"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Vitamina, Mbidoza, simptomat, e B12, B6, D, A, C............
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4140
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vitamina B12
Kobalamina
Shmangni senilitetin demens - pleqninë e parakohshme të trunit

Imazh
Vitamina e të moshuarve

Autori - Martin Kreutzer, Konsulent i të ushqyerit në Departamentin e të ushqyerit të njeriut, Universiteti Bujqësor - Kopenhagë

Njohuni të përgjithshme mbi Vitaminën B12

Vitamina B12 është një term popullor prej një grup të substancave kimike, të cilat shpesh i përshtatet emni kobalamine.
Vitamina është e domosdoshme, për shkak se ajo është e nevojshme, ndër të tjera, në mënyrë që të;
- prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut të reja,
- të funksionojë në mënyrë optimale sistemi nervor dhe
për të parandaluar çmenduri.

Vit. B12 - vitamina e të moshuarve

Vitamina B12 asht e njohun si vitamina e të moshuarve apo të vjetërve, nga që kanë nevojë ma të madhe të moshuarit. Mungesa e Vit. B12 në të moshuem vjen shpesh nga një tretje e pamjaftueshme e ushqimit, për shkak të një aftësie të ulët të prodhimit të acidit klorhidrik(HCl) dhe të enzimës të tretjes së ushqimit( pepsina), gjë që sjell absorbim të dobët të vit. B12.

E randësishme për shëndetin psiqik ashtë:


B 12 asht një substancë ushqyese e domosdoshme që influencohet shumë nga mosha/mplakja.
Studimet shkencore tregojnë se rreth 20 % e të moshuarve mbi 65 vjeç vuajnë prej mungesës të Vit. B12. Një nga pasojat e mungesës të vit. B12 ashtë humbja e funksionit normal të trunit dhe nga kjo krijohet një gjendje që ngjan me sëmundjen senil demens.
Mungesa e Vit. B 12 po ashtu influencon në nervat e kambve dhe të duarve dhe të jepë një ndjesi e një forme bezdisje, nxehtësi, bizatje dhe si një ndjesi therje apo çpumje lëkure me një gjilpanë.

Vegjetativët kanë nevojë për Vit. B12
[*](Vegjetativët – nuk hajnë produkte bylmetit, mish, peshk. Hajnë vetëm ushqime me bazë bimore, zarzavate dhe fruta)
[*]Vegjetativët duhen të jenë të vemendshëm në drejtimin e marrjes të mjaftueshme të Vit. B12. Dy studime gjermane tregojnë se 38 % të vegjetativëve i mungon Vit. B12. Mungesa e Vit. B12 mund të shkaktojnë edhe ’’lirimin’’ apo lëvizjen e dhambve.

Si përcaktohet diagnostikimi i mungesës të vitaminës B12?

- Merret një mostër të gjakut, ku përmbajtja e vitaminës B12 e ndodhun në plazmë (P-kobalamin) matet dhe nëse vlera është më e madhe se 250 pmol(pikomol) për 1 litër themi se nuk ka mungesë të Vit.B12.
- Nëse vlera është më pak se 250 pmol për 1 litër shpreh se njeriu ka mungesë të Vit. B12.
- Nëse vlera është 125-250 pmol / L, ajo kërkon një mostër të gjakut suplementar në matjen e plazmës metylmalonat, dhe nëse është më e lartë se 0,75 micromol për 1 litër atëhere shprehë se Vit. B12 ashtë e sigurtë mungesa.

Mbidozë në vitaminë B12?


Mbidoza me B12 nuk ndodhë kurrë në të vërtetë, sepse ajo është e vështirë për t’u absorbuar në zorrë. Ndodhë kur, vitamina B12 injektohet direkt në gjak mund të shkaktojë një reaksion alergjik.

Cilat janë simptomat e mungesës të vitaminës B12?

- Mungesa e vitaminës B12 shifet sidomos tek vegjetarianët si diçka e zakonshme prezente për aq kohë sa janë vegjetarianë. Pjesërisht mëlçia ndërton një rezervuar të vitaminës B12, dhe pjesërisht për ta riciklue atë.
- Mungesa në shkallë të vogël shkakton simptome pa rezultuar në anemi.
- Në të moshuarit ndodhë një gjendje demensi, seniliteti për shkak të mungesës të vitaminës B12, dhe kjo mund të trajtohet në mënyrë efektive me vitaminë B12.

Simptomat e tjera më serioze të mungesës të Vit.B12 janë:

- Irritimi dhe ngjyra e kuqe e gjuhës.
- Ulja e aftësisë të ndjeshmërisë.
- Vështirsi në tretje të ushqimit, dispepsi8frymje e barkut), çrregullime në zorrë, shpesh diarre.
- Ulet niveli i ndjenjës të ndjeshmërisë.
- Ulë nivelin ndjenjës të dridhjes (që ju nuk mund të dallojnë luhatjen ma të vogël ).
- Simptomat psiqike me kujtesë të dobët, depresioni dhe anormalitet.
- Disa njerëz me mangësi B12 sëpari shprehin simptomat e sistemit nervor.
- Fëmijët e nënave vegjetariane që nuk kanë marrë vitamina kanë mungesë të vitaminës B12. Kjo mund të rezultojë për foshnjen e lindun një rritje fizike të ngadalshëm, me shqetsime dhe në rastin më të keq, me një zhvillim mendor të vonuem.
- Mungesa e Vit. B12 për një kohë të gjatë në trupin e njeriut jepë anemi megaloblastice, që ashtë një sëmundje e mungesës së gjakut, ku fillimisht qelizat e kuqe të gjakut fryhen. Ajo gjithashtu tregon anemi pernicioze.

Cili faktor e damton vitaminën B12?

Mungesa e vitaminës B12 është e rrallë në njerëzit e zakonshëm. Kushtet e mëposhtme mund të rrisë rrezikun e mungesës të saj:
- Mungesa e formimit të "faktorit brendshme të substancave ndihmse (duke shkaktuar sëmundje anemi pernicioze).
- Alkoolizmi.
- Pleqëria në kombinimin me dietat e varfna me shumllojshmëri e ushqimeve për shumë vjet.
- Koha e gjatë me dietë pa produkte me origjinë shtazore (mish, qumësht dhe vezë)
- Një lloj paraziti – tenia(Taenia saginata) i në formë shiriti që konsumojnë sasi të mëdha të vitaminës B12.
• Inflamacioni i pankreasit

Përdorimi i zgjatur i një shumëllojshmëri të barnave mund të shkaktojnë vitaminë B12 mangësi si:

• Asacol, Dipentum, Mesasal, Pentasa, Salazopyrin kundër inflamacionit të vazhdueshme zorrëve
• Colestyramine dhe klofibrat kundër kolesterolit të lartë
• chloramphenicol, eritromicina, penicilina, sulfametoksazoli kundër infeksioneve bakteriale
• isoniazid kundër tuberkulozit
• methotrexate kundër kancerit.

Ku gjendet vitaminë B12 në dietë?

Burimet kryesore të B12 janë mish i kuq(pa dhjam), në produkte e bylmetit si qumështi, djathi, veza dhe peshku.

VEGJETARIANËT rrezikojnë shëndetin nga mungesa e vitaminës B12, sepse ajo nuk ndodhin në ushqime bimore.

Vitamina shkatrrohet nga:

• uji
• rrezet e diellit
• alkooli
• estrogjeni
• pilula apo ilaçe gjumi.

Sa përqind ruen strukturën Vit B12 nga zierja dhe fërgesa?

Gjatë zierjes dhe tiganisjes/fërgesës të ushqimit shkatrrohen vetëm rreth 10 për qind të vitaminës B12.

A ka ndonjë gjë femnat të jenë të vetëdijshëm për shtatzaninë e tyne?


- Nëse ju jeni një vegjetarian ju duhet të merrni shtesa komplomentar në dietë, me synim të pasurohet kjo dietë.
- Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me shtatzëninë dhe anemi për shkak mungesës të vitaminës B12, hekurit dhe acid folik.

E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 18 mars 2011


Roli i vit B12
Imazh


Testi Shilling është kryer për të vlerësuar thithjen e vitaminës B12.
Vitamina B12 ndihmon;
- në formimin e qelizave të kuqe të gjakut,
- ne mirëmbajtja e sistemit nervor qendror,
- dhe është e rëndësishme për metabolizmin.
Normalisht, vit. B12 kombinohet me faktorin e brendshëm, i cili është prodhuar nga qelizat në stomak. Faktor i brendshëm është i nevojshëm për vitaminë B12 të gjendur në zorrën e hollë. Disa sëmundje, të tilla si anemia e dëmshëm mund të rezultojnë në absorbimin e vitaminës B12 që është i papërshtatshëm.


• Vitamina B12 ka rol biokimike në qarkullimin e yndyrës dhe amino acideve, që përbëjnë strukturën apo arkitekturën e ndërtimit të proteinave.
• Vitaminë B12 është e nevojshme kur qelizat zbërthehen. Qelizat e kuqe të gjakut(eritrocitet) është një nga qelizat që zbërhtehen më shpesh dhe mungesa e madhe e vitaminës B12, shkakton anemi.
• Vitamina B12 është e nevojshme për funksionimin normal të sistemit nervore dhe për të ripërtërirë organizmin.

E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 18 mars 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4140
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vitamina B12
Tableta - Betolvex®

ImazhImazh

Përdorimi i saj
Prodhuesi: Actavis

Përmbajtja
Betolvex ® është një preparat vitaminë B12, tableta 1 mg.

Substancat aktive
Cianokobalamin(Cyanocobalamin) quhet vitamina B12

Përdorimi

Betolvex ® është përdorur për parandalimin dhe trajtimin e një sëmundje të caktuar e mungesës të gjakut(eritrociteve-rruza të kuqe) të quejtun anemi pernicioze, si edhe aspekte të tjera me vitaminën B12. Ndihmon në riprodhimin e eritrociteve dhe të freskisë mendore.
Përdoret 1 tabletë apo kokër 1 mg në ditë para ngranies të mëngjezit deri në 100 kokra ose gjithë jetën kryesisht mbi moshën 60 vjeç.


Doza

Vitamina B12 ndodhet në formë tablete dhe në formë të langshën, injeksion, që injektohet në muskul.

Për të rriturit
Doza fillestare me tabletë. Zakonisht 1 ml (1 mg) në javë ose 2 doza prej 1 mg në javë.
Doza me injeksion. 1 injeksion çdo 3 muaj. Nëse injeksione nuk mund të bahet apo të mos pranohet për ndonjë arsye, mund të marrë në vend të injeksionit 1 tabletë (1 mg) në ditë para ngranies të mëngjezit.

Mjekimi është i përjetshëm


Efektet anësore

Efektet, pasojat e përdorimit të vit. B12 janë të rralla numerikishtë prej 0,01-0,1%. Supërndjeshmëria(Hypersensitivity), ënjtje alergjike në fytyrë, në zgavrën e gojës dhe fyt. Një gjendje e rëndë alergjik me rënie të shpejtë të presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje etj dhe konvulsione (gjendje shoku anafilaktik).

Shtatzënësia

Mund të përdoret Vit. B12 sipas nevojës të trupit.

Dhuruesit e gjakut
Nuk duhet të dhuroj gjak dhuruesi sipas në raste të disa llojeve të sëmundjes të përcaktuem nga mjeksia.

Përse përdoret?

Vepron si një faktor i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për funksionin normal të sistemit nervor. Mungesa e vitaminës B12 çon në anemi të rëndë ( anemi pernicioze) dhe ndryshimet në sistemin nervor, të tilla si çrregullime ndijore.

Forma e langshme
Forma e langshme e Vit.B12, injeksioni përdoret në muskul, nga e cila shpërndahet nëpërmjet enëve të gjakut në organizëm. Efekti i saj zgjat për muaj të tërë.

Forma e ilaçit
Tableta; 1 tabletë përmban 1 mg cyanocobalamin
Injeksioni; 1 ml përmban 1 mg cyanocobalamin (si tanninkomplex).

KUJDES
Përdorimi i Vit. B12 në formë tablete ashtë e pasigurtë në trajtimin sistematik në raste të sëmundjeve te zorra për shkakun e mungesës të vitaminës B12.

Përdorimi në sëmundje të tjera
Është e rëndësishme që të këshilloheni te mjeku i juaj për të gjitha ilaçet që ju merrni në kombinim me Vit.B12.

Mesalazine ashtë ilaç, medikament mjeksor kundër sëmundjeve të zorrëve, redukton/ pakson thithjen e tabletës Betolvex ®.

Si funksionon anemia për shkak të mungesës së vitaminës B12?


Simptomat e para do të jetë lodhje, të rrahuna të zemrës, lodhje në frymëmarrje dhe marrjemendje. Nëse anemia është e rëndë, ju mund të përjetojnë dhimbje koke, pectoris dhe dhimbje këmbë jo të vazhdueshme (claudication intermitente).

E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
E shtunë, më dt. 13.X.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4140
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vitamina B6
Imazh

Vitamina B6
autor - Martin Kreutzer, konsulent i të ushqyerit në Departamentin Human të Ushqimit(Nutrition), të Fakultetit Universiteti i Kopenhages

Njohuri të përgjithshme mbi Vitamina B6

B6-Vitamina ashtë një emën i përbashkët i tri komponimeve kimikisht të lidhuna si; pyridoxine, pyridoxal dhe pyridoxamine. Këto tre substanca shndrrohen në dy enzima ndihmëse në trup, e cila merr pjesë në reaksionin e komponenteve / përbërësve të proteinave (aminoacide), yndyrnat dhe acidet nukleike/ bërthamore (ADN). Kur ju bleni shtesë diete me vitaminë B6, ndodhet prezent si rregull apo si zakonisht hidroklorid i pirodoksinës (pyridoxinehydrochloride) në vend të vitaminës B6 në tabelën e përmbajtjeve. Në disa raste, përdoren doza të mëdha të vitaminës B6 kundër dhimbjeve menstruale.
Imazh


Si e përpunon trupi vitaminën B6?


Të gjitha vitaminat B-thithen nga zorrët e vogla. Vitamina B6 ashtë shumë e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, dhe degradohet duke u damtue nga një numër faktorësh. Efekti i vitaminës B6 damtohet nga konservat, gatimi, ruajtja në ambient të papërshtatshëm, nga përdorimi i alkoolit dhe estrogjenit.

Sqarim
Oestrogena - (oestrus - greqisht + gènos - lindje, prejardhje, origjine).
Oestrogena lexohet ne shqipe estrogjene, qe asht lande hormonale seksuale femnore.
Estrogjeni asht hormon femnor qe kontrollon shenjat femërore, midis tyre dhe rritja e gjinjve.
Shumica e njerëzve mendojnë se estrogjeni ashtë një hormon ekskluzivisht femëror, por duhet të dini se estrogjeni prodhohet edhe në trupin e burrave, ndonëse në sasi të vogla.
Estrogjeni tek burrat ndihmon:
- të rregullohet densiteti i kockave,
- prodhimin e spermatozoideve(spermes, fares)
- në formën seksuale të femnës

Estrogjeni (estrogjenet) asht e përbame prej nji grupi prej hormonesh steroidesh, qe i përkasin hormonit te gjinise femnore. Estrogjeni gjendet edhe te burrat, por me permasa ma te medha gjendet te femnat. Estrogjeni asht nje substance hormonal per zhvillimin e veçorive sekondare seksual te femna. Si psh. te gjoksi dhe nje hormon rregullativ per ciklin e menstruacineve.

Ku gjendet vitamina B6 në dietë?

Burimet kryesore të B6 ndodhen në mishin pa dhjamë, në perime, në drithërat dhe në qumësht. Mish, peshk, shpezë, drithërat dhe perimet.
Shumica e vitaminës degradohet, pra shkatrrohet nga tiganisje, ziemja dhe ekspozimi në dritë.

Sa dozë vitamine B6 i duhet njeriut?


Doza ditore e rekomanduar është përafërsisht 1.2 miligram në ditë për femrat dhe 1.5 miligram në ditë për meshkujt.

Nevoja për vitaminë është e ndryshme

Nevoja për vitaminë B6 varet se sa proteina hanë njeriu në ditë. Në fakt, duhet të llogaritet sasia apo doza e saj, sepse vitamina B6 përdoret prej landëve ushqyese që ju hani. Nevoja për vitaminë B rritet në periudhën me sëmundje, me stresë dhe punë të vështirë. Gratë që përdorin kapsulë/tableta kontraceptive kanë gjithashtu pak nevojë për vit.B6.

Cilat janë simptomat e mungesës të vitaminës B6?


Mungesa e vitaminës B6 ashtë e rrallë dhe shihet vetëm me mungesën e familjes të vitaminave B. Simptomet e mungesës të vit.B mund të jenë:
- Konvulsione të të njëjtit lloj te epileptikët
- Ndryshimet e lëkurës.
Anemi Mikrocitike, e cila është një lloj i anemie, ku qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet), reduktohet vëllimi. Ndodh ndër të tjera, edhe me mangësi hekuri.
- Marrje mendsh, humbje ekilibrit(E shtova vetë kët dukuri B.M.P.)

Te fëmijët:

Në fëmijët, mungesa e vitaminës B6 shkakton spazma të të njëjtit lloj në konvulsione(dridhje), dispepsi, humbje peshe dhe nervozizëm.

Prej cilit faktorë vjen mungesa e vitaminës B6?

- Nga trajtimi kimik dhe rrezatues të kancerit.
- Estrogjeni që përmbanë kontraceptive ul nivelet e aktivitetit të trupit prej vitaminës B6.
- Nga pleqëria prej kombinimit të dietës të ushqimit duke mënjanue shumë ushqimeve të domosdoshme.
- Dieta e zgjatur e dobsimit nga adipoziteti/mbipesha në mënyrë të njëanshme.
- Alkoolizmi.

Përdorimi i zgjatur i një shumëllojshmëri barnash shkakton mungesën e vitaminës B6 si:

- Hydralazine për hipertension.
- Isoniazid për tuberkulozin
- Penicillamine kundër gurëve në veshka dhe artritit kronik/ të vazhdueshme.
- Levodopa për sëmundjen e parkinsonit.
- Kloramfenikoli/Chloramphenicol, tetracycline, eritromicina, lincomycin, neomicin kundër infeksioneve.
- Busulfan / Klorambucil kundër kancerit.

Si trajtohet mungesa e vitaminës B6?

Trajtimi i mungesës të vitaminës B6 bahet duke konsumue njeriu 40-160 miligram përditë deri sa të shifet një përmirësim.

Shtatzënia dhe Vitamina B6?

Ka studime që sugjerojnë se doza të larta të vitaminës B6 mund të jetë efektive kundër nauze dhe vjelljeve të rënda gjatë shtatzënisë (hyperemesis). Kjo duhet të jetë e rekomanduem nga mjeku juaj.

Cilat janë simptomat e mbidozës të vitaminës B6?

Mbidozë e vitaminës B6 është e rrallë, sepse një tejkalim i vitaminës i tretshëm në ujë, është degraduar me shpejtësi nga mëlçisë dhe zbërthehet/ ndahet në urinë. Nëse ju konsumoni më shumë se 10 gram të vitaminës B6 në një herë, ose një gjysmë gram në ditë për një javë, ajo mund të shkaktojë damtimin e koordinimit të lëvizjeve, ulë ndjenjën e të dëmtuarit në krahët dhe në këmbë. Simptomat e njëjta mund të vijnë pas muajsh të përdorimit të dozave ditore të vetëm 100-200 miligram, por në doza të ulëta, dëmi nuk është e përhershme.

Këshilla

- Këshillohet vitamina / minerale të shoqërohen me të tjera ilaçe?
- Marrja e ilaçeve për sëmundjen e Parkinsonit në formën e levodopa, redukton thithjen e B6 në gjak.

KUJDES
Përdorimi i Vit. B12 në formë tablete ashtë e pasigurtë në trajtimin sistematik në raste të sëmundjeve te zorra për shkakun e mungesës të vitaminës B12.

Përdorimi në sëmundje të tjera

Është e rëndësishme që të këshilloheni te mjeku i juaj për të gjitha ilaçet që ju merrni në kombinim me Vit.B12.

Mesalazine (ilaç, medikament mjeksor kundër sëmundjeve të zorrëve), redukton/ pakson thithjen e tablet Betolvex ®.



E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 12.II. 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Nëntor 2014, 11:27
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari