"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 18 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI, Posted 14 Shkurt 2009, 16:52
Hernia diskale: Meshkujt më shumë të rrezikuar
HERNIA DISKALE
Imazh


Çfarë është sëmundja e hernie diskales?
Imazh
Hernie diskale është një nga sëmundjet më të shpeshta të grupit të sëmundjeve të sistemit nervor periferik, të cilat kanë një peshë specifike mes sëmundjeve të tjera organike neurologjike. Përsa i përket shpeshtësisë, zënë vendin e parë midis sëmundjeve të tjera të sistemit nervor periferik.

Kush preket më shpesh?

Eshtë vënë re se meshkujt janë më të prekur nga kjo sëmundje. Mendohet se kjo lidhet me faktin se meshkujt kryejnë procese pune më të vështira dhe i'u nënshtrohen më shpesh faktorëve të tillë, si ngritja e peshave të rënda, të ftohtit, lagështirës, sforcimeve fizike, që mendohet të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Përsa i përket moshës shfaqet 21-50 vjeç, para dhe pas kësaj moshe rastet janë më të rralla. Ndeshen më tepër në persona që kanë mbingarkesa fizike dhe në profesione të tilla si: shoferë, traktoristë, në të cilat vibracionet dhe pozicionet e detyruara të shtyllës kurrizore bëhen shkak i shfaqjes së sëmundjes.

Si shkaktohet kjo sëmundje?

Hernia diskale është shkaku më i shpeshtë i sindromës radikulare lumbosakrale. Në shfaqjen e kësaj sëmundjeje dy janë faktorët kryesorë që ndikojnë: ndryshimet degjenerative ndërvertebrore, të cilat ndodhin kryesisht në moshat 20-40 vjeç. Faktor tjetër janë traumat apo mikrotraumat e shtyllës kurrizore, të cilat ndonjëherë nuk vlerësohen, për faktin se që nga koha e pësimit të mikrotraumatizmave deri në shfaqjen e shenjave klinike të SRLS (sindromës radikulare lumbosakrale) kanë kaluar disa kohë.

Si shfaqet sëmundja?

Shenja kryesore pa dyshim është dhimbja. Të gjithë pacientët e lidhin fillimin e dhimbjes, me ngritjen e një peshe të rëndë, ose me sforcime të tjera fizike. Më rrallë ajo nis kur i sëmuri është i qetë. Mund të ndodhë që dhimbja të shfaqet pa ankuar më parë për asnjë lloj dhimbje, ndërkohë që shumica e tyre përpara se të shfaqet kjo sindromë kanë ankuar për dhimbje mesi, të cilat në përgjithësi janë me karakter rëndues.

Çfarë mund të bëhet në rastet kur shfaqet kjo sëmundje?

Në format e rënda, pushimi në shtrat është një nga masat më të mira kurative. Lëvizjet dhe pozicionet e papërshtatshme të shtyllës së kurrizit i acarojnë dhimbjet, prandaj të sëmurëve u rekomandohet të flenë të shtrat të fortë. Veç kësaj, u këshillohet të evitohen mbingarkesa fizike dhe mjediset me lagështi, të merren me fiskulturë, natyrisht sa e lejon gjendja shëndetësore dhe mosha, të bëjnë banja rëre dhe dielli. Përsa i përket mjekimit medikamentoz, baza janë aniinflamatorët jo steroidë dhe konkretisht: Indometacina, brufeni, aspirina. Jepen preparate qetësuese, sidomos për natën, kur dhimbjet janë të forta dhe vitamina të grupit B.

Nga: Armando Jaupi
03/02/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ALKOLI NE TRU, Posted 14 Shkurt 2009, 16:56
Alkooli dëmton arterien
Imazh
Pijet alkoolike përmbajnë etanol, pjesa më e madhe e të cilit në organizëm shndërrohet në acetaldehid, që sipas studimeve të fundit shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i rritur i acetaldehidit nxit qelizat e sistemit imunologjik të ngjiten për muret e enëve të gjakut duke nxitur ndezje. Kjo sjellje, rrit rrezikun nga ateroskeloza.

Kjo është edhe një prej shumë studimeve që tregojnë se konsumimi i tepër përnjëherë, dhe jo sasia e përgjithshme e alkoolit e konsumuar, kanë ndikim të dukshëm në paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pirje e tepruar, siç ndodh gjatë vikendeve ose festave, llogaritet marrja e së paku 5 pijeve për meshkuj dhe së paku 4 pijeve për femra brenda dy orëve.

Nga: Armando Jaupaj
11/02/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ZBULOHET KURA E KANCERIT TE GJIRIT, Posted 14 Shkurt 2009, 17:07
Zbulohet kura e kancerit
Imazh
Toronto - Një zhvillim mjaft i rëndësishëm për parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit. Anëtar i Insitutit të Kërkimeve Mjekësore Samuel Lunenfeld, në spitalin e Toronto Mount Sinai në Kanada, Dr. Marc Wrana ka zbuluar një mënyrë kurrimi të sëmundjes vdekje prurëse, mundësia e kurrimit e cila ofron arrin deri në 80 për qind. Sipas një artikulli të publikuar në The Journal Nature Biotechnology, metoda më e re e kurrimit të Kancerit të Gjirit është quajtur “DyNeMo (Dynamıc Network Modularity)” dhe mundëson përcaktimin e pjesëve të trupit ku qelizat e prekura nga Kanceri në fjalë mund të përhapen. Në këtë mënyrë, mjekët do të mund të parandalojnë përhapjen e tyre në drejtime të ndryshme të trupit të njeriut.

Dr. Marc Wrana shprehet se deri më tani e ka aplikuar metodën në 350 gra. “Arritëm të përcaktojmë se çdo lloj tumori ka një organizimi respektiv të rrjetit të hormoneve. Në këtë mënyrë, ne tashme kemi mundësi që të përcaktojmë se në cilin drejtim qelizat do të evoluojnë, dhe në këtë mënyrë mund të ndërhyjmë që më parë. Kjo gjë do të thotë 80 për qind e kurrimit të sëmurit.”, tha ai.

Mjeku i njohur shprehet se metoda në fjalë, DyNeMo, do të mund të përdoret në shumë qendra mjekësore në mbarë botën.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHTATZANIA DHE REZATIMI, Posted 14 Shkurt 2009, 17:10
Shtatzënia dhe rrezatimi
Imazh
Gjatë kohës së shtatzënisë edhe një dozë e vogël rrezatimi që merret nëpërmjet radiografisë së dhëmbëve ndikon për lindjen e foshnjave nën peshën normale. Studimet e ndryshme që janë kryer këshillojnë gratë që t'i shmangen radiografive të dhëmbëve gjatë periudhës së shtatzënisë. Radiografia diagnostikuese e dhëmbëve është po aq e zakonshme, sa edhe pastrimi i dhëmbëve. Por ky rrezatim mund të jetë i dëmshëm për fetusin e një gruaje shtatzënë.

Zbulohet se një lidhje midis rrezatimit të marrë gjatë radiografisë së dhëmbëve dhe lindjes së foshnjave nën peshën normale. "Lloji i rrezatimit për të cilin flasim është i një shkalle shumë të ulët". Rrezatimi gjatë analizave mjekësore ka kohë që është cilësuar si ndikues në lindjet e fëmijëve nën peshë, por përse ndodh një gjë e tillë, kjo ende vazhdon të mbetet e paqartë.

Disa ia hedhin fajin organeve riprodhuese e të tjerët fajësojnë gjëndrat tiroide. Studimet e ndryshme janë prova më e mirë për të dyja këto teori, pasi rrezet X që përdoren për diagnostikimin e dhëmbëve drejtohen pranë vendit të gjëndrave tiroide dhe jo drejt organeve riprodhuese.

Sipas udhëzimeve të deri tanishme, gratë shtatzëne mund t'u nënshtroheshin diagnostikimit me doza shumë të vogla rrezatimi në kokë dhe në qafë, pasi mendohej se rrezatimi në këto pjesë të trupit nuk ka efekte negative tek këto gra, dhe se vetëm rrezatimi i drejtpërdrejtë në uterus ose fetus ndikonte negativisht.

Në një studim të kryer nga një ekip mjekësh të universitetit Uashington. Mjekët morën në shqyrtim të dhënat mjekësore të mbi një mijë grave nga viti 1993 deri në vitin 2000, dhe arritën në përfundimin se marrja e rezeve X gjatë periudhës së shtatzënësisë shoqërohet me lindje të foshnjës nën peshën normale. Dy të tretat e grave të përfshira në studim kishin marrë rrezatim gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, çka lë të kuptohet se ato ende nuk e dinin se kishin mbetur shtatzëne.
Një metodë e përdorur prej vitesh në Evropë që përcakton periudhën e përshtatshme fiziologjike për të lindur fëmijë, tani është aplikuar edhe në Shtetet e Bashkuara ,gjithashtu është duke u përdorur edhe nga agjencia e ushqimeve dhe ilaçeve.

Fëmija është ëndrra e shumë çifteve, por kur vjen koha për të patur fëmijë, një në çdo 5 çifte ndeshen në vështirësi. "Ata e fillojnë jetën e tyre së bashku duke u përpjekur të evitojnë shtatzëninë", dhe kur vendosin të bëjnë fëmijë, mendojnë se kjo nuk është problem."
Parashikimi i shtatzënisë mund të ndihmojë veçanërisht për çiftet nën 35 vjeç, moshë që konsiderohet si periudha më e mirë për të lindur fëmijë.

"Ndërsa afrohet periudha e fekondimit të vezëve, vihet re një shtim i estrogjenit, gjë që krijon një ndryshim në sekrecionin e pështymës". Kjo është një analizë alternativë që po përhapet shumë mes grave. Nëpërmjet analizës së pështymës me mikroskop, mjekët tani mund të përcaktojnë në se gruaja është gati për të patur fëmijë. Përdorimi i kësaj metodë u miratua kohët e fundit nga Agjencia e Ushqimeve dhe Ilaçeve.
Nga: Armando Jaupi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Hemoroidet, Posted 19 Mars 2009, 01:46
Hemoroidet
Imazh

Hemoroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisë së trupit. Hemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe enjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.
Formimi .....

Shkaku kryesor është konstipacioni (kapslliku). Më pas mund të rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qëndrimi i tej zgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Llojet e hemoroideve

Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm.Ato që janë nën vijën që ndan qelizart e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemoroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme.Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.

Grada e parë: Kur hemoroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.

Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me lazer mund të koagulohen. Ska nevojë për operacion. Zakonisht një diet e mirë, shplodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon ,kremrat e ndryshëm analgjezik(qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.
Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemoragji sikur pikon. Shkaktojnë ameni dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.

Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të enjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katërt: Kur kapslliku bëhet kronik dhe hemoridet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.

Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me diet që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjenë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion.

Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë diet me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashut duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).

Komplikacionet (ndërlikimet)

Si pasojë e hemorragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.
Nga: Armando Jaupaj
27/02/2009

Disa letra
Postuar më: 11/03/2009
Per kurimin e hemoreideve kam pasur rezultate te mira me ekstratin sinergjik vaj ulliri prepolis polen dhe qumesht blete .Pershendetje nga mjeku alternativ Fatmir Hamzallari
Fatmir Hamzallari, elbasan

Postuar më: 07/03/2009
jam shum smut prej hemoroideve qe 5 vite kam veshtersi ne daljen e nevojes se trash edhe rall dal qdo te treten dit masanej me del zorra jash per nja tri or kam veshtersi si te veproj
mitrovic kosov,
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanella e shendetshme per diabetiket, Posted 04 Prill 2009, 18:02
Kanella e shëndetshme për diabetikët

Wednesday, April 1, 2009
Imazh
Nutrition Today në edicionin e fundit të revistës i ka nxitur shkencëtarët të studiojnë më në detaje ndikimin e kanellës në shëndetin e njeriut.
Kanella shfrytëzohet si mëlmesë me mijëra vite për shkak të aromës së saj, ndërsa përdorimi i saj në mjekësi ka filluar në Egjiptin e lashtë. Kjo mëlmesë është edhe pjesë e mjekësisë tradicionale kineze.
Hulumtimet e deritanishme i përshkruajnë kësaj bime një ndikim të fuqishëm në uljen e nivelit të glukozës në gjak, që është veçanërisht e rëndësishme për personat me diabet tip 2.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Medikamente per semundje psiqike, Posted 09 Prill 2009, 09:15
Medikamente, për sëmundje psikike

Medikamentet për sëmundjet psikike nuk shërojnë sëmundjet psikike, por në shumë raste, mund të ndihmojne personin të funksionoje pavarësisht nga vështirësitë e vazhdueshme. Për shembull, medikamente si chlorpromazine mund të fikin "zërat" që dëgjohen nga disa njerëz me psikoze & mund te ndihmoje ata ta shikojnë realitetin më pastër. Antidepresants mund te largojne merzite ose te lehtësojnë gjendjen shpirtërore. Shkalla e efektit te ilaceve ndryshon prej shume faktesh qe kane te bëjnë me njeriun dhe sëmundjen qe po trajtohet.

Sa gjatë duhet për një njeri të vazhdoje trajtimet varet nga njeriu & sëmundja. Disa njerëz të depresionuar apo të shqetësuar mund t'i duhen barnat për nje periudhë kohe (ndoshta per disa muaj ose vjet) dhe mos u nevojitet t`a përdorin përsëri kurimin. Njerëzit me sëmundje si skizofrenia apo sëmundje bipolare (gjithashtu sëmundje maniake-depresinuese), ose ata që kanë depresion & shqetësim kronikë, mund t'u nevojitet të kurohen për një periudhe të papërcaktuar ose gjatë gjithë jetës së tyre.

Si ç'do medikament, ilaçet psikoterapie nuk prodhojnë të njëjtin efekt tek të gjithë. Disa njerëz mund të reagojnë më mirë me një ilaç se sa një tjetër. Disave mund t'u duhen doza më të larta se sa të tjereve. Disa kanë pasoja, dhe disa të tjerë nuk kanë. Mosha, gjinia, madhesia & kimia e trupit, sëmundje fizike & trajtimet e tyre, dieta dhe zakonet (si për shembull cigarja) janë disa prej faktorëve që mund të influencojnë në efektin e një ilaçi.

Pyetje për mjekun:

Ju dhe familja juaj mund të ndihmojnë mjekun të përcaktoj kurën e nevojshme për ju. Mjeku duhet të dijë historinë tuaj shëndetësore, nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera, dhe plane për jetën si për shembull shpresa për t`u martuar ose për të pasur fëmijë. Pasi keni marrë ilaçet për disa kohë, duhet ti tregoni mjekut rezultatet dhe efektet anësore, gjithashtu. FDA (Food & Drug Administration) sugjeron që pacienti të bëje pyetjet e mëposhtme kur u është këshilluar një medikament:

-Ç`farë është emri i medikamentit & ç`farë është supozuar që ta bëjë?
- Si & kur duhet ta merrni, dhe kur duhet të ndaloj konsumimi i ilaçit?
-Ç`farë ushqimesh, pijesh, apo ilaçe të tjera duhet t'i shmangem?
-Duhet të merret ilaçi me ushqim apo me barkun bosh?
-Është e dëmshme të pish pije alkoolike kur je duke marrë ilaçet?
-Ç`farë janë efektet anësore & ç`farë duhet të bëj në rast se ndodhin?
Nga: Armando Jaupi
07/04/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Apendiciti, Posted 27 Prill 2009, 23:47
Apandesiti

Imazh

Apandesiti është infektimi një pjese shtojce të zorrës se trashë. Apandesiti shfaqët me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tëk të rriturit.
Tek kafshët apandesiti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi
Çfarë e shkakton apandesitin?

Apandesiti mund të shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka që bllokon (psh mbeturina jashtëqitje të forta).
Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rruget e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.

Cilat janë simptomat?

Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që here vjen dhe here ikën. Me vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet.
Të semuret kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.
Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhe të thatë,nje fytyre të këputur, rri shtrire pa lëvizur dhe merr fryme jo plotësisht për shkak të dhimbjes.

Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa here që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apandesitit - kontaktoni mjekun menjëherë.

Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë patur apandesit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.

Si mund të mjekohet?

Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrenë dhe për të pire por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apandesitin para se të çahet.
Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në afektimin e cipes se barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.

Në qoftë se apandesiti nuk trajtohet mund të sjelle vdekjen.Të sëmurëve u jepen antibiotike, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët bëhen mire disa ditë pas operacioni por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.
Nga: Armando Jaupaj
23/04/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjinekomastia, burrat me gjinj të mëdhenj, Posted 02 Maj 2009, 19:00
Gjinekomastia, burrat me gjinj të mëdhenj

DR.Adem Harxhi | 02/05/2009
Imazh

Jam një djalë që vuaj nga gjinekomastia. Kam rreth 15 vjet. Tani jam 30 vjeç, analizat më dalin mirë. E vetmja gjë që më ka ngelur pa bërë, është kirurgjia. Mund të më sugjeroni ndonjë zgjidhje, ndonjë ilaç?
Faleminderit!

Përgjigje:
Ti thua se vuan nga gjinekomastia, kjo më lë të kuptoj se je vizituar tek doktori, ke bërë analiza dhe mendon se e vetmja gjë që të ka mbetur është operacioni.
Gjinjtë e tu të mëdhenj mund të jenë shkaktuar prej njërës nga këto dy arsye: nga gjinekomastia dhe pseudogjinekomastia. Kjo e fundit është emri për një sasi të tepërt të dhjamit të vendosur në gjinjtë e tu. Ndërsa gjinekomastia është një gjendje ku ka rritje të vërtetë të indit gjëndëror në gjinjtë e një burri. Kjo ndodh për shumë arsye, të cilat do t'i shpjegoj më poshtë.

Po qe se gjinjtë e tu të mëdhenj, kanë lidhje me dhjamin ekstra në muskulin tënd të gjoksit, atëherë në regjimin tënd ditor fut ushtrimet dhe dietën. Nuk ka afate se sa kohë do të duhet që gjinjtë e tu të marrin formën normale, por ushtrimet dhe të hash më mirë, do të bëjnë të ndjehesh dhe të dukesh më mirë.

Nuk ka nevojë të shkosh në palestër që të vish në formë, ka plot gjëra që mund t'i bësh në shtëpi. Ec, vrapo, hip në biçikletë. Bëj këto ushtrime tri ditë në javë, për 30-45 minuta çdo herë, në park ose në rrugë. Do të ishte mirë sikur të bëje disa ushtrime për forcim trupor. Në rastin tënd, pompat mund të ishin më të mirat, sepse këto formojnë mirë muskujt e gjoksit. Këto ushtrime bëhen kudo dhe kurdo. Ushqimi luan rol me rëndësi. Ha pesë deri gjashtë herë në ditë, në sasi të vogla. Kjo është më mirë se sa të rrish pa ngrënë. Zakonet dietetike ekstreme, si uria, janë jo vetëm të pashëndetshme, por nuk ulin në peshë për kohë të gjatë.

Bëj ushtrimet dhe ushqimin pjesë të jetës tënde të përditshme. Kjo është më mirë se sa të marrësh suplemente për të rënë në peshë. Ilaçet për të rënë në peshë, sipas studimeve më të fundit, janë një rregullim i shpejtë që nuk kanë sukses. E vetmja humbje në peshë, që kjo mënyrë garanton, është pesha e pareve që fluturojnë nga xhepi.

Tani të flasim për konditën e dytë, për gjinekomastinë si sëmundje.

Gjinekomasti quhet rritja e gjinjve tek djemtë ose burrat. Kjo rritje shkaktohet nga prishje e balancës midis hormonit estrogjen dhe testosteronit. Si rezultat i ndryshimeve në sasinë e hormoneve, të porsalindurit, djemtë në pubertet dhe burrat e moshuar, janë ata që vuajnë më shpesh nga gjinekomastia. Ka edhe shkaqe të tjera, veç atyre hormonale për gjinekomastinë.

Përgjithësisht, gjinekomastia nuk është një problem serioz, por e vështirë është që djali ose burri të pajtohet me këtë gjendje.

Burrat dhe djemtë me gjinekomasti, ndonjëherë, ndjejnë dhimbje të gjinjve, si dhe shqetësime të tjera.

Gjinekomastia mund të kalojë vetiu, por ka edhe mjekime që ndihmojnë të balancohet niveli i hormoneve. Në disa raste, kirurgjia që bëhet për të hequr inde nga gjinjtë, është një mundësi tjetër mjekimi.

Ju nuk thoni nëse keni ankesa, por po qe se keni ënjtje, dhimbje, forcim të gjinjve dhe rrjedhje nga thithkat e njërit, ose të dy gjinjve, ju duhet të shkoni tek doktori.

Gjinekomastia shfaqet kur ulet sasia e hormonit testosteron në krahasim me estrogjenin. Shkak për uljen e nivelit të testosteronit mund të jenë ato gjendje shëndetësore që bllokojnë ose pakësojnë efektin e testosteronit, ose ato gjendje që rritin nivelin e estrogjenit. Balanca hormonale prishet për këto arsye:

Nga ndryshimet hormonale;
Nga përdorimi i disa barnave;
Nga disa kondita mjekësore të veçanta.

Në 25% të rasteve me gjinekomasti, shkaku i saj nuk gjendet.

Balanca testosteron - estrogjen

Hormonet testosteron dhe estrogjen kontrollojnë zhvillimin dhe mbajtjen e karakteristikave seksuale tek burrat dhe gratë. Testosteroni kontrollon gjurmët mashkullore, siç janë masa muskulore dhe qimet e trupit; estrogjeni kontrollon shenjat femërore, midis tyre dhe rritja e gjinjve.

Shumica e njerëzve mendojnë se estrogjeni është një hormon ekskluzivisht femëror, por duhet të dini se estrogjeni prodhohet edhe në trupin e burrave, ndonëse në sasi të vogla.
Estrogjeni tek burrat:
- ndihmon të rregullohet densiteti i kockave,
-prodhimi i spermatozoideve
dhe forma seksuale.

Por, kur niveli i estrogjenit tek meshkujt është shumë i lartë ose është prishur balanca me nivelin e testosteronit, në këtë rast mund të shfaqet gjinekomastia.

Gjinekomastia tek të porsalindurit

Më shumë se gjysma e të porsalindurve, lindin me gjinj të rritur nga efekti i estrogjenit të nënës. Përgjithësisht, indet e gjirit të ënjtura kalojnë brenda 2-3 javësh pas lindjes.

Gjinekomastia gjatë pubertetit

Gjinekomastia që shkaktohet nga ndryshimet hormonale gjatë pubertetit, është e zakonshme. Në shumicën e rasteve, ënjtja e indit të gjinjve kalon pa mjekim, brenda gjashtë muajve, deri në dy ose tre vjet.
Gjinekomastia e burrave

Gjinekomastia e arrin pikun me rishfaqjen e saj midis moshës 50 dhe 80 vjeç. Më së paku, 25% e burrave të kësaj moshe preken nga gjinekomastia, si pasojë e rënies së nivelit të testosteronit.

Barnat si shkak i gjinekomastisë

Ka disa mjekime që mund të shkaktojnë gjinekomastinë. Këto barna janë:

- Antiandrogjenët, që përdoren për të mjekuar zmadhimin e prostatës ose kancerin e saj, si dhe gjendje të tjera.
- Barnat që përdoren kundër AIDS-it. Gjinekomastia mund të zhvillohet në burrat HIV-pozitiv, që marrin mjekim dhe që quhet terapi antiretrovirale shumë aktive.
- Barnat që përdoren kundër ankthit
- Antidepresantët triciklikë
- Barnat që përdoren për ulcerën e stomakut.
- Kimioterapia kundër kancerit
- Barnat që përdoren për zemrën, siç është digitalisi dhe kalcium bllokuesit.

Drogat e rrugës dhe alkooli janë shkak për gjinekomasti

Steroidet anabolizante dhe androgjenët;
Alkooli;
Amphetaminat;
Marijuana;
Heroina.

Disa gjendje shëndetësore që shkaktojnë gjinekomasti
Disa gjendje shëndetësore shkaktojnë gjinekomasti, sepse ato prishin balancën normale të hormoneve. Këto gjendje janë:

Hypogonadismi - Të gjitha gjendjet që prishin prodhimin normal të testosteronit, siç janë sindromi klinefelter, ose insuficienca e hipofizës, japin gjinekomasti.

- Moshimi - Ndryshimet hormonale që shfaqen gjatë moshimit, veçanërisht, në burrat me mbipeshë.
- Tumoret - Disa tumore që prekin testikujt, gjëndrat adrenale dhe gjëndrën pituitare, prishin balancën e hormoneve.
- Insuficiencia e veshkave.
- Insuficiena e mëlçisë dhe cirroza e mëlçisë.
- Kequshqyerja.
- Ka disa prodhime bimore - Vajra bimore, çaj ose bimë që përdoren te shampot, te sapunët dhe te losionet, mund të shkaktojnë gjinekomasti.

Ti kërkon të dish për mjekimin e gjinjve të mëdhenj tek burrat. Siç thashë edhe më sipër, në shumicën e rasteve, gjinekomastia me kohë kalon pa mjekim. Por, në rastet kur gjinekomastia është shkaktuar nga gjendje shëndetësore, si hypogonadismi, nga kequshqimi, ose nga cirroza, këto gjendje duhet të mjekohen nga doktori. Ti nuk thua se përdor ndonjë mjekim, por po qe se përdor barna nga ato që shkaktojnë gjinekomasti, doktori mund të rekomandojë që t'i ndërpresësh ato, ose t'i zëvendësojë me të tjera.

Ti e ke kaluar adoleshencën, tani je 30 vjeç, por tek adoleshentët që nuk kanë shkak të dukshëm për gjinekomasti, doktori mund të rekomandojë rivlerësim periodik çdo 3 -6 muaj, për të parë nëse përmirësimi ndodh vetiu. Te adoleshentët, gjinekomastia kalon pa mjekim brenda tre vjetëve. Por, kur gjinekomastia shkakton dhimbje të forta, forcim të gjinjve, shqetësime dhe nuk duket se do të kalojë vetiu, mjekimi është i domosdoshëm.

Çfarë mjekimesh përdoren për gjinekomastinë?

Barnat që përdoren për mjekimin e kancerit të gjirit, si tanoxifeni dhe raloxifeni mund të ndihmojnë. Këto duhet t'i marrësh patjetër me rekomandim të doktorit.

Ti je i interesuar për kirurgjinë. Po qe se gjinjtë e tu janë rritur shumë dhe vazhdojnë të rriten pavarësisht mjekimeve që bën, doktori mund të rekomandojë operacionin.

Ka dy tipa operacionesh që përdoren për gjinekomastinë:

Liposuctioni - Ky operacion heq indin dhjamor nga gjiri, por jo indin e vetë gjëndrës.
Mastectomia - Ky lloj operacioni heq indin e vetë gjëndrës së gjirit. Operacioni sot bëhet me bazë endoskopie, që do të thotë me një incizion fare të vogël. Ky operacion pak invaziv kërkon pak kohë që të shërohet.
Ti je i shqetësuar, sepse zmadhimi i gjinjve për një burrë, ose një djalë, është një stres dhe shqetësim. Gjinekomastia është vështirë të fshihet dhe është një shqetësim për çdo djalë që ka marrëdhënie romantike. Në pubertet djemtë me gjinekomasti janë objekt i talljeve të shokëve. Kjo gjendje i pengon ata të marrin pjesë në aktivitete sportive, siç është noti, ose të zhvishen për lodra sportive.

Në çdo moshë, djalë, ose burrë, siç je edhe ti, atyre u duket sikur trupi i ka tradhtuar dhe ndjehen të pakënaqur me trupin e tyre. Këto ndjenja janë të natyrshme, por duhet të mësohen që të ndihmojnë veten.

Në vendet e përparuara përdoren konsultimet terapeutike, që ndihmojnë të evitohet ankthi dhe depresioni që shkakton gjinekomastia. Është mirë të komunikohet me familjen ose partnerët seksualë për gjendjen që po kalojnë. Edhe pse kjo është e vështirë, bisedimi i hapur me ta do të ta lehtësojë situatën dhe do të pakësojë stresin.

Është mirë të lidhen me shokë të tjerë që kanë gjinekomasti. Eksperienca e tyre do të ndihmojë.

Për të pakësuar rrezikun e gjinekomastisë, kurrë nuk duhen të përdoren:

Drogat ilegale, si steroidet, androgenët, amphetaminat, heroina dhe marijuana;
të mos përdoret alkool dhe pije alkoolike të tjera;
të rishikohen edhe njëherë barnat që përdorin. Të konsultohen me doktorin po qe se përdorin barna që shkaktojnë gjinekomastinë.
Në mbyllje të përgjigjes, të uroj shëndet dhe fat!

Doktori

harxhi@yahoo.com

1 KOMENT

Doktori ka haruar te permendi hormonin prolaktin i cili ne sasi te mbedhaja mund te shkaktoje ritjen e gjinjneve dhe uljen e fertilitetit te meshkujt, dhe ky hormon mund te jete me i rendesishem se balanci testosteron - estrogjen.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJIHUNI ME H1N1, Posted 02 Maj 2009, 20:54
NJIHUNI ME GRIPIN H1N1

Më shumë se 1 mijë e 600 veta mendohet të jenë sëmurë nga ky grip në Meksikë, ndërkohë që autoritetet thanë sot se numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 64. Disa prej rasteve në Amerikë janë identifikuar në shtetet në kufi me Mekikën dhe rastet e tjera janë konstatuar tek njerëz që kanë udhëtuar në atë vend.
Vende të tjera që kanë njoftuar për virusin, janë Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja, ndërsa Australia, Koreja e Jugut dhe Franca po hetojnë raste të dyshuara për gripin e derrit.
Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë rriti nivelin e gadishmërisë për mundësinë e përhapjes së një sëmundjeje pandemike nga virusi vdekjeprurës, duke sinjalizuar se infeksioni po përhapet në masë mes njerëzve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë tha se përpjekjet duhet të përqëndrohen në lehtësimin dhe jo parandalimin e sëmundjes meqë ajo është përhapur në shumë pjesë të botës.

Gripi i derrit; rrezikshmëria dhe masat parandaluese
Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht dhe të tregohen të kujdeshsëm ndaj simptomave që ngjajnë me ato të gripit të zakonshëm, vetëm virusi që e shkakton këtë grip, është i ri. Ky lloj gripi është tepër infektues mes derrave duke prekur rrugët e frymëmarrjes. Virusi qarkullon mes kafshëve gjatë gjithë vitit dhe zakonisht shpërthen në vjeshtë e në dimër.
Në fund të marsit, punonjësit e mjekësisë në Meksikë u befasuan kur vunë re se nëpër klinika numri i njerëzve të prekur nga gripi ishte tepër i lartë për këtë stinë pranvere, pasi dihet se gripi përhapet më shpesh në fund të vjeshtës e gjatë dimrit, por jo në përanverë.
Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus, ose nëpërmjet kontaktit me një person i prekur nga gripi i derrave. Kjo qëndër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.
Në Meksikë, ushtraët u shpërndajnë njerëzve maska, ndërsa gripi i derrit është përhapur nëpërmjet Meksikës edhe tek vizitorët vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Spanja. Mjeku meksikan Frank Rozengaus thotë se rritja e shkallës së rrezikshmërisë do të thotë se virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu. Pacientët mund të infektojnë njëri tjetrin një ditë para shfaqjes së simptomave e deri në 7 ditë mbas shfaqjes së tyre.
Simptomat janë temperatura, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e lodhja. Simptoma të tjera janë vjellja e diarreja.
Organizata botërore e shëndetësisë thotë se nuk është e sigurt në se ky lloj gripi do të shndërrohet në epidemi, por njerëzit nuk janë të imunizuar prej këtij virusi. Masat parandaluese në shkallë ndërkombëtare janë marrë, ndërsa në shumë vende kryhet kontrolli i udhëtarëve që arrijnë nga Meksika ose pjesë të Shteteve të Bashkuara. Shkollat në Shtetet e Bashkuara ku studentë janë prekur nga gripi janë disinfektuar. Presidenti Barak Obama tha se ky lloj gripi kërkon marrjen e masave dhe kujdes, por nuk është shkak për alarm.
Administrata e presidentit Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në fushën e shëndetësisë pasi u vërtetuan 40 raste të prekjes së njerëzve nga ky grip. Një nga masat është shpërndarja e 12 milionë dozave të ilaçit Tamiflu. Për këtë lloj gripi nuk ekziston vaksinë, por virusi reagon nga barnave Tamiflu dhe Relenza. Ekspertët e shëndetësisë po përpiqen të përcaktojnë përse rastet jashtë Meksikës janë relativisht të lehta, ndërkohë që Meksikë ata që kanë vdekur janë të rinj, kur dihet se organizmi i ri është në gjendje ta luftojpë më mirë sëmundjen.
Ndërkohë, qeveria meksikane ka mbyllur restorante, madje edhe kishat; vendet ku njerëzit grumbullohen më shpesh. Me këto masa autoritetet përpiqen të parandalojnë ose pakësojnë sa të jetë e mundur kontaktet mes njerëzve.
Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta, ka nxjerrë disa udhëzime për mbrojte nga gripi i derrit. Ndër këto udhëzime përfshihen; shmangja e kontaktit me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit; qëndrimi në shtëpi, mos shkuarja në shkollë, a punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit; gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpëara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët; larja e duarve ka shumë rëndësi ashu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve; edhe dieta e shëndetëshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.Imazh
***** Si njerëzit dhe derrat preken nga gripi që shkakton ethe të menjëhershme, kollë të fortë, teshtima, letargji dhe veçanërisht mungesë të theksuar të oreksit.
Derrat në të shumtën e rasteve nuk ngordhin nga gripi; viruset e gripit të tyre shkaktojnë një numër të madh të sëmurësh, por numër të vogël ngordhjesh. Viruset më të zakonshme të gripit të derrave janë ato të nëntipeve A H1N1 dhe H3N2.
Është e mundur që rritja e numrit të njerëzve të infektuar të jetë rezultat i përmirësimit të sistemit të raportimit të këtyre rasteve që mund të kenë kaluar pa u vënë re më parë, por Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerëson se "ndryshimet gjenetike të viruseve të gripit të derrave dhe faktorë të tjerë mund të jenë gjithashtu shkaku i rritjes së numrit të të prekurve gjatë kohëve të fundit".
Që prej marsit të vitit 2009, në SHBA dhe ndërkombëtarisht u identifikua një numër i konfirmuar i infektimit të njerëzve me virusin H1N1 të gripit të derrave.
Dy rastet më të fundit ishin dy 16-vjeçarë, nxënës të së njëjtës shkollë në San Antonio, dhe një baba dhe vajza e tij në Kaliforni, sipas autoriteteve të shëndetësisë. Virusi A H1N1 përmban një ADN tipike me viruset e shpendëve, derrave dhe njeriut, duke përfshirë edhe elementë të viruseve europiane dhe aziatike të derrave.
ImazhImazh
-----------------------------------
Ekspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistent ndaj shumë prej barnave të zakonëshme antivirusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje sesa më parë si pasojë e gripit. Njerëzit që preken nga gripi trajtohen zakonisht me Tamiflu. Por qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se ky ilaç është treguar i paefektshëm ndaj shumë rasteve të gripit këtë vit. Ekspertët mendojnë se virusi i gripit ka pësuar një ndryshim. Ata thonë se shkaku nuk është përdorimi i tepruar i Tamiflusë, por gjithashtu nuk janë në gjendje të thonë se nga se është shkaktuar ky ndryshim. Deri tani në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vënë re raste të rënda gripi. Megjithatë mjekët shqetësohen se nëse kjo prirje ndryshon dhe rastet e gripit shtohen, ata nuk kanë ndonjë ilaç të efektshëm për t’i trajtuar pacientët e tyre. E vetmja gjë që ekspertët rekomandojnë në këtë situatë është që njerëzit të vaksinohen kundër gripit dhe të lajnë duart rregullisht për të mbrojtur veten nga infeksioni.
OBSH ngre nivelin e paralajmërimit për gripin e derrave
Epidimiologët prej vitesh kanë paralajmëruar se do të jetë vetëm çështje kohe kur do të shfaqej një vatër e re e rrezikshme e gripit që mund të shkaktonte miliona të vdekur në të gjithë botën. Pandemitë e gripit, historikisht kanë ndodhur tre herë brenda një shekulli dhe bota nuk është përballur me një situatë të tillë prej më shumë se 40 vjetësh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se në skenarin më të mirë të një situate të tillë, pandemia e radhës mund të shkaktonte vdekjen e të paktën 7 milionë personave, ndërsa dhjetëra milionë të tjerë do të shtroheshin në spitale.
A ka nje vaksine kunder ketij virusi?
Aktualisht ekziston vetëm një vaksinë që u jepet derrave për të parandaluar sëmundjen e tyre, por ende nuk ekziston një vaksinë për mbrojtjen e njeriut nga gripi i derrave.
Nese vaksinohem kunder gripit, jam i mbrojtur?
Jo. Viruset H1N1 të gripit të derrave janë shumë të ndryshëm nga viruset H1N1 të gripit të njeriut dhe për këtë arsye vaksinat për parandalimin e gripit te njerëzit nuk do të siguronin mbrojtje nga këto viruse.
Viruset e gripit të derrave nuk transmetohen përmes ushqimit, domethënë njerëzit nuk infektohen dhe nuk preken nga gripi i derrave për shkak të konsumimit të mishit të derrit.
Simptomat
Simptomat e gripi të derrave janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm me një shfaqje të menjëhershme të etheve, letargjisë, mungesës së oreksit dhe kollës.
Ndërkohë disa persona të prekur nga gripi i derrave kanë raportuar gjithashtu për rrjedhje të hundëve, dhimbje të fytit, të përziera, të vjella dhe diarre.
Si transmetohet?
Transmetimi nga njeriu te njeriu i virusit të gripit të derrave besohet se ndodh njëlloj si edhe transmetimi i gripeve të zakonshme të stinës, kryesisht përmes teshtimës, kollitjes. Njerëzit mund të infektohen gjithashtu edhe duke prekur diçka që është bartëse e virusit të gripit të derrave dhe prekjes më pas të buzëve apo hundëve.
Pjesa më e madhe e viruseve të gripit të derrave janë trajtuar me ilaçe kundër viruseve. Virusi i zbuluar në pjesën më të madhe të të prekurve nga gripi i derrave në SHBA duke se i reziston amantadinës dhe rimantadinës, por ndërkohë reagon ndaj zanamivirit ose oltamivirit (Tamiflu).
Pandemia me e njohur, ishte një vatër e gripit të derrave e zbuluar në vitin 1976 në mesin e rekrutëve të ushtrisë, që pushtoi faqat e para të shtypit të kohës. Të shqetësuar se në duart e tyre kishin fillimin e një pandemie, zyrtarët amerikanë urdhëruan prodhimin e vaksinës kundër gripit të derrave dhe ndërkohë nisi një program i gjerë imunizimi, ku u vaksinuan më shumë se 40 milionë njerëz. Por kjo epidemi nuk u shndërrua në pandemi dhe u zhduk në mënyrë të mistershme.
Glaxo, kerkon te rrise prodhimin e ilaceve kunder virusit
''Glaxo SmithKlinie Plc'', kompania e dytë më e madhe për prodhimin e ilaçeve në botë, po shqyrton në mënyrë urgjente të gjitha mënyrat për rritjen e prodhimit të ''Relenza''-s, një nga dy ilaçet kunder virusit vdekjeprurës . Sëmundja deri tani ka shkaktuar 149 viktima ne Meksike.
OBSH ngre nivelin e paralajmërimit për gripin e derrave
Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti nivelin e paralajmërimit për gripin e derrave duke deklaruar se një epidemi globale mund të jetë e afërt.
Drejtoresha e Përgjithshme e kësaj organizate, Margaret Chan e bëri njoftimin të mërkurën mbrëma në Gjenevë. Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të venë në veprim planet e përgatitjes kundër një pandemie.
Niveli i ri i paralajmërimit, faza 5, është vetëm një hap nën shpalljen e pandemisë, e cila përkufizohet si sëmundje që përhapet në një zonë të gjerë gjeografike dhe që prek një pjesë jashtëzakonisht të madhe të popullatës.
Gripi i derrave mendohet të ketë shkaktuar vdekjen e 159 personave dhe prekjen e rreth 2500 njerëzve në Meksikë. Shtetet e Bashkuara konfirmuan vdekjen e parë nga ky grip, nga rreth 100 të prekur me këtë sëmundje.
Zyrtarët amerikanë njoftuan se viktima e parë në Shtetet e Bashkuara ishte një djalë 23 muajsh në shtetin e Teksasit në kufi me Meksikën. Fëmija ishte nga Meksika dhe kishte ardhur në Amerikë për të vizituar familjen.
Vende të tjera me raste të konfirmuara të gripit të derrave janë Austria, Britania, Kanadaja, Kosta Rika, Gjermania, Izraeli, Spanja dhe Zelanda e Re. Australia, Kolumbia, Franca, Danimarka dhe Koreja e Jugut janë mes vendeve që po hetojnë raste të dyshuara të sëmundjes.
SHBA do të marrin të gjitha masat kundër gripit të derrave
Presidenti Barak Obama tha se qeveria po mer çdo masë për të kontrolluar përhapjen e gripit të derrave, pas njoftimit për vdekjen e parë nga ky virus në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara po marrin të gjitha masat parandaluese ndaj përhapjes së sëmundjes dhe po ndjekin nga afër gjendjen. Ai u bëri thrrje autoriteteve të shëndetsisë që të jenë vigjëlentë për identifikimin e rasteve të dyshuara, madje shtoi se shkollat me raste të dyshuara duhet të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes nëse gjendja bëhet më serioze.
Po sot, zyrtarët amerikanë të sektorit të shëndetsisë njoftuan se viktima e parë e ishte një fëmijë 23 muajshe në shtetin e Teksasit, në kufirin verior të Meksikës, qendra e kësaj sëmundjeje. Zyrtarët e atij shteti thanë se fëmija ishte nga Meksika dhe shkoi në Teksas për të vizituar familjen.
Në Meksikë, numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrave ka arritur në 159. Ministri i Shëndetsisë së meksikës, Hose Kordova u tha dje vonë gazetarëve se janë konfirmuar 26 raste të gripit të derrave, mes tyre 7 vdekje. Ai tha se mbi 1 mijë e 300 veta me simptoma vazhdojnë të qëndrojë në spital.
Shkencëtarët përpiqen të zbulojnë vaksinën për gripin e derrave
Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik në gjithë botën përpiqen ta vendosin nën kontroll gripin e derrit, shkencëtarët po punojnë pa pushim që të krijojnë një vaksinë kundër këtij lloji gripi.
Sipas biologut molekular Endrju Pekos të Fakultetit të Shëndetësisë të universitetit "Johns Hopkins", virusi H1N1 i gripit të derrit nuk është shumë i njohur. Përhapja e sëmundjes nga vendi në vend ka shkaktuar alarm se ajo mund të shndërrohet në një epidemi të përgjithshme ndërkombëtare. Zoti Pekoz thotë se askush nuk ka imunitet ndaj virusit.
“Është një virus i ri, tiparet biologjike të të cilit nuk i njohim mirë. Dhe me gripin, lloje të ndryshme virusi kanë efekte të ndryshme tek kafshët dhe njerëzit. Dhe për momentin, ne po marrim sinjale të përziera për aftësinë e virusit për të shkaktuar sëmundje”.
Por lajmi pozitiv është se analiza molekulare e virusit të derrit tregon se është i njëjti patogjen në gjithë botën, sipas Kethi Njuzul, e organizatës jofitimprurëse PATH, që merret me zhvillimin e vaksinave .
“Nuk po shohim një virus që transformohet. Po shikojmë të njëjtin virus të izoluar në Meksikë dhe zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara”.
Zonja Njuzul thotë se meqenëse virusi nuk duket se po shndërrohet, duhet të jetë më e thjeshtë për të krijuar një vaksinë.
Ajo shton se Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve ja filluar të përgatisë variante të virusit që të dërgohen në kompanitë farmaceutike për të prodhuar vaksina.
Ekspertët thonë që sfida është tani të zbulohet sesi të shpërndahet vaksina e gripit të derrit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve po punojnë me kompanitë farmaceutike për të prodhuar një vaksinë.

IKSHP: Në Kosovë s’ka rrezik nga gripi i derrave
(KosovaLive)
Edhe pse është alarmuar se gripi i derrave ka arritur edhe në Evropë, konkretisht në Spanjë, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i deklaruan të martën KosovaLive se aktualisht situata epidemiologjike në vendin tonë është e sigurt.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është afër shpalljes së fazës 5 të alarmit për pandemi nga gripi i derrave. Niveli mund të rritet nëse konfirmohet se personat e infektuar në të paktën dy vende e përhapin sëmundjen te njerëzit tjerë. Sot në SHBA u regjistrua viktima e parë.
SHBA-të kanë konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga gripi i derrave jashtë territorit të Meksikës. Dr. Richard Besser, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se një fëmijë 23 muajsh ka vdekur në Teksas.
Shtetet e Bashkuara janë një nga tetë vendet e botës, ku janë konfirmuar raste të gripit të derrave.
Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet, ku deri tash janë konstatuar 13 raste të infektimit, ndërsa presidenti Barack Obama, i kërkoi Kongresit edhe 1.5 miliardë dollarë për të luftuar gripin e derrave.
"Çdo amerikan duhet ta dijë se qeveria federale është e përgatitur të bëjë gjithçka që nevojitet për ta kontrolluar ndikimin nga ky virus. Por, ka edhe hapa tjerë që amerikanët mund t'i bëjnë vetë. Këto janë hapat si për çdo grip tjetër: lani duart, mbuloni gojën kur kolliteni, qëndroni në shtëpi kur jeni sëmurë dhe mos i dërgoni fëmijët e sëmurë në shkollë", tha Obama.
Meksika, vendi ku sëmundja u detektua për të parën herë, mbetet më e goditur me 7 vdekje të konfirmuara dhe 159 vdekje të dyshuara nga virusi vdekjeprurës.
Sot, kryeministri britanik, Gordon Brown, deklaroi se në Britani janë konfirmuar tre raste të infektimit me virusin e gripit të derrave. Brown tha se ata po trajtohen me ilaçe antivirale dhe po reagojnë mirë ndaj terapisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që të përgatisin plane për t'u përballur me pandemi të mundshme, por ka thënë se pandemia nuk është domosdoshmërisht e pashmangshme.
Udhëtarët nën mbikëqyrjen e kamerave termale...
Ministria e Jashtme e Sllovenisë u ka rekomanduar shtetasve të vet të mos udhëtojnë në Meksikë, ndërsa qytetarëve që të shmangin takimet në grup.
Por, çfarë është gripi i derrave? Si infektohen njerëzit dhe si mund të mbrohen nga infektimi?
Mikrobiologu Hugh Pannington, nga Universiteti Aberdeen në Britaninë e Madhe, thotë se virusi quhet virus i derrave, sepse përbëhet nga komponentë të gripit të derrave që vjen nga Amerika, nga komponentë të gripit të derrave nga Evropa dhe Azia, si dhe komponentë të gripit të shpezëve dhe gripit të njerëzve. Pra, është përzierje e viruseve të ndryshme, një nga derrat, një nga shpezët dhe një nga njeriu.
Pannington thotë se simptomet e sëmundjes janë rritja e temperaturës, kollitja, rrjedhja e hundëve, kurse në disa raste edhe diarea dhe vjellja. Ai thotë se këto janë simptome të gripit të zakonshëm.
Z. Pannington thotë se virusi është shumë i ndjeshëm ndaj Tamiflu dhe barërave tjera antivirale, të cilat merren me inhalim. Kjo e pengon rritjen e virusit, por ai shton se Tamiflu nuk i ndalon simptomet menjëherë, por vetëm i zbut ato, ndërsa sëmundja zgjat më pak.
Vaksina e re ende nuk është zhvilluar, megjithëse punët kanë filluar. Pannington rekomandon larje të duarve, pohon dhe higjienë më të madhe personale, si dhe të ndiqen rekomandimet e zyrtarëve të shëndetësisë/ Radio Evropa e Lirë/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Përpara
Posto një përgjigje 18 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Tetor 2014, 17:20
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari