"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
SEMUNDJET DHE MREKULLIA E BIMEVE MJEKSORE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE MREKULLIA E BIMEVE MJEKSORE, Posted 20 Qershor 2009, 20:28
Bimet mjeksore qe perdoren per mjekim!


Aloa Vera Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksionevet të ndryshme.

Kopra e rëndomtë Foshnjeve të posalindura iu jipet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjen në muajt e para të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Trumëza Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Këputja e arrave
(Equisetum Arvense), në organizëm vepron si hemostatik, si adstringent, si diuretik, si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj

Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, poashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jasht dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve...

Makthi i egër
Në mjekësinë popullore për ndaljen e rrjedhjes së gjakut, kundër diarresë e dizenterisë, kundër tuberkulozit, si qetësues i dhembjeve të zorrëve dhe lukthit, kokës, kundër gurit në mëlçinë e zezë etj.

Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.
Mendra shtepiake (Mentha piperita L) eshte bime shumevjecare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, per kete dhe kultivohet neper kopshte. Ne mjekesine popullore eshte tejet i perhapur perdorimi i kesaj bime. caji nga gjethet e kesaj bime, te cilat duhen mbledhur para se te lulezoje, perdoret si spazmolitik kunder ngerceve, pastaj per qetesimin e terheqjeve muskulare, sidomos ne organet e tretjes. Gjethet e saj jane perberes te shume preparateve dhe cajeve ne farmakologji. Ne forme caji perdoret edhe kunder vjelljes, dhembjes se stomakut, te melcise, semundjeve te lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmit etj. Lulezon ne muajt korrik - nentor.

Luleshurdha
Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj.

Eufrazia
Vepron si: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament për sy, tonik mukosal...

Rrika Stimulans i qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve të tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtë është rubefacientë, citofilaktik..

Molla
Përgatitja e uthullës së mollës dhe ndikimi i saj në organizëm...

Mugujt e bimëve Mugujt e bimëve - koncentrate vitaminore.
Kurat popullore që shërojnë sëmundjet e mëlçisë

Ndiqni këshillat e specialistëve për mënyrat e përgatitjes dhe përdorimit të tyre

Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk, që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.

Sëmundjet

Duke pasur parasysh shërbimet kryesore të mëlçisë, specialistët kanë përcaktuar edhe sëmundjet (patologjinë) e saj dhe të rrugëve të tëmthit, të cilat karakterizohen nga pakësimi i sekretimit dhe i mënjanimit të lëngut të tëmthit në zorrë nga kalimi i kripërave të tij në gjak. Por mund të lindin edhe ndryshime të tjera në vetë indin e mëlçisë, që çrregullojnë funksionet e saj fiziologjike të sintezës, të shndërrimeve dhe të mënjanimit të prodhimeve të ndryshme ushqimore me origjinë shtazore, bimore e minerale. Është e këshillueshme që në të gjitha çrregullimet e mëlçisë t’i drejtoheni mjekut për përcaktimin e diagnozës dhe mjekimin sa më të arsyeshëm. Preparatet me origjinë bimore që praktikon mjekësia popullore dhe ajo shkencore për sëmundjet e mëlçisë përdoren në këto drejtime kryesore. Për mjekimin e pezmatimit të mëlçisë (hepatit) dhe të fshikëzës së tëmthit (kolecistit) dhe për tretjen e gurëve të tëmthit (kolelitiazë). Ndërmjet bimëve që përdoren në familje për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë e të rrugëve të tëmthit rezultate të mira ka dhënë mendra e butë, e cila mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe pa shkaktuar veprime të padëshirueshme anësore.

Kurat popullore

Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akjes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj. dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimor i përzier edhe me pelin e me bar pezmin (Achillea millefolium) bëhet më i dobishëm për prodhimin e lëngut të tëmthit. Merret një lugë kafeje me barin shërues bimor (lule), hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Kullohet dhe pihet 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.

Angjinarja
Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë). Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy lugë gjelle) me bar shërues bimor (gjethe) të grimcuara, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjatë rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevoje.

Pelini
Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lules së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Një ose dy lugë kafeje (1,5 deri 3 gramë) me barin e copëtuar hidhet në një enë ku shtohet gjysmë gote me ujë që zien. Ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë 15 minuta të ftohet, pastaj kjo kullohet dhe lëngu pihet me lugë gjelle disa herë gjatë ditës, gjysmë ore para buke.

Rrepa
Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Njëkohësisht me tharjen e rrënjës pakësohet edhe veprimi i saj. Rrënjët e rrepës përdoren si mjet koleretik kundër gurëve të tëmthit kur fillon ripezmatimi i fshikëzës përkatëse, si dhe për të lehtësuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese të rrepës, pasi përthithen nga trakti tretës, ngacmojnë lehtë mëlçinë dhe në këtë mënyrë shtojnë rrjedhjen e tëmthit. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar. Në gurët e tëmthit rrepa këshillohet vetëm për një kohë të caktuar dhe në doza të vogla. Vlen të theksohet se kura me rrepa në sëmundjen e mëlçisë mënjanon shqetësimet e ndjeshmërisë (alergjinë) si kruajtjen. Merren nga goja 100 deri 200 gramë rrënjë të freskëta, ose pjesë 100 deri 150 gramë lëng në ditë (në rastin e fundit shija rregullohet me kripë ose me sheqer). Një rrënjë rrepe mesatarisht jep deri një çerek litri lëng, pothuajse ç’është doza ditore.
Pas një kure prej 4-5 ditësh bëhet një ndërprerje prej 2-3 ditësh. Kura zgjat 15-20 ditë dhe mund të përsëritet çdo 3 muaj.

Funksionet e mëlçisë
Mëlçia e zezë është gjëndër e madhe, e cila shpesh quhet edhe laboratori biokimik i organizmit, sepse kryhen një seri shërbimesh (funksionesh) të rëndësishme.

Përpunon dhe shndërron një seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.

Sekreton dhe nxjerr në zorrë lëngun e tëmthit, i cili ndikon në tretjen e ushqimit dhe në lëvizjen e zorrës.

Nxjerr në gjak prodhimet e nevojshme që ndikojnë në normalizimin e proceseve të organizimit
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VAJRAT BIMORE MJEKSORE DHE NJERIU, Posted 20 Qershor 2009, 20:32
Aromaterapia ose e thene ndryshe terapia e aromave


Vajrat eterike, te perftuar nga bime te ndryshme, kane dhene rezultate te mira ne kurimin e disa semundjeve. Keta vajra bimore jane te pasur me shume lende ushqyese dhe kuruese dhe ne saje te perberjes se tyre kane specifikat e veta ne trajtimin e semundjeve. Me poshte paraqiten vajrat eterike te nxjerre nga shtate bime dhe peme te njohura, te cilet kane gjetur nje perdorim te gjere ne mjekesine popullore. Pervec rendesise qe kane vajrat eterike ne organizmin e njeriut, ju do te njiheni edhe me menyren e perdorimit te tyre. Aromaterapia eshte njera nder fushat me te popullarizuara te mjekesise tradicionale dhe eshte e pranishme ne shume kultura. Dhjete vitet e fundit, kur njeriu i eshte kthyer natyres, ajo eshte riaktivizuar. Aromaterapia eshte forme e mbajtjes se mire fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundesi qe ne menyre te natyrshme te shfrytezoje ekstraktet e bimeve. Per shembull, nepermjet masazhit me vajra te ndryshem, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjise, trupi clirohet nga ngarkesat si dhe qetesohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund te perdoret edhe per problemet e semundjeve te ndryshme, ku aplikohen vajra te ndryshem qe aplikohen per te zvogeluar dhe qetesuar simptomat e semundjeve. Kjo forme eshte forma me e vjeter e sherimit ne historine e njerezimit. Keto vajra kurues behen edhe kombinime: per relaks, freski, tonifikim, sherim te plageve, bukuri lekure, hidratim, smaliatura etj. I pari qe njihet, qe eshte marre me aromaterapine, mendohet te jete kimisti Rene Maurice. Gjate nje prove qe ai ka dhene, ka djegur doren e tij dhe per te ndalur dhembjet ka urinuar ne vajin e lavandes, e cila ndodhej me afer tij. Pas kesaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandes ka filluar te ndikoje shpejt ne mbylljen e djegies.

Vajrat esenciale

Vajrat esenciale mund te merren ne dy lloj menyrash: nepermjet kanaleve te frymemarrjes dhe nepermjet lekures. Po keshtu, keto vajra bimore mund te perdoren dhe te pergatiten per masazhin, per kujdesin e fytyres dhe trupit, per ferkim lokal, per kompresa, per hapjen e poreve etj. Vajrat esenciale me shume perdorim kane gjetur per hapjen e kanaleve te frymemarrjes, per problemet e sistemit te tretjes, ne rastet e mosfunksionimit te mire te melcise dhe temthit, ne problemet reumatizmale, ku vajrat veprojne ne menyre te shkelqyer. Gjithashtu, keta vajra kurues ndihmojne per nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), per probleme te lekures, ne reniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e vecanta e vajrave ne te cilat bazohet aromaterapia eshte veprimi i tyre i shkelqyer ne te gjitha nivelet e qenies sone, pasi ata nuk japin asnje lloj efekti negativ. Keto lloj vajrash apo perzierjesh kthejne harmonine, vitalitetin dhe qetesine shpirterore.

Perberesit
Perberesit e vajrave qe merren nga bimet nuk dallohen vetem nga lloji, por edhe ku eshte mbjelle ajo bime dhe karakteristika te tjera si psh ku rritet bima, teknologjia qe perdoret per nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, menyra e perzierjeve ne persona te ndryshem, ne lekura te ndryshme, ne metabolizmin e njerezve te ndryshem dhe te cdo njeri nje vaj ka efekte te ndryshme biologjike. eshte e rendesishme qe ne keta vajra te kemi nje garanci te plote ne teknologjine e nxjerrjes se tyre duke u bazuar qe ne analize te bimes, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, semundjeve te ndryshme dhe parazitet. eshte mire qe bima te jete biologjike. Gjithashtu, vajrat bimore mund te perdoren edhe ne perberjen e kremrave te ndryshem, te cilet perdoren per: probleme te artritit, artrozes, spondiloartrozes, ne dhembje te pergjithshme te shtylles kurrizore. Keshtu per keto dhembje rekomandohet perdorimi i kremit "Leni" qe eshte nje kombinim i persosur nga bime te ndryshme si cajra ose perdorimi i kapsulave bimore qe sherbejne per keto dhembje. Edhe ilaci bimor "Arnika" (qe perdoret per trauma te ndryshme) nga ndjesia e freskise qe jep zevendeson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj.

1. Vaji i limonit
Nje nder vajrat esenciale qe perdoret per kurimin e disa semundjeve ose problemeve eshte vaji i limonit. Ai mund te perdoret dhe si aromatizues per gojen dhe mund te merret tri here ne dite nga nje pike. Nese perdoret para ngrenies, vaji i limonit eshte shume i mire per celulitin, per mykun. Si perdorues i jashtem, vaji limonit ka efekte pozitive per forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkelqim lekure, heq rrudhat etj. Gjithashtu, ky vaj mund te perdoret edhe per masazh dhe freskim. Per kete, ai duhet te shfrytezohet pas lodhjes per ta perterire trupin. Ndersa ne rastet e reumatizmes, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit perzihet me vajin e geshtenjes per te qetesuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton nje ndjenje e mire nxehtesie dhe relaksimi.

2. Vaji i geshtenjes
Vaji i geshtenjes eshte nje tjeter vaj esencial i perdorur nga mjekesia tradicionale. Ai ka gjetur perdorim te gjere ne semundjet reumatizmale. Me vajin e geshtenjes per te larguar dhembjet duhet te ferkohet vendi i semure dhe kjo mund te perseritet disa here ne dite pa probleme te demshme. Geshtenja eshte nje bime mjaft e perhapur jo vetem ne Europe, por edhe ne vendin tone. Fale perberesve te saj, perdorimi i geshtenjes ne mjekesine popullore eshte i njohur dhe mjaft i perhapur. Kokrrat e geshtenjes kane vlere te larte ushqyese e dietike. Ato permbajne rreth 40 per qind niseshte, kur jane te fresketa. Geshtenjat perdoren te fresketa, te ziera, te pjekura ose te perpunuara. Kokrrat e geshtenjes, te ziera a te pjekura, kane veti te mira rrudhese dhe rregullojne funksionimin e stomakut dhe te zorreve, treten lehte dhe ndihmojne ne tretjen edhe te ushqimeve te tjera duke aktivizuar organet dhe gjendrat e tretjes. Perdoren me efekt te mire ne rastet e heqjes se barkut ose diarrese. Vecanerisht keshillohen per femijet e vegjel disavjecare per te normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft crregullime. Gjethet e geshtenjes kane gjetur nje perdorim te mire si zbutes te rrugeve te frymemarrjes dhe qetesues te kolles. caji me gjethet e geshtenjes ka veti tonike dhe jep rezultate te mira ne stomak si tretes dhe si nxites per hapjen e oreksit. Ben mire posacerisht kunder heqjes (shkuarjes) se barkut. Ndikon edhe per uljen e temperatures.

3. Vaji i mentes
Vaji i mentes eshte nje vaj esencial shume i mire per t?u perdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon qe te rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon qe qimja te depertoje ne lekure (qimja del drejt). Nese perdoret per masazh ne te gjithe trupin, vaji i mentes jep freski dhe kenaqesi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymemarrjes, perdoret ne rastet e ftohjeve, ndihmon ne uljen e temperatures, ne bronkite dhe kolle, ku mund te masazhohet dhe vetem pjesa e gjoksit. Vaji i mentes mund te perdoret per t?u pire nga goja kur keni probleme me fytin, ne eren e padurueshme te gojes, per kujdesie te dhembeve ose zgavres se gojes ose mund ta perzieni me uje per shpelarje te gojes me gargare. Ai eshte dhe nje antimikrob shume i mire. Vaji i mentes eshte shume i mire te perdoret per ferkim kur keni probleme me venat, por ai mund te perdoret edhe per lyerjen e kembeve per te larguar aromat e pakendshme te djerses, sepse mban gjate gjithe kohes kemben te fresket. Kjo bime eshte mjaft e perhapur ne natyre. Ne Shqiperi njihet me emrat: mender, hither e bute, hither e eger, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake (Mentha piperita L) eshte bime shumevjecare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, per kete dhe kultivohet neper kopshte. Ne mjekesine popullore eshte tejet i perhapur perdorimi i kesaj bime. caji nga gjethet e kesaj bime, te cilat duhen mbledhur para se te lulezoje, perdoret si spazmolitik kunder ngerceve, pastaj per qetesimin e terheqjeve muskulare, sidomos ne organet e tretjes. Gjethet e saj jane perberes te shume preparateve dhe cajeve ne farmakologji. Ne forme caji perdoret edhe kunder vjelljes, dhembjes se stomakut, te melcise, semundjeve te lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmit etj. Lulezon ne muajt korrik - nentor.

4. Vaji i portokallit
Vaji esencial i portokallit mund te perdoret me pika nga goja duke e marre tre ose kater here ne dite nga nje pike per te larguar ererat e keqija nga goja, mund te largoje aromat e keqija te djerses duke u perdorur ne vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminen C, jep ndjenjen e nxehtesise duke u ndier mire dhe i qete. Portokalli eshte i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripera kalciumi, fosfori etj. Lengu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, eshte freskues. Nga levozhga e portokallit del vaj eterik shume i mire, i cili gjen perdorime te shumta ne prodhimin e pijeve, aromave, ilaceve etj. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), perdoret me sukses ne luftimin e semundjeve te veshkave edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to, ne semundjet e melcise dhe ne ato te zemres dhe te eneve te gjakut. Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pelqehet edhe nga femijet e vegjel dhe keshillohet te perdoret qysh ne muajin e trete pas lindjes. Portokallet perdoren me efekt te mire ne luftimin e anemise, duke pasuruar gjakun me elemente te reja. Portokalli ka permbajtje te larte te Vitamines C. Kjo vitamine merr pjese ne shume procese te shkembimit te lendeve ne organizem. Levozhgat jane te pasura me elemente aktive dhe lengu i fituar nga zierja e tyre perdoret edhe ne rastet e crregullimeve te stomakut dhe te zorreve.

5. Vaji i eukaliptit
eshte nje mrekulli per te cliruar rruget e frymemarrjes, per ftohjet, per kollen. Perdoret per t?u pire edhe ne forme caji, per t?u futur ne vaske ose per masazh. Pas perdorimit te ketij vaji, ndihet menjehere clirimi i muskujve te trupit dhe mbushja e tyre me ajer.
Eukalipti (Eucaliptus globulus Lab.)
Eukalipti eshte nje dru qe arrin lartesine deri ne 3 m. Ka dy lloje gjethesh: gjethet e vjetra jane te gjata ne forme drapri, te trasha, me gjatesi rreth 35 cm, kurse ato te rejat jane pa bisht, ne forme vezake, me ere te kendshme. Lulet i ka te vecuara, fryti kapsolle me madhesi 3-4 cm. Lulezon nga muaji shkurt-korrik. Bimes i mblidhen gjethet e vjetra gjate muajve korrik-gusht, te cilat thahen ne diell. Eukalipti ka veprim antimikrobik. Perdoret si balsamik, ne jashteqitjen e kelbazes, si dezinfektant urinar. Nga jashte, ne forme pomade perdoret ne semundjet dermatologjike.

6. Vaji i avokados
eshte tonifikues shume i mire dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qete, duke i dhene atij nje ngjyre te bukur dhe te hidratuar. Vaji i avokados eshte shume aktiv per te gjitha llojet e lekures. Ai rekomandohet te perdoret pas dushit, larjeve ne det ose pishine, pas rrezeve te diellit ose solarit. Mund te behen perzierje te vajit te avokados, jojobes, si dhe Vitamines E, qe merret nga vaji i bajames. Kjo lloj perzierjeje ushqen lekuren e fytyres dhe te trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, ne menyre stimuluese ndikon ne rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcen e tyre, deperton thelle ne shtresat e lekures duke e hidratuar ate ne thellesi. Permireson rezistencen dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lekuren te re, elastike, te forte dhe ne te njejten kohe e ben ate te bute, te mendafshte dhe te shndritshme. Vaji i avokados ngadaleson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshem te rrudhave. Ky vaj perthithet lehte nga lekura, nuk le ne te shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund te perdoret ne fytyre ose ne qafe para kremit te nates, pastaj mund te vazhdohet edhe ne te gjithe trupin. Per nje lekure te mplakur shume mund te keshillohet me Aloe vera xhel. Vaji i avokados deperton thelle ne shtresat e lekures duke penguar tharjen e saj. Vaji i jojobes i kombinuar me vajin e avokados e ben lekuren te bute dhe te lemuar.

7. Vaji i ederes
eshte nje kure shume e mire gjate kohes qe mbani diete per te kuruar carjet e lekures dhe celulitin.

8. Vaji i fares se grurit
Vaji i nxjerre nga farat e grurit eshte i pasur me Vitamine E dhe F. Ai rrit shtresen mbrojtese te lekures dhe ruan lageshtiren ne te. Substancat ushqyese te ketij vaji ndihmojne levizshmerine e lekures ne menyre stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lekuren te ruaje butesine dhe elasticitetin. Ne te njejten kohe, ai deperton thelle ne lekure duke e ushqyer ate. Ky vaj eshte ideal per kujdesin e lekures se thate ose dhe te zhubravitur, se ciles i dhuron bukuri dhe pamje te mendafshte duke e rikthyer serish lekuren ne te lemuar dhe elastike. Vaji i fares se grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshem te rrudhave, ndersa ato ekzistueset behen me te buta dhe me pak te dukshme. Ky vaj mund te perzihet me ate te bajames duke e perdorur per fytyren dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. eshte shume e keshillueshme qe ky vaj te perdoret patjeter nje jave para ekspozimit ne diell ose si solar gjate diellit dhe mbas tij.

9. Lecitina di soja
Perberesit e tij kryesore jane koloni dhe inozitoli, ne forme te fosfatdilkolines. Ky vaj rekomandohet te perdoret per mbajtjen ne forme te lekures duke u marre nga goja. Po keshtu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund te perdoren per pirje nga goja. Efektet e Lecitina di sojes jane vetem nepermjet organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethene jane te efektshem vetem nga marrja me goje. I tille eshte edhe vaji i enoteres, i cili per probleme te lekures duhet patjeter te merret nga goja. Lecitina di soja eshte e rendesishme per absorbimin e vitaminave te shkrira ne yndyra. Ai eshte shume i domosdoshem per personat ne moshe mbi 40 vjec, ne semundjet e venave dhe zgjerimit te tyre. Ndersa ne rastet e osteoporozes Lecitina di soja aktivizon fosforin ne organizem, i cili eshte ne perberje te eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojes, organizmi furnizohet me shume me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e melcise sidomos tek alkoolistet, perdoret per detoksikimin e qelizave te melcise, forcon mukozen e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyres, ndihmon ne shkrirjen e yndyres ne personat mbi peshe dhe ka veprim antistres. Lecitina di soja vepron ne menyre te shkelqyer ne personat qe kane prirje per t?u semurur nga kanceri. Mbron mukozen e amzes dhe gjinjte nga problemet kanceroze. Ndersa te personat qe vuajne nga arterioskleroza Lecitina di soja gjate pirjes shpejton nxjerrjen e yndyres jashte dhe ul kolesterolin e tepert. Ky vaj eshte i suksesshem per t?u perdorur ne te gjitha fazat e semundjes edhe pas sherimit, sidomos edhe ne semundjen e anemise.

10. Vaji i hudhres
Vaji i hudhres eshte i domosdoshem te kombinohet me vajin e peshkut sepse ben pershtatjen e natyrshme te vajit te peshkut ne shendetin e cdo personi. Vaji i hudhres ndihmon ne mbajtjen larg te arteriosklerozes dhe semundjeve te tjera kardiovaskulare. Ai mbron enet e gjakut dhe zemren, kontribuon ne tensionin normal te gjakut, duke e mbajtur ate ne kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit ne gjak, mbron muret e eneve te gjakut, pengon formimin e topthave te gjakut dhe gelqerimin e eneve te gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut ne organizem. Vaji i hudhres eshte antibaktierologjik, ai perdoret kunder herpesve ne zorre, kunder paraziteve, zhduk parazitet ne zorre si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe perterin floren e zorreve. Ndihmon ngercet e stomakut, nxit oksigjen ne organizem, ndihmon punen e melcise dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe eshte shume i preferueshem qe te merret gjate stines se dimrit. Vaji i hudhres keshillohet te merret ne mase mbi moshen 50 vjec, sepse kontribuon ne mbajtjen e vitalitetit dhe shendetit ne pergjithesi te organizmit. Personat diabetike duhet ta perdorin patjeter kete vaj, sepse ndihmon shume deri te diabeti i tipit 2. Hudhra ne formen e vajit ose pluhurit ka nje lloj mbeshtjellese te vecante qe i reziston lengut te stomakut. Kjo mbeshtjellese shkrihet vetem ne zorren e holle, e cila me vone e absorbon dhe ndikon ne pengimin e eres jo te kendshme gjate frymemarrjes dhe djersitjes.

11. Vaji i sheges
Vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem dhe perdoret per te larguar helmet nga organizmi. Ne mjekesine popullore perdoren frutat dhe levozhgat e tyre, lulet, farat, rrenjet dhe levorja e degeve dhe e rrenjeve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin eshte nje frut i shijshem, por edhe shume i vlefshem per organizmin e njeriut. Ajo eshte konsideruar si frut i fertilitetit. Lengu i sheges permban mesatarisht 12 per qind sheqer, acide organike, pektine, Vitamine C etj. Lengu dhe vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem. Vetem 30 minuta pas marrjes se lengut te sheges, aktiviteti yne rritet me 32 per qind. Lengu i sheges shuan etjen, nxit oreksin dhe permireson tretjen e ushqimeve. Ai perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon helmet e organizmit. Lengu i sheges jep rezultate ne luftimin e paraziteve qe zhvillohen ne zorre. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike; ato rekomandohen ne dhembjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara te gojes, kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve.

12. Kajsia
Thelpinjte e kajsise jane te pasur me vajra esenciale deri ne masen 55 per qind. Pervec perdorimit ne kuzhine per pergatitjen e embelsirave te ndryshme, kajsia renditet edhe si nje peme kuruese ne mjekesine popullore. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e kajsise, te cilat jane te pasura me shume vlera ushqyese. Frutat e kajsise perdoren te fresketa ose te thata, si dhe te perpunuara ne trajte kompostoje, receli dhe lengu te kendshem. Fruta e fresket ka vlera te mira ushqimore. Ajo permban rreth 14 per qind sheqerna, acide organike, albumina, pektine, kripera minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina te ndryshme si provitamina A, Vitamine B1, B2, PP, C etj. Ne frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri ne 60 per qind. Thelpinjte jane te pasur me albumina deri 28 per qind dhe me vajra deri 55 per qind. Frutat e kajsise jane te shijshme, aromatike dhe pelqehen nga te gjithe. Ato luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e gjakut. Perdoren me efekt edhe ne rastet e zenies se zerit. Kajsite jane ushqim i cmueshem per ata qe vuajne nga semundjet e melcise. Ndersa berthamat e kajsise perdoren kunder dhembjes se kokes. Per kete qellim, ato piqen dhe hahen me mjalte per t?u tretur me lehte.

13. Vaji i trendafilit te eger
Jo vetem frutat e bimes, por edhe vaji qe nxirret prej gjetheve te saj ndihmon ne kurimin e semundjeve. Rezultate te shkelqyera vaji i trendafilit te eger jep ne shqetesimet e temthit dhe rrit sasine e lengut ne te. Gjashte deri ne shtate pika te vajit hidhen ne gjysme gote me uje dhe pihet cdo mengjes. Vaji keshillohet te perdoret edhe ne qetesimin e dhembjeve te femrat. Shume i rendesishem eshte vaji i bimes ne sherimin e plageve kur shoqerohen me hemorragji. Ne perberje te vajit ekziston nje substance qe mundeson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjine. Ne keto raste, lyerja e plages tri here ne dite eshte shume e rendesishme. Trendafili i eger ose Rosa canina, sic quhet ne latinisht, eshte nje bime qe mund te gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka nje perhapje te gjere ne te gjithe vendin. Kjo bime mund te lulezoje vetem nje here ne vit ne muajin qershor. Frutat e saj jane te vetmet pjese te bimes qe sherbejne per kurimin e semundjeve.

14. Vaji i lajthise
Frutat e lajthise permbajne rreth 60 per qind vaj, albumine dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthise nxirret nje vaj eterik, qe perdoret kunder dhembjeve te dhembeve. Per kete do te mjaftonin disa pika mbi dhembin e semure. Gjithashtu, ky vaj ka dhene rezultate te mira per luftimin e krimbave askaride. Me perdorim te jashtem jep efekt kunder thumbimeve te insekteve. Vaji i lajthive eshte i shkelqyeshem edhe per t?i dhene volum flokeve. Nese keni floke te holle e te drejte, perdoreni vajin e lajthive gjate shampos, perpara shpelarjes perfundimtare te flokeve. Thani floket me tharese dhe perdorni nje kreher cilinder per te ngritur lart floket gjate kohes qe i thani. Rezultati do te jete: floke voluminoze, te afte te mbajne me gjate krehjen qe do te beni mbi floket tuaj. Thelbi i saj eshte i pasur ne kripera minerale si dhe Vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthise nxirret nje vaj eterik, qe perdoret kunder dhembjeve te dhembeve. Per kete do te mjaftonin disa pika mbi dhembin e semure. Gjithashtu, ky vaj ka dhene rezultate te mira per luftimin e krimbave askaride. Me perdorim te jashtem jep efekt kunder thumbimeve te insekteve. Lajthite perdoren me rezultate te mira dhe rekomandohen per organizma te dobesuar dhe anemike, si dhe per grate shtatzena. Nuk u keshillohet perdorimi i lajthive atyre qe vuajne nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me veshtiresi e ushqimit dhe me dhembje te aparatit tretes.) Levorja e rrenjes ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve eshte perdorur kunder epilepsise (semundjes se tokes). Gjethet e lajthise kane veprim qetesues ne dhembjet dhe infeksionet e zorreve dhe perdoren kunder diarrese, meqenese ato permbajne lende tanike.

15. Vaji i ullirit
Ne mjekesine popullore, vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike, ne te cilen jane te ruajtur vitaminat me rendesi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantet, posedon nje rol te madh. Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi 30 perberes, te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme dhe shume semundje tjera. Ai permban acide yndyrore te pangopura, me se tepermi acidit oleinik, i cili permban 55-83 per qind te acideve yndyrore te pergjithshme, te cilet ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci, rregullojne kolesterolin e mbrojne zemren, gje qe pakeson mundesine e prekjes nga semundjet e ngurtesimit te eneve te gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojne tensionin e gjakut. Per kete, vaji i ullirit nuk duhet t?i mungoje dietes suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhembjet. Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhembjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat. Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.

16. Vaji i arrave te kokosit
Vaji i arrave te kokosit eshte nje shprese e re per te gjithe ata persona qe vuajne ne ditet e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulet i tiroides. Nuk mund te kuptohen lehte problemet qe shfaq hipotiroidja, por ne momentin kur nje person qe vuan nga kjo semundje fillon te trajtohet me vajin e arres se kokosit e ve re shume lehte ndryshimin qe ndodh ne gjendjen e tij shendetesore. Perdorimi i vajit te arrave te kokosit ne kembim te atyre te ushqimeve, qe permbajne sasi te larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime te tjera me indeks te larte glicemie, shfaq nje diference te dallueshme ne balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjine e pergjithshme trupore. Problematike eshte gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme te hershme dhe nuk eshte bere asnje perpjekje per te rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse eshte e sherueshme dhe e trajtueshme, mbetet nje semundje qe duhet trajtuar per nje kohe me te gjate sesa ne rastet kur trajtimi behet ne nje faze te hershme. Pas trajtimit me vajin e arrave te kokosit dhe duke zbatuar nje diete te shendetshme keto simptoma mund te reduktohen.G albania
__________________
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE BIMA MJEKSORE, Posted 20 Qershor 2009, 20:41
Alergjitë

Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptomat si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtira, acarime dhe për rastin më të keq astma.
Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjenë.
Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.
Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:
• Hundë që rrjedhin apo të zëna
• Sy të kuq të acaruar që të kruhen
• Kollitje
• Të teshtira
• Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.
• Vështirësi në frymëmarrje
• Diarre
• Vjedhje ushqimi
• Tharje dhe acarim të lëkurës
Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.
Alergjenët më të zakonshëm janë:
• alkooli
• thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
• pushi
• ushqimi
• poleni i luleve
• bari, pemët, shkurret
• pluhuri i shtëpisë
• ilaçet
• myshku
• nikeli
Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike.
Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike.
Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni.
Ilaçet Antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore përkeqëim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar.
Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hyposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hyposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Hemorroidet (majaselli)
Hemorroidet jane zgjerime (fryrje) te venave te gjakut qe ndodhen perreth pjeses me te fundit dhe asaj te jashtme te zorres se drejte (rektumit). Kjo zone eshte mjaft e pasur me ene gjaku dhe kryesisht me vena. Duke qene se keto zgjerime (hemorroidet) kane mure (parete) te holla ndodh shpesh qe te dalurit jashte (defekimi) te shoqerohet me hemorragji jo te shtuar ose vete fekalet jane te perziera me koagula gjaku.
Ne varesi te dukshmerise se tyre, ato ndahen ne te brendshme (perreth murit te pjeses fundore te rektumit) dhe te jashtme (perreth pjeses se jashtme te rektumit, anusit). Hemorroidet e brendshme jane me serioze, me te dhimbshme dhe me risk me te larte per komplikacione, tromboza apo fistula.
Cili eshte shkaku?
Ne rradhe te pare rritja e presionit (shtypjes) te brendshem te barkut (rritje e presionit abdominal). Ne rritjen e ketij presioni ndikojne mjaft faktore ku me i zakonshmi dhe i shpeshti eshte kapslliku (konstipacioni). Si rezultat i tij, pra mungeses se defekimit, rritet presioni i pareteve te zorres se trashe dhe kjo ben qe gjaku te mbetet ne vena, te mos qarkulloje dhe per rrjedhoje te zgjeroje muret e venave duke formuar hemorroidet.
Ne shkaqet e tjera te shpeshta jane dhe te qendruarit ulur per kohra te gjata (prandaj hemorroidet jane te shpeshta tek zyrtaret), semundjet e melcise te shoqeruara me zmadhim te saj, prania e ujit ne hapesiren midis organeve ne bark (asciti), neoplazmat (semundjet kancerogjene) e aparatit tretes etj; pra te gjitha ato procese qe shoqerohen me rritje te presionit (shtypjes) ne bark.
Prania e kapsllikut dhe hemorroideve se bashku ben qe te zhvillohet i ashtuquajturi circulus viciosus, pasi defekimi ne kapsllek eshte teper i veshtire dhe per rrjedhoje tek nje person me hemorroide do te sjelle acarim te tyre, dhimbje dhe gjakderdhje. Per te evituar keto, personi qe vuan mundohet te menjanoje te dalurit jashte ose ta vonoje ate duke thelluar keshtu kapsllikun dhe formuar te ashtuquajturin circulus viciosus.
Komplikacionet:
• Kur hemorroidet jane te pranishme per nje kohe te gjate, ne to mund te formohen trombe te vogla (si rezultat i mosqarkulimit te gjakut) te cilat mund te dalin ne qarkullimin e gjakut dhe te shkaktojne tromboza. Ky komplikacion nuk eshte i shpeshte por eshte i mundshem.
• Fistulat, lidhje jo natyrale midis venes dhe rektumit ose anusit. Ne varesi te lokalizimit ato ndahen ne te brendshme dhe te jashtme; kurse ne varesi te funksionit te tyre ne qorre (nuk shihet fundi i cili ndodhet ne rektum) dhe te hapura (kur hapen rreth anusit).
Parandalimi:
Kryerja e defekimit (te dalurit jashte) cdo dite. Ne rastet e kapsllikut rekomandohen çajra qe ndihmojne te dalurin jashte si psh. çaj me gjethe sene. Gjithashtu rekomandohet edhe kivi (frut). Nje diete e pasur me zarzavate (pra celuloze) nuk do te perbente problem per jashteqitjen, perkundrazi duke qene se celuloza rrit motoriken (kontraktimin) e zorreve dhe per rrjedhoje ushqimi leviz lirisht nga nivelet e siperme te zorres ne ato te meposhtme. E rendesishme eshte te evitohet qendrimi ulur per kohera te gjata; prandaj rekomandohen levizjet dhe shetitjet e gjata.
Mjekimi:
Se pari mjekimi i gjendjeve baze - shkaktare te hemorroideve; psh kapsllikut apo semundjeve te tjera te aparatit tretes.
Ne rastet e lehta te hemorroideve te pakomplikuara rekomandohen suposte apo kremra me perdorim lokal ne fundin e rektumit. Si supostet dhe kremrat qe perdoren kunder hemmoroideve kane ne perberje te tyre subsatnca qetesuese, kortizonike etj.
Ne rastet e hemorroideve te brendshme te pakontrolluara vetem me mjekim me barna apo te fistulave te komplikuara, rekomandohet korrigjimi kirurgjikal i tyre
Spondiliartroza - deformimi i kurrizit
Spondiliartroza (Spondylitis) eshte nje semundje qe ka te beje me demtimin e shtreses tendinoze, diskut, qe ndodhet midis dy siperfaqeve artikulare te dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund te quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra ajo eshte nje proces inflamator, i cili qendron ne baze te shume artrozave.
Emri spondiliartroze vjen nga greqishtja e vjeter, ku spondilos do te thote verteber.
Shkaqet e kesaj gjendje apo semundje jane disa dhe te panjohura mire. Flitet per karakterin gjenetik dhe familjar te spondiliartrozes si dhe eshte deshifruar geni bartes i saj qe ndodhet ne sistemin autoimunitar te organizmit te njerezve te prekur nga semundja. Geni quhet HLA-B27. Gjithesesi nga mjeket sot njihen mjaft mire faktoret predispozues qe ndikojne ne shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si me te rendesishme permenden ato mekanike, deformimet e shtylles kurrizore prej pozicionit qe ne i japim trupit. Prandaj shpesh mund te na bie te degjojme qe per spondiliartroze ankohen njerez te cilet punojne me ngarkim-shkarkim peshash te renda apo ata qe kane pune ulur (ndryshe ne shqip kjo semundje eshte quajtur semundja e llogaritarit).
Klinika. Kjo semundje prek me shpesh dy segmente te shtylles kurrizore: ate te qafes (cervikale) dhe ate te mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si rezultat i demtimit te disqeve intervertebrale, me kalimin e kohes keto te fundit dalin jashte vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore qe ndodhen me shumice ne anen anesore te shtylles duke shkaktuar keshtu dhimbjen. Kjo e fundit ne mjaft raste, sidomos ne ato te acarimit te gjendjes eshte e intensitetit te larte. Ne keto raste kemi ngrirje (rigiditet) te shtylles duke e detyruar te semurin te qendroje ne shtrat per dite te tera. Per rrjedhoje sic mund te kuptohet dy ankesat kryesore te spondiliartozes jane dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion ne varesi te lokalizimit te vete spondiliartrozes. Ne prekjen e qafes dhimbja eshte e lokalizuar ne qafe, qe shperndahet me pas ne supe, ne krahet dhe shpesh ne pjesen e pasme te kokes. Ne spondiliartrozen e pjeses lumbale (mesit) te shtylles kurrizore dhimbja eshte kryesisht e lokalizuar ne kete regjion me shpendarje ne ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave te pasme te legenit) shoqeron shpesh ate lumbale, megjithese mund te shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja ne kete lloj spondiliartroze eshte me intensive ku ne shumicen e rasteve shoqerohet me ngrirje te mesit dhe shperndahet ne te dy kofshet duke arritur deri ne gjunje.
Spondiliartroza krahas disqeve intervertebrale mund te prek edhe tendinet e muskujve ne vendin e fiksimit te tyre ne kocka. Kjo shperndarje e procesit inflamator (pezmatim-it) se bashku me demtimin e indit nervor fqinj shpjegon perhapjen e dhimbjes ne indet perreth vertebrave.
Diagnoza e semundjes vendoset ne baze te ankesave te pacientit, ekzaminimit objektiv te tij nga ana e mjekut dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet rentgen ose X) te shtylles kurrizore.
Semundja eshte kronike dhe nuk ka zhdukje perfundimtare te saj, pra sherim te perhershem. Njekohesisht ajo nuk eshte jete-kercenuese, por sjell shqetesim dhe prishje te kualitetit te jetes sidomos ne periudhen e acarimit. Ajo, si semundje kronike, per rrjedhoje edhe dhimbja, ka karakter ciklik me acarime kryesisht ne kohen e ndryshimit te stineve.
Komplikacionet: komplikimi me serioz i spondiliartrozes, i cili eshte mjaft i veshtire ne korrigjim, eshte hernia diskale.
Mjekimi i spondiliartrozes konsiston ne dy qellime: parandalim te zhvillimit te metejshem te semundjes (deformimit te shtylles kurrizore) dhe mjekim kunder dhimbjes. Nje vend te vecante ne parandalimin e zhvillimit te saj luan fizioterapia e shtylles kurrizore, qe konsiston:
• edukimin per mbajtjen ne pozicion normal te trupit (shtylles) gjate qendrimeve ulur per nje kohe te gjate,
• ndalim te ngritjes se peshave te renda, me qellim parandalimin e deformimeve te shtylles,
• masazh ne periudhen e dhimbjeve dhe
• ushtrimeve te vecanta per te zhvilluar muskujt qe ndodhen midis vertebrave, zhvillimi i mire i te cileve do te ule "ferkimin" e vertebrave me njera tjetren gjate levizjeve duke bere te mundur jo vetem parandalimin e deformimeve te mundshme te vertebrave por edhe ruajtjen e aftesise per te kryer aktivitetet normale te perditshme.
Medikamentet qe parandalojne avancimin e semundjes dhe ndihmojne ne qetesimin e dhimbjes jane ato te grupit te antiinflamatoreve jo-steroide (ne literature te huaj quhen Non-SAID-s). Nga disa prej tyre do te qe e vlefshme te permendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxen etj. Fakt eshte qe industria farmaceutike punon vazhdimisht ne permiresimin e cilesive te ketij grupi medikamentesh; nder te tjera ne parandalimin e efekteve anesore - ku me i rendesishmi eshte pezmatimi i stomakut.
Pra mjekimi i spondiliartrozes eshte profilaksia (qe synon ne parandalimin e semundjes apo acarimit te saj) dhe fizioterapia.
Receta fitoterapeutike
Frodiziak :


Merren tre (3) lugë sumbllari, meli, (Humulus lupulus L.) të tharë ose çaj nga sumbullari, pastaj lëvoret e dy limonëve dhe lëvorja e një portokalli. Lëvoret së bashku zihen në ujë për 20 minuta, pastaj i shtohet sumbullari dhe së bashku zihen edhe tre minuta në 1 litër ujë. Largohen nga zjarri në të cilën më pastaj vendoset mjalti. Pihen çdo ditë nga 1 (një) gotë - 200 ml, tre herë në ditë. Amerikanët pijes së tillë i shtojnë edhe tre granula të lecitinës.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Analgjetik
Merren 100 gram lule pelini (Artemisia...) dhe vendosen në një gotë të pastër qelqi dhe lagen me raki të pastër rrushi a kumbulle. pasi të qëndrojnë 5-6 ditë në diell, përdoren 1 herë në ditë nga 20 - 30 pika të këtij esencioni.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Anemia
Çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra), para buke.
***
Të hahent sa më shpesh domate.
***
Duhet ç'do ditë të hahen nga 10-15 fryte të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 - 25 ditëve.
***
Merren 250 gram gjethe hithi (Urtica dioica), 10 gram uthëllnike (Rumex accetosella) dhe 10 gram gjethe delli(Plantago maior). Vendosen në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë. Më pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës më mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjat tërë ditës
shumë herë me lugë të kafesë.
***
Në 1 ( një) litër ujë vendosen 10 gram gjethe dhe 10 gram rrënjë të hithit (Urtica dioica), pastaj 5 gram të bimës ajugë (Ajuga), 5 gram të bimës bar pezmi (Achillea millefolium), 5 gram makth të egër, lule gjaku, kantarion i verdhë (Hypericum perforatum), 5 gram mendër (Menthae piperita), dhe 3 gram pelin (Artemisia...). Përzihen mirë dhe zihen së bashku për 5 (pesë) minuta. Pastaj ena mbyllet mirë pasi të largohet nga zjarri duke e lënë të qëndroj dy orë. Çaji para se të pihet duhet të ngrohet. Kundër anemisë përdoret një (1) litër çaj për një ditë.
***
Merren 4 lugë gjelle të hithit (Urtica dioica L.) të freskët dhe të prerë imtë, (e nëse nuk ka të freskëta merren 2 lugë të thara) dhe përzihen me 500 ml alkool 96 % dhe 500 ml ujë të zier. Qëndrojnë të mbyllur dhjetë ditë, e pastaj pihen nga 100 ml, tre herë në ditë.
***
Merren pak farra të koprës së rëndomtë (Foeniculum vulgare L.), pastaj 1 lugë kaçë (Cynosbati fructus), 1 lugë tërfill. 10 gram nga kjo përzierje vendoset në 350 ml ujë valë. Pihen 3 - 4 gota në ditë
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Angjina
Bluhen 1 kg gjethe të hithit të butë në bluarse për mish, shtryllet lëngu i tyre dhe pihet.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Aperitiv
Rrënja e bimës lule shurdha (Taraxacum officinale) në sasi 100 gram, vendoset në 500 ml ujë valë, mbyllet mirë ena dhe zihet 10 minuta. Më pastaj kjo kullohet dhe pihet e ëmbëlsuar si qaj për shtuarjen e oreksit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Aritmia
Përgatitet tinktura nga: 500 ml alkool 96 %, 5 lugë gjelle murrizi (Crataegus monogyna ),dhe mbyllen në një shishe 1 litërshe. Qëndrojnë 10 ditë duke u përzier çdo ditë. Kullohet dhe merret nga 20 pika në 100 ml ujë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Arterioskleroza
Merren tre lugë gjelle rushkëza të murrizit (Crataegus
monogyna) dhe vendosen në 400 ml. ujë valë. Mbyllen mirë, dhe duhet të
qëndrojnë gjat tërë natës në një vend të ngrohtë. Në mëngjes kullohen dhe shtryllen rrushkëzat. Doza terapeutike: 1 gotë uji (200ml) pihet gjat çdo
racioni; së paku dy herë në ditë. Nëse nuk ka rushkëza të freskëta, bënë të
përdorren edhe ato të tharra.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Artritisi
Një lugë çaji bar rozmarine (Rosmarinus off.) përzihet me dy
gota çaji ujë, më parë të zier, mbyllet dhe duhet të qëndroj tetë orë. Pastaj shtryllet dhe mirret nga gjysmë filxhani për katër herë në ditë.
***
Merren dy lugë gjelle bar të bluar të rozmarinës së egër, dhe përzihen me 5 lugë gjelle vaj të lulediellit. Duhet të qëndrojnë 12 orë, në pllakë të ngrohtë të stufës, të mbuluar mirë. Pastaj kjo kullohet dhe shtrydhet, dhe përdoret për lyerje të jashtme.
***
Çdo mëngjesë për 30 ditë pihet lëngu i përgatitur prej 200 ml ujë dhe 10 (dhjetë) lugë kafeje uthull molle. Kjo pihet 1 herë në ditë. pas kësaj do të ndihet lehtësim në shtrëngime.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Astma
Merren 2 lugë gjelle lule dhe gjethe të barpezmit (Achillea milefolium), dhe 1 lugë gjelle lule dhe gjethe të të izopit (Hyssopus off.), të thundërzës (Thymus serpyllum) dhe buzëgomarit (Verbascum densiflorum), gjitha këto të imtësuara, vendosen në 1 litër venë të bardhë, të nxehtë e të zier, dhe aty qëndrojnë 2 orë, të mbyllur mirë. Pastaj shtrydhen dhe kullohen, si dhe ëmbëlsohen me mjaltë bagremi dhe pihen nga 50 ml çdo orë.
***
Merret një karrotë, thellohet, mbushet me mjaltë dhe pastaj piqet në furrë.Nga kjo duhet më pastaj të kullohet lëngu i karrotës, dhe të miret çdo mëngjesë nga 4 lugë.
***
Merret 1 shishe birrë e zezë dhepërzihet me 250 gr. mjaltë livadhi dhe zihen së bashku. Përdoren nga 1 lugë dy herë në ditë deri sa të përmërsohet gjendja.
***
Merren 250 gr. kafe të bluar të fërguar mirë dhe 500 gr. mjalt natyrore. Përzihen mirë. Çdo ditë nga kjo përzierje të hahet nga një lugë para buke. Sasia duhet të shpenzohet për 20 ditë. Përsëritet edhe njëherë në të njëjtën mënyrë.
***
Merren dy gjethe të freskëta fiku dhe zihen në 200 ml ujë, përderisa të mbetet gjysma e sasis së ujit. Lëngu i fituar pihet menjëherë në darkë para gjumit ose në mëngjes esull.
***
Merret një sasi frutash manafere dhe thahen. Pastaj bluhen në mulli të kafes. Nga pluhuri i tillë merren nga 2 lugë kafeje,esull duke e përcjellur me qumësht apo ujë.
***
Hudhrat prehen imtë dhe nga ajo mirret masa prej 7(shtatë) lugëve dhe përzihet me 1 litër raki, myllet shishja dhe mbahet në vend të nxehtë 20 ditë. Kohë pas kohe tundet shishja, dhe në fund kullohet lëngu dhe pihet tre herë në ditë nga një gotë para buke, për 20 ditë rradhazi.
***
Merren 2 (dy) lugë lule dhe gjethe të bimës bar' ethesh, trikë (Centaurium umbellatum), gjethe të pulmonarit (Pulmonaria officinalis) dhe lule të shtogut (Sambucus ebulus), si dhe 1 (një) lugë gjethe të bimës dejç, gjethedelli (Plantago maior), dhe përzihen në 1 (një) litër ujë të vluar. Pasi të qëndrojnë dy orë të mbyllura, kullohen e shtryllen dhe pihet e ëmbëlsuar me mjaltë bagremi për 15 ditë me rradhë.
***
Merret një shalqinë në madhësi 3-5 kg, e cila vrimohet në maje duke bërë në të një rreth 10 cm. Pastaj thellohet ajo dhe mbushet me mjalt natyror, e më pastaj mbyllet me lëvoren e vet dhe futet në tokë në thellësi gjysmë metri. Pas 5 ditëve nxirret nga toka, dhe shtrydhet lëngu i shalqinit. Çdo ditë pihet nga 125 ml lëng të tillë në drekë dhe 250 ml pas darke.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ateroskleroza
Merret sasi e mjaftueshme e gjetheve të hithit, dhe përgatiten,pasi të zihen sikur spinaqi. Kjo masë e zier hahet nga një (1) lugë për drekë dhe darkë, e me të edhe nga 3 mushkërinjë pule të papjekura mirë, si dhe 200 gr. mushkërinjë të pjekura mirë në prushë apo skarë. Më pastaj pihet 100 ml venë e kuqe. Këtë tretmat duhet përsëritur ç'do të tretën ditë, për 10 ditë. Me këtë të hahen edhe gjellëra tjera kalorike.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Bajamet (Inflamacioni i bajameve)
Merren 15 - 30 gram lule pjeshke dhe zihen në gjysëm litri (500 ml) ujë. Kjo pihet në formë çaji apo përdoret si gargare. Bënë të përdoret edhe pluhuri i luleve të tharra e të imtësuara të pjeshkës, e cila merret me maje të lugës për çdo përdorim.
***
Përzihen në raport 1:1 bimët: Sherbelja (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea obies). Nga këto bëhet çaj e cila pastaj ëmbëlsohet me mjalt sipas dëshirës. Me çaj shpërlahet fyti (gargare) çdo 15 minuta.
***
Të pihet çaj i përgatitur nga rrënja e mullagës së bardhë, takër, takër uji (lthea officinalis L.)
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Barkqitja - Shih diarrea.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Barku - dhimbjet dhe spazmet e barkut
Merren 100 gram gjethe dhe maje llastarësh të manaferrës (Rubus ...), pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 (një) litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
***
Merren 150 - 200 gram fruta dhe zihen me 250 ml venë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
***
Merren 50 gram mendra (Mentha piperita), dhe 50 gram kamomile (Matricaria chamomilla) dhe përzihen. Nga përzierja merren tre lugë gjelle dhe vendosen në gjysëm litri (500 ml) ujë valë. Menjëherë mballen për dy orë dhe pihen. Para buke të mos ëmbëlsohen ndërsa pas buke duhet ëmbëlsuar çajin.
***
Dhimbjet dhe spazmet, sikur diçka e shkulë barkun - Merren 3-4 thelpinjë hudhre të ndrydhura imtë vendosen në 100 ml raki të fortë rrushi. Pihet disa herë kur të lajmërohen dhimbjet, gjersa të ndalen ato.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Bronhitisi
Të inhalohet avulli i kamomilit (Matricaria chamomilla), nga 20 minuta. avulli duhet rënë në kokë, gojë e hundë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Bronket ~ (Pastrimi i bronkeve)
Merret gjysmë gotë uji me fara të lulediellit (Heliatum annum), gjysmë gote gjethe luledielli dhe 250 ml ujë të ftohtë, vendosen në enë dhe zihen gjersa të vlojë uji. Pasi masa bëhet kompakte, largohet nga zjarri, i shtohet 2 pika limon dhe gjysmë gote mjaltë si dhe 400 ml çaj i fortë indie. Gjat ditës merret shpesh ky bar nga 2(dy) lugë gjelle.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Bronket (Nxjerrja e këlbazës)
Merren 7 gram lëvore degësh të pjeshkës dhe zihen në 200 ml ujë gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Përdoren më pastaj si çaj.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Diarreja
Pihet çaji i makthit të egër - kantarionit, (Hypericum perforatum).
Diarreja 2 - Në 1,5 litër ujë vendoset 60 gram tërshërë dhe zihen gjersa të vloj uji. Sheqerosen pak dhe pas çdo racioni pihen nga 500 ml. lëng të fituar.
***
3 - 50 gram gjethe të lajthisë, përzihen me 200 ml ujë të vluar dhe qëndrojnë së bashku 20 minuta. Kullohen dhe pihen 3 herë në ditë nga 200 ml.
***
Diarreja te fëmijët
Merren tre lugë oriz dhe tërshërë dhe përzihen 1 litër ujë i zier valë, dhe lihen të qëndrojnë 2 orë, gjersa të fundosen. Nga kjo merret pak lëngë, dhe pak u shtohet edhe nga lëngu i pëfituar nga tre lugë lëng të ftoit, kulumrie dhe të thane. Qulli i përfituar prej orizi e tërshëre hahet para çdo racioni të zakonshëm.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dieta (Për dobësim)
20 gram lule të shtogut të zi (Sambucus nigra), përzihen me 20 gram të bimëve kopra e rëndomtë (Foeniculum vulgare), Kamomilit (Matricaria chamomilla), Blirit (Tillia...), mendrës (Menthae...), dhe vendosen në një enë me 1 litër ujë të vluar. Qëndrojnë 60 minuta e pastaj kullohen. Pihen 2-3 herë në ditë rreth tre muaj.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Djegia
Përgatitet melhemi nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyllë natyral. Këto zihen në zjarrë të ulët. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla.
***
3 - 10 gram lule të blirit (bënë edhe lëvore dimrit) vendosen në 1 litër ujë të vluar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur.
***
Për t'i penguar të ënjturit pas djegies, lëkura e djegur lyhet me uthull molle.
***
Vendi i djegur lyhet me mjaltë. Mjalti e pengon të mbledhurit me dhimbje të lëkurës, dhe ndihmon në shërimin dhe regjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjalt sa më i errët
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Djegia nga Dielli
Përzihen 200 gram kos dhe një e bardhë e vesë, si dhe 100 gram patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të mos qërohet lëkura.
***
Djersitja
Kundër djersitjes pihet sirupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 - 3 lugë gjelle në ditë.
***
Djersitja natën
Pengohet me sukses nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle.
Djersitja 3 (E këmbëve) -Lëvorja e boqeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tre ditë fërkohen çorapet dhe këpucët.
***
Djersitja e këmbëve
Merren disa patate, shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen peca, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe ato vendosen në këmbë dhe mbështillen. Pecat ndërrohen çdo 24 orë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dregëzat në kokë
Së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Në ndërkohë merren gjethet e urthit Hedera helix), një lugë venë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vena, kripa dheyndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 ore. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në dregëza me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpërlahet me venë. Duhet ndërprerë, gjat këtij tretmani ushqimi dhe pijet djegëse. Më së miri është të pihet uji i pastër, boza apo qumështi.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dridhja e duarve
Merren fruta të papjekura të manaferrës dhe zihen me pak sheqer. Vendosen të qëndrojnë në vend të mbyllur.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Kundër shprehis së duhanit
Përgatiten toptha qulli nga shtypja e 1 lugë gjethesh Angjelikë (Angelica sylvestris) dhe një lugë gjethesh të bimës gjethedelli (Plantago lanceolata et maior). Këto vendosen në një filxhan të zbrazët ku u shtohet një lugë ujë i ftohtë. përzihen gjersa të formohet një masë e dendur, e nga ajo pastaj bëhen toptha të vegjël të cilat para dhe pas dite përtypen nga 10 minuta. Lëngu gëlltitet ngase i ndihmonë organeve të tretjes. Më vonë goja shpërlahet me ujë të ftohte. Pas kësaj nevoja për duhan nuk ndihet për tre orë. pas një jave nuk do të ndihet fare nevoja për duhan.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
• Eliksiri i rinisë për ripërtëritje të organizmit të sëmurë.
Merren 400 g. hudhra, lahen dhe imtësohen në rende. Shtrydhet lëngu i 24 limonëve i cili përzihet me hudhrat e imtësuara. Vendosen në një kavanoz, mbyllet mirë dhe mbulohet. Para se të përdoret ky preparat, përzihet mirë. Përdoret nga një lugë kafeje në një gotë uji të zier (200 ml). Rezultatet e para të forcimit të organizmit, largimit të plogështisë, freskimit të gjithëmbarshëm, vërehen pas 2 javëve.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Gërditja
Përzihen 50 gram gjethe të mendrës (Mentha piperita) dhe 50 gram gjethe të barbletes, milc, (Melissa officinalis), e nga përzierja merren tre (3) lugë dhe përvëlohen me 500 ml ujë valë. mbyllen mirë, qëndrojnë dy orë dhe kullohen e pihen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Gjaku - pastrimi i gjakut
Duhet ç'do ditë të hahen nga 10-15 fryte të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 - 25 ditëve.
***
Gjaku ~ përmërsimi i elementeve të gjakut.
Në proporcione 1:1 pëzihen gjethet e: Mjedrës (Rubus idaeus),të rush serezit të zi, rush frengut (Ribes...), gjethe manaferre (Rubus fruticosa), gjethe mështeknë (Betula pendula). Nga përzierja merren 2 lugë gjelle dhe përvëlohen me 200 ml. , ujë valë. Çdo mëngjes pihet nga 200 ml. çaji të tillë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Heqja e barkut - Shih në diarrea.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Impetigoja ~ sëmundje e lëkurës
Shkaktohet nga streptokoket dhe stafilokoket 9bakterie). Me pak kujdes mund të mjekohet për 2 javë. Çdo plagë laget mirë me uthull molle të pastër 6 herë në ditë në intervale të caktuara kohe (çdo 150 minuta). Sipas rregullit impetigoja duhet të zhduket pas 2-4 ditëve.
Insektet 1 (Thumbimi i insekteve) - Bletat, arëzat, marimangat, akrebët, grerëzat, mizat, mushkajat, pleshtat, çimkat etj. , mund të shkaktojnë çrregullime serioze në organizëm dhe në lëkurë. Mjekimi fillon me nxjerrjen e thumbit të insektit nga lëkura, në të cilën vend pastaj vendosen kompresa me 3% të trtjes së acidit borik (Acidi borici), ose me alkool. Te rastet më të rënda duhet vizituar mjekun.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Jashtëqitja (pengesat)
Tinktura nga dëllinja, e cila përgatitet si vijon: merret 1 litër alkool 60% dhe 4 (katër) lugë gjelle rrushkëza të dëllinjës (Juniperus Communis lat.). Përzierja qëndron 10 ditë. Të mos shtrydhen rrushkëzat! Merren nga 20 pika në 200 ml ujë apo në një kub të sheqerit.
Jashtëqitja 2 (pengesat) - Merret një lugë gjelle uthull molle dhe vendoset në 200 ml ujë të vakët. Të pihet çdo mëngjes pa ngrënë fare!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Jermia (shih somnabulizmi)
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Këmbët (djersitja)
Kundër djersitje së këmbëve përdoret kjo këshillë: Këmbët duhet larë në ujë të vakët ku më parë është zier gjethja e arrës apo e plepit, e më pastaj duhet bërë masazh me alkool në të cilën është shtuar pak kamfor dhe jod. Lëkura e këmbëve kur të thahet duhet të lyhet me talk apo pudër.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Kolli ( i madhë )
Në sasi të barabarta përzihen bimët: Trumëza (Thymus serpyllum) dhe Truma (Thymus vulgaris). Merret një (1) lugë nga kjo përzierje dhe vendoset në 200 ml ujë të vluar e të nxehtë. Pasi të qëndroj e mbyllur rreth 20 minuta, kullohet dhe pihet gjatë ditës e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
***
Në sasi të barabartë përzihen këto bimë: Lulet e bimës aguliqe (Primula veris), trumëza (Thymus serpyllum L.) dhe truma, temjani, (Thymus vulgaris L). Kësaj përzierjeje i shtohen edhe dy gjethe të gështenjës së butë (castanea sativa), dhe nga kjo përzierje merret 1 (një) lugë gjelle, e cila përvëlohet me 400 ml ujë valë.E mbyllur duhet të qëndroj 15 minuta në enë nga qelqi, e pastaj kullohet dhe pihet sa më e nxehtë gjatë ditës.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

• Menstruacionet me dhembje - dismenoreja
Te menstruacionet me dhembje dhe gjakderdhje të shumtë, merret një lugë kafeje këputje të arave (Equisetum arvense) dhe përvëlohet me 400 ml ujë valë. Gjatë dhembjeve të mëdha, merret çdo dy orë nga një lugë gjelle lëngu i kulluar, ndërsa nëse dhembjet janë të buta dhe ka pak gjakderdhje, merret tre herë (3) në ditë nga një (1) lugë gjelle.
***
Zihen 3 (tre) lugë gjelle mjaltë dhe 500 ml (gjysmë litri) ujë për 5 minuta. Lëngu derdhet në enën ku më parë është vendosur 3 gr. pelini (Artemisia ...) dhe mbyllet hermetikisht. Qëndron 20 minuta, kullohet dhe pihet çdo orë nga 1 lugë gjelle.
***
Prehet në rriska të holla buka e elbit apo e thekrës. Rriskat piqen në furrë që të bëhen petiska. Pastaj zhyten në venë të kuqe dhe hahen disa herë në ditë.
***
Merret 25 gr. këputje e arave (Equisetum arvense) dhe vlohet në 500 ml ujë për 25 minuta. Kullohet dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje nga një filxhan kafeje e këtij çaji.
***
• Menstruacionet e çrregulluara
Merren 3 grushta rrënjë manaferre, prehen imët dhe zihen në 1 (një) litër venë të kuqe derisa të mbetet gjysma e lëngut. Pihen nga 60 ml 3 herë në ditë. (tre (3) gota të vogla në ditë)
***
Të pihet çdo mbrëmje nga 250 ml çaj të kamomilit (Matricaria chamomilla L.)

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Migrena (dhembja periodike e ballit)
Merret kripë në sasi sa të mbulohet vendi me dhembje dhe vendoset në ballë me një copë pece. Nëse dhembja nuk ndalet, të pihet ujë i kriposur.
***
Merren 3-4 degëza rozmarini (Rosmarinus officinalis) dhe vendosen në 200 ml ujë të zier e të ftohur, e me këtë edhe një (1) lugë mjaltë livadhi. Kjo qëndron 12 orë. Pihet nga 200 ml disa herë në ditë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Prostata ( e sëmurë )
Preferohet të pihet çaji prej fesligenit. Fesligeni është dezinfektues shumë i mirë. Merret 1 (një) lugë kafeje gjethe Fesligeni të tharë e të imtësuar gati si pluhur, përvëlohet me 200 ml ujë valë, përzihet e mbyllet për 5 minuta. Pihen 2-3 gota për 5 ditë rresht pa e ëmbëlsuar , 15 minuta para buke. Pas kësaj tre ditë bëhet pauzë, dhe e njëjta përsëritet 3 herë, e mëpastaj pauzohet 10 ditë dhe sërish vazhdohet procesi prej fillimit, duke pirë çajin për 5 ditë dhe duke pauzuar mëpastaj për 3 ditë. Prostata 2 ( e sëmurë ) - Çaji nga majdonozi. Sidomos te prostata e zmadhuar merren tre lugë të kafesë rrënjë të tharë e të imtësuar majdonozi ose farat e imtësuara dhe vendosen në 1 litër ujë valë. Mbyllet ujipër 2 orë. Kullohet dhe pihet. Farat e kungullit ndikojnë mirë në punën e fshikëzës urinare dhe të prostatës, prandaj duhet të hahen. Si mjekim plotësues është hudhra.Hahen 2 thelpinjë të vegjël hudhre nga 3 herë në ditë për 3 e më tepër javë. Prostatën e zmadhuar e zvogëlon uji i nxehtë si banjo ujore në legen, ku duhet ulur, në mbrëmje para fjetjes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Qafa (Dhimbja në qafë)
Merret një leckë e pastër dhe lyhet me rrëshirë të breut. Peca e tillë mbahet për disa orë në qafë. Metoda është e mirë edhe për dhembjet në gjunjë dhe në fytë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Qeni (kafshimi)
Kundër ifektimeve (të qarturit) pas kafshimit të qenit përdoret rrënja e bimës Arctium lappa - rrodhëza, e shtypur me kripë e cila më pastaj vendoset në plagë. Kjo pengon dhe largon infektimin.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Qetësim (për qetësim)
Për qetësim në përgjithësi përdorret këshilla: Merren 50 gram kallinjë mështekne (Betula pendula) vendosen në një (1) litër ujë dhe zihen për një kohë prej 15 minutash. Pas kësaj qëndrojnë të mbyllura 10 minuta, kullohen dhe pihen 3 - 4 herë në ditë si dhe para gjumit.
Qetësim 3 - Pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë i kamomilit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Reumatizmi
Biberi i zi (Piperus nigra L.), në kokrra, pihet në këtë orar: Dita e I-rë dy orë para buke 1 (një) kokërr, dita e II - 2 kokrra, dita e III - 3 kokrra, IV-4, V-5, VI-6, VII-7, VIII-8, IX-9, ditën e X pihen 8 (tetë) kokrra, XI-7 (shtatë), XII-6... dhe kështu me rallë deri sa të arihet në 1 kokërr. Pastaj pason pauza 5 ditë dhe pas kësaj për 25 ditët e ardhme merren nga 5 kokra biberi të zi në ditë. Sërish bëhet një pauzë për tre muaj, dhe nëse pas kësaj është nevoja përsëritet tretmani.
***
Merret hudhra (Alium sativa L.) dhe stypet e përzihet me vaj. Vendoset në vendin me dhimbje.
***
Në vendin e sëmurë vendoset një pecë me gjethe të nxehura mirë të mështeknës (Betulla pendulla L.). Dhimbja do të zbutet gati në moment.
***
Merren 20 kokrra gështenjë të egër ( ) dhe imtë prehen (bluhen) dhe vendosen në shishe të errët. Mbushet shishja me 1 litër alkool. Qëndron 10 - 15 ditë në të. Me këtë tinkturë alkoolike lyhet vendi me dhembje.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Sinusët (e hundës)
Merret bima borzilok (fesligen -Occinum basilicum) prehet imët dhe inhalohet përmes hundës në mëngjes dhe në mbrëmje para fjetjes.
Somnabulizmi 1 - Merren një sasi e konsiderueshme e farave të sinapit të bardhë (Sinapis alba) dhe shtypen, pastaj përzihen me uthull dhe bëhen si brumë. Me atë masë lyhet një pecë e linit 1 cm e trashë, dhe nga kjo sasi merret nga dy lugë kafeje në ditë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Sytë (dhembja e syve)
Merren dy (2) lugë bimë eufrazi (Euphrazia officinalis) dhe përvëlohen me 500 ml ujë valë. Qëndrojnë të mbyllur 10 minuta. Lëngu pastaj kullohet dhe vendoset në një enë ovale, ku lihet të ftohet. Pas kësaj zhyten sytë në mënyrë të hapur nga 10 herë.
***
Sytë (problemet me sytë)
Merren gjethe të vishnjes dhe lahen me ujë të ftohtë. Para fjetjes me gjethe i mbulojmë sytë. Gjethet qëndrojnë si peca gjer në mëngjes, për disa ditë rresht.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shtatzënia
Gjat shtatzënisë pihet çaji ipërgatitur prej: 50 gram gjethe mendre (Menthae piperita L.), 50 gram gjethe të bar bletes ((Melissa oficinalis L.), dhe përzihen mirë, nga kjo merren tre lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë valë. Ena menjëherë mbyllet dhe qëndron dy orë e mbyllur. Është edhe më mirë nëse përbërjes së lartëshënuar i shtohen edhe 15% gjethe të dredhëzës. Kjo pihet nga 200 ml. tre herë në ditë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Zëri i çjerrur
Të çjerrurit e zërit mjekohen si vijon: Merren 100 gram selino (Apium graveolans) si dhe lakër 100 gram. Këto mirë përzihen me ujë. Lëngu i fituar pihet esull si dhe në mbrëmje para gjumit. Selinoja përmbanë; Mg, Fe, pastaj vitaminet: A, B, D1,ndërsa lakra; S, Mg, K, Ca, vitaminet A, B1, B...
Bimët në shërbim të njeriut...
Trumëza ( Thymus serpyllum L.)
Trumëza, (Thymus serpyllum L. , çaj i egër, Lulë çaji), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre, kërcellin e ka të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në maje mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. Lulet lulëzojnë gjatë gjithë verës. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur të fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe.

Mbledhja, tharja dhe ruajtja

Varësisht nga mënyra e mbledhjes, tharjes, ruajtjes dhe paketimit, varet edhe roli i saj veprues. Në qoftë se njëra nga këto, nuk bëhet në mënyrë të drejtë, atëherë edhe efekti i saj do të jetë i dobët ose do të mungojë fare, për arsye se substancat të cilat i përmban kjo bimë mjekuese janë shumë të paqëndrueshme dhe nga pakujdesia mund të eleminohen. Kjo edhe është një arsye shumë e madhe që shumica ankohen se çaji i egër nuk ka pasur efekt.
Mbledhja duhet të bëhet para dite kur nuk ka lagështi, në kohë të nxehtë dhe me diell. Nuk duhet të mblidhen në thasë, por në shporta. Bima nuk bën të shkulet për arsye se ajo zhduket dhe në anën tjetër fitohet drogë e dobët. Mund të prehet ose shkurtohet me brisk ose me gërshërë të mprehta vetëm pjesa e sipërme e degëzave me gjethe dhe me lule.

Tharja - pas mbledhjes duhet të bëhet menjëherë në shtresë të hollë, me rrymim ajri, në hije. Tharja më e mirë bëhet në tertore, mirëpo duhet të llogaritet që temperatura të mos kalojë mbi 40 C.

Ruajtja - droga e mbledhur dhe e tharë mirë duhet të ruhet e paketuar në kartuça të trashë dhe në vende të thata pa lagështi.
Përbërja - droga përmban deri 1% vaj eterik, taninë, përbërës të idhët, rrëshirë etj.

Vaji eterik i Luleçajit përmban: timol dhe karvakrol. Përbërësit e tjerë janë: timol, metil, etër, cineol, linalol dhe terpene të tjera. Përbërësi kryesor i vajit eterik të Luleçajit është cimeni.

Përdorimi: është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik.
Te ne është përdorur si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave. Sidomos rëndësi të madhe ka kur vaji etrik i cili fitohet me anë të ekstrakimit përdoret kundër kollit. Te ne çaji i egër përgatitet në mënyrë të gabuar, sepse bashkë me ujin e lëmë të vlojë edhe çaji. Mënyra e drejtë e përgatitjes është: merret një lugë e mbushur mirë me çaj, uji së pari të vlohet, e pastaj qitet çaji dhe mbulohet në mënyrë që të mos avullohen substacat avulluese, lihet të qëndrojë 2 orë.
Substancat mjekuese ndodhen kryesisht në gjethe të lules, kështu që parapëlqehet që të mblidhen vetëm lulet dhe gjethet, të cilat duhet të paketohen dhe të mbyllen mirë për të penguar largimin e materieve avulluese. Kjo bimë është shumë e mirë kundër barkqitjes, për arsye se ka sasi të konsiderueshme të tanineve. Eshtë edhe konservans i mirë për shkak të përmbatjes së materieve me aromë, jepet edhe kundër parazitëve të kuq, sidomos te fëmijët kundër skrrajave.
Çaji i egër si edhe temjani, kanë veprim në pastrimin e sekretit nga organet për frymëmarrje, për këtë është shumë e rëndësishme te sekretet e tepërta në organet për frymëmarje, te kalljet e mushkërive, kollitjet, katari bronkial etj.
Me rëndësi të veçantë është edhe te sëmundjet e lukthit dhe nervave, sidomos zvogëlon shtangimet e lukthit si edhe pagjumësinë.
Skrupfuloza, zbehtësia dhe pagjakësia, janë veprime të tjera mjekuese.

Për ftohje te fëmijët
Rp/
50 gr çaj i egër
20 gr plantago lancelota
20 gjethe drosera rotundifolia
20 rrënjë glycyrrhiza glabra
Nga kjo përzierje merret një lugë çaj për një gotë çaj dhe pihet me përtypje dy "sola" në ditë, të ëmbëlsuara me mjaltë.

Për pagjakësi

Rp/
50 gr çaj i egër
50 ithë

Përgatitet - një lugë e kësaj përzierje për një gotë çaj dhe pijet dy deri tri gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë.
Çaji nuk duhet të zihet, por duhet të pregatitet me ujë të vluar dhe të mbylluar mirë, në mënyrë që të mos eleminohen materiet avulluese të cilat kanë rolin veprues.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE BIMA MJEKSORE, Posted 20 Qershor 2009, 20:49
HEMORROIDET - MAJASELLI

Imazh


SPONDILOARTROZA - DEFORMIMI I KURRIZIT

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 620
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: SEMUNDJET DHE BIMA MJEKSORE, Posted 21 Qershor 2009, 09:12
Mua me ndodh kjo alergjia e syve , me fryen dhe me hane.Perdor nje krem qe e marr ne farmaci.
dhe dielli me ben alergji ne fytyre , qafe dhe duar.Nuk ka gje me te poshter , kur vete ne plazh perdor krem me % te madhe mbrojtje dhe i shmanmgem oreve te rrezikshme.
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE BIMA MJEKSORE, Posted 18 Dhjetor 2009, 13:23
Fare gjembaci - Acanthus spinosa
Imazh


Acanthus spinosa janë të lehta për t'u rritur. Bima eshte e madhe, ka gjeth gjembaç, e gjelbër që është shumë tërheqës nga bukuria. Gjatësia e saj esht 120 cm. Achantus spinosa esht emri i dhënë nga grekët dhe romakët bimëve quajtur nganjëherë brancursine, i cili është edhe emri botanik gjenerike. Achantus mollis esht një achantus spinosa , ku vendasit ne jug të Evropës e kishin si speciet më të njohur, me te perdorur ne mjediset e tyre te gjelberimit. Kjo bimë ka lule të mëdha e tyre të bardhë, dhe mbi të gjitha, formën e bukur dhe ndritshëm, gje qe kanë imponuar njerzit per ta aplikuar ambientet e tyre artistik, veçanërisht në kryeqytetet e shtyllave korintike. Gotae e pijshëm romak janë gjetur me piktura me gjethe Acanthus. Në stolitë Gotike gjeti përdorim më shumë ne tavolina e kudo. Familja acanthus është lloji i acanthaceae te rendit natyror, i cili përmban rreth 1.400 lloje të njohur. Ata janë lloje bimësh barishtor apo shkurreve, qe rriten kryesisht ne vende me klime tropikale; dythelbor. Pjesa më e madhe e tyre janë thjesht ngjyre te mbyllet. Gjethet janë të kundërta, rrallë në katër këmbë, të thjeshtë, dy apo tre dege, të cilat shpesh janë të mëdha dhe i mbuluar me gjethe, qe shoqërojnë çdo lule. Kurorë e lules është monopetalous, hypogynous, zakonisht të parregullt, ngjyre qumeshtore. Rrenjet e saj janë përgjithësisht nga dy, ndonjëherë katër, didynamous, ato nganjëherë më të shkurtër shterpe; së gjati.
Fryt i një kapsulë, duke shpërthyer me dy valvula, dissepiment gjithashtu ndan në dy pjesë përmes boshtit. Fara janë të rrumbullakta dhe e varur.
Disa acanthaceoe janë përdorur në vendet e tyre për ilaçe. Një vlerë të thellë-ngjyrë blu, të quajtur dhomë, është marrë në Assam nga një specie e ruellia.
Burimi: enciklopedia universale amerikan, 1882



Fara gjembaci perdoren per prostate. Pra per pezmatim te prostates, qe sherben per te cliruar musklat e fshikezes se urines, qe te urinoji rregullisht. Per stabilizimin e urinimit te meshkujt nese ka cregullime.

Fare gjembaci ka dozen e saj ne nje qese letre 49 kokra e zeze( sa nje koker kafe si madhesi).

Pra perdoret 7 kokrra X 3 vakte ne dite
Qe llogaritet dy dite dhe nje vakte per nje kuti me qese te 49 kokrave.
Zakonisht farmacisti te jepe dy kutia me fare gjembaci, qe llogaritet te perdoret per 4 dite dhe dy vakte.


Perdorimi:

- Ne merngjes merren 7 kokrra prej qeses se kutise se
- ambalazhit dhe zihen ne nje xheze dyshe(kafe) me uje. Mbushen plote me uje dhe lehet te zihet derisa te pergjysmohet, pra te arrije niveli i lengut te zier sa nje xheze njeshe.

Pihet para buke.
Po e njejta menyre perdoret si ne dreke dhe ne darke.

Diten tjeter merren 7 kokrra te tjera dhe veprohet e njejte si fillimisht.
-

E pregatiti Bep Pjetri
copyright proletari.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE BIMA MJEKSORE, Posted 21 Dhjetor 2009, 09:37
Veshka - Guret dhe Bima medicinale
Imazh

14 nëntor 2009
Kurat popullore që kurojnë sëmundjet e veshkave

Paketa e keshillave per veshken e semure


Si të mos rrezikoni gurët në veshka. Si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Si t’i kuroni ato me anë të frutave. Rrushi pastron veshkat. Lëngu i mollës shmang infeksionet. Këto dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët si dhe një paketë me receta e këshilla të mjekësisë popullore, do t’i gjeni në numrin e sotëm, në një suplement prej 5 faqesh.

Në shumicën e rasteve, sëmundjet e veshkave nuk japin kurrfarë simptomash. Të kërkosh nga njerëzit që në mënyrë masive të kontrollojnë shëndetin e veshkave të tyre, do të ishte e tepërt, por prapë, siç tregon studimi i botuar në revistën shkencore "Health Journal", ekzistojnë grupe njerëzish tek të cilët ekzaminimi do të ishte i arsyeshëm. Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave, mjekët nekrologë rekomandojnë për kryerjen e analizave për të gjithë ata persona të cilët janë mbi 30 vjeç. Kjo për vetë faktin se ata, janë më të predispozuar për t'u prekur nga sëmundjet e veshkave. Por cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar shfaqjen e gurëve në veshka, për të mos pasur probleme në organizëm. “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash e recetash për të luftuar formimin e gurëve dhe shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura popullore për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet e veshkave, shfaqjen e gurëve dhe evitimin e tyre. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit për të parandaluar e luftuar sëmundjet që shqetësojnë sot njerëzit, siç është një prej tyre shfaqja e gurëve në veshka. Si duhet të veprojmë, si dhe zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Rrushi pastron veshkat. Lëngu i mollës shmang infeksionet. Fruti i vishnjës largon shfaqjen e gurëve dhe copëton kristalet. Alkooli sjell probleme. Si të shmangni sëmundjet që prekin veshkat.
Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e veshkave, shfaqjen e gurëve dhe formimin e kristaleve. Si të përvetësoni aleatët e mirëqenies tuaj dhe të kuroni gurët në veshka.
Si të mos rrezikoni gurët në veshka. Si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Karakteristikat e tyre të veçanta, tipet e shfaqjes dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh, me një paketë me receta e këshilla të mjekësisë popullore. Do të gjeni udhëzimet më të dobishme për të parandaluar gurët në veshka.

Bimët që përdoren për sëmundjet e veshkave

Në veshka apo në fshikëzën e urinës mund të formohen gurë të llojeve dhe madhësive të ndryshme sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, ç'ka dhe lejon identifikimin e tyre. Nga simptomat kryesore të kësaj sëmundje, të cilat nuk shfaqen veçse kur guri i formuar lëviz nga vendi i tij apo zmadhohet, janë dhimbjet në veshka apo në kanalet urinare. Nga shkaqet kryesore për formimin e gurëve në veshka dhe në fshikëzën e urinës është shtimi i përqendrimit të kripërave dhe veçanërisht i kalciumit në organizëm. Formimi i gurëve në veshka shpesh herë ndodh edhe për shkaqe të trashëguara.

Ilaçi për gurët e veshkave dhe të fshikëzës së urinës

1. Të ziesh rrënjët e bimës (al Kussab) duke marrë një lugë nga rrënjët e bluara dhe të thata dhe t’i ziesh me një gotë e gjysmë ujë deri sa të mbesë vetëm një gotë, pastaj e pi. Këtë e përsërit tre herë në ditë dhe gurët do të treten dhe do të dalin me urinën.

2. Të ziesh rrënjët e bimës (al yenbut) në të njëjtën mënyrë si më sipër, dhe kjo vepron gjithashtu në tretjen e gurëve dhe në daljen e tyre jashtë me urinën.

3. Farat e majdanozit, selinosë dhe ammi visnaga, merr një lugë nga këto fara dhe e përzien me një gotë ujë dhe i zien, pastaj e lë të ftohet, e filtron dhe e pi, tre herë në ditë.

4. Lëngu i përfituar nga zierja e bimës (këmba e pëllumbit) apo quajtur ndryshe (veshët e gomarit) ndihmon gjithashtu në nxjerrjen e gurëve dhe të rërës nga veshkat.

5. I këshillojmë ata pacientë tek të cilët përsëritet formimi i gurëve në veshka, të përdorin një nga recetat e mësipërme dhe pasi t’i shërojë dhe gurët të dalin nga veshkat apo nga kanalet urinare, të përdorin vazhdimisht këtë kurë: një lugë uthull molle e përzien me një gotë ujë të vakët (as të ngrohtë dhe as të ftohtë) dhe të pihet dy herë në ditë, pas mëngjesit dhe pas darkës, dhe kjo gjë pengon riformimin e gurëve në veshka.

6. Kurse ata pacientë që kanë gurë me përbërje fosfati, i këshillojmë të përdorin bimën (Madder), duke zierë një lugë të mesme nga rrënjët e kësaj bime me një gotë ujë, pastaj lihet deri sa të ftohet dhe pihet, tre herë në ditë. Por kujtojmë këtu se bima Madder vjen me ngjyrë të kuqe dhe si rrjedhojë edhe urina do të anojë nga ngjyra e kuqe, prandaj kjo nuk duhet t’ju shqetësojë.

7. Dhe së fundmi, i këshillojmë pacientët me gurë në veshka që të konsumojnë sa më shumë rrepka dhe qepë, për efektin që kanë këto bimë në shtytjen e urinës dhe nxjerrjen e gurëve.

Gurët në veshka/ mollët

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Lëngu i mollës

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë

Rrushi pastron veshkat

I bardhë apo I kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Vishnja largon gurët në veshka

Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Vishnja kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.
Si përgatitet çaji i vishnjës
Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti diurekte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.

Pini kafe se ajo i bën mirë veshkave


Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka.

Rekomandime për pacientet me gurë në veshka


- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara dhe kripërat.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrnat duhet të jene vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.

Si t’i parandalojmë dhe kurojmë sëmundjet e veshkave?


Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato të kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.

Kurimi - Terapia

Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

Parandalimi

Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës.

Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:

1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e
urinës
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
5- Djersitje e vazhdueshme.
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobësi
9- Urinë e turbullt me erë të keqe
10- Temperaturë

Tumoret në veshka, si dallohen ato

Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Ndërsa tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Prandaj është e nevojshme biopsia e veshkave deh nëse bëhet në kushte sterile, si ndërhyrje ajo është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”. Vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.

Testet për ekzaminimin e gurëve në veshka

Prania e gurëve në veshka e identifikohet nga rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithëve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar.

Gurët në veshka jo gjithmonë të trashëguar

Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

Një ilaç i ri kundër kancerit të veshkave

Njerëzit me kancer në veshka tashmë kanë shpresa për shërim. Kështu thuhet në hyrje të një studimi që shpall ilaçin e ri Sutent si shpëtimtar të pacientëve me kancer në veshka. Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ndërsa vetëm 10 për qind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit rreth 40 mijë amerikanë preken nga kjo sëmundje dhe rreth 13 mijë prej tyre vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t’i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standard me interferon.

Llojet e gurëve në veshka

Kristalet ne veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar.

Burrat më të rrezikuar

Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Rekomandime

- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.
- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Efektet e lëngut të mollës

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.

Abuzimi me alkoolin ndikon në dhembjen e veshkave

Alkooli ndikon negativisht të njerëzit që vuajnë nga veshkat për faktin se ai është toksik për parenkimën rënave (të veshkës) dhe qelizave të veshkës, duke ngushtuar njëkohësisht qelizat e gjakut që gjenden në të dhe duke dobësuar punën e veshkës. Por një nga shkaktarët e dhembjeve në veshka është edhe shtatzënia. Nga studimet e bëra deri tani të rreth 60-65 për qind e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhembjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24-t deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Dhembja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureterëve nën veprimin hormonal.

Roli i lëngjeve për gurët në veshka

Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.

Çaji i koprës

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Dardha

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.

Ja si mund të qetësosh dhimbjen e veshkave

Pengesat mekanike, prania e gurëve në veshka, abuzimi me alkoolin, por dhe shtatzënia janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjeve në veshka. Por çfarë mund të bëni në rast se keni kriza veshkash, çfarë qetësuesish mund të përdorni? Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjetikë të lehtë dhe antiperistatikë me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Sidoqoftë, është e këshillueshme që pas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dezinfëktantë përreth një javë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj; por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolikë renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analizat e urinës, si dhe në krye të tre muajve të bëjnë një ekografi.

Nga se shkaktohet dhimbja e veshkave?

Dhimbja e veshkave, ose siç njihet kolika renale, shkaktohet nga moszbrazja e urinës nga veshkat, si pasojë e një pengese mekanike që shoqërohet me dilatacion (zgjerim) të sistemit kolektor pyelokacien, (sistemi i rrjedhjes) për shkak të mbylljes urinare që mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme, e gjeneralizuar ose lokale.

Çfarë ndodh nëse dhimbja zgjat në kohë?

Zgjatja e dhimbjes së veshkave do të çojë në ndryshime mekanike, dobësim të parenkimës renale (tuli i veshkës) dhe fryrje të veshkave, e cila kalon në tre faza. Faza e parë është fryrja e veshkës së shkallës së parë, që shoqërohet me stazën e pakët në kalicë (dhomëza). Shkalla e dytë shoqërohet me stazë të moderuar, me zgjerim të sinusit pilokalicien, por pa prekur korteksin renal. Shkalla e tretë ose e rëndë shoqërohet me zgjerim të gjeneralizuar dhe me komprimim (shtypje) dhe hollim të korteksit renal.

Si shfaqen dhimbjet?

Pacienti në fillim ndien dhimbje të forta në zonën e belit, ku është patologjia ose pengesa që sa vjen dhe shtohet, e cila lidhet me ndonjë sforco fizike, ngarkesë me lëngje, abuzim me pije alkoolike, ose një udhëtim i lodhshëm në rrugë të keqe.Dhimbja përhapet poshtë drejt pelvisit dhe organet gjentiale te meshkujt. Pacienti në këtë rast, përveç dhimbjes, ankon për ndjenjë të vjelli dhe të vjella. Nuk qëndron dot shtirë, bën lëvizje, ka ndjenjën e të urinuarit, por nuk urinon dot. Gjatë kohës që lehtësohet dhimbja, pacienti urinon sasi të pakët dhe me gjak, e shoqëruar me djegie të urinës. Analizat e urinës në këtë rast tregojnë praninë e eritrociteve me shumicë dhe albuminës në urinë. Këtu duhet të theksojmë se, nga praktika e punës sime disavjeçare me shumë fëmijë të moshave nga 4-10 vjeç, kam konstatuar se këta pacientë ekzaminohen me shumë vonesë, dhe pasi konstatohet elkalkuloze e rrugëve urinare, kjo ka dhënë tashmë dëmtime të mëdha në veshkë. Arsyet e këtij mosekzaminimi në kohë shpesh lidhen me nënvleftësimin nga ana e prindërve, por edhe nga mjekët e zonave, të cilët dhimbjet e barkut te fëmijët i mjekojnë për askaridoze, ose për infeksione të thjeshta urinare, pa u bërë një ekzaminim më të thellë.

Si ndikon abuzimi me alkoolin në shfaqjen e dhimbjeve të veshkave?

Alkooli, i cili është toksik për parenkimën renale dhe qelizën e veshkës, bën ngushtimin e enëve të gjakut në veshkë dhe dobëson punën e veshkës.

Si ndikon shtatzënia në shfaqjen e këtyre problemeve?

Nga studimet e bëra deri tani te rreth 60-65% e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhimbjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24 deri në javën e 28. Dhimbja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureteve nën veprimin hormonal.

Si bëhet trajtimi i kolikës renaleVeshka)?

Para se të trajtohet një kolikë renale, duhet që më parë të vendoset diagnoza e saktë e sëmundjes dhe të bëhet diferencimi i saj nga një patologji akute. Për këtë, në kushtet e urgjencës, duhet bërë analiza e urinës, ECHO e aparatit urinar dhe rografi e këtij aparati. Mbasi bëhen të gjitha këto, vendoset diagnoza dhe pastaj trajtimi. Pasi pacienti të qetësohet, në kushtet ambulatore bëhen ekzaminime komplekse, urografi intraverose IV.
Kështu, pasi është bërë vlerësimi paraprak, vizitat te mjeku specialist, për ta përjashtuar nga patologjitë akute të organeve të tjera, pacientit i matet fillimisht tensioni, vlerësohet gjendja e përgjithshme dhe atëherë vendoset gama e qetësuesve që do t’i aplikohet. Fillimisht përdoren analgjezikët e lehtë dhe anisperistatikë me efekt jo të fortë, i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohen bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët etj.

Pse banja me ujë të vakët?

Uji i ngrohtë çliron spazmat (ngushtimet) e rrugëve urinare. Por dua të theksoj se banjat me ujë të ngrohtë duhet të jenë të përgjithshme, jo lokale. Gjatë kësaj kohe, pacienti duhet mbajtur nën kontroll duke i matur tensionin, ecurinë e gjendjes së barkut, për të përjashtuar ndonjë patologji të ndonjë organi tjetër dhe në të njëjtën kohë kontrollohet edhe sasia e urinës. Kjo pasi pacienti mund të mos urinojë, për shkak të bllokimit të rrugëve urinare, duke u futur kështu në anuri (në mosurinim).

Çfarë qetësuesish mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet?

Fillimisht përdoren Voltaren ampulë ose supost, të kombinuar me Buskopan ampule, Papaverinë Im. N.q.s me këto nuk qetësohet, përdoret Tromadol inframuskular. Por nëse pacienti nuk ka të vjella, mund t’i injektohet një ampulë Primiperan im.
Është e rekomandueshme që mbas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dhe disifektantë urinare për 5-7 ditë si p.sh: Nitrofurantoil, Baktrinë, Forenid (tableta). Rekomandohen ushqime të lehta, supë me zarzavate, lëngje frutash dhe çaj. Rekomandohet që pacienti të lëvizë. Çdo person që kalon kolinë renale duhet të dijë që të paktën një herë në 3 muaj, duhet të bëjë ECHO dhe çdo 10 ditë analiza të urinës dhe Ph.

Kurimi me lazer

Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90 për qind e gurëve kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen nëpërmjet mjekimeve. Por gurët me përbërje kalciumi, që janë dhe tipi më i zakonshëm i gurëve në veshka, nuk mund të shpërbëhen. Sipas mjekëve, gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për heqjen e gurëve kur kjo bëhet e domosdoshme. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik te fshikëza apo te veshka për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazer apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejt në veshkë përmes një çarjeje të vogël te pacienti për ta nxjerrë gurin të tërë ose për ta thyer në fragmente të vogla kur duhet. Metoda më e re për të hequr gurët quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Me këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

U more nga ky link; - http://209.85.135.132/search?q=cache:rI ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SEMUNDJET DHE MREKULLIA E BIMEVE MJEKSORE, Posted 23 Dhjetor 2009, 00:48
Melissa officinalis - Melissa
• ( lat. Melissa officinalis L) / Bar i bletës : - milcë, mickel (Krujë), erëx, pselik (Berat), spelinok (Korcë)

ImazhImazh

Melissa officinalis
Emer i zakonshem: ca balsam, oe limoni, ca balsam, oe
Familja: Lamiaceae / Labiatae (familja nenexhik)
Balsam, ose Lemon (Melissa officinalis), të mos ngatërrohet me ca balsam. Eshtë një barishte shumëvjeçar në familje nenexhik Lamiaceae, asht vendas në Evropë Jugore dhe rajonin e Mesdheut.

Ajo rritet në 70-150 cm i gjatë. Ka aromë të butë limoni, lidhur me nenexhik. Në fund të verës dalin lule të vogla të bardha me plotë të nektar. Kjo bime tërheqe bletët, pra Melissa gjini emrin (greqisht për 'bletë mjalti'). Aromë e saj vjen nga terpenes citronellal, citronellol, citral, dhe geraniol.

Kultivimi

Kjo barishte mund të jetë e lehtë për të kultivuar në Shtetet e Bashkuara të Departamentit të Bujqësisë trimëri Zonat bimore 4-9. Në zonën 4, ajo duhet mbjellur ne dimer ne një toke te mirë-drenazhuar ranore qe të mbijetojnë. Në zonën 7, ai mund të korrur të paktën deri në fund të nëntorit. Ndërsa ajo preferon diell te plotë, por duron edhe hijen, më shumë sesa shumica e bimeve. Në klimat e thatë, ajo rritet më mire në hije të pjesshme. Ajo mund te rritet lehtësisht si një barishte shtëpie në vazo.

Limon Balm kërkon të lehta dhe të paktën 70 gradë, kështu që është e mirë për të mbjellë në shtëpi ose në pranverë dhe jo për të mbuluar fara.

Limon Balm rritet në clumps dhe përhapet vegetatively si dhe me farë. Në zona me klime të butë rritet dhe thahet në fillim të dimrit, por riperterihet përsëri në pranverë. Ajo mund të jetë rritur lehtë nga kërcell e vendosur në ujë, apo nga fara

Përdorimi Kuzhinë


Ca balsam, ose Lemon është përdorur shpesh si aromatizues në akullore dhe TEAS bimor, të dyja të nxehtë dhe i ftohtë, shpesh në kombinim me barërat tjera të tilla si çamçakëz me mente. Ajo është gjithashtu kombinues me shpesh me fruta apo candies.

Perdorimi Medicinale


Gjethet i grimcuar, kur rubbed në lëkurë, janë përdorur si një repellant për Mushkonjat.
Limon Balm është përdorur edhe si një çaj bimor, ose në formë përmbledhje. Është pohuar që të ketë antibacterial, veprim antivirale (se është i efektshëm kundër herpes simplex), dhe është përdorur edhe si një qetësues, zbutës dhimbjesh ose agjent qetësues.
Të paktën sipas një studimi ka gjetur që ajo të jetë e efektshme në reduktimin e stresit, edhe pse autorët e studimit bëjnë thirrje për hulumtime të mëtejshme. Prona e tij antibakterial janë demonstruar edhe shkencerisht, edhe pse ato janë dukshëm ne krahasim me ato nga një numër i bimëve të tjera të studiuara. Ekstrakti i balsamit, ose Lemon u gjet gjithashtu të ketë aktivitet jashtëzakonisht të lartë antioxidant.

Ca balsam, oe Lemon është përmendur në revistën shkencore endokrinologji ku shpjegohet se Melissa officinalis ekspozon aktivitet antithyrotropic. Duke e përdorur e ben të mundshëm në trajtimin e sëmundjes nga e cila varet ose hyperthyroidism.

Vaj Lemon, pra balsam, është shumë popullore në aromaterapine. Esenca e naftes është zakonisht bashkë-distiluar me vaj limon, vaj citronella, ose vajra të tjera.

Ca balsam, ose Lemon është përdorur në disa variacione te pasta e dhëmbëve Colgate me perberje bimor , e shquar per veteite e saj qetësues dhe aromatike.

Ca balsam, ose Lemon duhet të shmanget nga ato ilaçe tiroide (të tilla si thyroxine) e cila besohet se kjo barishte pengon absorbimin e ketij ilaçit.

Përkundër përdorimit të gjerë tradicionale medicinale, vaji Melissa ka qenë ndaluar nga Shoqata e bimeve aromatike Ndërkombëtar (IFRA) .

Kimi

Limon Balm përmban eugenol që vret bakteret dhe ka deshmuar ne praktike se sherben për të qetësuar muskujt dhe indet e mpirë. Ai gjithashtu përmban tanine që kontribuojnë për efektet e saj anti-virale, si edhe shtesë të terpenes se efektet e saj qetësues.

Tradicionalisht kjo barishte ka qenë përdorur për sëmundje nder plaga te hapuna, si një qetësues, dhe si një antispasmodic.
U more nga ky link; http://en.wikipedia.org/wiki/Lemon_balm

E pregatiti Bep Pjetri
copyright proletari.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Tetor 2014, 07:49
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari