"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Hudhra dhe qepët - antibiotkët e vërtetë dhe shëndeti
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4146
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gripi H1N1 tani po përhapet me të madhe. Më poshtë keni krahasimin e tij dhe simptomeve normale të ftohjes:

Simptoma


- Ftohja
- Gripi H1N1
- Zjarmia

Zjarmia rralle shfaqet me ftohje;.


Zjarmia eshte zakonisht prezente me gripin e derrit (deri 80%te rasteve). Temperatora prej 37.7 C ose me e larte per 3 deri ne 4 dite shoqerohet me gripin

Kolla

- Zakonisht eshte prezente nje kolle therese dhe e cila prodhon mukoze

- Me gripin H1N1 eshte prezente kolla e thate

- Dhimbjet;

- Dhimbje te vogla te trupit mund te jene pjese e ftohjes
- Dhimbje shume te forta te trupit jane te zakonshme ne gripin H1N1

Hundet e zena


- Hundet e zena dhe qe rrjedhin jane te zakonshme ne ftohejn e rendomte, dhe zakonisht kalojne vetvetiu brenda javes
- Hundet e zena nuk jane zakonisht te pranishme ne gripin H1N1

Mornicat, te dridhurat;


- Ethet (mornicat) nuk jane te pranishme me ftohjen

- 60% te njerezve perjetojne ethe me gripin H1N1

Lodhje;

- Lodhja eshte pak e shprehur tek ftohja

- Lodhja eshte mesatarisht e mund te behet edhe shume erende me H1N1

Teshtitja;


-Teshtitja wshtw e zakonshme ne ftohje

- Teshtitja nuk eshte e zakonshme tek gripi H1N1

Simptoma te papritura;

- Simptomoat e ftohjes zhvillohen ne periudhe disa ditore

- Gripi H1N1 ka zhvillim te shpejte brenda 3 - 6 ore. Ai godet fort dhe ne te perfshihen simptoma te papritura si temperature dhe dhimbje.

Kokedhembja;


- Kokedhembja eshte shume e rralle tek ftohja e rendomte

- Kokedhembja eshte shume e zakonshem tek gripi H1N1 (80%) te rasteve

Dhembja e fytit;


- Dhembja e fytit shoqerohet me ftohje

- Dhembja e fytit zakonisht nuk ndodh te gripi H1N1

Therja ne kraheror;

- Therja ne gjoks eshte e vogel em und te jete edhe mesatare tek ftohja .

-Zakonisht therja e gjoksit eshte e ashper tek gripi H1N1.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 162
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: SHENJAT E VIRUSIT - H1N1, Posted 19 Nëntor 2009, 00:31
Laert sinqerisht rrofsh per sqarimin......................
MEGJITHATE PJESA TJETER E BOTES E DINE FARE MIRE QE KY ESHTE NJE VIRUS I KRIJUAR NE LABORATOR................QE IARABI O ZOT AI QE E KRIJOI DHE BASHKE ME STRATEGJINE POLITIKE ....I SHKERDHEFSHA KOMBIN DHE NDERIN E FAMILJES....................SE TIJ....NEJSE UNE PERSONALISHT GJILPEREN ANTI-VIRUS NUK DO TA BEJE KURRE!!!! KUSH DO TA BEJE BRENDA E KA NE BYTHE SI I THENMI NE NGA SHQIPERIA E MESME................,SEPSE ,MBS KETIJ VIRUSI PO PREGATITET NJE VIRUS SHKATERRIMTAR I ZHDUKJES NE MASE...DHE PERSONAT QE KANE BERE ANTIVIRUSIN TE FAMSHIM TE QUAJTUR ''TAMIFLU''...JANE TE DESTINUAR DHE VULNERABIL KUNDER VIRUSIT TJETER.....................QE DO DALE SE SHPEJTI.
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4146
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHENJAT E VIRUSIT - H1N1, Posted 19 Nëntor 2009, 02:15
Henri!

Falemnderit!
Jam plotesisht me ty.
Bota e farmacise eshte nje super banke e padukeshme me e madhe se vete bankat ne Zvicer, a Amerike,....!
Ket nuk e lot topi.(jo Bamir Topi eeeee)
Njeriu per biznesin e farmacisteve dhe per shtetin nuk ka vlere me shume se kafsha. Bile ta them pa ekzagjerim se edhe ti do ta kesh vu re shume mire aty ku je ket raport.

Me ket rast me ngacmove se kjo lloj virusit derrit, neser miut, majmunit,....ka te njejten histori sikurs e virusit te SIDES,....

Ket e shpiken disa mjeke te huaj ne laboratore amerikane dhe umbajt sekrete ky virus qe ju injektua disa grupe ne disa kontinente qe sot vazhdon te madhohet mali i kufomave te njerezve te pafajshem vetem se don me u pasurua shteti dhe nje grupe kriminelash bankiera, pameshire.
Dhe bota e perendimit tallet me Afriken duke i marre arin, pasurite te shume-llojta,......dhe u con tonelata perzevativ dhe mbeturina ushqimesh te skaduara dhe te cilesive qe nuk lejohen te perdoren ne perendim. Edhe keto ushqime me pakice sepse nuk i lejon kush te prodhoji skarcitet prodhmit se ndeshkohet me burge.
Akej.
Doli nje mjek ushtarak amerikan i indinjuar per vdekjen masive ne Afrike e kudo te njerezve prej virusit te SIDE-s e u nxorri sekretin se kjo lloj virusit nuk ishte gjetur ne trupin e majmunit a te njeriut, por ishte zbuluar nga laboratoret ushtarake me shume roje e fshehtesi te madhe. Publikoi me dokumenta dhe emrat e mjekeve qe e zbuluan ne laboratore neper takime me popullin. U be buje e madhe sepse ishte mjek ushtarak dhe i kishte me dokumenta dhe nuk vonoi e pushkatuan me automatik te dera e shtepise prej FBI-se.

Prandaj kush guxon te japi dokumenta se esht shpike ne laboratore ushtarake mjeksore e peson ndoshta edhe me familje.
Mjere popujt qe evuajne. Se te semuren politikanet esht mire, por nuk u bie ketyre as SIDA dhe as dreqi i mallkuar o Henri! :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4146
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHENJAT E VIRUSIT - H1N1, Posted 23 Nëntor 2009, 00:18
Moldavia me qepë e hudhra kundër gripit të derrave
Imazh

Kishiniev - Autoritet moldave kanë filluar t’i ushqejnë ushtarët e vetë me qepë e hudhra në mënyrë që të rrisin imunitetin kundër gripit të derrave.
Bashkë me racionin ditor, çdo ushtar do të marrë edhe 25 gram qepë dhe 15 gram hudhër. Moldavët janë të bindur plotësisht se qepa dhe hurdha rrisin imunitetin kundër virusit vdekjeprurës që po bën kërdinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Vendimi i drejtuesve të ushtrisë moldave vjen pasi vetëm javën e fundit janë konfirmuar 24 ushtarë të prekur nga gripi i derrave. Moldavia mbetet një nga vendet më të prekura me këtë virus në Evropën Lindore, duke regjistruar rreth 1 milion të infektuar.

Marre nga Start
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4146
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHENJAT E VIRUSIT - H1N1 dhe HUDHRA DHE QEPET, Posted 28 Shtator 2010, 23:56
Hudhra, përdorimi dhe efektet e saj

Imazh

Shkruar nga Birgitte Harms
E diel 09 Nëntor 2008

Hudhra - Allium.
Çdokush e di e hudhër për arsye të ndryshme. Ka nga ata që nuk e duen atë, sepse nuk e pëlqejnë shijen apo kanë frikë se u vjen gojës era hudhër.

Ka shumë prej nesh që e duan hudhër në ushqim për vlerat e saj.
Hudra asht një antibiotik i vërtetë
Hudhra mund të rritet deri në të përafërsisht. një metër të lartë. Ajo nxjerrë lule të vogla të bardha me një nuancë dritë trëndafili. Hudhra bimore preferon të rritet në vende të ndritshme në tokë të mirë-drenazhuar. Një hudhër është i përbërë nga disa nga thalba të vogël, e cila është e rrethuar nga një membranë si letër. Ajo ka një bisht të vetëm me gjethe të gjata të hollë dhe një kokë të vetme, që hahet.

Përmbajtja

Të gjitha llojeve Allium përmbajnë hekur dhe disa vitamina dhe minerale, sidomos kalium, selen, vitamina C, vitamina A dhe B1 dhe B2 dhe niacin. Përbërës më aktivë në hudhër është allicin, të cilat shfaqen kur thalbi grimcohet dhe prodhohet për vajra esenciale të tretëshme.

Pse duhet ngranë?

Ajo është e shëndetshme për të ngrënë sikurse qepa si për të shëndetshëm ashtu dhe për të sëmurë. Ajo duhet të hahet e papërpunuar, kur ajo do gatuhet ikin vlerat. Ajo nuk ka i damton sytë. Megjithatë skuqen sytë duke shkaktue irritim shumë për shkak të djegies nga hudhra, por më vonë syri qetësohet. Por ajo duhet të hahet me masë, në mënyrë të atillë, që djegia të mos jetë kaq i madh.

Histori

Herodoti për hudhrën

Hudhra ka qenë përdorur si ilaç për më shumë se pesë mijë vjet. Herodoti na tregon se punëtorët në piramidën e Keopsit hangrën hudhër, qepë, dhe rrepkë për të kenë të shëndetshme dhe të aftë për punë. Një papirus egjiptian para 1500 vjetësh para Krishtit përmbante 22 receta nga problemet e bezdisshëm të tilla si dhimbje koke, sëmundje të qafës dhe dobësi trupore. Gjermanët, romakët, grekët dhe fenikësit përdornin hudhër, veçanërisht në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Vikingët skandinavë mësuan virtytet e hudhrës dhe të dinin se kur ata shkuan në jug të Francës, dhe Italisë për t’u shoqerue në mënyrën e tyre testosterone. Ata sollën në Skandinavi bimë dhe i mbollën e më pas e përhapën dhe panë avantazhin e efekteve kuruese.

Hipokrati për hudhrën

Hipokrati rekomandonte hudhrën për sëmundje të tilla si qerosllëkun, mungesën e oreksit, reumatizmin, djegien në vaginë dhe të mëlçisë sëzgjeruar.

India për hudhrën

Në mjekësinë popullore të Indisë, hudhra ka qenë gjithmonë e konsideruar si një agjent që ngadalëson plakjen, zvogëlon simptomat e helmimit nga ngrënia e ndonjë ushqimit të pakontrolluem dhe promovon dëshirën seksuale. Në mesjetë është përdorur hudhra nga epidemia e murtajës, duke shpresuar në këtë mënyrë për të mbrojtur veten e tyre. Shumë njerëz mendonin se hudhra mbron nga magjia dhe e keqja, dhe ai u tha se mund të rrëzonin në tokë vampirin me hudhër, por kjo nuk është konfirmuar nga hulumtimet e ma vonshme!

Efektet në shëndetin e njeriut

Hudhra është sot një nga bimët më të përdorura në mjekësi bimore. Ajo ka veti shumë të mirë dhe është përdorur gjerësisht.
1. Hudhra parandalon formimin e fibrinës(e mpikjes) në gjak, që dihet se shkakton mpiksjen në
tru e në zemër duke sjellë paralizë dhe vdekje.

2. Njerëzit që vuajnë nga arteroskleroza dhe të cilët kanë pasur infarktë të përsëritur për shkak
të trombozë dhe tensionin e lartë, ka një përmbajtje të lartë të parregull fibrinë në gjak. Allicina- hudhra redukton kolesterolin e ngritur nga 10-20% dhe ul yndyrën në gjak. Ajo ashtë kundër arteriosklerozës, LDL dhe pengon akumulimin në gjaku yndyrën në vite.

3. Ajo është përdorur për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe nxit qarkullimin nga substancat e yndyrnave në enët e gjakut dhe të trombociteve pengojnë deformimin. Ajo është në përgjithësi një alternativë e mirë për të hoolue gjakun.

4. Hudhër promovon aftësinë e pankreasit për të prodhuar insulinë dhe për këtë arsye është zgjedhje e përkryer për ata që vuajnë nga mosbalancim i sheqerit në gjak.

5. Hudhra vepron kundër baktereve aktive gram negative si dhe gram-pozitive.

6. Ajo nxit rritjen e qelizave të bardha të gjakut, e cila rrit sistemin imunitar të trupit.

7. Për probleme gastrointestinale, ajo është mirë të përdoret për infeksionet e traktit gastrointestinal, dybiozës së zorrës, kundër krimbave të zorrëve dhe plagëve.

8
. Hudhra është përdorur për të nxitur tretje, rregullon peristaltikën(muskula e stomakut), të përdorura kundër gazrave të zorrës, të përzierjeve në barkë apo të vjellave, dhimbje barku dhe kundër kolikut. Për trajtimin kundër parazitëve janë akoma ma fantastike.

9. Për trajtimin e lyrthave është hudhra e freskët është gjithashtu efektive. Kryeti i prerë të një thelë dhe pak lëng e hedhë direkt mbi lyrth apo majën e cicës. Kjo duhet të përsëritet disa herë në ditë.

10. Për trajtim kundër dhimbjes së veshit përdoret ky porcion:
Merret nje thalbë/ copë hudhër grihet dhe 1 lugë vaj ulliri.
Përzihet copa e hudhrës me vojin dhe e lenë për 1 orë.
Mandej në një enë të qelqtë vojin dhe hudhrën e grime e zhysim brenda një kusie me ujë të nxehtë. Pas nja 10 min. e heqim.
- Mandej e përdorim në vesh sipas nevojës në formë tinkturash/pikash në vesh sipas nevojës.


E ripunuem nga autorja të dielën e 12..7. 2009

U shqipërue dhe u korrektue prej Bep Martin Pjetrit
E mërkurë, më dt. 29 shtator 2010
http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4146
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHENJAT E VIRUSIT - H1N1 dhe HUDHRA DHE QEPET, Posted 29 Shtator 2010, 00:00
Sëmundjet që parandalon bima e hudhrës
Imazh

Efektet kuruese të bimës barishtore kundër astmës dhe kollës

Allium sativum L. e njohur si hudhra, është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore.

Përbërësit


Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit

Vlerat

Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

Këshilla mjekësore


Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qetëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Sëmundjet

Mjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë arterio-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës
Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve
I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle nga darka deri në mëngjes, për 10 net rresht.

Përdorimi

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit.

Këshilla për përdorimin e hudhrës
Imazh

- Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
- Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelpinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.
- Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
- Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
- Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
- Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
- Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.
- Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.

Hudhra


Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lasht si ushqimi më i mirë kurues. Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelb hudhre në ditë ul kolesterolin 10 %. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpiksjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut. Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën. Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelb) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve.

Lëngu i hudhrës

Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve.
Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatërrojnë ato.


http://www.tiranaobserver.com.al/index. ... &Itemid=94
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 29 Nëntor 2014, 06:43
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari