Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Krimet e xhelatit Bilbil Klosit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Krimet e xhelatit Bilbil Klosit, Posted 29 Mars 2009, 10:20
Krimet e komunizmit / Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve
27-03-2009 / Gazeta 55
&eum
Imazh
Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre gjykatësit ushtarak Bilbil Klosi i priste shpata në të gjitha anët duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe. I kursente partisë së tij edhe bojën edhe letrën. Ka mundësi t’i ketë propozuar të kursenin edhe plumbat pasi mund të përdoreshin metoda të tjera si helmimi, mbytja, etj. Ndoshta është rasti më tipik sesi një person i diplomuar në perëndim për drejtësi, mund të bëhej kaq i pamëshirshëm në vendin e tij duke prodhuar me aq shpejtësi padrejtësi, viktima e dhimbje të pafund.
Dikur më 1944 – 1945 ishte komisar i divizionit të 5-të komunist. Më 1945 komisar i divizionit 3. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës 1-rë. Për të mos ngelur deri këtu, më 1945 – 1946 partia e caktoi sekretar i përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 1946 – 1949 dhe 1950 – 1951 ishte ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Për të vazhduar më pas në krye të Ministrisë së Drejtësisë derisa kjo u shkri fare si e panevojshme.
Ndër bashkëpunëtorët e Bilbil Klosit si ndihmësgjyqtarë mund të përmendet një kategori e madhe emrat me profil partizan. Shumica injorantë të dalë në mal për ndonjë plaçkë e për ndonjë mall. Nuk është rasti sot t’i listojmë ato, por po përmendim njërin prej tyre që ka emrin Kasem Trebeshina. Së bashku me Bilbil Klosin ai ka dënuar për motive politike shtetasit Mehmet Ibrahim Hoxha, Shaban Vath Mezini dhe Mentor Abdi Hatibi.
Përveç të tjerave, Klosi si njeri i besuar i partisë ka dënuar edhe shtetas të huaj që kishin qenë dikur rezidentë në Shqipëri, kryesisht gjermanë. Këta nuk ishin “kriminelë”, apo ushtarakë, por njerëz me profesione civile deri edhe artistë (piktor e botanist) si rasti i gjermanit Hans Brust Troschel.

Emrat e mbi 150 antikomunistëve të dënuar me vdekje ose me burgime të rënda nga Bilbil Klosi
-Abedin Faslli Nepravishta
-Ali Maliq Maliqi
-Beqir Reshit Koleci
-Dhimitër Vangjel Dhimodea
-Elza Anton Koch
-Ferit Iliaz Premasi
-Frano Lelaj
-Hans Brust Troschel
-Hasan Islam Palushi
-Islam Sadik Zekthi
-Siersch Schildeberg
-Syrja Golja
-Hysen Progeri
-Isa Kokalari
-Jusuf Mehmet Mira
-Metin Ruli
-Murat Basha
-Ramazan Shkalla
-Luan Irfan Baçi
-Jonuz Chisaku
-Josuf Mehmet Dina
- Abedin Rasim Hoxha
-Adem Shaqir Qosja
-Aleksander Kostandin Padalski
-Beqir Sure Abazi
-Gjon Mark Gjini
-Haki Mehmet Tafaj
-Halo Asim Ymeraj
-Mehmet Javer Hurshiti
-Ndoc Palok Gjoni
-Qazim Rustem Konica
-Mark Beqir Berisha
-Ramazan Mahmut Jarani
-Rexhep Mehmet Meta
-Riza Behar Drini
-Salih Vata
-Shaban Vath Sheshori
-Osman Veli Mema
-Osman Kasem Gazepi
-Riza Asllan Hoxha
-Xhelal Telha Ceza
-Ferit Vogli
-Hajredin Zagolli
-Mersin Meto
-Sure Beqir Ajazi
-Kol Zef Zefi
-Besim Pazari
-Muharrem Vrioni
-Sitki Maliq Toptan
-Ibrahim Bodinaku
-Rexhep Çela
-Dhimiter Koli Bala
-Zef Mark Daci
-Maksut Spahiu
-Allaman Pisku
-Alush Runa
-Anife Karkuli
-Selim Mati
- Avni Dobreni
-Fadil Mehmeti
-Novruz Moglica
-Myrteza Dunishti
-Sinan Ibrahim Nora
-Qemal Shaqiri
-Shaqo Medi Trimi
-Habib Ahmet Gega
-Osman Shaqir Taraku
-Nazmi Ali Lumani
- Shaban Ibrahimi
-Abdulla Ismail Kuri
-Gjergj Sokoli
-Kadri Hariz Hoxha
-Niko Gaqi Opari
-Ndue Pergega
-Hysen Qamil Sejdini
-Nikoll Bardhok Bajraktari
-Xhevdet Mustafa Ndreu
-Qazim Hamit Muhaj
-Dhimiter Hariz Ajdhami
-Sana Kristo Bezhani
-Njazi Istref Çarçani
-Vangjel Gaspër Kurta
-Shyqyri Sulejman Basha
- Hafez Sherif Lengu
-Simon Rrok Berdica
-Haki Reshit Mulleti
-Demir Haki Alizoti
-Ahmet Myrteza Ndroqi
-Bilush Remzi Shehu
-Hasan Tasim Tatzati
-Josif Nikolas Marxen
-Man Halil Kopliku
-Mithat Mustafa Aranitasi
-Mehmet Haxhi Bushati
-Nijazi Isa Mborja
-Myzafer Qerim Resuli
-Lluk Bajram Gjonaj
-Ymer Seit Cani
-Tajar Ali Litani
-Selaudin Hetem Kulla
-Abdulla Hamza Dedej
- Isuf Islam Domi
-Baki Islam Rysto
-Rrok Nik Pulaj
-Gaqo Theodhor Babi
-Qemal Riza Kishta
-Stefan Stavro Ajdhomi
-Mynyr Hasan Troplini
-Jorgji Foto Xhupa
-Muharrem Iljaz Nanushi
-Hekuran Karaman Llani
-Nexhmi Islam Shijaku
-Tefik Fejzullah
-Mehmet Ibrahim Hoxha
-Pashk Gjet Lleshi
-Filip Ndoc Fishta
- Ibrahim Ram Kadilli
-Perlat Enver Myftari
-Abaz Mustafa Priska
-Jashar Delil Mema
-Qemal Riza Binbashi
-Xhemal Ibrahim Murthi
-Shaban Vath Mezini
-Kasem Bajram Malasi
-Sadik Laze Beqiri
-Osman Abdullah Kazazi
-Mehmet Ali Vaci
-Mustafa Osman Gjinali
-Sali Ali Dani
-Frano Prenç Prençi
-Izedin Ismail Beshiri
-Hysen Selim Bylyku
-Dervish Ymer Shehu
-Mentor Abdi Hatibi
-Hans Sigmund Krall
-Xhelal Maliq Sulku
-Fiqret Rasim Hoxha
-Vokerr Taf Beshiri
-Vedat Enver Myftari
- Jahja Sabri Panariti
-Dervish Xhetan Martini
-Engelbert Hildeberg
-Shehat Ragip Osmani
-Hysen Ismail Kusi
-Qemal Rexhep Prenjasi
-Vera Kirillo Slausku
-Mirko Llajosh Jankoviç
-Roberto Iniazio Vaja
-Ndoc Zef Marku
-Xhemal Hysen Alimehmeti
-Eqerem Isuf Imami

Kur Bilbil Klosi dhe Kasem Trebeshina vendosnin “në emër të popullit”

Si e dënuan në vitin 1945 një 16 vjeçar si “pengues të luftës”

Një 16 vjeçar përplasej në qelitë e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në me akuzën se “kishte penguar luftën”. Një fëmijë që duhej të ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme ishte akuzuar pra se kishte pasur në dorë fatin të ndalte “luftën e madhe” që na qenkësh zhvilluar. Por kësaj here në trupin gjykues ishin bashkuar nënkoloneli Biblil Klosi, oficeri i Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina dhe komandanti i qarkut, Argjir Lipiviani.

Kasem Trebeshina në proceset politike

Në fakt nuk i kemi thënë të gjitha për oficerët e Mbrojtjes së Popullit. Për tifozët e Kasem Trebeshinës mund të themi se kemi lënë për kohë të tjera gjëra të tjera. Kjo jo për të plotësuar atë që na ka ngelur pa thënë, por thjeshtë për të mos i thënë të gjitha përnjëherë.

Ai ka qenë oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (OZN-a shqiptare e vite e 1944 – 1946, homologe e asaj jugosllave). Për fatin e ndonjë bilbili të tij, që e reklamon sot nga pozitat e sulmit ndaj të tjerëve, emri i Kasem Trebeshinës është në disa procese politike si përfaqësues i OZN-as shqiptare së bashku me gjyqtarin Bilbil Klosi. Në DMP, Kasemi ka historinë e tij. atje përzgjidheshin ata më të devotshmit e më të egërit.

Pas organizimit Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, me në krye Koçi Xoxen, ajo u përbë nga 5 seksione. Kasem Trebeshina si themelues i kësaj arme famëkeqe, bënte pjesë në seksionin e parë të saj. Përveç Koçi Xoxes drejtuesit e lartë të saj ishin: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Çeta, Nesti Zoto, Siri Çarçani dhe Thoma Karamelo.

Në seksionin e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina bënte pjesë në krah të të emrave të tillë si Mit’hat Poloska, Edip Çuçi, etj.

Në asnjë prej jetëshkrimeve të Trebeshinës, nuk figuron të bëjë pjesë aktiviteti i tij i viteve 1944 – 1947. Edhe në një letër që i dërgon udhëheqjes më vonë, ai thotë se dihet prej instancave më të larta se ç’ka bërë ai deri në vitin 1947. Duke qenë pjesë thelbësore e armës së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe më vonë rrjedhimisht i Sigurimit të Shtetit, natyrisht që “puna” nuk mund të kuptohej jashtë profilit të njohur të kësaj arme. Në kohën kur Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes dhe i Nesti Kerenxhit bënte kërdinë nëpër Shqipëri, z.Trebeshina ishte pjesë e kësaj arme. Nuk mund të mendohet se të gjitha aktet i bënë me dorën e vet famëkeqët Kerenxhi apo Xoxe. Kishte edhe të tjerë që ishin të zellshëm në punët e tyre.

Sigurisht për publikun qenia gjyqtar në proceset politike është një gjë e re. As Kasem Trebeshina nuk e ka zënë ndonjëherë me gojë në ka qenë apo jo pjesë e proceseve politike të kohës. Ne e ftojmë ta pohojë ose ta kundërshtojë një fakt të tillë. Gjithashtu ftojmë ndonjë tifoz të tij që përballë provave që ne paraqesim të na japë një mal me shpifje nga ato që lëshon gjithnjë. Gjithnjë kemi folur me argumente e prova. Nuk kanë rëndësi çfarë thonë kuzhinierët apo tifozët brohoritës të Kasem Trebeshinës.

Le t’i përgjigjej pra Kasem Trebeshina këtyre të vërtetave. A ndjen keqardhje për ata antikomunistë apo njerëz të thjeshtë që hetimi i tij apo i shokëve të tij të “OZN-as” shqiptare, u mori jetën, i denigroi apo i shkaktoi plagë të shumta në këtë jetë?

Kujtesë

Pas largimit nga forcat e “OZN-as” shqiptare Kasem Trebeshina e imagjinonte botën në një rrezik të madh. Kjo për shkak të “amerikanizmit”, të cilin e urrente dhe për këtë shkak ai e kishte gjetur çelësin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve të tij zherzhinsko - DMP-iste. Sipas Trebeshinës vetëm ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik do të mund të shpëtonte atë botë që e shqetësonte atë.

Momentet e jetës së Kasem Trebeshinës për çdo lexues ose kureshtar të zakonshëm vijnë të mjegulluara, jo të plota dhe me ngjyrime përgjithësuese. Midis konsumimit të një vepre penale të dënueshme nga regjimi komunist dhe pasojës që ajo sillte, në rastin e Trebeshinës ka një mospërputhje të çuditshme. Duket sikur ka një çështje penale, pastaj hetuesit janë të butë, mungon tortura, mungon dëshira për të rritur veprën penale dhe në fund fare jepet një dënim që nuk zbatohet kurrë i plotë. Asnjëherë Trebeshina nuk ka vuajtur aq sa është bërë e njohur në një vendim.

Nuk është e panjohur të themi se Kasem Trebeshina është arrestuar për agjitacion e propagandë. E megjithatë është trajtuar mirë dhe në përfundim të të gjithave e ka hedhur me 11 muaj heqje lirie. Rrethanat e ndalimit të tij vijnë në kohën kur ishte aktor në Teatrin Popullor dhe kur kishte shkruajtur tre letra për udhëheqjen, njëra prej të cilave për Enver Hoxhën. Sikur këto letra t’i kishte shkruar njeri tjetër le të themi një qytetar i zakonshëm apo një nëpunës i kohës së Zogut i papërzier me ngjarjet e luftës, me siguri do t’i ikte koka. Kjo jo për përmbajtjen e letrave sesa për mënyrën se kujt dhe si drejtoheshin këto letra.

Klosi & Trebeshina, në krye të detyrës

Një katrahurë e vërtetë ka ndodhur në Shqipëri me proceset politike. Mijëra vetë të dënuar e mijëra të ekzekutuar me ose pa gjyq. Faturë të rëndë financiare duhet të paguajë sot shteti shqiptar nga dëmet e shkaktuara nga vendimet e padrejta të frymëzuara nga lufta e klasave dhe urrejtja komuniste, të cilat sollën fatkeqësi për shumë e shumë njerëz. Ata ishin të gjithë në atë kohë në krye të detyr

l;s. Kishin fituar “luftën” (me shqiptarët) dhe tani prisnin të dënonin, burgosnin e vrisnin ata që nuk i kishin vrarë dot gjatë “luftës”. Për këtë, nuk bënin përjashtim me asnjë, të rinj, pleq, gra, etj. Revolucioni i të keqes duhet të shkonte deri në fund. Në pjesën e proceseve politike, hetimi nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, zinte një vend kryesor. Në një farë mënyrë DMP-ja ishte konceptuesi ndërsa gjyqësori ishte “noteri” ose certifikuesi i akteve me pasojë shkatërrimtare për jetën e mijërave njerëzve.

Dënimi i 16 vjeçarit

Mentor Abdi Hatibi kishte qenë simpatizues i Ballit Kombëtar. Për këtë shkak, megjithëse ishte 16 vjeç, ishte arrestuar e sjellë përpara gjykatës me akuzat “mercenar i Ballit Kombëtar” që kishte “tradhtuar dhe penguar luftën e popullit”. Kjo aktakuzë e formuluar më 12 maj 1945, hapte procesin gjyqësor të 21 majit. Prokurori e akuzonte 16 vjeçarin se kishte arrestuar Mehmet Myftiun (16 vjeçari!). Më 26 maj 1946 Bilbili dhe Kasemi vendosin t’i japin 2 vjet burg.

Klosi & Trebeshina, urdhërojnë burgosjen e babait të 5 fëmijëve

Ishte njëherë një kinema e njohur në Tiranë. E ndërtuar nga pushtuesit për nevojat e tyre të argëtimit gjatë luftës. Kjo sallë ku ishin shfaqur qindra filma të fashizmit e dhjetëra e dhjetëra fjalime, u shndërrua nga komunist në një vend ku projektoheshin zhdukja e sa e sa njerëzve, ekzekutimet e tyre, heqja e lirisë e sa e sa të tjerave, etj. Sa jetë njerëzit janë shndërruar brenda një godine të stilit ushtarak që brenda përkohshmërisë së saj kishte lëvizshmërinë e jetëve njerëzore. Po pse po e përmendim sot këtë fakt? Sepse kinemaja nuk punonte më vitet e para. Ajo ishte kthyer në stallë njerëzish. Një pjesë dënoheshin, një pjesë prisnin të dënoheshin. E thënë ndryshe, kinema “Tomori” i ngjante më shumë një thertoreje. Ata që nuk thereshin vetëm sa prisnin radhën. Liria e tyre ishte çështje procedurash, ndërsa mungesa e lirisë ishte e garantuar.

Salla e kinema “Tomorit” ishte kthyer në shtëpi e dytë për Bilbil Klosin. Aty i merrte si delet njerëzit. Hiq njërën palë e dëno palën tjetër. Kishte dorë të lirë nga partia. Mjaftonte të jepeshin dënime. Të masakrohej sa më shumë një vend i vogël si Shqipëri që mesi kishte 800 mijë frymë. Të shkatërroheshin klasat. Të zhdukeshin të arsimuarit, të bëheshin pastrues të diturit. Kishte ardhur pushteti i të paditurve.

Burgosjet vazhdojnë

Më 12 maj 1945 e trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër dënimin e Mehmet Ibrahim Hoxhës, 41 vjeç nga Shemria e Tiranës, i arrestuar më 5 nëntor 1944. Ky akuzohej si legalist. Madje këtij partizanët i kishin djegur shtëpinë. Është një çështje që nuk ke ku ta kapësh pasi nuk ka asnjë element me ligjet e asaj kohe që të përbëjë faj apo provë. I pandehur sillet nga burgu i Tiranë ku vuante dënimin pa marrë mirë komunistët pushtetin. Ai kishte mbrojtës avokatin Efthim Canco. Janë ngjarje krejt shqiptare që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte legalist e kjo nuk mund të quhet akuzë për shkak të bindjeve politike. Partizanët e kishin djegur shtëpinë. Pavarësisht se i kishin lënë 5 fëmijët rrugëve, Mehmet Hoxha nuk ishte kundërpërgjigjur. E megjithatë kjo nuk do të thoshte gjë për komunistët, pasi dënimin do ta vuante që do ta vuante. Tani Shqipëria ishte e tyre, e djegur ose e padjegur. Mehmet Hoxha kishte qenë një prej përkrahësve të Abaz Kupit. Si i tillë kishte shërbyer në trupat e Frontit Nacionalçlirimtar në luftimet e deriatëhershme kundër pushtuesve. Aderimi në Front kishte zgjatur deri sa kishte qëndruar Abaz Kupi këtu, deri në (mos) nënshkrimin e marrëveshjes së Mukjes. Pikërisht për këtë arsye, (dalja nga Fronti) partizanët i kishin djegur shtëpinë. Gjithë çështja ishte përleshje shqiptarësh. Gjithsesi ky i pandehur nuk del përgjegjës në asnjë rresht të këtij gjyqi.

Për këtë arsye, i pandehuri përgjigjet: “Nuk është e vërtetë të kem luftuar forcat partizane, por fatkeqësisht, kur ka ardh Musa Picari me 300 e ca veta, asht ba një luftim prej 2 – 3 orësh. Një grua ka lajmëruar forcat partizane , mos të hyjnë se asht mbushur katundi me ballistë. Musa Picari na ka imponuar me forcë si mua ashtu edhe të tjerë..Me Osman Memën kam qenë i lidhur, por ky nuk i ka luftuar partizanët. Është e vërtetë se shtëpinë ma dogjën partizanët pse shkova me Musa Picarin. Pas ikjes së këtij i kam shpërndarë katundarët nëpër shpijat e tyre. Kam qenë në Legalitet i lidhur me Bazin kur ky ishte më Frontin. Shtëpia m’u dogj pse u largova nga Fronti.”

Duke vazhduar përgjigjet ndaj trupit gjykues, M. Hoxha përgjigjet:

“Lufta me Musa Picarin u bë në kufi midis Shëngjergjit e Shumrisë. Neve kemi qenë te xhamia e Shemrisë. Nuk është e vërtetë që neve të kemi vendosur me shkue me me marrë materialin që ndodhet në Bizë. Mbasi Osman Mema ish i lidhur me Bazin, edhe unë kam shkue pas Osman Memës, por kur u shkëput Bazi nga Fronti dhe neve kemi ndejt neutral. Jam dorëzu vetë me 5 nëntor 1944. frontin e kam ndihmue me sa kam pas mundësi”.

Vendimi një faqesh

Më 26 qershor 1945 trupi gjykues i drejtuar nga Bilbil Klosi ka dhënë vendimin e tij. si edhe të gjithë proceset e tjera të këtij lloji, Klosi është kursimtar i madh. I shkurton partisë së tij, shpenzimet që do të mund të bëheshin për bojë, letër e makina shkrimi. I harton brenda një faqe letër. Aty i thotë të gjitha. Nuk e kalon radhitjen.

Pasi është dëgjuar shpjet e shpejt avokati, Bilbili ka vërejtur:

“Nga sa rezulton prej vetë pohimit të pandehurit, të marrun si para komisionit hetimor, ashtu edhe gjatë zhvillimit të gjyqit publik, i akuzuari Mehmet Hoxha, teu qenë i lidhur me forcat reaksionare dhe armike të popullit shqiptar nën dipendencat e tradhtarit Musa Picari, ka marrë pjesë në luftime kundra forcave partizane në Shëngjer e Shënmëri.

I pandehuri ka qenë i lidhur dhe me tradhtarin Abaz Kupi, dhe me organizatën e tij mercenare të Legalitetit si dhe me Osman Memën, tue u duftue në çdo rast aktiv në ndjekjen e njësive të vogla partizane dhe në sabotimin e pengimin e luftës çlirimtare të popullit, sidomos në rajonin e Tiranës.

Për shkak të pengesave dhe të kundërshtimit me armëqë i ka bërë fuqive partizane ato i kanë djegur shtëpinë e tij në Shënmëri.

Për sa u tha më sipër, i pandehuri Mehmet Hoxha, cilësohet si armik i popullit dhe veprimtaria e tij parashikohet prej nenit 15 të ligjit “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, të botuar në “Gazetën Zyrtare”, nr.3, bis., dt. 23.1.1945”.

Burgu

Për këto arsye, trupi gjykues kishte vendosur t’i hiqte këtij Mehmet Hoxhës 5 vjet nga liria e tij, duke e çuar përveç burgut, në punë të detyruar e të rëndë, si dhe humbjen e të gjitha të drejtave civile e politike. Veç të tjerash, kjo do të thoshte që familja e Mehmet Hoxhës, duhej të përballonte jetën e vështirë, sidomos në ato kushte.

Vendim i pambështetur në fakte

Sikurse mund të shihet në këtë vendim, në asnjë rast nuk provohet akuza e ngritur. E megjithatë, gjykatësi Klosi e ndihmësi i tij Trebeshina nuk e kanë të vështirë të dënojnë babanë e 5 fëmijëve për tekat e tyre dhe të partisë që ata përfaqësonin.

Klosi & Trebeshina, 10 vjet burg për antifashistin Shaban Mezinin

Më 12 maj 1945 trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, duke vazhduar të dënojë me “shumicë” nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër edhe dënimin të pandehurit Shaban Mezini nga Preza.

Mezini akuzohej se kishte qenë përkrahës i Legalitetit. Ai ishte arrestuar më 1 dhjetor 1944 në Shkodër, kishte mbaruar 2 klasë teknike dhe ishte sipërmarrës punimesh. Përveçse veprimtari i Legalitetit, personi në fjalë akuzohej se ishte “mik i Bazit dhe organizator i reaksionit”.

Në fakt personi në fjalë ishte arratisur qysh prej vitit 1942 si antifashist. Ai nuk kishte marrë pjesë në luftime në front dhe e quante fatkeqësi mosbashkimin e faktorit shqiptar në luftë.

Është një rast tregimplotë sesi antifashistët shqiptarë që nuk ishin komunistë, duhej të dënoheshin patjetër nga ata që gjithë ditën shanin fashizmin e që në fund të fundit, nuk po i linin gjë mangët atij për nga metodat që po përdornin mbi popullin shqiptar.

Duke u pyetur gjytë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:

“Qysh në vjetin 1942 kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshazimin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në rruga – ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Un di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku un kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Un si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.

Inati politik

Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse bindjet e tij politike. Për këtë arsye duke vazhduar më tej të pandehurit i duhet të pohojë:

“Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.

Gjykim për bindjet e rezervuara

Në fakt i pandehuri ishte një simpatizant i Legalitetit pa qenë ndonjë figurë e spikatur e kësaj organizate. Pavarësisht nga kjo, ai gjykohet sikur të ishte eksponent kryesor i kësaj organizate. Ja disa prej përgjigjeve të tij:

“Mbasi Legaliteti e kishte bazën në vendin tim, unë si ushtar, thjeshtë e ndihmoja, po jo se kam ndjekur Bazin. Siç thashë kurrë ndonjëherë nuk kam mbajtë konferencë që të shaja Nacionalçlirimtaren. Konferencat i mbante Ndue Pali dhe Asim Kalaja”.

Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin

Ndryshe nga procese të tjera, në këtë gjyq, dalin dëshmitarë pro të pandehurit. Kështu pro të akuzuarit dëshmoi edhe partizani 21 vjeçar Mustafa Doda nga Preza i cili e quajti Shabanin njeri të ndershëm që nuk i kishte bërë keq kujt. Bile Shabani e kishte ndihmuar gjatë luftës.

Prokurori nuk do t’ia dijë

Pasi nuk ka dalë asnjë provë që do të mund të hidhte akuza në drejtim të personit të akuzuar, ustai i akuzës, ish-fashisti, Gjon Banushi do të bënte sulmet e tij. shihni si shprehet:

“I pandehuri Shaban Mezini si anëtar aktiv i organizatës së Legalitetit, ka tradhtue dhe pengue luftën e popullit si besnik i Baz Kupit dhe i organizatës reaksionare. I pandehuri pasi nuk iu pajtua politika me italianët, në vitin 1943 mori malet dhe dolli ilegal dhe sipas pohimit të tij ka rënë në përpjekje me italianët e me gjermanët. Më vonë, i pandehuri u lodh nga puna dhe qëndroi në Prezë. I pandehuri më parë ka qenë partizan dhe në Prezë bahet legalist dhe si mori si shërbim shpërndarjen e postës së Bazit dhe furnizimin e ushqimit që merrte në Tiranë dhe e transportonte me karrocë për në Prezë. Më vonë i pandehuri hyn në intendencën e organizatës së Legalitetitdhe ushqimet i tërhiqte nga gjermanët në Tiranë dhe ja dërgonte forcave bashibozuke të Bazit. Ky ka pas lidhje me Sure Ajzin dhe ka marrë pjesë në luftën e Prezës.

Prandaj në bazë të nenit 15 të ligjës nr.41 “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake” kërkoj të cilësohet armik i popullit dhe në bazë të nenit 18 të asaj ligje, të dënohet me 10 vjet burgim”

Fjala e avokatit

Pas kësaj e ka marrë fjalën avokati Kristo Çevi i cili ka bërë mbrojtjen e tij, e cila nuk donte shumë mund pasi nga sa lexohet nuk provohet asnjë akuzë e ngritur mbi të pandehurin.

Dënimi

E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar kot së koti dhe pa asnjë provë. Ishte koha e “drejtësisë popullore”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga halli i vockël i Ardian Klosit tek detyrimet e pisqollës publicistike
29-03-2009 / Nga Ilir Nikolla
Imazh
Raportimet e mediave qendrore në Zvicër, falë edhe shqetësimit intelektual të patriotit Astrit Leka, hedhin dritë edhe mbi një interes tjetër të vockël të Ardian Klosit në përfshirjen e tij në operacionin për publikimin e një vepre që denigron heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin. Një rrjetë merimange fondesh është vënë çuditërisht në shërbim të “interesit të vockël” të Ardian Klosit për të marrë financa, jo vetëm që ai të mos gjendet pa punë, por edhe që të shpejtojë në dorëzimin e baltosjes, për të cilën, donatorët ende s’kanë marrë mundimin ta publikojnë edhe në versionin e vet origjinal.
E përditshmja e Gjenevës “24 orë” thotë se qenkan lëvruar 12 mijë franga zvicerane (afro 10 mijë dollarë) për përkthimin e hulumtimit në gjuhën shqipe e se paratë qenkan klasifikuar si pjesë e donacioneve të projektit për “demokratizimin dhe decentralizimin”. Pyetjet që shtrohen janë të thjeshta: kush do të decentralizohej, Ardian Klosi nga i ati, Bilbil Klosi? Cilët do të demokratizoheshin: familjet e byrosë së nomenklaturës komuniste nga tërbimi i tyre për të rikthyer luftën e klasave, tashmë në nivelin e bijve dhe nipave?
Duke iu kthyer dossierit që po publikon gazeta “55” rreth pushkatimeve e dënimeve shembullore që Bilbil Klosi ka dhënë për dhjetëra shtetas gjermanë (gjermanishtfolës, nëse do të donim t’i jepnim njëfarë funksionaliteti analizës), 12 mijë frangat e Zvicrës gjermanishtfolëse janë dhënë për të armiqësuar pasardhësit e shtetasve gjermanë që lanë kockat në diktaturën komuniste të Enverit, me pasardhësit e shqiptarëve që u ndeshën krah tyre, kundër murtajës që përfaqësonte Bilbil Klosi.
Por tani, paratë e Zvicrës duhet të shkojnë për mirëqenien e Ardian Klosit, për zgjidhjen e hallit të tij të vockël financiar, por edhe për prosperimin e aspiratës së tij të madhe për t’i tëhuajtësuar shqiptarët nga Perëndimi, e posaçërisht nga bota gjermanike. Gazeta e Gjenevës nuk ia lejon vetes të shkojë aq larg e mjaftohet t’i kujtojë ministres së jashtme të Zvicrës se duhet të japë llogari se pse i ka dhënë kaq “qesim” 12 mijë frangat për një botim hipotetik që veç na krijon probleme me shqiptarët. E vërteta është se Zvicra ka qenë nga sponsorizueset kryesore të pavarësisë së Kosovës e po ashtu ka qenë njëra nga mikpritëset e mëdha të emigracionit politik e ekonomik të botës shqiptare e mund të mendojmë se devijimi i fondeve zvicerane drejt Ardian Klosit duhet të ketë qenë aferë personale e jo politikë institucionale.
Por gjithsesi ne s’mund ta ndalemi kaq cekët e afërmendsh duhet të merremi më gjatë me paciptësinë e një “intelektuali” që ka vendosur velin e një gjermanofili të madh, por që s’ka reshtur së bllokuari nismat për rikthimin e afinitetit mes shqiptarëve dhe botës gjermanike - qoftë ai edhe në një përmasë folklorike a pak të mbështetur shkencërisht.
Jo, Klosi, i biri i Bilbilit, është shumë i interesuar që shqiptarët të paraqiten para botës gjermanike si karikaturat e zbehta të një idolatrie ariane që s’ka qenë kurrë e themeltë, e se në vend të kulturës së ngulitur në asht - siç shprehen mjaft albanologë për shqiptarët - ngërthejnë thjesht instinktet parake të Kainit. Biografia e këtij aktiviteti është bërë shpeshherë nëpër mediume, por në rastin e fundit, paciptësia e intelektualit ka qenë bash në nivelin e Kainit, në nivelin e dikujt që është krenar për krimin e vet, bile që e paraqet atë si një të drejtë natyrore. Klosi i jep vetes të drejtën t’i sulmojë simbolet e shqiptarëve pa i hyrë gjemb në këmbë, madje duke marrë për këtë gjë edhe shpërblimin e zviceranëve. Konsiderimi i shpifjes si një e drejtë natyrore ka fituar nivele të reja në llurbën ku pluskon “intelektuali”, dhe tashmë, jo veç intrigat e vogla në Gjermani dhe trajtimi i kolumnave të gazetave si pisqolla publicistike, janë puna e tij e përditshme. Historia është disa dekadëshe e të gjallët si objekt sulmi po i mbarojnë. Janë qëlluar e sakatosur shumë kontribute shqiptare, por rezultati s’ka qenë fort i dëshirueshëm. Ata u ngritën përkundër llurbës e tashmë po integrohen në NATO. Ky stacion nuk ndalet, por pisqolla publicistike e ka rritur pazarin e tashti po do që të na klasifikojë si kulakë të NATO-s, si mjeranë të BE-së, si evropianë surrogato apo edhe si aziatikë tradhtarë. E për këtë stad të ri aktiviteti, shënjestra është Skënderbeu, siç qenë më herët Nënë Tereza e siç është sot e gjithë ditën Ismail Kadareja. Për këtë punë “cilësore”, të një niveli të lartë, Ardian Bilbil Klosi kërkon pare ndërkombëtare, kërkon njohje ndërkombëtare e partnerë ndërkombëtarë. Nga Zvicra është gjetur syleshësia e disa institucioneve dhe gatishmëria gati foshnjarake e historianit Oliver Shmid, nga Gjermania ka mundësi të gjendet ndonjë fondacion që e ka ngrënë sapunin për djathë me atë shoqatën “Shvarc” që Ardiani thotë se drejton në Tiranë, e nga Tiroli ndoshta do të kërkohet ndihma e ndonjë partneri nga Kosova për ndërmjetësim. Fushata imiton fushatën e Edi Ramës dhe nekropolitika po shndërrohet në një nekroshkencë. Beteja për të përdhosur kujtimet e të vdekurve është njëra nga betejat më të palavdishme në historinë e njerëzimit. Edhe më keq është në historinë iliro-shqiptare, popull i mbrujtur me kultin e të vdekurit. Kur bëhet fjala për një mit që është në thelbin e psikës tonë të përbashkët, sulmi i pisqollës publicistike nuk mund të kalohet më me indiferencën me të cilën përballim një pordhë intelektuale. Kësaj pisqolle i duhen minimizuar dëmet. Media zvicerane na ka ndihmuar, duke na folur për hallin e vockël të Ardian Klosit dhe për faturën e 12 mijë frangave, dossieri i gazetës “55” na flet për llogarinë e pambyllur që familja Klosi ka me intelektualët antinazistë gjermanë, që u pushkatuan në Shqipëri, prej Bilbil Klosit, në agun e “çlirimit” enverist filoserb, e rishfaqja e dyshes Klosi-Trebeshina na jep mesazhet për dëshpërimin që i ka zënë qendrat antishqiptare që komandojnë këta buratinë. Jemi të detyruar të merremi me dëmet e këtij Kaini të publicistikës, prandaj edhe do të na duhet të ndjekim disi edhe hallet e vockla të tij. Është një detyrim i një shkalle më të lartë sesa lidhja e adn-së apatride që ka Ardiani me Bilbilin, apo marrëdhënia e hedonizmit financiar që është vendosur mes Klosit dhe donatorëve e historianëve të huaj. S’ka nevojë për ndonjë vertetim. Është një detyrim burimor, është kodi i përbashkët të cilit do t’i përmbahemi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Krimet e xhelatit Bilbil Klosit, Posted 04 Prill 2009, 01:12
Dënimi i 75 vjeçarit nga Bilbil Klosi
03-04-2009 / Gazeta 55
Imazh
Si i dha 30 vjet burg të rëndë gjykatësi komunist
Këtë kohë ai përfaqësonte të ashtuquajturën Ushtria Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, e organin vartës të saj të quajturën Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës I. Me fjalët “Smrt fashismo – slloboda narodni” (në shqip Vdekje Fashizmit – Liri Popullit, në emërtesën VFLP) dhe duke folur “në emër të popullit”, Bilbili jepte vendime me dënime për të gjithë ata që nuk ishin politikisht komunistë, por edhe për ndonjë komunist që nuk ishte vërtet komunist siç e donte partia. Nuk pyeste për askënd (veç partisë) kur jepte dënime. Aleksandër Podolsky Rus i bardhë i ardhur qysh në fundin e 1924 në Shqipëri me trupat e Ahmet Zogut. Këtu kishte hak për të marrë Bilbili pasi i bëhej shërbimi njësoj si Rusisë sovjetike, ashtu edhe partisë së vet në lidhje me dënimin që u duhej dhënë. Për pasojë, inxhinieri Podoslky, i arrestuar më 22 dhjetor 1944, i mori më 12 maj 1945 nja 30 vjet të rëndë nga Bilbil Klosi.

Gjon Mark Gjini 45 vjeçari kishte qenë në shërbim të Patër Anton Harapit. Është interesante se në të gjitha aktet e procesit, ky shkruhet “Andon Harapi”. Për shkakun se ky person kishte shërbyer për 2 – 3 javë për Anton Harapin, përbënte faj për Bilbil Klosin për t’i dhënë nja 30 vjet burg më 6 qershor 1945.

Haki Tafaj Dënohet me akuzën e njohur se kishte qenë “ballist”. Kishte qenë 22 vjeç kur ishte mobilizuar kundër pushtuesit në radhët e Ballit Kombëtar. Përderisa ishte i tillë meritonte të dënohej politikisht. I pyetur rreth akuzës se ka penguar luftën e popullit, 22 vjeçari që kishte mbaruar shkollën amerikane të bujqësore të Golemit, ka kundërshtuar. Ai ka th

euml;në se ka hyrë në Ballin Kombëtar 6 javë para prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Më 23 qershor 1945 vendoset që këtij djaloshi Klosi t’i japë 20 vite burg. Gjykata e Lartë Ushtarake (jo Bilbil Klosi) e ul këtë vendin në 10 vjet burg.

Halo Imeraj (Kuçi) 45 vjeçari nga Kuçi i Kurveleshit, akuzohej se kishte “shtypur popullin”. Më 23 qershor 1945, Bilbil Klosi i jep 20 vjet burg pa thënë kurrkund se si e kishte “shtypur popullin”. Jo pa qëllim, kjo ishte drejtësia e Bilbilit, të jepje dënime pa u dukur asnjë provë, por duke pasur propagandë gjithandej.

Mehmet Hurshit. Ishte pushkatuar Javer Hurshiti me gjyqin special të 1945-s. kishte qenë Bilbili njëri ndër ta. Po pse do ta lindte ke kaq. Absolutisht, binte lufta e klasave, fuqizohej armiku, praj duhej çuar puna deri në fund. Arsyetimi i këtij dënimi është vërtetë për t’u admiruar. Akuzohej se Mehmeti kishte raportuar “mbi lëvizjet e trupave partizane”. Këto lëvizje ai nuk i dinte, e megjithatë i kishte raportuar. Sigurisht nuk dilte askush ta thoshte këtë dhe as kishte ndonjë copë letër ku të provohej kjo. Punë e madhe do thoshte Bilbili. I jep 15 vjet burg më 23 qershor 1945.

Ndoc Palok Gjoni. Nëpunësi i Bankës Kombëtare duke qenë civil akuzohej se kishte qenë ushtarak e si i tillë kishte bërë hatanë. 25 vjeçari nga Shkodra argumentonte se ishte nëpunës dhe kishte marrë ndonjëherë funksione ushtarake. Por ku pyeste Bilbil Klosi. Kalon në akuzën tjetër duke thënë se kishte qenë provokator e kishte “gjurmuar shokët në demonstrata”. Si përherë prova nuk kishte. Më 26 maj 1945, Bilbili i jep 5 vjet burg.

Ramazan Jarani. 49 vjeçari i arrestuar më 31 tetor 1944, babai i 6 fëmijëve ishte inspektor i arsimit. Por kishte bërë “mëkatin e madh”, ishte rrethuar me Ballin Kombëtar, kishte shkruar trakte të kësaj organizate dhe kishte marrë pjesë në kongresin e Ballit në Berat në janar 1944. Këto ishin “krime” të mëdha. Nuk mund të lihej njeri në shtëpi ky njeri të jetonte me fëmijët e tij por duhej burgosur se kisha ardhur koha e Bilbilit. I jep Bilbili plot 30 vjet burg e detyrimin për të punuar më 28 prill 1945. Por Gjykata e Lartë e ul vendimin në 20 vjet.

Rexh Meta. 40 vjeçari nga Vuthaj i Gucisë ishte arrestuar më 4 nëntor 1944, akuzohej në mënyrë qesharake se kishte qenë “nismëtar i formimit të Legalitetit, informator i Abaz Kupit” dhe ndërlidhës këtij të fundit me divizionin “Skandërbeg”. Dihet që midis këtij divizioni dhe Abaz Kupit nuk ka pasur kontakte edhe për shkak të largësisë gjeografike në të cilat kanë vepruar. E megjithatë për Bilbilin kjo nuk ka rëndësi. Prova s’ka. Argumente s’ka. Po atëherë? Ka qenë zogist e për rrjedhojë duhet të jetë kriminel lufte. Bile e bukura është se Rexhës i quhej akt i rëndë se kishte kërkuar zëvendësimin e parullës jugosllave “VFLP” me një parullë të pa spikatur si “Vdekje Bejlerëve – Liri Popullit”. Mirë do thoni ju lexues të dashur, por Bilbili vetëm për këtë ja faturoi 30 vjet burg të rëndë më 12 maj 1945, ndërsa gjykata eprore e uli këtë dënim në 20 vjet burg.

Sali Vata. Kishte shërbyer për disa vite në gardën e shtetit shqiptar. Tani kishte ardhur koha që jeta e tij të gjykohej nga Bilbil Klosi. 46 vjeçari nga Macukulli i Matit kishte qenë më 1944 roje i Mehme Frashërit. Kjo për Bilbilin përbënte faj të madhe pasi te personi i Mehdi Frashërit ishte gjithë strumbullari i Luftës së Dytë Botërore. Sali Vata nuk duhej ta ruante atë. Edhe pse Sali Vata ishte dorëzuar vetë në Shkodër pasi Mehdi Frashëri ishte larguar jashtë vendit, edhe pse e kishte dorëzuar edhe forcën që kishte me vete,edhe pse dalin dësh-mitarë pro tij, Bilbil Klosi i jep më 8 qershor 1945 një burg të mirë të përjetshëm.

Shaban Sheshori. I arrestuar më 1 dhjetor 1944 38 vjeçari kishte bërë krimin e madh që ishte anëtarësuar në organizatën e Legalitetit. Kjo nuk mund të durohej nga Bilbil Klosi. Shabani ishte një armik më shumë, pavarësisht se Shabani kishte qenë anëtar i Frontit në Prezë. Ai akuzohej se kishte penguar luftën (nuk dihej se si), kishte folur në popull e kishte simpatizuar Legalitetin. Më 23 qershor 1945, Bilbili i jep 15 vjet burg.

Osman Mema. Ishte 75 vjeç. Banori i fshatit Shëngjergj të Tiranës, akuzohej për të njëjtat gjëra si personi më sipër. Çfarë nuk ka thënë për këtë person Bilbil Klosi në vendimin që ka dhënë kundër tij, sikur ky të ishte qenë supermen. I jep 30 vjet burg. Organi epror i ul dënimin duke ia bërë 20 vjet, por ama Bilbili i kërkoi 30-të.

Dënimi i Osman Gazepit. Edhe ky nuk mund të ishte prapa dënimeve. “I akuzuar: Sipas aktakuzimit të prokurorit pranë kësaj Gjykate dhe ordinancës së Komisionit Hetimor për zbulimin e krimeve e të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit për Qarkun e Tiranes, sepse: "Si oficer i naltë ne qeveritë kuislinge dhe si simpatizant i organizatës tradhtare mercenare të Legalitetit ka penguar e tradhtuar luftën e popullit shqiptar.Ka tradhtuar gjithashtu luftën për çlirimin e atdheut, duke marrë pjesë krah për krah me gjermanet kundra partizanëve në luftën për çlirimin e Tiranës dhe të Shkodrës.

Gjykata: Mbasi shqyrtoi procesverbalin e Komisionit Hetimor; Mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurit, mbasi dëgjoi dëshmitarët e akuzës dhe të mbrojtjes, mbasi dëgjoi pretencën e prokurorit, mbrojtjen e asistuesit av. A. Totozani si dhe fjalën e fundit të të pandehurit, mbasi shqyrtoi të gjitha aktet e dosierit, mori parasysh rrjedhjen e gjykimit e bisedoi çështjen në fakt e në të drejtë,

Observon: Siç u faktua ne zhvillimin e gjyqit në fazën hetimore dhe publikisht, me pohimin e vetë të pandehurit dhe me deponimet e dëshmitare të akuzës të pyetur me betim, Osman Gazepi, si oficer i naltë ka tradhtuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar duke qëndruar gjithmonë dhe deri ne fund bashkëpunëtor me tradhtarët e vendit. Më datën 7 prill 1939 jo vetëm qe nuk ka luftuar kundër invadorëve, por edhe ka ndjekur në ikje mbretin tiran, duke u rikthye disa ditë me vone në Shqipëri nën fashizmin, për t’u dukur me uniformen e tij në rrugët e kryeqytetit. Prej formimit të organizatës tradhtare të Legalitetit, i pandehuri bën pjesë në të si besnik i Zogut, siç deklaroi dhe para gjyqit, duke pasur dhe korrespondencë me kriminelin Abaz Kupi. Kur forcat partizane nacionalçlirimtare kanë filluar sulmin kundra Tiranës, i pandehuri jo vetëm që ka rezistuar bashkë me gjermanët dhe ka ofenduar partizanët, por edhe është larguar bashkë me gjermanet dhe tradhtaret e tjerë për në Shkodër, ku ka bashkëpunuar me Gjon Marka Gjonin, Kol Bibën, Halil Alinë etj, tradhtarë e kriminelë. Me qenë se aktiviteti i tij e cilëson të pandehurin si armik të popullit, konform nenit 15 të ligjit mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake, Prandaj Trupi gjykues bashkërisht, konform me pretencën e prokurorit, në bazë të nenit 18 po të asaj ligje, Vendosi Ndëshkimin e Osman Gazepit me 3- vjet burgim, humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë dhe me konfiskimin e pasurisë. Vuajtja e ndëshkimit, fillon nga data e rreshtimit të tij. Tiranë 23 qershor 1945”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Shtator 2014, 23:11
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari