Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Te drejtat e femres ne diktaturen e proletariatit apo sot?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1036
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Sipas jush kur kishte gruaja ne Shqiperi me shume te drejta sot apo perpara 20 vitesh?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 623
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Pershendetje i ameshuar.


Femra ne kohen e diktatures ishte me e shfrytezuar me e mbyllur ne kafaz ,ishte e varur nga burri , vjerra kunati , kunata etj.Ishte thjesht nje femer qe nuk duhet te shprehte as mendimin e saj hapur .Nqs rrihej ishte e detyruar te rrinte ne martese ,mos dilte prej saj .
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4173
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mire qe hidhet shikim nga prapa sepaku per tu ngushelluar(qe eshte nje lubrifikim te psiqikes....) si dhe per te pare pozicionin e femres ne konturin e ri plurariste.....


Femra ne dy kohe, ne dy kordinata ne hapesire shtrihet prej nje rrafshi dy ngjyresh krejte te kunderta.

I Ameshuari kerkon te japim mendim per ''periudhen e diktatures se proletariatit'' te nje partie.
Veshtire te trajtohet ne nje kuader si kjo se pretendon kohe, njohuri dhe kompetence ne shume fusha pasi femra eshte nje univers i botes shqiptare Ndersa mund t'i kete rastise shume kujte te ndegjoje a lexoje leksione nga intelektualuce me tituj te rende si doktroa, profesora apo akademike apo pedagoge universitetesh duke recituar nje mori traktatesh te huazuara mbi femren te paraqitur ne nje vazo ekzotike e lyer me bojra varaqesh ngjyra arit. Krjetesishte te shkeputura nga bazamenti toke.
PJESA E PARE

Per ta kuptuar me lehte, per efekte te kuptuarit me duhet te marre ne trajtim Tablone e femres shqiptare te vitit 1944.
Duhet ta veshtrojme femren shqiptare ne kete periudhe 1944 - 1991 me hijet dhe dritat e relievit qe rane mbi femrat.
Kur u instalua sistemi i ri komuniste e gjeti femren me nje portret mesjetar e tipit oriental aziatik;
Piktura e jashtme: ne shumice me ferexhe, te mbuluar trupe, krahe, duar dhe fytyre.

Jeta e gruas: Ishte shumica e papune, pra ishte shtepiake, lindte nje grumbulll femijesh dhe kujdesej per to, bente punet e shtepise, i sherbente burrit sepse punonte mbi 12 ore ne dite per te mbajtur familjen me nje qerre femijesh.....
Pra femra qysh femije punonte, u martonte mbi 15 vjec dhe ishte nje send, nje robe shtepie. Nuk konsiderohej njeri aspak. Kishte te drejte te bente cfare te doji nena dhe babai, vllai sikunder edhe kur shkonte te burri trajtohej edhe me keq. Pra femra nuk gezonte asnje te drejte familjare, as te burri dhe as te shteti ne mbrojtjen e te drejtave te saj. Pra femra ishte nje skllave me te gjitha aspketket e nje skllave te vertete.
Me nji fjale ta permbledhe: Femra ishte nje mjerim i vetes dhe i shoqerise shqiptare.

PJESA E DYTE

Vete sistemi qe u vendose kishte ne prioritet nder te tjera edhe femren duke hedhe parrullen marksiste-leniniste: ''Gruaja eshte nje force e madhe e shoqerise. ''Pa emancipimin e gruas nuk mund emancipohet shoqeria''.
Kjo eshte e vertete jo vetem qe femra numerikisht kalon ndonjehere edhe gjysmen e popullates se nje kombi, por sikur te ishe psh edhe nje pakice ne shoqeri emancipon shoqerine.
Procesie te ndryshem te zhvilimit ekonomik socialiste te shoqerise - elementin femer po e angazhonte ne jeten e saj sepse pa te nuk mund te ndertohej fabrika e uzina, te merren te mirat materiale, te behet arsimimi, .......Femra nga qenie inferiore-skllave u be nje elemente protagoniste ne shoqeri. Per mos me e zgjate femres ju dhane te gjitha te drejtat qysh kur shkeli kemba e sistemit te ri komuniste. Femres ju krijuan infrastruktura e domosdoshme per t'u arsimuar sikurse burri kudo dhe te konkuronte ne shoqeri me te drejta te barabarta.
Femra u ngrite nga bataku ku bujkroberia, feudalizmi mesjetar e kishte zhytur thelle, tashme kishte nje prioritet ne shoqeri, nuk ishte vetem nje nene, por edhe nje femer qe shpalose energji fizike dhe intelektuale kudo ne projekte, ne universitete, ne mjekesi, ne politike, ne drejtime te shtetit e kudo.........
Gruaja perfundimishte doli nga nencmimi shekullor dhe punonte krahas burrave njesoj.

Pjesa e trete

Sistemi duke kaluar ne faza te tjera te zhvillimit ekonomiko - shoqeror beri te cfaqen dukuri sjelljesh jo humane ndaj elementit grua si ne industri, ne ndertim dhe ne kooperativa e ferma bujqesore.
U hodhen nje mori parrullash qe i vendosen neper shpatet e maleve e kodrinave te shumta dhe femra u roberua vecanerishte ne fshate.
Krahas burrit grate punonin me shate, lopate e kazma neper gurore, neper zallishte, neper toke me gure shume,...prej se kur agonte - delte dielli e derisa perendonte dielli, qe i binte mbi 12 ore pune ne dite. Mandej kjo grua do ti jepte me pi femijes se vogel, do bente punet e shtepise te shumta dhe binte e fundit me fjete ne mesnate siperhere. Merrte nje rroge kooperativet nje here ne muaj per 30 lek te vjetra ne dite sa te blente nje cope buke. Femija, plaku, i semuri hante buke misrit te dobet. Buken e grurit ja hoqen fshatit dhe kete e hante vetem qyteti. ParTia komuniste aplikoi nje diskriminim ekonomik e social midis fshatit e qytetit. Pjesa qe u godite me shume ishte pjesa e ndjeshme e shoqerise - GRUAJA.
Ne emer te emnacipimit te gruas e degjeneruan dhe e futen nemes te nje varferije te tmerrshme.
Si mund te punonte gruaja apo vajzat baraz me burrin ne kanale e fusha mbi 12 ore? Ku kishte ate fuqi te barabarte me burrin - gruaja shqiptare? Kjo ishte nje riskllaverim ne emer te diktatures se proletariatit. Gruaja u skllaverua ne sistemin socialiste apo ne sistemin e diktatures se proletariatit.
Po ne industri si ishte gjendja e gruas? Mjerim dhe vetem mjerim! Gruaja ishte sikurse burri e varfer shume dhe punonte sa dyfishin e burrit sepse pasi kryente 8 oreshin bente dhe punet e shtepise.
Enveri me kriminelet e tija e futen popullin shqiptar ne nje sistem tallonesh, ku 100 gr gjalpe, 1 kg mish, 1 kg djathe,....ne muaj merrte nje familje. Dyqanet ishin boshe dhe ne kete peisazh gri - te zeze gruaja si qenie me delikate u godite me shume se burri.
Atehere- ku ishte emancipimi i gruas ne shoqeri socialiste realishte? Kerkush nuk guxonte te deklaronte publikishte kete gjendje shtypje, shfrytezimit kriminal te gruas prej shtetit komuniste. Shoqeria u fute ne nje riciklim te mjerimit te saj nga politika antifemrash nga udheheqja e partise scialistesh, ku grate e tyre gezonin status pasuri, shetitje neper bote, defrime dhe kurime per gjera te vogla ne klinika te shtrenjta te Europes,...........
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Prill 2014, 20:41
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari