Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 89 postime · Faqe 2 prej 9 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 9
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 17 Prill 2010, 00:21

Prizreni i mbetet borxh heroinës shkodrane Marie Shllaku!
Imazh

04 Maj 2010

Çështja deri në kufijtë e shqetësimit apo edhe të brengosjes të secilit njeri të vetëdijshëm, veçmas në vitet e pasluftës, është ajo, kur në Prizrenin e historisë së lavdishme të kombit, askush deri më sot, së paku nga kasta intelektuale, nuk u kujtua që për Marie Shllakun, këtë trimëreshë sypatrembur, të ngrihet ndonjë lapidar, bust apo përmendore. Dhe propozimi për përkujtimin e luaneshës së maleve të Kosovës, Marie Shllaku, e cila me tërë qenien e saj fizike e shpirtërore iu kushtua kauzës kombëtare, që në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare, t’i ngrihet një përmendore në qendër të qytetit, nuk do të trajtohej si një propozim i karakterit euforik, dhe se aq më tepër, për një këtë lloj propozimi, “do t’i hiqnin kapelet” të gjitha subjektet politike, jo para propozuesit, por para të bëmave heroike të trimëreshës Marie, e cila, ndonëse ishte në moshën 24 vjeçare, nuk u ligështua për asnjë moment para torturave shtazarake psikike e fizike, që ndaj saj e ushtronin çetnikët e Rankoviqit dhe hyzmeqarët shqiptarë të asaj kohe në qelitë e hetuesisë në Prizren. Me këtë rast, për lexuesin tonë, në vija të përgjithshme do të shpalosim disa të dhëna rreth figurës së heroinës shkodrane, Marie Shllaku, e cila nga Gjykata e Qarkut në Prizren në një proces gjykimi, të zhvilluar nga 29 qershori e deri më 11 korrik të vitit 1946, dënohet me pushkatim, tok me atë Bernard Llupin (prift), Kolë Parubin (profesor) dhe Gjergj Martinin (mësues), të cilët dalin para togës së pushkatimit më 24 nëntor të vitit 1946, dhe pasi nuk iu nënshtruan demagogjive të hetuesve serbë e të prokurorit Ali Shukria, bëhet ekzekutimi i tyre. Ndërkaq që historianët dhe intelektualët e tjerë, duke hulumtuar rreth veprimtarisë së patriotes dhe luftëtares Marie Shllaku, njoftojnë se ajo me idetë atdhetare u brumos qysh në vitet e shkollimit fillestar, kur për mësues e pati edhe poetin Gjergj Fishta. Kurse falë mendjemprehtësisë dhe guximit, ajo arriti dhe u emërua sekretare e ministrit të atëhershëm për Infrastrukturë Publike Ilaz Agushit, një patrioti të spikatur nga Kosova. Pasi Marien e karakterizonte shpirti luftarak, ajo i ndërpreu studimet në Romë të Italisë dhe caktohet me detyrë në Prizren, ku bëhet sekretare e inxhinierit Xhafer Deva, i cili në kohën e Luftës së Dytë Botërore vepronte si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Por, derisa në vitin 1944, për shkak të rrethanave të krijuara politike-ushtarake, e tërë qeveria u detyrua të shkonte në ekzil, Marie Shllaku, mbeti e vetmja femër në mbi 50 çeta të luftëtarëve, të cilët nëpër malet e Kosovës, dhëmbë për dhëmbë luftonin me mizërinë e ushtrisë çetnike-partizane, së cilës mjerisht i ishin bashkuar edhe shumë sahanlëpirës shqiptarë. Ajo njihet edhe si pajtuese në mes të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, të cilët me armë në dorë fuqishëm iu kundërvunë hordhive jugosllave çetnike kur po tentonin administrimin ushtarak në Kosovë në vitin 1945.
Marrë nga “Bota Sot”

...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 17 Prill 2010, 00:27
Primo Shllaku
Imazh


Edhe fjalët shkojnë në ferr

Kush është Primo Shllaku?

Primo Shllaku u lind në Shkodër më 16 dhjetor të vitit 1947. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe, me propozim të Pr.Dr. Eqerem Çabej, emërohet pedagog pranë këtij universiteti, por më pas emërimi anullohet. I propozohet një vend në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit-sot Universiteti A. Xhuvani-, por ai detyrohet të refuzojë për arsye se familja e tij transferohet në Shkodër. Punoi si mësues në zonën e Shllakut -Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Bir i regjisorit, Artistit të Popullit Lec Shllaku, dhe nip i helenistit dhe përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, që prej fillimviteve '90, Primo jeton dhe punon si mësues frëngjishteje në Greqi. Veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike Lule nate dhe Hana e njelmët e ditës.


Lin Shllaku - Kapiteni i Madh i Futbollit

Lin Shllaku Albanian Age 74 years Born in 30.11.1937 Club Retired Position Midfield Caps 15
Lin Shllaku
Shqiptar
Mosha 74 vjeç
I lindur në vitin 1937
Pozicion Mesfushor
Karrieren e filloi si futbollist ne moshen 15 vjec, ne vitin 1943
Ne Klubin e Federates Tirane,KF Partizan Tirana, ne Stadium Qemal Stafa

Luajti futboll prej moshes 15 deri ne moshen 33 vjec ne vitin 1971,.

Kapiteni i Madh (cilësuar prej specialistëve gjermanë) Lin Shllaku, të cilët nderuan ngjyrat e “Vllaznisë” dhe përfaqësuesen Kombëtare, për futbollin e tyre teknik total e cilësor në çdo aktivitet, brenda dhe jashtë vendit (të tre me origjinë malësore prej Shllakut)

futbollistët e talentuar Pal Mirashi, Prek Gjeloshi e deri te Lin Shllaku

Kapiteni i Madh (cilësuar prej specialistëve gjermanë) Lin Shllaku, të cilët nderuan ngjyrat e “Vllaznisë” dhe përfaqësuesen Kombëtare, për futbollin e tyre teknik total e cilësor në çdo aktivitet, brenda dhe jashtë vendit (të tre me origjinë malësore prej Shllakut).


Shllakas - Miqtë e Prof. Ernets Koliqit
Imazh

Gjon Buçaj
• Ndoc Shllaku
• Lek Marashi
• Lec Shllaku

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 17 Prill 2010, 21:31
DESHMI SHKENCORE PER SHLLAKUN NE SHEKUJ me ane toponimesh kishtare
Imazh
Shtëpi karakteristike shllakase e dukagjinase me rrasa gurit si tjegull


Antonio Baldaçi shkruan: “Toponomastika shqiptare nuk duhet të harrohet nga filologët, sepse ajo jo vetëm që mund të shërbejë për gjeografinë historike dhe për historinë e popullit, por do të jetë një ndihmë e vlefshme edhe për gjuhën”.

Shllaku ne toponimet kishtare

SHLLAKU I NJOHUR NE SHEKUJ

Fragment nga studimi ’’Vështrime Historike Rreth Përhapjes së Kishave dhe Emrave të Shenjtorëve Ndër Zonat e Mbishkodrës’’
Krishterimi ndër Shqiptarë - Simpozium Ndërkombëtar -
Tiranë, 16-19 Nëntor 1999
Seksioni i Historisë dhe Arkeologjisë

Fran Luli
Shqipëri

Për këtë, E. Çabej sqaronte kështu: "Në gjuhën shqipe terminologjia kristiane me gurrë latine përbën shtresën më të moçme të gjuhës fetare", ndërsa gjuhëtari tjetër i shquar, prof. Sh. Demiraj shprehet: "Termat kishtarë të shqipes prej burimit latin paraqiten me ndryshime të tilla fonetike, që dëshmojnë për një vjetërsi relativisht të madhe". M. Shuflaj, nga ana e tij, për këtë element të rëndësishëm gjuhësor, bën edhe përgjithësim, kur shkruante: "Terminologjia kishtare ndër shqiptarët qe prej burimit latin më tepër se ndër rumunët, që qenë trashëgimtarët e romakëve në viset e Nëndanubit". Prej këtij elementi gjuhësor kishtar me origjinë latine, veç të tjerave, hyjnë edhe fjalët-apelative: kishë, qelë, kryq, murg, manastir, dom, abat, xhudhi-ni, lter, frat, prift, kurse trajtat jeremi-a, remit-i, remitë(dy të fundit tek Buzuku), ndahen më dysh: e para nga greqishtja, të fundit nga latinishtja ose italishtja. Kështu, me këto fjalë gjejmë mjaft emërtime vendesh, fshatrash, lagjesh apo qendra të tjera të rëndësishme kishtare.

 ……Me vetë fjalën kishë, kemi emrin e katundit të sotëm Kishë-Arrë ose Katundi i Kishës (Dushman) ,……

 Veç këtyre makrotoponimeve historike kemi edhe mjaft mikrotoponime me këtë fjalë, si: Maja e
Kishës (Postrripë, Shllak), si dhe lagjen Kishaj (Shirokë-Shkodër), dëshmuar historikisht në vitin 1671 në dy trajta, Chisagni prej S. Gasparit dhe Chisen(Kishën) më 1688 prej E. Armaos, marrë kjo e fundit nga E. Çabej si një shumës me –(ë)n. Veç këtyre makrotoponimeve historike kemi edhe mjaft mikrotoponime me këtë fjalë, si: Maja e Kishës (Postrripë, Shllak), Sukë e Kishës (Shosh, Oblikë), Kodra e Kishës (Shalë), Kisha e Valles (Gegaj-Shllak), Kisha e Vorreve (Shumëkund), Kisha e Çardakut (Koplik), Fushë-Kisha (Shalë, Dushman), e të tjera emërtime të tilla.


 …….Sinonim me murg është fjala kallogjer, ndonëse i një gjuhe tjetër, por që në gegërishten
jetojnë trajtat më të vjetra këllogjën, kllogjën, ku kjo e fundit rrjedh nga greq. Bizantine kalógeros, dy trajta, të cilat E. Çabej thotë se janë përdorur krah për krah, kalógeros e monachus. Me këtë apelativ kemi emrin e fshatit të sotëm Këllogjën Kllogjën-i(Dushman), ……….

 …..Nga termat e tjerë kishtarë, që lidhen me emrat e klerikëve e të meshtarëve, ndonëse të
padëshmuar historikisht si toponime, janë dhe frat, prift, bile të përhapura shumë ndër trojet e Mbishkodrës. Kështu me frat, kemi mikrotoponimet: Frate(Domën), si shumës i femërorizuar, Fusha e Fratit(Këllogjën),…..


 .....Sâraxha e Fratit(Bratosh-Koplik), Logu i Fratit, Lugu i F., Gurra e F., Ara e F., Hamalla e
F., Mullini i F., (Toplanë-Shosh), Kroni i Fratit(Toplanë, Abat, Palaj-Shosh), Livadhi i Fratit(Toplanë, Telumë-Dushman), Vorri i Fratit (Nënmavriq-Shalë, Curraj-Tropojë), kurse në shumës të mirëfilltë del trajta Fusha e Fretënve (Vukaj-Shllak)……

 ……Duhet plotësuar më tej , se si mikrotoponimin e ndeshim gjithnjë në këto anë, si p.sh.
Kroni i Maranajt, Fusha e Maranajt, Lugu i Maranajt (Vorfë–Mbishkodër), ndërsa si emër i gjallë feste, na del në anët e Shllakut, …….

 Në ndjekjen e jetës kishtare dhe të historisë së shenjtorëve në krahinat e gjera të Mbishkodrës,
do të nisemi, nga ana e shtrirjes gjeografike, prej jugut në veri, më shkoqitur, nga zonat më të afërta të qytetit të Shkodrës, si qendra kryesore e veriut të vendit, d.m.th., nga zonat e qyteteve të hershme të Drishtit dhe të Ballexës së Rrjollit, me "metropolet" e tyre, duke vazhduar me Koplikun me rrethina, diçka në Malësinë e Madhe, më tej me Dukagjinin (Shalë, Shosh e Pult), me Dushmanin e Shllakun,…..

 ……Ndër rrethinat e Shllakut e të Dushmanit, na dëshmohen disa emra kishash,
shenjtorësh dhe bile fshatrash me interesin e duhur për fushën e fesë e të kremteve të saj. Kështu në veriperëndim të Dushmanit, del emri i fshatit Shtotërr, më 1688 S. Teódoro, një ndër ata emrat me prejardhje nga kisha bizantine, që i pamë më lart. Në fshatin Mërrisht, më 1621 gjejmë emrin e kishës S. Alessandro, si dhe më 1632 në Vilëz i njëjti emër, për të cilët sot kemi reflekset përgjegjëse: Kisha e Shlleshtrit (Gegaj–Shllak), bashkë me festën Shllezhdri, Shllestri, që kremtojnë banorët e Shllakut. Po në vitin 1632, në Arrë të Dushmanit, dëshmohet emri i kishës S. Andrea, ku jo larg, në rrethinat e Komanit, Gj. Karma na jep për sot, emërtimet Kisha Shndre, K. e Shndreut…

 ……. I së njëjtës gurrë burimi është dhe emri tjetër i shenjtorit e i kishës, Shmitër nga Shën
Mitër e ky nga Shën Dhimitër, emër i cili dokumentohet më 1671 S. Demetrio në Ndreaj të Shoshit, ku sot del vetëm si toponim, Prroni i Shmitrit e Logu i Shmitrit (po në Ndreaj), gjithsesi gjurmët e këtij shenjti, ndërsa më tej kemi dhe Kisha Shmitër (Toplanë), Kisha e Shmitrit (Palaj–Shllak).

 Ndër rrethinat e Shllakut e të Dushmanit, na dëshmohen disa emra kishash, shenjtorësh
dhe bile fshatrash me interesin e duhur për fushën e fesë e të kremteve të saj. Kështu në veriperëndim të Dushmanit, del emri i fshatit Shtotërr, më 1688 S. Teódoro, një ndër ata emrat me prejardhje nga kisha bizantine, që i pamë më lart. Në fshatin Mërrisht, më 1621 gjejmë emrin e kishës S. Alessandro, si dhe më 1632 në Vilëz i njëjti emër, për të cilët sot kemi reflekset përgjegjëse: Kisha e Shlleshtrit (Gegaj–Shllak), bashkë me festën Shllezhdri, Shllestri, që kremtojnë banorët e Shllakut. Po në vitin 1632, në Arrë(Kish Arre – shen. im B.P.) të Dushmanit, dëshmohet emri i kishës S. Andrea, ku jo larg, në rrethinat e Komanit, Gj. Karma na jep për sot, emërtimet Kisha Shndre, K. e Shndreut


Shkurtime bibliografike:

Dict. Lat.–Ep. F. Blanchus (Bardhi), Dictionarium Latino–Epiroticum, Romae, 1635

Fj. Bashk. Fjalori i «Bashkimit», Prishtinë, 1978 (ribotim).

Fj. Gaz. D. Nikollë Gazulli, Fjalorth i Ri, T. 1941.

RR P. Budi, Rituale Romanum, Romae, 1621.

SC P. Budi, Speculum Confessionis, Romae, 1621.

U MORE NGA LINKU: http://www.kulturserver-hamburg.de/home ... art04.html

Shllaku ne epiken shqiptare


Epika heroike shqiptare si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës
Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
.........................................
2. Nga kërkimet e bëra deri më sot rezulton se këngët epike të ciklit të kreshnikëve i gjejmë në Shqipërinë Veriore, kryesisht në trevat mbi lumin Drin, në këtë shtrirje: Malësia e Madhe (Hot, Kelmend, Grudë, Triesh, Kastrat, Shkrel), Kraja, Rranxat e Mbishkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malësia e Gjakovës (Krasniq, Gash, Bytyç, Berishë), Kosova. Kjo është vatra kryesore apo treva e mirëfilltë e ciklit të kreshnikëve, po përhapja e tij është edhe më e gjerë; ajo kalon edhe poshtë Drinit, si në Pukë, Kukës, Dibër e Mat, deri në disa fshatra të Shqipërisë së Mesme.


U morre nga linku;http://vargmal.org/dan1258
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 18 Prill 2010, 00:38
KOMUNA SHLLAK - ZAZ - QENDRA E VOTIMIT 42 E QARKUT TE SHKODRES
Imazh

0126 127 KOMUNA SHLLAK: Ukbibaj, Shkolla Publik
0127 137 KOMUNA SHLLAK: Vukaj, Shkolla Publik
0128 172 KOMUNA SHLLAK: Barcolle, Shkolla Publik
0129 173 KOMUNA SHLLAK: Kron i Madh, Shkolla Publik
0130 184 KOMUNA SHLLAK: Vukjakaj -Gegaj, Shkolla Publik
0131 275 KOMUNA SHLLAK: Bene, Shkolla

U more nga ky link: http://209.85.135.132/search?q=cache:Y8 ... clnk&gl=dk

1 BARDHOK PJETER ZHURI PARTIA DEMOKRATIKE+PARTIA REPUBLIKANE+PARTIA BASHKIMI LIBERAL PD+PR+PBL
2 NDOC GJON GURI PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË PSSH
-------------------------------------------------------------------------------------------

Viti 2008 INVESTIME PUBLIKE TE REALIZUARA NGA BUXHETI I SHTETIT

7. Ndërtim qendër shëndetësore fshati Shllak, komuna Shllak 2.996.554
8. Supervizion + kolaudim i objektit qendër shëndetësore fshati Shllak, komuna Shllak 120.000
57. Pajisje për zyra, për shkolla ,komuna Shllak 580.700

FLETË VOTIMI

ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE 18.02.2007


KOMUNA SHLLAK - QARKU SHKODER KANDIDATET PËR KRYETAR
1 GJIN MARK NDOJA PS, LSI, PSD, PDS, AD
2 HILE MARK KODRA PD, PDK [/b]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 18 Prill 2010, 00:51

Major Gjergj Vata

--------------------------------------------------------------------------------
Historia e malësorit që u diplomua në Akademinë e Torinos dhe vrasja tragjike e tij nga njerzit e Sigurimit kur organizonte rezistencën antikomuniste si nënkryetar i Komitetit të Maleve

Si ia prenë kokën major Gjergj Vatës, qarkomandant i Shkodrës prej Temalit te Shllakut
Dashnor Kaloçi

Vetëm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shëmbej regjimi komunist, unë fillova që të interesohesha për gjetjen e eshtrave të xhaxhait tim, major Gjergj Vatës, ish-Qarkomandantit të Shkodrës. Pas shumë kërkimesh, me ndihmën e disa miqëve të mij në zonën e Dukagjinit, unë arrita që t'ia gjej vëndin ku e kishin groposur në zonën e Shllakut. Por kur e hapëm varrin, mundëm të gjenim vetëm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokës mungonte krejtësisht".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 68-vjeçari Kel Vata, ish ndihmës mjek në qytetin e Shkodrës, i cili rrëfen të gjithë historinë e dhimbëshme të familjes së tij dhe xhaxhait, major Gjergj Vatës, ish-Komandant i Qarkut të Shkodrës që u vra dhe u masakrua në mënyrën më barbare nga forcat e Sigurimit të Shtetit në vitin 1946.

Familja Vata nga Temali

Gjergj Vata u lind në 14 mars 1914-të në fshatin Temal te Shllakut të Prefekturës së Shkodrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Babai i Gjergjit,Vat Gjeloshi, në vitin 1878 kishte shoqëruar përfaqësuesit e Malsisë së Dukagjinit, Gjek Beg Shllakun, e Mar Lulën, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Aty nga viti 1905-së, familja e Vat Gjeloshit, për arsye ekonomike u shpërngul nga fshati Temal dhe u vendos në Lagjen Arra e Madhe në qytetin e Shkodrës. Gjatë atyre viteve, Vat Gjeloshit i lindën katër djemë dhe një vajzë, që ua quajtën: Kolë, Gjon, Gjergj, Luçie dhe Lorenc. Djali i madh, Kola, i cili u lind në vitin 1900-të, pasi mbaroi Kolegjin Saverian me rezultate të shkëlqyera, hyri në punë tek disa tregtarë të mëdhenj të qytetit të Shkodrës. Në qershorin e vitit 1924, Kola u mobilizua si ushtar në forcat fanoliste të udhëhequra nga Rexhep Shala, duke u caktuar në batalionin e komanduar nga Vas Kiri. Gjatë marshimit që bëri ai repart për në Tiranë (më 8 qershor 1924) me qëllim për të rrëzuar Qeverinë e Shefqet Vërlacit, Kola mbeti i vrarë në një përpjekje me forcat qeveritare në fshatin Balldre të Lezhës. Që nga ajo kohë dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, familja e Vat Gjeloshit mbeti në një armiqësi të përhershme me Mbretin Zog. Pas vrasjes së Kolës, djali tjetër i Vat Gjeloshit, Gjoni, mbeti në shtëpi për t'u kujdesur për problemet e familjes, ndërsa Gjergji, mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin e fretënve "Ylliricum" në qytetin e Shkodrës. Ndërsa djali i vogël i familjes, Lorenci, pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës, gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, punoi si nëpunës në administratën vendorë të Prefekturës së Shkodrës, nga ku mundi që të fitonte një të drejtë studimi për të studjuar në universitetin e Bolonjës në Itali.

Në Akademinë e Torinos

Pas mbarimit të Kolegjit Franceskan në vitin 1929-të, Gjergj Vata mundi që të fitonte një bursë shtetërore për të ndjekur studimet e larta në Akademinë ushtarake të Torinos në Itali. Lidhur me këtë, nipi i tij Kel Vata, dëshmon: "Të drejtën e studimit për të studjuar në atë akademi ushtarake, axhës Gjergj, ia nxorri Ministri i Arsimit i asaj kohe, Hil Mosi, vetëm pas ndërhyrjes së Padër Gjergj Fishtës, i cili e kishte pasur Gjergjin, nxënësin më të mirë në Liceun Franceskan. Në Akademinë e Torinos, Gjergji studjoi për pesë vjet me rradhë në degën e Artilerisë, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1937, duke marrë gradën e nëntogerit. Pas dhënies së diplomave, Komandanti i asaj Akademie e thërriti Gjergjin në zyrën e tij dhe i tha: "Zoti Vata, ti ke mbaruar me nota të shkëlqyera, por atdheu i juaj, Shqipëria, është një vënd i varfër dhe nuk ka para për t'ju paguar. Po të doni mund të qëndroni në Itali, ku ju do të keni një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe pagesë tepër të lartë". Pas atyre fjalëve, Gjergji iu përgjigj: "Zoti Gjeneral, unë jam shqiptar dhe nuk kam ardhur për të qëndruar në Itali, por do të kthehem dhe do të shërbej në vëndin tim, duke marrë parasysh çfardolloj sakrifice". Dhe atë fjalë ai e bëri realitet duke u kthyer në Shqipëri në gushtin e vitit 1937, ku Mbreti Zog i ofroi disa detyra ushtarake në reparte të ndryshme. Por ai nuk pranoi që të shërbente në rradhët e Ushtrisë Mbretërore, duke thënë se nuk mund t'i shërbente atij njeriu që ishte bërë shkak për vrasjen e vëllait të tij, Kolës, në qershorin e vitit 1924. Pas kësaj me ndërhyrjen e disa miqëve të tij në qytetin e Shkodrës, axha Gjergj, pranoi të merrte detyrën e Kryetarit të Komunës së Shllakut, ku ai shërbeu nga viti 1938-të deri në vitin 1941. Gjatë asaj periudhe, përveç detyrës së Kryetarit të Komunës, Gjergji, u mor dhe me pajtimin e konflikteve të ndryshme dhe pajtimin e gjaqeve që kishin malësorët e asaj zonë të thellë në skajin më verior të Shqipërisë", kujton Kel Vata, lidhur me xhaxhain e tij, Gjergj Vatën, i cili u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali.

Qarkomandant i Shkodrës

Aty nga vjeshta e vitit 1941, pasi Gjergj Vata kishte punuar për afro katër vjet me rradhë në Komunën e Shllakut, ai u thërrit pranë Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare në Tiranë, ku u njoftua se ishte caktuar oficer me gradën e togerit, në garnizonin e Kukësit, ku do të kryente detyrën e Komandantit të Batalionit në fshatin Bicaj. Lidhur me këtë, Kel Vata dëshmon: "Gjatë asaj kohe që axha Gjergj u caktua në Bicaj të Kukësit, me inisitativën e tij dhe me miratimin e komandës eprore, ai hapi dy kurse gjashtë-mujore për trajnimin e oficerëve dhe nënoficerëve rezervistë të asaj Prefekture. Nisur nga puna e mirë që bëri në atë repart, në pranverën e vitit 1942, Komanda e Përgjithshme e transferoi atë në qytetin e Shkodrës, duke e emëruar me detyrën e zv / komandantit të Rrethit dhe i dha gradën e kapitenit. Aty nga fundi i muajit shtator të vitit 1943, Gjergjit iu komunikua dhënia e gradës së Kapitenit të Parë dhe u caktua me detyrën e Rrreth-komandantit të Shkodrës, duke i pasur zyrat në godinën e Prefekturës së atij qyteti. Gjatë asaj kohe tepër të turbullt, Gjergji me gjithë efektivat që kishte nën komandë, u mundua që të ruante rendin dhe qetësinë e qytetit të Shkodrës që kishte mjaft probleme, ku ai i shpëtoi për mrekulli një atentati që i kurdisën njësitet guerile të qytetit. Aty nga mesi i shtatorit të vitit 1944, Gjergjit iu dha grada e majorit dhe u caktua me detyrën e Qarkomandantit të Shkodrës.Gjatë asaj kohe ai pati disa konflikte me Komandën gjermane që ishte në qytetin e Shkodrës, pasi disa herë kishte ndërhyrë për lirimin nga burgu të disa komunistëve të arrestuar. Një prej tyre ishte edhe një djalë i ri 16-vjeçar, nga fshatrat e Kukësit, i cili u kap nga patrulla gjermane duke ngjitur trakte më 15 nëntor të vitit 1944. Pas kapjes nga gjermanët, nëna e tij shkoi në shtëpinë e Gjergjit dhe i tha gjyshes sonë: "Në besë të zotit, i thuaj djalit tënd, major Gjergjit, që të ma shpëtojë atë djalë të vetëm që e kam dritën e syve". Pas kësaj axha Gjergj shkoi në komandën gjermane dhe i tha majorit Hauzding që ta lironte atë djalë, sepse ishte gënjyer prej komunistëve. Komnadanti gjerman nuk pranoi ta lironte duke i thënë se ai kurrsesi nuk mund t'i shkelte ligjet e luftës. Pas refuzimit të oficerit madhor gjerman, debati u ndez i ashpër dhe axha Gjergj duke vënë dorën në brez i tha: "Zoti major, ju nuk mund t'i shkelni ligjet e Luftës, por as unë nuk mund t'i shkel traditat dhe zakonet e shqiptarit, kur miku më ka rënë në besë. Njeri prej nesh nuk del i gjallë nga kjo zyrë pa u liruar ai djalë", kujton Kel Vata lidhur me debatin e ofiicerit gjerman me major Gjergj Vatën, i cili mundi që ta lironte atë djalë të ri komunist, që në vitet e pas luftës u bë kolonel dhe Kryetar Dege, e fatkeqësisht nuk pyeti asnjëherë për njeriun e familjen që i shpëtoi jetën.

Nënkryetar i Komitetit të Maleve

Detyrën e Qarkomandantit të Shkodrës, major Gjergj Vata e mbajti deri në 28 nëntorin e vitit 1944, kur partizanët e Enver Hoxhës, hynë triumfatorë në atë qytet. Në mëngjezin e 27 nëntorit 1944, Gjergj Vata mori pjesë në një takim që bënë krerët nacionalistë në godinën e Prefekturës së qytetit, ku u ndanë në dy grupe: ata që do të luftonin në male kundër forcave komuniste dhe ata që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Lidhur me këtë dhe veprimtarinë e e mëtejshme të major Gjergj Vatës, nipi i tij Keli, dëshmon: "Axha Gjergj i pati të gjitha mundësitë që të largohej nga Shqipëria, ashtu siç bënë shumë eksponentë të tjerë nacionalistë, por ai nuk pranoi që të ikte, duke thënë se do të rrinte në Shqipëri për të luftuar komunizmin deri sa të kishte frymën gjallë. Në ditët e fundit të muajit nëntor të 1944-ës, Gjergji u bashkua me forcat e Mark Gjonmarkajt që përbëheshin prej 1000 personash dhe bashkë me shumë krerë të tjerë nacionalistë si Halil Alia, Pashuk Bib Mirakaj, Gjeneral Prenk Përvizi, kapiten Gjergj Lula, etj u largua nga qyteti për në drejtim të Malsisë së Dukagjinit. Ato forca të armatosura antikomuniste ranë disa herë në përpjekje me repartet e ndjekjes, duke shkaktuar viktima të shumta nga të dy palët. Përpjekja e parë u bë me 5 dhjetor të vitit 1944 në Shkëmbin e Rajës në zonën e Nikaj-Mërturit, ku pas disa orë luftimesh, mbetën të vrarë shumë partizanë e nacionalistë. Pas kësaj beteje, të gjithë krerët nacionalistë me forcat që komandonin u ndanë në zonat e tyre dhe Gergji u strehua në Malsinë e Dukagjinit. Në Shkurtin e vitit 1945, ai mori pjesë në takimin që krerët nacionalistë të rezistencës antikomuniste bënë në Orosh të Mirditës, ku krijuan dhe organizatën "Komiteti i Maleve". Në atë mbledhje Gjergji u caktua me detyrën e nënkryetarit të atij Komiteti dhe kryetar për nënprefekturën e Dukagjinit. Lidhur me veprimtarinë antikomuniste të Gjergj Vatës në atë kohë, ka shkruar dhe ish-Drejtori i Sigurimit të Shtetit R.B. në librin e tij "Veprimtaria e armiqësore e Klerit Katolik 1944-1972", ku midis të tjerash thuhet: "Ndërsa në letrën që Gjergj Vata, kryetar i kësaj bande i dërgonte arqipeshkvit të Durrësit, Vinçens Prendushit, shkruhet: "Malci e Veriut. 4 I.1946. Shkëlqesë, Në emën të gjithë atyne që ende mbajnë flamurin e nacionalizmit shqiptar ndër malet e Dukagjinit, ju drejtohem me këtë shkresë: Ç'prej nandorit të vitit 1944, elemnetët ma të spikatun në këtë krahinë, tue mos dashtë me ju nënshtrue terrorit të qeverisë së Enver Hoxhës, morën arratinë. Gjatë kësaj kohe, ndonëse të ndjekun e të persekutuem, u munduem me mbajtë nalt moralin e popullit, organizuem çeta të mbrendshme dhe të jashtëme, u ndërlidhëm me të gjithë të arratisunit e vëndit, me nji fjalë u përgatitëm për t'ju përgjigj zanit të atdheut, i cili besojmë që së shpejti do të na thërrasë, për t'i dhanë grushtin e fundit qeverisë ma terroriste që njef historia jonë. Ju siguroj se të gjitha krahinat e Veriut janë lidhe dhe ndihmue prej aleatëve dhe prej K.Q. të Tiranës, ndërsa ne për mungesë të një lidhjeje, kena mbetë krejt mbas dore". Me konsideratat ma të nalta. Major Gjergj Vata. Sipas ish-Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, kjo letër e Gjergj Vatës iu dha antarit të bandës së tij, Martin Sheldisë, i cili mundi që të hynte ilegalisht në Shkodër, deri në rezidencën e Provincialit Franceskan, Padër Mati Prendushi, dhe mundi që t'ia dorzonte në dorë duke i thënë që ta niste pa vonesë për tek Vinçens Prendushi në Durrës", kujton Kel Vata mbi veprimtarinë antikomuniste të xhaxhait të tij, major Gjergj Vatës.

Vrasja tragjike në 1946

Nga viti 1944 kur doli në arrati e deri në dhjetorin e vitit 1946, Gjergj Vata qëndroi i strehuar në male në zonën e Dukagjinit, duke organizuar rezistencën antikomuniste. Në shenjë hakmarrje ndaj tij, komunistët i arrestuan vëllanë, Lorencin, të cilin në fillim e dënuan me vdekje dhe më pas ia falën jetën dhe ai bëri plot 25 vjet burg. Në ato vite Gjergj Vata vepritarinë e tij e kryente në zonat Shllak-Pult-Nikaj-Mërtur të Zonës së Dukagjinit, por vëndi më i qetë ku ai rrinte vazhdimisht, ishte fshati Pog i Pultit. Lidhur me këtë, Kel Vata dëshmon: "Ndër familjet kryesore që e strehonin dhe e mbanin me bukë Gjergjin, ishin ato të Gjon Ndue Pukës dhe

Gjon Pjetrushit në Shllak,

të cilëve komunistët ua dogjën shtëpitë dhe i kalbën nëpër burgje. Po kështu korrieri i tij ishte Gjergj Ndoja nga Pogu, i cili vdiq në torturat e Sigurimit pa treguar asgjë për të. Gjatë asaj kohe ai Gjergji ra disa herë në përpjekje me forcat e Sigurimit, ku iu vranë apo u kapën të gjallë disa nga miqtë e tij të ngushtë si Ndoc Jakova, Padër Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Lef Nosi etj. Ndonëse ai mbeti krejt i vëtëm, nuk pranoi që të arratisej jashtë edhe pse misionet anglo-amerikane i ofruan largimin me avion të posaçëm. Në atë kohë Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, gjeneral Zoi Themelit, i shkonin shumë informacione rreth zonave ku streohej Gjergji, por asnjëherë forcat e ndjekjes nuk binin dot në gjurëmt e tij. Pas kësaj në një mbledhje me shefat kryesorë të Degës, Zoi Themeli u shpreh: "Nuk më duhen më raporte të kota se ku fshihet Gjergj Vata, mua më duhet koka e tij. Ky është raporti i fundit që pres prej jush". Disa ditë moë vonë, më shtatë dhjetor të vitit 1946, tre persona të paguar nga Sigurimi, mundën ta vrisnin pas shpine Gjergjin, teksa ai ishte duke kaluar në zonën e Shllakut, për në Shpellën e Shkëmbit të Kuq ku fshihej në atë kohë. Për vrasjen makabre të Gjergj Vatës, u mbajt një heshtje e madhe dhe familja e jonë atë gjë e mësoi vetëm tre katër vjet më vonë aty nga fundi i vitit 1950-të. Pas vrasjes, nëna e Gjergjit, Sosja, u internua në Berat, kurse familjen tonë e internuan në Tepelenë. Si rrethanat e vrasjes ashtu dhe gjetja e kufonmës së tij, për mua dhe gjithë familjen tonë mbetën një peng i madh, i cili më mundoi gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku nuk kishim asnjë lloj mundësie që t'i kërkonim ato. Vetëm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shëmbej regjimi komunist, unë fillova që të interesohesha për gjetjen e eshtrave të tij dhe pas shumë kërkimesh, me ndihmën e disa miqëve të mij në zonën e Dukagjinit, arrita që të gjeja vëndin që kërkoja. Atë gjë na i tregoi Gjelosh Doda, të cilit në vitin 1985, Prenush Nika nga Shllaku, i kishte thënë: "Unë po des, po dua me të lënë një amanet që do ma mbajsh sekret të madh se e kam brengë në shpirt. Në qoftë se vjen ndonjëherë koha dhe Gjergj Vata ka njeri të gjallë, m'i thoni se këtu në kët vënd kam varros me duart e mia atë burrë trim". Pas kësaj në tetorin e vitit 1993, unë me Kol Gjokën, Gjelosh Dodën e të birin e tij Toninin, shkuam dhe filluam gërmimet atje ku na tha Gjeloshi. Por për çudinë tonë aty mundëm të gjenim vetëm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokës mungonte krejtësisht", e përfundon rrëfimin e tij 78-vjeçari Kel Vata, lidhur me gjetjen e eshtarave të xhaxhit të tij, Gjergj Vatës, të cilin e kishin vrarë njerzit e Sigurimit në vitin 1946 dhe pasi e kishin grabitur, i kishin prerë kokën me sëpatë dhe e ia kishin hedhur në greminë.


Gjergj Vata - Kryetar i Komunës së Shllakut, prej vitit 1938-të deri në vitin 1941


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 19 Prill 2010, 10:50
IMZOT BERNARDIN SHLLAKU

Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës
dhe Dioqezat Sufragane
VIII
( shënime historike ) Shkodër, 1957-1958

- Benardin Shllaku, i lindun në Shkodër me 23.VI.1875. Me 24.VIII.1890 hyni në Urdhnin Françeskan. Si kreu këndimet e nalta teologjike në Shvarz, Kaltern dhe Graz në Austri, me 26.XII.1898 u shugurue meshtar. Shërbei si mësues në Kolegjin Serafik në Shkodër e në vitin 1899 vojt famullitar në katund të Kastratit ku ndertoi qelën. Në vitin 1906 kthei mësues në Kolegjën Françeskane ku mbajti detyren e Definitorit të Provinçes dhe Drejtor i të Tretit Urdhën. Në shtator 1909 qe çue famullitar në Vuksan-Lekaj e me 3.IV.1910 u shugurue ipeshkëv ndihmës i Pultit. Një vit mbas u ba ipeshkëv rezidenciar i Pultit që e mbajti deri në vdekje. Ndërtoi rezidencën e Xhanit e në vitin 1935 atë të Kodër Shëngjergjit. Ndej 46 vjet ipeshkëv. Në gusht të vitit 1951 u zgjodh Kryetar i Kishës Katolike të Shqipënisë e ordinar i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës. Vdiq mbas një sëmundjeje të gjatë, me 9.XI.1956 dhe mbas tre ditësh qe vorrue në Kishën Françeskane të Gjuhadolit simbas dëshirit të tij.
Bani shumë vepra të mira shoqnore. Meriton të permendet pajtimi i Kastratit me Krajë dhe shpëtimi për tri herë i Dukagjinit nga rrënimi. Bani falje gjaqesh e nxori sa e sa lidhje bese si mes familjeve, ashtu ndermjet krahinës me krahinë.
U MORE NGA LINKU: http://209.85.129.132/search?q=cache:yr ... clnk&gl=dk
----------------------------------------------------------------
-
Imzot Bernardin Shllaku OFM
51 vjet më parë vdiste imzot Bernardin Shllaku, OFM


Imzot Bernardin Shllaku, i biri i Jozefit e i Marie Ndojës, lindi në Shkodër më 23 qershor 1875, veshi petkun e Shën Françeskut më 8 dhjetor 1892; kushtet e përkohshme i bëri më 8 dhjetor 1893; të përjetshmet më 14 dhjetor 1896. U shugurua meshtar më 26 dhjetor 1897; Ipeshkëv i Pultit, më 1910; vdiq më 9 nëntor 1956. Me emrin e tij lidhet një shekull i historisë së Kishës në Shqipëri. Më 1911, kur Shqipëria përgatitej të rilindte, ai ishte tashmë Ipeshkëv i Pultit, Bari i Kishës, tek i cili grigja katolike e maleve kishte gjetur strehë të sigurtë në përpjekjen për të përballuar presionin turk e serb. Më 1935 familja françeskane do të kremtonte me madhështi 25-vjetorin e ipeshkvisë së tij.
Pastaj do të vinin vitet e rënda të burgimit, të poshtërimit, të izolimit e të vënies para një prove të rëndë: marrjes së vendimit për nënshkrimin e “Statutit të Kishës Katolike të Shqipërisë", sepse i vetmi prelat i mbetur gjallë në atë kohë tragjike për krishterimin në vend. Kush dëshiron të dijë më shumë për ipeshkvin françeskan, mund të lexojë një letërsi shumë të pasur, duke nisur nga vepra e Atë Zef Pllumit ‘Rrno vetëm për me tregue” e duke vijuar me të gjitha veprat dokumentare të meshtarëve që shpëtuan gjallë nga persekutimi e na lanë trashëgim dëshmitë e tyre, disa të botuara tashmë, të tjera, ende në dorëshkrim.
“Sikur ta kuptonim mirë se çka është prifti mbi tokë do të vdisnim:
jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shën Gjoni Vianej).
© Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

- Imzot Bernardin Shllakun, OFM

Pastaj do të vinin vitet e rënda të burgimit, të poshtërimit, të izolimit e të vënies para një prove të rëndë: marrjes së vendimit për nënshkrimin e “Statutit të Kishës Katolike të Shqipërisë", sepse i vetmi prelat i mbetur gjallë në atë kohë tragjike për krishterimin në vend.
Sivjet në 50 vjetorin e vdekjes, po e kujtojmë me një faqe të re, të pabotuar e të panjohur rreth figurës së tij. Shkëputem pra, një fragment nga dorëshkrimi i Atë Gjergj Vatës kushtuar Atë Pjetër Meshkallës, në qëndër të të cilit është pikërisht figura e ipeshkvit në çastet më kritike të jetës së tij e të Kishës katolike në Shqipëri:
"Në vitin 1961, mbasi Atë Meshkalla kishte dalë prej burgut, shkova me ndejë me të. Kishem me vedi "Statutin e Kishës Katolike të Shqipërisë". Ishem kureshtar me pa ç'gjykim do të jepte Atë Mëshkalla mbi lojën e rrezikshme politiko-fetare luejtë nga kleri katolik dhe politikanët komunista në vitet ' 49 - ' 52. Mbasi u përshëndetëm me shumë mall e dashtuni, nxora Statutin, e "Si të duket kjo paçavër" - i thashë.
Ai vuni buzën në gaz e m'u përgjegj: "Jo, ky librec asht fitore për klerin tonë, natyrisht tue mendue me ke kemi të bajmë: me komunizmin ma të tërbuem, shartue mbi ideologjinë e egër të shumicës sonë. Mandej ti e di se këtu, mbi Statut, rrin sogje Besa e dhanë Shqiptare”.
Mbas këtyne fjalëve, nuk m'u durue e ia ktheva: "Lum Pjetri, po më duket se paske qenë në dijeni se si asht përpilue dhe si asht firmosë ky Statut”.
“Po - m'u përgjegj - a pak priftën kanë ra në burg sa me na i kallëxue fillë e për pê ngjarjet që ndodhshin përjashta, a? E sidomos ato të kishës sonë?"
“Ashtu asht, por ato sende që ti nuk mujte me i ndigjue në burg e drejtpëdrejtë nga goja e Monsinjor Shllakut, po t'i tregoj unë, sepse unë i shërbejshe si sekretar dhe i çojshe shkresat për firmë. Çdo ditë, sa qe në gjendje, më thirrte me bisedue me të, ndërsa Lezja, e kushërina, na piqte kafet. Me kafe përpara, fillojshim bisedat.

Kam përshtypjen, ma mirë me thanë bindjen, se Imzotin shpesh herë e brente ndërgjegja për takimin me Mehmet Shehun. Për këtë ai u mundue me u justifikue sa ishte gjallë dhe si fakt parashtronte se i gjithë kleri katolik shqiptar (simbas mendes së tij) ishte dakord për veprimin që ai kishte krye. Për këtë dhe Monsinjor Gaspër Gurakuqi kishte lëshue shprehjen e famshme të Shën Pjetrit: "In verbo tuo, laxabo rete".
Një ditë, tue pi kafet, i kuq si flaka në fëtyrë, Monsinjor Shllaku më tha: ‘Ndigjo Gjergj: Atë ditë ishte festë e madhe, festa e Zemrës së Krishtit. Pikërisht atë ditë të bekueme më pat thirrë Mehmet Shehu në kryeministri. Ndejem vetëm për vetëm. Më tha: "Ma jep dorën, Monsinjor Shllaku, dorën e besën shqiptare!". Ia dhashë dorën, ma shtërngoi fort e shtoi: "Qe besa e burrave shqiptarë! Për nder të flamurit e të partisë, derisa të jem unë gjallë, ipeshkvijtë shqiptarë, nëpërmjet kanalit të qeverisë, do të aprovohen prej Papës!”… Tash që më ndigjove, çka thue ti, Gjergj, për këtë lidhje me besa-besë?”.

"Imzot - i përgjegja - prej anës së kryeministrit qe një hap politik mjaft i goditun për të zgidhë nenin që kishte ndalë firmen dhe aprovimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare. Ajo qe marrëveshje mes qeverisë dhe klerit katolik shqiptar. Veç ka vlerë sa të jeni ju të dy gjallë. I pari që të desë prej ju të dyve, marrëveshtja prishet!".
“Ashtu asht - m'u përgjegj dhe, tue çue grushtin përpjetë, me sa fuqi pat, i ra tavolinës me syprinë kristali, i cili u ba grimca-grimca, që u shkapërhapën nëpër qylym. E ai shtoi: - Kush të mbesë gjallë, të luftojë e të desë, në qoftë nevoja! Na deri këtu e prumë!”.
Bisedën me Patër Mëshkallën e mbylla me këto fjalë: - Monsinjor Shllaku ka dekë më 1957, por besa vazhdon. Ai ma priti: “A po e sheh, pra, sa pritje, durim, shpresë e besim duhet të ketë njeriu te Zoti, te Besa, te Burrnia?!”.
Megjithëse në Rrëshen të Mirditës Enver Hoxha kishte shpallë me të madhe: "Më në fund e ndamë Kishën katolike nga merimanga e zezë e Vatikanit"; shkëputja dhe ndamja nuk u banë kurr.

U MORE NGA LINKU; http://www.forumikatolik.net/forum/show ... php?t=3115
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 19 Prill 2010, 12:58
DESHMI SHKENCORE PER SHLLAKUN NE SHEKUJ[qender]

EDITH DURHAM DHE SHLLAKU

Më vonë , datë të saktë nuk kam mundur të përcaktoj nga pleqtë, Shllaku dhe Dushmani iu aneksuan Dukagjinit….
-----------------
Hulumtuesja e nderuar Durham dëshmon një të vërtetë se “më të shumtët e Postribës janë myslimanë”, por kur analizon bajraqet një nga një rezulton se Mazreku, Shllaku, Temali, Dushmani dhe Suma janë krejtësisht katolik, ndërsa vetëm Drishti është “një fis i vogël myslimanë që thuajse u shfaros nga malazeztë me 1913.
…………………………………Më vonë , datë të saktë nuk kam mundur të përcaktoj nga pleqtë, Shllaku dhe Dushmani iu aneksuan Dukagjinit….
Dragoç me 14 maj 2004
Nga Riza Spahija

U more nga linku: http://209.85.129.132/search?q=cache:v- ... clnk&gl=dk

Meshkalla ne Mazrek te Shllakut

A Muka - 2002

Ne fshatin malor të Mazrekut (Shllak) ka dy lagje, që emërtohen. Meshkallë e Sipërme dhe Meshkallë e Poshtme.
“Prej tyre, thekson[/color]
--------------------------------------------------

Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës
dhe Dioqezat Sufragane
VIII
( shënime historike )

Shkodër, 1957-1958
Popullsia e viteve 20 dhjetor 1638 ne Shllak
------------------------------------------------------------------------------------------------------- nder te tjera...........
Vijmë tashti te Konçili I Kombëtar shqiptar mbajtë nën kryesinë e Imzot Vinçenc Zmajeviqit Arqipeshkëv Metropolit i Tivarit në të cilin u caktuen kufijtë ndermjet dioqezeve të Lezhës, Durrësit e Sapës, në prani të të derguemit të propagandes Françesk de Leonardis, Arqipeshkëv i Tru-t. Sapa mori sundim më të drejtë mbi Blinishtin deri te vendi i quejtun Nën Urë, Troshanin me kishën e Shën Kollit të lumit Kallun si dhe katundet e kishët e Vaut të Sapës. Dokumenti qe nënshkrue në selinë ipeshkvnore të Sapës, prej Imzot Benedikt Ursinit ipeshkëv i Lezhës dhe prej Frang Bardhit, ipeshkëv i Sapës, më 20 dhetuer 1638. Në këtë dokument vertetohet se i përkitshin Zadrimës d.m.th. ipeshkëvisë së Sapës, kishët që dalloheshin ndermjet lumit Gosta e të lumit në Va Spas.
Përveç ndonjë shënimi statistikor të Konçilit të Parë Shqiptar, mungojnë dokumentat deri më 20.VIII. 1832, nësa ishte ipeshkëv Imzot Pjetër Borci, shkodran, i cili la këtë statistikë:

Katundi Shtëpi Frymë

--------------
Shllaku 108 724 banore
Mazrreku 36 237 banore
Sarda ase Shurdhashi 34 320 banore
Komani 40 242 banore
Karma 55 385 banore
Komani e Karma 93 627 banore

Më 1.II.1845 merrte sundimin e dioqezës Imzot Severini, gati 24 famulli të kryesueme nga kleri shekullar nder të cilin ishin Troshani, Gryka e Gjadrit, Zadeja, Mënela, Vigu, Alsiçja, Fierza, Mazrreku, Shllaku.


U more te linku; http://209.85.129.132/search?q=cache:yr ... clnk&gl=dk

Scelacu - italishte - (Shllak)


Ka tri fshatra të vogël, që nguten për këtë tha kishë famullitare për të marrë sakramentet e shenjta nga famullitari i quajtur Giorgio Scoppi (Gjergj Sopi). Këto janë fshatin [b]Vierda (Vjerdha), me 19 shtëpi në këtë anë të Drinit, dhe fshatrat e Maserecu (Mazrek), Scelacu (Shllak), Guosta dhe të tjerë të shtëpive 6-7 në anën tjetër të lumit. Ata kanë kishat e tyre e vogël, e cila është shkatërruar tërësisht, dhe nuk kanë ku të mbajne meshe. Të gjitha së bashku, kanë 360 fshatra të lartpërmendura shpirtrat besnik të cilit i tha prifti Sopi ka tendencë. Këto fshatra pak janë të njohura zakonisht si te zone´s se Postribës, ku janë të quajtur popullsia e qytetit të Driuasto (Drishtit). [/b]

U more prej artikullit te Frangg Bardhi me link: ht//66.102.9.132/search?q=cache:zdqnJXe1jSsJ:www.shkoder.net/en/bardhi.htm+mazrek+shllak&cd=1&hl=da&ct=clnk&gl=dk

Fshatrat Toplanë e Sërmë janë pjesë e komunës së Shllakut, por nga ana etnografike i përkasin zonës së Dukagjinit.

Zona e Toplanës 8.41 km² 324 banorë Toplanë ( 2 fshatra)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 20 Prill 2010, 07:51
BAJRAQET E SHLLAKUT


BAJRAKTE E SHLLAKUT

- BARCOLLA
- VUKAJ
- KRONI I MADH
- VUKJAKAJ
- GEGAJ
- MAZREKU
- PALAJ - GUSHT
- BENE

TEMALI

- VILA
- ARRA
- TELUMA
- QERRETI

KRYEBARJAKTARI I SHLLAKUT KA KENE TOM ZEFI, QE U PUSHKATUE NGA POLICIA SEKRETE E KOMUNIZMIT


Shenim:
Sipas shpjegimit te nje vendasit te krahines se Shllakut.


..................................................................................................................................................................................................................

Mark Mosi, luft'tarë e shperndams i shtypit patriotik në Shkoder me origjinë nga Mosi i Shllakut
Imazh

Mark Mosi, luft'tarë e shperndams i shtypit patriotik në Shkoder me origjinë nga Mosi i Shllakut. I ati i Hilë Mosit, të cilit Fishta i kushtoi vepren «Bujari»...
Filatelistet e pare shqiptare qe njohim ,si Ndoc Xhuxha(Gjinaj)

Mark Mosi ishte antar i Shoqerise se shtypurit shkronja shqip etj. Vërtetë filluan të mblidhnin pulla që në shekullin XIX, por fillimisht i hiqnin nga zarfat, nga cdo fragment letre dhe pastaj i ngjitnin në albume te posaçme.Në këtë mënyre kemi humbur zarfa te udhetuar,te cilet do te na tregonin me qarte dhe ne menyre sistematike lidhjen ne mes te vulave dhe pullave turke te emisioneve te ndryshme, qe qarkulluan ne Shqiperi ne shekullin e kaluar. Pullat qe kane aritur ne koleksionet tona nga kjo kohe nuk kane asnje dallim ,nga ato qe perdoreshin ne viset e tjera te Perandorise Osmane dhe nuk paraqesin ndonje interest e veçante per ne, nga qe nuk mund te qartesojne ne asnje menyre perdorimin e tyre ne vendin tone,me perjashtim te ndonje rasti te rralle,kur vula dallohet qarte mbi pullen.

Marrë nga Historia e filatelise shqiptare
Shkoder ,1996
z. Gjush Daragjati
"ZYRAT POSTARE NE SHQIPERI PARA SHPALLJES SE PAVARESISE"


Hilë Mosi - I biri i Mark Mosit
Imazh

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë është biri i Mark Mosit, i cili qe ndër atdhetarët më të vlefshmit, që nga mbarimi i shekullit të XIX luftuan për idénë kombëtare, duke dalur nepër male me pushkë në krah dhe duke shpërndárë në kohën e robërísë libra shqip dhe flamuj me rrezik gijotine. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër. Poet luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike e njohur e periudhës para e pas Pavarësisë. Pjesë e brezit të dytë të Rilindasve Shqiptarë.

Cinizmi i Patër Zef Pllumit, në vijim, është fyes teksa i referohet Fishtës kur shprehet se Hilë Mosi është me origjinë nga katundet e Shllakut, “të cilët përgjithësisht zbresin në qytet vetëm me kërkesën sa me hangër nji copë bukë e mandej bëheshin tregtar, bujarë, etj” !?!
At Fishta i ka kushtue për H.Mosin një libër "Anzat e Parnasit"

E vendosi Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 20 Prill 2010, 20:46
CUKALI - VEND STREHIMI PER ANTIKOMUNISTET
Imazh


Rrethimi nga forcat e Sigurimit

Gjatë qëndresës e luftës në mal çeta e Gjergjit është rrethuar shumë herë nga forcat e ndjekjes e të sigurimit ku me guxim, trimëri çau rrethimet me humbje sa më të pakta në njerëz falë strategjisë ushtarake të sulmit e të tërheqjes për arsye taktike. Në gjysmën e janarit 1945, çetës së Gjergjit iu shtuan dy intelektualë. Prifti gjerman don Alfons Tracki dhe nacionalisti i ri Ndoc Kolë Jakova (vëllai i Artistit të Popullit Preng Jakova). Në sajë të punës së madhe propagandistike dhe aksioneve të vazhdueshme luftarake reputacioni i çetës së tij ishte shtuar shumë dhe për pasojë vazhdimisht shtohej me luftëtarë të rinj. Gjatë qëndresës dhe luftës në mal, në zona të ndryshme të Dukagjinit ka zhvilluar shumë beteja ndër të cilat përmendim ajo e Shpellës së Zezë në komunën Postribë të rrethit Shkodër ku më 13.2.1946 çeta e tij prej 8 vetësh: Gjergj Vata, Ndoc Jakova, Dom Alfons Tracki, Kolë Mark Toma, Pjetër Kolë Brahimi, Zef Mirash Zefi, Mark Mirash Zefi, Ded Mirash Zefi rrethohen prej forcave të sigurimit të komanduara nga

toger Baba. Emri i tij i vërtetë ishte Hodo Habibi nga Kuçi i Kurveleshit kriminel, sadist, imoral.

Në pamundësi për të luftuar para shpellës, për arsye taktike së bashku me shokët e armatosur ngjitet përpjetë në bjeshkët e Ndërmollnave tek vendi i quajtur Kroni i arit, ndërsa prifit dom Alfonsi mbante në dorë office uratë dhe bagnin e shenjtë. Rrethimi ishte bërë i plotë dhe rrezikonte jetën e të gjithëve, prandaj Gjergji me altruizmin e tij i drejtohet Zef Mirash Zefit. Koha s'pret se rrezikohemi të gjithë, prandaj merr shokët tuaj bashkë me priftin, gjeni shtegun për të çarë rrethimin se pritën e mbaj vetë sa të kem armë e municion, por dijeni këtë se i gjallë s'i dorëzohem komunistëve dhe fishekunm e fundit e ruaj për vete.

Në Shpellën e Cukalit


Në fillim të nëntorit 1946 Gjergji mbet me pak njerëz në mal dhe shkoi në zonën e Temalit ku fshatari Kolë Marash Prendi prej Arre e strehoi deri më 16 nëntor të vetëm se të dy shokët e tij i kishte nisur diku me shërbim. Meqënëse arma i ishte prishë, nëpërmjet Kolës i çoi fjalë Dedë Pjetër Ndout (Valaj) nga Dushmani i cili ia kreu porosinë duke i prurë armë të re fishekë e municion. Prej Temali i përcjellë nga Kolë Marash Prendi shkoi tek [b]shpella e Shkëmbit të kuq rrëzë Cukalit në Shllak.[/b]
Ku kaloi ditët e fundit të jetës së tijj, përbri së cilës ishte një greminë e thellë ka një moment të jetës kur ca njerëz, në rrethana të jashtëzakonshme gjenden para mëdyshjes me zgjedhë jetën ose vdekjen. Në rast se zgjedh jetën duke thyer idealin tënd për të cilin ke luftuar mbetesh njeri me ligështi njerëzore, në rast se zgjedh vdekjen mbetesh hero në kujtesën e njerëzve dhe në histori. Në rast se zgjedh vetvrasjen, në rrethana të caktuara, ligji kishtar s'ta pranon Nemo judex in causa sua (askush s'mund të jetë gjykatës i vetvetes) thotë një proverb latin, prandaj Gjergji e përjashtonte këtë verdikt. I vetëm në shpellë, në fund të fundit Gjergjin e shqetësonin dy gjëra se mos plagosej rëndë në përpjekje dhe e zinin të gjallë ose mos e vrisnin pas shpine se ballë për ballë s'ia kishte frikën askujt. Ai ndinte dhembje shpirtërore kur mendonte se si u shtrinë si kripa në ujë ato mijëra luftëtarë antikomunistë që në dhjetor 1944 e më pas mbushën malet e Dukagjinit e të gjithë Shqipërisë me qëllimin e vetëm për të shporrur komunzimin nga vendi ynë, kur mendonte se mjaft shokë të idealit ishin vrarë ose të tjerë dergjeshin në burgjet e ferrit komunist ose në kampet e internimit. Gjatë jetës së tij të shkurtër (32 vjeç) ai shpalosi nacionalizmin e tij me vepra; mbrojti dinjitetin e kombit shqiptar nga shpifjet e studentit napoletan që shqiptarët i quajti të egër, primitiv, barbar, më 1937 kur kreu akademinë ushtarake në Torino (për artileri) si student I shkëlqyer, refuzoi propozimin për të qëndruar officer aktiv në Itali, më 28 nëntor 1944 si komandant qarku kishte mundësi të largohej nga Shqipëria, por me idealin e tij preferoi të dalë në mal për të luftuar komunizmin në gjysmën e shtatorit 1946 refuzoi gjeneralin anglez për t'u larguar nga Shqipëria me helicopter. Së fundi ai mendonte për familjen në veçanti për nënën Sose për të cilën kishte debulesë të veçantë, por mbi atë kishte vënë interesat e atdheut duke kujtuar thënien e poetit hungarez Shandor Petëf "Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë".


FRAGMENT NGA ARTIKULLI: ''Si ia prenë kokën në '46-ën Gjergj Vatës, qarkomandantit të Shkodrës ''

Me autor: Lec Ndoc TAMARINDA

(Burimi: Gazeta shqiptare, 16. 12.2003)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 20 Prill 2010, 21:48

Rruga nëpër malet shqiptare
udhëtimi më 5 qershor 1907
fshati%20Ben%20-%20Palaj%20-%20Koman.jpg

Peisazhe të mahnitshme në fshatin malor-kodrinor në Benë të Shllakut, ku ndritë me energji elektrike Hidro Centarli i pronarit Nikoll Marjakaj

Me punë zyrtare, u detyrova ta përshkoj tërë Shqipërinë, kështu këti udhëtimi më 5 qershor 1907 ju përvishëm, unë, shoku im At Severin Lushaj dhe shërbëtori Kol Pali si dhe udhëtreguesi Shan Cungeli. E kaluam lumin Kir, i cili pikërisht në këtë ditë ishte turbulluar për shkak të shirave të mëdha dhe hymë në rrafshinën Muselim, duke kaluar nëpër fshatin Bardhaj, kalojmë përroin Todri dhe u zbritëm në rrafsh Nerfushë dhe filluam të ngjitemi kodrës. Prej malit është një shikim shumë i bukur mbi qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, por ne nguteshim që të arrijmë në fshatin Vukjakaj.

Pas dy orësh arritëm në famullinë Mazrrek, ku na priti me zemergjërsi dhe dashuri famullitari i këtushëm Lovro Spatar dhe na gostiti me mikëpritjen e njohur shqiptare, ku edhe kaluam natën. Jo larg prej këtij vendi ishte qyteti venedikas Koman, ku me shumicë është nxjerrur ari dhe argjendi, përveq zgafellave të këtyre gërmimeve që vërehen edhe sot, këtu ku gjinden edhe gërmadhat e kishave, shtëpive etj. me të cilat mirrej edhe famullitari i këtushëm.
Imazh

Grueja e Shllakut


Nga këtu nisemi në fshatin dhe famullinë Shllak,
ku edhe kaluam natën. Në mëngjes ishim të deturuar që udhëtreguesi ynë Shani të qëndrojë aty dhe ne si udhëtregues duhej ta merrnim një grua, sepse mashkujt nuk guxonin të udhëtonin këndej për shkak të gjakmarrjeve. Fshati shtrihet rrëzë malit Cukali në një rrafshinë të bukur. Ne duhej të kalonim përtej këtij mali. Filluam të ngjitemi malit përpjetë, nëpër një udhe shumë të ngusht, të rrëpitë dhe shkëmbore. Më vështirë ishte për kuaj se për ne. Për fat të mirë u nisëm herët në mëngjes, dhe dielli nuk nxente aq shumë. Pas dy orësh udhëtimi të vështirë u ngjitëm në mal në lartësinë mbidetare 1723 m. Tash u hipem kuajve dhe ju versulem malit tatpjete, nëpër ahishtën e dendur, edhe pse është 7 qershor, shkelim mbi borë me thellësi deri në tri metra. Dy orë u përleshëm me borën duke u rrëzuar në të edhe ne edhe kuajtë derisa mezi nuk dolëm në lirishtë. Pak më poshtë se maja e malit eshtë një livadh i vogël i cili quhet "liqeni". Aty sot ka ujë, të cilin e sjellin dy përroje e që rrjedh nëpër një zgavër të gurit në fund të liqenit. Pranë këtij liqeni pushuam edhe ne edhe kuajtë dhe hengrem një kafshatë bukë sepse pikërishtë dreka ishte. Çka kam menduar atëherë, duke i shikuar ato male, lisat shekullor, ato brigje të larta, ato fshatra të shumta dhe të shtrira për së gjëri dhe për së gjati!

Arsyeja më shpie në kohrat e lashta, në kohrat e lavdishme Dushmanit, Temalit dhe Dukagjinit. Mendova për pasuritë dhe dendësinë e popullsisë së dikurshme të këtyre viseve madhështore, për varfërinë e tashme skajore, për braktisjen dhe lërjen pas dore, por, nëse Zoti jep, edhe për kohrat e ardhshme të lirisë, punës dhe të njerzisë. Zgjohem nga ëndrrimi dhe thërrasë shoqërinë për udhëtim, sepse i kemi edhe katër orë deri te vendi Dushman. Rruga bëhet gjithë e më e vështirë. Sa ngjiteshemi përpjet duhej të zbritnim tatëpjetë. Arrinim në vende të rrëpirrta - ku gremina arrinte gjërësinë prej 100 deri 150 hapa, përtej të cilit duhej të kalonim, por që prej atij vendi shiu dhe ujrat kishin humbur çdo gjurmë të rrugës, rrëpira ishte e thellë deri 2 kilometra. Ne duhej shpesh të zbatheshim dhe kambadorash të kalonim në anën tjetër e duke mbajtur në dorë një gurë të thepisur dhe më të duke bërë vrima, ku do ti vendosnim këmbët. Duqet duhej hequr nga kuajtë, dhe ata ti lëshojmë, që vetë të vijnë pas nesh, si të dijnë, duke pasur frikë se ndonjë kali do t`i ngatërohet dhe të bjere në greminë, sepse pastaj edhe kuajtë edhe pajimet e kalit do të jenë të humbura, e ne pa këto në rrugë. Duke udhëtuar nëpër livadhet e harlisura malore, vërenim se aty rriteshin; Quercus sessiliflora, Osrtya Carpilifolia, Evonimus verrucosa, Dianthus Dalmatikus Rhamnus intermedia. Ne mbremje arritëm në famullinë Dushman.

Kalimi përtej Drinit

Duke arritur në fshatin Dushman shumë fshatarë me famullitarin e tyre ishin përgatitur që të na prisnin miqësishtë, sipas traditës arbërore, me të shtëna pushkësh, të cilat filluan, kur shërbëtori ynë Kola me revolver dha shenjë nga mali që po vijmë. Fshatarët me pamjen dhe sjelljet e tyre janë të egër, njerëz të vrazhdë, mirëpo me fjalë dhe me zemër xhentëllmenë të vërtetë; sa tërbimi ju prishë natyrën, po aq arsyeja shpejt jau plotëson.

Të nesërmën duhej të vazhdonim rrugën prej Dushmani për në Berishë përtej Drini.

Fragment nga shkrimi i Lovro MIHACEVIC
Pjesë nga libri "Po Albaniji. dojmovi s puta", Zagreb 1911

Marre nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:uSe ... clnk&gl=dk

Nese doni te dini mashume per priftin kroat Lovron dhe mik i At Fishtes lexoni ne ket sit; http://74.125.77.132/search?q=cache:oY4 ... clnk&gl=dk
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 89 postime · Faqe 2 prej 9 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 9
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2014, 02:07
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari