"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
TRAJTIME, SEMUNDJE TE LEKURES - KANCERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4154
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TRAJTIME, SEMUNDJE TE LEKURES - KANCERI, Posted 17 Qershor 2009, 22:00
Pilingu Kimik (LEMIMI I LEKURES...


Kjo lloj procedure bazohet mbi përdorimin e një solucioni kimik për të përmirësuar lëmueshmërinë dhe ngjyrën jo të njëtrajtshme të lëkurës së fytyrës si pasojë e proceseve të ndryshme patologjike, efektit moshë ose ndikimit të diellit. Është një procedurë shumë e përdorshme për personat që kanë njolla në fytyrë, rrudha dhe fytyrë pa shkëlqim dhe elasticitet. Acidet alfahidroksi dhe trikloroacetiku janë më të përdorshme për këtë qëllim. Formulimi i saktë i përqindjeve të këtyre acideve në përmbajtjen e përdorur për aplikim është në varësi të tolerueshmërisë individuale dhe problemit që trajtohet.

Procedura e pilingut kimik kryesisht përdoret për arsye kozmetike, por gjen përdorim të madh dhe në trajtimin e disa patologjive, si heqjen e lezioneve parakanceroze në lëkurë, trajtimin e akneve dhe eliminimin e shenjave që ato lënë në fytyrë.

Acidet alfahidroksi, si p.sh. acidi glikolik, laktik ose acidet e frutave janë forma më e lehtë e formulimeve të piling dhe kanë efekte sipërfaqësore.

Përdorimet:

• Lëkurë e thatë dhe e ashpër;
• Rrudhëza të imëta;
• Përmirëson pamjen e një lëkure të dëmtuar nga dielli;
• Ndihmon në trajtimin e akneve;
• Ndihmon në korrigjimin e problemeve të pigmentit;
• Përdoren si paratrajtim në piling me TCH.

Duhet marrë parasysh:
• Mund të jetë i nevojshëm më shumë se një aplikim për të marrë efektin e duhur;
• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me spf të lartë për mbrojtje nga rrezatimi diellor.

Acidi Trikloroacetik mund të përdoret në shumë përqendrime, por kryesisht përdoret për piling të mesëm në të thellë.
Përdorimet:

• Heq rrudhat sipërfaqësore në fytyrë;
• Heq njollat nga shtatzënia ose rrezatimi diellor;
• I jep lëkurës njëtrajtësi në ngjyrë dhe lëmueshmëri.

Çfarë duhet marrë parasysh:
• Mund të përdoret në fytyrë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit;
• Mund të kërkojë paratrajtim me Retin-A ose kremra me AHA;
• Trajtimi zgjat 10-15 minuta;
• Preferohet për pacientë me lëkurë të errët;
• Thellësia e piling mund të rregullohet në varësi të përqendrimit;
• Mund të jenë të nevojshme trajtime të përsëritura për rezultate maksimale;
• Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës me spf të larte për mbrojtje nga rrezatimi diellor për disa muaj pas procedurës.

Kjo procedurë është e sigurt, n.q.s. kryhet nga një mjek specialist dhe në kushtet e përshtatshme. Është një procedurë e sigurt, megjithatë nuk mund evitohen edhe pse shumë rrallë disa efekte anësore, si infeksioni apo shenjat në lëkurë. Pilingu mund të shkaktojë fillimisht ndjesitë e djegies , skuqjes dhe acarimit që kalon pas disa ditësh duke dhëne rigjenerimin e plotë të lëkurës dhe një pamje të korrigjuar nga defektet.

Planifikimi i procedurës

Fillimisht është e rëndësishme që të kontaktoni me një mjek, i cili është i trajnuar në këtë fushë dhe të pyesni me hollësi për procedurat dhe mundësitë që ju ofrohen.
Gjate konsultës duhet të diskutoni përparësitë dhe efektet negative duke pyetur për të gjitha detajet që ju interesojnë. Personat që vuajnë nga Herpes kronik duhet ta informojnë mjekun para kryerjes së procedurës.

Aplikimi i procedurës

Kjo procedure kryhet në zyrën e mjekut me praninë e të gjitha mjeteve të nevojshme dhe në kushte higjienike të larta. Nuk është i nevojshëm aplikimi i anestezisë.
Fillimisht mjeku do t’ju aplikojë një solucion në lëkurë për të siguruar pastrimin e thellë të saj, më pas aplikohet solucioni specifik në të gjithë zonën që do trajtohet dhe pas një kohe, jo më shumë së 10 minuta, bëhet aplikimi i një neutralizuesi për heqjen e tij.
Në bazë të thellësisë së pilingut të kryer dhe reagimit të lëkurës së pacientit mund të aplikohen lokalisht kremra regjenerues ose me bazë acidin hialuronik për të përshpejtuar procesin e rigjenerimit.
Aplikimi i procedurave mund të kryhet në distancë 1 javore ose një herë në muaj, derisa të arrihet efekti i duhur.

Pamja e re

Përmirësimi nga pilingu kimik mund të jetë shumë i dukshëm që në fillim. Shikohet një lëkurë më e shëndetshme dhe me shkëlqim. Me vazhdimin e trajtimeve shikohet në vazhdimësi një përmirësim i përbërjes së lëkurës. Këto trajtime japin efekte që zgjasin për një kohë të gjatë, por nuk janë imune ndaj efektit të rrezatimit diellor dhe moshës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4154
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TRAJTIME, SEMUNDJE TE LEKURES, Posted 13 Dhjetor 2010, 23:13
Këshilla mjekërore,Kanceri parandalohet në 99% të rasteve


Nga Dr. Kaver Stroka

-Çfarë është kanceri?


-Kancer quhet çdo sëmundje që karakterizohet nga ndarja dhe zhvillimi anormal i qelizës së një indi apo organi me prirje për invadim (lëshim të kulishëve) në afërsi ose në distance, brenda të njëjtit organizëm. Sëmundja mund të jetë e lokalizuar në vendin fillestar të shfaqjes ose e përhapur (në indet në afërsi ose në distancë). Kjo ndryshon nga personi në person dhe nga llojshmëria e kancerit. Disa janë me zhvillim të shpejtë (brenda disa javëve ose muajve) kurse të tjerë me një kurs të ngadaltë (për disa vite). Baza e nisjes së procesit kanceroz është qeliza. Klasifikimi i kancerit mbështetet në disa kritere si: 1-Në bazë të agresivitetit (kancer i mirë ose i keq), 2-Sipas indit të prekur (kancer i lëkurës, i kockës, i gjakut-leukemi etj.), 3-Sipas organit të prekur (kancer i mushkërisë, i mëlçisë, i veshkës, i trurit, i mitrës etj.), 4-Sipas qelizës nismëtare (melanomë, epiteliomë, adenomë, gliomë, limfomë etj.), 5-Sipas autorit që e ka zbuluar (limfoma e Hoçkinit, e Burkitit, sarcoma e Kaposit etj) etj.

-Çfarë është kanceri I lëkurës?
Imazh

-Kanceri i lëkurës përfshin një numër të kufizuar sëmundjesh, që nisin nga një prej qelizave të saj duke krijuar një masë indi parazitar me ose pa ngjyrë të veçantë, që dallon nga zona për rreth dhe bëhet çdo ditë e më shumë kërcënuese për jetën. Ai zë vendin e parë në raport me gjithë kanceret e shfaqur tek njeriu. -Si zhvillohet kaneri i lëkurës? -Qelizat kanceroze, menjëherë pas shfaqjes në organizmin e njeriut, tentojnë të invadojnë indet e afërta dhe më pas ato të largëta. Për njëfarë kohe qelizat normale fqinje krijojnë një barrikadë që nuk lejon shtrirjen e tumorit drejt anëve dhe në thellësi. Më vonë kur mishi i huaj shton numrin e qelizave të veta bëhet më agresiv duke çarë "rrethimin" ku është më i dobët. Dalja mbi sipërfaqe të lëkurës tregon se tumori ka fituar një beteje me organizmin e njeriut. Sa më gjatë të qëndrojmë indiferentë ndaj tij (nisur nga koncepti primitiv "Lere mos e nga!"), duke mos ju nënështruar trajtimit të nevojshëm mjekësor, aq më e tmerrshme do të bëhet sëmundja një ditë. -Sa lloje të kancerit të lëkurës shfaqen tek njeriu?

-Për ta bërë më të kuptueshme përgjigjen është i nevojshëm pak informacion mbi ndërtimin dhe funksionet kryesore të lëkurës. Ajo është e përbërë nga dy shtresa: A-E sipërmja (epiderma) formohet nga tre lloj qelizash: 1-Qelizat luspore të sipërfaqes të quajtura ndryshe skuamoze, 2-Qelizat e rrumbullakta të quajtura bazale, dhe 3-Melanocitet ose qelizat që prodhojnë pigment ngjyrosës. B-E poshtmja (derma) është disa herë më e trashë se e para dhe përshkruhet nga enë të holla gjaku dhe fije nërvore. Nën lëkurë është vendosur indi dhjamor që formohet kur personi merr më shumë kalori (përmes yndyrnave, sheqernave ose proteinave) se sa shpenzon. Dhjami shërben si termoizolues dhe rezërvë ushqimore për organizmin. Në të kalojnë enët e gjakut dhe nervat. Trashësia e tij ndryshon nga njeri tek tjetri. Në vartësi të qelizës mëmë ku nis ndarja dhe zhvillimi anormal merr emërtimin edhe tumori i lëkurës si: a-Kanceri qelia luspore ( skuamoze), b-Kanceri qeliza rrumbullaktë (bazale), c-Kanceri me ngjyrë (melanoma).

-Cilat janë karakteristikat dalluese midis tyre? -Nga qeliza të ndryshme të lëkurës e marrin fillimin disa lloj tumoresh midis të cilëve mund të përmendim:

A-Kanceri qelizë luspore (karcinoma qelizë squamoze) ka këto karakteristika:
Imazh

1-Merr zhvillim nga qeliza luspore si pasojë e veprimit të faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë që modifikojnë ndarjen dhe zhvillimin qelizor normal. 2-Prek më shpesh meshkujt e burrëruar pa përjashtuar femrat (raporti është rreth 2:1). 3-Takohet më shpesh në zonat më afër ekuatorit (vendi ynë është mjaft i prekur). 4-Mund të shfaqet në lëkurë (zonat më të ekspozuara tek rrezatimi UV sidomos ku ka gjurmë plagesh, infeksioni, neizë, etj.), por edhe në shtresën jarguese (mukozë) si një plagë shumë e vogël në formë ylli. 5-Formon koriçka që bien dhe formohen përsëri pa u vënë shumë re fillimisht. 6-Me kalimin e kohës zgjeron sipërfaqen e pushtuar dhe ka prirje për t?u zhvilluar në thellësi dhe në distancë duke u bërë më i rrezikshëm (vdekshmëria e lartë). 7-Kur masa tumorale përparon lëshon lëng me erë të keqe. 8-Me kalimin e kohës rritet dhe shfaqet në dy a më shumë zona trupore (lëshon "kulishë" më tutje-metastaza) duke u bërë jo më 100% i kurueshëm si në muajt e parë. B-Kanceri qelizë rrumbullaktë (karcinoma qelizë bazale) ka këto karakteristika: 1

-Merr zhvillim nga qeliza e rrumbullaktë si pasojë e veprimit të faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë që modifikojnë ndarjen dhe zhvillimin qelizor normal. 2-Është forma më e shpeshtë e kancerit të lëkurës që prek kryesisht meshkujt dhe karakterizohet nga një plagë pa kufij të qartë, që gjakoset dhe dregëzohet, por nuk shërohet edhe pas një muaji. 3-Prek më shpesh meshkujt e burrëruar pa përjashtuar femrat (raporti është 3:2). 4-Të moshuarit janë kandidatë akoma më të mundshëm. 5-Ka prirje për rritje të numrit të rasteve me këtë sëmundje dhe uljes së moshës së shfaqjes. 6-Shfaqet kryesisht në zonat trupore të ekspozuara tek dielli, por pa përjashtuar ato të mbuluara ku ka ndryshime në lëkurë si pasojë e veprimit të faktoreve të ndryshëm. 7- Imiton psoriazën dhe ekzemën në raste të veçanta. 8-Kur masa tumorale përparon lëshon lëng me erë të keqe. 9-Me kalimin e kohës rritet dhe shfaqet në dy a më shumë zona trupore (lëshon "kulishë" më tutje-metastaza) duke u bërë jo më 100% i kurueshëm si në muajt e parë. C-Kanceri me ngjyrë (melanoma) ka këto karakteristika: 1-

Merr zhvillim nga qeliza pigment-prodhuese (melanociti) si pasojë e veprimit të faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë që modifikojnë ndarjen dhe zhvillimin qelizor normal. 2-Eshtë një nga format e kancerit të lëkurës më kërcënuese për jetën. 3-Ka prirje të rritet shumë më shpejt se dy format e tjera të kancerit të lëkurës (mbi sipërfaqe, anash, në thellësi dhe në distancë). 4-Llogaritet në 4% të kancerëve të lëkurës si sëmundje, por shkakton mbi 77% të vdekjeve në këtë grup. 5-Ka një rritje mbi 2000% të numrit të rasteve me këtë sëmundje pas vitit 1930, sidomos dy dekadat e fundit. 6-Zakonisht shfaqet si tjetërsim i një nishani të lindur ose të shfaqur gjatë jetës, me ose pa ngjyrë, tip puçre ose njolle. 7-Mund të zhvillohet edhe në një pikë tjetër lëkure normale në dukje, me ose pa qime dhe në jarguese të aparatit tretës, gjinor, në sy etj. 8-Ka tiparet e një nishani të ri apo të lindur që ndryshon formën, madhësinë, ngjyrën dhe fortësinë. Kruajtja, gjakosja, plagëzimi dhe dhëmbja mund të fillojnë në stade të ndryshme të transformimit dhe zhvillimit të saj dhe konsiderohen shënja alarmi. 9-Kur masa tumorale përparon lëshon lëng me erë të keqe. 10- Me kalimin e kohës rritet dhe shfaqet në dy a më shumë zona trupore (lëshon "kulishë" më tutje-metastaza) duke u bërë jo më 100% i kurueshëm si në muajt e parë.

-Në cilën zonë të trupit mund të zhvillohet më shpesh kanceri I lëkurës?


Kanceri mund të shfaqet në çdo pikë të lëkurës pa përjashtim, por më shpesh ai gjendet në pjesët më të ekspozuarë tek rrezatimi ultraviolet dhe faktorët e tjerë mjedisorë e profesionalë. Fytyra, koka dhe qafa janë më të prekurat. -A mund të rishfaqet kanceri I lëkurës? -Kanceri i lëkurës mund edhe të përsëritet në një përqindje të vogël të pacientëve. Rishfaqja pas trajtimit mund të lidhet me po të dy aktoret: 1-Me mjekun, i cili nuk ka kryer trajtimin korrekt ose këshillimin e nevojshëm. 2-Me pacientin pak të interesuar për informim rreth kancerit ose pa vullnetin e duhur për të mposhtur veset dhe zbatuar porositë e mjekut. Rishfaqja është prirje e veçantë e kancerit qeliza rrumbullaktë dhe e melanomës. Shmang sa të jetë e mundur faktorët që nxitin kancerin e lëkurës!

-Sa është kostoja e trajtimit të kancerit të lëkurës?


-Kostua mesatare për trajtimin e një personi me melanomë varion nga 500 në 5000 $. Kjo është më e lartë për të shtruarit dhe më e ulët për ambulatorët? Për tumoret e tjerë të lëkurës mund të jetë pak më e ulët. Sidoqoftë çdo rast ndryshon. Lënia pas dore e një tumori e rrit dukshëm koston e trajtimit dhe po kështu zvogëlon shansin e shërimit.

Kush është më i prirë për përhapje të shpejtë të kësaj sëmundjeje?


-Më të prirë për kancer të lëkurës janë: 1-Ata që mbi 80 % të kohës janë të ekspozuar ndaj diellit sidomos prej orës 10:00 ? 16:00, kur rrezatimi ultraviolet(UV) është më i shprehur. 2-Albinët, bjondët dhe ata që kanë sy të kaltër ose në gri. 3-Ata që kanë patur plagë të ndryshme të shëruara me vonesë, ose kanë lënë nishan. 4-Njerzit që në menunë ditore nuk marrin as sasinë minimale të nevojshme të kosit, të frutave, të perimeve dhe të yndyrës (80% të origjinës bimore dhe 20% të origjinës shtazore). 5-Anëtarët e familjeve me histori të mëparëshme të kancerit të lëkurës ose të indeve apo organeve të tjera. 6-Personat që ekspozohen vetëm në stinën e verës tek rrezatimi diellor. 7-Kush pas ekspozimit në diell ka skuqje të menjëherëshme lëkure, dhëmbje ose flluska (sidomos ata që përjetojnë gjendje të tilla më shumë se 2-3 herë para moshës 20-30 vjeçare). 8-Njerzit që vuajnë nga sëmundje lëkure (skuqje e pranverës, plage, tharje) ose dëmtime të përsëritura të jargueseve (mukozave). si pasojë e mbajtjes së cigars dhe filxhanit të kafesë në buzë, pirjes së të nxehtave etj. 9-Ata që kanë lëndime të përsëritura të mishit të dhëmbëve pas vendosjes së protezës ose plagë të gojës si pasojë e një infeksioni të trasmentuar seksualisht. 10-Personat që kanë neizë të lindur a të shfaqur gjatë jetës me ose pa ngjyrë, të rregullt ose të çrregullt, të rrafshtë ose të ngritur. 11-Ata që pinë duhan (me dëshirë ose e marrin pa dashur nga mjedisi), kafe dhe alkool. 12-Të ekspozuarit më shpesh tek rrezet X (radioskopia, radiografia, tomografia e kompjuterizuar, fushat manjetike) dhe tek rrezatimet e ndryshme. 13-Ata që punojnë me pesticide, bojëra dhe kimikate të tjera (arsenic, petrol, asbest, PVC etj.). 14-Të ekspozuarit në mënyrë të përsëritur tek jodi radioaktiv etj., për qëllime diagnostike dhe kurative. 15-Personat e mjekuar me kortizonikë (në formë kremi, hapesh ose injeksioni) në mënyrë të zgjatur, të përsëritur dhe me doza të larta sidomos në fëmininë e tyre. 16-Të mjekuarit me disa ilaçe si citotoksikët, modifikuesit e përgjigjes imunitare etj. 17-Përdoruesit pa kritere shkencore të përpikta të hormoneve, antibiotikëve dhe disa ilaçeve të tjera. 18-Banorët e mjediseve të ndotura me pluhur, tymëra, avuj të benzenit etj. 16-Ushtarakët dhe banorët pranë fushave të luftës. 20-Ata që vendosin organe të të tjerëve. 21-Personat me lëkurë të infektuar në vendin e injektimit të vaksinës dhe bërjes së tatuazhit. 22-Homoseksualët dhe ata që kryejnë seks jashtë rrugës natyrore. 23-Keqpërdoruesit e ilaçeve (si quinolonet, tetraciklinat, retinoidet, psoraleni, calcipotrioli etj) që shtojnë ndjeshmërinë tek rrezatimi UV.

-A mund të parandalohet kanceri I lëkurës dhe vdekshmëria prej tij?


-Kjo mund të realizohet në mbi 90% të rasteve me informacionet që kanë sjellë studimet e shumta shkencore. Po theksojmë: 1-Një individ i kulturuar ka forcë të triumfojë lehtë mbi kancerin. 2-Një popull i kulturuar ka forcë të imponojë qeverisësit e vet të sigurojnë punë, mirëqënie progressive dhe shëndet për të gjithë. 3-Kombet më të informuar janë duke u prekur më rrallë nga kanceri i lëkurës dhe vdekshmërinë prej tij e kanë në shifra të papërfillëshme (nën 10-20%). 4-Kombet e prapambetur dhe të painformuar kanë rritje të rasteve me kancer lëkure dhe vdekshmëri të lartë prej tij.(mbi 40-60%). 5-Përdor maskë dielli (krem ose vaj SPF 15 e lartë) sa nisesh nga shtëpia për në plash. 6-Lyeju çdo dy orë, të paktën, dhe shmang qëndrimin e zgjatur në diell për të siguruar mbrojtjen e lëkurës. 7-Mbaj syza të errëta prej xhami që kur shikon diellin nuk rrudhet fytyra (bllok UV). 8-Mbaj kapele që siguron hije për kokën, fytyrën, veshët dhe qafën. 9-Shmang ekspozimin tek dielli gjatë orëve 10:00-16:00. 10-15 minuta në diell janë të mjaftueshme gjatë ditës. 11-Shmang ekspozimin e foshnjës 0-1 vjeç tek rrezet e diellit! 12-Mos lejo fëmijët të lozin në natyrë në orët me rrezatim të fortë UV! 13-Shmang skuqjen e lëkurës që jep dhëmbje, dhe formimin e flluskave nga qëndrimi i menjëhershëm i zgjatur në diell, sidomos para moshës 20-30 vjeç! Këto ndryshime mundësojnë shpërthimin e kancerit në të ardhmen.. 14-Këshilloju me mjekun e familjes për çdo ndryshim në lëkurë! 15-Kalo në kontroll tek mjeku çdo 3-6 muaj pas trajtimit të tumorit tuaj! 16-Doktor, shmang ekspozimin e pacientëve tek agjentët kancernxitës!. 17-Konsumo çdo ditë së paku mbi 500 gram kos, mbi 50 gram djathë ose gjizë, mbi 500 gram perime, po kaq fruta të freskëta, 1-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe sa më shumë ujë! 18-Konsumo.çdo javë 1 vezë e gjysëm (në fëmijët 1-3 vjeç), 3 kokrra (në të rriturit) dhe 1-3 herë peshk ose pulë ose mish tjetër! 19-Mos merr më shumë se 20% të yndyrnës ditore me origjinë shtazore! 20-Mos përdor helme për insektet brenda shtëpisë ku jeton! 21-Mos spërkat bimët me pesticide pa marrë njohuritë e nevojshme dhe uniformën e përshtatëshme! 22-Laj frutat dhe perimet me ujë dhe sapun të lëngshëm për t?i pastruar prej kimikateve të ndryshme! 23-Kërko gjithmonë informacionet e reja për mbrojtjen e shëndetit tuaj! 23-Shtëpia e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor është institucioni ku ju mund të siguroni rregullisht informacionet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

E Shtune, 23 Qershor 2007
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4154
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TRAJTIME, SEMUNDJE TE LEKURES, Posted 13 Dhjetor 2010, 23:32
Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet

Imazh

Edhe pse duhet të respektohen këshillat për t’u mbrojtur nga dielli, për dikë kjo mbrojtje nuk mund të ndihmojë.

Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkurës mund të jetë i trashëguar. Personat të cilët në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga kanceri i lëkurës, janë më të rrezikuar që edhe ata të sëmuren nga kjo sëmundje malinje.

Një grup studimesh kanë vërtetuar se melanoma dhe disa llojet tjera kaceresh të lëkurës trashëgohen, mirëpo shkencëtarët e kanë të vështirë...

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4154
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
TRAJTIME, SEMUNDJE TE LEKURES, Posted 13 Dhjetor 2010, 23:41
Tablotë e shprehjeve të kancerit në lëkurë
Imazh




Faza e dytë - Basal Cell Carcinoma - Hunda
Imazh

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4154
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Melanoma: Normale dhe Kanceroze, Posted 06 Maj 2013, 10:29
Melanina ashtë një fotokimik i cili ashtë përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve
ImazhImazh

Hulumtimi synon të pengojë melanomën nga përhapja e saj në organizëm
Imazh

E shtunë, 9 mars, 2013
Salt Lake City, UT
- Përafërsisht një në 50 njerëz përballen me melanomën brenda jetës së tyre, dhe numri i rasteve të reja të këtij kancerit të lëkurës rritet çdo vit.
Kanceri ashtë rritja e pakontrolluem i qelizave jonormale dhe ashtë jo i izoluem gjithmonë te nje pjese te trupit. Melanoma ka origjinën si një tumor të lëkurës të vetme e cila me kalimin e kohës mund të zhvillohet dhe të përhapet(metastasizë) (spread) në pjesët e tjera të trupit të tilla si mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.
Melanoma shkaktohet nga ndryshimet në qelizat e quajtuna melanocitet, të cilat prodhojnë një pigment të lëkurës të quajtur melaninë. Melanina ashtë një fotokimik i cili është përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve.
Kur hasim ekspozimit të zgjatur në diell, melanina i përgjigjet UV-ës(rreze ultravioletë) dhe reagon. Kjo rezulton në një rreth ose në formë të djegun. Megjithatë rrezet UV mund të shkaktojë mutacione(shpërbajnë deri në degjenerim të ADN'ës) në melanocites (melanina-prodhimin e qelizave të lëkurës) krijimin e melanomës.
Shkalla e perniciousness dhe shkakun e melanomës mund të varet nga faktorë të shumta. Qelizat malinje të kancerit riprodhohen, nga rënie e mbijetesën, dhe kufizimin suksesin e trajtimit.
Metastazë ashtë ajo që e ban vdekjeprurës melanoma. Melanoma ashtë lloji ma i rrezikshëm i kancerit të lëkurës dhe ashtë shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet e lëkurës.
Prandaj, hulumtuesit në Universitetin e Utah synon të shqyrtojë mënyrën se si përhapet melanoma dhe të gjejnë mënyra për të parandalue atë.
Duke pasë një kuptim më të plotë të asaj se si shkakton ana molekulare të saj ban që të lejojnë qelizat e kancerit të lulëzojnë. Shkenca mund të gjeji mënyra ma efektive për identifikimin dhe eliminimin e shkakut të saj.
Terapitë e ardhshme kanë në shënjestër trajtimin e kancerit për këtë arsye mund të jetë ma efektive, si trajtimet aktuale, ku ende nuk kanë arritë efekte afatgjatë e të shpëtuarve në shumicën e pacientëve.

Faktori adenosine e proteinave difosfate ribosilacion(Diphosphate ribosylation) 6 (ARF6)

Në hulumtimet e Allie Grossmann, MD, PhD, të një qelize molekulare me patologji gjenetike në Universitetin Utah me kolegët e tij zbuluen përfshirjen e faktorit adenosine e proteinave Diphosphate ribosylation 6 (ARF6).
Ata arritën të izolonin dhe të pengonin ARF6, si pjesë e kaskadës Secin H3 të sinjalizimit, dhe të vëzhgimit pas efektit.
Duke kenë i penguem apo i izoluem ARF6 ban të reduktoji përhapjen e melanomës në mushkëri në minj, sipas studimit të publikuem në Shkenca, duke sugjeruar se zbulimi i synimeve të dhënësit ARF6 mund të jetë një qasje efektive për parandalimin e metastazës melanomë.
Kjo ban pengimin total të metastatikës të sinjalizimit në kaskadën, gja që paraqet një zbulim të madh potencial për terapi të drogës për të ardhmen jo vetëm kancerin e lëkurës, por edhe të gjirit dhe kancerit të trurit (glioblastoma) të cilat ndikojnë në mënyrë të barabartë nga ARF6.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 56.5.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 21 Dhjetor 2014, 10:27
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari