Ketu do gjeni gjithcka mbi shqiptaret qe shiten kombin e tyre per disa interesa te uleta personale dhe antishqiptare...
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Luigj Gurakuqin - Kush e vrau? F. Radovani per Çatin Saraçin
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Luigj Gurakuqin e vrau Çatini”
Imazh

Fakte dhe histori të treguara nga Fritz Radovani: Ja e vërteta e vrasësit dhe pazaret e bëra...
Kushëriri i rilindësit i shkruan shefit të Oborrit Mbretëror

Rezarta Delisula

Edhe pse mundohemi t’ju rikujtojmë emrin e Çatin Saraçit krerëve të Legalitetit, miq të mbretit Zogu I, shumica e tyre e kanë njohur vetëm nga libri i famshëm, ku Ahmet Zogu quhet tradhtar, vrasës e hajdut.
Ata pak që kanë dëgjuar për të thonë se mbreti, duke njohur se sa llafazan ishte Çatin Saraçi, dhe për të mos prishur imazhin te katolikët e Shkodrës, që atëherë e quanin veten të përjashtuar nga regjimi, e dërgoi atë si konsull për ta mbajtur larg politikës vendase. Më pas, kur mësoi se shkodrani ishte vënë në shërbim të italianëve dhe anglezëve ia hoqi këtë detyrë. Pikërisht në këtë moment nis lufta e Çatin Saraçit kundër mbretit Zog. Në letërkëmbimin e Ali Ohrit me Fritz Radovanin, djalin e Kolë Radovanit, ushtarak i lartë në kohën e Zogut, si dhe kushëri i Luigj Gurakuqit, ky i fundit tregon se vrasjen e Luigj Gurakuqit e ka paguar Çatin Saraçi, ndërsa tregon dhe detajet e familjes së tij që i njeh mirë.
Çatini shkruante...

Çatin Saraçi, në librin e tij të pambaruar “Zogu i shqiptarëve”, akuzon Ahmet Zogun si vrasës të Luigj Gurakuqit më 1925. Në shënimet e tij thuhet se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin. Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, Çatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale. Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit, ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën. Edhe pse Çatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.

E vërteta

Fritz Radovani, që është kushëri i rilindësit, Luigj Gurakuqi, tregon se familja e tij e di shumë mirë se kush ka qenë vrasësi i liderit të opozitës. Sipas tij, Çatin Saraçi ka urdhëruar të afërmin Baltjon Stamolla për vrasjen e Luigjit. Ky i fundit nga burgu i kish shkruar Çatinit një letër ku shkruhej: “A i ke pague paret”. Sipas Fritz Radovanit, bëhej fjalë për paratë që duhej të paguante ai, në mënyrë që vrasësi i Luigj Gurakuqit të dilte nga burgu. “Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e Shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër”, i shkruan ai Ali Ohrit, duke i sugjeruar edhe personin që mund ta ketë këtë pusullë. Ndërkaq, tregimi i tij hyn në detaje më intime. E ëma e Baltjonit ka treguar se kur Çatini e kishte kërkuar, djali i saj ndodhej në kopsht, e duke përfituar nga të qenit vetëm, e ëma i është lutur Çatinit të mos e përziejë djalin e saj me këto punë. Pas vrasjes së Luigj Gurakuqit, Çatini nuk ishte dukur më në shtëpinë e tyre dhe nuk e kishte marrë përsipër nxjerrjen nga burgu të Baltjonit, edhe pse e futi vetë në atë valle. “Shumë shpejt Çatini asht zhdukë nga Shqipnia, se asht konsiderue vrasës i Luigj Gurakuqit. Ndër ato dy tri ditë që asht vra Luigji, Saraçt kanë organizue një mbrëmje dëfrimi, ku kanë marrë pjesë edhe këto familje: Lec Shkreli, Gerejt, Dedjakupt, Gurazezët. Për këtë mramje ka shkrue Mark Gurakuqi, kushëri dhe shkrimtar i librit me titull “Luigj Gurakuqi”, shkruan nga Australia Fritz Radovani.

Vrasësi i tradhtuar

Pasi kreu në mes të Barit vrasjen e liderit të opozitës Luigj Gurakuqi, Baltjoni u burgos nga italianët. I riu nuk mundi të dilte sipas premtimeve të Saraçit dhe mbeti në burgjet italiane deri pas pushtimit italian të Shqipërisë. Kur Mustafa Kruja erdhi kryeministër, i kërkoi qeverisë italiane ekstradimin e “Baltjon Stamollës në Shqipëri. Kjo marrëveshje u krye dhe pas sjelljes së vrasësit në Durrës. I shoqëruar me policë ai është nisur për në Fier, për arsye sigurie, larg qytetit të lindjes. Në Fier ka qëndruar në një shtëpi të ruajtur nga policë, e një ditë thuhet se ai ka dashur të arratisej dhe policët kanë qëlluar në drejtim të tij me automatik. “E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuante nga dhimbjet e menjëhershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro dy-tri ditë mbas gjuajtjeve ka vdekë tue vërritë nga dhimbjet. Mustafa Kruja i ka thanë Babës tem: Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit”, i shkruan i moshuari Ali Ohrit, shefit të zyrës së Oborrit Mbretëror. Sipas tij, këto familje që u konsideruan si zogistë, pinjollët e tyre përfunduan në sigurim të shtetit.

Pakënaqësia

Një ndër librat më të shitur në libraritë e Tiranës ka qenë pikërisht “Zogu i Shqiptarëve”, i shkruar nga Çatin Saraçi. Diplomati, që pretendonte se kishte shok të ngushtë Zogun dhe se njihte çdo anë të tij, me kujtimet e veta ka ngjallur lloj-lloj reagimesh, duke e ngjitur në top blerje këtë libër, ku për herë të parë Ahmet Zogu shfaqet ndryshe. Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë sharjet që hasim thuajse në çdo faqe të këtij libri, të shkruara nga njeriu që njihet më shumë si piktor dhe që dikur ka qenë diplomat. Sigurisht që për një pjesë të madhe të njerëzve ky libër ka sjellë pakënaqësi. Disa pohojnë se Çatin Saraçi ka qenë nga ato persona me personalitet të shumëfishtë, e që psikologjikisht të paaftë për të qenë produktiv në një prej zgjedhjeve të tij, përfshi këtu diplomatin, muzikantin e piktorin. “E çfarë mund të presësh nga një njeri që pretendon se është shok i yti e në çdo rast ai ta ngul thikën prapa shpine për një grusht para më shumë, apo për një detyrë më të mirë. Kjo kuptohet fare qartë nga deduksioni që mund t’i bëhet rrëfimit të tij, ashtu edhe në rastin e Luigj Gurakuqit. Ai pranon se ka marrë paralajmërim për vrasjen dhe s’e ka vënë ujin në zjarr, duke menduar se kjo s’do të ndodhte. Ndërkohë që pretendon se pas kësaj i ka qëndruar pranë Zogut për të shpëtuar jetët e të tjerëve”, thotë një prej veteranëve të Legalitetit. Ndërkaq, një nga këshillat më të vlefshme që ka marrë Ali Ohri prej mikut të tij Fritz Radovani ishte zbulimi i të vërtetave në arkiva. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë i thuhet stop rrugës së shpifjeve e gënjeshtrave mbi mbretin. Kjo ishte historia e treguar nga kushëriri i Luigj Gurakuqit, i cili thotë se vrasësi i vetëm i tij ka qenë Çatin Saraçi.



letra e fritz radovanit derguar ali ohrit

I nderuemi dhe i dashtuni z.Ali,

(Po të dërgoj pjesë nga materialet e mija historike që kam shkrue unë)

Fatkeqësisht sistemi komunist jo vetëm ka falsifikue historinë, por edhe ka krijue ndër njerëzit ide se me të vërtetë asht ashtu si kanë gënye dhe vazhdojnë me gënjye edhe sot komunistët. Sasia e madhe e helmit t’ideologjisë komuniste që qarkullon me mjetet e propagandës e teksteve shkollore e atyne pseudohistorike deri në skajet më të largëtra të Australisë më bind se: Për shumë vjet asht e vështirë me fshi blozën dhe ndryshkun që ka veshë trunin dhe llogjikën e Shqiptarëve...
...
U zgjata pak në hymje të fakteve, mbasi mendoj se ka ardhë koha me u marrë me shumë seriozitet kjo Periudhë e Historisë së pashkrueme.
Çatin (ose ÇaPin) Saraçi, ishte vëllai i Patukut, Sandrit e Toninit. I kam njohtë të gjithë. Kjo familje kishte lidhje kushurinije me Baltjon Stambollën. Çatini, pra (ÇaPini, si e quej unë, sepse çapini i jep helmin gjarprit), i ngarkoi detyrën e vrasjes së Luigjit Baltjonit, i cili mbasi e kreu këtë vepër të poshtër, nga burgu në Itali i shkoi një copë pusull Çatinit; Çatin a i ke pague paret?. Ishte fjala për me pague Çatini lirimin e tij nga italianët. Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër. Për kepjen ose jo të kësaj pusull, jo më shumë se 10X8 centimetra, mund të lidheni me zotin Mentor Quku, i cili ishte drejtor i Muzeit, dhe besoj se ju ndihmon kur t’i drejtoheni n’emnin tem...
...
Aso kohe (1925), baba i em ishte në Gardën Mbretnore. Pak ditë mbas vrasjes Luigjit babën e ka thirr Mbreti vetë dhe i ka thanë: “Kolë, unë të njoh dhe e dij se prej teje, edhe pse je kushërini i Luigjit, nuk më vjen asnjë e keqe, por smirëzijtë e dashakëqijtë tuej kanë me u mundues me më bat ë keqen, tue spifë për ty se gjoja ti je tue u mundue me organizue grup kundërshtar kundër meje. Për me evitua çdo të keqe ndaj teje, kërko ku të pëlqen me shkue me detyrë si ushtarak dhe unë do e plotësoj dëshirën tande. Dhe në të vërtetë Baba asht largue nga Pallati, por nuk ka pasë asnjë problem nga Mbreti. Përkundrazi, funksionet që ka pasë Baba deri sa ka vdekë ishin të rëndësishme....
...
Unë kam këtë mendim: Asht koha që duhen zbardhë disa ngjarje që mbas nesh, ose nuk ka me u marr kush seriozisht me to, ose “ndokujt” ka me i interesua me i lanë në errësinën e sotme.
....
Arkivat janë mjeti dhe arma më e vlefshme në dorën e të Drejtit!
Përshëndetje miqësore e vllaznore: I Juej, Fritz Radovani

Melburn, 2006, tetor 29.



Deklarata pas bisedimeve me qeverinë e SHBA-së, më 1942
Noli e Konica: Pa Zogun bie fuqia e qeverisë në mërgim

Në dhjetor të vitit 1923, për herë të parë në historinë e tij mbi 2500-vjeçare, populli shqiptar votoi i lirë në zgjedhjet për asamblenë kushtetuese.

Partia e Zogut fitoi shumicën në Parlament, e pikërisht në këtë moment filloi përplasja me opozitën e kryesuar nga Noli. Më 23 shkurt 1924, studenti nga Mati Beqir Valteri i bën atentat Zogut para Parlamentit e pikërisht pas këtij momenti kryeministri Ahmet Zogu jep dorëheqjen. Më 10 qershor 1924, opozitarët e kryesuar nga Fan Noli futen në Tiranë e qytete të tjera, duke shkaktuar atë që ne e njohim si revolucioni demokratik i qershorit. Më 16 të po atij muaji u krijua qeveria e “Nolit”, e cila nuk zgjati shumë. Ahmet Zogu u dënua me vdekje nga gjyqi special e po kështu edhe bashkëpunëtorët e tij. Marrëveshja me Bashkimin Sovjetik konsiderohet si gabimi më i rëndë i Nolit, i cili në atë periudhë duke menduar gjeografikisht larg Rusinë, po aq larg mendoi dhe hapjen e komunizmit. Veprimi i peshkopit solli pakënaqësi jo vetëm në popull, por edhe te shtetet e mëdha evropiane. Zogu u fut në Tiranë më 24 dhjetor 1924, mbështetur dhe nga shtetet evropiane, duke përmendur Anglinë si mbështetësi kryesor, ndërsa Fan Noli u kthye në SHBA për të vazhduar detyrat e tij. Fan Noli, peshkopi ortodoks që kishte studiuar në Harvard, ëndërronte që në Shqipëri të drejtonte një qeveri demokratike përparimtare sipas modelit amerikan. Edhe pse Noli mendohej si një ndër armiqtë kryesorë të Ahmet Zogut, bashkë me Faik Konicën, që konsiderohej si miku i tij, në vitin 1942 i bënë qeverisë së SHBA-së propozimin për të bërë një qeveri shqiptare në mërgim. Në librin e Çatin Saraçit thuhet se sapo ai kish marrë vesh qëllimin e Zogut për të vjelë para mes Kryqit të Kuq i ka shkruar Konicës. Por duket se Faik Konica s’i ka vënë mend Saraçit dhe s’ka vënë në dyshim miqësinë e tij me Zogun, gjë që e tregon dhe deklarata e botuar në gazetën “Dielli”, më 1942. Fan Noli dhe Faik Konica u ftuan nga qeveria e SHBA-së për të diskutuar mbi ngritjen e një qeverie shqiptare në mërgim. Sipas dy personaliteteve shqiptare, vetëm një mbledhje e të gjithë personaliteteve shqiptare në mërgim mund ta tunde popullin shqiptar dhe të ishte e pranueshme për Shtetet e Bashkuara. “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë, dhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që proponohet të bëhet”, thuhet në deklaratën e Nolit dhe Konicës. Edhe pse para shumë vitesh ai e konsideronte Ahmet Zogun armik, madje e kishte dënuar dhe me vdekje, pas pak vitesh ai ndryshoi mendim, duke vlerësuar pozicionin dhe aftësinë e Zogut për të bërë shtet. Në deklaratën e dy prej intelektualëve më në zë shqiptarë veç të tjerash thuhej se në këtë guvernë shqiptare në mërgim askush nuk do ishte i detyruar të hiqte dorë nga mendimet e tij politike, por do të bashkëpunojë, derisa tërësia e tokës dhe liria e Shqipërisë të sigurohen në Konferencën e Paqes, e pas kësaj cilido mund të marrë lirinë e tij për të vepruar. Deklarata u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 1942, ndërkohë që Shqipëria ishte e pushtuar. Kjo qeveri e përkohshme nuk u krijua kurrë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush eshte Çatin Saraçi?, Posted 13 Qershor 2009, 09:37
Çatin Saraçi - Diplomati shkodran

Imazh


Pak biografi

Paskal "Çatin" Saraçi, (Chatin Sarachi) i biri i Gjok Saraçit, lindi më 1902 në Shkodër. Çatini ishte fëmija i pestë i familjes dhe kishte tre vëllezër me emrat Patuk, Sandër dhe Tonin dhe një motër me emër Adelajde (Muzhani). I lindur në një familje tregtare, që në moshë të re rritet kolegjeve të Europës, dhe pjesën më të madhe të studimeve e kryen në Vjenë.

Veprimtaria artistike


Misioni diplomatik i Saraçit ne Londër filloi ne vitin 1933. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti Çatin Saraçin në Legatën Shqiptare ku mbulonte rolin e ambasadorit.

Po në vitin 1939 Saraçi u takua për herë të parë me Oscar Kokoschkan dhe filloi bashkëpunimi i tyre i gjate ne fushën e pikturës. Kokoschka, u bë mik i ngushtë i Saraçit dhe influencoi punimet e këtij të fundit. Dy piktorët banuan përkohësisht në Scarsdale Studios që gjënden në Stratford Road (afër Kensington Road), thuajse ngjitur me Galerine Pride. Gjatë kësaj periudhe ata punuan së bashku dhe lanë si dëshmi të miqësisë së tyre, mjaft pitura dhe vizatime të njëri-tjetrit. Emri i Saraçit në historinë e pikturës angleze figuron si ai i një përfaqësuesi të impresionizmit britanik dhe i një kolegu dhe miku të Oscar Kokoschkas. Ekspozitën e parë Saraçi e hap në “Redfern Gallery” në vitin 1945. Në vitet 1950-1960 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera. Vdiq më 1974 në Londër ku në vitin 1975 në përkujtim të tij u hap një ekspozitë me 50 punime. Ekspozita e fundit dedikuar punimeve te Çatin Saraçit u hap në Londër, pranë “Pride Gallery” në vitin 1988. Gjatë karrierës së tij, Çatin Saraçi ka hapur rregullisht ekspozita personale në Londër, në Dublin dhe në Paris

Veprimtaria politike


Me marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu, Çatin Saraçi i bashkohet administratës së Zogut si diplomat. Aurel Plasari, që është redaktor dhe autor i parathënies së kujtimeve të Çatin Saraçit, përkthyer nga Virgjil Muçi, shkruan kështu për Çatinin;

“Bashkëkohësit, si zëmadhi Paul Getty, e kanë kujtuar figurën origjinale të këtij diplomati shqiptaro-evropian në Legatën Shqiptare në Vjenë, që ai drejtonte, mbushur me sixhade persiane e argjendurina të moçme ballkanike, e cila kundërmonte vazhdimisht dyllë, temjan dhe obst schnaps, posaçërisht në sallën e vogël të pritjes me mure në kadife ngjyrë vishnje; ulur në piano me kryet përkulur mbi kraharor, ndërsa luante Rahmaninovin. Ashtu sikurse e kanë përshkruar të huaj të befasuar prej njohjeve me të nëpër sallonet londineze të pritjeve diplomatike, në kohën kur përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar: kryelartë e paksa të hutuar, gjithë good manners, veshur në tweed skocez ngjyrë gri të mbyllët, qepur me siguri prej ndonjë rrobaqepësi të Vjenës, me jakën e lartë të kollarisur, kravatën flutur, dorashkat prej filli, me formulën gati-shpotitëse “very kind of you” në majë të gjuhës dhe një kumb befasues zëri mes tingëllimës së filxhanëve prej porcelani. Me siguri që fort pak syresh kanë ditur që brenda asaj “figure” mondane gjallonte një fuqi shpirtërore e pazakonte, ndërsa mbrapa syve të tij bënte punën e vet dhuntia e aftësisë për të depërtuar edhe në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor; fjala vjen: deri në ferrin e një pushtetari. Ishte padyshim një lëçitës i mirë i Machiavellit, sikurse lexuesit do ta dallojnë dhe, ndoshta, edhe i Guiçiardinit...”.[1]

Çatin Saraçi la të shkruar dëshminë e tij për Zogun, apo “njeriun e lig”, siç e quante ai në një daktiloshkrim me titull të pastabilizuar; historia e një njeriu të lig, apo Zogu i shqiptarëve. Sipas Plasarit, edhe këto shënime historike mund të quhen “libër i pambaruar”, sipas planit fillestar të autorit, i cili flet për një vepër madhore, gati me karakter enciklopedik për të gjitha etapat e Zogut. (Dorëshkrimi i Chatin Sarachi (Çatin Saraçit), diplomat në kohën e Zogut, i ruajtur në një bankë të Londrës i është dorëzuar Bibliotekës Kombëtare, nga albanologu Robert Elsie).[2]

Referenca
^ Panorama, data 13 nëntor 2006: Botohet libri “Zogu i Shqiptarëve”, me jetën ndryshe të mbretit: “Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut”. Rrëfimet e Çatin Saraçit, që thotë se ka qenë miku i ngushtë i tij.

Panorama, data 14 nëntor 2006:
Fakte dhe histori të treguara nga Fritz Radovani: Ja e vërteta e vrasësit dhe pazaret e bëra... “Luigj Gurakuqin e vrau Çatini” Kushëriri i rilindësit i shkruan shefit të Oborrit Mbretëror
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sekretet e Ahmet Zogut
Imazh

Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut te ngushte te Zogut, Catin Saraci. Per vite te tera ishte prane tij. E pershkruan si njeri brenda te cilit triumfoi perfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, perfitimet e frikshme ne rryshfete te padegjuara dhe shitja e nje vendi, ne rrefimin e rralle te Saracit

Ne fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraci dhe Jak Koci. Nje triumvirat pushteti qe ne fakt, rrenjet i kishte vite me pare se Zogu te behej njeshi i padiskutueshem, ne nje Shqiperi feudale te cilen europianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij te verteta ne syte e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraci kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qe shtiu ne dore frenat e nje kombi dhe e shpuri ate ne zgrip te shkaterrimit…”. Nje kendveshtrim nga brenda i jetes dhe karakterit te nje njeriu qe percaktoi fatin e nje vendi per gati 20 vjet, vjen per lexuesin shqiptar te shekullit te 21-te ne nje menyre gati aventurore qe te kujton legjendat me pirate, harta e thesare te vjeter. Doreshkrimet e Catin Saracit, per fat te keq te parealizuara dot ne forme finale si liber voluminoz, ishin mbyllur ne nje kasete bankare te Londres per te rene ne dore ne albanologut Robert Elsie, e prej ketej per t’iu dhuruar Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Perkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Mucit, ishte hapi i fundit qe vulosi fatin e kujtimeve te Catin Paskal Saracit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme jane liber. E megjithe pro-te dhe kundra-t qe jane thene ne dekada per Ahmet Zogun, doreshkrimet me pershtypjet e nje njeriu per te cilin Zogu ka ushqyer njeheresh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit te tij, do te zene padiskutim nje vend te vecante.

I lindur ne nje familje te vjeter tregtare borgjeze te Shkodres, Catin Saraci ndoshta nuk do ta kishte shkuar ne mendje se do ta kalonte gjysmen e dyte te jetes si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane te Londres. Ishte ekuivalenti europian i Faik Konices ne Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat ne sjellje, komunikim, erudicion, ne nuhatjen e politikes. Ndersa mbi nje shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si deshmitar kyc i nje epoke, per nje arsye shume te thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte te Zogut, Saraci nuk ishte ne anen tjeter te barrikades. “Zogu i Shqiperise ka pase qene nje burre po aq i poshter sa edhe cdo cub tjeter i madh ne Europe, vetem se skena e teatrit ne te cilin ai luajti ishte me e vogel. E quaj fat qe e kam pase njohur si askush tjeter ne kete bote. Duke qene ne sherbim te tij, kam udhetuar poshte e perpjete neper ambasada e kryeqytete te Europes, ndaj dhe kam mundur te shoh e te degjoj nje pjese te mire te asaj cfare po ndodhte, nderkohe qe ai njeri i pashoq per nga ligesia po ngjitej ne maje te pushtetit…”

Dhe Saraci e nis rrefimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.

Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.

Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.

Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.

Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.

Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!

Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.

Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.

Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.

“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
__________________
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ITALIANET EDHE SOT SHKRUAJNE PER VRASJEN E LUIGJ GURAKUQIT

Bari e l’Albania
Marzo 5, 2008 di vitomaurogiovanni

Un triste anniversario ricorreva a Bari solo pochi giorni fa: il 2 marzo del 1925 veniva ucciso in città Luigi Gurakuqui. Tale avvenimento può essere occasione per riflettere sui rapporti tra l’Italia e l’Albania. I due popoli sono indissolubilmente legati oltre che da motivi prettamente geografici, una vicinanza che spesso è stata vista da entrambe le parti come fratellanza, anche da interessi commerciali e ragioni di studio. Sono numerosi i giovani albanesi che pieni di volontà e sogni lasciano la loro amata terra per perfezionare i loro studi in Italia e, molti di loro, scelgono proprio l’Università degli Studi di Bari per formarsi. Il corso di dottorato di ricerca in Globalizzazione, diritti umani e libertà fondamentali, il cui coordinatore Prof. Gaetano Dammacco è, da sempre, attento osservatore della realtà albenese, vede protagonisti numerosi studenti di questa terra nella veste di giovani ricercatori. Riproponiamo qui di seguito due articoli relativi al rapporto Italia- Albania, già pubblicati dal quotidiano barese la Gazzetta del Mezzogiorno.

1. Mussolini, re Zog d’Albania e il buon Gurakuqui

Il “caso” Gurakqui è stato oggetto di un’interessante pubblicazione dell’Università degli studi di Bari, per l’esattezza della facoltà di Giurisprudenza, che accoglie -in italiano ed in schipetaro- gli atti del seminario di studi, tenuto da docenti italo ed albanesi, e dedicato a Luigi Gurakuqui, un eroe nazionale, ucciso per le vie di Bari nel lontano 1925. Abbiamo detto interessante e chiariamo che l’aggettivo non è sprecato. Avviane che, solitamente, le pubblicazioni di seminari, e di studi specifici, abbiano il linguaggio degli addetti ai lavori. Gli studiosi, cioè, tutti intenti a scavare nelle loro tesi, lasciano da parte l’interesse divulgativo e si arroccano nella torre d’avorio della specializzazione, ragione per la quale il comune lettore non si azzarda nemmeno a sfogliare le poderose opere solitamente edite da alte istituzioni pubbliche. Diverso il risultato de “L’omicidio politico di Gurakuqi” che è un lavoro a più mani, lo firmano difatti Giuseppe Ferrari, Luan Omari, Andrea Riccardi, Stefania Pollo, Mario Spagnoletti, Pietro Pastorelli, Piro Tako, Matteo Pizzigallo, Gaetano Dammacco, tutti docenti delle Università di Bari e Tirana . I quali, pur nel rispetto fondamentale della ricerca, consegnano uno spaccato di vita italiana ed albanese attorno agli Anni Venti che si legge con quel particolare gusto riservate alle opere storiche sui retroscena e le vicende, meno politiche e diplomatiche, di due paesi, l’Albania e l’Italia, il primo nelle mani del dittatore fascista Benito Mussolini e l’altro che si avvia il regno di un altro avventuriero politico asceso al trono di Tirana con il nome di Re Zog. Fra questi due dittatori, ecco la figura di Luigi Gurakuqi, un cattolico di Scutari, che era stato Ministro dell’ultimo governo democratico albanese, uomo di buoni studi, poeta e scrittore, e soprattutto strenuo difensore degli interessi del suo popolo tanto che persino il passato regime comunista, pur mille miglia distante dalla sua ideologia, lo considerava un eroe nazionale. Gurakuqi, che nel suo disegno politico non disdegnava una franca alleanza con il nostro paese (non un’occupazione come poi avverrà molti anni dopo, ma un leale rapporto fra nazioni separate solo da un tratto di mare), sotto l’imperversare della dittatura di Re Zog, si rifugia –con altri connazionali- a Bari. Trova un appartamento in via Argiro, all’angolo di via Abate Gimma, “propriamente sui Mazzini Civera” è scritto nel verbale reso in questura dal suo uccisore, e se ne va a consumare i suoi pasti nell’albergo “Cavour” che, nel 1925, era alloggiato nel palazzo che in corso Vittorio Emanuele, accoglieva, sino a pochi mesi fa, l’Unione Militare. L’ex Ministro, la sera del due marzo di quell’ anno, consuma la sua brava cena, poi se n’esce tranquillo sul corso; ma –quasi sulla porta- è in agguato l’attentatore che gli scarica tre colpi del suo revolver e subito scappa verso la città vecchia. Grida, urla, richieste di soccorso, Gurakuqi giacente a terra immerso in una pozza di sangue; la fulmineità della scena non impedisce, contrariamente a quanto il killer aveva previsto, che alcuni coraggiosi baresi inseguano l’assassino per le strette vie della città medievale e lo fermino nei pressi della chiesa di san Domenico. In questura, l’uomo rivelerà di essere un esiliato, di aver voluto punire l’ex ministro perché non voleva aiutarlo finanziariamente, lui che, in Italia, s’era portato le casse dell’erario albanese. Non dice la verità, ovviamente, e man mano gli inquirenti baresi avvieranno le loro indagini su quello che è il vero movente dell’assassinio: la politica. Il seminario, con le relazioni degli autori citati in apertura d’articolo, ha esplorato le profonde ragioni di quell’episodio, i rapporti italo-albanesi negli Anni Venti che vedranno man mano Roma schierarsi sempre più a favore di re Zog, finchè non gli darà –nel 1939- il benservito facendolo decadere da quell’effimero trono sul quale salirà addirittura Vittorio Emanuele, già imperatore d’Etiopia. Per quanto riguarda l’attentatore di Gurakuqi apprenderemo dal bel libro curato da Nino Dammacco che la magistratura tranese –ma è chiaro che l’ordine venne sempre da Roma- lo mandò assolto perché ritenuto infermo di mente e inviato in patria dove godè di una congrua pensione per aver aiutato re Zog a mettere a tacere per sempre un suo fiero avversario. Alla fine della seconda guerra mondiale il killer sarà fucilato per ordine dei nuovi reggenti del paese e le spoglie della vittima con tutti gli onori dovuti ad un “eroe del popolo”, furono traslate nella sua terra. C’è da aggiungere, per dovere di cronaca, che la pubblicazione del libro, ed il seminario che lo hanno preceduto, sono stati occasione per i rappresentanti delle Università di Tirana e di Bari per avviare un serio discorso su un progetto di ulteriori scambi culturali. Nel contempo si sono mosse le autorità regionali e le rappresentanze diplomatiche d’Albania: perchè non stabilire vie di comunicazione fra Bari e la sponda albanese? E perché non attivare l’antico scambio fra i due popoli? Vedete, è proprio vero che un libro può portare molto lontano….

Tag: albania, bari albania, bari e albania, bari e l'albania, legame bari albania, luigi garakuqui, vito maurogiovanni
Pubblicato in Articoli | Lascia un commento »
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Gusht 2019, 14:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari