Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
ARQILE BOTI - PROF.DR - NJERIU ME ZEMER TE MADH SHQIPTAR
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Prof. dr Arqile Boti - doktor me zemer te madh


Adresa e tij

drarqile@yahoo.com adresa e internetit

dhe nr tel 003554369152

adresa
rruga, shyqyri ishmi
pallati nr 48/1/2

Tirane
Arqile Boti: Mjeku që sfidon


Nga Fatmir Luarasi

Këtu në Tiranë. Sa kalon Urën e Lanës, përballë ATSH, në hyrje të Rr "Ali Demi" e quajtur ndryshe "tek Ulliri" ndodhet shkolla 9-vjeçare "1 Maj". Tamam, aty mbas shkollës në fjalë, në një rrugicë pa krye, çdo ditë, nga ora 0.8 e mëngjesit dhe deri ne orën 16.00, gjen një radhë të gjatë, me dhjetëra gra e burra të moshave të ndryshme. Nuk është radha e qumështit të dikurshëm, as e bukës së sotme me çmimin e dyfishte dhe as për të paguar faturat e dritave që dhe pse na mungojnë me ditë e me ore, përsëri i paguajmë kripur. Këta dhjetëra njerëz, si ne koh' te mire e ne qamet rrinë ne radhe për t'u vizituar te i shume kërkuari Dr. Arqile Boti. I lindur ne Bularat te Dropullit te Gjirokastrës para 69 vjetësh, pasi mori mësimet e para ne shkollën 7-vjeçare te fshatit, shkollën e mesme e beri ne gjimnazin "Qemal Stafa" ne Tirane. Ne fillimet e viteve '60 , pasi mbaroi me rezultate te mira Universitetin Shtetëror, ne degën e mjekësisë se përgjithshme u emërua si mjek pathollog ne fshatin Qukës te Librazhdit. Ishte shume i apasionuar mbas profesionit dhe, jo vetëm nuk shprehu pretendime, por shkoi me një here dhe ju fut punës vence., si c'di te punoje Arqileja. Ne Qukes, ne atë kohe ishte dhe një spital me pak shtretër, sa për fshatrat e atij lokaliteti. Dr. Arqileja ishte i vetëm si mjek, kishte ne vartësi një mami dhe nje infermiere. I binte barra te përgjigjej për te gjithë te shtruarit, madje dhe për lindjet. Punonte sa ne spital, ne ambulance, shkonte edhe neper shtëpiat e te sëmurëve ne raste urgjente. Ne pese vjet pune i vizitoi te gjitha shtëpitë e zonës, njohu thuajse gjithë pacientet. Por me mire e njohën ata doktorin e tyre, djaloshin e papërtuar. Beri emër si mjek. Vete Arqileja e quan Universitetin e dyte kohen qe punoi aty, i papërtuar, punonte pa orar. Nami i mire i kaloi kufijtë e Librazhdit. Filluan t'i vine paciente nga Poradeci, Korça, Elbasani e me tej. Gjithnjë doktori gjendej i zënë me pune. Pacientet ishin te detyruar ta prisnin. Qëllonte edhe 24 ore. Prandaj gdhinin edhe net afër ambulancës, pranë zjarreve, ne dimër e vere. Një dite aty kaloi Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu. Pa njerëz dhe zjarre dhe pyeti: "C behet këtu valle qe janë grumbulluar njërës dhe kane ndezur zjarre?" Ju përgjigjen se prisnin t'u vinte radha për t'u vizituar te mjeku me fame. Mehmeti, si njeri qe i admironte njerëzit e punës, me te mbërritur ne Tirane dha urdhër qe ky mjek te sillej me pune aty. U tha- u be. Kështu Dr Arqileja u emërua si mjek urgjence ne Poliklinikën Qendrore. Por nuk qe e thënë te gjente rehat doktori. Pacientet qe kishin gjetur derman ja kishin çuar namin "Te Molla e Kuqe" Edhe aty filluan ti vinin paciente nga te katër anët. Njerëzit qe donin te gjenin derman thoshin se doktori na bëkësh edhe punën e hoxhës, i këndon pacientet u jep edhe receta me ca ilaçe qe nuk gjendeshin ne asnjë farmaci, plus konfuzionit qe krijohej para poliklinikës qe grumbulloheshin pacientet e shumte. Dr. Arqileja e pranonte dhe vete se mbante lidhje me hoxhën e Mallagjatit te Elbasanit, Ramazan Allen. Ai kur e shikonte qe nuk e shëronte dot vete pacientin ja niste me një copë letër Dr. Arqilese. Po kështu edhe Dr. Arqileja i çonte myshterinj qe e shikonte te arsyeshme hoxhes. Dr. Arqileja pranon edhe punën e recetave,por nuk e bënte me qellim për te diskretituar shtetin qe nuk sillte ilaçe te shtrenjta. Po ja qe ju mblodhën ca "fakte" qe t'i përdornin dashakeqësit. Smira e kolegeve te tij kërkonte largimin e Dr. Arqilese nga Poliklinika. Por c't'i bënin këtij doktori te krisur qe kishte mbështetjen e pacienteve? Megjithatë ju gjet yçkla për ta çuar ne Baldushk te Tiranës, sepse doktori na paskësh nisur një studim për vdekshmërinë foshnjore ne zonat e thella dhe për ta konkretizuar atë duhet te shkonte ne baze,aty ku vdekshmëria ishte me e larta ne rrethin e Tiranës. Dr. Arqilesë kur i kujton këtë padrejtësi te përgjigjet shkurt me një aforizëm: " Dikush shkoi për te vizituar Ferin. Sa mbërriti pa njerëz qe kacafyteshin me njeri -tjetrin dhe,kur gjeti rastin pyeti se c'ishin këta te paudhe - njeri ju përgjigj; te gjithë kane qene mjeke dhe politikane e kane ardhur te hane kokën e njeri-tjetrit këtu." Me te mbërritur ne Baldushk Dr.Arqileja kërkoi Beqir Koxhajn, një pacient qe ja kishte rekomanduar miku i tij hoxha i Mallagjatit. Beqirit i kishin vdekur katër fëmijë fill pas lindjes. Sipas studimit qe beri Dr.Arqileja, konkludoi se këto vdekje,e te tjera ne këtë zone vinin nga mungesa e imunitetit te nënës e fëmijës. Doktori mendoi te eksperimentoje duke aplikuar gamaglobulinen si te nënat dhe fëmijët. Eksperimentimi dha rezultatet e kërkuara. Mbas kësaj Beqiri beri edhe tre fëmijë te tjerë, qe janë dhe sot e kësaj dite dhe qe Dr. e tyre e ftojnë ne lindje, fejesa dhe martesa. Edhe ne këtë zone Ai "mbaroi"tjetrin Universitet, por ajo qe ishte me e rëndësishme vdekshmërinë foshnjore nga l20 për mije qe e gjet i uli ne 25 për mije. Madje kjo qe dhe arsyeja qe atje ne Baldushkun e largët u organizua një seminar shembullor për uljen e vdekshmërisë foshnjore. Dr. Arqile Boti ka një parim qe e mbron me fanatizëm profesional: Ne 100 paciente duhet te shërosh 75 prej tyre, te tjerët janë ne dore te zotit. Ata, koleget e Dr.Arqilese, qe nuk gjejnë shteg nga mund ta shajnë mundin te thonë vec kaq; Ai është i krisur. Po vërtet i tille është ky njeri se përballet me vdekjen dhe ja rrëmben nga duart asaj pacientet e tij. Dr. Arqileja ka një jete te mbushur me episode. Për punën e mire ne Baldushk e sollën ne Tirane. Po ku i rihej ati aty. Kërkoi vete qe te shkonte ne fshat. E çuan ne Share,qe ne atë kohe ishte qendër e sektorit te Fermës "Gjergj Dimitrov" Punoi ca kohe dhe aty, por radhët me paciente nuk ju ndanë. Përsëri kërkoi te shkonte te punonte ne zonën e thelle te Vrapit. Edhe aty bënte punën e mjekut pathollog, si dhe obstret e gjinekolog. Duke shfrytëzuar eksperiencën e viteve qe punoi ne Qukës edhe aty ndeshi ne paciente gra qe I ankoheshin nga dhimbja e shpatullave dhe me duar si te ngrira,qe ne gjuhen e mjekësisë quhet "Dora e Obstretit" e qe shumica e mjekeve e kurojnë si reumatizëm. Ndërsa doktori im pasi hapi e lexoi volume te tera nga literature ruse e greke (qe kish ne atë kohe) konkludoi se kjo vinte nga mungesa e kalciumit,magnezit dhe vitaminës D e B komplekse. Pra dhe e kuroi me këto medikamente. Fshataret e quanin fat qe u kishte shkuar ky mjek atje. Çuditeshin se si e kishin lejuar ata te qytetit te vinte këtu. Dhe,nuk dinin ata se ky njeri e kishte zgjedhur vete këtë vend te largët. Ndoshta qe duke qene larg e ne zone te thelle do t'u shpëtonte radhëve. Koleget e tij qe e quanin "te krisur" nuk linin gur e mik pa future ne siklet për te zënë një "qoshe"ne qytet .Dr. ynë, i veçante nder te veçantët edhe këtu nuk u shpëtoi radhëve, veç se pacientet e taksistet shkatërruan makinat për te vajtur ne Vrapin e largët. Dr Arqileja ka një veti: "Meson nga librat dhe nga te diturit" Me ndihmën konkrete te mamisë Afërdita Lepenica, si dhe ne saj te konsultave te vazhdueshme me Dr Gjylbegun , atje ne ambulancën e Vrapit ndeshi dhe i dha zgjidhje nj fenomeni te veçante qe ndodh me gratë qe kane lindje te vështirë. Përveç hapjes qe ato pësojnë gjatë lindjes se vështirë, ndjejnë një dhimbje te tmerrshme te belit dhe një këputje, e te fiket ne stomak qe vendasit I thoshin "Dhimbje ne lukthin e zemrës"e qe ndodhte nga përmbysja e mitrës. Si gjithnjë Dr. Arqileja ju referua literaturës ruse, greke dhe asaj angleze qe sa kishte hyre ne Shqiperi. Shfrytëzoi mësimet e mara nga mamia dh Dr. Gjylbegy dhe praktikoi dhe beri vete eksperimente ne çuarjen e mitrës ne vend. Këtë "çmenduri" e mori vesh edhe Piro Kondi-ish sekretar i Komitetit te PPSH Tiranës. Dhe me marifet I tërhoqi vëmendje se si ka kurajë e hyn ne punët e gjinekologut. Por Dr. Arqileja ju përgjigj me një metafore: "Aq sa mund te quhet kuzhinier një qe gatuan veç mish me patate,aq është mjek ai qe nuk njeh mjekësinë e përgjithshme. Dr. Arqileja ka mbi 40 vjet qe punon si mjek, e radhët e pacienteve nuk po i ndahen. Ai tani ka gjetur një qoshe ne këtë rrugice qorre,por radha vazhdon. " Do ta ndërroj prapë kliniken - thotë" Dr. Arqileja ndryshe nga gjithë koleget e tij është bere i njohur edhe me mjekësinë bimore (alternative) qe ai praktikon. Ne kliniken e tij te bije ne sy nje grumbull bimësh mjekësore. Ai mbron me fanatizëm parimin e tij filozofik se :"Zoti kur na dërgoi sëmundjet ne njerëzve,ne atë mase i dha tokës bimët shëruese" Edhe pse 69 vjeç ai ende nuk i ndahet leximit. Ta mbush mendjen se fuqia shëruese e bimëve e ka origjinën nga Hipokrati, Dioskuridi me tetë volumet e tij, Galemi, arabi Ariceda, kinezet e lashte, qe ai I ka lexuar e lexon sa here i duhen..E gjeta me librin e Majkell Murrajt ne dore. Filloi te me tregonte se ky mjek i madh duke shfrytëzuar origjinën e ilaçeve me origjine bimore po lufton sëmundjen e leucemisë e kancerin. Vini Kristina, ilaç qe prodhohet nga Vini Roza u rritka në Madakaskar. Apo taksoli dhe Taksoferi (kura anti kancer) del nga bredhi qe ritet ne Oqeanin Paqësor e quhet Taksus Bukato. I kërkoj ndjese lexuesit për ndonjë gabim timin se nuk mund te jem një doktor shkencëtar si Arqile Boti. Sot dëgjojmë për shume mjeke te ashtuquajtur popullore. Keta barinj,dine te bejne ndonj ilac si dikur gjyshja ime. Por nuk kanë as njohuritë me te vogla ne Botanike,Biokimi e Farmakologji.. Ndryshe na lind e drejta te themi për Dr. Arqile Botin. Ai është një njohës i mire i shkencës se mjekësisë moderne> Ndaj ai sot njihet dhe respektohet nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive te Kambrixhit,e cila e ka vlerësuar me Medaljen Mari Kyri. Apo ajo amerikane qe e ka nderuar me medaljen e arte për Shqipërinë. Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare te Biografive te Kembrixhit e respekton si këshilltarin e tij. Ka mbi pese vjet qe merr pjese ne Kongresin Politeknik te Greqisë ne Athine për mjekësinë. Ne Milano mori pjese ne Konferencën e mjekësisë se rregullt fiziologjike. Është i ftuar ne Kaliforni e ne Kongresin mjekësor te Oksfordit per Fito Terapinë. Ka gati për botim ne tri gjuhe(anglisht,greqisht e shqip librin "Bazat e Fito Terapisë" Këshilli Bashkiak i Gjirokastre e ka shpallur Qytetar Nderi. Mban disa medalje e urdhra nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë. Ka një kujtese brilante dhe, kur e pyet se si e ka ruajtur këtë memorie ta pr?t shkurt: "Nuk kam fjetur ne një dhome me gruan,por me LIBRAT"

E Premte, 29 Shkurt 2008
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Psikologjia e diktatorëve


02/11/2009
Nga dr. Arqile Boti

Meriton të trajtohet shkurtimisht, sepse në kohën e sotme dalin mjaft diktatorë potencialë, që do dëshironin të ishin, fjala vjen, një Napoleon Bonaparti i dytë. Ngado që të sillesh, rezulton se shumica dërrmuese e diktatorëve, të vjetër dhe të rinj, i përshkon ateizmi, domethënë ata nuk pranojnë ekzistencën e Zotit dhe, si të tillë, meqë Zot nuk ka, atëherë secili e konsideron veten zot dhe fjala e tyre duhet të dëgjohet patjetër nga vartësit e tyre, të cilët konsiderohen si bagëti para madhështisë së fantazuar të tyre.
Së dyti, në personalitetin e tyre agresiv veprojnë disa specifika të thyerjeve emocionale në rininë e tyre, që reflektohen në shkallën e agresivitetit dhe kriminalitetit kur marrin pushtetin.
Që të mos jemi as shumë të mërzitshëm, këtu do të rreshtojmë disa nga diktatorët më tipikë në histori, se për ti përmendur të gjithë, duhet një libër i tërë.
Të fillojmë nga faraoni në kohën e Moisiut, që përshkruhet me hollësi në Dhiatën e Vjetër dhe në suren “Ta-Ha” në Kuran, ku Moisiu dhe vëllai i tij, Aaroni (Musai dhe Haruni në Kuran) i shkuan faraonit për ti transmetuar urdhrin e Zotit. Ai deklaroi hapur se “unë jam zoti dhe ska asgjë mbi mua”, se “çdo gjë mund ta bëj me vullnetin tim dhe ska forcë që më ndalon”. Mendjemadhësia e faraonit shkoi gjer atje sa ndoqi izraelitët të udhëhequr nga Moisiu dhe Aaroni dhe ngjarja e kalimit të Detit të Kuq nga izraelitët nëpërmjet shkopit të Moisiut, që ndau detin më dysh, gjithashtu mbytja e faraonit me ushtrinë e tij në fund të detit është përshkruar me hollësi në Dhiatën e Vjetër dhe në Kuran dhe kur e nxori uji të mbytur, u gjet trupi i tij i mbledhur në sexhde, duke iu lutur Zotit, por tashmë ai ndëshkimin e kishte marrë.
Rasti tjetër tipik është ngjarja ndërmjet profetit Daniel dhe mbretit Baltasar, të birit të diktatorit babilonas Nabuhadnecarit. Baltasari ishte diktator tipik, që bëri zullume gjer në ofendimin e Zotit të madh dhe në kohën që po bënte një darkë duke pirë dhe vepruar me gjeste të papëlqyera me enët e rrëmbyera të tempullit të Jerusalemit, pa në mur një dorë misterioze që shkroi tri fjalë - “MENE TEKEL PARES” - dhe i tmerruar thirri Danielin që ti shpjegonte kuptimin. Danieli u përgjigj se “Zoti, duke vërejtur padrejtësitë dhe krimet tuaja, vendosi që të ndajë mbretërinë e Babilonisë dhe sonte do të bëhet një puç, ku do të vritesh ti dhe bashkëpunëtorët e tu të afërt”. Baltasari u pendua menjëherë (vetëkuptohet se para fuqisë së Zotit të gjithë janë të shkatërruar, sado të fuqishëm që të jenë) dhe bëri një mbledhje pendimi, ku thirri të gjithë oborrtarët, por megjithatë nuk shpëtoi dot nga atentati dhe vdekja po atë natë. Vendimi i Zotit ishte marrë tashmë.

Shembulli tjetër është historia e diktatorit të famshëm në kohën e Jezusit, Herodit, i cili, pasi mori për grua gruan e vëllait të vet, u ndëshkua rreptë nga Johan Pagëzori. Por duhet thënë se gratë e diktatorëve bëhen shpesh shtysa të krimit, bëhen më keq se tigrat, kështu që gjeti rastin që në kohën e një darke të organizuar nga Herodi dhe kur e bija e Herodiatës, Saloma, bëri një kërcim spektakolar, që i pëlqeu Herodit, por dhe të pranishmëve të tjerë, Herodi i tha “unë të jap deri gjysmën e pasurisë”, por tigri Herodiadë i kërkoi në konsultim me të bijën kokën e Johan Pagëzorit, por dhe Herodi vetë e mori ndëshkimin kur duke folur nga tribuna pas disa kohësh vdiq dhe pasi vuajti ca ditë trupi i tij u mbush me krimba.
Për sa i përket Neronit dihet se përfaqëson një diktator të urryer ateist dhe kriminel, që përfundoi në kosh të plehrave. Por tashmë për të shkurtuar tregimin po kalojmë në kohën e re, duke përmendur disa ndër diktatorët më tipikë.
Po e fillojmë me të ashtuquajturin udhëheqës të revolucionit borgjez francez të vitit 1789, që ka bërë bujë në histori dhe u bë burim frymëzimi për të gjithë ateistët dhe materialistët dhe pikërisht Maksimilian Roberspieri, i cili si ateist klasik, nëpërmjet disa sofizmave, si feja e re e krijuar prej tij, kulti i arsyes supreme të kulluar, u mundua të mbante pushtetin me dhunë, duke eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e vet të ngushtë, duke filluar nga Herberti -Kamil Demuleni e duke kaluar më vonë te një nga bashkëpunëtorët e vet të ngushtë, Xhorxh Dantoni. Të gjithë njëri pas tjetrit përfunduan në gijotinë, por Zoti i plotfuqishëm për ata që i kanë sytë e shpirtit të hapur e tregon forcën e vet, kështu që disa muaj pas vrasjes së Dantonit përfundoi vetë Roberspieri në gijotinë, duke u dhënë fund krimeve të një diktatori që kërkonte vetëm gjak. Ditën e llogarisë para Zotit do të tmerrohej kur të shihte skenat e xhindeve që do ta rrethonin. Revolucioni francez në esencën e vet, pavarësisht se kishte nuanca antiklerikale dhe antifeudale (kleri, pjesa e të cilit e pagoi deviacionin e vet, se u ndëshkua për këtë deviacion nga parimet e Krishtit), pra ky revolucion në të vërtetë i drejtohej kryesisht ideologjisë së krishterimit nga një grup pseudointelektualësh gjakpirës me në krye Roberspierin.

Diktatori tjetër i famshëm dhe ateist, Napoleon Bonaparti, që erdhi në pushtet pas eliminimit të grupit të jakobinëve të drejtuar nga Roberspieri, me një mani anormale për pushtet, që do të pushtonte Europën dhe më tej botën, përfundoi në një disfatë të plotë, që filloi nga Rusia dhe hëngri grushtin dërrmues në betejën e Vaterlosë më 18 qershor 1815 dhe atje “i madhi” Napoleon bënte si fëmijë duke përjetuar shijen e humbjes së turpshme në fushën e betejës dhe mania e tij për pushtet në formë diktature përfundoi bashkë me humbjen e tij në ishullin e Shën-Helenës.
Një ekzemplar i veçantë i një diktatori të egër është Hitleri, i cili qe parashikuar që nga koha e Nostradamusit me emrin “Hister”, tek i cili pleksen ateizmi me disa ngjarje sentimentale të rinisë së vet, që nga disfata në vlerësimin e pikturave të veta e gjer te marrëdhëniet dashurore. Kështu, është i njohur fakti që në rininë e vet Hitleri ra në dashuri me vajzën e një fabrikanti, i cili, sa e pa Hitlerin, e injoroji dhe e zboi. Pasi mori pushtetin Hitleri,vjehrri i tij i mundshëm u ekzekutua ndër të parët, pasi Hitleri, i dalë jashtë logjike, imagjinoi se do të pushtonte botën, dhe kështu bëri zullume njëri pas tjetrit dhe e hëngri në Rusi. Sipas përshkrimeve të sekretares së tij Traudl-Junge, që i ka ndjekur me hollësi ditët e fundit të Hitlerit në bunker, nga fundi i prillit 1945, Hitleri sillej si fëmijë i mbledhur grusht nga frika dhe ndonjëherë sdinte çfarë fliste, por Junge tregon se pasi i futi vetes një plumb në gojë dhe Eva Brauni, besnikja e vet piu kapsulën e cianurit, pas ceremonisë së martesës imagjinare, Hitleri urdhëroi që të digjeshin trupat e tyre, pra zjarri i xhehenemit i përfshiu që në këtë botë, sepse zjarri i vërtetë do të provohej ditën e gjykimit, të cilin do ta përjetonin si një dritare menjëherë pas vdekjes së tyre dhe njerëzit duhej të hapin sytë dhe të shikojnë ndëshkimet e Zotit që në këtë botë për njerëzit që kanë hyrë te kampi i djallit, duke u shërbyer urdhrave të tij, si Hitleri me kompani.

Për sa i përket Leninit, që konsiderohet si komunist liberal, e vërteta është se së bashku me polakun Xherxhinski sajuan një ligj, që quhej “terrori revolucionar” që eliminonte çdo kundërshtar politik, duke përfshirë shumë klerikë ortodoksë rusë. Kështu që në të vërtetë Lenini ka qenë një diktator tipik, por Zoti e hoqi shpejt nga skena historike duke e bërë viktimë të një sifilizi të sistemit nervor.
Për sa i përket Stalinit, ka shkëlqyer në krime dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore u përplas me një diktator tjetër të xhindosur, Hitlerin, dhe njëri sigurisht do të falimentonte. Nga dy vezë të djallit njëra do të thyej, por Stalini nuk e gëzoi shumë fitoren, sepse në vitin 1953 Zoti e hoqi nga skena historike për të dhënë llogari karshi gjykatësit suprem për vrasjet e tij makabre ndaj kundërshtarëve të tij. Thuhet se në çastin e vdekjes Stalini bërtiste, ngrinte duart lart me inat duke përjetuar rrethimin nga xhindet e frikshme të shpirtit të tij.
Për sa i përket Enver Hoxhës, duhet thënë se e kam përjetuar vetë që sapo u bë lufta antifetare e paskrupullt në shkurt të 1967, duke e prezantuar veten si një ateist të betuar, pas 3-4 vjetve i ra infarkti në zemër, pas 1975-s paraliza dhe pas viteve 1980-1981 sëmundja e alzhaimerit e rëndoi gjendjen. Vetëm njerëzit me sy të shpirtit të mbyllur nuk mund të shohin këto gjëra, që shpesh Zoti ti jep shenjat e ndëshkimit që në këtë botë, siç e theksuam më lart.

Siç përshkrova shkurtimisht këto ngjarje historike, del se fundi i diktatorëve ka qenë diskreditues për ta dhe shpesh ndëshkimi i Zotit është dukur që në këtë botë për ata që e kuptojnë dhe kanë arsye të shëndoshë dhe besim te Zoti.
Siç duket, sot disa kriptodiktatorë i harrojnë këto të dhëna historike dhe shumë të tjera që përmban historia. Duhet të jenë të qartë se fundi i tyre nuk do të jetë i ndryshëm nga këta që ka zbatuar në praktikë diktaturat para tyre. Kjo tregon se kriptodiktatorët e sotëm nuk kanë shumë mend për tu marrë në konsideratë, por tregohen pa bazament historik dhe botëkuptimor.
Personaliteti dhe prestigji politik nuk fitohet me slogane dhe fraza boshe, por se sa i kanë shërbyer popullit të vet dhe jo karriges së tyre. Duhet ta dinë të gjithë se një njeri fetar i vërtetë nuk mund të jetë kurrë diktator, sepse ka frikë Zotin dhe ndëshkimin e tij për veprimet e veta. Duhet ditur gjithashtu se Zoti i madhërishëm mat, peshon dhe të jep atë që meriton, se Zoti është gjykatësi suprem dhe i plotfuqishëm për çdo gjë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Shtator 2014, 08:41
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari