"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderator: Laert
Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Struktura e kambës dhe dhimbjet  Anatomia e këmbës dhe e kyçit të këmbës Anatomia këmbës
Këmbë përbëhet nga 26 eshtra. 1 hælben (calcaneus), një faqe e pjerrët, pesë kockat tarsale: këmbë kubike dhe tre kocka në formë pyke (OS navicular, os cuboideum dhe na Cuneiform I-III), pesë kocka metatarsal dhe 14 kocka të vogla. Kockat janë të ndërlidhur me pjesën e kërcit të mbuluar me anë të lëvizjes së këmbës e në pjesën e mësipërme. Të gjitha nyjet janë stabilizuar nga ligamentet – lidhjet. Pozicioni i eshtrave dhe lëvizjeve prej muskujve janë të kordinuar nga sistemi qendror nervor në pjesën e këmbës. Këmba gjithashtu përmban ind lidhës, dhjamë, nerva, arterie, vena dhe enët limfatike. Në mesin e muskujve dhe të pjesës së dhjamit dallohet në kockën e Kushit.
Anatomia e kyçit të këmbës
Qafa e këmbës kufizohet nga tibia (pjesën më të ulët) në krye kockave, faqja e pjerrët, poshtë dhe në anët e outermost (kërci) dhe kyçit të këmbës të brendshme. Në sipërfaqen e përbashkëta asht kërci i mbuluar. Lidhjet( ligament) formësohet në brendësi dhe tre ligamente në pjesën e jashtme. Aty kalojne nervat dhe enët e gjakut të qafës në pjesën e këmbës. Pjesa e pasme e thembrës së këmbës (calcaneus) është kryesore si pjesa e Akilit, që është pjezë e musklit të madh.
Kemba (leg)
Pjesa e poshtme e skajshme e trupit
Fillon nga regjioni inguinal dhe perfundon me gishterinjte e shputes
Ndahet ne tri regjione:
Kofsha
Nengjuri
Shputa Eshtrat e kembes
Femuri
Patella
Tibia
Fibula
Kockat e nyjes se shputes
Kockat metatarzale
Falangjet Muskujt e kofshes
Muskuli me i madh - quadriceps femoris
Muskuli sartorius, aduktor magnus, iliakus, gracilis, pektineus, vastus lateralis etj.
Muskuli biceps femoris - prapa Arteriet e kofshes
Arteria femorale - dega me e madhe
Jep dege perreth femurit Venat e kofshes
Vena femorale Muskujt e nengjurit
Muskujt e perparem: tibialis anterior, ekstenzor etj.
Muskujt e pasem: gastroknemius, soleus Arteriet e nengjurit
Arteria poplitea
Arteria e perparme tibiale
Arteria e pasme tibiale Venat e nengjurit
Vena safena - vena me e madhe e kembes Shputa
Kockat e shputes
Muskujt e shputes
Arteriet e shputes
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Gjuha e shputës së kambës
Fjalori i pjesëve te shputës së kambës
Sinus area; Sinus - sinusus - në shumës - (kraharor, gjoks, gji); sinus - 1.hapësirë, kavitet, reces; 2.kanal i zgjeruem me gjak venoz, kryesisht në kafkë; 3. hapësirë, kavitet i mbushur me ajër në një nga koskat e kafkës; 4. hapësirë me qelb ose fistulë.
- area - lëmi, fushë, zonë
right botom – shputa e djathtë left bottom – shputa e majtë
Brain – tru, mendja, kokë e madhe Side neck – pjesa e qafës Pituitary – hipofiza Cervical – qafa, zverku Throat/neck – fyt, grykë Thyroid – tiroida – thyreoidèus – thiroidèa – gjëndra tiroide, kërci i nëngushës – tiroides Bronchial area – zona e mushkërive Diaphragma – diafragma – perde, mur i hollë, cipë muskuloze që ndan barkun nga kraharorin Thoracic – gjoksi Adrenal glans – adrenal që ndodhet mbi veshkat; glans – lëndë, topth, kokëz Pancreas – pankreasi Kidneys – veshkat Lumbar – lumbalis – lumbal - pjesa e mesit, ijet, kryqet Small intestines – small – e vogël; intestinum – zorrë; zorra e vogël Bladder – fshikëza e urinës Sacrum – kërbishti, vertebra e fundit; coccyx – kërbishti, vertebra e fundit

E punoi Bep Martin Pjetri Më 3.VIII.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Dhimbja e Shputës së Kambës dhe terapia e saj  A. Nga vijnë dhimbjet e shputës të kambve të njenës apo edhe të dyjave Pak njohuni për shputën;
Mesatarja e rrugës të një njeriut që ecën gjatë jetës së tij asht e barabartë me të ecurin 3 herë rreth globit. Gjithe kjo lëvizje shkakton konsumim të 26 kockave, 33 kyçeve dhe ma shumë se 100 tendinave, ligamenteve(fijet lidhëse) dhe muskujve që përbajne kambën.
A. Nga vijnë dhimbjet e shputës të kambve të njenës apo edhe të dyjave
1. Nga mosha, kryesisht prej 50 – 60 vjeç, por prekë edhe moshat e reja 20 vjeçare. 2. Nga mbipesha 3. Nga sëmundja e sheqerit/diabeti Nga mosqarkullimi i gjakut – Mosqarkullimi i gjakut vjen nga shtypja e damarve që shkaktohet nga shtypja që i bahet nga kërcimet, shkapërcime sistematike nga një hendek në tjetrën, apo nga përdorimi i lopatës kur punon tokën. E forma të tjera. 4. Nga diferenca e gjatsisë të kambve, ku një kambë asht ma e shkurtën se tjetra e kshtu i bie pesha shputës kambës gjatë ecjes. 5. Nga difektet strukturale të kambës si dobsimi i kockës prej moshës dhe faktorve të tjerë. 6. Nga punimi me shputën e kambës të lopatës kur punon tokën, ban qilizëm siç thuhet tanë kohën. 7. Nga ndrydhja e kambës. 8. Nga mbajtja e peshave të randa. 9. Prej takave të nalta të sandaleve, pantoflave, këpucve dhe çizmeve të femnave. 10. Mos mbështetja e shputës të kambës plotsisht në platformë të dyshemesë apo tokës gjatë ndejës në stol, karrike divan, poltron si dhe në kambë! 12. Mbajtja e shputës të kambës anash nga ku peshohet gjithë trupi. Gja që ushtron fizikisht shtypje laterale(ansore)dhe jo në të gjithë shputën proporcionalisht. 13. …………..
B. Këshilla për eliminimin, parandalimin apo lehtësimin e dhimbjes të shputës të kambës
1. Masazh me dorë lehtë duke prekë kryesisht damarin/venën ushqyes të shputës në pjesën ansore të pjesës të brendshme të saj.
2. Eleminon për një kohë derisa të shërohet kërcimin,
3. Eleminon për një kohë punimin me lopatë tokën
4. Ushtroni me shputë të kambës të sëmurë kadalë cilindra plastik, shishe,...disa herë në ditë me qëllim të çlirohen enët e gjakut të shtypun për të qarkullue gjaku, si mjet për të ushqye atë pjesë të dhimbshme.
5. Mbështetës anatomik për kambën me anë të shollit të butë sipas rekomandimit të mjekut për atë kambë, që asht ma e shkurtën se 1 cm apo ma shumë.
- Efekti pozitiv; Parandalon lodhjen e kambve, të belit, të gjymtyrve të poshtëm, shpinës si dhe lehteson ecjen dhe te ndenjurit në kambë për shumë orë. Pra ruen ekuilibrin e trupit të njeriut gjatë ecjes duke shpërnda proporcionalisht ngarkesën e trupit në dy kambët e njeriut. Parandalon keqsimin e kockave të kambës. - Sholla elastike speciale ka funksion lehtësimin e tensionit fizik të shputës së kambës. Sholli apo lapeta përthith tensionin fizik të krijuem tek gishti i madh dhe pjesa e përparme e kambës per ta shpërnda më pas mbi të gjithë bazën e mbështetjes, duke ofruar kështu komfort dhe stabilitet në të gjitha pozicionet e ecjes. - Sholli ka veti me kenë e hollë, e lehtë dhe anti-rrëshqitse. - Mban kambën e fresket dhe të tharë gjatë gjithë ditës. - Krijon komoditet shputa e kambës nga goditjet apo kundërveprimi i formacionit të rrugës gjatë ecjes. - Mund te rilahet sa herë nevojitet nga yndyrnat dhe pluhunat. - Sholli ngjitet në tabanin e këpucës apo të sandales,...
5. - Rulisni me shputë të kambës një shishe, një top lastikut, që përdoret
6 - Këmbët duhet të veshin këpucë që janë përshtatur në këmbë. Asht e randsishme që të ketë lehtësim. Ju duhet veçanërisht të përpiqeni të shmangni gjatë ecjes pozicione të parregullta të kambës. Ecja me biçikletë është një alternativë e shkëlqyer si një formë e stërvitjes.
7 - Të përdori për 1 deri 2 muej bandazh apo rrypë shtrënguesë të përshtatun për shputën e kambës
8 - - Në disa raste, ekziston nevoja për një ilaç anti-inflamator në formën e tabletave NSAID(non-steroide anti-inflammatoriske midler/ilaç. Asht sedativ/qetsues dhimbjesh) ose një injeksion kortizon përreth zonës inflamatore. Disa përpiqen të aplikojnë fizioterapi dhe pastaj si terapi ultratinguj, por është e paqartë nëse ka ndonjë efekt. Në raste të rralla, operacioni mund të konsiderohet e vlefshme. Procedura synon të çlirojë në shputën e kambës ngërçin e dhimbjes të shputës apo tabanit të kambës nga ku peshon gjithë trupi.
E pregatiti për lexuesin nga praktika jem dhe pak nga literatura Bep Martin Pjetri E enjte, më datën 10.V.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Maj 2013, 16:46
|
|
|
|