Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Fashistat u shndrruen në komunista si E.Hoxha, R.Alia,......
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4180
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si u shndrruen fashistat në komunista


‑Kush ishin komunistët që figurojnë fashistë para vitit 1941
‑A ka qenë Enver Hoxha fashist?

‑Pse ishte midis grave fashiste të Elbasanit edhe Maria Shuteriqi

‑Pse ishte fashist presidenti i parë i Shqipërisë komuniste Omer Nishani.


Një temë tabu, e panjohur dhe gati e paprekur në historiografinë shqiptare është ajo që ka të bëjë me ideologjinë fashiste dhe përhapjen e saj në Shqipëri në vitet 1939 ‑ 1943. Sigurisht që për fashizmin është folur e shkruar jo pak në një sens të caktuar, por asnjëherë nuk është shkruar për mënyrën e funksionimit të aparatit partiak dhe shtetëror të tij. Nga ana tjetër periudha në fjalë nuk mund të lihet jashtë objektit të studimit vetëm për shkaqe ideologjike. Për më tepër mjaft anëtarë të mëvonshëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë kanë qenë ndër fashistët më të shquar para prishjes së paktit gjermano ‑ sovjetik që ndodhi si pasojë e sulmit që Gjermania i bëri Bashkimit Sovjetik në qershor 1941.

Delvina përqafoi ideologjinë fashiste

Në tërësi idetë fashiste u përqafuan nga një grup i vogël intelektualësh të cilët u përfshinë më vonë në të ashtuqujaturën "Lëvizje të Delvinës" të vitit 1937 dhe që mbronin teorinë e "diktaturës së ndritur".

Pas pushtimit të 7 prillit 1939, dhe të ashtuquajturit "bashkim personal" midis Shqipërisë dhe Italisë, në Shqipëri pati një terren ideal për zhvillimin e ideve fashiste. Në funksion të "bashkimit personal" u krijua më pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, i cili ju dorëzua për nënshkrim Viktor Emanuelit të III‑të nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vërlaci më 3 qershor 1939. Ky Statut përmbante 7‑të kapituj. Në statut Shqipëria përcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit të "bashkimit personal" dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III‑të. Sipas statutit mbreti emëronte dhe ç`emëronte të gjithë ministrat.

Në vend të parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6‑të i statutit i kushtohej "të drejtave dhe detyrave të qytetarëve".

Për t`u theksuar është fakti se në këtë këshill të kohës së fashizmit bënte pjesë edhe presidenti i parë i shtetit komunist Omer Nishani. Emrat të tjerë të njohur ishin ato të Spiro Kolekës, Riza Danit, etj. Këshilli i Shteti përbëhej nga 39 anëtarë dhe shumica e tyre kishin qenë kundërshtarë të vendosur të Ahmet Zogut në mërgim.

Fashistët që u konvertuan në komunistë

Është fakt i njohur tashmë që mjaft anëtarë të mëvonshëm të partisë komuniste, kanë qenë ndër fashistët më aktivë të kohës. Sidomos një pjesë e krahut komunist të të ashtuquajturit "revolucion i qershorit 1924", përqafuan mjaft shpejt ideologjinë fashiste, për vetë faktin se nga ana skematike dhe organizative partia fashiste ishte ndërtuar si ajo komuniste. Nga prilli 1939 e deri në qershor 1941, mjaft anëtarë të grupeve komuniste apo simpatizantë të tyre, ishin anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare. Ndër emrat më njohur ishte Omer Nishani. Ai në vitet e para të fashizmit, ishte anëtar i Këshillit të Shtetit. Po ashtu doktor Nishani ishte aktiv edhe në shtypin fashist ku lavdëronte doktrinën fashiste. Ky fakt nuk i kishte shpëtuar as të huajve saqë kur delegacioni qeveritar shqiptar ndodhej në Paris në Konferencën e Paqes më 21 gusht 1946, pas fjalimit të kryeministrit Enver Hoxha, delegati grek Caldaris kishte cituar një artikull të Omer Nishanit pro fashizmit botuar pak vite më parë në shtypin fashist.

Qenien e Nishanit në Këshillin e Shtetit e përmend edhe Enver Hoxha në librin e tij "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re".

Gjithashtu ndër fashistët më të njohur që u bënë komunistë të vendosur përmenden edhe Ramiz Alia, Kahreman Ylli, Qazim Kondi etj. Në shtypin fashist gjithashtu shkruanin edhe emra të tillë si Aleksandër Xhuvani, Stefanaq Pollo (p.sh.shih "Tomori" datë 20 qershorit 1942), Anton Mazreku (kronikat sportive), Haki Stërmilli, Muzafer Xhaxhiu etj. Askush nga këta nuk pati ndonjë pasojë, ndërkohë që duhet kujtuar që drejtori i gazetës "Tomori" u pushkatua pas luftë në moshën 33 vjeçare.

Padyshim që ndër fashistët më interesantë të kësaj kohe është edhe Ramiz Alia. Në kohën që ai kryente gjimnazin (në vendin ku është sot Dhoma e Tregëtisë në Tiranë), ishte ndër më aktivët e rinisë fashiste.
Gjithashtu nga dokumentet rezulton se ndër fashistet me të njohura të Elbasanit ka qenë edhe nëna e Fatos Nanos, Maria Shuteriqi. E ndjera rezulton në listën e grave fashiste të Elbasanit, listë që është botuar në gazetën "Tomori" të datës 19 korrik 1940, faqe 2 në artikullin "Pritja e këmishave të zeza n`Elbasan". Sipas dëshmitarëve që jetojnë në Elbasan, e ndjera Shuteriqi ishte ndër më aktivet e jetës fashiste në Elbasan si në shtëpitë e dopolavores në lagjen "Kala" dhe tek pazari i qytetit, apo ë aktivitete të tjera politike.

Në Federatën e Fasheve të Gjirokastrës, shihet si anëtar i Drejtoratit të Fashit Përmet edhe Themistokli Josif Pollo, që është babai i të ndjerit Stefanaq Pollo, që njihet si një ndër emrat më të njohur të historiografisë komuniste. Për këtë mjafton të shihet gazeta "Tomori" e datës 26 qershor 1940.
Në përgjithësi pas qershorit 1941, kemi kalimin e madh të konvertimit nga fashist në komunist. Për ironi të fatit, fashistët në parti i drejtoheshin njëri ‑ tjetrit me fjalën "shok". Një gjë të tillë bëjnë edhe sot socialistët e Shqipërisë.

A ishte Enver Hoxha fashist?

Ka të dhëna që nuk të lenë jashtë dyshimit se edhe udhëheqësi komunist Enver Hoxha ka qenë fashist. Për të përforcuar një argument të tillë është një fotografi e bërë në fillim të vitit 1941 në shtëpinë e Mustafa Kruja në Krujë, ku përveç tij duken edhe Enver Hoxha, Xhovani Xhiro (njeriu kryesor që u mor me përhapjen e ideologjisë fashiste në Shqipëri), Nikolla Kotte, Kostandin Kotte dhe Aristidh Lamani. Të gjithë personat kanë pozuar përpara një tavoline të tejmbushur. Kjo fotografi është ndodhur për shumë vite në shtëpinë e një personi të sipërpërmendur dhe mjafton sa për të thënë që edhe Enver Hoxha nuk kishte dalë jashtë simpatisë për fashizmin. Sigurisht ai ishte pjesë fashishtëve që do të konvertoheshin në komunistë dhe që më pas do ta kthenin "antifashizmin" në një mjet të fortë të ekzistencës së tyre për të justifikuar shpeshherë terrorizmin që ata ushtronin.

Përfundime

Teoria e "antifashizmit" si asnjëherë ka qenë e pranishme tek forcat e majta edhe në vitet e pluralizmit politik në Shqipëri. Për hir të së vërtetës kurrë forcat komuniste nuk kanë pasur ndonjë persekutim të ndjeshëm nga regjimi fashist i kohës. Kjo edhe për shkakun se mjaft prej komunistëve e njihnin mjaft mirë funksionimin e aparatit fashist. Po ajo që duhet theksuar është fakti se ideologjia komuniste ka qenë për kombin shqiptar shumë herë më e theksuar dhe shkatërrimtare për kombin shqiptar pa pasur asnjë shenjë liberalizmi. Mbi të gjitha në Shqipëri komunizmi ishte sllavo‑komunizëm. Gjithsesi tek të dy ekstremet politike mund të nxirren me lehtësi të gjitha cilësitë. Mirëpo sot në shekullin e 21‑të nuk përtohet aspak të skuqen muret me pllaka me yje të kuq në kërkim të ruajtjes të një lavdie që kurrë nuk ekzistuar. Pikërisht këta shenja që mbajnë gjallë ideologjinë komuniste janë më të rrezikshëm sesa mund të mendohet.

‑Gazeta "Tomori" e datës 26 qershor 1940. Ndër të tjera në anëtarët e Drejtoratit të Fashit Përmet figuron edhe Themistokli Pollo.

‑Gazeta "Tomori" e datës 19 korrik 1940. Artikulli "Pritja e këmishave të zeza n`Elbasan". Midis të tjerave figuron edhe Marie Shuteriqi.

‑Botohet për herë të parë
Imazh
Autori - Dr.Kastrioit Dervishi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4180
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si u vendos fashizmi ne Shqiperi
Imazh
SIMBOLI I FASHIZMIT

Nga Kastriot Dervishi

....Në Federatën e Fasheve të Gjirokastrës, shihet si anëtar i Drejtoratit të Fashit Përmet edhe Themistokli Josif Pollo, që është babai i të ndjerit Stefanaq Pollo, që njihet si një ndër emrat më të njohur të historiografisë komuniste. Për këtë mjafton të shihet gazeta "Tomori" e datës 26 qershor 1940....

....Gjithashtu ndër fashistët më të njohur që u bënë komunistë të vendosur përmenden edhe Ramiz Alia, Kahreman Ylli, Qazim Kondi etj. Në shtypin fashist gjithashtu shkruanin edhe emra të tillë si Aleksandër Xhuvani, Stefanaq Pollo (p.sh.shih "Tomori" datë 20 qershorit 1942), Anton Mazreku (kronikat sportive), Haki Stërmilli, Muzafer Xhaxhi etj. Askush nga këta nuk pati ndonjë pasojë, ndërkohë që duhet kujtuar që drejtori i gazetës "Tomori" u pushkatua pas luftë në moshën 33 vjeçare.
Padyshim që ndër fashistët më interesantë të kësaj kohe është edhe Ramiz Alia. Në kohën që ai kryente gjimnazin (në vendin ku është sot Dhoma e Tregëtisë në Tiranë), ishte ndër më aktivët e rinisë fashiste.
Gjithashtu nga dokumentet rezulton se ndër fashistet me të njohura të Elbasanit ka qenë edhe nëna e Fatos Nanos, Maria Shuteriqi. E ndjera rezulton në listën e grave fashiste të Elbasanit, listë që është botuar në gazetën "Tomori" të datës 19 korrik 1940, faqe 2 në artikullin "Pritja e këmishave të zeza n`Elbasan".. ..
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4180
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PARTIA NAZISTE


Imazh
Ernst Kaltenbrunner

Pas pushtimit gjerman, SD(The Sicherheitsdienst (SD, Shërbimin e Sigurisë) ishte kryesisht shërbimit të zbulimit e SS dhe Partia naziste në Gjermaninë naziste.) dhe kreu Ernst Kaltenbrunner(Ernst Kaltenbrunner (4 tetor 1903 - 16 tetor 1946) ishte një zyrtar i lartë i austriak gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbajtur zyrat e shefit të RSHA, dhe presidenti i Interpolit. Ai ishte i rangut më të lartë udhëheqës SS) ka riorganizuar Gardën e Madhe në Shqipëri duke e transformuar ne Partia naziste shqiptare, e cila kishte nën kontrollin zyrtar të Shqipërisë. Kontrollin gjerman mbi Shqipërinë u lirshëm se në territoret e tjera, qeveria shqiptare nazist nuk lejoi te zgjerohet persekutimin sistematik i hebrenjve në deportimin ose vrasjet. Vullnetarët shqiptarë qe dolen u atashuan prane SS, 21 Waffen Mountain Division of Skanderbeg SS ( shqiptar).
Imazh
SIMBOLI I PARTISE NAZISTE

Pas rënies së Reich i tretë, Shqipëria NISI nJë luftë civile, disa anëtarë të Partisë naziste shqiptare luftuan kundër komunistëve si në Shqipëri dhe në Kosovë deri ne 1944.

Ministra, Sekretarët e Partisë Fashiste Shqiptare
1939-1941 - Tefik Mborja 1939-1941 - Tefik Mborja
1941-1943 - Jup Kazazi 1941-1943 - Jup Kazazi
1943 - Kol Bib Mirakaj 1943 - Kol Bib Mirakaj
Sekretarët e Gardës së Madhe Shqipëri
1943 - Maliq Bej Bushati 1943 - Maliq Bej Bushati
1943 - Eqrem Bej Libohova 1943 - Eqrem Bej Libohova
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Prill 2014, 12:34
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari