Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 52 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Mafia shqiptare
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4141
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mafia shqiptare, Posted 04 Prill 2009, 19:20
Mjeku Dautaj, 15 llogari bankare me 470 mijë USD


Prokuroria i dorëzon gjykatës dosjet hetimore të urologut Kastriot Dautaj dhe kirurgut Ardian Nelaj. Pasuria e Dautajt, në sekuestro paraprake

Leonard Bakillari

TIRANË - Nga mjekë të nderuar, në të pandehur. Ky është fati i Kastriot Dautajt, kirurg urolog në Qendrën Spitalore “Nën Tereza” dhe i kirurgut të spitalit të burgjeve, Ardian Nelaj, që janë tashmë në pritje të nisjes së procesit gjyqësor. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin për 66-vjeçarin Kastriot Dautaj, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dërgoi dosjen hetimore në gjykatë, ku pritet të nisë edhe procesi gjyqësor ndaj tij. Më herët, njësia “Task Forcë” mbylli hetimet edhe për kirurgun e spitalit të burgjeve, Ardian Nelaj, Imazhmbi të cilin rëndon e njëjta akuzë, e provuar tashmë sipas organit të akuzës në 2 raste. Bëhet fjalë për operacionet që kirurgu Nelaj kryente në spitalin civil në kryeqytet, ku gjatë ushtrimit të detyrës, policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë arritur të filmojnë dhe fotografojnë atë duke marrë para nga familjarët e dy pacientëve. Burime të rezervuara pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se kirurgu Ardian Nelaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme shumën e 48 mijë lekëve nga familjarët e dy pacientëve që ka operuar, të cilëve u ka marrë përkatësisht 30 dhe 18 mijë lekë.

Urologu Dautaj
Imazh
Copëzimi i vazhdueshëm i llogarive bankare, që në vlerë totale kap shumën e 470 mijë dollarëve, ishte indicio e parë për nisjen e hetimeve ndaj kirurgut të njohur, i cili tetë muaj nga nisja e hetimit dyshohet se është përfshirë në tetë raste korrupsioni me familjarët e pacientëve. Sipas dosjes hetimore, që tashmë ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, janë arkivuar të paktën tetë raste, kur mjeku Dautaj ka marrë para në vlera të ndryshme që variojnë nga 30 deri në 50 mijë lekë nga pacientët që operonte. Rasti flagrant, sipas organit të akuzës, ka të bëjë me atë të datës 7 korrik të vitit të shkuar, datë në të cilën u krye edhe arrestimi i kirurgut. Sipas akteve të administruara tashmë në dosjen hetimore, rezulton se nga kontrolli fizik që i është kryer mjekut Dautaj, policia ka gjetur në xhepin e djathtë të uniformës jeshile shumën e 50 mijë lekëve, të cilat i kishte marrë nga I. H., babai i pacientes L. H., e cila sapo ishte operuar nga kirurgu. Por ky është vetëm një nga tetë rastet, që sipas prokurorisë rëndojnë mbi 66-vjeçarin, pasi gjatë hetimeve të para janë dokumentuar edhe katër raste të tjera, ndërsa pas arrestimit në organin e akuzës janë depozituar tre kallëzime që akuzojnë mjekun për ryshfet.

Pasuria

Sipas të dhënave të prokurorisë, Kastriot Dautaj rezulton të ketë 470 mijë dollarë dhe 5 mijë metra tokë, që aktualisht ndodhen nën sekuestro me vendim të Gjykatës së Tiranës. Kështu, në datat 10 dhe 15 korrik të vitit të shkuar, si dhe më 3 shtator, Gjykata ka vendosur të sekuestrojë 15 llogaritë bankare që rezultojnë në emër të Dautajt dhe bashkëshortes së tij, si dhe sipërfaqen prej 4 mijë e 600 metrash tokë arë që ndodhet në fshatin Lanabregas të Tiranë. Me kërkesë të prokurorisë, më datë 10 korrik, gjykata vendosi masën e sekuestros për 11 llogari bankare me vlerë totale prej 426 mijë e 670 dollarësh, që mjeku kishte depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë. Pesë ditë më pas, po me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi të njëjtën masë edhe për katër llogari të tjera bankare që ishin depozituar në dy banka të ndryshme me vlerë 44 mijë e 690 dollarë dhe 146 mijë lekë. Ndërsa më 3 shtator, prokuroria evidentoi edhe një sipërfaqe të konsiderueshme toke, ku Dautaj ishte aksioner, për të cilën u vendos sërish masa e sekuestros, pasi organi i akuzës dyshon se këto
asete janë siguruar nga veprimtaria e jashtëligjshme.

Kirurgu

Rikthehet KarajImazh, dëshmon në prokurori
Agim Karaj, një tjetër kirurg që është nën hetim për akuzën e korrupsionit u paraqit dje në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime rreth dyshimeve të organit të akuzës. I arrestuar me bujë, disa muaj më parë nën akuzën e korrupsionit, Karaj arriti të përfitojë një masë të butë sigurie, pasi Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për masë sigurimi “arrest me burg”. Sipas burime të prokurorisë, ditën e djeshme Karaj është thirrur në prokurori për t’u pyetur në cilësinë e personit nën hetim, pasi ende nuk është marrë një vendim përfundimtar ndaj tij.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 620
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Mega - hajdute mjeket shqiptare, Posted 04 Prill 2009, 20:29
LAERT SHUME TEME KOHORE KJO.BRAVO. :bravo:

MJEKET NE SHQIPERI JANE TE PANGOPUR SI DHE NE GREQI.PARA PAK KOHESH VAJTA NE SHQIPERI DHE ME DUHEJ NJE VERTETIM NGA SPITALI PER DISA DOKUMENTA , LE QE TE HYJE NE PARKINGUN E SPITALIT DUHET TE PAGUAJE TARIFE SE NDRYSHE NUK TE LEJONTE ROJA POR DHE MJEKU QE DUHET TE ME JEPTE VERTETIM BERI SIKUR NUK ME NJOHU ( JEMI NE GJIROKASTER KOMSHINJ , ME VAJZEN E TIJ ISHA SHOQE) PASI PASHE QE NUK ME JEPTE RENDESI DHE ME THA QE TE VEJA PAS NJE JAVE I FUTA NE XHEP NJE 1000 ( TE REJA) , SKISHA RRUGE TJETER.
SA PER GREQI NQS JE PER OPERACION TE THONE SE SA DUHAN TI JAPESH , ESHTE AI QE VENDOS TARIFEN JO PACIENTI ME DESHIRE OSE SIPAS MUNDESIVE.
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 388
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Re: Mega - hajdute mjeket shqiptare, Posted 04 Prill 2009, 20:32
Si asht mjeksia ne Greqi me pare ne dore, me siguracion apo cfare modelit perdorin?
Me causa sensacion
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 620
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Mega - hajdute mjeket shqiptare, Posted 05 Prill 2009, 08:38
KRISTELA

GREKET PAGUAJNE SIGURACIONE , KETO JANE TE NDRYSHME , VARIOJNE SIPAS PROFESIONIT , INSTITUCIONIT SHTETEROR APO PRIVAT.KESHTU VARIOJNE DHE LEKET QE PAGUAN.PRSH IKA, TEBE, TAXI, DIMOSIO, DEI ETJ ... SECILA NGA KETO SIGURACIONE KA MJEKET PERKATES QE NJE I SIGURUAR SHKON DHE MJEKOHET FALAS ME PERJASHTIM TE DISA ANALIZAVE QE I PAGUAN.ILACET QE SHKRUHEN NGA DOKTORI PERKATES PAGUHEN 75% NGA SIGURIMET DHE 25% NGA INDIVIDI.PER PERSONA ME AFTESI TE KUFIZUARA JANE TE GJITHA FALAS DHE ANALIZA ME E SHTRENJTE PLUS QE MARRIN NJE NDIHME SHTETERORE 600 EURO NE MUAJ PER 14 MUAJ TE VITIT ( CDUA TE THEM ME KETE, 12 MUAJ JANE TE VITIT DHE DY TE TJERET JANE DHURATE NGA SHTETI) , NQS KANE SIGURIMET PERKATESE QE VARIOJNE SIPAS MOSHES U LIDHET DHE PENSION QE ESHTE 600 EURO.
KANE TE DREJTE E MOS PAGUAJNE TAKSA NE SHTET NQS BLEJNE MAKINE DHE CDO MUAJ MARRIN 160 EURO PER BENZINEN KUPTOHET NQS KANE 80% INVALITET.
DHE SIKUR NJE PERSON NE FAMILJE TE JETE I SIGURUAR PERFITOJNE TE GJITHE PJESTARET E FAMILJES.
SPITALET JANE FALAS POR MJEKET KERKOJNE NDONJE RRYSHFET NEN DORE SEPSE JANE TE PANGOPUR.
NQS NE GREQI NUK MUND TE PERBALLOHET NJE SEMUNDJE KA TE DREJTE SIGURACIONI TE TE COJE JASHTE SHTETIT.
NE SPITALET PRIVATE NQS KE NJE SIGURACION PRIVAT ( SIGUARACION JETE QE E PAGUAN TI SI INDIVID I PAVARUR NGA SIGURACIONET E TJERA QE JANE TE DETYRUARA ) TI PAGUAJN ATA KUPTOHET NE BAZE TE MARRVESHJES QE KE BERE.
DISA NGA SIGURACIONET E MELARTME TI PAGUAJNE TE GJITHA LEKET DHE NE SPITALET PRIVATE KURSE DISA TE TJERA NJE PAKICE .
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 388
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Re: Mega - hajdute mjeket shqiptare, Posted 05 Prill 2009, 18:13
Interesante, flm per informacionin.

E cuditshme qe edhe pse paguan siguracionin mjeku kerkon rryshfet, por besoj qe edhe populli e meson mjekun me rryshfete.
Me causa sensacion
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
"Nje Berluscon shqiptare", Posted 26 Korrik 2009, 03:44
Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës
Imazh

Në Shqipëri është një njeri i zhytur në borxhe gjigante, që po zhvat një nga pasuritë e mëdha të vendit, duke thyer çdo ligj, ndërsa në Itali mediet raportojnë se ai është president i një klubi sportiv, ndër më të rëndësishmit e vendit. Bëhet fjalë për ekipin e Bolonjës dhe pronarin e saj të ri, Rezart Taçi. Mediet e vendit fqinj kanë raportuar mbrëmë për arritjen e marrëveshjes. Nuk bëhet ende e ditur sa do jetë shifra që do të paguajë Taçi, por burimet flasin për diku rreth 24 milionë euro. Megjithatë Taçi nuk do marrë presidencën e klubit, që do jetë sërish në duart e familjes Menarini.



Njeriu i Berishës


Sipas italianëve, ekipi në krizë i Bolonjës, që zbriti këtë sezon një kategori më poshtë, do të ketë një pronar të ri. Mediet italiane prej kohësh kanë nisur të japin informacione në lidhje me pronarin e mundshëm të Bolonjës. Në Shqipëri, e vetmja që ka raportuar për skandalet e Taçit dhe lidhjet e tij me Berishën, ka qenë gazeta “TemA”, por në Itali pothuajse të gjitha mediet u referohen fakteve që kanë dalë nga gazeta “TemA”. Madje ato i bëjnë fakt të kryer të gjitha akuzat, duke mos thënë për asnjë moment që këto informacione janë të medieve shqiptare. Kjo sepse atyre nuk u intereson një piramidë në Serinë A. Shumë media, të cilat ende nuk e dinë sa reale është pasuria e tij, kanë intervistuar shqiptarin që ka luajtur në Serinë A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenë: “A është serioz ky njeri, dhe a ka pará mbi të gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e që ka pará, por ka deklaruar se nuk ka shumë miqësi me të për të ditur detaje të mëtejshme.

Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si një person ekzotik, një Abrahamoviç, që bëri mrekullira me Çelsin në Angli. Nafta e ka këtë fuqi, besojnë ata. Por sërish nuk janë të bindur te pasuria e tij. Taçi është njeriu që pëlqen jetën e natës, që del nëpër pub-e, sa herë vjen në Itali, raportojnë ato.

Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thotë se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës. “Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri”, - shkruan gazetari. Sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, “i cili, - raporton Pistolesi, - vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.”

“Berisha është qartësisht arsyeja për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit”, - raporton ai.



A është Taçi një piramidë?


Ditët kur në portin e Vlorës ka mbërritur një anije me naftë të pastër, të cilën Taçi kërkon ta kalojë pa paguar akcizë si naftë të papërpunuar, duke i bërë një dëm prej 7 milionë eurosh shtetit, Taçi bën zhurmën e radhës, duke blerë një ekip italian e duke bërë premtimin e bujshëm: “Nuk do jemi më në vendet e fundit të Serisë A.” Kamerieri, që akoma nuk ka paguar paratë e blerjes së ARMO-s, do sfidojë kështu miliardat e Berluskonit dhe të Morattit.

Por gjërat nuk duken se janë kështu. Taçi është një njeri i zhytur në borxhe, që rrezikon të marrë me vete në këtë mënyrë dhe një klub italian, një bankë shqiptare (Bankën Credins) e duke shkaktuar dëm zinxhir, jo vetëm te ndërmarrja e tij e re, por dhe të tjera ndërmarrje si “Albpetrol” e “Bankers”.

Gazeta “TemA” raportoi e para se pas atij që quhej konsorcium amerikan, që do të blinte ARMO-n, ishte thjesht një investitor shqiptar, që ishte akuzuar hapur nga kryeministri shqiptar se bënte kontrabandë. I pyetur se ku do i gjente paratë për programin e tij, kur të vinte në pushtet në vitin 2005, ai deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandës që bën Taçi.

Pak vite më vonë, i pyetur nëse ai i qëndron këtyre deklaratave, Berisha në mënyrën më të paturpshme tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.

Por nuk mjafton me kaq. Lekët e privatizimit nuk ishin askund. Berisha dhe këtë herë e shpëton Taçin, duke i vënë në dispozicion bankën e familjes së tij, ku pronare është Elvana Hana. Ajo del garant për blerjen, duke zhytur kështu në krizë veten, e duke bërë pis dhe Bankën Qendrore.

Për të bërë sa më shpejt paratë, Taçi nis të vjedhë dhe të shpërdorojë me sa mundet pasurinë që kishte marrë me të padrejtë. Kryeministri i vjen në ndihmë duke i dhënë atij me një vendim të gjithë tregun e naftës D1, e cila përbën rreth 70 për qind të konsumit në tregun vendas.

Sërish njeriu piramidë nuk arrin të mbledhë paratë dhe bën sërish kontrabandë, ashtu siç e kishte akuzuar më parë Berisha. Por, duke përdorur mediet që ka blerë, ai mundohet që shpesh ta paraqesë atë si një betejë që po bën pushteti me të. Kështu rregullon punët dhe me krahun tjetër politik. Në fakt, opozita pak ka folur për skandalet e tij të mëdha.

Në fushatë shfaqet hapur duke ndihmuar partinë e Ilir Metës, duke u bërë makineria e tij e karburantit.

Taçi arrin në këtë mënyrë të jetë një piramidë me leje të shtetit, ashtu si në vitin 1996-‘97. Edhe atëherë njerëzit e parave synonin të ishin në botën e sportit ndërkombëtar. Por nuk ia dolën. Taçi e bëri këtë gjë, duke treguar se piramida që ka ndërtuar Berisha është më e frikshme.



Një i dashuruar pas sportit dhe filantropisë?


“Ka paguar pa iu dridhur syri katër milionë euro për të marrë Milanin në Tiranë dy herë.” Kështu shkruan gazeta “Corriere della Sera” për Taçin. Duke përdorur bashkëshorten e kryeministrit, Liri Berishën, Taçi tregohet i pafytyrë dhe duke bërë misionin e bamirësit. Mbledh disa kacidhe me bileta për ndeshjen dhe ia jep bashkëshortes së Berishës, por harxhon plot 4 milionë euro për tekat e tij. Sikur këto pará të kishin shkuar për jetimët shqiptarë, gjendja e tyre në çdo cep të Shqipërisë do ishte e mrekullueshme.

Por Taçi, ky dashnor i sportit, siç shkruajnë italianët, arrin të ngjisë ekipin e vendlindjes së tij, Gramozin, në Serinë A. Madje, për shkak se ngjyrat e ekipit të Gramozit janë të njëjta me të Bolonjës, pasaniku shqiptar bën këtë zgjedhje. E ka dhe këtë luks Taçi.

Gjithë problemi tani ngelet te fakti, nëse Taçi do të arrijë të mbajë ekipin e të bëjë merkato, e cila është shumë më e shtrenjtë se blerja e ekipit. Madje premton se do bëjë një stadium. Në Italinë që e do aq shumë, e në Shqipërinë që i jep kaq shumë, bën kontrabandë.



Madje dhe dashnor i dijes


Nuk shpëton pa u rënë në sy italianëve fakti që ai është dhe pronar i një shkolle në vendin tonë. Ata nuk e dinë ndoshta se të pasurit një shkollë këtu është po kaq e lehtë sa të kesh një tezgë në Itali.

Ndoshta nuk do e dinë kurrë se ajo shkollë që ka në pronësi ai, është pjesë e pandarë e piramidës së tij financiare. Taçi zboi mësuesit e kësaj shkolle, i la pa pagesë, e përdori thjesht si kolateral këtë shkollë, e ajo është drejt falimentimit.

Mediet italiane mund të mos i dinë këto, por të paktën një gjë e dinë shumë mirë: Rezart Taçi është Berisha ose më mirë, sistemi që ai dhe familja e tij kanë ngritur.
Tema
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4141
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Nje Berluscon shqiptare", Posted 28 Korrik 2009, 22:25
Emri Berluscon sikur te trishton per faktin se ky si gjithe koleget e tij e ka vu pasurine jo me nder, me djerse, me trashegimi,...
Ky Berlusconi i ri shqiptar rrjedhimisht nuk me gezon aty ne Itali. Dihet se pushtetin e parase KETIJ ''BERLUSCONIT'' SHQIPTAR ja sjellin ne fshehtesi pushtetare te larte qe kane lidhje biznesi SHQIPERI - ITALI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4141
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mega - hajdute mjeket shqiptare, Posted 29 Shtator 2009, 23:49
Mjeke ryshfetllinj ne maternitet
Imazh

Tirane - Tre mjeke dhe 2 infermiere te Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane penguar dje te vazhdojne detyren e tyre, pas zbulimit te aktivitetit korruptiv te mitmarrjes, gjate ushtrimit te profesionit. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, deklaruan se 5 punonjesit e maternitetit te ri, qe ndodhet prane Brrylit, kishin 8 muaj qe hetoheshin intensivisht nga specialistet e seksionit Kunder Korrupsionit, ne bashkepunim me njesine Task Force, prane Prokurorise se Rrethit. Keshtu ne saje te operacionit policor te koduar "Trashegimtari", dje jane ekzekutuar vendimet e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ndaj 5 bluzave te bardha, duke vendosur masen e sigurise arrest shtepie, te marre ne mungese, per vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Pese punonjesit e ketij maternitetit jane; shefi i repartit Petrit Rexhepit 56 vjec, lindur e banues ne Tirane i pa proceduar me pare, mjeku reanimator Dritan Xhangolli 38 vjec, lindur e banues ne Tirane, i pa denuar, ?Lefter Mano 53 vjec, lindur e banues ne Tirane, me detyre anestezist, Hyre Reci 54 vjec, lindur ne Puke e banuese ne Tirane, e punesuar si infermiere-mami prane ketij materniteti, ?Nilka Perhati, 57 vjec, lindur e banuese ne Tirane edhe kjo me detyre infermiere-mami.

Denoncimi

Pese bluzat e bardha Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane hetuar prej me se 2 muajsh nga sektori i Antikorrupsionit, per veprimtarine e tyre te kundraligjshme, qe e kryenin ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Ata dyshohet se kane perfituar ne menyre te paligjshme shuma te konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit te sherbimit mjekesor si ne lindje normale ashtu edhe ne lindje me operacion per disa gra shtatzena. Burime konfidenciale bejne te ditur se shuma qe ata perfitonin per nje lindje, ishte 100 mije leke (te reja), shume te cilen me pas e ndanin me njeri-tjetrin. Procedimi penal ne ngarkim te tyre, filloi mbi bazen e disa kallezimeve te kryera nga disa paciente te demtuara, te cilat kane deklaruar se stafi mjekesor i perbere nga shefi i repartit, se bashku me mjekun reanimator, anestezistin dhe dy mamite, kane perfituar prej tyre shuma te tera parash, per ofrimin e sherbimeve mjekesore.

Ndalimi

Pas survejimit te gjate te punes se tyre, Gjykata e Tiranes vendosi ndaj tyre masen e sigurise arrest shtepie, per konsumimin e vepres penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Vendimet e gjykates, per ndalimin e tyre u ekzekutuan ne banese dhe ne ambientet ku ata ishin te punesuar.

Mjeket

1. Petrit Ferik Rexhepi, shef i Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni"

2. Dritan Lutfi Xhangolli, mjek reaminator

3. Lefter Pando Mano, anestezist

4. Hyre Brahim Reci, infermiere-mami

5. Nilka Hasan Perhati, infermiere-mami



Mjeke te akuzuar per ryshfet dhe mjekim te pakujdesshem

Nuk eshte hera e pare qe, mjeke te njohur madje me detyra drejtuese ne spitale, jane bere objekt i hetimeve dhe akuzave per korrupsion dhe ryshfet, apo edhe me keq per mjekim te pakujdesshem me pasoja vdekjen e pacienteve. Keshtu dy vjet me pare Kastriot Dautaj, mjeku urolog ne Tirane, u akuzua per korrupsion. Ai u arrestua ne flagrance teksa po i merrte babait te nje pacienteje te sapo operuar, shumen prej 50 mije lekesh. Ardian Nelaj, shefi i klinikes se spitalit te burgut, u akuzua per korrupsion pasiv, pasi kryente operacione ne sallen e urgjences se spitalit nr. 2, kundrejt marrjes se nje shume prej 20 mije lekesh. Agim Karaj, shefi i repartit te onkologjikut ne QSUT, u akuzua per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Mjeku Ramazan Isufi dhe anestezisti Bensar Shuteriqi, te akuzuar per mjekim te pakujdesshem, ku pas nje operacioni ne rruget e frymemarrjes, vdiq nje femije 16 muajsh nga Maqellara e Peshkopise. Xhevair Hoxhallari, u akuzua per mjekim te pakujdesshem, ku pas operacionit te bajameve te nje 17-vjecareje, kjo e fundit nderroi jete.



Pyetesori i pacienteve

Sipas nje studimi te bere disa kohe me pare nga INSTAT-i, rreth 800 paciente te pyetur ne spitalet e Tiranes, kane pranuar se kane dhene para ne kembim te sherbimit spitalor. Studimi tregon se per nje dite sherbim, pacienti duhet te paguaje nga 200 deri ne 800 leke infermieren ne pavijon, ndersa infermierja ne sallen e operacionit nga 500 deri ne 1000 leke. Tarifa qe i jepet mjekut anestezist eshte 5 mije leke. Nderkohe tarifen me te larte, e kane mjeket kirurge, te cilet per nje nderhyrje marrin nga 1.500 deri ne 30 mije leke. Sipas studimit pacientet e anketuar, mendojne se pagesat nen dore sigurojne nje trajtim me te mire shendetesor. Ministria e Shendetesise eshte angazhuar vazhdimisht per te luftuar ryshfetin, duke vendosur ne sherbim te pacienteve edhe numra telefoni per ta denoncuar ate. Mirepo, kjo duket se eshte nje marreveshje e heshtur mes dy paleve, pacienteve dhe mjekeve. Sipas ligjit, denohet si personi qe e jep ryshfetin edhe ai qe e merr.

Tarifat e pashkruara

Lindje normale, mjeku 10 mije leke te reja

Infermieret 5 mije leke te reja

Lindje me operacion, mjeku 20 mije-40 mije leke te reja
Ledi Koraqi
E Marte, 29 Shtator 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Mafia shqiptare, Posted 29 Tetor 2009, 13:08
Imazh
Organizata policore evropiane EUROPOL, ka publikuar dje një raport special mbi krimin e organizuar për vitin 2009, në të cilin Shqipëria konsiderohet vendburim i organizatave kriminale. Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare sfidojnë ato italiane, duke qenë më aktive dhe shtënë në dorë trafikun e drogës. Sipas EUROPOL-it, lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, vazhdojnë të jetë të forta. Ky raport është pothuajse i njëjtë me raportin e Anti-mafies italiane, i botuar nga gazeta “Tirana Obsever”, ku vihej në dukje se bandat shqiptare po zinin vendin e organizatës famëkeqe të “Cosa Nostra”-s.

Raporti i 2009, Shqipëria është vendburim i organizatave kriminale
Mafia shqiptare tashmë është konfirmuar si një lider i vërtettë në botën e krimit në Evropë. Madje ajo ka lënë prapa saj edhe grupet kriminale italiane duke i sfiduar ato. Më tepër aktiviteti i shqiptarëve fokusohet në trafikun e lëndëve narkotike. Lajmin e ka bërë të ditur organizata policore europiane EUROPOL e cila publikoi dje një raport mbi krimin e organizuar për vitin 2009 në të cilin Shqipëria konsiderohet si vendburim i organizatave kriminale. Në fakt ky raport është pasqyrimi i veprimtarive dhe arrestimeve që bëhen në mbarë Evropën ku shqiptarët tashmë janë bërë të famshëm për aktivitetin e tyre mafioz në të cilin përfshihen trafiku i drogës, i prostitucionit dhe veprimtari të tjera kriminale.
Raporti
Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare po sfidojnë organizatat e huaja, si p.sh, grupet kriminale italiane duke qenë aktive në trafikun e lëndëve narkotike. Raporti vëren se lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë të jenë ende të forta, pasi shqiptarët kanë marrë në dorë pothuajse tregun e shpërndarjes në veri të vendit.
Heroina
Sipas EUROPOL, Shqipëria vazhdon të jetë qendër e transportimit të heroinës. Një tjetër gjetje e raportit është se krejt rajoni i Ballkanit është zonë tranziti për trafikun e armëve dhe të drogës si dhe pastrimin e parave dhe krimet financiare.
Krimi ndërkombëtar
Raporti i publikuar nga Zyra e Bashkimit Europian EUROPOL në Bruksel thekson se në vitin 200 ka pasur rritje të trafikut të njerëzve dhe drogave në linjat ajrore. Sipas raportit, tregu europian ka një rritje dramatike të sasisë së marijuanës që qarkullon me prejardhje prej vendeve si Maroku, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore. Sipas EUROPOL, drogë, mallra false dhe njerëz të destinuar për tregti seksi, qarkullojnë përmes Detit të Zi në Rumani dhe Detit Mesdhe në Slloveni, Kroaci dhe Mal të Zi, e më tej në vendet e Bashkimit Europian. Organizata vë në dukje se barnat e falsifikuara janë duke bërë rrugën e tyre në Evropë nga Kina, Hong Kongu, India, Tajlanda dhe Turqia. Sipas raportit, trafikantët përdorin linjat ajrore me kosto të ulët për të lëvizur mallrat e tyre nëpërmjet planeve të fluturimit me ndalesa të shumta që fshehin origjinën e lëndëve që trafikohen.
Në raport thuhet se disa biznese po përfitojnë shuma të mëdha falë prodhimit fals të produkteve luksoze. EUROPOL thekson se krimi paraqet kërcënim për shkak se fitimet e gangsterëve po përparojnë duke përfituar nga papunësia dhe pagat e ulëta si pasojë e krizës së ekonomisë europiane. Në raport thuhet se Maroku është një vend burimi i madh për sasi marihuane.
“Një zhvillim i rëndësishëm është përdorimi i rrugëve të Ballkanit përmes Detit të Zi në Rumani dhe në portet e Detit Mesdhe në Slloveni, Kroaci dhe Mal të Zi” thotë raporti.
Sipas tij “liberalizimi i tregtisë në rajonin e Ballkanit, pozita e saj gjeografike në lidhje me Evropën, dhe prania e parave të krijuara nga rrjetet e krimit të organizuar transnacional po ndikojnë në fuqizimin e këtij fenomeni”. Raporti thekson se disa banda të rrezikshme përbëhen nga fëmijë në emigrim.
“Grupet italiane të krimit të organizuar, kanë në thelbin e tyre trafikimin e kokainës dhe kanabisit, së bashku me emigracionin e parregullt, fallsifikimin e euros dhe mallrave të prodhuara në Kinë”, thuhet në raport. Sipas tij, tregtia e parasë nga Kina është rritur në mënyrë të vazhdueshme në portin e Napolit, i cili është gjithashtu një qendër për flukset e mallrave të fallsifikuara kineze.

Raporti
Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare po sfidojnë organizatat e huaja, si p.sh, grupet kriminale italiane duke qenë aktive në trafikun e lëndëve narkotike. Raporti vëren se lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë të jenë ende të forta, pasi shqiptarët kanë marrë në dorë pothuajse tregun e shpërndarjes në veri të vendit.

Mafia Shqiptare
Ashtu si raporti i Europolit tani edhe ai Drejtorisë së Antimafies italiane botuar në gazetën “Tirana Observer” kanë arritur në një pikë të përbashkët, kur kanë theksuar se mafia shqiptare po fiton çdo ditë terren, në botën e krimit duke u bërë lider në trafikimin e drogës. Madje ajo ka arritur të bëhet partner edhe i Cosa Nostras.



Policia i arrestoi tre ditë pas shkëmbimit të zjarrit
Sherr me armë, kapen në Laprakë

Një sherr banal, për pak u ka kushtuar jetën dy të rinjve të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin me armë. Burime nga policia thanë se Gëzim Dodaj 33-vjeç dhe Franc Kaloshi 20-vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre ditë më parë. Por pas fjalëve të ndërsjella ata janë larguar ndërsa sherrin e kanë lënë të hapur. Kështu ditën e djeshme dy të rinjtë rastësisht janë shkëmbyer në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë të Tiranës ku kanë nisur sërish fjalët fyese të ndërsjellta. Më pas ata kanë hapur zjarr në drejtim të njëri-tjetrit por fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar asnjë persona. Policia tha se pas informacioneve për shkëmbim zjarri nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Dy personat u kapën disa orë pas ngjarjes pasi akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe të “Prodhimit e të mbajtjes pa leje e armëve luftarake e municioneve”. Ata janë Gëzim Zef Dodaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, Franc Kastriot Kaloshi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se arrestimi i dy personave u krye pasi ata në në rrugën "Vangjel Noti", në Laprakë, pas një konflikti për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me armë zjarri. “Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja, mod 54 si dhe një gëzhojë mod.56, gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme automatike model 56”, tha policia.


Përplasen dy makina, 4 të plagosur
Tiranë-Dy automjete me targa të Tiranës janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë katër persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në rrugën e Rinasit, në afërsi të fshatit Laknas, ku një “Benz” me targe “TR 9292 M” është përplasur me një tjeter “Benz” me targë “TR 6148 P”. Në kohën që makina e parë tentoi të kalonte në krahun tjetër të rrugës, mjeti i dytë ishte me shpejtësi dhe s’ka mundur të frenojë. Për pasojë, një nga mjetet ka dale nga rruga dhe është rrezuar në një kanal. Katër të plagosurit, sipas policisë, janë lënduar sepse makina ka bërë një rrotullim në ajër përpara se te dilte nga rruga. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia rrugore ka bërë dokumentimin e ngjarjes, si dhe ka normaliziuar trafikun pasi në çastet që ndodhi aksidenti automobilistik ky aks ishte i ngarkuar.
http://www.tiranaobserver.com.al
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Roberto Saviano: Ju rrëfej mafien shqiptare

Imazh
Roberto Saviano

Roberto Saviano është heroi kombëtar i Italisë, shkruan Umberto Eko. Enzo Biagi, pas intervistës me të, shkroi: Kam takuar Roberto Savianon. Djalin që jo vetëm denoncoi përbindëshin, por edhe e shpjegoi atë, si askush tjetër para tij. Salman Ruzhdi, pas kërcënimeve ndaj Savianos, u shpreh: Mafia paraqet një problem shumë më serioz se ai me të cilin jam përballuar unë. Saviano është në një rrezik të tmerrshëm nga Kamorra. Ndërsa gjashtë nobelistë, mes tyre Orhan Pamuk, Gunter Gras, Gorbaçiov, Dario Fo, firmosën peticionin "Shpëtoni Savianon.

Në apelin e tyre shkruhej: "Nuk mund të tolerohet që çfarë është përshkruar në këtë libër, të ndodhë në Evropën e vitit 2008, siç nuk mund të tolerohet çmimi për të paguar për kë denoncon këto ngjarje, duke e detyruar të heqë dorë nga jeta dhe liria e tij". Në tetor 2008, Roberto Saviano botoi një letër në gazetën italiane "La Repubblica", një letër që bëri xhiron e botës në pak orë. Ai thotë: "Cili është krimi im? Pse duhet të jetoj si të isha lebroz? Unë thjesht dua të tregoj një histori, historinë e popullit tim, të tokës sime, historinë e poshtërimit të tyre. Jam i burgosur i vetes sime, i librit tim, i suksesit tim. Në djall suksesi, unë dua një jetë! Dua një shtëpi. Dua të bie në dashuri, të pi një birrë në publik. Dua të marr diell, të shëtis në shi, ta takoj nënën time pa frikën se e tremb. Dua të kem afër miqtë e mi, të qesh, të zihem me ta pa qenë e nevojshme të flitet vetëm për mua, gjithmonë për mua, sikur të jem një i sëmurë për vdekje dhe ata të detyruar të më vizitojnë për mëshirë. Dreqi ta hajë, jam vetëm 29 vjeç!"

"Gomorra" është libri yt i parë, suksesi yt. Tani je i famshëm, por vetmitar. Nëse do të mundeshit të ktheheshit pas, do ta shkruanit përsëri këtë libër?

Po, do ta shkruaja, sepse s‘jam penduar kurrë për atë që kam shkruar, por në të njëjtën kohë nuk është një libër që më pëlqen. Nuk e kam shumë për zemër librin tim, sepse më futi në këtë situatë. Por do ta rishkruaja. Është një ndjesi pak kontradiktore, por kështu është.

Unë, kur erdha këtu, pashë policët, dhe pata frikë. Po ti, ke frikë?

Jo, nuk kam frikë, sepse jam mësuar të jetoj kështu që prej dy vjetësh dhe kam ndjesinë sikur i mbaj gjërat nën kontroll. Ka çaste vëmendjeje shumë të madhe, ka dhe çaste qetësie. Si në çastet e vëmendjes dhe ato të qetësisë, jetoj i shoqëruar nga shpura, nga pesë karabinierë. Nuk e di pse s‘kam pasur kurrë frikë. Veç, kam ndjerë bezdi që jetoj i blinduar.

As pesë policët nuk patën frikë, pavarësisht kërcënimeve të dhjetorit?

Herën e fundit që u zbulua një plan eliminimi, pati një çast që u ndjemë shumë të vetmuar. Nuk e di nëse kjo ishte frikë.

Çfarë plani ishte?

Plani u zbulua nga një i penduar, që u përpoq të bënte pakt. Ai i deklaroi policisë se duhej të na hiqte qafe brenda dhjetorit, mua dhe njerëzit e mi.

Por shoqëruesit nuk u ndryshuan...

Jo, nuk iku asnjë. Një gjest trimërie.

Kjo do të thotë që njerëzit të besojnë?

Po, historitë që kam shkruar kanë mbërritur te shumë njerëz. Rrezikshmëria e vërtetë e librit tim nuk qëndron te fakti që e kam shkruar këtë libër, apo te historitë që kam treguar, por te fakti që libri im është lexuar. Po të kisha shitur 80 mijë kopje, që gjithsesi janë shumë për një libër, s‘do të kisha probleme. Kur libri u bë i njohur dhe e lexuan miliona njerëz, u bë një problem i madh. Në atë pikë u shndërrua në një fenomen që përfshiu televizionet, gazetat, median, kinematografinë, persona, shoqata. Të gjithë dinë gjithçka. Ndërkohë që më parë e dinin vetëm një grup gjykatësish, militantësh. Kjo gjë ngjalli frikë. Ata, prej të cilëve frikësohen vërtet organizatat kriminale, janë lexuesit, pa dyshim.

Flasim pak për librin "Gomorra". Sapo ka ardhur në shqip nga shtëpia botuese "Dudaj". Është një libër për "Kamorran". Çfarë është "Kamorra"? Ku qëndron ndryshimi mes "Kamorrës", "Cosa Nostra"-s dhe "Ndranghetës"?

Sot, dy organizatat më të mëdha kriminale në Evropë, janë pikërisht "Ndrangheta" në Kalabri dhe "Kamorra" në Napoli. "Cosa Nostra" është një organizatë e rrezikshme, por s‘është më aq e rrezikshme sa dikur, krahasuar me këto të dyja. "Kamorra" ka një strukturë horizontale, jo piramidale si e "Cosa Nostra"-s. Është një organizatë e bërë për konfederata. Janë familje, gjithsecila autonome, me bizneset e veta, por që bashkohen në federata, në të njëjtin nivel me familjet e tjera. Është organizata më mizore që ka vrarë më shumë se 4 mijë vetë 30 vitet e fundit. Ka vrarë më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste evropiane, më shumë se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, më shumë se terrorizmi islamik në Evropë. Është një organizatë që bën kryesisht biznese në fushën ligjore: çimento, transport, nënkontraktime të çdo lloji. Pastaj, bizneset e paligjshme janë kokaina dhe trafiku i armëve. Është një organizatë që ka lidhje të forta ndërkombëtare. Edhe "Ndrangheta" ka gjithashtu lidhje të forta ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, investon në Evropën Perëndimore. Nga hetimet e Prokurorisë së Napolit, është zbuluar se "Kamorra" ka blerë tituj shtetërorë në vendet e Lindjes, ka investuar në ferma dhe hotele, ka ngritur turizmin në këto vende dhe ka qenë e para që ka investuar në Rumaninë e pas Çausheskut. Një nga bosët e Napolit, Pietro Liçiardi, u arrestua në ish-Çekosllovaki. Kjo do të thotë shumë. Do të thotë që organizatat kriminale kanë ekonomi të shtrirë në shumë vende.

Vetëm në vendet ish-komuniste? Apo dhe në Nju Jork, Londër, Paris?

Prania e tyre atje pritet me vështirësi. Një hetim i vitit të kaluar, i nisur nga Prokuroria në Romë, fliste për një investim të familjes Ruso në rikonstruktimin e Kullave Binjake në Nju Jork. Londra është një vend më i privilegjuar, sepse në Angli nuk ekziston krimi i organizatave mafioze dhe është më e lehtë që të mos kapesh. Librit tim në Angli i është hequr diçka, sepse duke qenë se nuk mund ta përcaktoje një qytetar anglez që ishte cilësuar si mafioz nga prokuroritë italiane, në Angli, libri im u botua pa emrin e qytetarit anglez mafioz. Të quash mafioz një qytetar anglez është njësoj sikur ta fyesh. Shumë e çuditshme, por kjo ndodh në Evropë.

"Kamorra" është shteti apo antishteti?

Kur flitej për organizatat kriminale, u fol për shumë kohë për antishtetin. Në të vërtetë, ata nuk konsiderohen aspak si antishtet. Në një intervistë bërë një të penduari, Karmine Skiavone, ka thënë: "Ne nuk ndihemi aspak antishtet. Përkundrazi, ne jemi shteti". Sipërmarrës që donin të arrinin objektiva dhe i arrinin ato me çdo kusht. Kjo intervistë më bëri shumë përshtypje, sepse organizatat e sotme mafioze s‘kanë asnjë dëshirë të zëvendësojnë shtetin. Duan një organizatë që të paguajë pensionet, të shtrojë rrugët, të rregullojë marrëdhëniet mes individëve dhe ja ku ato janë gati ta bëjnë. Organizatat kriminale e quajnë veten një pjesë e shtetit. Një pjesë e shtetit që në emër të biznesit mund t‘i shkelë disa rregulla. Në disa raste mund të vrasë, mund të imponojë një rregull të tregut me qëllim që të fitojë ndërmarrja e tij. Asnjë mafioz nuk synon të dëmtojë vendin ku ndodhet. Përkundrazi, mendon se i bën mirë dhe pjesërisht i bën, sepse qarkullon shumë para. Problemi është se paratë që qarkullon nuk e zhvillojnë territorin, por pasurojnë dikë. Ky është ndryshimi i madh, por s‘mund të flasim për antishtet.

Atëherë, kush qeveris në Itali, Berluskoni, "Kamorra", kush?

Të gjithë bashkë. Kur sheh Italinë, ose disa shtete evropiane, s‘duhet menduar që shteti është diçka unike dhe kompakte, që ndjek një drejtim. Shteti përbëhet nga rryma të ndryshme. Shteti italian ka njerëzit e tij me shumë vlerë që punojnë me përkushtim të madh, e në të njëjtën kohë, njerëz të korruptuar që vijnë direkt nga interesat e organizatave kriminale. Këta shpirtra bashkëjetojnë, shpesh në zona gri dhe jo bardhë e zi. Organizatat kriminale janë më të dukshme në vendet e origjinës, sepse duket e gjithë puna kriminale. Sa më shumë largohesh, aq më shumë zbehet ngjyra dhe aq më e vështirë bëhet për të kuptuar se ku ndodhet kapitali kriminal dhe ku ai ligjor.

Me kë bashkëpunon "Kamorra", përveç shtetit?

Me sipërmarrjet dhe sipërmarrësit, sidomos në Italinë e Veriut dhe në shkallë ndërkombëtare. Në libër tregoj për një klan, "La Torre Di Mondragone", që investon shumë në fushën e gatimit dhe restorantet e tyre ftohen në panairet më të rëndësishme të kuzhinës në botë. Kjo ndodh me shumë organizata kriminale. Në sheshin e Spanjës, në Romë, ndodhet një restorant që i përket familjes Ndrangheti. Në po të njëjtën rrugë është një diskotekë, që sipas disa prokurorëve, thuhet se i përket organizatave kriminale të zonës sime. Dhe po flasim për kryeqytetin italian.

Por njerëzit janë ambientuar të thonë që "Kamorra" s‘të bën keq, apo që "Kamorra" s‘ekziston...

Po, janë mësuar. Njerëzit bezdisen kur derdhet shumë gjak, sidomos kur derdhet gjak i pafajshëm, njerëz që s‘kanë lidhje. Atëherë ka reagime. Përndryshe, gjithçka është fiziologjike.

U vranë pesë djem para pak ditësh...

Nuk u vranë, u plagosën. U qëlluan nga këmbët si ndëshkim. Edhe kjo është e zakonshme. Në një territor ku është bërë një luftë për të cilën unë po flas, një luftë shumë e përgjakshme, mes dy grupeve, Di Lauro dhe "të larguarve". Di Lauro ishte një familje që tregtonte drogë. Faturonte 500 mijë euro në ditë. Një pjesë e tyre u shkëputën dhe u quajtën "të larguarit". Mes tyre quheshin "spanjollë".

Pse quheshin spanjollë?

Sepse bënin biznes në Barcelonë. Kjo tregon rëndësinë e këtyre grupeve. Nuk bëhet fjalë për grupe lagjesh, por për organizata serioze, të mëdha, ndërkombëtare.Kjo është "Kamorra".

Po kamorristët çfarë janë? Janë njerëz që lindin të tillë, apo bëhen?

Jo, kamorrist bëhesh. Sigurisht, nëse lind në një realitet të tillë, të shtyn shpesh drejt disa zgjedhjeve të caktuara. Në shumë raste, kjo zgjedhje nuk bëhet nga varfëria. Vendi nga vij unë është shumë i pasur. Asnjë bos nuk është bir i njerëzve të varfër. Janë të gjithë bij pronarësh tokash, blegtorësh, pronarë sipërmarrjesh ndërtimi. Askush nuk është i varfër. Të hysh në një organizatë kriminale është një zgjedhje borgjeze, për t‘u bërë një menaxher, njeri me rëndësi. Por edhe mjerimi në disa zona të Napolit të shtyn të hysh në disa organizata kriminale, që të paguajnë 500 euro në javë. Është një pagesë që nuk duket dhe aq e madhe, por një djaloshi 14-vjeçar, i ndryshon jetën. Në një organizatë kriminale futesh për shumë arsye. Një prej tyre, është prestigji personal. Femrat të shohin ndryshe, ndihesh ndryshe. Pastaj vendos për vdekjen dhe jetën e të gjithëve. Edhe pse është një punë e tmerrshme, sepse rri 18 orë duke punuar për ta, fle pak, nuk bën pushim. Nëse nuk paraqitesh në orar, për çdo orë që shkon me vonesë të heqin paratë. Shpeshherë nuk të paguajnë pushimet, rrogën e 13-të e merr vetëm nëse je i zoti. Nuk është punë e lehtë dhe e rehatshme, por fiton një vetërregullim. Mbi të gjitha, të jep mundësinë që të rritesh. Nëse punon në një ofiçinë, pas tre vjetësh mund të jesh përsëri aty. Nëse punon për "Kamorrën" dhe je i zoti, pas tre vjetësh drejton, ke një post me përgjegjësi. Nëse punon për "Kamorrën" e di që rritesh, kurse nëse punon në ofiçinë e di që mbetesh njësoj. Pastaj ka dhe diçka tjetër. Kur je pjesë e "Kamorrës", vërtet e di që rritesh, por edhe që vdes. Kjo s‘është diçka që nuk e dinë, apo e nënvlerësojnë. Të gjithë kamorristët e dinë që mund të vdesin. Vdekja s‘është rrezik i zanatit, por pjesë e tij, diçka që të shtyn të jesh kamorrist. Fakti që do të jetosh pak, por do të bësh jetë të shkëlqyer. Askush nuk mendon t‘ia hedhë paq. Në telefonatat që ata bëjnë flasin pikërisht për këtë: "Para se të vdes, dua...", "Kur të vdes, duhet...". Përdorin gjithmonë këto shprehje. Vdekja është e përhershme në mendimet e tyre, janë të sigurt që do të vriten, sepse kështu funksionon. Vdekja është një prej karakteristikave të një pune të rëndësishme.

E trajtojnë sikur të ishte një medalje...

Është. Në një letër që një prift më dha dhe që unë e botova në këtë libër, një fëmijë në një burg për të mitur i shkruan priftit duke i thënë: "Unë kur të rritem dua të bëhem bos, dua të kem femra, të kem shtëpi, makina. Dua që kur të hyj në një dyqan, njerëzit të më respektojnë. Respekt do të thotë të t‘i japin gjërat falas, gjëra që ua japin vetëm bosëve". E mbyll letrën duke thënë: "Dua të vdes, por ashtu siç vdes një burrë i vërtetë, me rëndësi. Dua të më vrasin". Nëse nuk të vrasin, nuk ke asnjë vlerë.

Ti ishe mes tyre, ishe një 14-vjeçar që jetoje në kryeqytetin e "Kamorrës". Si ka mundësi që bëre zgjedhjen tënde të ndryshme?

Mendoj se më ka mbrojtur shumë familja. Jam mbështetur shumë te mamaja ime, kam marrë një edukim borgjez, që më ka mbajtur larg disa zgjedhjeve të caktuara. Por e kam parë dhe e kam ndjerë gjithmonë praninë e tyre dhe gjithmonë më ka tërhequr, nuk e mohoj. Më ka tërhequr pushteti i këtyre personazheve. Në libër nuk mundohem ta mohoj magjepsjen e tyre, por ta zbërthej. Nuk dua të bëj Majkëll Korleonen, të përshkruaj një njeri epik, plot me vuajtje dhe nder. Dua të tregoj magjepsjen e tyre, por dhe anën tjetër, që s‘ka asgjë, që është e rreme. Magjepsjen e tyre të rreme. Ata vishen si divat e kinemasë, flasin sikur të kenë para një telekamerë, lëvizin me kujdes. Sigurisht që këtë e kam treguar të gjithën, por kam treguar edhe mënyrën si jetojnë, që për vite të tëra nuk dalin nga shtëpia, ose vetëm në lagjet e tyre të ndyra. Që të gjitha paratë që fitojnë nuk dinë as si t‘i shpenzojnë. Disa blejnë 200 palë këpucë dhe të gjitha njësoj, sepse e bëjnë porosinë me telefon, e nuk dinë çfarë ju duhet vërtet. Është dhe vetmia e tyre prej njerëzish madhështorë. Pastaj vjen burgu, tradhtitë. Jam përpjekur t‘i tregoj të gjitha këto për të zbërthyer magjepsjen.

Dikur ti vendose të thuash: Po, unë e di dhe do të flas. Ndodhi brenda një dite, apo gradualisht, marrja e këtij vendimi?

Them se ka qenë një ditë, dita kur vranë sindikalistin Federiko del Prete, që ishte një njeri i mirë, por që nga agjencitë italiane të shtypit u cilësua si mafioz vetëm se vdiq në shtëpinë e Casal di Principe. Nëse vdes aty, s‘mund të mos jesh kamorrist. Por ai nuk ishte. Përkundrazi, ishte një njeri shumë i guximshëm. Aty më lindi mendimi që duhej të bëja diçka. Është një shprehje e bukur e Zhan Pol Sartrit që e cilësonte Flobertin fajtor për regresionin e Komunës së Parisit, sepse s‘kishte shkruar asnjë rresht që të ndalonte rrëzimin e saj. Më dukej sikur bëja faj nëse s‘do të përdorja atë që dija dhe atë që dija të bëja më mirë, pra të shkruaja. Ndoshta më kot, por duhej të shkruaja, të paktën ta provoja. U zemërova shumë edhe nga gjakderdhja në Sekondiliano, pasi pati shumë viktima të pafajshme. U vra Atilio Romano, një djalë që punonte në një dyqan. U vra sepse ky dyqan telefonie ishte pronë e një të afërmi të një bosi mafioz. Armiqtë e këtij të afërmi hynë në dyqan dhe e qëlluan, jo se donin të vrisnin atë, por që t‘i dërgonin një mesazh pronarit të dyqanit. Pastaj vranë Dario Skerilon në Kazavatore, një djalë i ri. Ishte e tmerrshme. Ai ishte me një motor të ngjashëm me personin që duhej eliminuar. I qëllojnë në shpinë, ai rrëzohet, e shikojnë që s‘ishte ai, dhe nuk i dhanë goditjen përfundimtare, që është diçka mizore. E lanë të vdiste nga humbja e gjakut. Pastaj më tronditi shumë dhe vdekja e Xhelsomina Verdes, një vajzë e fejuar me një "të implikuar", Xhenaro Noturno. U kap, u torturua dhe u dogj e gjallë.

Një vajzë?

Po. Sepse nuk kishte treguar vendin ku fshihej i fejuari i saj. Këto histori më prekën shumë dhe fillova të shkruaj librin pa u menduar gjatë.

Leonardo Shasha dikur ka shkruar për Sicilinë dhe ajo ka mbetur po njësoj. Ti beson se...

Nëse s‘ia ka dalë mbanë Shasha, si mund t‘ia dal unë? Jo, mendoj se diçka ka ndodhur, një mrekulli që më shumë ka pamjen e një pike në oqean, sesa të një furtune. Por ajo pikë është ndërgjegjja e shumë njerëzve. Tani, njerëzit tregojnë kujdes ndaj lajmit për të tilla gjëra. Më parë, lajmet për organizatat kriminale, sidomos "Kamorrën", kalonin pa u vënë re, njerëz që vriten mes tyre. Tani janë më të kujdesshëm. Duan të mësojnë, të kuptojnë, të vëzhgojnë, kuptojnë historitë, bizneset. Kjo është e rëndësishme.

Por të kanë dënuar dhe ty. Je një i burgosur i "Kamorrës".

Në njëfarë mënyre, po. Por unë jam i burgosur dhe i shumë gjërave të tjera. Nuk është vetëm "Kamorra" ajo që më do të keqen. Pjesa më e madhe e opinionit publik në krahinën time më urren, më konsiderojnë një kloun, spekulues. Mjafton të shohësh shkrimet nëpër mure kundër meje, por është normale. Më quajnë një njeri që ka spekuluar, ka fyer dhe që s‘ka bërë kushedi se çfarë. Prandaj jam mbyllur në burg dhe nga kjo pjesë e shoqërisë civile, mizore dhe cinike.

Shoqëri që ka frikë?

Është bashkëpunëtore. Bashkëpunëtore në kuptimin që beson se i gjithë ky është një operacion i madh, që ka si synim të sulmojë drejtuesit e atyre vendeve. Është një borgjezi, një klasë drejtuese shpesh meridionale, fatmirësisht jo e gjitha, por një pjesë e madhe e saj, që krim quajnë vetëm njerëz që shtien me armë. Nëse flet për biznese, thua gënjeshtër. Ata nuk duan të flitet për biznes. Mund të flasësh për të vdekur të vrarë, për kauboj në rrugë, por jo për biznes, se ai s‘është në dorën e tyre. Kështu mendojnë njerëzit që kujtojnë se i dinë të gjitha.

Dikur, duke folur për Falkonen, një italian më tha: "Falkone ishte një protagonist"...

Është diçka klasike. Falkone ka vdekur, ndryshe do të vazhdonin ende ta fyenin. Kushdo që ngrihet në këmbë në Jug të Italisë është i urryer dhe i përçmuar për shumë arsye. Njëra është se në këtë realitet, askush nuk ngre kokë. Edhe për një punë të rëndomtë, duhet të marrësh rekomandim apo mbrojtje. Gjithçka që mund të duket një brejtje ndërgjegjeje apo një gjest dinjitoz, merret si tradhti apo palaçollëk. Të gjithë miqtë e mi të dikurshëm më konsiderojnë një palaço dhe asnjeri nuk më quan njeri për të qenë. Nuk më habit ky lloj mosbesimi. Xhovani Falkones i gjetën njëherë një çantë me tritol te shkëmbinjtë në vilën ku ishte me pushime. Të gjithë thoshin që e kishte vënë vetë. Ç‘mund të presësh?

Të flasim pak për Shqipërinë. Keni shkruar aq shumë për Shqipërinë, sa mbeta pa fjalë. Flisnit për mafien shqiptare. Sipas jush, është kaq e fuqishme?

Ekziston shumë fuqishëm dhe për mendimin tim është një nga mafiet e panjohura më mizore në botë. Është më pak e njohur se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, policia financiare, karabinierët, antidroga, antimafia kanë shumë dokumente për praninë e mafies shqiptare në Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare të Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë.

Nuk bashkëpunojnë?

Bashkëpunojnë, por s‘është e njëjta gjë. Dhe kanë lidhje shumë të forta me organizata kriminale shqiptare në Nju Jork. Mafia shqiptare që njoh më mirë është ajo që kishte lidhje në territorin tim. Klani i Kazalezëve, një klan shumë i fuqishëm, ka qenë klani i parë i një organizate mafioze italiane, që i ka hapur dyert një të huaji. Të huajt e parë që hynë në organizatë kanë qenë shqiptarët, sepse kanë një strukturë sociale dhe familjare shumë të ngjashme me atë italiane. Zbatojnë në njëfarë mënyre kanunin, që jep shumë siguri, sepse rregullat janë të qarta, të shkruara. Të gjithë mund t‘i mësojnë dhe t‘i respektojnë. Respektohen shumë "kapot e maleve", që zbatojnë me përpikëri Kanunin. Mbi të gjitha, janë organizata që kanë ardhur në vitet ‘90. Ka qenë një bos shqiptar që i dhanë një zonë të tërë, quhej...

Çfarë është ky?

Një bos, të cilit Kazalezët i dhanë një territor të tërë. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e kriminalitetit italian që një i huaj të drejtonte aktivitetin kriminal të një territori.

Çfarë ishte ky njeri? Me çfarë merrej?

Me gjithçka. Zhvatje, drogë, por mbi të gjitha çimento. Firmat e ndërtimit që ndërtojnë dhe rikonstruktojnë. Mafia shqiptare në këtë territor, jo vetëm është shumë e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe të vdekur. Dy shqiptarë të implikuar u vranë sepse nuk kishin paguar atë që duhej të paguanin për përqindjen e trafikut të drogës që drejtonin.

Këtë mendoj gjithmonë kur dëgjoj për shqiptarët që vriten. Shqiptarët këtu janë shpërndarës droge që marrin shumë pak para, hiçgjë. S‘është kështu?

Mendoj se ka qenë kështu, por sot, mafia shqiptare dhe shpërndarësit shqiptarë të drogës kanë bërë karrierë. Sot, djemtë që shpërndajnë drogë në rrugë, janë më shumë afrikanë, nigerianë, rumunë. Të gjitha ato organizata që janë të dobëta. Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, këtu janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre.

Martohen me njëri-tjetrin?

Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare nga fshati. Është diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies, femrat nga Lindja i mbajnë si dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje ekonomike. Sot, kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga Lindja, polake, rumune edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore të përkryera që toleroheshin dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse një dashnore nga Lindja tolerohej.

Si ka mundësi që dini kaq shumë gjëra për mafien shqiptare?

I kam parë gjithmonë. Për shembull, bullgarët i kam parë më pak, edhe pse janë një mafie më e pranishme në Itali.

Çfarë bën mafia shqiptare?

Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenë një nga elementët e parë. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga Republika Çeke. Pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës tani ka kaluar te çimento. Kështu dhe ata u futën në biznesin e madh.

Kur ka filluar kjo lidhje?

Që në fund të viteve ‘80. Në fund të viteve ‘80, është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet ‘70 me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.

Bëhet fjalë për një periudhë kur në Shqipëri kishte diktaturë?

Po.

Edhe në atë kohë ka pasur mafie?

Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë, kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.

Kush?

Drejtues komunistë që paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas Çausheskut, quhej "Albanova Eserel". Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të "Kamorrës". Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit me të gjithë drejtuesit komunistë që nuk merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty. Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka njëmijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.

Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e "Kamorrës", çfarë bëjnë në Shqipëri?

Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje. Për shembull, në metalurgji, në ndërtimin e makinave, që nuk janë më në Itali, rroba, këpucë dhe investojnë në hoteleri. Në ish- vendet komuniste nuk ka traditë të turizmit, ka humbur. Ata vijnë dhe bëjnë turizëm.

Bëhet fjalë po për ata njerëz të viteve ‘80, apo për njerëz të tjerë?

Ka dhe njerëz të tjerë. Tani kriminelët e rinj po investojnë shumë në Evropën Lindore.

A keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?

E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare, sepse ka një ëndërr të madhe te mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës. Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Është më e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re.

Do të jetë vërtet?

Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.

Po politikanët çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafien? Apo është mafia ajo që ka nevojë për politikën?

Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën, nuk ka qenë kështu, kurse sot është.

Pse?

Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. Është njësoj sikur një vend të hiqte dorë nga BMW-ja, "Microsoft"-i. Faturimi në Itali i tri mafieve, sipas Prokurorisë Kombëtare Antimafie, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?

Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga fjalët?

Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari, nuk do të ekzistoj më.

Atëherë, uroj që të shkruani dhe që t‘ju dëgjojnë.

Faleminderit.

Roberto Saviano ka lindur në Napoli, më 22 shtator 1979

Gazetar, bashkëpunëtor i "La Repubblica", "L‘Espresso", "Times", "El Pais", "Washington Post"

Shkrimtar, autor i librit "Gomorra" 2006

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete

2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë

"New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës

"The Economist" e ka përfshirë në 100 librat e vitit

Libri "Gomorra" është bërë film, me bashkëskenarist Roberto Savianon

Më 24 shtator 2008, filmi "Gomorra" u zgjodh të përfaqësojë Italinë në garën për çmimin "Oskar", si filmin më të mirë të huaj

"Gomorra" fitoi pesë çmime "Oskar" në Akademinë e Filmit Evropian, si filmi më i mirë, regjia më e mirë, aktori më i mirë, skenari më i mirë dhe fotografia më e mirë...
Gazeta Shqip
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përpara
Posto një përgjigje 52 postime · Faqe 1 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Nëntor 2014, 02:11
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari