Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Posto një përgjigje 67 postime · Faqe 1 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 7
Kuriozitete
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kuriozitete, Posted 27 Janar 2009, 23:54
o Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
o Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
o Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
o Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
o Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
o Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
o Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
o Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
o Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
o Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
o Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
o Vetem mushkonjat femra piskojne.
o Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
o 96% e sallatorit, eshte uje.
o Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
o Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
o Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
o Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
o Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
o Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
o Fluturat shijojne me ane te kembeve.
o Delfinet flene me nje sy hapur.
o Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
o Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
o Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
o Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
o Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
o Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
Marre nga AlbaWeb
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 27 Janar 2009, 23:55
• Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.
• Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
• Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
• Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.
• 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
• Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.
• Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000
• Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.
• Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.
• Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
• Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.
• Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.
• Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
• Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.
• Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
• Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.
• Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.
• Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
• Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
• DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
• Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
• Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë
• Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
• Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
• Njeriu më i gjatë është 2.75 cm
• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
• Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
• Peshkaqenët nuk sëmuren.
• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
• Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
• Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
• Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,
• Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.
• Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.
• Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.
• Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.
• Minjtë nuk mund të vjellin.
Marre nga AlbaWeb
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 27 Janar 2009, 23:57
Singapor, një muze me kujtimet e dashurive të shuara
Pjesë e sendeve dhe objekteve që janë ekspozuar, janë kujtime që i takojnë historive të dashurive që kanë përfunduar keq.
Në Singapor është hapur një muze i veçantë për të gjithë ata që duan të ekspozojnë kujtimet e dashurive të shuara. “Muzeu i lidhjeve që kanë marrë fund”, është e reja më e fundit që vjen nga ky vend dhe duket se do të gjejë interesim. Pjesë e sendeve dhe objekteve që janë ekspozuar, janë kujtime që i takojnë historive të dashurive që kanë përfunduar keq.
Në muze, mund të gjesh objekte të të gjitha llojeve; që nga arushat prej pellushi e deri tek prangat. Ka më tej, edhe hapësira online, ku mund të lexohen letra romantike dhe të shihen fotografi.
Çdo element i muzeut është anonim dhe është shoqëruar nga një rrëfim që përshkruan historinë e dashurisë përkatëse. Ndërsa, personat me zemër të copëtuar janë të lirë të dërgojnë kujtimet e tyre në muze. “Muzeu i lidhjeve të mbyllura është një gjetje artistike që përmbledh objektet e ndryshme që kanë njerëzit, pjesëza kujtimesh dhe emocione. Është një vend i sigurtë për të ruajtur trashëgiminë e historive që kanë përfunduar”- lexohet në sajtin e ekspozitës. Ideatorët e kësaj iniciative janë Olinka Vistica dhe Drazen Grubisic.
La Stampa
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 28 Janar 2009, 00:00
Doktori pogradecar që pajisi Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare

BARDHYL BERBERI


Në një nga rrugicat karakteristike të qytetit të Pogradecit, në lagjen Burima, në krahun e djathtë të kishës së vjetër të qytetit, ndodhet një vilë dykatëshe e zhytur në mes të një lulishteje dhe një kopshti me mollë dhe hardhi rrushi.
Në katin e sipërm të shtëpisë valëvitet një flamur kombëtar. Është shtëpia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit të asociuar, Jovan Bashos, shef i shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Tiranë.
Sapo futesh në shtëpinë e Bashove, do të ndeshesh me një portret të shkencëtarit të madh gjerman, Albert Ajnshtajnit, i cili është i vendosur në një nga pozicionet kryesore të shtëpisë.
Përqendrimi tek kjo foto nuk i habit pjesëtarët e familjes Basho, pasi ata na thanë se Albert Ajnshtajni ka qenë mik i madh i kësaj familjeje, madje shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, pas kontakteve të shumta në Vjenë më doktorin e famshëm Jani Basho (i cili pasi kthehet në Shqipëri punon si mjek personal i mbretit Zog), Ajnshtajni vjen në Shqipëri prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje dhe më pas pajiset me një pasaportë shqiptare dhe të largohet me këtë pasaportë në drejtim të SHBA-së.
Po cilat janë faktet e kësaj nënshtetësie shqiptare të Albert Ajnshtajnit?
Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim :
Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima.
Nëpunsi i Bashkisë Dhënsi i garancisë
Reis Asllani Dr. Jani Basho

Dr. Jani Bashua, pas studimeve me rezultate të shkëlqyera në Vjenë, në vitin 1928 emërohet si mjek personal i mbretit Zogu i Parë. Në kujtimet e mbledhura nga nipi i tij, dr. Jovan Bashua, doktor Jani Bashua përshkruan me hollësi këtë moment:
Ka qenë 16 dhjetori 1930. Mbreti Zog, sapo hëngri darkë, i filluan disa dhimbje të forta barku. Pasi e viziton dr. Jani Bashua e këshillon mbretin që të shtrihej. Sipas Jani Bashos, mbreti Zog, prej dy vjetësh vuante nga një sëmundje zorrësh. Në këtë situatë u shtrua problemi që të vërtetohej diagnoza.
Pas dy ditësh, mbreti Zog thërret dr. Jani Bashon dhe i thotë që të përgatitej se do të shkonin së bashku në Romë për analiza të hollësishme. Dr. Jani Bashua i përgjigjet se ishte e drejta e tij, por nëse do t`i merrte mendim atij, duhet të shkonin të vizitoheshin në Vjenë.
Mbreti Zog ia miratoi propozimin dhe natën e 26 janarit, delegacioni i lartë shqiptar, me pasaporta me emra të falsifikuar për të ruajtur sekretin, u nis nga Durrësi me një kaçatorpedinier të flotës italiane, i cili të nesërmen i çoi në Trieste. Aty i priste treni personal i Viktor Emanuelit, me të cilin mbërritën në Vjenë dhe më pas u sistemuan në hotelin Imperial.
Në Vjenë, dr. Jani Bashua takoi profesorët e tij dhe njëherazi dhe miqtë e tij, ndër të cilët, aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu. Në takimin që ai pati tek shokët e tij dhe miqtë e ngushtë, ata i bënë një kërkesë:
Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte në rrezik dhe kërkohej nga nazistët gjermanë si hebre dhe duhej të largohej, por e kishte të pamundur, pasi pasaportën e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kështu, i thanë ata, meqenëse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t'i japë një pasaportë shqiptare.
Pas vizitave të shumta dhe analizave që iu bënë mbretit Zog nga mjekët më të mirë austriakë dhe veçanërisht prof. Hollznecht-i, i cili i bëri më shumë se 30 radiografi për t`i përcaktuar diagnozën, në një moment pushimi, kur mbreti Zog po pinte kafe me dr. Janin në ambientet e hotelit, dr. Jani Bashua i bën kërkesën mbretit Zog që të pajiset shkencëtari Albert Ajnshtajni me pasaportë shqiptare, sepse jeta e tij është në rrezik nga nazistët.
Mbreti, pasi e dëgjoi deri në fund propozimin e mjekut të tij personal, i thotë, dakord, thuaji të vijë në Shqipëri dhe bëje t`i doktor Jani një herë pogradecar, si banues të Poradecit, më pas i japim një pasaportë shqiptare.
Në kujtimet e tij, thotë dr. Bashua, atë ditë kur i bëri kërkesën, mbreti ishte në formë të mirë dhe në mbrëmje ata shkuan së bashku në operën e Vjenës për të parë "Aidën" e Verdit. Por, kur dolën jashtë tek porta anësore ku po prisnin dy makina, mbreti Zog ishte në makinën e parë me truprojën e tij Llesh Topallajn dhe me Eqerem Libohovën.
Sapo hipnim në makinë, kujton dr. Jani Bashua, u dëgjuan të shtëna armësh që na erdhën nga anash. Lleshi u rrëzua për tokë, ndërsa Eqerem Libohova ishte plagosur në pulpën e këmbës. Mbreti Zog u ul në gjunjë dhe mori pozicion dhe filloi që të shtjerë me pistoletën që kishte në brez andej nga erdhën krismat.
Dr. Jani Bashua thotë se menjëherë shkova tek mbreti Zog dhe e pyeta se si ishte, por ai më tha shiko të tjerët se ai ishte mirë. Shkova tek Topallaj dhe pashë që ai kishte vdekur nga një plumb që e kishte zënë në arterien kardiake në qafë. Më pas i lidha këmbën Eqerem Libohovës për të ndërprerë hemorragjinë dhe u nisëm drejt spitalit.
Por, vazhdon dr. Jani Bashua, mbreti Zog e mbajti premtimin dhe një ditë ma rikujtoi që t`i thuash atij shkencëtarit që të vijë në Shqipëri dhe ta pajisim me pasaportë shqiptare.

Po cilat janë dëshmitë e tjera që e vërtetojnë këtë?
Dr. Prof. Jovan Bashua, i cili është marrë me mbledhjen e kujtimeve të xhaxhait të babait të tij, Jani Basho, thotë për gazetën "Shekulli":

Para se të vinte në Shqipëri, në qershor të vitit 2002, mbretëresha Geraldinë i dha një intervistë një gazetari anglez në revistën "Style", me titull "Kthimi i mbretëreshës", ku deklaron se në Shqipëri kishte ardhur Albert Ajnshtajni dhe mbreti Zog e kishte pajisur me pasaportë shqiptare.
Së dyti, ish-bankieri i Bankës Kombëtare Shqiptare në kohën e Zogut, Ajeti Bega, i ka deklaruar ish-drejtorit të Fizikës Bërthamore, prof. Dr. Skënder Kojës, se Ajeti Bega kishte takuar personalisht në Bankën Shqiptare Albert Ajnshtajnin, në fillim të vitit 1931, kur Ajnshtajni i ishte paraqitur në Bankën Kombëtare Shqiptare për të kryer disa veprime midis Bankës Shqiptare dhe asaj gjermane.

Por, nëpunësi Bankës, Ajeti Bega, tregon se ai nuk e ndihmonte dot, pasi banka e tyre veprime të tilla nuk kishte kryer në atë kohë. Atëherë, Albert Ajnshtajni i ka thënë Ajeti Begës që t`i thoshte pak drejtorit të tij që e kërkonte Albert Ajnshtajni për të sqaruar diçka.
Sapo Ajeti është futur në zyrën e drejtorit të bankës, i cili ishte italian dhe i ka thënë se e kërkonte Albert Ajnshajni, ai është ngritur më vrull nga karrigia dhe ka thënë "si ka mundësi të më kërkojë Albert Ajnshtajni". Kush është ky, e kishte pyetur Ajeti Bega? Është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës.
Më pas, Ajnshtajni ka prishur një çek me një shumë të caktuar që ia kishte dhënë mbreti Zog si dhuratë. Sipas dokumenteve zyrtare, Albert Ajnshtajni, në Bankën e Tiranës ka qenë më datën 9 prill 1931, ku ka kryer dhe veprimet e mësipërme.
Më datën 10 prill, dr. Jani Bashua ka marrë certifikatën me emrin e Ajnshtajnit në Pogradec dhe më pas është plotësuar me ndërhyrjen direkte të mbretit Zog pasaporta me nënshtetësi shqiptare e Albert Ajnshtajnit nga Ministria e Brendshme shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare që e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportë tjetër.

Vetëm në fund të vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marrë edhe një pasaportë tjetër nga shteti zviceran, ndërkohë që të gjitha shërbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaportën shqiptare.

Padyshim, thekson Dr. Prof. Jovan Bashua, populli ynë me të drejtë duhet të krenohet se ka shpëtuar mijëra hebrej dhe midis tyre dhe shkencëtarin më të madh të shek XX, Albert Ajnshtajnin.

Kush ishte Jani Bashua?

U lind në Pogradec në vitin 1892. Pogradeci i dha kaltërsinë e liqenit dhe mallin e pashuar për vendlindjen, qyteti i Manastirit i dha formimin fillestar ku kreu liceun, kurse Vjena i dha profesionin e mjekut me diplomë të shkëlqyer. Vjena e formoi si intelektual dhe si shkencëtar. Ndërkohë, revista "Djalëria" që ai drejtonte në Vjenë, i dha rastin të shpalosë talentin edhe si publicist.

Tirana, kryeqyteti i vendit të tij ku ai shërbeu për një kohë të gjatë, e bëri të njohur si mjek. Dr. Jani Bashua është ai që krijoi rrjetin e parë shëndetësor të vendit, përkrah me mjekët e famshëm të asaj kohe, Rifat Frashërin, Bilal Golemin, Frederik Shirokën, etj.
Doktor Jani Bashua ka bërë pjesë në ajkën e rinisë Universitare vjeneze të shekullit XX. Kjo e bëri të njohur më Aleksandër Moisiun dhe miqësinë shumëvjeçare me Albert Ajnshtajnin.

Mik i ngushtë me dy korifej të letrave, bashkëqytetarët e tij, Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, dhe për shumë vite mjek personal i mbretit Zog, i cili jo vetëm kreu detyrën e mjekut, por dhe të një këshilltari të mirë. Pas çlirimit ka punuar në poste drejtuese si drejtor i spitalit Obstetrik-Gjinekologjik në Tiranë.
Më pas, dr. Jani Bashua krijoi bërthamën e spitaleve të qendrës spitalore "Nënë Tereza". Dr. Jani Bashua është themeluesi i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe hartuesi librave shkencorë të kësaj fushe. Ndahet nga jeta më 12.2.1957.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 28 Janar 2009, 00:01
Shtatzënë për 60 vjet!
Express më 17.01.2009
Mjekët e tronditur zbuluan se gruaja që ankohej për dhimbje në stomak, ishte duke e bartur në trupin e saj për 60 vjet fëmijën e palindur.
Huang Yijun, 92 vjeçare nga Huangjiaotan, Kina lindore, shumë vjet më parë kishte mbetur shtatzënë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende.
Mjekët i kërkuan në atë kohë një shifër prej 100 paundësh për ta hequr atë, por gruaja u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.
"Ishte një shumë e madhe për mua në atë kohë. Shifra ishte stratosferike për familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjeçarja.
Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara e kishte lënduar stomakun dhe u shtrua në spital për të bërë një skaner.
"Nuk arrija t'u besoja syve. Gruaja 92-vjeçare kishte një fëmijë në barkun e saj", tha doktori që vizitoi pacienten.
Ai shtoi se ka më shumë se 40 vjet që punon në këtë profesion, por ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kishte hasur ndonjëherë.
Tani mjekët, me anë të testeve, po shohin nëse Huang ka nevojë për një operacion për të hequr fëmijën e saj nga barku.
Por mjekët janë të çuditur me faktin se si një krijesë e vdekur ka qëndruar kaq gjatë në trupin e një gruaje, pa shkaktuar asnjë problem tek ajo.
Konsulenti, Xu Xianming, drejtor i departamentit të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në spitalin e Huangjiaotanit, tha: “Në suazat normale, një fetus i vdekur do të kalbej. Është diçka e mrekullueshme që Huang mund të jetë kaq e shëndetshme.”
(The Sun)
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 28 Janar 2009, 01:15
Kaliforni, një grua sjell në jetë 8 fëmijë

BELLFLOWER, Californi- Një grua ka lindur 8 fëmijë dje në Kaliforninë e Jugut. Nëna që nuk dëshiron të identifikohet solli në jetë 6 djem dhe 2 vajza që peshojnë nga 800 gr deri në 1200 gram secili. Doktorët që pritën fëmijët kanë dalë sot në një konferencë për shtyp dhe kanë bërë publik lajmin e çuditshëm të tetënjakëve.


Më e bukura është se prindërit prisnin 7 fëmijë, pasi kështu i kishin parë në ekografi, por janë surprizuar kur ka lindur edhe i 8-i. " Shqyeva sytë", tregon Dr. Karen Maples, kur pashë fëmijën e fundit.


Doktori thotë se fëmijët kanë lindur në prematurë por gëzojnë shëndet të mirë. Gruaja lindi me operacion cezarian, ku morën pjesë 46 mjekë e infermierë. Pesë prej bebeve po marrin trajtim të veçantë, pasi janë shumë të vegjël.
Mjekët thanë se një staf prej 46 vetësh dhe katër dhoma në spitalin Bellflower janë përdorur dje për të pritur të vegjëlit. Lindja zgjati vetëm pesë minuta. Në 10.43 ka lindur fëmija i parë dhe në 10.48 i teti.


Ky është rasti i dytë në botë kur një grua sjell në jetë 8 fëmijë njëherësh. Rasti i parë u shënua në Houston në 1998, por njëri nga fëmijët vdiq një javë pas lindjes. Tani pesë vajzat Ebuka, Gorom, Chidi, Chima and Echerem dhe dy djemtë Ikem dhe Jioke janë dhjetë vjeç.

27.01.2009
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 09 Shkurt 2009, 15:15
* Lufta me e shkurter ndodhi ne vitin 1896 kur Zanzibar iu nenshtrua Britanise pas 38 minutash.

* Lufta me e gjate eshte e ashtuquajtura lufta njeqindvjecare midis Britanise dhe Frances. Ne fakt zgjathi 116 vjec dhe perfundoi ne vitin 1453.

* Qe nga viti 1495, nuk ka patur nje periudhe 25 vjecare te mos kete patur lufte.

* Qe nga viti 1815 ka patur 210 luftera ndershteterore.

* Gjate Betejes se Waterloo'se, Lordit Uxbridge ia kane qelluar kalin 9 here, duke qene ky siper.

*Chevy Chase ka qene nje beteje qe ndodhi ne kufirin anglezo - skocez ne vitin 1388.

* Dera qe mbyll rezervat berthamore te SHBA peshon 748 tone dhe hapet per 19 sekonda.

* Revolucioni i pare i regjistruar ndodhi 2800 vjet para eres sone kur njerezit e qytetit Lagash te Sumerise rrezuan byrokratet te cilet vazhdimisht i ngrisnin tatimet.

* Sulmet ajrore te NATO's mbi Serbine ne vitin 1999 gjate luftes me Kosoven vrane me shume kafshe se njerez.

* E para bombe qe leshuan forcat aleate mbi Berlin ne Luften e Dyte Boterore vrau te vetmin elefant ne Kopshtin Zoologjik te Berlinit.

* Njihen 92 raste te humbjes se bombave berthamore ne det.

* Nese vriteshin ne beteje, oficeret japoneze avansoheshin ne graden e ardheshme ushtarake pas vdekjes.

* Gjate luftes se Gjirit ne vitin 1991, Aleatet leshaun 17.000 bomba te mencura (smart) dhe 210.000 bomba normale mbi trupat irakiane.

* Ne vitin 1997, SHBA kishte 13,750 koka berthamore, 5.546 e te cilave raketa balistike.

* Ne vitin 1998, SHBA shpenzuan me shume se $35 miliarde ne programet e tyre nukleare.

* Shpenzimet globale ne mbrojtje tejkalojne $700 miliarde, ndersa shpenzimet globale ne edukim nuk arrijne dot as shifren $100 miliarde.

* Edhe pse dy-gishterinjte V per Fitore (Victory) eshte sinonim i Winston Churchill, ne fakt ishte ideja e nje refugjati belg ne Londer, Victor De Laveleye.
Arianit Nola
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 09 Shkurt 2009, 15:19
*Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

*Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

*Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

*Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

*Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).
Marina
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 1188
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Kuriozitete, Posted 09 Shkurt 2009, 15:27
- Femrat qeshin më shumë se meshkujt!

- Nga gjithë të huajt që shkojnë në Angli, gjysma e tyre vizitojnë Londrën!

- Vetëm 12 njerëz kanë shkelur Hënën deri tani!

- Të njëjtën datëlindje me ju e ndajnë së paku edhe 9 milionë njerëz tjerë në botë!

- Në botë jetojnë katër herë më shumë pula se njerëz.

- Në vitin 1919 një doktor rus arriti të bëjë transplant të testiseve tek më shumë njerëz. Testiset e reja u morrën nga majmunët!

- Deri tani, meteori ka shkatërruar vetëm një satelit, edhe atë në vitin 1993 shkatërroi satelitin e Agjensisë Hapsinore Evropiane.

- Gjatë kohës së ndërtimit të Kullës së Aifelit në Paris vetëm një njeri ka humbur jetën, gjatë vendosjes së ashensorëve.

- Në Piramidën GIZA janë vënë 2.5 milionë blloqe gurrësh.

- Në vitin 1985 një grua shtatzënë u fajësua gabimisht se nën këmishën e saj kishte fshehur top të vjedhur basketbolli.

- Në SHBA çdo vit harxhohen 17 ton ar për prodhimin e unazave martesore.

- Lopa mesatarisht përtypet 30.000 herë në ditë.

- Gjoba më e lartë në para ka qenë 171.816 euro dhe është paguar nga Jusi Salonoja në Finlandë i cili u ndalua nga policia për vozitje 80 km/h në një rrugë ku lejohej vetëm 40 km/h. Gjoba e lartë nuk i është dhënë vetëm për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar por sipas ligjit finlandez që parasheh gjobat të paguhen në bazë të të ardhurave vjetore. Besoni ose jo, Jusi kishte të ardhura vjetore prej 8 milion eurosh çdo vit.
Arianit Nola
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Poste: 3587
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kuriozitete, Posted 27 Shkurt 2009, 13:16
Zbulohet aparati për ndalimin e krimeve
Imazh
Disa qytete në Mbretërinë e Bashkuar, si, Londra, Glasgou dhe Birmingemi, janë duke provuar një pajisje të re për parandalimin e krimeve në rrugë dhe sheshe publike. Në këto ambiente do të vendosen llamba, të cilat do të jene parandaluese për krimet e mundshme.
Kjo pajisje është quajtur "Fleshkamera", dhe është zbuluar nga kompania amerikane, Q-Star. Është një kamera e vogël me sensorë të lëvizshëm. Nëse kjo minikamera zbulon një grup njerëzish në një zonë, ku nuk ka arsye për t’u grumbulluar, do të jepë një thirrje paralajmëruse.
Thirrja do të jetë: Stop! Nëse jeni duke kryer ndonjë aktivitet ilegal, ju do të fotografoheni dhe fotografia juaj do të merret. Ju lutem shpërndahuni!
Në qoftë se njerëzit nuk do të largohen, aparati e përsërit me zë të lartë dhe me një flesh të fortë.
Këto lloj pajisjesh kanë patur efekte pozitive në disa pjesë të Londrës në reduktimin e krimeve dhe sjelljeve antisociale.
Emirjon Gjuta - 16/02/2009

Mitsubishi zbulon robotin kujdestar
Imazh
Mitsubishi ka zhvilluar një robot të ri të quajtur Wakamarru, i cili mund të identifikojë deri në 10 njerëz dhe të flasë me ta. Ai mund të njohë deri në 10 000 fjalë. Roboti do të të zgjojë në mengjes, dhe të të kujtojë të gjitha gjërat që ke për të bërë atë ditë.
Nëse ju shkoni me pushime, mund të lini atë të kujdeset për shtëpinë tuaj. Gjatë ditëve që ju jeni me pushime roboti do t’ju njoftojë nëpërmjet telefonit celular për çdo problem që mund të ndodhë në shtëpinë tuaj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
Përpara
Posto një përgjigje 67 postime · Faqe 1 prej 7 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 7
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Shtator 2010, 02:34
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari