Ketu do gjeni gjithcka mbi shqiptaret qe shiten kombin e tyre per disa interesa te uleta personale dhe antishqiptare...
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Edvin Rama-Demostrata barbare-21.1.2011 ''Kali i perversit''
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vajza e dhunuar më 21 janar, vizitohet nga Berisha
Imazh

KosovAlbaner on 30 Janar, 2011

Kryeministri Berisha i ka uruar sot personalisht 18 vjetorin e lindjes gjimnazistes Bekime Rexha, e cila gjatë demonstratës së 21 janarit u dhunua nga disa demonstrues në një nga bulevardet kryesore të Tiranës.

Duke i uruar Bekimes jetë të gjatë, Kryeministri Berisha u shpreh se ndodhet në këtë festë të familjes Rexha jo vetëm për të shprehur urimet e tij dhe të familjes së tij me këtë rast, por t’i përcjellë këto urime edhe në emër të bashkëmoshatarëve të Bekimes, të cilët aktin barbar të dhunës ndaj saj e kanë përjetuar si një dhunë ndaj tyre. “Erdha këtu të ndaj me ju gëzimin e datëlindjes së Bekimes dhe për t’i uruar asaj në emër të familjen time shumë gëzime, mbarësi, shëndetet, suksese dhe jetë të gjatë. Erdha, gjithashtu, jo vetëm në emër të familjes sime, por para së gjithash në emër të të gjithë shkollarëve shqiptarë, të të gjithë bashkëmoshatarëve të Bekimes, të cilët aktin barbar, dhunën ndaj bashkëshollares dhe bashkëmoshatares së tyre, e kanë përjetuar si një dhunë ndaj tyre”, tha Kryeministri.

Më tej, Kryeministri u shpreh se për atë që i ndodhi Bekimes ka marrë me qindra mesazhe nga maturantë e gjimnazistë nga Gjirokastra, nga Mallakastra, nga Vlora, nga Hasi, nga Kukësi, nga mbarë Shqipëria, të cilët kanë shprehur një ndjenjë revolte të thellë shpirtërore për atë akt të shëmtuar që një kriminel kreu në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. “Të gjithë më kanë kërkuar që qeveria të bëj gjithçka për gjetjen e autorit dhe vendosjen e tij para ligjit. Ndaj, unë vij të përcjellë edhe një herë urimet më të përzemërta nga mbarë nxënësit e këtij vendi, shkollarët e këtij vendi, por unë jam i sigurt se çdo prind që nis fëmijën në shkollë bashkohet në këtë gëzim të familjes tuaj”, tha Kryeministri.

Duke iu drejtuar Bekimes, me rastin e përvjetorit të saj, Kryeministri Berisha u shpreh “ne të urojmë ty të bëhesh 120 vjeç, e lumtur, me atë jetë që meriton. Ndërsa ata që qëllojnë dhe godasin mbi fëmijët tanë të bekuar do të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”

Ndërsa u shpreh se shkolla dhe shkollimi i fëmijëve janë përparësia më absolute e kësaj qeverie, Kryeministri Berisha theksoi se ata që përpiqen të djegin me zjarr të ardhmen e tyre janë të pashpresë. “Ne shohim drejt të ardhmes, drejt ndërtimit të vlerave dhe ajo që mund të bëjmë ne është të ndërtojmë ëndrrën tuaj, të ndërtojmë atë Shqipëri që ju keni në mendje, në zemër, në shpirt dhe që e meritoni plotësisht”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha i dhuruan Bekimes, më rastin e datëlindjes, një buqetë me lule dhe një kompjuter.

Nga ana e tij, babai i Bekimes, u shpreh se ndihet krenar për vajzën e tij, e cila ka shprehur hapur bindjen e saj atë ditë, pasi – theksoi ai, – jetojmë në një shtet demokratik që po shkon drejt Evropës dhe jo drejt komunizmit e kooperativave bujqësore. (INA)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deklaratat e papërgjegjshme dhe antikushtetuese e luftënxitëse dhe të dënueshme prej bijve të bllokmenve Spartak Kico Ngjela dhe Edvin Kristaq Rama si dhe të dy ish ministrave dhe ish antarve të Komitetit Qendror të PPSH; ish ministri i brendëshme të komunizmit Gramoz Ruci dhe Skënder Gjinushi sollën pasoja të rrezikëshme politike - shoqërore me përmasa shoqërore më dt. 21 janar 2011 në Hedjen e Hordhive talebane kundër kryeministrisë për interesat e karrierëve të Bamir Topit.


Imazh


Marrëzia nuk ka mure
Lirimi i te semureve, kudo ne shoqerite e perparuara, ka krijuar edhe rreziqe, deri edhe ne rrezikimin e shtetit,

Nga Frrok Cupi
Imazh
Edhe dje, qe nga bulevardi i Tiranes, njerezit provuan se nuk mund te kuptonin gje. Megjithese aty u mblodhen rreth 7000 vete, aty kryetari i Partise Socialiste mbajti fjalimin me te gjate qe eshte mbajtur ne kete bulevard qe diten kur u ndertua prej Fashizmit Italian, perseri njerezit nuk kuptuan asgje. Gjithcka ne kete lemsh "politik" eshte ndertuar si nje pakuptim i plote. Kryetari i partise Socialiste, i ardhur nga nje anarkizem i shfrenuar (ky eshte moskuptimi i pare) ne krye te te majteve, kerkon largimin e kryeministrit "tani, ore po t6ani, ketu ne shesh". Edhe pse qeveria eshte e ligjshme, ky thote te ike "sepse dua une". Te ike kjo qeveri, jo se ne duam qeveri, por te rrije pa qeveri.... Amerika dhe Bashkimi Europian i thone "mos dil me ne sheshe, por ne Parlament", ky betohet per sheshin. Ky beri thirrje per zgjedhje, ndersa zgjedhjet jane vetem 75 dite me vone; dhe, gjithe bota po i ben thirrje qe te shkoje ne zgjedhje. Ky thote se nuk shkon ne zgjedhje, por thote se "dua zgjedhje". Parmbreme ne Strasburg tha se do te shkonte ne zgjedhje, sa zbriti ne Tirane tha se "dua zgjedhje te reja". Ky thote se do zgjedhje te reja, por zgjedhjet ja ku jane ne prag; por... ky thote se nuk ka kushte per zgjedhje. Dje mbajti fjalimin me te gjate te jetes se bulevardit, me shume se nje ore, sa edhe Enver Hoxha nuk ka folur ne ate bulevard per pese dekada. Foli per "malet e larta", per "ujerat e kulluar", prane drites i papare e prane detit i palare... Kush mori vesh ndonje gje?!.... Askush nuk merr vesh, por perseri kjo nuk eshte vetem e keqe. Edhe pse Marrezia del ne rruge, kjo nuk eshte vetem e keqe. Marrezia ne shesh- kjo eshte nje e mire.... Kam frike se shumica e njerezve po mendojne me trishtim, sikur ne kete turbullire politike po ndodh vetem e keqja. Kam frike se keta trishtohen kaq shume, sepse nuk mund te mendojne se "ne kete marrezi" ka nje thelb shume pozitiv. Miq te shtrenjte, a nuk kuptoni sa mire eshte kur epoka i le liri fushe edhe Marrezise?! Ne qofte se marrezine do ta kishim mbyllur me mure edhe ne kete shekull, valle kur do ta lironim? A nuk eshte nje marrezi kur thuhet se "ishin zgjedhjet te mira, por nuk ishin te mira"? Kur thuhet se "denojme hajdutin, por na jepni hajdutin"? Kur thone se "i vrau demonstrata jone, por ju jeni vrasesit" (dje u tha)? A nuk eshte nje marrezi te thuhet se "jemi ne opozite, por nuk duam e pike"? A nuk eshte marrezi kur thuhet se "bej te keqen me te mundshme qe kam ne dore"?... Marrezi jane te gjitha; por pa mendoni sikur te ishin mbyllur perjete brenda mureve? Do te ishte me e keqja. Kjo eshte ceshtja: ne mbylljen e Marrezise, ose ne hapjen e saj. Edhe pse eshte thene disa here, haptazi, se ne "dy dekada nuk beme asgje", kjo nuk eshte krejt e pasakte. Ne dy dekada, demokracia qe erdhi pas pese dekadash nen diktature te eger, nuk ishte aq e zonja sa ta lironte Marrezine nga zinxhiret apo nga rrethimi ne mure. Kete nuk mundi ta beje, vertet. Ndoshta nuk kishte ardhur koha e pershtatshme; ndoshta nuk kishte pasur aftesine e duhur...., ku ta dish. Edhe kjo nuk eshte gje e thjeshte. Shtete dhe shoqeri shume te perparuara ne Europe, edhe pse kaq te zonja, munden ta bejne hapjen e mureve te Marrezise vetem aty nga vitet 1600 e kendej. Ne shenimet e Michel Foucault, eshte shkruar nje pasazh mbi banoret e Salpetrieres ne vitin 1690. "Aty ka 3000 persona", sipas shenimit te studiuesit te famshem. Pjesen me te madhe te banoreve "e perbejne te varfrit, vagabondet dhe lypesit". Por aty kishte edhe te tjere, qe jane mbyllur jo per keto shkaqe. Ne Saint-Theodore- 41 te burgosur me motivin si te cmendur, ne Kuartieri i Madalenes- 91 plaka te rrjedhura; ne Saint-Levege- 72 epileptike, ne Saint Halaire- 80 gra te rrjedhura... Kjo ishte bota e korrektimit per motive te semundjes. Ne mjaft raste semundja i perkiste marrezise, ku i marri u gjend i transferuar mes figurash te tjera. Por korrektimi mund te ishte edhe per motivin e semundjeve venale. Edhe lebrozet ishin perzene. Per shembull, ne vitin 1657, u gjenden te izoluar nje e njeqindta e popullsise se Parisit me motivin e lebrozes. Pyetja, ne momentin kur qyteterimi nisi te clirohej nga makthi i izolimit te te semureve, duke nisur qe nga ata te marrezise, shtrohet keshtu: Pse behej clirimi i marrezise? Jo vetem i te semureve te marrezise, por edhe i lebrozes, ose epeliptikeve? Valle u be kjo per t'i prere rrugen semundjes? Apo per te kerkuar rezultat pozitiv? Apo per te ruajtur shtetin?... Te gjitha motivet jane sjelle ndermend ne momentet kur njerezia po ndahej prej makthit te mureve te marrezise. Deri ne periudhen klasike, marrezine e shperfillur, nisen ta konsiderojne, te pakten si semundje te natyres dhe te shoqerise. E keqja e madhe, sipas studiuesve, ishte sikur te jetonte akoma me gjate arsyetimi se marrezia ishte semundje e shoqerise dhe jo e natyres. Ketu, ne kete pike, kane shpetuar vlerat e shekujve pas viteve 1600. A eshte marrezia e shfaqur politikisht sot, nje semundje e shoqerise? Ky eshte problemi themelor; jo pse marrezia eshte liruar nga zinxhiret, sic kane frike disa. Pertej mureve nuk ka vetem te semure prej marrezise, por edhe te tjere qe jane te paqarte nga vjen semundja. Shtate mije vete qe u mblodhen dje ne shesh, pervec atyre qe punojne ne bashkite socialiste, ka edhe njerez te prekur prej semundjes se marrezise. Vete te marret jane aq te mencur sa i pompojne mediat, tribunat, sheshet, njerezine poshte e lart, me idene sikur kjo eshte semundje "e shoqerise". A nuk shikoni si po betohen dhe po tentojne te ngrene shoqerine me kembe, ne demonstrata apo ne cdo mekembje tjeter, vetem me idene se "shoqeria e ka ne dore". Dje lideri i PS deklaroi se populli duhet te marre ne dore ceshtjen e vet; "ne nuk e duam pushtetin per vete, por per ju"- tha. Domethene eshte semundje shoqerore (!). E pavertete dhe makabre. Si mund te vihet shoqeria ne prove si burim i semundjes?! Si mund te zgjidhe populli problemin e nje semundjeje te natyres?... A nuk shikoni si thote kryetari i PS se "njerezit jane vetem te varfer, me tre leke e nje cigare ne xhep", se nuk jane te zote t'i dalin zot vetes, se "vetem une" i dal zot si Zot?! A nuk eshte e tera kjo si ne nje spital te Salpetrieres ne vitin 1690, ku pjesen me te madhe te 300 banoreve "e perbejne te varfrit, vagabondet dhe lypset"? Sterkeqa e njeriut dhe e shoqerise si nje spital i periudhes para- klasike kur te semuret ishin te korrektuar, ka per qellim te fundit qe te fajesoje shoqerine si burim te marrezise. Domethene eshte "e shoqerise". Lirimi i te semureve, kudo ne shoqerite e perparuara, ka krijuar edhe rreziqe, deri edhe ne rrezikimin e shtetit, sigurisht; por kjo nuk mund te turbulloje mendjet njerezore me teorine se eshte "semundje e shoqerise". Kjo eshte semundje e natyres, domethene personale, e secilit qe i ka rene. Kaq.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Mëparshme
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Shtator 2014, 04:54
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari