Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 52 postime · Faqe 3 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Mafia shqiptare
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 162
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: Mafia shqiptare, Posted 02 Nëntor 2009, 22:35
Per ata qe nuk e kuptojne gjuhen e dyte folese nga shqiptaret,ate italishten.....ti drejtohen perkthimit Italisht-shqip.Do ta gjeni ne shume site falas...Babylon quhet.
Sepse un shofer jam....edhe shkolle nuk kam,biles edhe masterin me shqelma e mora :bobe:
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 05 Nëntor 2009, 11:17
Faktet e servirura nga media e shkruar italiane, angleze e amerikane, mbi zhvillimin e grupeve shqiptare kriminale të rrjetit mafioz

Harta e grupeve mafioze shqiptare

Si dominuan grupet shqiptare në Europë e Amerikë

Grupet shqiptare kriminale janë shtrirë në të gjithë botën. Ata zotërojnë tregun e mishit të bardhë dhe të drogës. Fillimisht janë bashkuar me grupet kriminale italiane dhe më pas kanë mësyrë në rrjetet e tjera, duke arritur deri në lagjiet e pista të Broklin në Nju Jork. Pasi fituan siguri mes grupeve kriminale rivale, shqiptarët i braktisën miqtë e vjetër, kryesisht italianë, duke marrë frerët e trafikut në duar. Edhe pse për shumë shekuj, shqiptarët dhe sllavët nuk kanë shkuar mirë, tregu i drogës dhe prostitucionit i ka bashkuar fuqishëm. Në grupet mafioze më të fuqishme evropiane, ruse dhe ukrahinase nisën të bënin pjesë edhe shqiptarët.
Trafikimi i vajzave
Targeti i zgjedhur për prostitucion, kryesisht drejt Italisë ishin vajzat e shtëpive të fëmijës dhe ato që kishin vështirësi ekonomike. Grupet kriminale përdornin si karrem për të mashtruar vajzat, djem të rinj që i premtonin vajzave martesë, dhe më pas ato i drejtoheshin shtetit fqinj Italisë për një jetë më të mirë. Këtu vajzat i detyronin të dilinin në rrugë për të prostituar. Konsullata amerikane në Milano, raporton se në të shumtën e rasteve, vajzat janë minorene dhe të mashtruara. Ishin nxjerrë në rrugë pasi kishin pësuar një traumë psikologjike dhe dhunë fizike. Vajzat niseshin nga Vlora dhe i dorëzoheshin kolegëve të tyre italianë në Pulia. Prej këtej ato transportoheshin për në veri të vendit me taksi, trena ose kamionë. Shpesh kriminelët shqiptarë bashkohen me familjet e emigrantëve, për të mos rënë në sy nga policia. Shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale kosovare, që shesin minorenë për adoptim në vende të tjera si : Gjermania, Zvicra etj.
Shqiptarët, të dhunshëm
Në raportin vjetor të CIA dhe Konsullatës amerikane në Milano, tregohen raste dhune që janë përdorur ndaj vajzave që kundërshtojnë të prostituojnë. Sipas statistikave më shumë se 8 mijë vajza shqiptare janë prostituta në Itali, dhe më shumë se 30 për qind e tyre janë rreth të 18-ve. Shumë raste janë raportuar për vrasje makabre të kryera nga grupet shqiptare mafioze, sidomos kur vajzat tentojnë të ikin. Vajzat që kanë tutorë shqiptarë, kanë të stampuar një tatuazh simbol, që i përket grupeve kriminale shqiptarë. Në rastet kur ato mundohen t’ia mbathin ndëshkimi nuk bie vetëm mbi to, por edhe mbi pjesëtarët e tjerë të familjes që janë në Shqipëri.
Menaxherë të drogës dhe prostitucionit
Françesko Polela, shef i Divizionit Kombëtar të Investigimit në Itali, thotë se grupet kriminale shqiptare dhe italiane bashkëpunojnë në transportin e drogës, dhe trafikimit të grave dhe vajzave drejt Italisë, dhe më pas kalimin e tyre drejt vendeve të tjera si : Gjermania, Anglia, dhe Franca. Nëpërmjet Italisë, shqiptarët menaxhojnë dhe shesin gra dhe vajza për prostitucion dhe sasi të mëdha droge. Një vajzë shqiptare u shitet trafikantëve të mishit të bardhë grek ose italian me 10,000 dollarë. Për të lehtësuar biznesin e tyre, shqiptarët rekrutojnë në grupet e tyre kriminale persona që shërbejnë në anekse të veçanta për ta. Kështu, disa merren me transportin, disa të tjerë bindin vajzat për të shkuar në Itali, ku do të gjejnë parajsën e ëndërruar etj. Ekspertë të antimafias mendojnë se baza e grupeve shqiptare kriminale është një qendër refugjatësh në Belgjikë. Aty shqiptarët zotërojnë totalisht kontrollin e prostitucionit, veçanërisht në dy qytete në Antuerp dhe Bruksel, ndërsa trafiku i drogës ndihmohet nga mafia turke. Zona kontrollohet nga të rinj të devotshëm nga Franca, Maroku, Turqia dhe Kosova, që janë rekrutuar për të ndihmuar në shpërndarjen e drogës në lagje dhe rrugë, që kontrollohen nga vetë ata. Djem të tjerë kontrollojnë punën e vajzave prostituta, duke mos i lejuar ato që të shkojnë në polici ose të fshehin lekët.
Raporti vjetor i trafiqeve i mbajtur nga CIA
Sfida e shqiptarëve ndaj Cosa Nostra

“Jam vërtet pesimist për të ardhmen. Është vërtet e vështirë që Cosa Nostra (mafia italiane), të fitojë sërisht kontrollin, pasi mafia shqiptare e ka atë tashmë në dorë. Kanalet e trafikut janë të hapura vetëm për ata. Mafia shqiptare ka harruar marrëdhëniet e bisnesit me miqtë e vjetër italianë. Cosa Nsotra bën pjesë tashmë në një sistem lokal, ndërsa mafia shqiptare në një sistem mbarëkombëtar. Shqiptarët, fituan supermaci mbi Cosa Nostra kontrollojnë në qendër të Evropës, në Gjermani bisnesin e fuqishëm të drogës, prostitucionit, pijeve alkoolike dhe duhanit në bashkëpunim me mafien Ruse”.
Ian Burell, reporter i gazetës “The Independent"
Forumishqiptare
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 05 Nëntor 2009, 11:59
Paratë e Taçit erdhën nga Azerbajxhani, hetohet blerja e ARMO

Imazh


TIRANË - Paratë për blerjen e kompanisë ARMO nga Rezart Taçi kanë ardhur në mënyrë të dyshimtë nga një bankë azerbajxhanase. Ky është konkluzioni paraprak i hetimit disa mujor të prokurorisë shqiptare në lidhje me shitjen e kompanisë shtetërore të naftës. Ndërkohë, pjesa tjetër e parave ka ardhur nga Zvicra dhe Italia. Burimet e prokurorisë pohuan se përveç procedimit penal ndaj Rezart Taçit dhe dy truprojave të tij Bledar Lilos e Jurgen Selfos, njësia e task-forcës kundër krimit ekonomiko-financiar vazhdon hetimet për procedurat e ndjekura të shpalljes së fituesit të tenderit për blerjen e 85 % të aksioneve të kompanisë shtetërore ARMO.
Hetimi ka nisur në fund të korrikut të vitit 2008 dhe është përqendruar në verifikimin e të gjitha procedurave të shitjes së kompanisë shtetërore të naftës (ARMO) kundrejt vlerës së 125 milionë dollarëve amerikanë.
"Me shpalljen e fituesit të blerjes së 85 % të aksioneve shtetërore në kompaninë ARMO, kompania që u rendit e dyta në shpalljen e fituesve ka bërë një kallëzim në prokurori, për "pabarazi në tender" duke denoncuar mënyrën e përzgjedhjes së firmës fituese, procedurat e ndjekura nga kompania fituese si dhe favorizimin që i kanë bërë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kompanisë fituese. Me marrjen e këtij kallëzimi, prokuroria ka filluar verifikimet dhe hetimet paraprake, duke regjistruar edhe procedimin penal pa emër të personit të dyshuar. Për këto dyshime janë kryer një sërë procedurash hetimore duke sekuestruar edhe një sërë dokumentesh në cilësinë e provave materiale, si dhe janë shqyrtuar procedurat e garës, shpallja e fituesit, negocimi i kontratës, pagesa, transferimi i pronës etj.
Gjithashtu janë pyetur persona të ndryshëm, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfaqësues të kompanive fituese dhe humbëse e shumë verifikime të tjera bankare"-thuhet nga prokuroria. Edhe pas kryerjes së të gjitha këto procedurave, sipas akuzës, nuk është arritur ende në një konkluzion përfundimtar në lidhje me çështjen hetimore, duke bërë që hetimet të zgjerohen më tej. Gjithashtu, këto burime konfirmuan se kompania fituese e përfaqësuar nga personi tashmë në kërkim, Rezart Taçi, tre muaj pas shpalljes së tij fitues ka shlyer detyrimet e blerjes së 85 % të aksioneve të kompanisë ARMO, duke i depozituar brenda dy ditëve në thesarin e shtetit 125 milionë dollarë.
"75 milionë dollarë janë transferuar në Bankën e Shqipërisë nga një llogari bankare e Bankës Qendrore e shtetit të Azerbajxhanit nëpërmjet "Deuchbankes" gjermane. Dy shuma të tjera të konsiderueshme, rreth 14 milionë dollarë janë transferuar në Bankën e Shqipërisë nga Bankat të nivelit të parë në Itali dhe Zvicër dhe shuma e fundit prej 36 milionë dollarë është paguar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri"- thuhet nga prokuroria në lidhje me pagesat e bëra nga kompania fituese e 85 % të aksioneve të kompanisë ARMO.
Ndërkohë, sipas akuzës, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me firmën konsulentë amerikane "Patton Boggs" dhe një studio ligjore shqiptare kanë hartuar në fillim të këtij viti një dokument të emërtuar "Lista e blerësve potencialë të ARMO" sh. a., e azhurnuar deri më 15 janar 2008. Pas shqyrtimit të dokumentacioneve përkatëse për këtë blerje, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi katër nga 26 kompanitë konkurruese. Në përfundim të tenderimit, ky komision shpalli fitues kompaninë "Amra Oil sh.a" dhe konsorciumit "Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group" si blerës të 85 % të aksioneve shtetërore të kompanisë ARMO me vlerë prej 125 milionë euro që më pas u konvertuan në dollarë amerikanë si dhe 240,5 milionë dollarë janë parashikuar të investohen në 4 vitet e ardhshme në ndërmarrjen e përpunimit të naftës ARMO.



Sot masa e sigurisë për trë dhunuesit e Bazes
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, pritet që mëngjesin e sotëm të marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të dyshuarve si dhunues të gazetarit Mero Baze. Ky lajm konfirmohet zyrtarisht nga burimet e sigurta pranë institucionit të akuzës, të cilët shtuan se do t'i kërkohet togave të zeza të caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasit Rezart Taçi dhe dy shoqëruesve të tij Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo. Sipas akuzës, organi i akuzës do të përfaqësohet nga prokurori Gjergji Tako ndërsa gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë do të jetë gjyqtarja Fahrie Budo. Mësohet se ndaj tre të dyshuarve është ngritur akuza e "goditjes për shkak të detyrës" të parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, që nëse rezultojnë fajtor të dyshuarit rrezikojnë të dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Sipas akuzës, do të kërkohet të caktohet masa e sigurisë "arrest me burg" në mungesë për presidentin e kompanisë "Taçi Oil" shtetasin Rezart Taçi dhe njëkohësisht do të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi kërkimi policor nuk ka efekt më shumë se 12 orë që nga momenti i fillimit. Ndërkaq, mësohet se para hetuesve dhe prokurorit të çështjes dy të arrestuarit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo me detyrë badigardët e presidentit të kompanisë "Taçi Oil" nuk kanë pranuar akuzat e rrahjes së gazetarit Baze, duke kërkuar njëkohësisht të mos japin shpjegime pa praninë e avokatit mbrojtës. Sipas akuzës, katër ditë më parë, konkretisht mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e bllokut është rrahur dhe goditur me sende të forta gazetari Mero Baze. Sipas dëshmitarëve, gazetari Baze është qëlluar fillimisht nga presidenti Taçi dhe më pas nga shoqëruesit e tij Lilo dhe Selfo. F. Vezaj

******


Dhuna ndaj Bazes, protestojnë gazetarët. Topi: Të ndryshojë ligji i mediave

TIRANË (UPDATE) - Presidenti Bamir Topi ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit për mediat duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve, siç ishte rasti i Mero Bazes.

Kreu i vendit e bëri deklaratën sot pasdite në një takim për gazetarine në Europën Juglindore, duke folur drejtpërdrejt për incidentin me Bazes, ndërsa dje ishte shprehur vetëm përmes një njoftimi të shkruar.

Sipas Topit, liria e medias është diçka thelbësore në një shtet demokratik ndaj duhet reformë në legjislacionin për këtë sektor. "Ngjarja me gazetarin Mero Baze është e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte për median dhe reforma ne legjislacionin për to eshte e nevojshme", ka deklaruar Topi.

Po kështu, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës që përzihet rëndom në punët e medias. Disa media janë të influencuara nga politika dhe kjo e fundit, duhet të heqë dorë nga diktati mbi gazetat dhe TV", tha Topi.



Protestë kundër dhunës ndaj Mero Bazes: Të ndalohet autori i vërtetë


Shoqatat e gazetarëve dhe qytetarë u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, në shenjë solidarizimi kundër dhunimit të Mero Bazes, drejtorit të gazetës "TemA" dhe drejtuesit të emisionit politiko-investigativ "Faktori +".

Ylli Rakipi ka kërkuar nga qeveria të lirojë dy truprojat dhe të vërë para përgjegjësisë agresorin e vërtetë.

Të turpshëm e ka quajtur dhunimin e Mero Bazes edhe gazetari Andrea Stefani, i cili ka kërkuar që media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve.

Aleksandër Çipa në fjalën e tij deklaroi se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike.

Gazetari Filip Çakuli ka qenë gjithashtu i ashpër ne deklaratën e tij. Ai akuzoi direkt kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen me Mero Bazen. "Vetëm një agresor është, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq që gazetarët nuk e thonë tamam emrin e agresorit të vetëm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetëm ndaj gazetarëve"- tha ai.

Të mbështetur edhe nga qytetarë dhe deputetë të PS-së, ata kërkojnë vënien para përgjegjësisë së autorit të këtij akti shumë të rëndë, cenues ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Një ditë më parë, shoqatat e gazetarëve, duke dënuar ashpër dhunimin e Bazes, deklaruan se ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim.
"Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit, që ky kriminel të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze", thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve shqiptarë.


****


Baze: Taçi mbështetet nga kryeministri. Berisha për liri njeh vetëm të shoqen

INTERVISTE - Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se "policët janë të aftë por të diktuar". Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.


Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?


Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni "Zonë e Ndaluar". Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç'pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.

A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?


Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.

Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?


Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.


Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?


E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S'ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve '70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.


Ç'mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?

Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t'i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç'më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t'i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.

Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?


Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s'kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t'i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.


Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?

Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është "kriminel race".


Si e gjykoni solidaritetin e medias?


As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.

* * * * *



Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim

Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se "une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine".

Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.

Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.


Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. "Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim", tha Rezart Taçi.


Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.

Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se "janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë "Taçi Oil", truproja te Taçit.
5-11-2009
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 05 Nëntor 2009, 12:01
TIRANË- Shqipëria vazhdon të mbetet një vend informal, ku individ të ndryshëm nuk e kanë pasur të vështirë të zhvillojnë aktivitete të dyshimta financiare, që nga pastrimi i parave, evazioni fiskal, pse jo edhe financimi i aktiviteteve kriminale. Ky është përfundimi që mund të arrihet nga analizimi i raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për periudhën kohore Janar 2008 - Tetor 2009, i bërë publik dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku bëhet një pasqyrë e hollësishme e të gjitha rasteve të aktiviteteve të dyshimta financiare, por ku natyrisht mungojnë emrat e individëve apo subjekteve konkrete.

Pjesë e këtyre veprimtarive të dyshimta janë bërë edhe zyrtarët e lartë, përfshi politikanët, për një pjesë e të cilëve nuk mungojnë dyshimet për origjinën e pasurisë së tyre. Ajo që duket se është edhe më shqetësuese në këtë raport është numri i madh i rasteve të dyshuara nga kjo drejtori, për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Bëhet fjalë për rreth 70 raste të dyshuara vetëm për dhjetë muajt e parë të këtij viti, të cilat i janë përcjellë edhe Shërbimit Informativ Shtetëror për një hetim më të specializuar, i cili nga ana e vet ka mundur të jap informacion vetëm për 13 prej tyre, për të cilat ka pasur të dhëna vetëm për pastrim parash.

Raporti i DPPPP

Përgjatë periudhës Janar 2008 - Tetor 2009 Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila vepron si një agjenci inteligjence në fushën e financave, raporton plot 176 raste të dyshimta, qoftë për prejardhjen e tyre, për evazion fiskal, apo edhe përdorimin e tyre për financimin e terrorizmit. Duke pasur indicio për dyshime të bazuara, DPPPP ia ka përcjellë ato për verifikime të mëtejshme organeve të specializuara siç është Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Kështu, për vitin 2008 kjo drejtori i ka përcjellë prokurorisë për plotësim dosje dhe procedim penal 26 raste, ndërsa në vitin 2009 i ka paraqitur dhe 59 raste të tjera. Nga ana tjetër, kjo drejtori një numër të konsiderueshëm rastesh ia ka paraqitur për investigime të mëtejshme edhe Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për 46 të tilla në 2008 dhe 117 të tjera në dhjetë mujorin e parë të 2009, nga të cilat siç thuhet më poshtë në raport organi i policisë ka mundur të sigurojë prova vetëm për 20 për qind të tyre. Për shumicën e rasteve të dyshimta DPPPP-ja ka nxjerrë një sërë urdhrash bllokimi të pasurive, nga ku rezulton se midis tyre për periudhën kohore Janar 2008 - Tetor 2009 janë bllokuar 81 llogari bankare, ose thënë me shifra të tjera 504 mijë euro, 486 mijë dollarë dhe 952 mijë lekë për vitin 2008 dhe 3149 euro, 20 mijë dollarë dhe 75 mijë lekë për vitin 2009, si dhe janë bllokuar edhe 1060 metra katror troje. Gjithashtu janë sekuestruar nga prokuroria dhe Gjykata 2 milionë e 729 mijë euro. Në raport nuk jepen emra për persona të veçantë, që kanë qenë objekt i këtyre masave, por në të përmendet vetëm një moment gjatë muajit maj të vitit 2009, kur u bë e mundur marrja, analizimi dhe shpërndarja në kohë e të dhënave të rëndësishme financiare mbi një grup të strukturuar kriminal, mbi bazën e të cilave institucionet e tjera të specializuara kanë filluar procedim penal. Gjatë këtij aksioni DPPPP-ja arriti të bllokojë një shumë prej 2.5 milionë euro, para këto siç thuhet në raport ishin të fituara nga veprimtaria kriminale e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ndër shumicat e rasteve të referuara pranë Njësisë së Përbashkët Hetimore të prokurorisë së Tiranës, vepra penale e origjinës ka qenë trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, korrupsioni etj.

Pastrimi i parave
Gjithashtu në raport thuhet se gjatë verifikimeve është konstatuar se individë të ndryshëm kanë përdorur kreditë bankare të konvertuara për burimin e të ardhurave, të gjeneruara në fakt nga kryerja e veprave të ndryshme penale. Por nuk mjafton me kaq, pasi në raportin e vet DPPPP-ja shprehet se paratë e vëna në mënyrë të dyshimtë nëpërmjet aktiviteteve që përbëjnë vepra penale janë investuar në degë të ndryshme të ekonomisë si ndërtim, hoteleri, shitblerje pronash të paluajtshme, arsim, si dhe janë depozituar nëpër banka. Në raport thuhet se "dyshimet e vërejtura fillimisht janë konsoliduar më tej, nga verifikimi i kredive të shpeshta dhe në vlera të konsiderueshme nga sipërmarrje të suksesshme, të cilat natyrisht që besojmë dhe kemi referuar se suksesi dhe fuqia qëndron në fondet që burojnë nga veprimtari të paligjshme. Ndër të tjera në raport evidentohet edhe një fakt shqetësues, se për pjesën dërrmuese të kërkesave, që vijnë nga ana e organit të akuzës për investigime financiare, rezultati ka qenë i ulët, kjo pasi siç thuhet nga DPPPP-ja, këto kërkesa bëhen në një kohë kur hetimet janë në një stad të avancuar, ç'ka i ka dhënë mundësi individëve në hetim, që të fshehin pasuritë e tyre.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 07 Nëntor 2009, 11:27
Rrefimet per incidentin Taci-Baze
ImazhImazh

Tirane- Biznesmeni Rezart Taci, eshte vetedorezuar mesditen e djeshme ne Policine e Tiranes, vetem nje ore pas caktimit te mases se sigurise arrest me burg. Fakti u konfirmua nga Policia e Tiranes, sipas se ciles Taci, presidenti i kompanise "Taci Oil", eshte sistemuar ne ambientet e paraburgimit. Taci eshte paraqitur vullnetarisht ne polici, ku edhe ka deklaruar se eshte i gatshem qe te respektoje vendimin e gjykates, si dhe gjithcka qe po ndodh, eshte nje strategji e menduar me pare kunder atij personalisht dhe bizneseve te tij.

Masa e sigurise

Paraditen e djeshme Gjykata e Tiranes caktoi masat e sigurise "arrest me burg", per Rezart Tacin dhe dy truprojat e tij, per goditjen per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze. Gjate seances per caktimin e mases se sigurise, i pandehuri Irgen Selfo nepermjet avokatit te tij mbrojtes, ka pranuar te kete ushtuar dhune ndaj gazetarit Mero Baze. Sipas mbrojtesit, klienti i tij, kishte qene ne gjendje te dehur, kur ka pare gazetarin Baze. Selfo mesohet se i ka vene doren ne qafe dhe i ka thene "me njeh mua kush jam", ndersa Baze sipas mbrojtjes i eshte pergjigjur "ik tutje mo zagar", dhe me pas e ka shtyre. Avokati i ka saktesuar gjykates, se klienti i tij ka nisur ta qelloje me grushte, ndersa Baze i eshte kunderpergjigjur duke e qelluar me tavllen e duhanit. Mbrojtja ka shpjeguar se ne keto momente ka nderhyre Rezart Taci dhe Bledar Lilo, te cilet i kane ndare dhe me pas jane larguar. I pandehuri tjeter Bledar Lilo, ka shpjeguar se nuk ka qelluar mbi gazetarin, por vetem ka nderhyre per t'i ndare ata. Te pandehurit i kane kerkuar gjykates, caktimin e nje mase sigurie me te bute se ajo e kerkuar nga prokuroria. Avokati mbrojtes Arben Prifti, deklaroi se dy klientet e tij jane vetedorezuar pas ngjarjes ne polici, me qellim qe te jepnin sqarimin e tyre rreth asaj qe kishte ndodhur realisht ne pub-in ku kishte ndodhur ngjarja. Nderkohe qe prokurori i ceshtjes, Gjergji Tako, i kerkoi gjykateses Farije Budo caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per tre te pandehurit, pasi ndaj tyre ka prova bindese, mase kjo e caktuar me vone nga gjykata. Prokurori i ceshtjes, Gjergji Tako, i tha gjykates se Mero Baze eshte qelluar per shkak te detyres se tij. Pas caktimit te mases avokati Prifti, deklaroi se kete vendim do ta apeloje ne Gjykaten e Apelit duke e konsideruar te padrejte ate.

Padia

Avokatet e Rezart Tacit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari deklaruan dje se ne emer te klientit te tyre, kane bere padi penale ndaj gazetarit Mero Baze. Ata sqaruan se biznesmeni Rezart Taci, nuk ndodhej ne Shqiperi por ne momentin qe ka marre njoftim per vendimin e gjykates, eshte paraqitur ne Policine e Shtetit.

Taci: Lufte per te "hedhur balte", mbi punen time

Biznesmeni Rezart Taci, vetem pak minuta para se te vetedorezohej ne polici, ka deklaruar se eshte i gatshem per t'u vene ne dispozicion te drejtesise. "Jam i gatshem te respektoj ne cdo moment, cdo instance ligjore dhe ne rastin konkret, vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane, por nuk mund te mos shpreh bindjen time te plote se e gjithe kjo situate eshte rezultat i nje strategjie dhe lufte te filluar shume kohe me pare, ndaj personit tim dhe bizneseve qe une zoteroj. Dua te theksoj faktin se nuk eshte ne edukaten dhe formimin tim personal, perdorimi i dhunes ndaj askujt dhe per me teper ndaj perfaqesuesve te mediave, prandaj hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. Sapo rashe ne dijeni te vendimit te gjykates, vihem ne dispozicion te drejtesise dhe shpreh bindjen se rasti ne fjale do te trajtohet ne baze te ligjit"- tha dje Taci.

Masa

Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e sigurise arrest me burg, per Rezart Tacin, Bledar Lilon dhe Irgen Selfon, mase kjo e kerkuar nga prokurori i ceshtjes Gjergji Tako, te akuzuar per goditjen e gazetarit Mero Baze.

Akuzuat

Prokuroria e Tiranes i akuzon tre te pandehurit, se kane konsumuar vepren penale te "goditjes per shkak te detyres e kryer ne bashkepunim", parashikuar nga nenet 237 dhe 25 te Kodit Penal.
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 162
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: Mafia shqiptare, Posted 07 Nëntor 2009, 23:04
O PO JEMI SHTET LEGEN NEVE DHE POPULL HALABAK.
Pse ore nuk qenka e thene qe te kete milionera shqiptare??? T e '' tjeret'' neper europe si i kane bere leket?
Posi pra nje shqiptar smund te jete milioner sepse do ta emerojne ''mafios'
SA TURP!
SHUME TURP ARRESTI NDAJ TACIT.
AI ESHTE VIP DHE SI I TILLE MJAFTONTE ARRESTI SHTEPIAK.
PER MENDIMIN TIM ESHTE NJE KOMPLLOT QE I BEHET ATIJ......NGA KUSH???
EHUUUUUUUUUU JANE GJALLE '' USTALLARET E KUQ''
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 09 Nëntor 2009, 09:37
Argita: Pse klienti im Mero Baze u kthye ne armik

Imazh


Vajza e kryeministrit ka publikuar per here te pare, faktin se botuesi i te perditshmes "Tema" ishte klienti i studios se saj ligjore. Tregon pse u prishen raportet mes tyre dhe "si nisi seria e shpifjeve". Rrefimi i Argita Malltezit: Mero Bazes i refuzova praktiken e shitblerjes se "Tema", binte ere pastrim parash

Argita Malltezi ka vendosur te flase, duke reaguar per hipotezen e hedhur nga e perditshmja "Tema" e cila ne numrin e nje dite me pare shkruante se vajza e kryeministrit Sali Berisha ka pasur klient te studios se saj ligjore, biznesmenin aktualisht ne gjendje arresti ne paraburgim, Rezart Taci.

Por me reagimin e saj te mbremshem, Argita Malltezi ka nxjerre dhe nje te vertete qe lidhet me protagonistin e shkrimeve ne "Tema" qe ajo i konsideron shpifje per te ardhur keq, Mero Baze.

"Ne fletushken personale "Tema", pronari dhe gazetari i saj Mero Baze, vijoi te dielen me shpifjen e radhes sipas te ciles Rezart Taci ka qene klient i studios sime ligjore", - thote Malltezi ne reagimin e saj.

Ne vijim, Argita thote se sqaron "me pergjegjesi te plote, se Rezart Taci, ne asnje rast dhe ne asnje rrethane nuk ka qene klient i studios sime". Ajo e perforcon kete deklarate kur thote se "jam e hapur t'i pergjigjem cdokujt qe pretendon se ka prova per te kunderten".

Ketu, Argita Malltezi ka zbuluar dhe nje fakt te pak koheve me pare qe lidhet me Mero Bazen, duke pohuar se ai ka qene klienti i studios se saj ligjore por kjo ka vazhduar deri kur Baze sipas vajzes se kryeministrit, kerkoi te realizoje nje praktike shitblerjeje qe studio e saj ligjore dyshonte se ishte afere pastrimi parash:

"Ne fakt, e verteta eshte se Mero Baze ka qene klient i studios sime deri ne kohen kur studioja i refuzoi te perpilonte sipas kerkesave te tij, nje praktike per rimarrjen pa shperblim te gazetes "Tema" te cilen ai me pare e kishte shitur me nje cmim qindra milionesh. Kur ne i beme te qarte se nje praktike e tille binte ere pastrimi parash z.Baze vendosi te mos ishte me klient i studios sone dhe nisi serine e tij te shpifjeve", - sakteson Argita Malltezi.

Ne perfundim te reagimit te saj Malltezi gjithsesi tregohet e vendosur ne denimin e dhunes ndaj gazetarit dhe i deshiron botuesit te "Tema", Mero Baze, sherim te shpejte: "Duke qene e detyruar te bej kete pergenjeshtrim gjej rastin te shpreh keqardhjen e thelle dhe t'i uroj sherim z. Baze si dhe te denoj ashper dhunen ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjeter si nje akt absolutisht te papranueshem dhe qe lendon mbare shoqerine", perfundon deklarata e leshuar nga Argita Malltezi.
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 11 Nëntor 2009, 00:21
Droga - maxi operacion i policise financiare italiane me 54 persona te arrestuar

Imazh


Padova (10 nëntor) - Blic në Padova kundër trafikut të drogës të kërkimeve dhe inspektimeve të arritur nga një urdhër arresti në shtëpitë e 54 njerëzve . Grupi eshte i drejtuar nga një familje shqiptare me bazat operative në Francë, Holandë, Spanjë, Veneto, Lombardia, Friuli Venezia Giulia dhe Marche.
Hetimi i quajtur ''Nafiz'' eshte kordinuar nga prokurori i Padoves i cili po hetonte prej më pak se nëntë muaj dhe ka ndihmuar për të sjellë para drejtësisë një total prej 74 trafikantëve të drogës dhe tregtarëve të drogës, dhe për të kapur më shumë se dy kilogram e gjysmë heroinë, 350 gram kokainë, dy hektogram hashash, 262 pilula Viagra Cialis, 25,500 € euro, dy makina, 25 telefona mobil, dhe shumë karta mobili.

Jane arrestuar 32 tunizianë, 15 shqiptarëve (duke përfshirë edhe një grua), 15 italiane, 8 marokenë, një rumun, një nga Kosova, një algjerian dhe një ekuadorian. Vetëm droge e sekuaestruar, nëse do shitej ne treg do i sillte fitime organizatës rreth 200,000 euro.

Jane raportuar në gjykatë 20 persona për shpërndarje të drogës, 13 për shkelje të ligjit të emigracionit, dhe katër të tjerë për krime të ndryshme: nga shkelja e rregullave mbi udhëzimeve kombëtare për ilaçet e deri tek mbajtja e armëve dhe municioneve pa lejeve.

Copyright Proletari
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1044
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Mafia shqiptare, Posted 12 Nëntor 2009, 14:36
Raporti i CIA: 2500 “padrino” shqiptarë

Imazh

Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e “La Cosa Nostra”, e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, “Mafia e re” është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse.

Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Banda kishte baza jo vetëm në Lombardi, Friuli, Venecia dhe Xhulia e Marche të Italisë, por edhe në shtete të tjera, si në Francë, Holandë dhe Spanjë. Referuar të dhënave të shtypit vendas, në operacionin e policisë, të koduar “Nafiza”, u përfshinë qindra policë, oficerë të antidrogës, si dhe një helikopterë. Operacioni përfundoi dje në mëngjes, me ekzekutimin e 54 urdhër-arresteve, si dhe me një numër sekuestrimesh. Hetimet ndaj kësaj bande kanë zgjatur 9 muaj dhe, që nga kjo kohë, janë arrestuar 74 trafikantë droge.

Alarmi i CIA-s dhe raporti i OKB-së
Në raportin vjetor të CIA, më 2004-n, bërë publik nga Ian Burell, reporter i “The Independent”, shkruhej: “Është vërtet e vështirë që Cosa Nostra (mafia italiane) ta fitojë sërish kontrollin, pasi mafia shqiptare tashmë e ka atë në dorë. Kanalet e trafikut janë të hapura vetëm për ata. Mafia shqiptare i ka harruar marrëdhëniet e biznesit me miqtë e vjetër italianë. Cosa Nostra bën pjesë tashmë në një sistem lokal, ndërsa mafia shqiptare në një sistem mbarëkombëtar. Shqiptarët fituan supermaci mbi Cosa Nostra-n, kontrollojnë në qendër të Evropës, në Gjermani, biznesin e fuqishëm të drogës, të prostitucionit, të pijeve alkoolike dhe të duhanit, në bashkëpunim me mafien ruse”. Nga ky moment, krimi shqiptarë jo vetëm që po shihej seriozisht nga autoritetet ligjore të vendeve të ndryshme, por filluan përgatitjet e projekteve, plan masash për goditjen e kriminelëve shqiptarë.

Këta të fundit, së pari përdorën Italinë, për të vendosur bazat e tyre, por shumë shpejt grupet u shtrinë në të gjithë botën. Raportet e shërbimeve të inteligjencës në SHBA, Itali, Spanjë, Angli tregonin çdo gjashtë muaj për zonat e influencës së mafies shqiptare dhe aktivitetin e tyre në marrëdhënie me mafiet e tjera. Në vitet 2000- 2004, mafia shqiptare konsiderohej si padrone e trafikimit të femrave dhe të drogës në vendet e Evropës. Fillimisht, grupet kriminale bashkëpunuan me ato italiane dhe më pas u kapën në rrjetet e tjera, duke arritur deri në lagjet e Broklin në Nju-Jork. Marrja e sigurisë bëri që shqiptarët t’i braktisnin miqtë e vjetër, kryesisht italianë, duke e marrë vetë në dorë komandën e trafiqeve. Ishte momenti kur shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, ndonëse ndaheshin politikisht apo për çështje patriotike, grupet kriminale bashkëpunonin fuqishëm me ato sllave në tregun e drogës dhe të prostitucionit.
Në fund të vitit 2008, në raportin e OKB-së, për trafiqet dhe grupet kriminale në Ballkan e kudo, kur flitet për trafikantët shqiptarë thuhet “këta lloj njerëzish… janë kërcenim për BE-në”. Me të njëjtin vokacion, “gangsterët shqiptarë”, trajtohet edhe mafia e vendeve të ndryshme të botës. Studimet e ekspertëve kriminalistikë tregojnë se ka një marrëveshje të heshtur midis grupeve kriminale në botë që, e pagëzuar nga OKB-ja me “Parajsa e Gangsterëve shqiptarë”, të mos institucionalizohet. Ndoshta për shkak të karakterit të paqëndrueshëm të tyre, si dhe dëshira për të qenë të gjithë kapo. Si pasojë, ka sjellë pozicionin e shërbëtorit të tyre para grupeve kriminale në Evropë, Amerikë e kudo, edhe pse në raportin e OKB-së shqiptarët shihen si një rrezik, ndërsa arrijnë të kalojnë nëpërmjet tokës së tyre mbi 100 tonë drogë heroinë dhe kokainë në vit, sikurse për afro 10 vjet kanë qenë burim furnizimi me Canabis Sattiva për tregjet ndërkombëtare. Shifër kjo që luan një rol të rëndësishëm në statusin e një grupi mafioz.

Parajsa e Gangsterëve me 2 500 anëtarë
Në studimin e specialistëve të antikrimit ndërkombëtar veçohet mosha fare e re e shqiptarëve të futur në grupet kriminale. Përafërsisht, rezulton se në “Parajsën e gangsterëve” janë mbi 2 500 anëtarë – (sipas raportit të OKB-së) me role e detyra kriminale, dhe mosha më e vogël e rekrutëve është 15 vjeç. Është pikërisht ky grupim që arrin të depërtojë në të gjithë botën, të ketë lidhje me mafiet më të hershme e ta kthejë Shqipërinë në një vend transit të linjave kryesore të trafikut të drogës, nga Lindja në Perëndim. “Niveli i lartë i krimit në këtë zonë vjen edhe nga përbërja e qytetarëve”, - thuhej në raportin e OKB-së. Të rinjtë janë përfshirë në krime, për shkak të varfërisë, dhe janë bij të zonave të prapambetura. “Këta lloj personash bëhen shumë shpejt pre e krimit dhe disa nga këto vende nuk dinë se si të punojnë, për ta zhvilluar këtë popullsi. Gjithashtu, emancipimi i njerëzve është shumë mbrapa dhe në nivele të ulëta”, - citohet në raport. Regjimi diktatorial ka lënë pasoja. Ekspertët shpjegojnë se shqiptarët janë mësuar me polic te koka ndaj, pas 90-s, i kishin të gjitha shanset për ta zhvilluar krimin

Krimi në Ballkan, produkt i pas-komunizmit
Me hapjen e kufijve, vendet e Ballkanit përfituan lejen e kalimit për në anën tjetër dhe nisën të tërhiqeshin drejt heroinës, duke e kthyer kështu gadishullin në “Parajsën e gangsterëve”. Hartuesit e raporteve, edhe sot e shikojnë progresin e këtyre vendeve shumë delikat. Të dhënat e shërbimeve të posaçme tregojnë se situata kriminale në Evropën Juglindore është në rritje, për disa arsye. Rajoni ballkanik vazhdon të jetë një zonë transite për kalimin e heroinës në Evropën Perëndimore. Trafikimi njerëzor, po ashtu, vazhdon të jetë një problem i madh, si dhe korrupsioni, rregullat e ligjit, si dhe reforma e drejtësisë. Krimi më i rrezikshëm është ai i drogës. Shqipëria klasifikohet si një nga vendet më të rrezikshme. Trafikantët shqiptarë kontrollojnë rreth 70 % ose më shumë të tregut të heroinës. Kjo gjë është e pranishme në të gjithë Shqipërinë etnike, pasi këtu përfshihet edhe populli shqiptar, që është në vende të tjera të Ballkanit, si në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni etj. Në raportin më të fundit, që pritet të dalë, citohet se rreth 100 tonë heroinë kalon nga rajoni i Ballkanit drejtë Evropës Perëndimore. Megjithatë, heroina nuk është e vetmja që qarkullon nga Ballkani. Kanabis rritet në Shqipëri dhe në Bulgari, por në këto vende përpunohet edhe kokaina dhe drogat sintetike.
Anila Prifti
Libertas
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4180
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mafia shqiptare, Posted 12 Nëntor 2009, 17:13
I ameshuar!

Te lumte qe i ven ne shqipe per mafien shqiptare. E kam thene se mafia shqiptare nuk mund te ekzistoji dhe nuk ka kuptim si fjale pasi kjo fajle merr kuptim me pjesmarrjen dhe mbeshtetjen dhe frymezimin e organeve te ligjit duke filluar nga polici i thjeshte e perfundon te presidenti i Shqiperise.
Vejini re sesi Opozita socialiste - ish komuniste mire qe nuk marrin pjese, por kundershtojne me neveri Miratimin e Ligjeve te Kontrollit te Venies se Pasurive te tyre si ne numrin e vilave, e fabrikave, e bankave, ....qe kane deputetet, gjykatesit, prokuroret, mjeket, profesorat, rektorat, kryetaret e bashkive, ministrat, ish ministrat, kryeministri, ish kryeministrat, ish presidenti dhe presidenti aktual si njeriu me i pasur ne Shqiperi.

Parlamenti po e miraton, por dihet sa pe deshiren e Edvin Rames nuk do ta firmose presidenti Bamir Topi e keshtu vonesa esht ne dem te demokracise dhe ne favor te mafies.

Nese vehet ky ligj ne zbatim i duhet cdo biznesmen te jape llogari se si u be per 24 ore miliarder.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 52 postime · Faqe 3 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Prill 2014, 17:26
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari