Ketu do gjeni gjithcka mbi shqiptaret qe shiten kombin e tyre per disa interesa te uleta personale dhe antishqiptare...
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Emin Duraku - Hero Kombtar i Jugosllave Titiste
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4414
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Emin Duraku - HERO KOMBETAR I JUGOSLLAVISE TITISTE
(1917-1942)

Imazh

Emin Duraku ishte punëtor, sekretari organizativ i Komitetit vendor të Partisë Komuniste të Gjakovës, e Zyrës së Komitetit të Qarkut të Partisë Komuniste të Kosovës dhe Metohisë dhe Hero kombëtar të Jugosllavisë.

Biografia

Ai lindi në 1917 në Gjakovë. Ai ishte një nxanës në shkollë dhe ka punue punët ma të vështira si shitës, në mënyrë që të mbijetojnë. Në 1932, pa dijeninë e prindërve, së bashku me Fadil Hoxhën(me vone kryetar i Lidhjes Komuniste te Kosoves), ai shkoi në mënyrë të paligjshme në Shqipni. Në Shqipni ata shkuen në shkollë për të vazhdue në gjuhën amtare, por ata ishin të pakënaqun, sepse njerëz jetonin atje, pothuajse ne të njëjtën gjëndje te vështirë, sikurse dhe në Gjakovë.
Emini hyri në shkollën e mesme në Tiranë, por në 1935 e perjashtuen nga shkolla, si aktivistë i rinisë revolucionare komuniste. Pastaj ai shkoi në shkollën e mesme dhe vazhdoi aktivitetin në lëvizjen komuniste te Shkodrës. Së bashku me Qemalin (Heroi Kombtar i Republikës Popullore të Shqipnisë) themeloi celulen e parë të partisë, e cila u zgjerue ma vonë nëpër degët e qyteteve në Shqipni.
Pas zbulimit të organizatave të partisë në vjetin 1938, Ahmet Zogu kreu arrestime në masë. Emini ishte në mesin e listës së parë dhe u arrestue si dhe u dënua me tre vjet burg. Pas pushtimit italian të Shqipnisë në vjetin 1939. Emini me disa miq ashte arratise nga burgu. Në Shkodër ka rifillue lidhje e vjetra të partisë dhe vazhdoi të punonte me organizaten e partisë komuniste.
Ai shpejt u zgjodh në udhëheqjen e organizatave të partisë në Shkodër. Në atë kohë u vendos që të krijojë kontakte me Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ai dhe Fadil Hoxha në vjetin 1939 shkuan në Kosovë per të vendosë kontakte me përfaqësues të Komitetit të Qarkut të Partisë Komuniste jugosllave si: me Bora Vukmiroviç, Miladin Popoviç dhe të tjerët. Pas kthimit në Shkodër, Emini ka kenë duke punue në Përhapjen e rrjetit te veprimtarise se Partisë. Pas demostratës së 29 Nandorit të 1939, kur italianët dhe policia përgjaku me dhunë demostruesit, nga ku Emini u arrestua dhe pastaj u internua në ishullin italian të Ventotenës.
Gjatë ksaj kohe ka studiue literaturën marksiste. Së bashku me disa miq në vjetin 1941 erdhi në Tiranë, për t'u vënë në kontakt me udhëheqjen e Partis Komuniste Shqipnisë. Ai mblidhet me Miladin Popoviç, në të cilën kryejne punën e Partisë në Gjakovë. Në atë kohë në organizatën e partisë në Kosovë dhe Metohi, ishte i përfaqësuar nga një numër i vogël i shqiptarëve, të cilat duhet te ishin të perfshire gjerësisht popullsia shqiptare në Lëvizjen Çlirimtare Popullore Jugosllave.
Si te tille duhej te shkonte ne Kosove per ta vene ne levizje idete komuniste te Partise Komuniste te Jugosllavise.
Me ardhjen ne Gjakovës, Emini u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe u zgjodhe sekretari i komitetit organizues lokale. Ai ka kenë aktivë në përfshimjen e popullsisë shqiptare të Lëvizjes Çlirimtare të Popullit. Në fillim të 1942, në Gjakovë u formue Komiteti Çlirimtar i Popullit, dhe ai u emnue Sekretar i tij. Në fund të vjetit 1942, sipas direktivave te komitetit të Krahinës të Kosovës dhe Metohisë duhej veprue ilegalisht nëpër Krahinë dhe u zgjodh në Byronë e Komitetit të Krahinës Kosovë - Metohi.
Ai mori pjesë në një mbledhje të Byrosë Komuniste të Komitetit të Krahinës dhe u gjendë në një grackë në fshatin ku merrte pjesë në mbledhje, së bashku me Miljkoviç-in. Megjithatë, dy prej pjesmarrësve të mbledhjes u treguan autoriteteve strehimin e Eminit. Në përpjekje për të shpëtue Eminin ishte plagosë dhe qe kapë robë, por nuk e shpëtoi spitali i Prizrenit, ku me 5 Dhjetor 1942 vdiq.
Detashmenti partizan u formue në fund të dhjetorit 1942, ku në kujtim të tij e mori emnin e tij.
Qeveria dhe Partia Komuniste Jugosllave me Dekret e bani Emin Durakun Hero Kombëtar ne 7 Korrik te vitit 1952.


Dt. 17 maj 2010
Materiali u pregatitë nga Bep Martin Pjetrit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4414
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si vazhdon himnizimi i Emin Durakut - Hero i Jugosllavise Titiste edhe sot ne demokraci ne Kosove?


Duke pa veprimtarine e Emin Durakut si veprimtar aktiv i ish Partis Komuniste te Jugosllavise(PKJ) nuk mund ta imagjinoj se si emri i tij vazhdon te hymnizohet ne Kosove edhe pas Zhdukjes se hartes se Mbreterise Jugosllave?
Me e tmerrshme ende mbahet dhe krenohen shume grupe artistike folklorike apo emra te shkollave, te rrugeve e mbajne edhe pas Gjenocidit te 1999 ne Kosove nga Serbia?
Kane fituar Pavaresine dhe ende mbajne neper shkolla, neper tekste kengesh etjera emrin e tij si Hero i Jugoslavise.
Mua me ben te besoj se plurarizmin ne Kosove nuk mund ta kuptojne pa himnizuar heronjte e Jugosllavise Komuniste? Nese vazhdon kjo heshtje nga klasa politike kosovare dua te pranoj se enderrojne te rikthejne ne nje dite me diell ish sistemin komunist te ish Jugosllavise. Qe do te thote prirje politke per tu atashuar nen ombrellen e ish gjashte republikave jugosllave me qender ne Beograd.
Me bindni vetem me prkatike dhe jo me te tille nostalgjie te nje kalueret te popullit te Kosoves nen thundren komuniste jugosllave.
Thirrni mendjes dhe ecni me kohen. Mjaft me emra antishqiptaresh, qe lane duart me gjakun shqiptar ne Kosove dhe Metohi! Nuk jeni vone. Zgjohuni nga Nostalgjia per heronjte e Jugosllavise!

Dua me jua deshmuar se Emin Duraku, ishte nje bashkepuntor kolaboracioniste, vegel mizore e jugosllaveve me Fadil hoxhen e Miladin Popovicin,....kunder shqiptarve.
Ajo qe mue me ban me jua dergue ashte se due te sensibilizoj miqte ngado qe ndodhen qe te rizgjohen per ket figure kaq negative, qe kosovaret ende mburren publikisht edhe sot duke u vene ne gare se kush mapare te vendosi emnin e tij si emertese te shoqatave artistike, rrugave, shkollave,....te vazhdojne me kendue neper festa perkujtimore te deshmorve te luftes per Clirimin e Kosoves nga Serbia e Mal i Zi.
Ironia e shekullit! Kontraversaliteti i turmes se verber!
E t'u thone atyre marraneve, idjotave qe duhet heqe sa mapare emni tij dhe te hidhet me neveri si anmik dhe jo t'i perulen e te madhnojne ate si Hero i Jugosllavise. Kjo ashte turpi historik qe po ndodhe me figuren e tij. Ashte nje dukuri qe keso emnash po rehabilitohen me nostalgji edhe ne Shqipni, ku ende nuk asht marre asnje qendrim bashkekohor.
Per te kuptue se kush asht Emin Duraku na duhet me e njohe shkencerisht e mandej te mbahet nje qendrim parimor.
Ende ne qytetin e Shkodres kendohet kanga e tij e kenduem nga Grupi i burrave kanga per te. Dhe sot vazhdon. Prandaj m'u deshte te ndalem te ky emen qe ka pushtue edhe shoqatat e ndryshme, shkolla ....ne Kosove qe ngrejne nalte nje kolaboracioniste te tille antishqiptar. Per anmiqte e kosoves nuk ka dallim as dhe per Shqipnine.
Ju lutem te mos keqkuptohem! Vetem me besim ne Zot dhe me shkence ndertohet e verteta.
Duhet me mbajte gjalle frymen e atdhedashunise dhe te respektit ndaj atyne qe flijuen jeten ne emen te Zotit, te Atdheut, te dijes, te vlerave humane,...dhe jo ndaj antivlerave sikurse vazhdon kjo fryme e shemtyme te fryje ende ne token shqiptare.
Ju falemneres per mirekuptim!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Prill 2019, 00:25
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari