"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Si ndikon divorci te fëmijët sipas moshës?Social-Pedagogjike
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Fëmija - qendra e objektit të shoqnisë së një vendi

Shpesh prinderit cuditen me sjelljet ose veprimet e femijeve te tyre, Kjo ndodh pasi ata e shohin femijen me syrin e te rriturit. Por cfare ndodh ne rast te kundert, kur i rrituri shikohet me syrin e femijes?

Shkencetaret thone se nga syri i nje foshnjeje, prinderit jane po aq te cuditshem, misterioz e te hutuar sa edhe femijet e pare nga syri i prinderve.
Shkencetaret vezhguan me kujdes dhe krahasuan levizjet e syve dhe kohezgjatjen e perqendrimit te tyre tek nje grup femijesh 1 vjecar dhe tek nje grupi femijesh 6 muajsh.Rezultatet treguan se femija me pak se nje 1 vjec nuk eshte ne gjendje te parashikoje ose te kuptoje se cfare po perpiqet te beje nje person tjeter. Por nje femije 12 muajsh, eshte ne gjendje njesoj si i rrituri te parashikoje veprime te thjeshta te personave per rreth. Per shembull, nese nje nene merr nje loder te caktuar qe foshnja e parapelqen dhe ia zgjat femijes, femija nen nje vjec nuk eshte ne gjendje te kuptoje se cfare po perpiqet te beje e ema, edhe nese kjo nene e ka bere kete veprim shume here me pare.

Keshtu ndodh edhe me fytyra ose situata te njohura; foshnjet nen nje vjec nuk jane ne gjendje te kuptojne se cfare po ben personi qe perpiqet ti ndihmoje. Shkencetaret thone se kjo duket qe tregon se perpara moshes nje vjecare, ne trurin e femijes ende nuk ka ndodhur ajo nderthurrje neuronesh qe e ben njeriun te parashikoje hapin e ardhshem. Kjo ndoshta nuk u pergjigjet te gjitha pyetjeve qe kane prinderit e rinj, por te pakten i been ata te kuptojne pak me mire perse femijet bejne ate qe bejne dhe qe te rriturve u duken veprime te cuditeshme.
Marre nga VOA.


Si mendoni mbi kete rezultat qe kane arrit shkencetaret?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4145
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:( I Ameshuar!
Fëmija - jashtë vemendjes të familjes dhe të shoqnisë
Imazh

Ke kape problemin ma te pavemendshem, ate te harreses nga cdo prind te shikimit te femijes ndaj veprimeve te prinderve apo kujdestarve.
Prindi e krijon familjen pa dite sepaku librin e edukimit te femijes. Presupozohet qe jo te gjithe prinderit jane te edukuar, keshtuqe libri i edukates e edukon prindin nese ja vene mendjen.
Prandaj na meson prof.Zhan Zhak Rusoi se edukata e femijes nise sapo eshte ne në barkë të nanës. Aty mundet prindi i vemendshem te pikturoji Portretin e femijes madhor, sepse foshnja qe ndahet ne katër grupe sipas Rusoit ne:
- infantil - 0-3 vjec
- puerich - 3 - 6 vjec
- fëminore 6- 12 vjeç
- adoleshenca 12 - 18 vjeç
nuk din te fsheji cilesite e tija te cfaredollojit.

Foshnja ka jashtzakonisht tipare qe i shprehe me belbezimet, me mimiken, me artin dinamik te gjymtyrve te trupit....te gjitha ato fjale qe i nxjerre goja e te madhit me shume sinqeritet. Foshnja pikturon ne abstraksion gjithe kuadrin e botes qe e rrethon dhe e perpunon, gja qe reagon dhe ne prinderit nuk e kuptojme gjuhen e tyre te persosur dhe mjafte e pakodifikuem.
Prandaj prinderit qe marrin persiper te krijojne familje duhet sepaku te lexojne libra pedagogjike elementare per ti ardhe ne ndihme familjeve te krijuara.
Mos i nenvleftesoni kete keshille qe nuk eshte e imja, absolutisht, e kane thene pedagoget me koke dhe une e kam apikuar ne jeten time.
Prinderit duhet ta dijne se prej librit pedagogjik nuk mund te edukojne 100 % femijen sipas librit. Kjo nuk mund te imagjinohet sepse femija nuk mund te rritet laboratikisht apo ne menyren sesi e edukoji Rusoi femijen qysh te vogel Emilin aty nga vitet 1615???, por sepaku pretendohet te edukohet femija ne nje mase te kenaqshme, qe do te thote te edukohet me tipare kryesore qe i duhet pergjithesisht edukates se femijes, pra te formohet nje bazamente formimit per ardhmerine e femijes. Mandej ka tjera mesime edukimi femija.

Bep Martin Pjetri
Më dt. 9.II.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4145
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Si ndikon divorci te fëmijët tuaj sipas moshës?
Temë - Social-Pedagogjike

Imazh

Fëmijët reagojnë për një divorc, shumë ndryshe sipas moshës së tyre

29 Maj 2013
Vicki TORP
Marrë nga gazeta e së djelës vt@sondagsavisen.dk

Divorci nuk është e lehtë për fëmijët. Kjo ashtë në varësi të faktit nëse ata janë shumë të vegjël, pak më të mëdhenjë ose adoleshencë për të reague në mënyrën e vet.
"Fëmijët më të vegjël në fazën e çerdhes dhe parashkollores janë kontigjenti ma i prekshëm, sepse ashtë periudha e formimit të personalitetit të tyne. Prandaj ashtë shumë e randësishme që ata nuk do të vetmohen në ambientin përreth dhe nuk do të ndjehen të pak të sigurt", thotë Annette Du Madsen, psikologe dhe anëtare e Këshillit për Fëmijët.
Një situatë e tillë ndarje prindërore, për fëmijtë ndjehet sikur u hiqet qilimi apo tapeta nën kambët e tyne. "

"Disa nga fëmijët e shkollave janë të brengosun dhe shumë të trishtuem. Ata janë të vetëdijshëm për atë që ndodhë në shtëpi dhe i kanë vënë re gjatë, se diçka e mirë nuk shkonte në marrdhaniet nanë e babë në shtëpi. Fëmijtë të tillë shqetsohen kaq shumë deri sa bahen hutaq, sepse pyetjet e shumta u vërsulen brenda kokës tyne. Ata përpiqen për të u çlirue nga ky ngërç, duke u pregatitë në përshtatjen e mënyrës së 'Jetës të re' të tyne, në kujdesjen në lidhje me ndryshimin e shkollës, moshatarët dhe vendbanimin, "thotë Søren Friis-Schmidt, drejtuese e Këshillimit Psikologjik të Fëmijve.

Kur prindërit mendojnë për veten e tyne?

Kur disa fëmijë reagojnë egërsishtë ndaj një divorci psikologu ose një vrojtues i vemendshëm lexon për një tregues se prindërit nuk kanë bashkëpunim të mirë dhe marrëveshje mbi pasojat e divorcit. Ky konflikt i gjatë prindërore ushtron presion emocional ndaj fëmijës.
"Kur gjërat shkojnë keq për disa fëmijë, që i bie në nëntë nga dhjetë raste, për shkak se prindërit nuk mund të shohin përtej hundës tyne," tha Xhon(John) Halse, i cili drejton Këshilin Psikologji - Edukimi(KPE) në komunën e Holbek-ut.

Ai kërkon që prindërit e kalojnë kohën duke folur me fëmijën dhe t'i inkurajonë besimin në një kohë të vështirë.


"Të gjithë fëmijët kanë nevojë për një kornizë. Prandaj ashtë e randësishme që prindërit të bien dakord mbi 'kornizën e re', në mënyrë që fëmija nuk do të bëhen më të pasigurt dhe të hutuem. "

Sipas statistikave Danimarka përjeton një fëmijë në çdo tre fëmijë kanë prindërit të divorcuem.

1-3 vjet: Mosha e Çerdhes apo foshnjërisë
Imazh

Mosha 1 deri në 3 vjeçë konsiderohet si periudha e zhvillimit të formimit të personalitetit të foshnjes. Në moshën 1-3-vjeçare, foshnja reagonë ndaj divorcit duke u kthye nga prapa me sjelljet e tija, si për shembull, insiston të kërkojë që të ushqehet përsëri, të bahet i papastër, të përdori përsëri biberonin duke e shoqërue me ankth braktisjen e prindit. Arsyeja ashtë se fëmija shpenzon shumë nga energjia e tij për të kuptue, se çfarë po ndodh rreth tij dhe pse papritmas nana duhet të jetë diku dhe babai diku tjetër. Fëmija duhet të qëndrojë në çdo dy javë në një vend të ri, pastaj papritmas shkon në çerdhe duke parë se si i sillet globi para syve tija duke u ndryshue.

4-6 vjet: Mosha parashkollore – mosha e kopshtit të fëmijve
Imazh

' Gjuetari Dinozaur ' ashtë i heshtun dhe pikturon. Fëmija 4-5-vjeçar që vjen në kopsht i lumtun në mëngjez dhe menjëherë fillon të merret me gjuetinë e dinozaurit, i ulun papritun i heshtun dhe vizaton. Në anën tjetër profili i fëmijës transformohet në kahë tjetër dhe papritmas bahet shumë i zemëruem dhe agresive.
Ashtu si në rastin e fëmijës të çerdhes, disa fëmijë edhe këtu ka një kthim mbrapa në zhvillimin psiqik si psh në përdorimin e bibronit përsëri. Fëmijët e tjerë janë shumë të frikësuem duke kenë të braktisun dhe ndjehen në një shkallë të naltë të pasigurisë. Prandaj ashtë shumë e randsishme që prindërit të gjejnë kohën e tyne kur ata kanë për t'i sjellë fëmijën në institucion.

7-12 vjeç: Mosha shkollore
Imazh

Kjo moshë ballafaqohen me shumë pyetje pa përgjigje. Fëmija 7-12-vjeçar përdor shumë energji për të gjetur përgjigje në një mori çështje praktike dhe emocionale. Një nga pyetjet mund të jetë si: A duhet të ndryshojë shkolla? Ku duhet të banojë? A mundem të shohë babain tim? Fëmijët të moshës 7-12-vjeçar gjithashtu revoltohen dhe pretendojnë të gëzojnë të drejtat e tyne në situata divorci prindëror. Për palët kujdestare ashtë e randsishme që të njohin dishprimin e fëmijes dhe të sigurohen që të përmirsohet gjendja psikologjike. Disa fëmijë marrin pak vemendje nga prindërit e tyne gjatë divorcit prindror. Prandaj ashtë e randësishme detyrimi që t’u tregohet fëmijës se divorci ashtë përgjegjësia e prindërve.

13-17 vjeçarët: Mosha rinore/adoleshente
Imazh

Duhet një vëmendje serioze ndaj ksaj moshe në familje të divorcuem. Mosha 13-17 vjeçare ashtë në procesin e emancipimit të tyne, që duhet të 'luajnë topin deri në përgjegjsitë e prindërve'. Ajo kërkon që prindërit të kenë energji për të dhanë një minimum vëmendje. Nëse prindërit nuk shfaqin interesë vemendje ndaj tyne, atëhere do të ballafaqohen me mendime të mëdha personale të adoleshentit, që nuk ka mundësi të flasi përmes takimeve me prindërit e ndamë. 13-17 vjeçarët duhet t’u sigurohet ambienti ma i lehtë emocional gjatë periudhës të divorcit prindror sesa fëmijët e vegjël, sepse ata dinë të komunikojnë me kolegë të tjerë të rinj, të njejtit situatë familjare, të cilët gjithashtu e kanë kalue një divorc të prindërve të tyne dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyne.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 3.VI.2013

Sqarim:
Unë e kam për zemër tema të tilla për disa arsye, por si lexues i Zhan Zhak Rusoit kam mësue shumë se si duhet të edukohet fëmija,..........Natyrisht që shkenca pedagogjike ka ndryshue me kohën, por traktatet pedagogjike të Rusoit janë pika referimi për pedagogjinë në përgjithsi.
Jam i sigurtë se tema e masipërme ashtë interesante për çdo prindër, gjithashtu dhe një leksion social-pedagogjik-psikologjik për mësuesit, sociologët dhe psikologët. Mendoj se kjo landë trajton konfliktin që lind midis prindërve të divorcuem dhe fëmijës të moshave të ndryshme brenda nji shteti të caktuem sikur asht Danimarka. Dihet se këtu janë të siguruem nga shteti mirëqenia ekonomike e jetës e çdo fëmijë, që nuk asht barrë e prindërve. Çeshtja asht që trauma ekonomike nuk ndjehet në situata divorci familjar, por trauma psikologjike. Ndërsa në Shqipni i kushton divorci një familjes(të vorfën, që ashtë shumica) më fëmijë sëpari tuj fillue me traumën ekonomike, konflikte antagoniste deri në vrasje të njeni-tjetrit, të mos lejimit nga nana të kontaktit të fëmijës me babën, deri të mos kontributit të babës për fëmijën me arsyetime edhe banale,......Harrohet krejtsisht bota emocionale dhe psiqike të fëmijës pa prindën. Danimarka me Shqipninë janë dy të kundërta në ket aspekt të fenomenit, por unë solla me synimin që të mësohet diçka në aspektin e zbutjes të situatës refraktare, ku fëmija ta përjetoi ma lehtë ndarjen e prindërve sepse përposë tjerash do të ndikoji në formimin dhe në lenien e pasojave të randa përgjithë jetën. Ndoshta nji pikë ujit i kontributit tem ka me ndihmue prindërit, fëmijtë dhe kujdestarët e fëmijve dhe të familjes në Shqipni. Të jeni të sigurtë se nuk ashtë përfeksion absolut Danimarka në ket aspekt, por besoj se ka çtë merret në përshtatje me specifikat e politikave ekonomike-shoqnore të Shqipnisë.
Falimnerës!
Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Yahoo [Bot] dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Nëntor 2014, 16:14
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari