amerikan.

Njohja në internim me bashkëshorten

"Çdo përvjetor njohje, i shkruaj letër gruas, deri tani janë bërë 55 të tilla"

Një pjesë të jetës Gjosho Vasia e ka kaluar në internim, një pjesë në Tepelenë dhe një pjesë në Skrapar. Madje atje, në Skrapar është njohur edhe me gruan e tij të ardhshme. Sot pas 55 vjetësh, ai jo vetëm që e mban mend ditën e parë të njohjes, por edhe e kujton sipas mënyrës së tij, pse jo origjinale...

"Pas arratisë së vëllait tim Kolec Vasia nuk vonoi edhe ndëshkimi. Një vit më pas, në vitin 1949 ne u internuam në Tepelenë që asokohe quhej Aushvici shqiptar. Torturë e vërtetë të jetoje atje dhe në ato kushte barbare, skllavëruese. Qëndruam deri më 1954 dhe kam shumë kujtime të hidhura. Por, dua të kujtoj atë që më dha kënaqësi të jetoj e të jem edhe sot krenar. Pasi qëndruam disa vite në Tepelenë u transferuam në Skrapar. Ishte 21 mars 1952, ditë pranvere. Dola në Çorovodë, qendër e rrethit. Isha i ri dhe po vëreja vajzat që kalonin në qytezën e vogël. Sytë më shkuan te vajza e bukur që më pas u bë gruaja ime. Quhej Blerina. Dukej nga veshja që nuk ishte e asaj ane. U afrova dhe pa drojë i them se jam i internuar e më quajnë Gjovalin Vasia. Edhe ajo ishte e internuar. I ati saj ishte Jonuz Kaceli, intelektuali i dënuar pa gjyq dhe i pushkatuar së bashku me 21 intelektualët e tjerë për çështjen e të quajturës 'Bomba në ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë'. U dashuruam dhe vendosëm të lidheshim bashkë. Sajuam një kod më vete për të mos rënë në sy. Një ditë u futa nën tela dhe pasi kalova pa u vënë re nga rojet shkova te burimi ku takoheshim fshehurazi. Lashë një letër në njëvjetorin e njohjes. I shkrova që e kam puthur në faqe edhe pse ende nuk e kisha puthur. Që atëherë unë i shkruaj do vit gruas nga një letër dashurie. Sivjet ishte letra e 55-së dhe Blerina i ruan të gjitha me fanatizëm", kujton e tregon Gjosho Vasia.

Plenumi IV i PPSH-së, 27 qershor 1973

"Udhëheqja", merret edhe me Gjosho Vasinë

Muho Asllani: Gjosho Vasian që ka qenë i internuar në Lushnjë, pse e kanë përkrahur?

Mehmet Shehu: Ky është Gjergj Gaberi, për të cilin unë kam tërhequr vërejtjen në telefon. Është ai diversanti që ka ardhur që andej.

Mihallaq Ziçishti: Të na i sqarojë mirë këto Todi, se ai po thotë se “jam dakord me të gjitha ato që u thanë”. Por të na i sqarojë, nëse këto kanë qenë pikëpamje apo edhe grupime.

Enver Hoxha: Tani ai do t’u përgjigjet pyetjeve.

Todi Lubonja: Unë mendoj se këtu grupime nuk ka. Marrëdhëniet e mia me Fadil Paçramin, pavarësisht se ndodhi kjo që u lidh një krushqi midis nesh, e cila nuk varej nga vullneti e dëshira ime, nuk kanë qenë marrëdhënie të lidhura. Për këtë edhe shokët mund të flasin.
27.8.2007 - XHEVAHIR GRADICA
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10


Edi Rama tu thaftè jeta..
....parodizim pa belbèzim..........................
Imazh

--1--
Edi Rama mprehi shpaten
edhe'i herè per situaten,
kjo asht shpata dalè prej detit
me e perdorè gomart e Edit.

Refreni:

Edi Rama e tu thaftè jeta,
po na sjell kujtime t'vjetra,
zani i yt gjithherè me dhunè
si dikur xhaxhi n' tribunè....
--2--
Edi Rama mprehi sqepin,
n'gjitha krahèt me mbushè xhepin,
se ma hajn e faqezij
kund s'i gjindet shoku i tij.

Refreni:
Edi Rama tu thaftè jeta,
veprat tueja s' janè t'verteta,
dinakrì rrin veç tue thurè
si dikur nè diktaturè,
. --3--
Edi Rama n'kasha e lasha
ngrefi qadra si Ali Pasha,
qadra mbrendè me kuklla t'kota
qè i tallè vendi dhe'i qeshè bota-

Refreni:

Edi Rama tu thaftè jeta,
kerkon prap stinèt e vjetra,
zani i shqipes vjen nga Badra
"nxiri jashtè gomart nga qadra."
--4--
U vraftè zoti gjithsa jeni
se nder tru veç dreqin keni,
popullsija s'u sheh mbarè
nga qè s'jeni aspak shqiptàr

Refren:

Por çka shifet lum zotnija,
e ka fajin dhe Salija
nga qè s'merr problemin n'dorè
mos dhe ai asht bashkèpuntorè?

Mergim:gusht 2010 Gjosho Vasia - Itali

Imazh


Martesa e tretë e Edvin Ahmet Kristaq Ramës - Kryetar i PS dhe i Bashkisë Tiranës
Imazh
Parodi popullore nga Gjosho Vasija Itali
--1--

Po ja thona zero, le t'na bahet nji..

Nji grue t'bukur mori Edi Ramën,
e nderoj gjithë kryeqyteti,
i shkoj dashi' e miqësija,
flakë n' gëzim u ndez Bashkija....

Por tue pasë nji mende hore,
nuk i erdh aspak për dore
me ba jetën bashkshortore..
Edhe fillë sa priti verën,
e nxuer jashtë e i mbylli derën,
tue'e përplasë përjashta hollit
sikur t' ishte top futbollit..

Refreni:

Mbasi Edi Rama mbet pa tule,
dikund luftë e dikund lule
ai kudo po hapë tash sytë
mos po rrenë nji grue të dytë..

lajle moj lule...

--2--

Po ja thona nji e le t'na bahen dy..
T'dytën nuse mori Edi Rama
athue ka takat i shkreti?
U mbush shpija me dhurata,
vazhdoj kanga sa kje nata.

Por tue qenë se në çdo vend
shamatohet me gjithkend,
ato nerva i futë në shpi,
dhe i përplasë te gruja e tij,
kshtu që dashtë edhe pa dashtë
edhe' e dyta doli jashtë..

Refreni:
Ka mbetë Edi prap pa tule,
herë ndër ferra e herë ndër lule,
por gjithkah sytë i kanë mbetë
mos po gjenë kund gruen e tretë.

lajle moj lule..

--3--

Po ja thona dy e le t'na bahen tri..
Edhe t'tretën kapi Edi Rama,
shum po qeshet kryeqyteti
sot n' Bashki more lum trimi,
asht kryetar Sulltan Edvini...

Nji Sulltan kaq fukara
sa për shpi paguen qera,
kaq e vorfën dasma e shkretë
sa të ftuem pat tetqind vetë.

Kaq i vorfen asht "al dente"
ka do qindra apartamente,
me harem e me dalldi,
gjysë sovjet e gjysë Turqi..

Refreni:

Kërcen Edi Rama nëpër tule,
diku ferra e diku lule,
por do shihni prap teatër,
kur ta ndrrojnë me'i numër katër... .

lajle moj lule...

Mërgimtari Gjosho Vasia - humorist nga Shkodra me banim në Itali, i dekoruar nga presidenti Topi në maj të 2010
-25 Tetor -2010


Gjosho Vasija-Rapsodì: “Metamorfoza e djallit..“

–”Hé Gjosho Vasija, a po m’njeh?!?!”
–”Shih pashë buken ke po shoh….
posi gjanem nuk po t’njoh?
Kemë pasë shpijat pranë e pranë,
t’kam njoftë babë e t’kam njoftë nanë.
kemë luejtë bashkë në kohë t‘f’minis
masandej në moshë t’rinisë
shpejt u fute n’gjij t’partisë
dhe u bane komunist
si ma i ndezti aktivist,
me nji fjalë të dhanë kulturë
tue vu gur e tue ba murë
me ndertue atë diktaturë”–…
—”Çka me bà…Asht mbyllë tash dera,
kanë qenë krejtë do kohna tjera.”—

—”Vertetë kjenë do kohna tjera…
Komunizmi kje kolera,
kje trathtija, vrasja e mnera.
Injoranca deri n’ bindje
se do’e çojmë atdheun në Lindje.
Edhe moret thikat n’dorë,
edhe niset pa hiç zorë
me i ra tok’s kryq e terthurë
tue shtrij n’popull diktaturë
N’gjak u mbluene votrat tona,
helm u hodh mbi sofrat tona,
ç’u mbush toka me kufoma,
si e si me urdhen t’shkjaut
me ia nxjerrun shpirtin vllaut…
Sot besoj se kjo doktrinë
si e kalbun, qelbësinë
duhet vàr tek nji vetrinë,
ku sejcili kalimtar
të ndalohet, puna e parë,
e pa zor e pa poterë
do ta pshtyjnë nja 30 herë”—..

“—Ke të drejtë,mjerim çdo skaj,
por dhe nè nuk patem faj..
Fillë sa hymë na gjujten n’ rrena,
rrena e rrena, çdo orë rrena
erdh nji ditë e na u mbush ena
që besuem se me t’vertetë
do t’i japim vendit jetë.”—

—”Sot ku je,çka je tue bà,
a po merresh me ndoj gjà,
me thye tokë a me prè drù,
ndoj pullaz me rregullue,
me kullotë kund dhen a dhì,
a por ndoshta je ndry n’shpi
fukara me lugë, pa lugë,
se ke zor me dalë në rrugë.
frigë se t’gjujnë fmija me gurë
si pjestar në ‘diktaturë?”—

“—Po, diçka kam ardhë verdallë
mos me mbetë si peshku n’zallë..
Shpejt u mblodhem, biseduem,
fillë nga triskat u liruem,
disa i hodhen nder fekale,
disa i treten nder kanale,
se ma ftyra e diktatorit
nuk e dij ku a tretë prej zorit
por mbaj mend i bamun n’copa
copa e copa ku pat gropa –
Masandej si qethen dhent
edhe ne i qethem mendt
edhe fillë e “no koment”
filluem punen n’Parlament.”

“—Komunista në Kuvend???
Ti po rrenë a me gjithë mend,
Deputet me hy n’atë prak,
ju që’i keni duer’t me gjak,
ju bash mjeshtrat e torturës,
baballar’t e diktaturës?”—-

“–Njashtu asht, por kjo spjegohet….
Kur me drù pop’lli nenshtrohet
e me rrena perpunohet,
rrena e rrena e kaçarrena
deri që t’i mbushet ena,
e ti bahet shqiptar ngratit
jo ma larg se tesha e shtatit,
ajo turmë harron disprimin,
dhe miqësohet me rregjimin,
sa që deri diktatorin
per si babë e rreh krahnorin..
Sot prap jemi të nderuem,
të pershndetun, të trajtuem
kemi prona me 8 kate
e dikush me 12 kate….
Që ta dijsh Gjosho Vasija
asht e thjeshtë ketu historia…
Komunizmi kurr nuk vdes
sa t’kenë bota faqezes,
ai livizë ose ndrron ves,
der djè lkurë e n’diktaturë
sot me rrogë e me veturë,
der djè i kuq e sot bojë rozë
me nji fjalë e thanun n’prozë
ajo pëson metamorfozë,
pra nuk vdes, por rrin i gjallë
sepse kemë nji mende djallë,
e nji popull krejtë budallë.”—

“–Kam ba mirë unë si shqiptar
që jam zhdukë si mergimtar
mos me’ i pà mà’ ato vrastarë,
ato qej, ato kusarë…..

Gjosho – Mergim - Itali—18 shtator 2010

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GJOSHO VASIA
Imazh
''GJUHA E NJESUEM''
Rapsodija e Shinpansesè.....
(bejta me vàj)

Sistemin plot me shtasè e njofti mirè ky popull,
gomàr e kuaj çdo zyrè, qè' u sillshin si n'pazàr,
sa ujq e kokodrila n'Vermosh e deri n'Dropudh
e shinpanseun e " bukur" e kishin sekretarè...

Zagarèt kjenè spijunat,e ujqit per tregti,
kje dhelpna diplomate per rrenat e rregjimit,
e tigrat u perdorshin me "mbledhè" nderè e burrni,
me 'i rrahè e me i coptue n'biruca t'sigurimit.

Nji ditè ky shinpanseu gjithè kafshet i lajmroi ,
i tha do bajmè kongres,do t'shpikim nji gjuhè t're,
tè gjithè besoi e dini se un do t'a drejtoj,
ne kemè dhe Kostallarin qè ban çka themi ne..

Do shkrijmè urgjent gegnishten atè gjuhen e shkodranit,
asht gjuha e klerikve,mbi te do lshojmè rrufe,
dhe fillè sa t'a qirojmè do i themi gjithè vatanit :
se ne qè jemè tè luftès do kemi nji gjuhè tè re.

Uuuuurrra bertiten kafshet, nè veçanti gomari
si' i luftes thirri pelen e n'vesh i foli lehtè,:
"-kjo gjuha e re na qenka si mushka e jonè e s'parit"-
prandej dhe shum e bukur besoj se do tè jetè."-
.........................................................................
Me'i pre nji kokè shqiponjes,ke mbetè pa ideal,
ma i madhi krim qè bahet, nè se quhesh shqiptàr,
por duket se shqiptàri asht kthye nè karnival,
qè nuk i ban pershtypje se mbeti pa shkrimtarè...

Tè gjithè ato qè ndjekin e shkruejnè me kostallarè,
(gjaksorèt e gegnishtes qè s'lanè asnji tepricè)
do t'thotè se jeni t'peles tue pasè baben gomar,,
o baben kalè ushtrijet e nanen gomaricè...


Mergim..- Itali - Padova..Gjosho-6 shkurt 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

Imazh
Vargje gazmore--vèllaznore.
...(Sa me u ndejè afer)......................................

Me u thanè çka asht e drejta
due si miq t'mè ndihet zani,
sa me u falè nga 2-3 bejta
çka n'zakon e ka shkodrani..

Ky shkodrani, don i Madhi,
futè nè jetè filozofi,
po ia xuni shtegun halli
ai e gjuen me alegri.

Pra me'u thanè si asht e drejta
kur t'i merrni kto lexime,
mirè ta dini se me bejta
due t'ju sjell veç perqafime.
..........................................
Zef Skanjetit
Nji diçka nuk ma kapè rrashta
per Skanjetin baj çudi,
ç'kje shqiptàrè kanè dalè perjashta,
Zefi i "huej" ka mbetè n'Shqipni...

A por ndoshta nder pun't tueja
me dalè jashtè tè duket pshesh,
si Oliksi t'ka lidhè grueja
tue ti vue sirenat n'vesh..

A por ndoshta mor lum miku
ti shpreson nder mbrekullna,
se kur t'ngrihet Adriatiku
tesh flutron me dy patina?..

Nuk ka gja, po ju vijnè "Vizat"
por asht friga e 'Salisè
nga qè n'zyrè i sillen mizat.
mbesin shkresat pa u nisè.

Sè Shqipnija ka prap huqe,
nuk perdorin Mux per "miza",
sidomos do t'mdhaja e t'"kuqe"
qè ushqehen nder gjiriza.
........................................
Fritz Radovanit
Mirè ka ba Fric Radovani,
la Shqipninè terthurè e'ushkur,
e me'j herè pa ju ndij zani,
shkoj gjet token nder kangur.

Kur kanguri e pàu atè natè
u çudit per shtat e hije,
s'kishte pa njeri kaq t'gjatè
per pa kenè shermend hardhije.

Prandej n'Shkoder ka lanè namè,
ka shkue syni tek ai shtat,
shoket anash ka dy pllamè
nder Fritzi plot tre kat..

(( N'kat tè tretè mban biblioteken,(koken),
me do dhjetra exzemplarè,
n'kat tè dytè,ka punè me dreken (barkun)
mbasi del e blenè n'pazar,
mbrapa ,poshtè ka fonoteken--
qè zbrazè "kangèt" mbrapsht e mbarè.))

Shperndanè lajme n'kater anè,
me to i knaqè synin shoqnisè,
der m'ka shà, mendermethanè
Angjelinin e Kumrisè...
------------------------------------------------
Pjeter Pepès
Pjeter Pepa' i pend's dhe i gishtit,
s'ke ku e gjenè njeriun ma t'saktè,
libra shkruen nder "Ujna t'Krishtit"
por nuk dij pse' asht ba fjalè-paktè

Thashè i gishtit se asht trim,
e kèshtu ka kenè gjithmonè,
nè çdo faqe ka'i kushtrim,
me i dalè zot atdheut tonè--.

C'do hallxhi din t'a ndihmojè,
din kujdo me'i dhanè dashni,
ka lanè njerzit pa dhamè n'gojè
veç me' u lidhè me letersi---

E tue kenè edhe pa dhamè
s'kanè mundsi aq mirè me' e shà,
prej inadit çojnè nji kambè--
e diçka kerkojnè me i ba..
....................................
Bep Pèllumbi
"--A din gja njaj burrè te lumi
qè po baka gjimnastikè?"--
"--Ai qè shihni asht Bep Pllumbi
me familje n'Amerikè

Fat i madh me u quejtè "Pellumi"
tue kenè pllumb ai fluturoj,
po t'u quente Bep Llokumi,
prap do t'ishte n'Tre heroj"
....................................
Bep Pjetri
Po mè thuej kush asht ai tjetri
me do flokè n'bojè t'harabelit?
Atij vlla i thonè Bep Pjetri,
mik i imi n'uzinè t' Telit.

Si ka trunin ka urtinè,
si ka' urtinè ka t'bukrin za,
kur shperndanè ai melodinè
ke dishirè me e ndij pa para...
----------------------------------------
Dom Gjergji
--Po njaj burrè qè mbi valè t' detit
ka lanè shpij e ka lanè dhè?
--Asht nji mik i Zef Skanjetit
e prej tij asht njoftè me ne...

Kemi gzim qè mik e kena,
tjeter burrè si ai nuk kà
por asht niri me dy fèna
çka s'asht ndij kerkund n'dyrnja

Gjergj i thonè, safì kristjan,
por mbiemni turk demek, ,
ma mirè prift nè Vatikan
se sa hoxhè nè Bahçallek..
...................................
Gjoshja
Mè kanè thanè je tue ba namin
si shejtan me mende t'hollè,
ke vendosè me shfrytzue vjamin
me i shitè qìra per Shenkollè,

Dikur krande ke kenè n'Shkoder,
kur kjemè t'lidhun nder çengela,
ndersa sot me barkun loder,
sa nji viç e 12 gjela,

Mè kanè thanè se kndon mirè fare,
si gjelucat zakonisht,
kur t'vijsh n'Shkoder hyp n'minare
kndo me hoxhen arabisht--
........................................
.......................................
.......................................

Miq perpara se m'e u ndà
lypi t'falun per teprime,
kam ba gaz si vllau me vlla,
ndryshe s'flet kurr zemra e ime.

Gjosho....Frurè...2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Nëntor 2014, 09:22
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari